Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe pranë bibliotekës A. Bellusci Frascineto\ Cosenza\ Kalbari /
(10 mijë arbëreshe në Piemonte lënë jashtë ligjit të 482\99
Arbëreshi, është si ato ditët e shkurtëra të shëndreut sa të brishta e të rralla, sa të skajshmë e të zbehta, ku paralele e meridiene ndërthren si notat e një solfezh, që frymojnë ende jetë, një mall të çuditshëm, të thinjur e të rrudhur prej shekujve, e çdo notë metamorfozohet në qyteza, e çdo qytezë shkrihet në një sinfoni ku thuret dinjiteti e vetmia, e mbi të gjitha dëshira për tu ringjallur.
Sot, më datë 15 Tetor e kishim lënë në Torino të takohesha me kryetarin e saj Vicenzo Cucci dhe me sekretarin e kësaj organizate Antonio Gioseffi. Mbrrijë rreth orës 10 e 30. Të dy më presin tek stacioni Torino Porta Nuovo. I shikon në thjeshtësinë e tyre, por pëe Arbërinë kanë bërë një punë kolosale sa mund të bënte një istitucion. Janë arbëresh, dhe si të tillë asnjëherë nuk harrojnë atë karakteristikë që ne e quajmë “Mikpritje” gjë të cilën e kemi katandisur si mos më keq ne shqiptarët. Takohemi me shumë kënaqësi dhe me humorin e tyre dhe me mirësinë që kanë menjëherë të bëjnë të ndihesh mirë.
Nuk bëjmë as tre minuta me makinë dhe ndodhemi në Bulevardin Viktor Emanuele. Zgjedhin si vend lokalin, barin historik, kafene- pasticeri “ Platti”, të një stili mbretëror plot me afreske të krijuar në 1875, dhe të frekuentuar nga figurat më të ndritura të Piemontes.
Gjendemi nën harqet të ashtuquajtur “Portici” të cilat yënë një hapsirë për rreth 10 km, kur dëgjoj Antonion që më thotë:”Pikërisht këtu dy hapa larg nga kjo pasticeri unë punoja si një nënpunës për llogari të ministrisë së arsimit. Jemi pikërisht ne arbëreshët ardhur nga Jugu, (krahinat e Lukanies(Basilicata),Kalabria, Puglia e Sicilia) që mbajtëm gjallë Torinon, jemi ne populli i jugut të Italisë arbëreshë por edhe Italianë të cilët lamë trojet tona që themeluam e të vinim për arsye ekonomike në Veri të Italisë. Ne nuk zgjodhëm por në një farë mënyre u detyruam.
Ndodheshim përpara portës së kafanesë, dhe para se të hymë në bar shkrepëm një fotografi.
Hyjmë dhe na sygjerojnë të ulemi ne tavolinën numër tre. Pasi porositëm atë që do konsumonim, menjëherë nis biseda mbi arbëreshët e Piemontes. I drejtohem si fillim Antonio Gioseffi të cilit i them. Çmund të më rrëfeh për qytezën tuaj?
“Jam nga Barile- rrëfen Ai- Barile është një ngulim arbëresh në krahinën e Basilikatës ku gjenden kantinat e verës së ”Aglianiko” janë të njohura në të gjithë italinë. Këto kantina gjenden në zonë që ne i themi “ Sheshi”. Më parë këto guva, kishin qenë strheza\ banesa të arbëreshëve.
Pikërisht ato kantina si guva është zona më e lashtë e ngulimeve arbëreshe në Bariles.
Kantinat\ strehët e dikurshme kanë shikim nga dielli nga lindja dhe arbëreshët shtëpitë dhe varret i bënin me shikim nga Lindja. Mendoj, (pra, është një hipoteza ime) që Barile ky toponim duhet të ketë si etimologji fjalën e bard-ili\ Bardhili\ bardh\, sepse në atë zonë pleqtë thoshin “shullemi” që do të thotë “ngrohemi nga rrezet e diellit”(n.d..në fakt fjalën “shullëhemi” e përdorte edhe gjyshja ime e cila ishte nga jugu).
Në vitin 1964, në bodrumet “Sheshi”, Pier Paolo Pasolini xhiroi skenat e lindjes së Krishtit dhe masakrës së të pafajshmëve për filmin Ungjilli sipas Mateut. Këto janë shpella të gërmuara në shtufin e llavës, të ndërtuara nga emigrantët e parë shqiptarë, ku bëhet transformimi i rrushit dhe konservimi i shkëlqyer Aglianico DOC.
Në Barile deri nga vitet 1950 flitej vetë arbërisht, dhe deri gjatë luftës së dytë botrore martesat bëheshin arbëreshë me arbëresh dhe jo me të huaj.
Lagjet në Barile
Në Barile lagjet edhe sot mbajnë toponime arbërore:
Majnuti,\ majë\ mali \ malësor, Scutari\ Shkodra\ Coronei . Zona më antike e ngulimeve arbëreshë quhet ”Sheshi”
Në Barile është një pikë që i thonë “Porta Shea”, pranë saj kalon një lumë. Sa herë që shkoj atje ky term më kujton “Shea” tek Iliada dhe Odisea vendi u u mbajt dueli midis Hektorit dhe Akile.
Thuhet se arbëreshët populluan Barilen prej disa valë emigrimi. Flitet për një lëvizje nga shek 14 deri në fund 16. Popullsia arbëreshe solli me vete zakonet, gjuhën, kulturën e tyre.
Si fillim shumë arbërsh u vendosën në Melfi( Volturno\Potenz) dhe për arsye se kur erdhën nga Napoli me ndihmën e Andrea Dories ata u vendosën në tokat e tij, por që më vonë u përhapën së Barile, Maschito, Gineshtra\ Zhura. Kuqeri p.sh ishin arbëresh të Melfit. Kujtoj se arbëreshët e Zhurës iu thoshin se ata flasin giargianian\ xharxhanian, që do të thoshte që ishin pasardhësit e Giorgio Skëndarbeg\ Gjergj Kastrioti Skënderbe. I thërrisnin të tillë për arsye se gjininë mashkullore e shkëmbejnë me femërore, kështu që për gjininë mashkullore edhe sot e kësaj ditë pleqtë në këtë zona e thonë: Buongiorn-a dhe jo Buongiorno,i njejti fenomen ndodh kur shprehin fjalën “Giorgionian” në Giargianian\ xharxhanian .
Arkitektura e shtëpive me gurë i japin magjinë e saj këtij vendi. Vlen të përmenden objektet e besimit kishat që ndodhen në pjesën më të vjetër të ngulimeve në zonën quajtur, “Scuteri\Skuteri\ Shkodra”, kisha Carmine, e Sant’Attanasio dhe ajo e San Nicola, e para që u ndërtua në këtë nguli, dikur në ritin bizantin.
Në pjesën jugore të qytezës ndodhen pallati baronial Torella (shekulli i 16-të, i rinovuar) dhe shatërvani monumental Steccato (1713) i vendosur në Piazza Garibaldi, i cili karakterizohet nga tre gurë të skalitur në formën e një koke nga e cila rrjedh uji. Arbëreshët ruajnë kujtime në këtë krua.
Vlen të përmenden shtëpitë që u përkasin familjeve fisnike si Palazzo De Rosa, Palazzo Caracciolo, Palazzo Frusci, Palazzo Piacentini i shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe Palazzo Bozza.
Revolucioni kulturor i viti 1968 përfshihu edhe Barilin ku u krijua edhe një shoqatë në Barile të cilën e quajtëm “Skanderbeg” dhe u themelua në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Shoqëria zgjati pak, por askush në vite nuk iu spjegoi këtyre të rinjëve, dhe nuk u ndihmuan. Mblodhën foto antike, gjurmë arbëreshe dhe themeluan një bibliotekë. Vitet 1960- 1970 ishin vitet e bumit ekonomikë dhe shumë arbëreshë u larguan në Veri të Italisë për një jetë më të mirë.
Barile është krenar për birin e saj arbëreshin Vincenzo Torelli (Barile, 1807 – Napoli, 1882). Ai ishte gazetar, libretist, shkrimtar, botues dhe impresario i operës italiane i grupit etnik arbëresh . Babai i komediografi Achille, ai konsiderohet Dekani i gazetarisë napolitane të shekullit të 19-të , themelues i revistës «Omnibus», të cilën ai e drejtoi për pesëdhjetë vjet, dhe mbajti lidhjen me artistë të shumtë, veçanërisht aktorë, kompozitorë dhe muzikantë. Shkroi lirika shqiptare por ndikoi edhe në alfabetin me të cilin shkruante dhe përdorte De Rada s në rastin e Serafiana Topia.
Në Barile kanë jetuar shumë 100 vjeçarë nga ata kemi dëgjuar si flisnin, kur na tregonin arbërisht përralla, këngë, gjëagjëza në jetesën e tyre në katund ata ishin ruajtës të gjuhës dhe kulturës së botës arbëreshe.
Dua të theksoj faktin- shton Antonio- se sa herë që dëgjoj këngën “O e bukura More” i bëjë pyetje vetes: Pse themi “Petkat tona”? Ne arbëreshët njohim përemrin Jon dhe varjanti “Petkat Jona”, Pse duhet të heqim atë fjalën “ Jonë\ Jon\ e cila është pjesë e historisë arbëreshe. Erdhëm edhe nga deti Jon apo ?!
Koha po kalonte dhe kisha dëshirë të dëgjoja edhe Vicenzon, prandaj u ktheva nga ai dhe e pyeta.
Çmund të më thuash Ti Vecenzo për Maschito ?
Maschito ose Mashqit është ngulimi më interesant në Bazilikatë sepse ne ruajmë me shekuj stemën e Dukagjinit në Komunën tonë. Këtë Stemë e kemi trashëguar nga ushtarët e Skënderbeut, të cilën i udhëhoqi kapedan Lazzar Mathes. Thuhet se këta ushtare nuk u kthyen më në Shqipëri dhe fshati ishte vetëm me burra, prandaj edhe e quajtën Maskit që në shqip do të thotë Meshkuj\ burra.
Rrëfejnë se Shqiptarët kanë dashur gjithmonë të bukurën dhe për tu lidhur morën gratë në Venosa\ Venera, një fshatë afër Maschiti. Thuhet që atje ishin gra shumë të bukura dhe të mira prandaj edhe ai katund quhej Venera- Venosa.
Mashqiti ka historinë e tij, e arbëreshët e tij ishin të karakterit militir, kështu që mbretërisë së Napolit iu interesonte që ti shpërndanin. Kështu që të gjithë arbëreshët që ishin në Melfi filluan të krijonin ngulime të tjera në bazilikatë
Mbiemrat më në zë të Mashqitit janë: Muzacchio\ Muzakët, Raftti dhe Maulà thuhet që vijnë nga arbërorët e Peleponezit, Manes\ Mansi, Cucci
Është interesante se si mbiemrat i ndryshonin në bazë të gjinisë.
Psh, kur lindëte djalë mbiemri mbahej Cucci, kur ishte vajzë mbahej Cuccia.
Në Sicili kemi versionin Cuccia.
Çentriani dhe Malësor
Arbëreshët e Bariles thuhet se erdhën nga Shkodrës në vitin 1462 të cilët u larguan pas rënies në duart e turqve, por më fonë gjatë emigracioneve të tjera erdhën erdhen edhe nga Peleponezi, pjesa e Corone në 1533 ,më vonë feudi i familjeve Carafa dhe Caracciolo u bë i Torella-ve. Deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë ajo ruajti ritin grek, i cili më vonë u zëvendësua nga ai latin katolik Popullsia arbërshe në Maschito ndahet në Centriani dhe Malësor. Gjatë festës së Sant Elia\ Shën Elia e cila zhvillohet në javën e dytë të gushtit Pjesa e banuar më antike, zona e Malsoreve, që janë Dukagjinasit marshijnë me stemën e tyre të ruajtur që nga koha që kanë vendosur këmbët, ndërsa arbëreshët që banojnë në qendër\ Çentrisët vishen me Fustanellë. Në skenë krijohen figurat stradiotit të kapitenit Lazzaro Mathes. Gjatë aktivitetit, falë ndërhyrjes së mbi 50 pjesëmarrësve, rindërtohet pjesë e historikut të saj që lidhen me dy grupet etnike të fshatit, majzorin e Koronës dhe Qëndërnjanin e Shkodrës. Ngjarja është magjepsëse mbi të gjitha për veshjet madhështore arbëreshe, të punuara me dorë nga artizanët vendas, duke ndjekur besnikërisht traditën.
Arkitektura e Maschitos ngelt qyteza ime me rrugicat e saj, si edhe me gur të bardhë ku mund të admirosh shatërvanin monumental kushtuar heroit shqiptar Giorgio Castriota Skënderbeu, i ndërtuar në vitin 1879, siç dëshmohet nga pllaka e rikonstruktuar nga Bashkia. Për sa u përket ndërtesave, që datojnë në fund të shekullit të 17-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të 19 të. Përmendim Palazzo Manes-Rossi, Palazzo Adduca, Palazzo Jura dhe Palazzo Cariati, me portalin e tij klasik me kolona dorike dhe më pas. sërish Palazzo Dinella, Palazzo De Martinis, Palazzo Tufarolo, Palazzo Nardozza, Casa Scranna.
Kur flasim për Mashqiti nuk mund të anashkalojmë figurën e Luigi Giura (Maschito, 14 tetor 1795 – Napoli, 1 tetor 1864), me profesion inxhinier dhe arkitekt italian.Inspektor i Korpusit të Urave dhe Rrugëve të Mbretërisë së Dy Siçilive, i cili njihet për projektimin dhe ndërtimin e urës Real Ferdinando, urës së dytë të varur në Evropë (1832), si dhe urës së parë të varur në Evropën kontinentale dhe mos harrojmë ky ishte arbëresh.
Kisha Caroseno
Kisha Caroseno, eshtë ndërtuar nga arbërorët ardhur nga Peleponesi shqipfolës, Korona. Ajo ruan një afresk shumë të vlefshëm të Madonës dhe Fëmijës (1558), i cili doli në dritë gjatë disa punimeve restauruese në kishë (1930).
Kisha mëmë e Sant’Elia, Shën Mbrojtës i Maschitos, me një nef të vetëm dhe e zbukuruar me llaç, është ndërtuar në vitin 1698 nga shqiptarët dhe përmban dy piktura vaji të shekullit të 16-të, si dhe pikturën e “Madonës së Shtatë velina”, e nderuar nga popullata sepse konsiderohej si mrekulli. Kisha është zbukuruar gjithashtu me dekorime me llaç dhe piktura nga Domenico Pennino dhe dy piktura të mëdha që i atribuohen Giovanni Battista Caracciolo të Napolit (1570-1637).
Në Basilikat nuk janë 5 ngulime arbëreshe, por 7 ngulime
Barile, Maschito, Zhura, Brindizi della Montagna, San Chirico Nuovo, san Paolo Albanese, san Kostandino Albanese. Flitet edhe Trivignano në Barile por akoma nuk është sanksionuar.
San Chirico Nuovo stema e Komunës është me Skënderbeun mbi kalë
Së shpejti një fjalor shkencor në arbërisht nga arbëreshët e Bazilikatës
Deri më sot askush nuk ka një fjalor të arbëreshëve të Bazilikatës . me ndihmën e e mjekut Antonio Capano historian dhe arkeolog , si dhe të prof Patrizia del Puente, studiuese dhe njohse e dialekteve në Lucania, si edhe të Doktorit Giuseppe Elia Chiaffitelli së shpejti do të publikohet një fjalor arbërisht për arbëreshët e Lukanies.
Për kët lajm ishte i lumtur si Vicenzo po ashtu edhe Antonio, dhe këtë e shohim në sytë e tyre të cilët e thonë gjithë gëzim këtë lajm. Gjatë bisedës me ta nuk mund të anashkalonim edhe bisedën mbi të drejtat e këtij komunieteti prej 10 mijë arbëreshë që aderojnë në Piemonte.
Ligji mbi arbëreshët e komunitetit në Piemonte
Kushtetuta e Republikës Italiane në Art. 6 parashikon;Republika mbron pakicat me rregulla specifike
gjuhësi”;Ligji 15 dhjetor 1999, nr.482;Rregulloret për mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore; parashikon ndaj artit. 3 paragrafi 3″Kur pakicat gjuhësore të përmendura në nenin 2 shpërndahen nëpër territore të ndryshme krahinore ose rajonale, ato mund të ngrenë organe koordinimi dhe propozimi, të cilat autoritetet vendore të interesuara kanë të drejtë të krijojnë njoh”.
Kur u themelua Vatra Arbéreshe
Reth 50 familje arbëreshe të Chierit u mblodhëm dhe formuam “VATRA ARBËRESHE”, e cila u themeluar në maj 2000 si një shoqatë Kulturore e Pakicave Historike Gjuhësore të Italia, në të cilën gjejmë italianë me origjinë shqiptare që historikisht kanë qenë të pranishëm në Itali që nga ajo kohë gjysma e dytë e shekullit të 14-të, pra e njohur dhe e mbrojtur nga Ligji Kombëtar nr. 482/1999.
Fillimet e saj shoqata i kishte në qytetin e Chieri, në bazë të dy vendime të këshillit Bashkiak nr. 61, datë 17.7.2003 dhe nr. 67, datë 26.09.2003, e cila ka i njohur Shoqatës statusin e: «… organ koordinues dhe propozim për veprimtaritë kulturore të komunitetit të pakicës gjuhësore italo-arbëreshe të Chierit dhe zonës së Chierit, pasi është një territor i kufizuar…”
Vendimi i Provincës të Potencës
Provinca e Potenzës, në zbatim të ligjit të sipërpërmendur, me vendim të Këshillit Krahinor nr.45, datë 29 maj.2008, i njeh Shoqatës “Vatra Arbëreshe” rolin e mëposhtëm:
“…në bazë të nenit. 3 – pika 3 – të ligjit nr. 482 datë 15.12.1999 Shoqatës Arbëreshe Vatra, me qendër në
Chieri (TO) njeh rolin e koordinimit dhe propozimit për Arbëreshët e Bazilikatës banorë në Piemonte”
– Këshilli Krahinor i Torinos ka njohur njohjen e Provincës së Potenzës me vet zgjidhjen Prot.n. 50180/2008 datë 18.11.2008 (dërguar me dokument Prot.n.871538 Struktura AA7000115 dt 16/12/2008) duke vijuar ne integrimin e shtate territoriale të provincës së Torinos.
Prandaj Shoqata Arbëreshe Vatra e Chierit është ndoshta e vetmja shoqatë e pakicë historike gjuhësore e Italisë e njohur jashtë territoreve të origjinës, siç kërkohet me L.482/99.
Duke iu referuar rregullave dhe udhëzimeve për mbrojtjen dhe valorizimin e minoriteteve
gjuhësia historike, në dritën e Dekretit Të Kryetarit Të Këshillit Të Ministrave të datës 15 nëntor
2019, i cili në nenin 1 paragrafi 3 thotë:
“Organet mund të marrin pjesë gjithashtu në zhvillimin e projekteve të përmendura në paragrafin 1
të koordinimit dhe propozimit, të njohur në bazë të nenit 3 paragrafi 3 i ligjit 482 e vitit 1999″ Për herë të parë, që nga hyrja në fuqi e ligjit 482/99, u shpresua që me këtë Dekret të Kryeministrit të bëhej e mundur gjithashtu hapni dyert për Shoqatat Koordinuese të njohura nga Autoritetet Vendore kur këto janë të vendosura jashtë territoreve të krahinave me pakicë minoritare, pra në të gjithë territorin kombëtar, për të qenë në gjendje përfitojnë nga financimi ministrisë.
Sa është e mbështeur nga ana financiare kjo organizatë prej Ministrisë nga ana financiare?
Fatkeqësisht Ministria e e financës nuk ka dhënë asnjë spjegim..
Lind pyetja: Kush është arsyeja:
Paaftësia e saj? Mungesa e një vullneti politik, apo neglizhim total ?
Janë bërë tentativa të tjera, përmendim Dekretit të Kryeministrit të datës 11.12.2022 për kërkesën për financim në lidhje me vitet financiare 2023-2025, parashikuar në nenin 9 e.
15 i ligjit 15 dhjetor 1999, n. 482 dhe përgjigja është e njejtë.
Neni 1 paragrafi 3 thotë si vijon:
“Organet mund të marrin pjesë gjithashtu në zhvillimin e projekteve të përmendura në paragrafin 1
të koordinimit dhe propozimit, të njohur në bazë të nenit 3 paragrafi 3 i ligjit 482
e vitit 1999″Pasi të jetë dorëzuar aplikimi, për të marrë fondet përkatëse dhe për të qenë në gjendje të kryeni aktivitetet kulturore të treguara,deri më sot nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj kërkesave tona për ruajtjen e gjuhës arbëreshe, qoftë edhe jashtë territoret origjinale, për rreth 10,000 arbëreshë të pranishëm në Piemonte, prej të cilëve ne jemi Shoqata e Koordinimi, i njohur, siç specifikohet në hyrje.
Ligji 15 dhjetor 1999, nr.482;Rregulloret për mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore; parashikon ndaj artit. 3 paragrafi 3
“Kur pakicat gjuhësore të përmendura në nenin 2 shpërndahen nëpër territore të ndryshme krahinore ose rajonale, ato mund të ngrenë organe koordinimi dhe propozimi, të cilat autoritetet vendore të interesuara kanë të drejtë të krijojnë njoh”. Pavarësisht se i kemi lexuar rregullat e publikuara, ne nuk kemi identifikuar se cila procedurë duhet të ndiqet për prezantimin e projekteve dhe çfarë lloj projektesh mund të prezantohen dhe pyetjet e paraqitura Ministria e Çështjeve Rajonale nuk ka marrë indikacione apo sqarime Shoqatës për të përfituar nga financimi i parashikuar nga L.482/99 siç parashikohet nga DPC.
Prandaj projektet kulturore të prezantuara nga Shoqata Arbëreshe Vatra e Chierit (TO), pa
pa arsye, ato u anulluan nga Ministria e Çështjeve Rajonale (e njëjta që bëri
normë) dhe nuk ishin në gjendje të ndiqnin zbatimin.
Një nga aktivitetet e mëdha zhvilluar nga qëndra jonë ishin Edicioni edicionet e poesisë me 12 takime,
Të cilat morën përpjestime internacionale, ku përfshiheshin si arbëreshët e të gjithë krahinave brënda dhe jashtë Italisë po ashtu edhe nga Shqipëria. Një aktivitet të tillë nuk ishte parë në botën arbëreshe.
Për këtë aktivitet u mbështetëm ekonomikisht nga Rajoni i Pjemontes, nga Comuna e Chierit, Nga Città Metropolitana e Torinos si dhe nga Fondazioni CRT.
Falenderoj me zemër si Vecenzon edhe Antonion, për mikpritjen, për bisedat, e mbi të gjitha për seriozitetin e çështjes së 10 mijë arbëreshëve të Piemontes që është çështje e të gjithëve.
Nuk mund të hupasim një komunitet sepse zhdukim një popull ose më mirë zhdukim kulturën e shumë trevave arbërore mbrritur deri në kohët e sotme.
Shpresoj që arbëreshët të kenë parasysh që janë aq të rrallë në kozmo sa ruhen me ligj për origjinën dhe kulturën e tyre nga shteti, dhe për këtë duhet të jenë krenar për origjinën e tyre.
Të drejtat e rezervuara
Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, pranë bibliotekës A. Bellusci Fracineto\ Cosenza\ Itali
Shënim: Nuk dija se cilën foto të zgjidhja prej takimit që bëmë.
Zgjidhni vetë kush të jetë më e përshtatshme.
Më dërguan vetëm këto dy foto, që mi nisen me e mail.