• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AROMË SHKODRE

February 14, 2019 by dgreca

1 I biri Karmeles

Përsiatje vetjake duke lexuar rrëfimet e jetës të muzikantit Karlo Radoja./

Nga Kolec TRABOINI/

Duke e lexuar librin e Karlo Radojës, me të cilin jam moshatar, le e rrit në të njëjtin qytet, ve re se rrethanat e jetës na kanë vu disa herë në të njëjtën hulli pa u njohur nga afër. Karlo ka qenë në Liceun Artistik Tiranë, e në atë konvikt të liceut të vjetër ku një vit ma vonë kam shkuar edhe unë, atbotë në Shkollën Pedagogjike “Ndrec Ndue Gjoka”. Kemi qenë në një kohë në shkollë në Tiranë e shumë njerëz që përmend në kujtimet e veta kanë qenë miqtë e koleget e mi, si ta zëmë muzikanti Robert Radoja, apo këngëtari i paharruar Tonin Tershana. Ky i fundit në atë kohë ishte në Shkollën e Kulturës, flitet për vitin 1964, tek kazermat e Ali Rizait, Qyteti i Nxënësve. Banonim në të njëjtin konvikt me Toninin, deri sa një ditë më takoi e me tha, po iki nga shkolla e u kthye në Shkodër.

Në librin me kujtime të Karl Radojës e gjeta Tonin Tershanën në kohën kur ishte në Estradën e Ushtarit, ndërsa Karlo në Orkestrën e Ansamblit të Ushtrisë. Rrethanat e kanë dërguar Karl Radojën mësues muzike në Tropojë, pikërisht në atë kohë, 1967, unë kam qenë ushtar në atë vend. Ka punuar në Fabrikën e Cigareve ndërsa unë përballë, tek Kombinati i Drurit, krejt saktë Fabrika e Fibrës ku kishim inxhinier të paharruarin Bujar Bedalli.

Shumë nga njerëzit që përshkruan Karlo në rrëfimet e jetës së tij, po e përsëris, i kam njohur, dhe ve re ka arritur me vërtetësi të përcjellë jetën e atyre viteve, veçmas 1970-1990. Janë ngjarje të shumta, e për shkak të shkollimit si muzikant i ka qëlluar të jetë shumë afër në gëzimet e njerëzve, në dasmat e shkodranëve. Jeta e tij me kujton jetën e Kol Idromenos në rini, kur bashkë me motrën Tone shkonte nëpër dasma e gëzimet e familjeve shkodrane; ai, Kola, si instrumentist dhe e motra si këngëtare. Kësisoj jeta qytetare (më vjen ndërmend në këtë çast njeri ndër muzikantët popullore më pikantë, Pjetër Gjini, që përmendet me admirim në këtë libër),  vinte pra me një ripërtëritje nëpër breza duke krijuar një traditë të mrekullueshme në familjet shkodrane. Ndoshta si askund tjetër

Ka ngjarje, kujtime personale e familjare por edhe marrëdhënie me njerëz të tjerë në kushtet e jetës e privimeve së asaj kohe. Mënyra e përshkrimit më pëlqen sepse nuk ka asnjë stisje letrare. I qëndron të vërtetës, janë kujtime të thjeshta e jo biografi e letrarizuara; këtu qëndron merita dhe e bukura në këtë libër.

Ishte e natyrshme që njerëzit që e kanë rrethuar në ato vite të vështira, nuk e kanë pas të gjithë në të mirë, se kemi pas rreth nesh edhe njerëz që, me dashje apo pa dashje, mund të na kenë bërë ndoshta keq. Autori ka shënuar gjithçka që ka parë e ka ndjerë, si ka vepruar dhe çfarë ka pësuar. Kemi në faqet e librit të Karlo Radojes “I biri i Carmeles dhe i Ndocit” një regjistrim nga këndvështrimi i përjetimeve të thella personale. I përpiktë, me ngjarje e emra reale. Dhe mirë ka bërë në këtë drejtim. E kujt i vlejnë kujtimet ku gjithçka mund të duket e mirë dhe e bukur, kur jeta në të vërtetë mund të ketë qenë një ferr plot travajë. Po kjo natyrisht që nxjerr probleme. Se, kur unë shkrova një copëz kujtim mbi kohën e rinisë kur u ktheva nga ushtria, krejt troke e pa strehe, pa asnjë mjet jetese,  një drejtor ndërmarrje me gjithë rekomandimet që kisha nga Zina Franja – të cilës i kërkova ndihmë se të gjitha dyert e jetës i kisha të mbyllura, – ai drejtor pra, nuk më pranoi në punë. Më tregoi derën. Shko ku të duash po jo në ndërmarrjen time. I biri, që bashkë me babain, drejtorin e komunizmit tashmë jeton në Kanada, u ngrit e më kërkoi llogari me pretendimin se, “nuk ka qenë babai im kështu. E respekton gjithë Shkodra “- tha. Po mor zotni, Shkodra e respekton, por pa punë e pa strehë isha unë e jo ti. Pikërisht për këtë hezitojnë të shkruajnë kujtimet e veta artistët apo edhe njerëzit e thjeshtë.

Edhe sikur unë, autori i këtij shënimi,  ti kisha bërë ndonjë të keqe Karlo Radojës, të isha rrahur me të, ta zëmë, si bashkëmoshatarë rrugicash de, e ta shkruante në libër, nuk ka pse të më mbetej qejfi. Them kështu sepse po shoh ndonjë reagim të nxituar që e tejkalon dashamirësinë në leximin e një libri me kujtime personale të Karlo Radojës. Po marr një shembull edhe nga jeta ime, për të treguar se kujtimet nuk shkruhen për ti bërë qejfin këtij apo atij personi, i afërt apo i largët qoftë, por për të thënë çfarë i ka ndodhur në jetë njeriut, çfarë është përvoja e një jete. E në jetë ndodhin gjëra të bukura e të pabukura. Në faqet e librit lexova se mësuesi i letërsisë Ndrek Beni i ka futur një shpullë nxënësit Karlo Radoja, dhe ky i fundit ka shkruar për këtë. Ngjarje shkollash sigurisht. Mësuesit tanë kanë qenë të mirë (edhe unë e kam pas babanë Palok Traboini mësues e krenohem për këtë), ata kanë qenë vërtetë të drejtë e parimorë, por edhe të rrepte dhe e kanë pas dorën e gjatë. Përdornin edhe vizoren, si mësuesi im i pa harrur Kol Alimhilli. Ne i duam dhe e nderojmë kujtimin e tyre, por ashtu siç kanë qenë e jo të sheqerosur nëpër kujtime bajate. A duhet, ta zëmë, ti thonë autorit, pse ke shkruar për këtë apo atë ngjarje apo person në kujtimet e tua? Thashë me lart po zë një shembull edhe nga vetja ime. Krejt ngjashëm me ndodhinë e  nxënësit Karlo Radoja me mësuesin Ndrek Beni më ka ndodhur edhe mua me mësuesen e bukur e admiruar Gita Shllaku.
Mësuesja, për të cilën ende në Shkodër këndohet kënga e Gac Çunit  “Kaçurrelat e tua”,  kur isha në klasë të gjashtë më dha një paravesh, saktësoj, aspak për fajin tim, por të një nxënësi pas meje që me shqetësonte pas kurrizit me një maj pene. Po mësuese Gita nuk e pa atë, ndjeu reagimin tim kur po i thoja trazovaçit pas meje më lër rehat. Pse flet më tha, mësuesja, dil përpara klasës e me futi atë shpullën që me djeg edhe sot. Më tha ulu në bankë por unë dola nga klasa e nuk u ktheva kurrë më në shkollën ku ishte mësuese Gita. Ndoshta Lek Jana apo Luan Burgia, që përmendën në këtë libër, të cilët i kisha shokë klase disa vjet e mbajnë mend. Kjo është histori e vjetër dhe ka vlerë vetëm për kujtimet e mia personale të cilat nuk ka pse të mos i shkruaj. Më vonë kur isha rritur e kam takuar mësuesen në Gjuhadol, e plakur por mrekullisht ende e bukur.  Me pyeti e i thashë se kisha mbaruar Universitetin e tashme punoja ne Kinostudio e jetoja në Tiranë. Mbeti pa mend. Pastaj kemi qeshë të dy dhe më tha se ajo shpulla ime të paska dhanë të mbaren. Tani a duhet ndokush nga të afërmit e mësueses sime të më thotë pse ma përmende njeriun tim? Jo, se janë kujtime personale, e ato nuk kanë qëllim për të denigruar askënd, por për thanë të vërtetën sado vetjake, që fundja nuk i bëjnë dëm askujt.

Kështu edhe me kujtimet e Karlo Radojës, që në disa vende është e hidhur por kjo hidhësi nuk buron nga ai, as nga shpirti i tij, por nga ata që i kishte afër e ndonjë prej tyre ja kishte me të keq. Kam shkruar e botuar mbi tridhjetë libra, nuk më mungon përvoja, por them të drejtën më pëlqen shumë mënyra se si i ka shkruar kujtimet e veta muzikanti Karlo Radoja në librin “I biri i Carmeles dhe i Ndocit”.

Prej çdo libri, sado i thjeshtë e pa pretendime të jetë, mëson diçka, diçka që të nevojitët në jetë, kryekreje për të qenë vetvetja e jo të sheqerosësh realitetin, sepse kujtimet e jetës nuk shkruhen për të bubulluar, as për të çuditur të tjerët apo mikluar njerëz, por për të hyrë thellë në shpirtin e njeriut e për ta zbuluar atë në dritë të diellit. Do të përdorja një shprehje proverbiale latine, mbase e dalë nga goja e Jul Cesarit “Erdha, pashe, fitova!” – kështu ndodh kur lexon një libër të mirë me rrëfimet e jetës së një artisti.

Pasi lexova librin me kujtime të Simon Rrotës, bashkë me librin e Karlo Radojës, u mbusha me Shkodrën time të shekullit që shkoi, plot ngjarje e njerëz që, ani pse kurrë ma nuk kthehen, më erdhën aq pranë e nuk do të ikin prej meje kurrsesi. Kësisoj ndodh kur, një piktor i madh dhe një muzikant i njohur, që dinë çfarë është harmonia e ngjyrave dhe e tingujve, dinë njëjtësisht të përbashkojnë atë harmoni edhe me fjalën e shkruar në kujtimet e jetës së tyre me aromë Shkodre.

Filed Under: ESSE Tagged With: arome shkodre, I biri i Karmeles, Kolec Traboini

Aromë Shkodre, pulsim vendlindje buzë oqeanit Atlantik në Florida

July 21, 2017 by dgreca

– Sander Ruci Show – rikthim në vendlindje/
1 LekaNga Lek Gjoka/
1 bukuroshiFare pranë Oqeanit Atlantik në Jacksonville Beach dallgët ndoshta të ardhura nga Evropa ndalin frymën . Në Cypress Records një studion amerikane që rekord dhe publikon muzike të grupeve të ndryshme në Florida dhe me gjere kësaj herë si para disa vitesh kishte frymëmarrje shqiptare . Aktori i humorit shkodran dhe shqiptar “Mjeshtri i Madh ” Sander Ruci pas 12 vitesh në mërgim vendosi që përkohësisht të rikthehet pranë Shkodër loces. Vitet kishin vrapuar aq shpejt në Jacksonville Florida saqë Sandri pa e kuptuar kishte trokitur në portën e pensionit duke u larguar nga udha e punëve normale të jetës dhe nisur një vrapim me të shpejte në fushën e artit dhe të humorit . Dukë i thëne “mirupafshim” dhe jo “lamtumirë” Amerikës Atdheut të dytë për atë dhe ne të gjithë shqiptaro-amerikanet përgatiti një Show për miqtë e tij që sikur edhe aktori e theksoi janë : “Ajka e ajkës së intelektualëve dhe shqiptareve të profesioneve të ndryshme në Jacksonville të cilët i qëndruan pranë në të mirë e në të keq ” .20206265_10155442018867357_1094590080_n Akoma Dielli  nuk  kishte  shkuar për  të  fjetur nga ku pafundësia e blutë e Atlantikut nuk ta lodhte shikimin salla shpërtheu në një këngë për Shkodrën vendlindjen e aktorit Ruci dhe e humorit shqiptar. Të gjithë të pranishmit  shpërthyen në duartrokitje dhe një ndjenjë ëmbëlsie që vetëm Atdheu ta ngjyros fytyrën e shpirtit i përshkoi të gjithë . Përkohësisht të gjithë vetëm trupin e kishim në Florida sepse me ndjenja kishim ndaluar në vendlindje . Malli i mërgimtarët tepër i mërzitur ishte larguar me vrap drejt oqeanit Atlantik . Njëra pas tjetrës aktori Ruci me talentin e tij na argëton dhe teston për herë të pare krijimtarinë e re të Show-it që do ta paraqesë në fillim të vjeshtës për spektatorët e Shkodrës në teatrin “Migjeni” . Përveç parodisë me plot emocione interpreton plot mjeshtëri poezi malli , poezi satirike ku plot sarkazëm dhe ironi ve ne loje veset e gabimet e shqiptarëve në mërgim. Madje në një poezi me tona të forta flet për bashkëjetesën fetare të shqiptarëve edhe në diasporë ku gjaku , gjuha shqipe është ajo që na bashkon të gjithë neve shqiptarëve të Amerikës dhe ironizon disa shqipfolës që nëpërmjet Facebookut shfaqen me tonë urrejtje fetare thjeshte nga urrejtja personale dhe mos pasja e duhur e kulturës dhe tolerancës njerëzore.

Aq shpejt po ikin minutat saqë nuk kuptonim asgjë se jashtë oqeani Atlantik mbuluar me jorganin e dallgëve kishte bërë gjumin e parë .

Shpesh herë në minutat argëtuese vallja shqiptare u be jashtë skenarit pjese e këtij Show sepse shqiptarët e Amerikës prej mallit për muzikën shqiptare prishin çdo lloj protokolli artistik  që në kështu rastesh edhe ja vlen sepse ne fund të fundit çdo show artistik është për të argëtuar spektatorin vlerësuesin kryesor të çdo artisti.

Një surprize e kësaj nate ishte sepse njëri nga personazhet e humorit që aktori Sander Ruci e kishte përdorur edhe ne dy Show organizuar me parë bashkatdhetari i tij shkodrane Hila ishte pjesëmarrës . Bashkëbisedimi artistik i aktorit Ruci me Hilen dhe pyetjet plot humor, sarkazëm dhe ironi për presidentin amerikan Donald Trump ishte një perlë artistike që besoj që do të vlerësohet edhe në shfaqjet që do organizojë në Shqipëri .

 As vete nuk e kuptuam se po vinte mesnata dhe  para se 19 Korriku të largohet për të ardhur pas një viti duhet të uronim aktorin Ruci edhe për 62 vjetorin e lindjes se tij dhe daljes në pension . Sigurisht çdo artist dëshirë të vetme ka ta urojmë për përvjetorë kur ai ka dalë në skenë për herë të parë sepse skena dhe duartrokitjet e spektatorit e rinojnë deri në pavdekësi. Kaloi mesi i natës dhe askush nuk donte të largohet . Sigurisht duke i uruar rrugë të mbarë dhe suksese në jete dhe në Show që do organizojë në Shqipëri dhe të rikthehet përsëri tek shqiptarët në Jacksonville Florida sepse këtu ka një pjesë të jetesës , sepse këtu linden disa nga personazhet e humorit , sepse këtu shijoi edhe ndjenjën me të madhe atë të qytetarit me të lirë të botës demokratike në çastin e betimit për nënshtetësinë amerikane.

Urime të mëtejshme miku im Sander Ruci sepse edhe ti do të ngelesh pjese e pavdekshme e historisë se artit të diasporës shqiptare të Amerikës dhe besoj se megjithëse do të jetosh në vendlindje në Shkodër locen që të bëri aktor dhe *Mjeshtër i madh” besoj së përsëri do të kthehesh të paktën artistikisht për shqiptarët këtu në Florida dhe kudo në diasporën shqiptare të Amerikës.

 Jacksonville Florida

Korrik 2017

Filed Under: Ekonomi Tagged With: arome shkodre, Lek Gjoka, ne Florida

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT