– Sander Ruci Show – rikthim në vendlindje/
Nga Lek Gjoka/
Fare pranë Oqeanit Atlantik në Jacksonville Beach dallgët ndoshta të ardhura nga Evropa ndalin frymën . Në Cypress Records një studion amerikane që rekord dhe publikon muzike të grupeve të ndryshme në Florida dhe me gjere kësaj herë si para disa vitesh kishte frymëmarrje shqiptare . Aktori i humorit shkodran dhe shqiptar “Mjeshtri i Madh ” Sander Ruci pas 12 vitesh në mërgim vendosi që përkohësisht të rikthehet pranë Shkodër loces. Vitet kishin vrapuar aq shpejt në Jacksonville Florida saqë Sandri pa e kuptuar kishte trokitur në portën e pensionit duke u larguar nga udha e punëve normale të jetës dhe nisur një vrapim me të shpejte në fushën e artit dhe të humorit . Dukë i thëne “mirupafshim” dhe jo “lamtumirë” Amerikës Atdheut të dytë për atë dhe ne të gjithë shqiptaro-amerikanet përgatiti një Show për miqtë e tij që sikur edhe aktori e theksoi janë : “Ajka e ajkës së intelektualëve dhe shqiptareve të profesioneve të ndryshme në Jacksonville të cilët i qëndruan pranë në të mirë e në të keq ” . Akoma Dielli nuk kishte shkuar për të fjetur nga ku pafundësia e blutë e Atlantikut nuk ta lodhte shikimin salla shpërtheu në një këngë për Shkodrën vendlindjen e aktorit Ruci dhe e humorit shqiptar. Të gjithë të pranishmit shpërthyen në duartrokitje dhe një ndjenjë ëmbëlsie që vetëm Atdheu ta ngjyros fytyrën e shpirtit i përshkoi të gjithë . Përkohësisht të gjithë vetëm trupin e kishim në Florida sepse me ndjenja kishim ndaluar në vendlindje . Malli i mërgimtarët tepër i mërzitur ishte larguar me vrap drejt oqeanit Atlantik . Njëra pas tjetrës aktori Ruci me talentin e tij na argëton dhe teston për herë të pare krijimtarinë e re të Show-it që do ta paraqesë në fillim të vjeshtës për spektatorët e Shkodrës në teatrin “Migjeni” . Përveç parodisë me plot emocione interpreton plot mjeshtëri poezi malli , poezi satirike ku plot sarkazëm dhe ironi ve ne loje veset e gabimet e shqiptarëve në mërgim. Madje në një poezi me tona të forta flet për bashkëjetesën fetare të shqiptarëve edhe në diasporë ku gjaku , gjuha shqipe është ajo që na bashkon të gjithë neve shqiptarëve të Amerikës dhe ironizon disa shqipfolës që nëpërmjet Facebookut shfaqen me tonë urrejtje fetare thjeshte nga urrejtja personale dhe mos pasja e duhur e kulturës dhe tolerancës njerëzore.
Aq shpejt po ikin minutat saqë nuk kuptonim asgjë se jashtë oqeani Atlantik mbuluar me jorganin e dallgëve kishte bërë gjumin e parë .
Shpesh herë në minutat argëtuese vallja shqiptare u be jashtë skenarit pjese e këtij Show sepse shqiptarët e Amerikës prej mallit për muzikën shqiptare prishin çdo lloj protokolli artistik që në kështu rastesh edhe ja vlen sepse ne fund të fundit çdo show artistik është për të argëtuar spektatorin vlerësuesin kryesor të çdo artisti.
Një surprize e kësaj nate ishte sepse njëri nga personazhet e humorit që aktori Sander Ruci e kishte përdorur edhe ne dy Show organizuar me parë bashkatdhetari i tij shkodrane Hila ishte pjesëmarrës . Bashkëbisedimi artistik i aktorit Ruci me Hilen dhe pyetjet plot humor, sarkazëm dhe ironi për presidentin amerikan Donald Trump ishte një perlë artistike që besoj që do të vlerësohet edhe në shfaqjet që do organizojë në Shqipëri .
As vete nuk e kuptuam se po vinte mesnata dhe para se 19 Korriku të largohet për të ardhur pas një viti duhet të uronim aktorin Ruci edhe për 62 vjetorin e lindjes se tij dhe daljes në pension . Sigurisht çdo artist dëshirë të vetme ka ta urojmë për përvjetorë kur ai ka dalë në skenë për herë të parë sepse skena dhe duartrokitjet e spektatorit e rinojnë deri në pavdekësi. Kaloi mesi i natës dhe askush nuk donte të largohet . Sigurisht duke i uruar rrugë të mbarë dhe suksese në jete dhe në Show që do organizojë në Shqipëri dhe të rikthehet përsëri tek shqiptarët në Jacksonville Florida sepse këtu ka një pjesë të jetesës , sepse këtu linden disa nga personazhet e humorit , sepse këtu shijoi edhe ndjenjën me të madhe atë të qytetarit me të lirë të botës demokratike në çastin e betimit për nënshtetësinë amerikane.
Urime të mëtejshme miku im Sander Ruci sepse edhe ti do të ngelesh pjese e pavdekshme e historisë se artit të diasporës shqiptare të Amerikës dhe besoj se megjithëse do të jetosh në vendlindje në Shkodër locen që të bëri aktor dhe *Mjeshtër i madh” besoj së përsëri do të kthehesh të paktën artistikisht për shqiptarët këtu në Florida dhe kudo në diasporën shqiptare të Amerikës.
Jacksonville Florida
Korrik 2017