Vështrim libri: “Gjaku i Lirisë” të prof.Bajram Kurti/
Shkruan: Avdi Ibrahimi/
Luftëratt e popullit tonë për liri e ribashkim kombëtarë ishin të rrepta e të përgjakshme, pasi që lufta, veprimtaria, qëndresa e heroizmi, kishin të bënin me palën kundërshtare me forca të mëdha e të stërvitura ushtarakisht me një arsenal armësh të lojlojta. E në rrjedhën e këtyre sakrificave heronjtë e ditëve tona luajtën një rol shumë aktiv për t,i treguar popullit tone të robëruar shtigjet më të përshtatshme kah çlirimi e bashkimi kombëtar.Të tilla ishin edhe ngjarjet e viteve 1981-1995, të cilat lane gjurmë aq të thella të masata e gjëra popullore, te të cilat ngjallën një interes për jetën shoqërore të përbashkët në hapsirën mbarëshqiptare.Disa tabllo të këtyre ngjarjeve në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” na i sjell penda e shkëlqyer e prof. Bajram Kurtit, tabllo ngjarjësh këto që pasqyrojnë bindshëm, virtytin, moralin, beesën e heroizmin e heronjëve dhe heroinave tona, në të bëmat e të cilave, populli ynë liridashës e pa vetveten në fuqin e pashterruar popullore për t,u bërë ballë pushtuesve. Sa prej këtyre heronjëve e heroinave u përballuan turturave më të tmerrshme e mëçnjerëzore të famkeqës UDB që ushtruan në trupat e këtyre trimave të qëndrueshëm, si: Rexhep Mala,Zija Shemsiu, dhe plotë të tjerë… Ata ishin personalitete të formuara, guximtarë të pashoqë, tolerues kundrejt gabimeve brendapërbrenda shoqërore, këshillues të mire ndaj shokëve guximtarë, sepse çdo vepër e mire duhet të ketë edhe përfundimin e mire e frytëdhënës në dobi të kauzës kombëtare.
Nuhi, Berisha, Afrim Zhitia, Fadil Vata, tre vëllezërit Badallaj, Naser Hajrizi, Sami rama, Mentor Tolaj, Sherif Frangu e ndonjë tjetër të këtij libri të prof. Bajram Kurtit… simbolizojnë tipin e të riut guximtar. Ndonëse fare të rinj i rrëmbeu shkëndijë e lirisë, duke krijuar kështu pavdekësinë në këtë moshë fare të re treguan zjarrin luftarak dhe fuqinë rinore të përfaqësuesve të tyre…Motrat, vëllezërit, prindërit e nënat shqiptare si përherë qëndruan stoike.
Edhe pse në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” të prof. Kurtit, nuk bëhet fjalë për nënë Ajshen, e cila është shembulli i gjallë për të gjitha nënat, ajo edhe pse e moshuar është një figure përplot autoritet si për vetë bijtë e saj ashtu edhe për rrethin më të gjërë. Me mençurinë e urtësinë, ajo ia del në krye ta jetësojë amanetin e dhënë Jusufit se do të tymojë oxhaku i vëllezërve Gërvalla në Dubovik. Se zemra e kësaj nëne ka një eksperiencë të madhe jetësore e qëndrese. Nëna të tilla rriti vetëm nëna SHQIPËRI.
Në Ballkanin e trazuar, pikërisht në trojet shqiptare zhvillohen ngjarje të mëdha. E pushka gjithnjë ishte mjet kushtrimi për të qëruar hesapet me zaptuesit barbarë.
Në këto përleshje me armiqtë e shumtë të popullit shqiptar, do të triumfojë e drejta për liri. Natyrisht që do të pësojnë forcat e errata reaksionare e kolaboracioniste, sepse, “Zullumi këputët prej së trashi” thotë urtia popullore. Se forca e vërtetë nuk qëndron tek armët e soldateskës serbe, e as të shqipfolësit koleboracionistë, porn ë popull në masat e gjëra. Vetëm në këto masa duhet besuar fuqishëm, sepse këto janë forca të pamposhtuar dhe të pavdekshme siç janë heronjtë e heroinat nga”Gjaki i Lirisë” që më zërin e tyre na porositin se i pari është Mëmëdheu. Partitë, shoqatat mund të veprojnë mire vetëm në Atdheun e lire.
Stoicizmi krenaria dhe mospërkulja e këtyre figurave të shndritshme të bënë për vete. Pikërisht te kjo qëndresë e ka burimin, ai himn për liri, që tingëllon e ushëton në vëllimin e pare të librit “Gjaku i Lirisë” është gjaku që kurrë nuk harrohet e nuk falet.
P.S. Botuar në Gazeta e pavarur “Fjala Jonë” Dhjetor 1996.Nr.15-96. Shpresoj se nuk e ka humbur ende aktualitetin ky shkrim, pasi prof.Bajram Kurti, ka ndërruar jetë vite më pare duke na lënë një thesar të çmuar të librit “Gjaku i Lirisë” I-XVI, vëllime, e disa libra tjerë monografik që përbëjnë, mijëra faqe libri. Poashtu vite më pare ka ndërruar jetë edhe Nëna jonë shqiptare Ajshe Gërvalla. Pushofshin në amshim prof. Bajrami dhe nëna Ajshe!
Foto: Libri i Prof. Bajram Kurtit “Gjaku i Lirisë”