• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot luhen dy “finalet” e vogla. Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja.

May 15, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Kater skuadra Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja do te luajne  sot 90 minuta per “jete a vdekje”. Ne fund te ketyre takimeve do te percaktohen dy skuadrat qe do te luajne sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore.
Grupi A.
Pas 26 javesh Terbuni Puke udheheq grupin A me 66 pike i ndjekur nga Beselidhja Lezhe me 65 pike.  Per teknikun e Terbunit Elvis Plori:”skuadra eshte gati per takimin qe percakton edhe fatin e sezonit”. Plori ka kerkuar nga futbollistet qe te jene te kujdeseshem dhe te qete gjate gjithe 90 minutave. Puka eshte pregatitur te festoje nje nga ngjarjet me te medha ne historine sportive te ketij qyteti. Nje fitore apo edhe barazim ne kete takim do te bente qe pukjanet te preknin historine duke luajtur per here te pare ne Kategorine Superiore. Nga ana tjeter pukjanet kane vendosur nje rekord me vete kete sezon ne Kategorine e Pare duke regjistruar 20 fitore, gjashte barazime dhe asnje humbje. Tekniku shkodran Elvis Plori thote se:”Puka ka futbolliste kualitative dhe cilesore. Ata kane vite qe luajne bashke dhe e njohin mire lojen e njeri tjetrit. Skuadra eshte mobilizuar per te dhene maksimumin ne ndeshjen e fundit”. Nga ana tjeter Beselidhja edhe ajo ka nje ender gjashte vjecare te rikthimit ne eliten e futbollit shqiptar. Sipas drejtueseve te Beselidhjes,:” skuadra pukjane eshte me e favorizuar sepse luan ne fushen e saj, por ne perfundim te 90-te minutave do te jete skuadra lezhjane ajo qe do ti buzeqeshe rikthimit ne elite”.

Grupi B

Lushnja eshte shume prane rikthimit ne Kategorine Superiore. Skuadra Lushnjare ka 3 pike me shume se Bylisi dhe cdo fitore apo barazimin ne kete perballje direkte, do ti jepte mundesi  lushnjareve te luajne sezonin e ardhshem ne Superiore. Sipas drejtueseve lushnjare :”pas nje sezoni shume te mire jemi te mobilizuar per te kaluar me sukses edhe duelin e fundit me Bylisin”. Lushnja do te perpiqet te shfrytezoje edhe faktorin fushe pasi ndeshja luhet ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Duke pare rendesine e ndeshjes presidenti i Bylisit Agron Kapllanaj ka vendosur nje shperbilim per 30 mije dollaresh per ekipin. Bylist i ben pune vetem fitorja ne kete takim duke patur parasysh se ka golavarazhin me te mire se Lushnja. Skuadra ballshiote fitoi takimin me Butrintin 10-0, ne nje ndeshje qe u perfol shume per shkak te rezultatit te thelle. Bylisi i kerkoi FSHF per kete takim gjyqtare te huaj. Por duke pare pamundesine e gjykimit te ketij takimi nga nje treshe e huaj, klubi i Bylisit ka kerkuar gjykuar korrekt. Nga ana e saj FSHF ka marre masa qe keto dy ndeshje “finale” qe percaktojne fatin e kater skuadrave te kalojne pa incidente duke kerkuar nga policia e shtetit qe stadiumet te monitorohen edhe nga forcat speciale.

Filed Under: Sport Tagged With: Finalet e vogla, Gerbuni-Beslidhja, Lushnaj -Bylys

RNK-Splitit ” Ngjyroset ” kuqezi.

May 14, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Mbrojtesi Amir Rrahmani nuk do te jete pjese e Partizanit sezonin e ardhshem futbollistik. Tekniku i RNK-Splitit Zoran Vulic, i ka dhene ok, transferimit te tij tek skuadra e Splitit. Mesohet se Rrahmani ka nenshkruar nje kontrate 4-vjecare me ekipin kroat. Rahmani  leviz nga Partizani tek RNK Split me parametra zero, pasi ne fund te ketij sezoni atij i perfundon kontrata me skuadren e kuqe.  Mbrojtesi 21 vjecar i Partizanit eshte nje nga mbrojtesit me te mire te kampionatit shqiptar. Ai eshte aktivizuar ne te gjitha ndeshjet nga teknikui i kuq Shpetim Duro (32 ndeshje , 3 gola). Amir Rrahmani e ka filluar futbollin ne qytetin e Prishtines ne Kosove. Ai eshte aktivizuar me Drenicen ne kampionatin kosovar ne sezonet 2010-2013. Ne fund te ketij sezoni ai transferohet tek Partizani. Talenti i tij bie ne sy te drejtueseve te FSHF, te cilet e ftojne Rrahmanin te luaje per perfaqesueset shqiptare. “Kosovari” i thote po kuqezinjeve.  Ai eshte aktivizuar ne kater ndeshje me U-21 dhe ne nje ndeshje Kombetaren Shqiptare, me San Marinon 0-3. Ne mirekuptim me FSHF Amir Rrahmani luan edhe nje ndeshje nderkombetare me Kombetaren e Kosoves duke respektuar vendlindjen e tij. Ne janar vlera e kartonit te Rrahmanit sipas faqes se merkatos ishte rreth 450 mije euro. Ne nje interviste pak kohe me pare Rrahmani u shpreh se:”me pelqen te jem nje Lorik Cana ne Kombetaren Shqiptare”. Kroacia do te jete nje prove dhe nje shkolle shume e madhe per mbrojtesin Amir Rrahmani qe shikohet si zevendesuesi i Canes ne perfaqesuesen kuqezi. Tek skuadra e RNK-Splitit luan edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Kuq e zi, Split

