Shkreli u arrestua me akuzen per rritje çmimesh të ilaçeve, mashtrimi i sigurimit të pacientëve.32-vjeçari i dyshuar për plaçkitje të ilaçit “Retrophin” për të paguar borxhet/
Beqir SINA New York City/
NEW YOTK CITY : Martin Shkreli, një CEO, i kosideruar si shqiptari më i urryer në SHBA, përr rritjen e çmimit të ilaçit që kuronte Sidën – AIDS , deri çmimin stratosferik të një pilulë që mbron pacientët nga sëmundje të tilla si edhe ajo e kancerit dhe AIDS, është arrestuar, mbrëm pas mesnate në shtëpinë e tij në Nju Jork.
Simbas autoritetve amerikane dhe një raporti të policisë thuhet se Shkreli është arrestuar me akuzen rritje çmimesh të ilaçeve, mashtrimi i sigurimit të pacientëve.
32-vjeçari shqiptar në SHBA, është i dyshuar për plaçkitje të ilaçit “Retrophin” për të paguar borxhet e tij thuhet në akuzë.
Martin Shkreli, sipërmarrësi i një kompanie farmaceutike, i bërë shumë i urryer si pasojë e skandalit të rritjes së çmimit të pilulës, e cila është simbas mjekeve për të shpëtuar jetën nga të smurët me SIDA dhe kancer me çmimin më shumë se 5.000% nga ai i tregut u arrestua për mashtrim të letrave me vlerë, sipas raporteve.
Martin Shkreli, CEO i Turing Pharma i cili bleu një lloj albumi Wu Tang-së për tëcilin tha se pagoi 2 milion dollar në fillim të këtij muaji, është marrë në paraburgim të FBI-së të enjten herët në mes të një hetimi federal lidhur me ish-kompanitë e tij.
Ndërsa të njohur për punën e tij në krye të kompanisë farmaceutike, thanë se akuza ndaj Shkrelit për mashtrim vjen nga puna e tij të mëparshme, si njeriu kryesor në firmën Biotech dhe një fond rreth ilaçit “Retrophin”
Prokurorët pretendojnë se 32-vjeçari në mënyrë të paligjshme mori përqindjen e lartë të aksioneve nga Retrophin Inc, një kompani bioteknologjike të cilën ai themeloi në vitin 2011, njoftoi Bloomberg.
Ai pastaj dyshohet se përdori fondet Swiped për të paguar borxhet nga fondi i tij i dështuar, në kompaninë MSMB Capital Management.
Shkreli u akuzua në fillim të këtij viti, pasi kompania Turing Farmaceutikë ngriti çmimin e Daraprim për 13 dollar amerikan për tabletë në 750 dollar. Daraprim është një medikament 62-vjeçar që lufton të gjitha sëmundjet e rrezikshme për jetën dhe mbron pacientët e kancerit dhe AIDS –
Pilula kushton rreth 1 dollar për ta prodhuar thonë specialistët e farmacuetikës.
Më parë këtë muaj, “bro Pharma”, duke ja hedhur gjithë fajin 32 vjeçarit shqiptar dhe “hequr” nga vetja fajin, tha se ai (Martin Shkreli )dëshironte të ngritnte çmimin edhe më shumë, dhe kjo nuk ishte në planet e kompanisë.
“Unë mund të kemë ngritur atë çmim pilule më lartë se sa duhej dhe ky çmim bëri më shumë fitime për aksionerët tanë, e cila është detyra ime parësore”, tha ai. Por, :”Askush nuk dëshiron të thotë atë, askush nuk është krenar për këtë, por kjo është një shoqëri kapitaliste, sistemi kapitalist dhe rregullat kapitaliste, dhe investitorët e mi presin nga unë për të maksimizuar fitimet.”