Kërkim vlerash/
Astrit Lulushi/
Varfëria në mendje zë pritë,/
mjerimin në nevojë pret,/
si në një stacion qëndror /
ose në shtëpi, /
në shtrat me njerëz mbi kokë,/
disa me virtyttë tjerë të shtirur/
ose dembelë./
Në rrezet e lira të diellit
ose në burimet e thjeshta të hijes
me rrënjë dhe lule,
aty ku me dorë
shkulen nga mendjet
pasionet njerëzore
që çelin virtyte,
natyra prishet dhe
zemra bëhet gur,
njeriu s’njeh as gëzim, as pikëllim,
por ndjen vetëm forcën false
pasivitetin aktiv,
që brohoret mediokritetin
dhe i bën mendjet servile.
Virtytet avancojnë
me veprime të tepërta
me akte të guximshme
maturi të gjithanshme
madhështi të padukëshme,
dhe me atë virtyt heroik,
për të cilin lashtësia
nuk ka lënë emër,
por vetëm modele;
kthehu te qeliza e përgjumur,
zgjoje, gjallëroje atë
dhe kur të ndriçosh veten,
mëso se cilat janë ato vlera….