U-16 fiton turneun:”UEFA Development Tournament 2015″.

May 5, 2015 by Administrator

 

Nga Albano Kolonjari

Kombetarja e  Shqiperise ne futboll per meshkuj U-16  fitoi e turneut :”UEFA Development Tournament 2015″. Ky turne u zhvillua ne Shqiperi nga data 1 maj deri me 5 Maj. Ne kete turne moren pjese kater skuadra U-16, Qipro, Mali i Zi dhe Armenia. Ekipi yne perfaqesues i drejtuar nga Alban Bushi fitoi tre ndeshje duke u shpallur edhe fituesi i ketij turneu. Ne takimin e pare kuqezinjte e vegjel fituan perballe homologeve te tryre te Malit te Zi me rezultatin 3-1. Ne takimin e dyte ata u perballen me Armenine duke fituar 1-0, Ndersa ne takimin e trete te zhvilluar ne “Qemal Stafa”, fituan me rezultatin 1-0 perballe Qipros. Kjo ishte here e pare qe ish futbollisti i njohur i Kombetares Shqiptare Alban Bushi ulej ne pankine ne rolin e tranjerit. Sipas Bushit U-16:”Eshte nje ekip i perbere me lojtare qe luajne ne kampionatin shqiptar. Kjo tregon qe ketu po punohet. Lojtare te tille si Balaj, Vajushi etj kur vijne ne ekipin e pare kombetar kane mbi vete 40-50 ndeshje nderkombetare. Nje luks te tille ne nuk e kemi patur”. Por si ishte hera e pare per Bushin si trajner:”Gjithmone me thonin trajneret se do ta shikoja vete se sa e veshtire eshte kjo pune. Gjate gjithe javes mendon vetem per formacionin. Ka shume stress por ne momentin qe shperblehesh gjithcka kthehet ne positive”, shprehet Bushi per Top Channel, disa minuta pas fitimit te ketij turneu. Turneu  “UEFA Development Tournament 2015″ u zhvillua nen kujdesin e UEFA-s ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit. 

Filed Under: Sport

Greqia rrezikon të përjashtohet nga FIFA dhe nga UEFA .

April 24, 2015 by Administrator

Greqia rrezikon seriozisht të përjashtohet nga FIFA dhe nga UEFA për shkak të ligjit të ri të qeverisë “Syriza” kundër dhunës në stadiume, i cili do të hidhet në votim javën e parë të majit. 

Në ligjin e ri i jepet pushtetit ekzekutiv grek, tagri për të gjobitur deri në 17 milionë Euro klubet për dhunën në stadiume, duke i marrë në këtë mënyrë këtë pushtet dy organizmave maksimale të futbollit.

Të dy organizmat ndërkombëtarë janë irrituar me ligjin e ri të qeverisë “Syriza” dhe kanë reaguar menjëherë duke i dërguar një letër Parlamentit grek.

“Nëse kjo norme do të aprovohet nuk do të kemi asnjë zgjedhje tjetër përces të përjashtojmë Federatën Greke të Futbollit”. E thënë më thjeshtë, nëse diçka e tillë ndodh, as Kombëtarja greke dhe asnjë klub nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

Nga tonet e forta që po përdoren gjykohet se do të jetë e vështirë që raportet të përmirësohen.

“Kontrollet e UEFA-s dhe FIFA-s qartësisht kanë dështuar këtë e demonstrojnë faktet dhe ne nuk do të bëjmë hapa pas”, deklaroi zv/ministri grek i Sportit, Stavros Kontonis, duke i ftuar të dyja institucionet e futbollit për një takim, por duke paralajmëruar: “Sigurisht që nuk do të ndryshojmë filozofinë e ligjit tonë për UEFA-n dhe FIFA-n, por me sa duket ato më shumë se sa për të shpëtuar sportin, mendojnë të destabilizojnë rendin kushtetues në vendin tonë”.

Futbolli grek po jeton një periudhë të vështirë për shkak të dhunës mes ultrasve, kampionati këtë vit është pezulluar tre herë.

Filed Under: Featured

“Serbia”! Shqiperia me veshe ne Lausanne!

April 15, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Me date 17 Prill, Shqiperia e perfaqesuar nga Presidenti  i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka, tekniku De Biasi, kapiteni Cana edhe avokatet mbrojtes te ceshtjes “Serbia” do te zbresin ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportive CAS, ne Lousanne te Zvrices per te kerkuar drejtesi per takimin shume te perfolur  Serbi-Shqiperi .  Komisioni i Disiplines prane UEFA-s pas ketij takimi vendosi qe Shqiperia ta humbase takimin 3-0 ne tavoline, duke deklaruar se: “skuadra shqiptare nuk pranoi te vazhdonte lojen”. Ne te njejten kohe Komisioni i Disiplines prane UEFA-s i hoqi tre pike skuadres Serbe duke patur parasysh  dhunen qe shpertheu  ne stadium gjate ketej takimi. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ishte dakort me vendim dhe e apeloi ceshtje, prane Komisionit te Apelit ne UEFA.  Por ky Komision la ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Te bindur ne drejtesine e tyre FSHF ju drejtua CAS, Gjykata me e larte sportive.

Tekniku Gianni De Biasi beri te ditur dje ne faqen e tij ne Facebook se :”Po shkoj ne Lausanne per tu pregatitur takimin e dites se premte”. I pyetur nga Sky Sport rreth ketij takimi De Biasi pergjigjet:”Nuk kishim asnje tifoz ne stadium. Ishim vetem tifozet serbe. Ishte nje situate ekstreme qe nuk plotesonte kushtet per te luajtur futboll dhe nje ndeshje te sigurte. Policia nuk nderhyri. Disa lojtare serbe na ndihmuan per te hyre ne dhomat e zhveshjes. Delegati i UEFA-s erdhi per te veifikuar situaten. Pa lojtaret e goditur , ndonje me hunde te gjakosur dhe te tjeret me goditje te tjera. Ne kete pike ne i komunikuam delegatit se ishte e veshtire per te luajtur”. Por cfare prêt De Biasi ne CAS? “Pres drejtesi ndaj ne federate te vogel sic eshte ajo e Shqiperise, ndaj nje Serbie qe eshte sigurisht me e madhe ne te gjitha aspektet. Une mund te them se imazhet ne fushen e lojes folen shume. Shpresojme qe dikush ti vleresoje keto fakte. Ne jemi e vetmja skuader ne grup qe nuk jemi mundur ende. Ne kemi dy fitore nje barazim dhe nje humbje ne tavoline 3-0 qe na rendon shume, dhe pershkak te kesaj humbje ndodhemi ne vendin e trete. Te gjithe lojtaret duan te kurorezojne nje ender per te marre pjese ne finalet e nje kompeticioni Europian, dhe kjo eshte nje gje vertet e madhe per te gjithe ne”.

FSHF, shpreson:”Rusia nje rast analog”.

 

Federata Shqiptare e Futbollit shpreson se CAS do te vendose drejtesi dhe ekipi yne Kombetar do te mare tre piket qe i takojne ne base te rregullave te futbollit. Ne nje deklarate per mediat FSHF u shpres se:” Komisioni i Etikes dhe Disiplines, i jep ne tavoline Rusise 3 pike, ne lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke denuar keshtu me humbje 0-3 Malin e Zi. FSHF mendon se ky vendim eshte tejet i drejte : Ne perputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s. Duke marre shkas nga ky vendim FSHF thekson qe ne rastin e ndeshjes Serbi-Shqiperi Komisioni i Etikes dhe Disiplines nuk aplikoi te njejtin standart gjykimi, sepse dhuna ne stadiumin Partizani te Beogradit ishte me ekstreme dhe e shoqeruar gjithashtu me thirrje raciste. Pamjet e goditjeve te lojtareve tane me karrike dhe sende te forta, fishekzjarret dhe hyrja ne fushe e tifozeve ne prani te 5000 policeve jane nje argument i padiskutueshem qe vendi organizator deshtoi per mbarevajtjen e nje ndeshjeje normale futbolli mbeshtetur ne rregullat e UEFA-s.Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shume shprese per nje gjykim te drejte, jo thjesht qe kombetares se Shqiperise i takojne 3 piket, por sepse vendimi ne favor te Shqiperise eshte vendimi ne favor te futbollit”.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT