Kreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Mësohet se për kurimin e tij nevojiten të ardhura të shumta, të cilat familjarët e tij nuk i dipsonojnë.Ndaj dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të afërm dhe miq të tij bëjnë apel për ta ndihmuar At Nikolla Markun.’Shqiptarë! At Nikolla Markut i nevojitet ndihma jonë. Mëkëmbja e shëndetit të rënduar do ia mundësonte At Nikollës që ai sërish të kryejë obligimet e tij baritore, shpirtërore dhe atdhetare ndaj trashëgimisë kulturore të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare. Prandaj sot, Ju bijtë dhe bijat besnike ndaj Flamurit të Skënderbeut, jeni të ftuar që mesa të keni mundësi të ndihmoni Mburojën e Kishës Orthodokse Shqiptare kundër invadimit greko-serb. Ndihmën tuaj mund ta drejtoni te: CREDINS bank, Elbasan, SËIFT i bankes Credins : CDISAL TRXXX AL 9121231076 0000 0000 0039 2601,’’ thuhet në njoftim. Shumë qytetarë dhe njerëz publikë i janë bashkuar thirrjes për të ndihmuar At Nikolla Markun, ndërsa shprehen se gëzojnë një respekt dhe vlerësim të madh për figurën e tij. ‘’Në gjithë këto kohë kam vëzhguar mjaft nga njerzit publikë që kemi në Shqipëri dhe sipas meje i vetmi që kam parë të elektrizojë dhe të marrë një simpati nga të gjithë në sallë, ka qenë At Nikolla Marku. Atë energji të mirë që krijon At Nikolla Marku nuk e krijonte as ish km.i fundit që kemi pasur për të cilin thoshin se “eksitonte edhe fetusin në bark”…. At Nikolla Marku nuk është mirë me shëndet, ka nevojë për ndihmën tonë! Do t’ju lutesha të bënim diçka për të…,’’ shkruan sociologia dhe pedagogia e njohur Entela Binjaku…
Adili says
Per ruajtjen e shendetit te At Nikolla Marku duhet ndihmuar te gjithe shqiptaret, kudo qe jane. Ky eshte Noli yne i dyte, qe me tere qenien e tij i eshte perkushtuar ceshtjes kombetare dhe ruajtjes se autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare. Dhe vetem Zoti e ka ruajte deri me tash nga rreziku i likuidimit nga langojte e KO greke.
Prandaj, mos kurseni, por ndihmonie At Nikolla Marku, se na duhet si drita e diellit.