Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, priti te enjten në ambientet e komunës, At Nikollë Markun nga Shqipëria, i cili njihet si mbrojtës kishës kombëtare shqipëtare dhe kundërshtar i rreptë i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos i cili konsiderohet si një pro grek, që punon për interesat e Greqisë.
At Nikollë Marku në këtë takim ishte i shoqëruar nga intelektualë dhe veprimtarë të çështjes shqipëtare si Mahmut Skenderi i cili jeton dhe vepron në SHBA, SHpëtim Pollozhani, Irfan Vlashi, Sejdin Lloga etj.
“Kam ardhur në Maqedoni për herë të parë në vitin 1992, e kujtoj që atëherë ishte situatë krejtë ndryshe nga kjo e sotmja. Jam shumë i lumtur që sot ju shoh ju si një djal i ri dhe me vizion që po udhëhiqni këtë qytet shqipëtar, sinqerisht ju uroj një punë të mbarë në rrugën që keni nisur për mbrojtjen e interesit shqipëtar. Shqipëria fatkeqsisht po kalon periudhë të vështirë. Qeveria jonë ka rënë preh e shovenizmit grek i cili përdor gjitha metodat për të aneksuar jugun e Shqipërisë. Rinia jonë e veshur me petkun e lakuriqësisë po devijon plotësisht nga rruga e drejtë kombëtare. Akadimitë tona të shkencave janë krejtësisht jashtë funksionit. Megjithatë ne si popull gjithmonë e kemi pasur vështirë në hitorinë tonë, prandaj duhet të bashkohemi për të shpresuar për ditë më të bukura ashtu si ju shqiptarët e Maqedonisë edhe ne në Shqipëri dhe kudo tjetër“, tha At Nikoll Marku në takimin me kryetarin Sela.
Ziadin Sela shprehu respektin e tij ndaj At Nikollë Marku për guximin dhe punën që po bën ky i fundit për të mbrojtur interesin shqipëtar.
“Ka ardhur koha ti themi gjërat ashtu siç janë. Ju jeni një rast që duhet marrë shembull nga të gjithë shqipëtarët kudo që janë. Unë e vlersoj punën tuaj për mbrojtjen e identitetit të pastër shqipëtar të kishës ortodokse që e kemi trashëgimi nga i madhi Fan Noli. Mbështetja jonë është e plotë, ju e keni derën e hapur gjithmonë në Strugë, ndërsa së shpejti do të vijmë tju vizitojmë edhe në Shqipëri“, tha Sela.
Ziadin Sela mysafirëve ju dhuroi nga një dhuratë simbolike nga komuna e Strugës ndërsa më pas të gjithë morën pjesë në mbrëmjen artistike kushtuar z.Lebit Murtishi që u zhvillua në pallatin e Kulturës në Strugë.
Skënder Karaçica,Çikago says
Profili si intelektual dhe qytetari i parë (kryetari i Strugës),dr.Ziadin Sela,duhet të jetë shembull për pushtetin lokal në Maqedoni(me shumicën shqiptare)që kanë taban të fortë kombëtar!Ju përshëndes nga Çikago(SHBA)dhe të fala Atdheut!