NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/Keto dite ne njeren nga ambientet e Qendres kulturore komunitare”Aviano Community Center”,nen patronatin e Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Grave te Arizones dhe ne bashkepunim me Qendren Kulturore Shqiptaro-Amerikane”Shqipe e Arizones”,u mbajt simpoziumi shkencor,i pari i ketij lloji ne margaten shqiptare te Amerikes me temen bosht” Historia e Shqiperise dhe e gjuhes shqipe” me panelisten,lektoren,autoren dhe pedagogen universitare nga Shqiperia,Assoc.prof.Elena Kocaqi.
Ne emer te Shoqates Shqiptaro-Amerikane te grave te Arizones,kete simpozium e shpalli te hapur,dr.Elonia Lasku,e cila pershendeti te gjithe pjesemarresit e pranishem,duke theksuar se ky eshte nje eveniment i rendesishem shkencor,kombetar dhe kulturor,per komunitetin shqiptar te Arizones dhe mbare margaten shqiptare te Amerikes.Me pas,ajo ftoi ne foltore pedagogen universitare,Assoc.prof,Elena Kocaqi,e cila kishte ardhur enkas nga Shqiperia per te prezantuar punimet e saja shkencore,perkitazi me te rejat e fundit te shkences shqiptare dedikuar historise se Shqiperise dhe gjuhes shqipe.Ne kete simpozium edhe njehere u konstatua se rrenjet tona jane a qe te lashta dhe aqe te thella,ku historia,gjuha dhe kultura e jone shqiptare,eshte pertej trashegimise europiane.Dhe duket qarte gjithandej,se shkencetaret tane po punojne me seriozitetin me te madh per percaktimin e fakteve te qarta dhe te sakta,qe argumentojne autoktonine e shqiptareve,si populli me i vjeter ne mbare Gadishullin Ballkanik.Poashtu,ne kete simpozium u tha se askush nuk mundet ta mohoj dot qe “stergjysherit tane” ishin ne Gadishullin Ballkanik dhe ne Europe,perpara se vete europianet e sotem te ishin ketu.Ne vijim te kumteses se saj shkencore panelistja e ketij simpoziumi shkencor,Assoc.prof.Elena Kocaqi,theksoi se duke u mbeshtetur ne argumentet shkencore eshte vertetuar se Gadishulli Ballkanik ne veri eshte banuar nga Iliret dhe ne jug nga pellazget.Gjithashtu eshte vertetuar se edhe disa nga fiset gjermane e kane origjinen e tyre nga Iliret.Nderkaq,Iliret,
sit,Muzet flisnin shqip.Lufta e Trojes ishte lufte ndermjet fiseve shqipfolese.Dardanet trojane luftuan me Mikenasit,Spartanet me Akejt,etj.Te gjithe kete flisnin nje gjuhe,gjuhen shqipe.Ne baze te burimeve historike,nuk kishte greke ne luften e Trojes.Emri grek,nuk eshte permendur kurre ne Iliaden e Homerit.Me pas Assoc.prof Elena Kocaqi,theksoi se “Gjuha Shqipe dhe alfabeti pellazg eshte baza e alfabetit te greqishtes se vjeter dhe latinishtes.Keshtu qe gjuha shqipe eshte drejtpersedrejti pasardhese e gjuhes pellasge.Gjate ketij simpoziumi kishte pyetje te shumta nga bashkeatdhetaret tane si mbi origjinen e shqiponjes ne flamurit e heroit tone kombetare “ Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”,pastaj kishte edhe pyetje te tjera si :Roli i Perandorise Osmane ne shtypjen e popullates shqiptare ne Ballkan.Pastaj,roli i kishes serbe dhe greke ne sllavizimin,perkatesisht greqizimin e popullates shqiptare.Keto deshmi historike jane shume te vjetera dhe datojne ne nje lashtesi te larget,keto mund ti gjejme edhe ne pllaka guri te lashta me mbishkrime te vjetra dhe objekte te ndryshme te shkruara ne lashtesi.Nga ky simpozium u ftuan shqiptaret e mergates dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane,te jene gjithmone krenare per origjinen e tyre te lashte dhe autoktone ne trojet e tyre etnike.Ne pauzen e simpoziumit panelistja dhe lektorja,Assoc.prof.Elena Kocaqi,per te gjithe pjesemarresit e ketij simpoziumi shperndau gratis librin e saj shkencor me titull” ZHDUKJA E SHQIPTAREVE NGA TROJET E TYRE NE SHEKUJT XIX -XX.”Ne fund vlene te permendet se zhvillimin e ketij aktiviteti te rendesishem shkencor,kombetar dhe kulturor per Komunitetin Shqiptar te Arizones e ndihmuan aktivistet e devotshem dhe te dalluar, si ish-kryetari i ketij komuniteti,prof.dr.Arben Lasku,pastaj Adi dhe Kristina Kellici,si dhe Gerti e Zamira Qalliaj.Nderkaq,sponsore te ketij simpoziumi ishin:Nora Qorri,Merita Kraja dhe dr.Elonia Lasku.