2020- VITI I AT GJERGJ FISHTES/
-8o VJET- 1940 – 2020- AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR!
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)/
Vllazen e Motra Shqiptarë!Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit. Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni… Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:
“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”
Melbourne, 20 Nandor 2019.
Me respekt, Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
POETI ZEQIR LUSHAJ
“STAFETA E POETEVE”
PO T’ IA HEQIM
-Për të Dy Gjergjët-
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua- pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…, shkrihet në gas!
…!
Po t’ia heqim,
Gjergjit të Parë,*
Gjakun e krenave ,
Nga Shpata,
Po t’ia heqim ,
Gjergjit të Dytë, *
Zjarrin antishovenist,
Nga Penda,
Të gjithë mbesim,
Golare kungulli,
(E tharë nga dielli),
…Pa kurrgja brënda !
…!
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua-pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…,shkrihet në gas !
*Gjergji i Parë – Gjergj Kastrioti Skenderbeu *Gjergji i Dytë – At Gjergj Fishta O.F.M.
SA HERË LEXOJ FISHTËN
Sa herë lexoj Fishtën,
Më e madhe më duket Malësia,
Më të rrepta,
Shpata dhe Huta .
Penda e Tij,
Simfoni kreshnikësh,
E re dhe e lashtë,
Sa vet Lahuta!
Shenim F.Radovani: Botohen pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Dy poezitë z. Lushaj janë nxjerr nga libri i Tij poetik me titull
“LISI I SHKRUAR”, pikrisht nga Cikli nr.5 i këtij libri i titulluem :
“NJEREZ QË, (MË DUKET SE) I KAM NJOHUR, botue nga KRISTALINA KH, Tiranë 2009.
Melbourne, 3 Korrik 2020.