Ceremonia prestigjioze kishte përzgjedhur nga 100 vende të botës – lider botëror të biznesit Anila Kalleshi rrëmben në në Las Vegas çmimin: ” Be a legend – të jesh një legjendë”/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Anila Kalleshi sapo është kthyer nga Las Vegasi. Thellësisht e nderuar, e lumtur, krenare dhe e privilegjuar përpara vetes se saj, biznesit te saj, të gjithë klientëve te saj qe u ka shërbyer me devotshmëri, miqve dhe dashamirëseve pafund që e vlerësojnë. Një çmim shumë special pasoi morinë pafund të çmimeve që ajo disponon : ” Be a legend – të jesh një legjendë”. Kjo trofe iu dhurua në Hotel Caesars në Las Vegas – në 1 gusht 2015 nga World Confederation of Business (WORLDCOB) në ceremoninë e çmimeve BIZZ AWARDS 2015. Në këtë ceremoni vlerësimi për Anila Kalleshi’s Center për qendrën e saj të dobësimit ka qenë maksimal lidhur me rezultatet dhe arritjet e shkëlqyera në fushën e dobësimit. Lufta që Anila i ka shpallur kësaj pandemie që ka pushtuar mbarë botën natyrisht do të vlerësohej me ketë çmim maksimal. Pjesëmarrës nga e gjithë bota arritën të njihen me arritjet e një përfaqësueseje me vlera të pakrahasueshme në këtë epokë të globezitetit. Rezultatet e arritura, teknikat bashkëkohore, kualifikimi maksimal, dëshmitë pafund të klientëve ishin pikat e vetme që i dhanë Anila Kalleshi’s Center këtë vlerësim maksimal. Ky çmim është një ndër vlerësimet më të larta nga WORLDCOB, dhe mund ta kenë vetëm ato kompani që kanë PEAK OF SUCCES AWARD dhe BEYOND SUCCESS AWARD. Ceremonia prestigjioze kishte përzgjedhur nga 100 vende të botës – lider botëror të biznesit, të cilët referuan mbi eksperiencat, idetë dhe lidhjet globale të tyre me biznesin. Anila Kalleshi’s Center u vlerësua gjithashtu me certifikatën : LIDER BOTEROR I BIZNESIT si dhe “WORLDWIDE’s EXCELLENCE in BUSINESS MANAGEMENT “. Me fjalimin që Anila mbajti në momentin që doli në podium i tregoi mbarë botës se shërbimi që ajo i ofron klientëve të saj padyshim është lufta që ajo i ka shpallur obezitetit – kësaj pandemie të shekullit. “E djeshmja nuk është e jona, të rikuperohet, por e nesërmja padyshim na përket vetëm ne, dhe zgjidhjet janë: Të fitojmë ose të humbasim”, është fjala përmbyllëse e Anilës në këtë ceremoni çmimesh- një mesazh ky mjaft domethënës.
Drita says
Bravo Anila Kalleshit. Nje profesioniste e shkelqyer dhe qe na ka nderuar