Liguori, një figurë e ndritur arbëreshe e lënë në harresë!
!
Antonio Liguori mjek, kirurg, por ai ishte edhe hulumtues i botës arbërshe.
Liguori, lindi në katundin arbërsh San Kostantino Albanese\ Shën Kostantin, më, 02\06\1925 dhe ndërroi jetë në 01\02\1993. Pasi mbaron studimet për mjeksi kthehet në qytezën arbëreshe dhe ushtron profesionin e tij si Mjek. Martohet me zonjën Licia, me profesion mësuese. Licia është me origjinë nga qytezë jo arbëreshe e quajtur Venosa në provincën e Barit. Thuhet se arbëreshët e Maschito-s ngulim në Basilikatë me origjinë arbëreshe, ushtarë shqiptarë që nuk u kthyen më në Ballkanin shqipfolës themeluan këtë qytezë. Këta djemë ngaqë ishin të gjithë burra e quajtën fshatin Maskito(Meshkuj) dhe nuset i merrnin pikërisht nga Venosa, ku thuhej se ishin të bukura si perëndesha Venera (Venusi) dhe qyteza quhej Venosa.
Origjina e doktorit Antonio Liguorit vinte nga familjet më fisnike të Shën Kostantinit.
Ata ishin arsimdashës dhe përqafonin kulturën arbëreshe. Shumë prej tyre përfunduan studimet, dhe ushtronin profesione si;farmacist,dentist, mjek, mësues.
Në 12 tetor 1965 në Shën Kostantino,emërohet prift profesori, etnografi dhe profesori i botës arbëreshe At Antoni Bellusci nga Frasnita\ Frascineto. “Qëllimi im në këtë katund arbëresh- thotë At Bellusci- ishte jo vetën të ushtroja detyrën si prift, por të punoja dhe të shtoja dashurinë për gjuhën, kulturën, arbëreshe si dhe për të mbajtur gjallë botën arbërshe kudo e në raport me ngulimet e tjera arbëreshe”.
Në 1966 nis bashkpunimi për të themeluar revistën “ Vatra jone”, një periodik mbi kërkimet kulturore, etnografike, gjuhësore, midis arbëreshëve të Shën Kostantinit në Bazilikatë. Bellusci, mendon që në këtë revistë të thërrasë për bashkëpunim pjesë më intelektuale e katundit. Një prej këtyre figurave të rëndësishme ishte edhe mjeku Antonio Liquori. Antontio Liquori ishte një mendje ndritur dhe një burrë i ekuilibruar, por mbi të gjitha njjë arbëresh me shpirt arbëror.
Ja si e kujton at Bellusci: “Çdo ditë të premte kisha rastin të ulesha me të në mensë, dhe më vonë çdo të dielë isha i ftuar tek shtëpia e tij për drekë. Antonio dhe Licia, qenë njerëzit më human që unë kurrë nuk kisha ndeshur. Liquori ishte i interesuar për bashkfshatarët e tij ti ndihmonte jo vetëm si mjek që ishte, por edhe për të promovuar nisma kulturale, të cilat shërbenin për të mbajtur gjallë gjuhën, ritin, rrënjët e të parëve. Arbëreshët e San Kostandinit, Farnetës, Kstrorexhoit ishin arbërërsh, që jetonin të futur në thellësinë e këtyre maleve, por mos harrojmë se ata ishin njerëz të pasur në humanitet, solidaritet, bujar dhe mikpritës. Karakteristika këto, të një populli të vuajtur por human, ashtu siç ishin shqiptarët në thelb. Falë një figure shumë të rëndësishme, si ajo e mjekut Antonio Liguori u mbështet edhe revista” Vatra Jonë”.
Liquori shkroi artikuj të rëndësishëm, në këtë reviste një prej tyre ishte: “Nota historike mbi Shën Kostandini albanese”. Artikull u nda në disa pjesë dhe u publikua në revistën “Vatra jonë”. Artikujt e saj përfshiheshin tematikat: Kur mbrritën arbëreshët në San Kostandino Albanese?Ku u vendosën? Cilat ishin vështirësitë që gjetën? Kur u kryen kapitulacionet e para? Cilat ishin familjet e më të hershme?.
Artikujt e tij janë të mbushur me episode, si rastin e ditarit të arbërshit Pietro Ciancia, i ashtuquajtur “Kaftjeri”, në ditarin e të cilit ishte shkruar; se në gusht 1800 u ngrit Pema e Lirisë në Shën Kostantino Albanese.
Intersante në artikull është edhe episodi ku hulumtuesi Liguori flet mbi pushtimin francezë, të cilët kishin ndërtuar një kamp për të të plagosurit në San Kostandino Albanese dhe se Gjenerali Championette, dhe krijuar një teatër për zbavitjen e ushtarëve. Arbëreshët e San Kostandinos ishin fanatikë të territorit të tyre, të kulturës së tyre dhe nuk e shikonin me sy të mirë kët teatër. Ata qëdronin distante ndaj këyre spetakleve aq sa deri në kohët e sotme egzistonte shprehja: “Mos bën Shampjunetin”, që kishte kuptimin “Behu person serioz, e jo si kllouni Champinette (gjenerali francez).
Nga artikulli i tij mësojmë se në katundin e vogël të San Kostantino në fund të shek XVIII ishte një krijuar një shtresë sociale, pseudonibili, të privilegjuar, duke krijuar një grup feudalësh të cilët u distancuan dhe snobonin.
Për këtë shtresë sociale pseudonobile shtresa popullore kishte nxjerrë proverbin;”Tek Pllasi Kupilija, rron sa rron bora e Marsit”..
Liguori, në artikujt e tij na njofton me data dhe ngjarje mbi katundin e San Kostandini Albanese. Veçojmë datën e 15 janar 1806, kur u krijuan shkollat e para publike, dhe në të njëjtën kohë u krijua edhe rregjistri i shtetit civil. Më vonë, rënia e Napoleonit krijoi një gjëndje të rëndë ekonomike, rritjen e taksave, ku Marshall De Carretto në San Costandino Albanes kishte ngjallur panik me arrestime dhe dënime. Përmendim arbëreshin Pasquale Pace, i cili u detyrua të arratisej e të emigronte. Autori plotëson artikujt edhe me fazat hiorike e tjera historike në vitet;1821-1848-1860.
Antonio Liguori ishte edhe një prind shëmbullor. I biri i tij Ernestino arriti të bëhet zëvendësPrefekt i Barit në Itali, dhe asnjëherë nuk harroi rrënjët me të cilët e kishte mësuar dhe edukuar i ati, si një Arbëresh i denjë për origjinën e tij.
Gjatë gjithë jetëgjatësisë së revistës “Vatra Jonë” nga viti 1966- 1973, Antonio Liguori ishte mbëshetësi dhe bashkpunëtori kryesor i revistës “ Vatra jonë” themeluar nga At Bellusci dhe dallohej për një kontributë të madh jo në zgjedhjen e materialeve, përpunimit të tyre, në shpërndarjen e revistës “ Vatra Jonë”, por edhe në organisimin dhe shumë aktiviteteve kulurale dhe hulumtime. Ai ishte njohës i mirë të varjantit arbërisht si edhe promovues i kulturës arbërshe. Për të gjitha këto karakteristika, ai meriton të mos harrohet.
Në vijim disa materiale nga arkivi i revistës “Vatra Jonë “ 1966-1973 si dhe foto në arkivi Antonio Bellusci.(Kopertina e revistës “Vatra Jonë”
Mbiemrat
Në shekujt XVI dhe XVII, për arsye kronologjike, prifterinte tanë që hartuan dokumentet e famullisë dhe çdo kronikë, në transkriptimin e emrave, mbiemrave dhe pseudonimeve të famullitarëve të tyre arbëreshë, autoktonë dhe të huaj, sigurisht nuk përdorën alfabetin Monastir, të bërë zyrtar në 1908 ! Ata transkriptuan emrat sipas mënyrës së shqiptimit të personit të interesuar ose sipas komoditetit grafemik të tyre. si në rastet : “Lalijinni” / “Lalighinni”, më shtyn të paraqes hipotezën se ishte një “Lalë Gjini”, mbiemri “Bregoglise” më bën të mendoj për një “Bregu i Lisit”, “Cucchi” mund të ketë qenë “Kuqi” e kështu me radhë.
Mbiemrat shqip në Shën Kostandino .
Arbëreshët ruajn identitetin e tyre edhe tek mbiemrat, edhe pse shumë prej tyre janë italianizuar, për shkak edhe të sistemit fonetik ku mungojnë bashktingëlloret,: Sogga, Bellusci,Chiafitelli (qufteli), Schilizzi, Brescia( Berisha), Cocossa, Por edhe mbiemrat Blumetti, Camodeca, Iannibelli, Lanza, Loprete, Magnocavallo, Scutari, Trupo.
Krojet dhe toponimete që kanë rezistuar deri më sot në Shën Kostantino Albanese
Kroji i Alvani
Kroj ca Kongët
Kroi i Katundit
Kroi Cesarvet
Kroi i Piacës
Ka kroi fshehur
Ka prroi Rubit
Ka kroj Shkarraqit
Ka kroj lalmartinit
Kroj kuvalezes
Kroj Talanit
Emrat me të cilët thërrasin të afërmit
E emta = halla, tezja
I ungli = xhaxhai
Tatmadhi =gjyshi nga ana e të atit
Mëma plak ose mëma madhe = gjyshja nga ana e mëmës
Plaka jater = gjyshja nga ana e mëmës
Toponimet
Udha e Kapelës
Noja (Noepoli)
Ka suvàva
Ka gurët
Ka prroj Zakaris
Favalli ( Val Sinni)
Ka gorronecja ( sheshi ku shesin gështenjat)
Ka kroj kuveles
Ka sheshi Bufllarizit
Ka Lakuriqi
Ka proj i Liqenit
Çirtosza
Shum Pali (San Paolo Albanese)
Ka konxara
Ka prroj Maçit
Ka rahi Lluks
Ka kalbacaqi
Ka mali lart
Ka shkalla
Ka grua Sibit
Ka Llazi i Diles
Ka Garxhili
Ka guri i Petrazasit
Timba e Maxhurit
Ka Farnetat
Ka sheshi i Frashrit
Mali Tumbarinit
Ka Pisuli
Sheshtë e Gjinit
Sheshi i Ermunit
Lisi i but
Lis t eger: qarri
Ka lëmi luesë
Ka kukriqea
Thurja e flokëve të grave arbëreshe tëShën Kostantini arbëresh
Thuhet se modeli i flokëve është si ai i vajzës së legjendës, baresha “Vrasilija”, ku ju shfaq Shën Mëria “ Ka kaxhula” dhe ku do të ndërtohej.
Flokët e grave as nuk u laheshin, as priteshin, por vetëm krehën dhe u ndaheshin në dy pjesë të gjata, dhe mbështilleshin duke i shtrënguar shumë fort me shirita të bardhë (hjetulla), në mënyrë që të formonin dy kordonë të vërtetë.
Thurja e flokëve me shiritin e bardhë me këto shiritat e bardhë që quhen Hjetulla ndryshonte me moshë si edhe midis beqareve dhe të martuarve.
Ndërrimi i shiritave bëhej sa herë që ishin të pista.
Gratë e pamartuara mbanin kokën të zbuluar,(kshet);
Grave të pamartuara u quhej kshet virgjer).
Gratë e martuara, shoqëronin kostumin e tyre me një një copë të shtrenjtë, të qëndisur me ar, që quhet (keza), e cila arrinte deri tek qafa në formën e një erashke, dhe që duhet ta vendosin vetëm gratë e martuara.Në dy anët e kokës ishin fiksuar dy kunja të gjata argjendi filigran që arbëreshët i quajnë (spongullat), pak a shumë të mëdha dhe të zbukuruara sipas pasurisë së përdoruesit. Një trinetë (napza) e qëndisur, futet nën bolero dhe arrin pothuajse deri tek fundi. Kjo, përfaqësonte simbolin e besnikërisë, vendosoj në ditën e dasmës dhe nuk u hiqej më kurrë. Shiratat e fustanit” Gala” trekonin” statusin e shkallës sociale. Sa më shumë shirita, aq më e pasur ishe.
Momenti kur nusja do të lejë shtëpinë dhe do të shkojë në kishë ku bëhet ceremonia.
Ngrehu ti çofez petrusìn
Mua m- dërgoi ai kushiriri ìm
Të marr ti figurìn.
Ngreu nuse e nga me ne
Se me ne kat na vish
Vem e vëmi kuror mb’klish.
Kurorzit çë t’vën mb’ krie
T ndihet Shën Mëria;
unazat çë t vën te glishti
ka t-ju ndiht edhe Krishti.
Në vijim: Foto nusja arbëreshe eShën Kostantinit
Familja Pace
Familja Pace në Shën Kostantin është lënë disi në harresë midis historianëve të botës arbëreshe; Në të ka ngelur vetëm njëra stema tjetra sot i është vjedhur dhe nuk dihet më azgjë mbi të. Nga revista “ Vatra ne veçojmë që të dyja stemat” të cilat ishin vendosur mbi portën e pallatit Baronal te familjes
Mallkimi i shtëpisë Pace. Rrëfehet që njëri prej djemeve të familjes Pace do të shkonte ushtar, por në vend të tij dërguan një djalë i cili jetonte vetëm me të motrën. Djali i deshpëruar mori gajden dhe kënoi posht dritares së motrës disa vargje që ishin si një mallkim për këtë familje që në shekuj u zhduk. Në shtëpinë Pace mbiu një fik në pjesën e sipërme
Vargjet kanë ngelur në kujtesën e komunitetit
Këtë gjë që na ka bërë familja Pace
Për 7 breza do ti bien kokës me grushta!
Stema e Familjes Scutari. Ne steme kemi fortesen e Koronës e Modone
Kulaci i martesës
Në Shën Kostantin edhe sot, kur martohen per ditën e martesës përdoret si simbol “kulaci” i martesës, i cili ndryshon nga kulaci i Pashkës, sepse persiper ka disa dekorazione që simbolizojnë këtë rit. Mbi kulac jane vendosur dy zogj, që simbolizojne Burrin dhe Gruan, është foleja me zogj qe simbolizon Pjellorine, dhe jane dy gjarprinjë të cilët simbolizojnë “të keqen” e cila do të thotë që rreziku është gjithmonë për reth, por forza e dashurisë është forca më e madh që mbyt çdo të keqe.
Gjatë ceremonisë së dasmës një copë e kulacit zhyten në verë dhe i ofrohet çiftit, ndërsa gota që përmban verën thyhet menjëherë. Tradicionalisht kulaci i dhurohej famullitarit si pagesë për kremtimin e ritit të dasmës.
Kulaçi u njoh nga Ministria e Politikave si një produkt tradicional rajonal më 06.05.2009
Me shumë interes në Kulturën e Shën Kostandinit kujtojmë vargjet e kultit te diellit
E jëma shën Mitrit
E mbjodh e bëni kunxile
E të midh diellin
E të m-e vëni nd-filaqi
E të vëni mbrënda ndë nj grut
E të m-e blidhij fort me bot
E mos t-shih fare drit
Shën Mitri arbëreshët quajnë mujin tetor.Është periudha e mbjelljeve.Kulti i fekondimit të farës me diellin e cila korrispndon me ekuinoksin Dimrit dhe verës, sepse arbëreshët njohin vetë dy stinë *. Musikologu N. Scaldaferri konfermon që kjo këngë e kultit të diellit, edhe nga struktura muzikore, në blloqe kordale, është një nga shembujt më interesantë të polifonisë arbëreshe.
Riti i 25 dhjetorit, krishlindjet
(Riti “Kùkù kùkù” në San Costandino Albanese)
Në S. Costantino Albanese kur liturgjia parashikon lindjen e Jezu Krishtit ne diten e 25 dhjetorit, nga ana e burrave fillonte klithma e “kukù kukù”, e shoqëruar nga tingulli i karramunxa (zamponja), “fishketi dhe rrishinjoli” (bilbilat kallamore). Një rit shumë antik që tregon edhe antikitetin e popujve, ashtu si konsiderohet edhe populli arbëror
Përgatiti dhe punoi materialin Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A.Bellusci 1980