Jeta dhe aktiviteti i tij./
Shkruan:YLLI M DILO/
Aristidh Rruci, u lind më 11/3/1875 në Sheper të Zagorie’s.Prindërit e tij quheshin Nikolla dhe Evanthia.Kishte vlla Leonidhen dhe motra Aspasine,Elisaveten(Saven), Athinane dhe Sorkën. Mesimet e para i mori në fshatin e lindjes dhe më von në Manastirin e Nivanit. Bashkelagjes me A.Z.Cajupin dhe bashkekohes me I.D.Sheperin.Pas mbarimit te studimeve te mesme ne gjimnazin “Zosimea” te Janines , punoi ne Stamboll ne nje magazine qe tregetonte lende ndertimi(1896-1898) dhe ne tregun e drithit ne JANINE (1899-1904).
Ne keto qytete u njoh me atdhetaret Naim Frasheri,Shahin Kolonja,Kadri Gjata,Osman Haxhi,etj. Ne vitin 1906 u vendos ne Vlore ku qendroi deri ne fund te jetes se tij. U be nje nga tregetaret me te njohur te qytetit.
A.Rruci bashkepunoi me I.D.Sheperin,burrin e motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci dhe zhvilloi nje veprimtari te gjere kombetare.
Dy intelektualet patriote sheperjote ne bashkepunim dhe me Jani Mingen,Ibrahim Shytin,Kristo Karbunaren,etj dhane nje kontribut te cmuar ne perhapjen e gjuhes shqipe,shperndarjen e librave dhe gazetave ne gjuhen shqipe ne fshatrat dhe qytetin e Vlores.
Ne Lubonje hapen nje kurs te fshehte per mesimin e gjuhes shqipe.
Ne Shtator te vitit 1908 takohet ne VLORE me Ismail Qemalin. Nje muaj me von ne bashkepunim me Bektash Cakranin,Faslli Patozin,Mustafa Gorishoven,etj.krijuan klubin “Laberia”; inisiator dhe financues i klubit ishte vete Aristidhi.
Ishte nje nga organizatoret e “Kuvendit te Drashovices” (31/7/1911)dhe mori pjese ne “Kuvendin e Sinjes”(Gusht 1911).
Ne fillim te Gushtit 1912 kreret e VLORES,MALLAKASTRES,BERATIT,Skraparit dhe KORCES thirren ne FIER nje kuvend ku moren pjese dhe Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi,Aristidh Rruci. Kuvendi i FIERIT zgjodhi Hasan Prishtinen perfaqesues te kryengritesve te Jugut. Gjithe shpenzimet per armatimin,veshjen dhe ushqimin e kryengritesve u perballuan nga A.Rruci.
Mbante korespondence te rregullt me A.Z.Cajupin,I.D.Sheperin,Jani Vruhon,Sotir Kolene.
Ne Nendor 1912 ishte delegat i TEPELENES ne Kuvendin e VLORES per shpalljen e Pavaresise Kombetare dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “A.Ruci”.
Per ate kohe, Lef Nosi , nje personalitet i madh, ne kujtimet e tij shkruan: :”…. Me nje here mbas shpalljes se pamvaresise, Ismail Qemali me shoke dhe me popullin mbrapa, shkuan ne Xhami dhe Kishen kryesore te qytetit te degjonin lutjet Fetare te rastit , udhehequr nga Kleriket Shqipetare. Edhe ne Xhami e Kishe u duken te ngrihen dhe te valojne dy Flamure te Shqiperise.
Keta dy flamure u gjenden ne shtepit e ZZ. Aristidh Ruci dhe Eqerem Vlora.
Zonjat e ketyre te dyve shkonin te Marigoja per te qepur e qindisur rroba. –Ne shembell te Flamurit te Marigose, edhe Ato kishin qindisur nga nje Flamur”.
(L. NOSI,DOKUMENTA HISTORIKE).
Aristidh Rruci mbrojti punimet e Kuvendit te VLORES me ushtrine qe vete e financoi.Ne qeverri nuk mori vota te mjaftueshme(vetem 14) se bashku me Jani Mingen(20).
Nga zyrat e A.Rrucit , me alfabetin “Mors” u be e njojtur ne qeverrite e asaj kohe shpallja e Pavaresise se Shqiperise.
Megjithese nuk u zgjodh ne Qeverrine e VLORES,ai zhvilloi nje veprimtari te gjere per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare te Qeverrise duke shpenzuar nga pasuria e tij.
Ndihmoi per ngritjen e administrates se saj ne Vlore,Fier,Tepelene,Gjirokaster,Delvine Sarande. Gjate viteve1918-1920,ne bashkepunim me atdhetaret vlonjate u perfshi ne nje veprimtari te dendur anti italiane;ishte nje nga organizatoret e demostrates se 28/11/1919.U dallua ne krijimin e “Komitetit te Mbrojtjes Kombetare” per organizimin e luftes se VLORES. Se bashku me Jani Mingen,Shezair dhe Vesel Comon mori pjese ne hartimin e statusit te shoqerise”Perlindja Kombetare” 1920.
Ne vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen “Atdheu” dhe shoqerine “Bashkimi”.Bashkepunoi me Avni Rustemin,Fan S. Nolin, Halim Xhelon,Jani Mingen per rimekembjen e VLORES; ndihmoi shkolla te fshatrave dhe te qytetit me baze materjale,libra ,fletore dhe orendi. Mbajti korespondence te rregullt me Justin Godardin,qe u njoh pas ardhjes se tij ne SHQIPERI,dhe Shtjefen Gjecovin.
Aristidh Rruci kishte autoritet, vleresohej, nderohej dhe respektohej. Ka qene anetar i Keshillit Administrativ te Bashkise se Vlores, sipermarres ne fabriken e duhanit ne DURRES,posedues i 40% te aksioneve te shoqerise me aktivitet ne ITALI.
Ne vitin 1937 ka qene antar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare dhe nismetar per krijimin e deges se Kryqit te Kuq Shqiptar per Vloren. Dha nje kontribut financiar me rendesi per arsimimin ne Universitete te femijve te motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci Dilo. Gjate viteve te luftes A.N.C u arrestua nga pushtuesit italiane dhe u interrnua ne ITALI. Ndihmoi ekonomikisht pa rezerva luften A.N.C.,por nuk u pajtua me rregjimin gjakatar qe u vendos pas lufte.
Per kete aresye u arrestua si kundreshtar politik i rregjimit diktatorial dhe hoqi kavalarin e tmerrshem ne burgjet shqiptare.Pas daljes nga burgu ne vitin 1950 shpalli greve urie dhe vdiq. U percoll ne banesen e fundit nga familjaret e tij.Trupi i tij u vendos prane varrit te birit te tij Nikollaq, student universitar vdekur ne moshen 25 vjecare.
Nje perle e krijimtarise letrare shqiptare, jane vargjet qe Aristidhi shkroi mbi varrin e te birit: Nikollaq
Shpresat dhe endrrat mi more me vete
Ne varrin e ftohte ku shkon djalerine
Si lulet e veres u vyshke,u trete
Dhe le pas neve mjerimin e zine.
Sebashku me neve ju lut Perendise
Atje ku je Ti dhe neve te vime
I thuaj s’rrohet me ne strehen e zise
As mundim me teper farmakun ta pijme .
A ka varr Aristidh Rruci ku te prehen eshtrat e tij? Jo!
Aresyeja qe nuk ka varr eshte kjo: ne vitin 1962 , me rastin e festimeve te 50- vjetorit te Pavaresise,qeverria shqiptare dha urdher qe te c’ vendoseshin varrezat publike te qytetit te VLORES dhe te vendoseshin atje ku ndodhen sot. Ndermarrja komunale e qytetit qe zbatoi kete vendim nuk lajmeroi te afermit e tij qe jetonin ne SHEPER te ZAGORIES , niperit dhe mbesat e tij Dilo. Kjo per aresyen e thjeshte se gjithe VLORA e asaj kohe dinte qe ne varrin e blinduar qe Aristidhi beri per te birin, vendosi pjese te pasurise se tij , brilante dhe ar. Vjedhesit e kesaj pasurie nuk u interesuan per vendosjen e eshtrave te Aristidhit dhe te birit te tij Nikollaq ne vorrezen e re te VLORES. Sa per qeverrine , ajo vazhdonte ta konsideronte akoma armik. Ne vitin 1958 me sistemimin e velleheve neper fshatra,nga jeta nomade qe benin deri atehere, shtepia ne SHEPER dhe pronat e “armikut” A Rruci ju dhane njeres nga keto familje. Ne vitin 1992 ” me triumfin e demokracise” shtepia e Tij ne VLORE kaloi ne pronesi te familjeve qe rrinin me qira aty,shtepia dhe pronat ne fshat ju dhurua familjes qe banonte ne ‘te. Ato pak relike personale te Aristidhit qe ruheshin tek niperit e tij humben pa nam e nishan nga sekuestrimet qe u bene ne vitet e diktatures dhe bastisjeve ne vitet e tranzicjonit. Shiritat e transmetimit ne alfabetin ” Mors” te shpalljes se Pavaresise si dhe korespondenca me patriotet qe permendem me lart, ruheshin ne arkiven e nipit te tij Margarit Dilo ne SHEPER . U sekuestruan nga zyra e permbarimit te GJIROKASTRES ne Gusht te vitit 1970 pas dhenies se vendimit me burgim dhe sekuestrim te pasurise te nipit te tij Koco Dilo. Per kete krim kombetar Margarit dhe Qirjako Dilo vune ne dijeni me shkrim E.Hoxhen dhe Kom. Qendror. Por nuk moren asnje pergjigje. Qirjako Dilo zhvilloi dhe nje gjyq ne GJIROKASTER ku akuzoi zyren e permbarimit per marrjen e pasurise dhe te arkivit familjar,por nuk e fitoi.Ne qoftese shteti ka ruajtur librat dhe korespondencen familjare te Dilo-ve te SHEPERIT , brenda ne ‘to gjenden dhe shiritat dhe korespondenca e Aristidhit.Per thesaret e tjera kombetare qe ndodheshin ne kete arshive ,do te flasim here tjeter. Me rastin e festimit te 100-vjetorit te Pavaresise , Presidenti i Republikes se Shqiperise dekuroi me titullin “Nderi i Kombit” Aristidh Rrucin .
Shkrimtari dhe studjuesi i cquar Piro Loli ne vepren dedikuar ketij kollosi “Aristidh Rruci dhe koha e burrave” ,hedh drite mbi kete “aisberg” te patriotizmit shqiptar. BIBLIOGRAFI
– A.Q.SH F.B.D.48dhe F.58 dok. 8.9.1920
– Gace Bardhosh ” Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare” 1977 F.135-137 dhe nga epistolari i Ibrahim Shytit 1994 F. 170-173. V- Dokumenta Historike,1924 F.170-173.
– Qeverria e Perkoheshme e Vlores 1962 F.58-59.
-Pango Apostol ” Enciklopedia e Zagories” 2004 F.243-245.