Tre shqiptarë pjesë e Al Kaedës në Turqi? Një pikëpyetje që ngrihet nga autoritetet turke të cilët kanë arrestuar shqiptarët nën akuzën e terrorizmit për sulmin e të enjtes ku humbën jetën dy oficerë turq.Mediat turke që i referohen ministrit të brendshëm Elfkan Ala i cili ka konfirmuar kombësinë e tre terroristëve të arrestuar si përgjegjës për sulmin në rajonin e Nigde Ulukisla të vendit ballkanik. Sipas ministrit dy prej të kërkuarve janë nga Shqipëria dhe një nga Kosova dhe janë të dyshuarit kryesorë si autorë të sulmit terrorist të shënuar nëj ditë më parë në Turqi.
Tre shqiptarët e dyshuar si terroristë sipas autoriteteve turke ndodheshin në një makinë dhe kanë sulmuar forcat ushtarake turke me armë zjarri dhe me bomba në mënyrë të organizuar dhe dyshohet se janë porositur nga Al Kaeda. Si pasojë e këtij sulmi një oficer i ushtrisë dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur.
Mediat turke bëjnë të ditur se cila ka qënë dhe skema e këtij krimi. Njëri nga personat që ndodheshin në makinë kanë qëlluar me automatik dhe granata dore mbi forcat e sigurisë dhe dy të tjerët e kanë mbështetur veprimin e tij. Sipas ministrit të brendshëm turk 18 vjeçarët me inicialet E.S dhe E.A nga Shqipëria dhe Ç.R nga Kosova 23 vjeç dyshohet se janë pjesë e celulës terroriste të lidhura me Al Kaeda-s, e quajtur ISID.
Bëhet e ditur gjithashtu se Policia ka gjetur si prova materiale disa municione ushtarake 7 bomba dore, 3 kallashnikov, 3 pistoleta dhe 2 thika ushtrie dhe disa armë të tjera, ndërsa vijojnë kërkimet me helikopterë për arrestimin e autorit të fundit të krimit.
Mësohet gjithashtu se 3 shqiptarët kishin rrëmbyer dhe një kamion shoferin e të cilit e kishin vrarë dhe me mjetin në fjalë kanë tentuar të largohen. Mes 3 shqiptarëve dhe policisë special ka pasur edhe shkëmbim zjarri në momentin e ndjekjes dhe njëri nga sulmuesit është plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka mundur të arratiset, por është arrestuar mëngjesin e sotëm.
Kjo është hera e parë që shtetas shqiptarë nga Shqipëria apo nga Kosova akuzohen për akte terrosite ndëkombëtare dhe për pjesmarrje në organizata të varura direkt nga al kaeda. Dyshohet se 3 të rinjtë duke pasur parasysh edhe moshën e tyre janë rekrutuar nga grupi nëpërmjet lidhjeve të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë dhe I kanë përgatitur për disa kohë për të kryer sulme të tilla terroriste në Turqi.
SAMI says
NËKTO RASTE VET SHTETI DUHET ME MAR MASA URGJENTE DHE MEI DENUE REPSISHT SE KI RAST EDEGRADON KOMBIN SHQIPTAR PËR INTERESA JO STABILE EDHEGRADON GJITH POLITIKEN E KOMBIT SHQIPTA SE KTO GRUPE TËVET QUJTURA [ LUFTARE PËR çDO ANKANDI ]JURIDIKSIJONI I KOMBIT DUHET URGENTISHT MEI XHDUKUR NJIHER E GJITHMON SE JAN ANTI KOMBTARE.