• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARISTIDH RRUCI-FIRMETAR I PAVARSISE QE NUK I DIHET VARRI…

November 25, 2020 by dgreca

Jeta dhe aktiviteti i tij./     

Shkruan:YLLI M DILO/

  Aristidh Rruci, u lind më 11/3/1875 në Sheper  të Zagorie’s.Prindërit  e tij quheshin Nikolla dhe Evanthia.Kishte vlla Leonidhen dhe  motra Aspasine,Elisaveten(Saven), Athinane dhe Sorkën. Mesimet e para i mori në fshatin e lindjes dhe më von në Manastirin e Nivanit. Bashkelagjes me A.Z.Cajupin dhe bashkekohes me I.D.Sheperin.Pas mbarimit te studimeve te mesme ne gjimnazin “Zosimea” te Janines , punoi ne Stamboll ne nje magazine qe tregetonte lende ndertimi(1896-1898) dhe ne tregun e drithit ne JANINE (1899-1904).

Ne keto qytete u njoh me atdhetaret Naim Frasheri,Shahin Kolonja,Kadri Gjata,Osman Haxhi,etj. Ne vitin 1906 u vendos ne Vlore ku qendroi deri ne fund te jetes se tij. U be nje nga tregetaret me te njohur te qytetit. 

A.Rruci bashkepunoi me I.D.Sheperin,burrin e motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci dhe zhvilloi nje veprimtari te gjere kombetare. 

Dy intelektualet patriote sheperjote ne bashkepunim dhe me Jani Mingen,Ibrahim Shytin,Kristo Karbunaren,etj dhane nje kontribut te cmuar ne perhapjen e gjuhes shqipe,shperndarjen e librave dhe gazetave ne gjuhen shqipe ne fshatrat dhe qytetin e Vlores.      

Ne Lubonje hapen nje kurs te fshehte per mesimin e gjuhes shqipe.                                                           

Ne Shtator te vitit 1908 takohet ne VLORE me Ismail Qemalin.    Nje muaj me von ne bashkepunim me Bektash Cakranin,Faslli Patozin,Mustafa Gorishoven,etj.krijuan klubin “Laberia”; inisiator dhe financues i klubit ishte vete Aristidhi.                          

Ishte nje nga organizatoret e “Kuvendit te Drashovices” (31/7/1911)dhe mori pjese ne “Kuvendin e Sinjes”(Gusht 1911).                

Ne fillim te Gushtit 1912 kreret e VLORES,MALLAKASTRES,BERATIT,Skraparit dhe KORCES thirren ne FIER nje kuvend ku moren pjese dhe Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi,Aristidh Rruci. Kuvendi i FIERIT zgjodhi Hasan Prishtinen perfaqesues te kryengritesve te Jugut. Gjithe shpenzimet per armatimin,veshjen dhe ushqimin e kryengritesve u perballuan nga A.Rruci. 

Mbante korespondence te rregullt me A.Z.Cajupin,I.D.Sheperin,Jani Vruhon,Sotir Kolene.

Ne Nendor 1912 ishte delegat i TEPELENES ne Kuvendin e VLORES per shpalljen e Pavaresise Kombetare dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “A.Ruci”.

 Per ate kohe, Lef Nosi , nje personalitet i madh, ne kujtimet e tij shkruan: :”…. Me nje here mbas shpalljes se pamvaresise, Ismail Qemali me shoke dhe me popullin mbrapa, shkuan ne Xhami dhe Kishen kryesore te qytetit te degjonin lutjet Fetare te rastit , udhehequr nga Kleriket Shqipetare. Edhe ne Xhami e Kishe u duken te ngrihen dhe te valojne dy Flamure te Shqiperise. 

Keta dy flamure u gjenden ne shtepit e ZZ. Aristidh Ruci dhe Eqerem Vlora. 

Zonjat e ketyre te dyve shkonin te Marigoja per te qepur e qindisur rroba. –Ne shembell te Flamurit te Marigose, edhe Ato kishin qindisur nga nje Flamur”. 

 (L. NOSI,DOKUMENTA  HISTORIKE).                 

Aristidh Rruci mbrojti punimet e Kuvendit te VLORES me ushtrine qe vete e financoi.Ne qeverri nuk mori vota te mjaftueshme(vetem 14) se bashku me Jani Mingen(20).                                       

Nga zyrat e A.Rrucit , me alfabetin “Mors” u be e njojtur ne qeverrite e asaj kohe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. 

Megjithese nuk u zgjodh ne Qeverrine e VLORES,ai zhvilloi nje veprimtari te gjere per zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare te Qeverrise duke shpenzuar nga pasuria e tij.

Ndihmoi per ngritjen e administrates se saj  ne Vlore,Fier,Tepelene,Gjirokaster,Delvine Sarande.    Gjate viteve1918-1920,ne bashkepunim me atdhetaret vlonjate u perfshi ne nje veprimtari te dendur anti italiane;ishte nje nga organizatoret e demostrates se 28/11/1919.U dallua ne krijimin e “Komitetit te Mbrojtjes Kombetare” per organizimin e luftes se VLORES.  Se bashku me Jani Mingen,Shezair dhe Vesel Comon mori pjese ne hartimin e statusit te shoqerise”Perlindja Kombetare” 1920.

 Ne vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen “Atdheu” dhe shoqerine “Bashkimi”.Bashkepunoi me Avni Rustemin,Fan S. Nolin, Halim Xhelon,Jani Mingen per rimekembjen e VLORES; ndihmoi shkolla te fshatrave dhe te qytetit me baze materjale,libra ,fletore dhe orendi.                                                     Mbajti korespondence te rregullt me Justin Godardin,qe u njoh pas ardhjes se tij ne SHQIPERI,dhe Shtjefen Gjecovin.

 Aristidh Rruci kishte autoritet, vleresohej, nderohej dhe respektohej.                  Ka qene anetar i Keshillit Administrativ te Bashkise se Vlores, sipermarres ne fabriken e duhanit ne DURRES,posedues i 40% te aksioneve te shoqerise me aktivitet ne ITALI.

 Ne vitin 1937 ka qene antar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare dhe nismetar per krijimin e deges se Kryqit te Kuq Shqiptar per Vloren.                                Dha nje kontribut financiar me rendesi per arsimimin ne Universitete te femijve te motres se tij Elisaveta(Sava) Rruci Dilo. Gjate viteve te luftes A.N.C u arrestua nga pushtuesit italiane dhe u interrnua ne ITALI. Ndihmoi ekonomikisht pa rezerva luften A.N.C.,por nuk u pajtua me rregjimin gjakatar qe u vendos pas lufte.                

 Per kete aresye u arrestua si kundreshtar politik i rregjimit diktatorial dhe hoqi kavalarin e tmerrshem ne burgjet shqiptare.Pas daljes nga burgu ne vitin 1950 shpalli greve urie dhe vdiq. U percoll ne banesen e fundit nga familjaret e tij.Trupi i tij u vendos prane varrit te birit te tij Nikollaq, student universitar vdekur ne moshen 25 vjecare.                                    

Nje perle e krijimtarise letrare shqiptare, jane vargjet qe Aristidhi shkroi mbi varrin e te birit:   Nikollaq

Shpresat  dhe endrrat mi more me vete

Ne varrin e ftohte ku shkon djalerine

Si lulet e veres u vyshke,u trete

Dhe le pas   neve mjerimin e zine.       

  Sebashku  me neve ju lut Perendise

Atje ku je Ti dhe neve te vime

I thuaj s’rrohet me ne strehen e zise

As mundim me teper farmakun ta pijme .     

 A ka varr Aristidh Rruci ku te prehen eshtrat e tij? Jo! 

Aresyeja qe nuk ka varr eshte kjo: ne vitin 1962 , me rastin e festimeve te 50- vjetorit te Pavaresise,qeverria shqiptare dha urdher qe te c’ vendoseshin varrezat publike te qytetit te VLORES dhe te vendoseshin atje ku ndodhen sot.                 Ndermarrja komunale e qytetit qe zbatoi kete vendim nuk lajmeroi te afermit e tij qe jetonin ne SHEPER te ZAGORIES , niperit dhe mbesat e tij Dilo. Kjo per aresyen e thjeshte se gjithe VLORA e asaj kohe dinte qe ne varrin e blinduar qe Aristidhi beri per te birin, vendosi pjese te pasurise se tij , brilante dhe ar. Vjedhesit e kesaj pasurie nuk u interesuan per vendosjen e eshtrave te Aristidhit dhe te birit te tij Nikollaq ne vorrezen e re te VLORES.                           Sa per qeverrine , ajo vazhdonte ta konsideronte akoma armik.                                              Ne vitin 1958 me sistemimin e velleheve neper fshatra,nga jeta nomade qe benin deri atehere, shtepia ne SHEPER dhe  pronat e “armikut” A Rruci ju dhane njeres nga keto familje. Ne vitin 1992 ” me triumfin e demokracise” shtepia e Tij ne VLORE kaloi ne pronesi te familjeve qe rrinin me qira aty,shtepia  dhe pronat ne fshat  ju dhurua familjes qe banonte ne ‘te. Ato pak relike personale te Aristidhit qe ruheshin tek niperit e tij humben pa nam e nishan nga sekuestrimet qe u bene ne vitet e diktatures dhe bastisjeve ne vitet e tranzicjonit.                                            Shiritat e transmetimit ne alfabetin ” Mors”  te shpalljes se Pavaresise si dhe korespondenca me patriotet qe permendem me lart, ruheshin ne arkiven e nipit te tij  Margarit Dilo ne SHEPER . U sekuestruan nga zyra e permbarimit te GJIROKASTRES ne Gusht te vitit 1970 pas dhenies se vendimit me burgim dhe sekuestrim te pasurise te nipit te tij Koco Dilo. Per kete krim kombetar Margarit dhe Qirjako Dilo vune ne dijeni me shkrim E.Hoxhen dhe Kom. Qendror. Por nuk moren asnje pergjigje.   Qirjako Dilo zhvilloi dhe nje gjyq ne GJIROKASTER ku akuzoi zyren e permbarimit per marrjen e pasurise dhe te arkivit familjar,por nuk e fitoi.Ne qoftese shteti ka ruajtur librat dhe korespondencen familjare te Dilo-ve te SHEPERIT , brenda ne ‘to gjenden dhe shiritat dhe korespondenca e Aristidhit.Per thesaret e tjera kombetare qe ndodheshin ne kete arshive ,do te flasim here  tjeter. Me rastin e festimit te 100-vjetorit te Pavaresise , Presidenti i Republikes se Shqiperise dekuroi me titullin “Nderi i Kombit” Aristidh Rrucin .

Shkrimtari dhe studjuesi i cquar Piro Loli ne vepren dedikuar ketij kollosi  “Aristidh Rruci dhe koha e burrave” ,hedh drite mbi kete “aisberg” te patriotizmit shqiptar. BIBLIOGRAFI

– A.Q.SH  F.B.D.48dhe F.58 dok. 8.9.1920

– Gace Bardhosh ” Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare” 1977  F.135-137 dhe nga epistolari i Ibrahim Shytit 1994 F. 170-173.                                                         V- Dokumenta Historike,1924 F.170-173.

– Qeverria e Perkoheshme e Vlores 1962 F.58-59.

-Pango Apostol ” Enciklopedia e Zagories” 2004 F.243-245.

Filed Under: Histori Tagged With: Aristidh Rruci, firmetar i pavaresise, Ylli M Dilo

Hajdar Blloshmi, një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë

January 10, 2013 by dgreca

Hajdar Blloshmi, një figurë patriotike e Bërzeshtës, që punoi në Ministrinë e Drejtësisë, në Stamboll. Delegati që përfaqësoi Pogradecin. Si luftoi përkrah Isa Boletinit dhe luftën kundër grekëve. Zbulohen dokumente të reja nga Arkivi i Shtetit Shqiptar./

Nga Agim Blloshmi*/

Hajdar Blloshmi lindi në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit, në vitin 1860. Pas mësimeve të para në qytetin e Ohrit në Maqedoni, ai vijoi studimet e larta në kryeqytetin e Perandorisë Osmane në Stamboll.

Patrioti Hajdar Blloshmi u lind në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, në vitin 1860. Mësimet e para i mori në qytetin e Ohrit, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll. Duke u nisur nga rezultatet e larta në këto studime, si dhe nga zotërimi i disa gjuhëve të huaja, si turqisht, persisht, greqisht e frëngjisht, ai u pa me vëmendje nga autoritetet e atëhershme. Nuk vonoi shumë dhe Hajdar Blloshmi u emërua sekretar në Ministrinë e Drejtësisë në Stamboll. Pak më vonë, ai do të thirrej personalisht nga vetë sulltani në pallatin e tij, për të shërbyer pranë tij si përkthyes dhe si këshilltar. Nga pozita ku u ndodh, Hajdar Blloshmi ndihmoi mjaft çështjen shqiptare. Në fund të shekullit të 19-të, ai është mësues i gjuhës shqipe në shkollën shqipe të Ohrit, e hapur kjo nga Hamdi Ohri. Por sot, sapo ka dalë në dritë nga Arkivat e Shtetit Shqiptar një tjetër dokument, i cili po botohet për herë të parë dhe që mban vulën e Prefekturës së Elbasanit, ku thuhet:

Hajdar Blloshmi lindi në Bërzeshta nga mezi i shekullit 19-të. Mësimet e para i bani n’Ohër e pastaj shkoi në Stamboll e hyni në Sulltanie. Më 1884 u ba sekretar në Ministrinë e Drejtësisë, pastaj professor i frëngjishtes edhe ma vonë si drogaman (përkthyes) I pallatit ku e qushin Ali Hajdar Bej. Kur ishte në Stamboll në pallat, patriotët e kohës e shikonin me sy të dyshimtë, mirë po pjesmarrja e tij ma vonë, pas vitit 1908 në veprime patriotike e bani që të çduket ky dyshim. Më 1909 u bë professor i turqishtes në Normalen e Elbasanit. Më 1912 u bë professor i turqishtes në qytetin e Durresit. Kur ishte këtu qe emnue si delegate i Nënprefektursë së Pogradecit në Kongresin e Vlonës, po nga shkaku i okupacionit Serb nuk mundi me ardhë. Më 1914 luftoi si vullnetar kundër kryengritësve të Shijakut bashkë më Isa Boletinin. Më 1914 shkoi si vullnetarë në Korcë kundra grekëve. Në Korrik të këtijë viti lufton me Muharrem Moglicën në ullishten e Elbasanit kundra kryengritësvet. Më 1926 u zgjodh deputet dhe vazhdoi me këtë detyrë deri në vitin 1932. Në Dhjetues të vitit 1936 vdiq në katundin Bërzeshta në vend-lindjen e tij

Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill 1910). Ishte koha kur marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve ishin acaruar, ku shqiptarët kërkonin më shumë në drejtim të kulturës shqiptare dhe shkollimit, shqiptarët thërritën kongresin e dytë të Manastirit, i cili i zhvilloi punimet 2-3 prill 1910. Hajdar Blloshmi ishte delegati i Rrethit të Pogradecit në Kuvendin e Vlorës, ku në krye Ismail Qemalin shpallën pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 Nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Në kongres morën pjesë 20 delegatë, që përfaqësonin 34 klube e shoqëri të vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, si edhe klubet shqiptare të Stambollit, të Selanikut e të qendrave të tjera. Në kongres morën pjesë delegatë nga qytetet e vilajeteve të Kosovës dhe të Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuçiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Nga regjimi i Enver Hoxhës, emri i Hajdar Blloshmit u hoq nga stendat dhe fotografia iu retushua, madje dhe nga Muzeumet nga Shkolla Pedagogjike e Elbasanit dhe nga literaturat e shkollës. Studiuesi i njohur shqiptar, ish-ministri Ago Agaj, në librin e tij “Milloshi, heroi i Kosovës”, të botuar para shumë vitesh në SHBA, mbron tezën se pasardhës të Millosh Kopilit janë pikërisht pinjollët e familjes Blloshmi. Madje, në faqen 44 të librit, ai thotë mbreti Aleksandër i Jugosllavisë i kishte bërë ftesë Hajdar Blloshmit në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, në mënyrë që ky i fundit të shpërngulej familjarisht në Jugosllavi dhe të gëzonte gjithë përkrahjen morale dhe materiale si pasardhës i heroit të betejës së Kosovës. Kuptohet që interesi i serbëve ishte që ta paraqisnin familjen Blloshmi si serbe. Përgjigjja e Hajdar Blloshmit ishte e qartë dhe e prerë: “Jam shqiptar dhe nuk ndahem nga atdheu”. “Duke qenë se ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja si turqisht, persisht, greqisht dhe frëngjisht, autoritetet e atëhershme e emëruan sekretar në Ministrinë e Drejtësisë”. Më pas, u emërue profesor i gjuhës frënge nëRobertCollegetë Stambollit. Hajdar Blloshmi cilësohet si një nga tetë normalistët e parë të Elbasanit ku jepte gjuhën frënge, e cila u hap më 1 dhjetor 1909, përkrah Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanin e Simon Shuteriqin, por dhe kontributin e vet edhe në çështjen shqiptare”. Në prill të 1912-ës, mësues i frëngjishtes në Durrës. Me frymën e atdhetarisë, Hajdar Blloshmi u aktivizua në luftërat kundër forcave pushtuese greke, që vepronin nën maskën e “luftëtarëve vorio-epirote” dhe në vitin 1924 radhitet në anën e forcave që ishin kundër rebelimit të qershorit. “Qeveria e dalë nga ky grusht shteti e dënoi në mungesë Hajdarin, bashkë me djalin e tij, Selahundin, dënim i nënshkruar nga vetë zv/ministri i Punëve të Brendshme Haki Tefiku”, tregon për gazetën Bedri Blloshmi, që shton se në këtë listë ishin dënuar 142 persona, mes të cilëve, edhe Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Abdurrahman Dibra, Kasem Sejdini, Jovan Dimitresku” etj. Në dhjetor 1924, kur Legaliteti triumfoi në Shqipëri, Hajdar Blloshmi u kthye në atdhe dhe dy vjet më pas, do të zëvendësonte djalin e tij, Selahudinin në Dhomën e Deputetëve, pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqje për shkak të emërimit në një detyrë tjetër. Në vitin 1928, Hajdar Blloshmi zgjidhet anëtar i Asamblesë Konstituente, e cila, pas vendimit të 1 shtatorit 1928, (që ktheu Shqipërinë në monarki), u kthye në Parlament, ku qëndroi si deputet deri në vitin 1932, për tu kthyer në vendlindjen e tij në Bërzeshtë ku dhe vdiq në vitin 1936. Gjatë regjimit komunist, varri i Hajdar Blloshmit u shkatërrua disa herë njerëzit e regjimit, ndërsa djemtë e tij Shefqeti dhe Hakiu, i cili u diplomua në Francë së bashku me udhëheqësin komunist Hoxha u pushkatuan pabesisht nga forcat komuniste në Dunicë të Mokrës në vitin 1944. Ndërsa djali tjetër, Xhevdeti u arratis për në SHBA, për t’u shpëtuar përndjekjeve komuniste. Mbas rrëzimit të pushtetit komunist në vitet 1990, figura e Hajdar Blloshmit, si e shumë patriotëve të tjerë të persekutuar nga regjimi komunist, u vlerësua nga qeveria demokratike. Këshilli i Qarkut të Elbasanit e nderoi Hajdar Blloshmin për kontributet që ka dhënë për krijimin e identitetit kombëtar shqiptar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) i qarkut të Elbasanit me motivacionin për “Kontribut të shquar në pavarësinë dhe themelimin e shtetit shqiptar, si dhe për kontribut të shquar në themelimin e Arsimit Kombëtar Shqiptar”.

  • Kortezi “Republika”

Filed Under: Histori Tagged With: firmetar i pavaresise, Hajdar Blloshmi

Artikujt e fundit

  • REZISTENCA ANTIFUNGALE: NJË SHQETËSIM GLOBAL SERIOZ PËR SIGURINË USHQIMORE DHE SHËNDETIN PUBLIK
  • U NDA NGA JETA ‘MËSUESI I MERITUAR‘ SADIK SEJDI LEKA 
  • Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij
  • LE TË PIMË…
  • PUBLIÇISTIKA  E  DON LAZЁR SHANTOJЁS  DHE NYJET  E PAZGJIDHURA  TE HISTORIOGRAFISЁ  SHQIPTARE
  • President Biden Signs the Veterans Health Care Legislation
  • ENVERISTAT NUK MUND TË BËHEN HERONJ SHOKU VELIAJ!
  • KANAÇEMBLEDHËSI AMERIKAN
  • Lamtumirë N/Kolonel Sokol Qehaja
  • “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM” 
  • ULQINI PRET BIJTË E VET
  • QEVERIA NË MES TË VOTËBESIMIT DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE
  • NË VËMENDJE, 400 MIJË DOSJET E SPIUNËVE TË (ISH) SIGURIMIT TË SHTETIT KOMUNIST…
  • SHTETI SEKULAR DHE IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!
  • #SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT