NJU JORK, 27 Janar/ Situata e motit ne ShBA vazhdon te jete e rende. Një stuhi dëbore është duke goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar një kaos total për thuajse 60 milionë njerëz.
Stuhia, e cila krahasohet me uraganin “Sandy” që goditi rajonin në vitin 2012, ka detyruar 6 shtete amerikane të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se mbi 6,500 fluturime janë anuluar, kurse të gjitha shkollat dhe bizneset janë mbyllur.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Como ka deklaruar se pas orës 11 të natës do të ketë ndalim qarkullimi dhe askush nuk do të kalojë në rrugë përveçse mjetet e emergjencës.
Stuhia e fuqishme e dëborës e nisur që prej orës 23 me orën lokale në Nju Jork ka paralizuar një pjesë të mirë të Amerikës verilindore.
Për të evituar në maksimun rreziqet dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia e borës që është duke ndodhur gjatë këtyre orëve në të gjithë verilindjen e SHBA-ve, është ndaluar edhe qarkullimi i mjeteve.
Të ndaluar për të qarkulluar janë edhe mjetet publike, si dhe janë mbyllur të gjithë komunikimet nga Nju Jersey, George Uashington Bridge deri në fund të lumit Hudson.
Sot shkollat jane te mbyllura.