Tregim nga Makensen BUNGO/Nju Jork/
Xha Sulua bashkë me të shoqen dhe të birin kishin hyrë në Amerikë pa ndonjë shqetësim, mbasi ishte shkoqur Diktatura komuniste në vendn tonë, sepse babai i atij vite më parë kishte punuar atje për një kohë të gjatë dhe kishte përfituar nënshtetësinë amerikane.
Xha Sulua në fillim nuk kishte dashur të largohej nga Shqipëria. Ai kishte menduar, që tranzicioni nuk do të sgjaste shumë dhe gjendja në Shqipëri do të përmirësohej. Por tranzicioni po vazhdonte dhe ndonjë shpresë përmirësimi nuk po dukej. Edhe i biri e nxiste gjithëmonë për t’u larguar. Së fundi i ishte mbushur mendja edhe atij.Kishte marrë pashaportën amerikane të babait dhe ishte paraqitur në Ambasadën amerikane dhe bazë këtyre fituan të drejtën të hynin në Amerikë. Mbas disa ditësh i hypën aeroplanit dhe mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim vuajtën ca, se fillimi gjithëmonë është i vështirë, por shpejt i biri filloi të punojë në një firmë në zanatin e tij si mekanik dhe atyre të dyve, burrë e grua, si të moshuar, që ishin, shteti amerikan u lidhën një ndihmë shoqërore. Dhe shperjt filluan të bëjnë një jetë të mirë.
I biri mbas një kohe të shkurtër i vuri vetes detyrë, që të ecte përpara. Ai ishte i guximshëm dhe me guxim njeriu mbërrinë aty, ku synon. Dhe filloi të bëjë edhe dy punë në ditë. Lodhej, për t’u lodhur, por edhe fitonte mirë dhe mbas një kohe u bë pronar i një faktorije të vogël dhe atje puna i shkoi mbarë.
Xha Sulua cdo ditë, herë vetëm , herë me të shoqen,dilte rrugëve të qytetit dhe vështronte madhështinë e Amerikës : ndërtesat madhështore, rrugët e gjëra,makinat e shumta, supermarketet, reklamat me ngjyra verbuese dhe njerëzit, që shpejtonin për të kryer punët e tyre.
Herë, herë, kur dilte me të shoqen dhe shikonin gjithë atë madhështi të Amerikës, i thoshte të shoqes, se ajo nuk kishte dashur të shkonte në Amerikë:-E, moj grua, e shikon Amerikën, që s’deshe të vije!
Mbas disa ditësh që kishin shkuar në Amerikë, Xha Sulua mësoi se, aty afër shtëpisë së tytre ishte një klub i hapur nga një shqiptar. Vajti dhe e pa.Në atë klub kishte vetëm shqiptar.Pinin kafe ose caj , bisedonin, luanin me letra, me domino dhe tavull. I pëlqeu dhe që nga ajo ditë u bë një frekuentues i rregullt i atij klubi.
Kur gjente ndonjë të moshuar, shkonte e ulej pranë atij, këmbenin ndonjë cigare dhe bisedonin për ngjarjet në Shqipëri,për punët e djemve të tyre, për hallet e shtëpisë e për punët,që kishin bërë në Atdhe.Kur nuk gjente ndonjë të moshuar, ulej në karrike , porosiste kafenë,nxirrte paketën, merrte një cigare , e ndiste dhe e thithte tymin ngadalë dhe në heshtje. Me që nuk kishte njeri me të cilin të bisedonte , kujtonte ngjarje të ndryshme, që kishte jetuar vetë në Shqipëri dhe shpesh herë edhe fliste me vete.Kur gjente gazetën në gjuhën shqipe,që botohet atje, shkonte dhe e merrte, nxirrte syzet dhe e lexonte. Se Shqipërinë nuk e harroi kurrë dhe të afërmit dhe shokët e tij i kujtonte gjithënjë.
Një ditë si kishte kaluar një kohë në Amerikë, në klub hyri një djalë dhe vështroi rreth e rrotull. Ishte gati tridhjetë vjec, me një trup të gjatë, me flokë të zes, por me fytyrë të venitur. Ai sa e pa xha Sulon, u gëzua, fytyra iu cel dhe sytë i ndritën.U drejtua nga nga ai, iu afrua dhe e përshëndeti. Xha Sulua nuk e njohu dhe e shikoi për disa caste me vemendje. Djali e kupotoi se ai nuk e njohu dhe i tha emrin e tij dhe të babait.Atëherë xha Sulua mësoi , se cili ishte dhe i buzëqeshi.
Ai ishte djali i një miku të tij, me të cilin kishte bërë tok ushtrinë në një repart pune dhe më vonë si xha Sulua ashtu edhe babai i këtij djali e kishin forcuar miqësinë midis tyre dhe i ishin gjetur njëri tjetrit si në ditë të mira ashtu edhe në të vështira. Xha Sulua u gëzua, që takoi djalin e një miku, i zgjati dorën,u përshëndetën dhe e ftoi të ulej. Pastaj porositi kemerierin , që të sillte një kafe. Djali, si me turp, tha, se nuk e pinte kafenë. Atëherë xha Sulua porositi një caj.Pastaj ata të dy filluan të bisedojnë me njëri tjetrin. Së pari xha Sulua e pyeti për njerzit e shtëpisë.
-Vetëm babai dhe nëna kanë mbetur tani në fshat,- iu përgigj djali . -Vëllai i madh, si e di, është në Gjermani që nga koha,që u hapën ambasadat, vëllai tjetër ka shkuar në Greqi dhe motra bashkë me të shoqin jetojnë në Itali .
-Paskan ikur të gjithë,-tha i helmuar xha Sulua.
-Kanë ikur, xha Sulo, kanë ikur. Kanë ikur të gjithë. Rrallë sheh ndonjë të ri në fshat. Edhe burrat kanë ikur. Vetëm pleqtë kanë mbetur në fshat. Vetëm ata duken tani nëpër fshatra, si të harruar nga njerzit dhe nga vdekja.
Xha Sulos i erdhi shumë keq dhe tha ngadalë:-Muarën udhët e botës djemtë tanë!I muarën nga ky i shktretë tranzicion, që nuk po mbaron,por po e shkatarron fare atë vend!
Xha Sulua psherëtiti. Psherëtiti edhe djali i mikut të tij .Pastaj për një kohë të gjatë heshtën të dy, edhe xha Sulua , edhe djali i mikut.Xha Sulua heshti mendueshëm, ndërsa djali i mikut heshti , se shikoi fytyrën e xha Sulos , që kishte filluar të bëhej me blana të errta.
Pas pak xha Sulua e pyeti:-Po ti, si erdhe këtu, me llotari ?
-Jo, xha Sulo, bleva një pashaportë fallso .
-Sa,-e bleve ?
Djali tundi kokën me hidhërim dhe iu përgjigj: -Shtrenjt, xha Sulo, shtrenjt, Vetëm që të ikja prej andej.
Xha Sulos i erdhi keq për fjalët, që i tha ai djalë dhe, duke tundur kokën, i tha :-Mos i thuaj këto fjalë, djali i xhaxhait ! Ai është vendi i yt.
Djali e kuptoi dëshpërimin e xha Sulos, por me gjithë ate vazhdoi :-Ashtu është , xha Sulo, ashtu është. Është Atdheu ynë, është Shqipëria e jonë, por c’të bëjmë? Nuk jetohet më atje.Vetëm vrasje, varfëri, prostitucion dhe drogë ka atje. U harrua nderi dhe burrëria. Rrëmbejnë fëmijë të vegjël në rrugë dhe i shesin në shtete të ndryshëm për t’i birësuar. Gënjejnë vajza, se do të martohen me ato. i nxjerrin jasht shtetit dhe i detyrojnë të bëhen prostituta.
Ndaloi, mori frymë dhe vazhdoi:- Dhe me pronat po bëhet e c’po bëhet , o xha Sulo! Bjeri, t’i biem!Kush mund të vjedhë më shumë !Me vendime pronësije të gënjeshtra nga hipotekat dhe me vendime gjyqesh të paguara janë bërë pronarë ata, që nuk kishin as një copë tokë për varr. Dhe nuk ka ditë, që të mos vriten për pronat sot në vendin tonë!
Dhe vështroi xha Sulon. Ai ndëgjonte djalin e mikut të tij me vemendje të madhe dhe dukej si i ngrirë, për ato që po dëgjonte.Djali vazhdoi:
-Unë nuk e di, se si do t’i vejë halli atij vendi.Por sot Shqipëria po bëhet cdo ditë e më keq. S’ka qenë kurrë ndonjë herë si është sot ai vend. Zoti e ndihmoftë! Xha Sulua ra në mendime për gjendjen e vajtueshme Shqipërisë në atë tranzicion të egër.
E plagosën shpirtërisht ato që i tha djali i mikut të tij, kujtoi ato, që kishte parë e kishte ndëgjuar kur ishte vetë në Shqipëri edhe solli ndër mend edhe ato, që kishte lexuar në gazetën që dilte në gjuhën shqipe atje dhe parafytyroi ato që shikonte pothuaj cdo natë në një stacion televzivë në gjuhën shqipe, që e kishin ngritur dy djem aty dhe mendoi se Shqipëria e shkretë po rrokullisej gjithënjë e më shumë drejtë një humnere të frikëshme.
Vështroi djalin e mikut të tij , mori frymë me vështirësi , tundi kokën , sgjati dorën , mori një cigare nga paketa , e ndezi dhe e thithi duhanin disa herë në heshtje duke kujtuar , menduar dhe parashikuar për të ardhëmen e Shqipërisë.
Në këtë kohë ra një heshtje e trishtueshme dhe efrikëshme midis atyre të dyve, njëri i moshuar i llahtarisur dhe tjetri i ri i gënjyer. Mbas një kohe të gjatë xha Sulua pa e mbaruar cigaren, e shoi dhe, për të ndërruar bisedën, ngadalë e pyeti djalin e mikut : -Ti vuajte shumë për të ardhur këtu ?
-Shumë , xha Sulo! Me frikë në zemër dhe me gjak të ngrirë nga një shtet në tjetrin , se mos më diktonin.
Xha Sulos i erdhi keq për ate dhe, duke shtërnguar të dyja duarët tok grusht tha , sa u ndëgjua : – I shkreti djalë!
Ai shtërngim duarësh në ato caste para atij djali shorrehte një urrejtje , që ai më parë nuk e kishte ushqyer kurrë n ë vetvete . . .
Pastaj mendueshëm , tundi kokën, mori frymë me vëshshtirësi , shikoi djalin e mikut dhe e pyeti i inatosur:-Po ata politikanët c’bëjnë atje në Shqipëri?
Djali tundi kokën dhe me ironi fë hollë dhe duke psherëtitur iu përgjigj:-Xhaxha , kur të pllakos e liga , duhet guxim dhe trimëri!
Xha Sulua nuk e priste këtë përgigje nga ai djalë , u mendua dhe tha ngadalë:-Po, more bir, po. Ke të drejtë!
Pastaj, pas një kohe të gjatë, e pyeti djalin, në se kishte zënë ndonjë punë. Djali u gëzua, se i erdhi fjala në shteg dhe, si me tur ,iu përgjigj: -Për këtë kam ardhur këtu sot, xha Sulo, që të bisedoj me ju. U kollit dhe vazhdoi:- Më porisiti babai në telefon , që t’ju them, nëse mundet t’më marri djali i juaj në punë në faktorinë e tij. Para dy ditësh vajta vetë tek djali i juaj dhe i thashë, që t’më merrte në punë, por ai nuk pranoi.
Xha Sulua e dëgjoi, por nuk nuk foli. Mbasi u mendua,me një zë të ulët, sa mezi u ndëgjua, e pyeti: -Domethënë , ti je pa punë ?
-Po ! -ia ktheu djali. Kam shumë ditë, që kam ardhur dhe po sorollatem e s’po gjej dot ndonjë punë.
Xha Sulua tundi kokën , u mendua për një kohë të gjatë,përfytyroi të birin, kujtoi porosinë e atij, solli ndër mend kohën, kur kishin kaluar me babanë e atij djali në repartin e punës dhe mireqënein midis atyre dhe i tha:
-Për punë është ca e vështirë.
– E di, -foli ngadalë djali .
Xha Sulua heshti për një kohë fë gjatë, pastaj, duke mos e shkuar ndër sy, i tha ngadalë :
-Me gjithë ate ti duku një herë nesër këndej.
Djali u ngrof nga fjalët e xha Sulos , e falënderoi ate ,ndejti dhe pak, u përshëndet me ate dhe u ngrit e iku. Mbas pak u ngrit edhe xha Sulua, pagoi kamerierin dhe mendueshëm doli jasht dhe mori rrugën për në shtëpi .
Gjatë rrugës mendoi për djalin e mikut të tij.
Në darkë e priti të birin me një hall të madh . Do të bisedonte me ate , që të merrte djalin e mikut në punë, por a do ta merrte, vallë? Ata të dy, atë e birë , kishin maradhënje të mira midis tyre .I biri e respektonte dhe e nderonte si baba, që e kishte, bisedonte shtruar me ate për cdo problem dhe i vlerësonte mendimet e tij. Vetëm për një gjë nuk ishte i një mendje i biri me babanë, i biri nuk donte , që babai t’i ndërhynte në punët e faktorisë.
Kur erdhi i biri në shtëpi, u përshëndet me prindërit e tij, u sorollat nëpër shtëpi për ndonjë gjë dhe shkoi në kuzhinë dhe u ul në një karrike përballë babait dhe ,si zakonisht ,biseduan të dy për ngjarjet e ditës . Mbas një kohe xha Sulua, si me lezet dhe larg e larg, i tha se , kishte takuar me djalin e një miku të tij , që kishte shkuar ato ditë në Amerikë .
– Cilin ? – e pyeti i biri.
Xha Sulua i tha emrin.
– E njoh,- i tha i biri me ngadalë.
Xha Sulua i tregoi, se ishte takuar me ate në klub.Pushoi pak dhe shtoi :
– Më tha, se është pa punë.
-Edhe në Amerikë,-i tha i biri,-është vështirësuar ca tani, që të gjeshë punë lehtë .
Xha Sulua e kishte para syshë porosinë e të birit, që të mois i ndërhynte në punët e faktorisë , por me gjithë ate mendoi, se duhej të ndërhynte. U mendua dhe i tha:
-Është punëtor i mirë ai.
-Unë e njof ate, baba ! -u shpreh i biri.
Babai nuk u tërhoq. Vazhdoi:
-Është rrobaqepës.
-Po e di, more baba , e di,- tha i biri dhe nxorri nga xhepi disa letra të punës dhe filloi t’i lexojë me kujdes.
Në kuzhinë ngadalë ra një heshtje e lehtë dhe në mes të asaj heshtje njëri mendohej për punën e atij djali , ndërsa tjetri lexonte shkresat e punës me vemendje .
Dëgjohej vetëm fërfëritja e letrave , kur i kthente i biri mbasi i lexonte .
Pastaj xha Sulua, mbas një kohe të gjatë, duke u menduar për gjendjen e djalit të mikut , i tha të birit:
– Me babanë e tij kam kryer ushtrinë në një repart pune.
– Ma ke thënë . Dhe keni vuajtur shumë në atë repart gjatë kohës së diktaturës ,-tha i biri pa e ngritur kokën nga letrat.
– Miku i burgut dhe i ushtrisë nuk harrohet kurrë . Ata i lidh një dashuri e heshtur por e madhe- i tha xha Sulua- Kemi qenë gjithë ato vite miq, si vllezër e shkuar vëllezërve ,prandaj duhet ta marrës në punë atë djalë.
I biri ngriti kokën, shikoi të atin dhe i tha prerazi:-Nuk kam mundësi, baba!
Këto fjalë ranë si bombë dhe babait iu duk sikur e plagosën. Mbas këtyre fjalëve nuk foli më njeri, as babai, as i biri . Me këto fjalë i biri kishte thënë cdo gjë dhe babai kishte mësuar gjithëcka.Në kuzhinë ra prap heshtja dhe në këtë heshtje xha Sulua u krodh në mendime të thella tani jo vetëm për djalin e mikut , por edhe për të birin , se nuk po poranonte të merrte ne punë djalin e një miku të tij me të cilin kishte vuajtur në kohën e diktaturës.Tundi kokën disa herë dhe me keqardhje, i tha të birit:-Më duket, se nuk po bisedoj me tim bir.
I biri dëgjoi fjalët e babait,la letrat, ngriti kokën, e shikoi të atin me habi dhe tha:- Baba…! …
Deshi të vazhdoj, por i ati nuk e la . Ai i tha :
-Erdhe në këtë vend të begatë pa asnjë pengesë, vure mall e pasuri dhe tani nuk po pyet për njerzit tuaj. Ai është birë miku, djalë i një miku me të cilin kemi vuajtur tok.
I biri nuk foli. Priti, se cfarë do të shtonte i ati.
Babai vazhdoi :
-Por, a e di ti , se sa ka vuajtur ai djalë për të ardhur deri këtu me një pashaportë fallso, të blerë në tregun e zi? Me cfarë frike e me cfarë tmerri ka udhëtar ai më shumë natën se sa ditën?
-E kam mësuar nga të tjerët, iu përgjigj i biri ngadalë .
Babai e shikoi të birin me keqardhje dhe shtoi më shumë si këshillë, se sa si urdhër:- Po mjerimin e madh, që e ka pllakosur vendin tënd, e di ti ?Po varfërinë e madhe në të cilën e kanë zhytur atë popull të shktretë, e ke mësuar ti ? Po për shpërbërjen e padëgjuar, që kanë pësuar atje të kanë folur ? Të të vijë keq , more bir, për ata njerëz atje në Shqipëri,që nuk dinë se c’ të bëjnë nga ajo gjendje e mjerueshme, në të clilën jetojnë, në atë tranzicion që nuk po mbaron
Mbas këtyre fjalëve i ati heshti dhe në heshtje priti, se c’farë do të thoshte i biri. Por edhe ai heshti. Atëherë, mbasi djali i tij nuk po fliste, me ngadalë i tha :
-Unë po pres, bir!
– Për cfarë ?- pyeti i biri.
-Për atë djalin.
-Nuk kam, si ta ndihmoi,- iu përgjigj i biri .
Dhe heshti pak dhe shtoi:-Se nuk kam punë!
Xha Sulos i erdhi keq nga përgjigjia e të birit dhe u nevrikos . U kollit dhe duke e shkuar të birin me inat, i tha:- Nuk ke punë ti, ë ?!
Dhe duke marrë frymë me vështirësi,përsëriti pyetjen :-Nuk paske punë ti për atë djalë ?!
I biri tani nga toni , që i foli i ati, e kuptoi , që ai ishte inatosur dhe nuk i foli. Babai u mendua, parafytyroi gjendjen e mjeruar të vendit të tij, mendoi djalin e mikut , kujtoi vuajtjet e tij deri sa kishte mbërritur në Amerikë dhe e pyeti të birin :
-Po bukë ke ?
Ai nuk iu përgjigj se nuk e kuptoi, se cfarë donte të thoshte i ati me ato fjalë. Babai tani i nevrikosur vazhdoi:-Jepi bukë atëherë nga buka e jote ! Ndaje bukën tënde për gjyësm me atë! Ndaje ! Se ai mund të mos ketë bukë! Në s’ke punë,atëherë jepi bukë !
I biri dëgjoi fjalët, që tha i ati dhe i habitur e pyeti babanë :-T ‘ i jap bukë ?!
– Po ! – përsëriti i ati, t‘i japësh bukë,!
Tundi kokën me inat dhe ripërsëriti:-Po nuk pate punë, jepi bukë, se bukë ti ke, ndërsa ai mund të mos ketë as bukë dhe as para për të blerë bukë !
I biri sa dëgjoi fjalët e babait, e vështroi ate me vemendje për një kohë të gjatë, pastaj u ngrit dhe qëndroi përpara babait për disa caste, pa e ditur,se cfarë të bënte.Pastaj u kthye nga dritarja, që e kishte mbrapa dhe nëpërmjet asaj pa kopshtin e shtëpisë, ku rrinin me qera, një kopësht i vogël, si ai, që kishin në shtëpinë e tyre në atë fshatin e largët të Shqipërisë së shumëvuajtur. E vështroi për disa caste në një heshtje të madhe.Dhe duke vështruar atë kopësht, iu kujtua Atdheu i tij në atë tranzicion të egër, kur e ëma merrte një grusht miell , e përziente me lakra e gatuante një bukë të vetme për të gjithë njerzit e shtëpisë, një bukë të zezë me më shumë lakra se sa miell.U drodh dhe balli iu mbush me djersë të ftohta. U drithërua.Psherëtiti thellë dhe gjatë.Pastaj iu afrua më pranë dritares, qëndroi pranë asaj dhe hodhi vështrimin larg.
Nuk shikoi asgjë tani përmes asaj dritarje. As pemët e cveshura në mes të kopshtit në atë dimër të egër, as lulishten e shkretë në fund të kopshtit ,as tavolinën me katër karrike në mes të atij kopshti të heshtur.As gjë.
U zhyt në një botë tjetër, të largët, shumë të largët, të mjerë, të varfër, të shkretë, të përgjakur. Dhe mes asaj bote iu kujtuan shokët e tij në fshat, gëzimet e hidhërimet me ata. Midis atyre iu kujtua njëri nga ata,që në kohën e Diktaturës , kishte tentuar të arratisej, por e k ishin vrarë dhe të vdekur e kishin lidhur mbrapa një zetori dhe e kishin tërhekur svarrë nëpër fshat , që të tmerrohej populli . Iu kujtuan demostratat dhe greva e rinisë për të përqafuar lirinë e ëndërruar gjatë atyre dekadave të përgjakura , iu kujtua kur kishte hyrë tok me shokët e tij në ambasadën gjermane , por kishte dalë nga ajo , se kishte menduar , se ku po i linte prindërit e tij vetëm atje në fshat në një varfeëri marramendëse , iu kujtua rrëximi i trupores së diktatorit . Iu kujtua përmbysja e diktaturës dhe gëzimi i popullit ato ditë , Iu kujtuan se si grupe të rinjsh pastaj tentonin të kalonin kufirin nga malet , por i mbulonte dëbora dhe vdisnin nën ate , kujtoi edhe se të tjerë u kishin hypur gomoneve dhe ishin nisur për në vende përtej detit, por i kishin përpirë dallgët dhe kishin përfunduar në fund të detit.
Kujtoi shumë skena të tilla të atyre kohrave dhe nxorri një oh të gjatë . Ishte një dhimbje e madhe për atë vend dhe një urrejtje e heshtur për ata, që i kishin kryer ato krime monstruoze .
Dhe pas atyre kujtimeve i doli para syshë djali i mikut të babait duke blerë pashaportën fallco , rrugëtimin e tij nëpër ato vende të largët dhe të panjohur ,vuajtjet,lodhjen ,frikën, dëshpërimin , urinë , ndjekjet , poshtërimin , që kishte pësuar ai djalë deri sa kishte mbërritur në Amerikë . Pastaj e parafytyroi ate , kur i kishte shkuar në faktori për ta marrë në punë . Kujtoi bisedën , që kishte bërë me ate , psherëtimën e gjatë dhe të thellë , që kishte nxjerrë ai , kur i kishte thënë , se nuk mund ta merrte në punë dhe si ishte larguar pastaj ai nga faktoria, kokëulur , me duar në xhepa dhe i bërë helm.
Ndejti ashtu pranë dritares mes kujtimeve për një kohë të gjatë . Pastaj i ktheu kurrizin dritares , u khye nga i ati , eci ngadalë drejtë atij , qëndroi para babait dhe u ul në karriken , ku kishte qëndruar më parë, i heshtur , kokëulur .
Xha Sulua priti, që i biri t’i thoshte ndonjë fjalë,por ai heshti . Atëherë ai si një baba i dhëmbshur dhe plak i vuajtur, i tha ngadalë :
-Zgjatja krahun dhe jepja dorën atij djali , o birë , se ai është shoku i yt !
Pushoi, mori frymë dhe vazhdoi : – Mbi të gjitha ai është shqiptar, ai është yt vëlla.
Kur ndëgjoi fjalët e fundit të babait, i biri e vështroi ate për një kohë të gjatë. E vështroi edhe i ati. Vështruan njëri tjetrin në heshtje. Pak mbas kësaj heshtje babai e pyeti ngadalë të birin :
-Pse më shikon ?
I biri kokën ulur, iu përgjigj: -Për fjalët, që më the!
Nuk tha më asnjë fjalë tjetër, Heshti. Pastaj, mbas asaj heshtje kuptimplote, ngriti kokën , e shikoi të atin ndër sy, ia kapi të dyja duarët, ia shtërngoi fort dhe i tha:-Thuaji, të vijë nesër në punë *Marrë nga vëllimi ne doreshkrim“ DHIMBJE QË S’ DUHEN HARRUAR “