• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liga e Europes! Austria e Vjenes- F.K Kukesi. Kuksianet kerkojne historine!

July 13, 2016 by Administrator

Liga e Europes!

Austria e Vjenes- F.K Kukesi

Kuksianet kerkojne historine!

 

Pergatiti Albano Kolonjari

F.K Kukesi fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise pasi ka eleminuar ne turin e pare skuadren malazese Rudari, do te luaje sot takimin e pare eleminator te vlevshem per turin e dyte te Liges se Europes. Perballe skuadres tone Kukesi do te jete skuadra e njohur ne arenen Europiane Austria e Vjenes. Takimi i pare do te luhet ne Vjene . Ndeshja e kthimit do te luhet ne Elbasan Arena nje jave me vone. Per te perballuar kundershtarin e forte, Kukesi ka huazuar nga F.K Skenderbeu dy lojtare Lilaj dhe Latifi, por edhe Kukui nga FK Tirana. Jemi për herë të katërt në Europa League dhe kjo është për meritat tona. Sot jemi në Vienë dhe pa paragjykuar vendet ku kemi luajtur, unë shpreh vlerësim maksimal për atë që ka dhënë skuadra. Me këto përfaqësime dinjitoze Kukësi ka ngritur lartë flamurin e tij dhe atë të Shqipërisë”, shprehet zedhendesi i shtypit te FK Kukesit Januz Hallaçi. Tekniku i FK Kukesit Hasan Lika shprehet:”Çdo kundërshtar në Europë është i vështirë dhe Austria padyshim që është një ekip më i fortë se Rudari, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin. Objektivi është ai për t’u kualifikuar dhe synojmë një rezultat pozitiv në këtë takim”. “Ne natyrshëm që na bën punë edhe një barazim me gola apo patjetër fitorja. I kemi studiuar mirë dhe ata janë favoritët, por çdo skuadër siç ka pikat e saj të forta ka dhe pikat e saj të dobëta”.

Filed Under: Sport Tagged With: Austria e Vjenes, Kukesi

Partizani ndalon “yjet” hungarez. Tekniku i kuq “Luajtem si te barabarte”.

July 13, 2016 by Administrator

Liga e Kampioneve

Partizani ndalon “yjet” hungarez. Tekniku i kuq “Luajtem si te barabarte”.

FK Partizani-Ferencvaros 1-1

 

Pergatiti: Albano Kolonjari

FK Partizani nenkampionia e Shqiperise luajti te merkuren ne mbremje ndeshjen e pare te turit te dyte te vlevshem per Ligen e Kampioneve.  Perballe Partizanit ishte kampionia e Hungarise Ferencvaros. Takimi i  pare perfundoi ne barazim 1-1, me gola te shenuar nga Realdo Fili per Partizanin dhe Daniel Bode per Ferencvaros. Partizani luajti si i barabarte perballe kundershtarit te tij hungarez qe kishte ne fushen e lojes 6 futbolliste te cilet jane pjese e Kombetares Hungareze, por edhe lojtare te cilet jane pjese e perfaqesueseve te Austrise, Ekuadorit, etj. Pas nje jave Partizani do te luaje ne Hungari ndeshjen e kthimit. Duke patur parasysh kualitetin e lojtareve te Ferencvaros dhe pesimin e golit ne fushen e saj, kualifikimi i Partizanit per ne turin tjeter eshte veshtiresuar shume. Talenti firak i Partizanit Realdo Fili shenoi golin e tij te pare ne Ligen e Kampioneve dhe te parin per Partizanin pas plot 23 vjetesh ne kete kompeticion.

Realdo Fili
“Për mua ishte e papërshkrueshme, një ndjenjë shumë e veçantë. E kisha imagjinuar si mund të ishte, por ishte shumë herë me bukur, jam shumë i lumtur. Mjafton që topi të futet në portë dhe çdo gol quhet i njëjtë.

Rasti i humbur? Do punoj për këtë, më vjen keq dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar. Është një gabim për të cilin do punoj dhe duhet ta rregulloj, bashkë me ekipin.

Kualifikimi? Në luajmë për të fituar dhe do të përpiqemi me të gjithë forcat tona për të kaluar turin dhe për të vazhduar më te”

 

 

KONFERENCË PËR SHTYP POST CHAMPIONS LEAGUE
ADOLFO SORMANI: PARAQITJA E SKUADRËS MË ENTUZIASMON
Përtej rezultatit të cilin sigurisht do ta konsideroj pozitiv, ajo që më entuziasmoj sonte ishte paraqitja e skuadrës. Ekipi dha maksimumin në fushë duke zbatuar mësë miri të detyrat taktike që i kisha trasmetuar. Nuk dua të veçoj asnjë nga lojtarët , por grupin i cili dhuroj një paraqitje që më ka bindur pas ka luiajtuar I barabartë ndaj një kundërshtari shumë më lart se ne në çdo aspekt . Pikërisht nëse luajmë në këtë mënyrë në grup do të arrijmë edhe rezultat pasi një skuadër fiton në grup dhe jo nga individë. Objektivi kualifikim mbetet ende i hapur por ju siguroj se edhe në Budapest do të synojmë të dhurojmë një ndeshje si kjo e sotmja në “Elbasan Arena” .Jemi në fazën e një projekti të nisur që prej ardhjes time te Partizani dhe skuadra gradualisht po merr formë. E theksoj edhe një herë se sot skuadra ka dhënë shpirtin në fushë dhe kjo është gjëja më positive që kemi marrë nga ky 90 minutësh.

 

KONFERENCE SHTYPI POST CHAMPIONS LEAGUE
TOMAS DOLL TRAINER I FERENCVAROS
Arritëm të mernin një barazim 1 – 1 në përballjen e parë me Partizanin, rezultat të cilin do ta konsideroja pozitiv pasi kemi shënuar gol jasht fushe. Mendoj se ndeshja që do të luajmë në shtëpi do të jetë tjetër lojë dhe jam i bindur se takimi i kthimit do të flas në favorin tonë. Episodin e pësimit të golit do ta konsideroja një gabim fatal të mbrotjes tonë pasi ishte dhe i vetmi moment që Partizani na ndëshkoj , më pas skuadra arriti të reagonte dhe gjetëm barazimin. Për ne ishte pak delikate kjo ndeshje sepse ishte paraqitja e parë zyrtare e jona në këtë sezon gjithsesi kemi një javë përpara dhe besoj se në shtëpi do të jemi më kompetitiv dhe besoj në kualifikimin drejt turit tjetër. , First leg

Partizani – Ferencváros

LINEUPS

Partizani Ferencváros
12
Alban Hoxha (GK) (C)
90
Dénes Dibusz (GK)
3
Renato Arapi
8
Gergő Lovrencsics
5
Gezim Krasniqi
10
András Radó
66
7
Realdo Fili
4785 14
Dominik Nagy
88
10
Idriz Batha
16
Leandro
16
Ylber Ramadani
17
Ádám Pintér
19
Lorenc Trashi
20
Zoltán Gera (C)
22
Labinot Ibrahimi
23
Marco Djuricin
66
27
Agustin Torassa
67 27
Michał Nalepa
23
88
Emilian Vila
82 66
Emir Dilaver
54
99
Renaldo Kalari
77
Cristian Ramirez
64
Substitutes
1
Dashamir Xhika (GK)
55
Levente Jova (GK)
11
Jurgen Bardhi
5
Oliver Hüsing
18
Fabio Hasa
11
Stanislav Šesták
66
20
Dalibor Volaš
85 13
Dániel Böde
6671
36
Sodiq Atanda
82 19
Gábor Gyömbér
45
Caleb Ekuban
67 35
Florian Trinks
88
95
Lauren Ismailaj
97
Roland Varga
Coach
Adolfo Sormani (ITA) Thomas Doll (GER)

Filed Under: Sport Tagged With: ndal, partizani, yjet hungareze

Partizani drejt misionit te pamundur! Te kuqte rikthehen ne Ligen e Kampioneve pas 23 vjetesh.

July 12, 2016 by Administrator

Partizani ne sllovaki

Liga e Kampioneve!

Partizani drejt misionit te pamundur! Te kuqte rikthehen ne Ligen e Kampioneve pas 23 vjetesh.

Nga Albano Kolonjari.

 

FK Partizani do te luaje sot takimin e pare te vlevshem per turin e dyte eliminator te Liges se Kampioneve. Partizani rikthehet ne kete kompeticion pas plot 23 vjetesh. Perballe nenkampioneve te Shqiperise do te jete kampionia e Hungarise Ferencvárosi Torna Club. Nje ndeshje shume e veshtire kjo per te kuqte duke patur parasysh dy fakte. Se pari Partizanit i jane larguar disa lojtare potente ne prag te keasj ndeshje si ish sulmuesi i saj Xhevahir Sukaj, mbrojtesi Ditmar Bicaj, mesfushori Brazilian Filipe Gomez. Nderkohe qe dy futbolliste te tjere pas problemeve qe kane me klubin Arbnor Fejzullahu dhe Mentor Mazrekaj nuk do te jene ne fushen e lojes. Gjithashtu nga drejtimi i Partizanit eshte larguar tekniku Italian Agostinelli. Nga ana tjeter drejtuesit e FK Partizanit ja kane besuar drejtimin e skuadres nje tjeter tekniku Italian Adolfo Sormani, dhe diten e hene 48 ore perpara ndeshjes firmosen me sulmuesin slloven Dalibor Volas. Perballe te kuqve do te jete nje ekip qe ka ne perberje plot 20 futbolliste te cilet kane veshur bluzen e ekipeve perfaqesuese te Hungarise, Polonise, Austrise dhe Sllovakise.

Kundershtari i FK Partizani Albania ne Ligen e Kampioneve ka ne perberje te saj 20 futbolliste te cilet kane veshur apo jane kontigjent i ekipeve Kombetare, te Hungarise, Austrise, Polonise dhe Sllovakise.
1-Mbrojtesi Attila Busai ka luajtur edhe me pare ne Shqiperi. Ai ka luajtur ndeshjen e tij te pare me Kombetaren Hungareze perballe Perfaqesueses tone me 26/09/05: Shqiperi 1-5 Hungari.
2-Ne Shqiperi ka luajtur me pare edhe portieri i dyte Levente Jova. Ai ka mbrojtur porten e Hungarise ne takimin Shqiperi-Hungari 1-2 07/06/13 . Takim ky i vlevshem per perfaqesueset U-21.

ADOLFO SORMANI TRAINER I PARTIZANIT
Shoh impenjim maksimal te lojtarët e mi dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta përgatitur këtë përballje e cila është historike për klubin tonë pasi pas 23 vitesh rikthemi në këtë event si Champions League. Luajm përballë një kundërshtari i cili është shumë më lart se ne në çdo aspekt , por të jeni të bindur që në fushë do të japim maksimumi tonë. Duam që në fund sido që të dali rezultati tifozët tanë të na duartrokasin.
Lojtarët janë 100 % të gatshëm përfshirë dhe Ekuban dhe Volas.

TOMAS DOLL TRAINER I FERENCVAROS
Kemi ardhur për të marr një rezultat pozitiv në Elbasan. Nuk kemi pasur shumë kohë ta përgatisim këtë përballje pasi po studionim prej kohësh Skënderbeun. Vendimi CAS bëri që përball të kemi Partizanin. Jemi përpjekur të marrim të gjithë informacionin e duhur, madje kemi parë dhe ndeshje e parë që Partizani zhvilloj në Europa League. Duam ta zgjidhim kualifikimin që nesër por futbolli ka të papritura ndaj tia a lëmë fushës rezultatin

Filed Under: Sport

Was the best strategy

June 19, 2016 by Administrator

Was the best strategy/

Gianni De Biasi, Albania coach: We wanted to wait for Romania and try to find spaces and attack them. We were expecting a strong start from them but we defended very well, closed the spaces and tried to counterattack. They tried attacking us with midfielder and defenders, and it wasn’t easy to find space. We made some mistakes, but that was the best strategy.(UEFA)

To Albanians who live around the world/

Gianni De Biasi, Albania coach: I’m sure we gave huge joy to the Albanian fans. Not just the Albanians in Albania, but Albanians who live around the world. Wherever we go, we’ve found fans who just want to show support and gratitude for what we do. Today, we got what we could’ve got in the first two games: you need to score to get results. We contained a team that has quality and strength and conceded just two goals in qualifying. We got there with heart and quality. We played with our heads and mental strength. This is what I’d like us to do in every game…

Filed Under: Featured Tagged With: Albania coach:, Gianni De Biasi, Was the best strategy

Flet ish kapiteni Igli Tare:”Shqiperia do te beje nje paraqitje te mire ne France 2016″.

October 13, 2015 by Administrator

Igli Tare Drejtori Sportiv i skuadres se Lacios eshte gjithmone i gatshem te ndjeke Perfaqesuesen e Shqiperise ne cdo takim thote editori Farncesco Lucca./
Intervista e ish kapitenit te Kombetares Shqiptare ne studio SKY Italia e hapet me nje anekdode e cilat lidhet me nje statuje te vjedhur ne Shqiperi ne vitin 1997. “Rastesisht gjate nje nate ne Rome isha per darke tek disa miq dhe mora vesh qe nje statuje ishte vjedhur gjate luftes civile ne vitin 1997. Behej fjale per statujen e Asklepit-. Tashme ajo gjendej ne shtepine e nje koleksionisti Italian qe perpiqej ta rishiste ne Shqiperi. Ai ishte perpjekur per rreth dy vjet pa ia arritur qellimit. Me dukej dicka e cuditeshme. Per kete lajmerova vellane tim te madh Drejtor i Parkut Kombetar nga ku ishte vjedhur kjo statuje. Sapo e degjoi kete histori me tha qe te beja dicka per ta kthyer ne atdhe. Doja te jepja nje shembull per te sensibilizuar opinionin publik dhe e ribleva. Ishte nje gjest simbolik por e bera per te dhene nje kontribut dhe per te kthyer ne atdhe dicka qe na perkiste.”, thote Igli Tare.
Ne kete emission ku ishte i ftuar edhe ish milanisti dhe futbollisti i mirnjohur Italian Costacurta, editoriali Francesco Lucca pyet Igli Taren nese e mban mend 26 gushtin e 2001 takimin Breshia Milan ? Tare pergjigjet me shaka :”Bente shume ftohte! Costacurta ishte i pranishem”. Pas ketij pohimi Costacurta merr fjalen duke buzeqeshur dhe thote:”Tare me beri dy gola. Gjithashtu mora edhe karton te verdhe. Duhej ta hiqnim qafe per ta ndalur”.
Si po e perjeton Shqiperia kete moment?
Ndeshja me Serbine kishte brenda shume emocion dhe shume histori. Kjo eshte dicka qe e ve skuadren nen presion. Lojtaret e dinin qe nuk mund te humbisnin, por per fat te keq luajten pa deshire dhe te shtypur nga ky presion”.
Cana eshte lideri i Perfaqesueses. Si ka mundesi qe nuk shkelqeu ne Itali?
Pati shume probleme fizike te cilat e kushtezuan. Gjithmone ka qene nje lider si tani me Nante. Ne qofte se i jepet mundesia luan mire. Lacio ka shume lojtare te mire dhe pati veshtiresi, por megjithate ishte nje lojtar shume pozitiv dhe ne cdo moment kur ju dha mundesia u perpoq te jepte maksimumin.”
De Biasi te Lacio?
Sinqerisht jo. Edhe sepse nga ajo qe kam degjuar do te zgjase kontraten me Shqiperine. E admiroj shume. Ka arritur shume me Shqiperine.  Eshte personalitet ne futbollin Italian dhe po shkruan historine shqiptare.
Tare tranjer i Shqiperise?
Me eshte propozuar nga federata por refuzova. Jam njeri i futbollit dhe nuk me pelqen te bej keto role. Gjithsesi jam tifoz i Perfaqesueses Shqiptare.  Une do ta mare ne konsiderate kete mundesi por pas disa vitesh. De Biasi ka akoma per ti dhene skuadres. Eshte nje skuader e re qe ne vitet e ardheshme mund te eci perpara.
Kualifikimi ?
Ishte endra e nje populli. Me preku moment i kualifikimit. Do te doja te isha 15 vjet me i ri. E merituan fitoren . I kam derguar mesazh te gjitheve. De Biasit, Tramezzanit dhe Berishes. Jam krenar. Ne Shqiperi jane te cmendur pas futbollit. Nje rezultat gjithmone i enderuar dhe i realizuar fale punes te jashtezakonshme te De Biasit.
Sekreti?
Ky ishte nje grup i konsoliduar. Nje pune 3-4 vjecare. De Biasi e di mire qe ka nje skuader te re me nje shpirt te madh. Jane te gjithe luane qe luajne per atdheun e tyre. Ata e dine qe kane nje popull qe ii mbeshtet. Nuk ka shume cilesi teknike, por kompaktesia eshte arma e tyre me e mire dhe luftojne nga minuta e pare tek e fundit me nje pressing te vazhdueshme. Sume njerez nuk kishin besim ne fillim, por De biasi Po.
E ardhmja? Shqiperia do te beje nje paraqitje te mire ne France 2016. Ajo eshte rritur nga grupi dhe sidomos ata do te kene mbeshtetje e mijra shqiptarve qe jetojne aty. Ekipet e tjera nuk jane per tu nenvleresuar. Kombet e vogla jane rritur shume ne nje organizate te madhe. Pergatiti:Albano Kolonjari.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Igli tare, mire, ne France, shqiperia do te paraqitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT