• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fushata më e ndyrë e këtyre 30 viteve

April 21, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nga 30 vite pluralizëm kjo është fushata më e ndyrë, më e ulët, më poshtëruesja që ka vrarë që në krye garën reale. Në televizionet shqiptare të shkatërrohen nervat kur shikon 3 fytyra, Edin, Lulin dhe Erionin. Edi i madh, një gogol klasik që do e përgjigjet si i do bytha, madje nuk e ka për gjë të ngrihet e të lëri studion pas pyetjesh të tilla se si është e mundur që një kapele polici kushton 328 euro? Me se është bërë more vëlla? Me çfarë materiali kaq të kushtueshëm etj.  Edi, i cili përfundimisht e ka fituar betejen, ua ka mbushur mëndjen top shqiptarëve, se armiku i tyre dhe e keqja e vendit, nuk është ai, por Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sikur edhe 8 vite të tjera të qeverisi, që mos o Zot, prapë ata janë fajtorët. Në mos ata, do shpiki dy, ndofta nga këta që promëvon tani.. Luli, jashtë mode që flet vetëm për qeverisje me marrëveshje publike. Me drithije të një aleance të urryer por edhe të mundshme midis tij dhe Ramës. Dhe në fund më i neveritshmi lali Eri që u kujton shqiptarëve  makinat luksoze të opozitës, por që nuk denjon t’i përgjigjet një gazetari mbi vjedhjen e të dhënave etj. Madje u çon truprojat t’a hedhin tutje sikur të jetë një send i padobishëm. Për t’i vënë vulën ndyrësisë, mjafton të shikoni atë shiritin sipër ekranit ku shkruhet pamjet e servirura nga PS apo PD-ja. Unë e kam pohuar vazhdimisht se partitë e vogla janë një egzagjerim i realitetit shqiptar, por derisa i ke pranuar dhe ke shpallur një garë, koha televizive duhet të ishte e shpërndarë njësoj. Në kutpimin që duhej të kishte vend edhe për spotet e tyre, për fushatën e tyre, për projektet, programet. Dhe se e vetmja e rrugë e eleminimit, duhej ishte vota përmes një formule, përshembull me kalimin e një pragu elektoral. Por kjo nuk ndodh!. Në televizionet e shqiptarëve serviren pamjet e ofruara nga vetëm 3 pole, të dhunshme, plot fyerje e përbuzje aq sa kurrë mos prisni nga tetëmbëdhjetëvjeçarët një politikë ekuivalente perëndimore. Por do kemi një vazhdimësi të stanjacionit, të sharjeve dhe konflikteve të njëpasnjëshme në shtabet elektorale. Dhe ta dini, kaq poshtë Shqipërinë nuk e ka rrëzuar vetëm Edi Rama, por edhe shoqëria e saj. Një pjesëmarrje e dëshiruar për ndryshim do sillte një pranverë tjetër me domosdo, sado të përpiqeshin ta ndalonin, pranvera do vinte. Por shoqëria është bërë palë e mykur e postulateve ç’më duhet mua? Pse për atë do të votoj unë? Ai është më i keq se ky? Ndaj dhe kjo fushatë mbanë erë të ndotur, ka prodhuar edhe një pol politik mallinj, ai i opozitarizmit karshi opozitës. Sado të kalojnë vitet në pushtet të iks grafomani, sytë janë tek lideri i opozitës, ose tek ai që ka çelsat e kashtës. Nga ana tjetër edhe shtypi a media, kanë zëvendësuar misionin me honoraret, pranojnë çdo kasetë, thonë çfarë duan ata, duke qënë vet një kufomë. Gogoli bërtet që e gjeti vendin në borxhe, megjithëse vet e ka dyfishuar atë (borxhin). Bërtet se nuk merret me tenderat e kapeleve të policivë, është kryeministër, nuk do t’ia di se një kapele ka kushtuar 328 euro. Madje publikisht heq mikrofonin, ngrihet e ikën duke i dhënë dritë kostatimit mbi kufomërinë e shtypit. Kur them se nuk e ka vrarë demokracinë tek ne vetëm Edi Rama, por edhe shoqëria, kam parasysh edhe një komision të lodhur aparatçikësh pandemie që bash disa ditë para hedhjes së votës, lëshojnë urdhëresa ndalimi. Janë edhe këto një seri kufomash a shushunjash që bën të lëngojë vendi ynë. I heqin të drejtën e votës shqiptarit që vjen nga Greqia, a Maqedonia e Veriut, me ligjin e karantinimit dy javor. Një neveri veglash që kurrë nuk i kanë shërbyer vendit, por Enverit dhe këtij Putinit gogol që nuk e di se si keni sy dhe i mbani televizorët hapur. Dikur i sillnin emigrantët me autobuzë, sot ua ndalojnë hyrjen. Ae dini pse është vendim teknik i neveritshëm, fare thjeshtë. Derisa ky dikushi vjen me resultatet e testit, që tashmë e kërkojnë shumë shoqëri udhëtimesh,   ti nuk përse e detyron të karantinohet. Ndryshe duhet  t’ua bëje edhe atyre turistëve që vinë nga Çekia për pak jod mesdhetar. Të gjithëve që udhëtojnë lart e poshtë këto kohë të vështira. Por kjo nuk ndodh me ata që duan të votojnë. Një komision kufomash vret demokracinë në mes të ditës. Të gjithë teseristë partie, jo specialistë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fushate e ndyre, Ilir Levonja

Kosovë, priten xhudistët kampionë të Evropës

April 20, 2021 by dgreca

Kryeministri Kurti priti xhudistët kampionë të Evropës, uroi për performancat e tyre në kampionatin evropian që u zhvillua më 16-18 prill në Lisbonë të Portugalisë/


PRISHTINË, 20 Prill 2021-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Zëvendësministren Daulina Osmani, priti sot në kabinetin e tij xhudistët kosovarë, të cilët u kthyen me suksese të mëdha nga Kampionati evropian i xhudos. Së bashku me xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në kampionat, xhudistin Akil Gjakova, i cili po ashtu fitoi medalje të artë dhe Nora Gjakova medaljen e bronztë ishin edhe trajneri i tyre Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së xhudos së Kosovës, Agron Kuka.


Kryeministri Kurti uroi xhudistët për performancat e tyre në kampionatin evropian që u zhvillua më 16-18 prill, në Lisbonë të Portugalisë.
Kryeministri Kurti falënderoi kryetarin e Federatës së xhudos dhe trajnerin Driton Kuka për punën e pandalshme dhe kontributin e tyre për konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Është kënaqësi shumë e madhe të shoh Kosovën të renditet e para në mesin e 45 shteteve të Evropës”, tha kryeministri Kurti. Me urim të veçantë iu drejtua, ndërkaq, xhudistit Akil Gjakova, i cili për herë të parë u shpall kampion i Evropës dhe solli medaljen e parë ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve.Gjatë takimit u diskutua për qytetin e Pejës si vend me histori dhe traditë në sportin e xhudos, dhe kryeministri Kurti vuri në pah faktin se si një lagje e Pejës po prodhon kampionë të nivelit ndërkombëtar.Kryetari i Federatës së xhudos, Agron Kuka dhe trajneri Driton Kuka i uruan kryeministrit për detyrën, duke i dëshiruar shumë suksese dhe veçanërisht i kërkuan mbështetje për rregullimin e problematikave me të cilat sfidohet sektori i sportit.Trajneri Driton Kuka shpalosi pritshmëritë e tij për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, teksa tha se “reprezentacioni jonë ka mundësi të mëdha për të fituar medalje Olimpike”.

Ministri Çeku dhe zëvendësministrja Osmani shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahjen maksimale të sportistëve kosovarë, duke shpresuar se edhe sportet e tjera do të ndjekin rrugën e sukseseve të sportit të xhudos.

Filed Under: Sport Tagged With: kampionë të Evropës, Kosovë, priten xhudistët

SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, AS E KUSARËVE AS E TRADHËTARËVE

April 20, 2021 by dgreca

NGA AGIM REXHAJ*/

25 prilli është ditë dhe datë historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e kombit tonë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi ndajnë Shqipërinë nga një qeveri vasalësh e tradhëtarësh, një qeveri antishqiptare dhe antikombëtare. Edi Rama është një rrezik i madh për Shqipërinë, për Kosovën, për dy shtetet tona dhe për vetë kombin tonë. Edi Rama ka meritën e vetme se u ul në prehërin e Vuçiçit, Erdoganit e Mitsotakis. Edi Rama planifikoi ndarjen e Kosovës për interesa serbe. Edi Rama i vuri vulën e tradhtisë veprimtarisë së tij në krye të qeverisë. 

Ai   strehoi kriminelë në parlament, e ktheu Shqipërinë në shtet monist, i ndau shqiptarët duke i vënë traun Rrugës së Kombit,  pushtoi e shkatërroi institucionet shqiptare. Edi Rama përzuri nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë. Ai i varfëroi e i skllavëroi njerëzit e thjeshtë e të ndershëm. Largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri, është e vetmja mundësi për një të ardhme plot shpresë e begati për Shqipërinë e shqiptarët. Largimi i Edi Ramës është një imperative dhe një ditë shprese se edhe Shqipëria do të bëhet. Me 25 prill Shqipëria shkëputet një herë e mirë nga grabitqarët, oligarkët, zullumqarët, kusarët, zyzarët, tradhëtarët që ia kanë pirë gjakun Shqipërisë për 8 vjet dhe e kanë kthyer atdheun tonë në një vend të pajetueshëm. Edi Rama prodhoi: Krim dhe korrupsion, dhunë e kontrabandë, mafje e propagandë, makutëri dhe babëzi, trafiqe e horrlliqe, lavira dhe qafira, mashtrim dhe degradim. Kjo është panorama qeverisëse që i çmenduri i Surrelit u ofroi shqiptarëve për 8 vjet. Largimi i Ramës dhe sektit të tij kriminal rilindas, është shërbimi më i devotshëm që i bën secili prej nesh Atdheut tonë të shtrenjtë. Shqipëria ka prekur fundin si pasojë e qeverisjes së keqe. Në Shqipëri është vrarë shpresa se këtu mund të jetohet dhe se ky vend do të bëhet. Rama dhe sekti i tij rilindas i babëzisë kanë mbjellur kudo trishtim, varfëri e zhgënjim.

Largimi i Ramës është jetik. Shporrja e horrave të Ramës është akt patriotik.

U bëj thirrej tërë shqiptarëve të votojnë për Aleancën për Ndryshim për Shqipërinë, për Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që garanton zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian!

Fitorja e Aleancës për Ndryshim dhe e  Partisë Demokratike, është fitore për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbinë Jugore dhe në Greqi si dhe në emigracion, kudo që të jenë.

Iu uroj votuesve shqiptarë:

Votimë të mbara e të qeta, 

Shqipërisë:Ndryshim për të mirën e tërë popullit shqiptar kudo që ndodhet! 

*President Nderi i Vatres

Filed Under: Emigracion, Politike Tagged With: 25 Prilli, Agim REXHAJ -, Thirrje shqiptareve -

VATRA U TAKUA ME PROF. DR.BEQIR METËN

April 20, 2021 by dgreca

VATRA U TAKUA ME PROF. DR. BEQIR METËN NË KUADËR TË PROJEKTIT TË HISTORISË SË VATRËS/

Gjatë ditës së Martë, 20 Prill 2021, delegacioni i Vatrës me kryetarin e saj z. Elmi Berisha, u takuan në Tiranë me akademikun Beqir Meta në kuadër të projektit për Historinë e Vatrës përmes dokumentave arkivore të siguruara nga arkivi i shtetit shqiptar, arkivat e Romës, Londrës,Bostonit dhe New York-ut. Ky projekt me 5 vellime ka nise vitin e kaluar.Akademik Meta informoi për punën e deritanishme,qe ai dhe koleget kane kryer. Ai tha se deri tani janë hulumtuar dhe përzgjedhur të gjithë dokumentet nga të gjithe arkivat shqiptare e të huaja. Po bëjmë vleresimin dhe analizën e tyre për të seleksionuar ato që do të përfshihen në botim. Një pjesë janë kompjuterizuar. Kështu do të veprohet edhe me pjesën tjetër. Pastaj do të vijojnë me përgatitjen për botim. Objektivi është që brenda vitit të ardhshëm të përfundoi i gjithë botimi në 5 vëllime. 

Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha e falenderoi akademikun Meta për kontributin që ka dhënë dhe po jep për Federatën Panshqiptare të Amerikës”Vatra”, veçanërisht për këtë projekt,për të cilin Vatra dhe studuesit kane aq shumë nevojë.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Historia e Vatres, Prof.Dr. Beqir Meta

VATRA U PRIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES

April 20, 2021 by dgreca

ZYRA E PRESIDENTIT-NJOFTIM PËR PRITJEN E DELEGACIONIT TË VATRËS/

Presidenti Meta priti një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA, të udhëhequr nga Kryetari, z.Elmi Berisha 20 prill 2021 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA-së, të udhëhequr nga Kryetari i saj, zoti Elmi Berisha.

 Zoti Berisha e informoi Presidentin Meta, se qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është që të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve tepër të rëndësishme parlamentare të 25 prillit 2021.

“Shqetësimi i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBA”, – theksoi gjatë takimit zoti Berisha, në emër të Organizatës “Vatra”.

 Presidenti Meta falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e “Vatrës” për vizitën në këtë kohë në Shqipëri dhe sidomos për interesimin e tyre dhe të bashkëatdhetarëve shqiptaro-amerikanë për procesin zgjedhor. Presidenti Meta e informoi delegacionin e “Vatra” me parregullsitë, që po vërehen gjatë këtij procesi, mbi të gjitha, për vjedhjen e paligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të shtetasve, që është një krim shtetëror dhe me pasoja të mëdha. Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu shqetësimin e tij për klimën dhe situatën tepër të rënduar, që po nxitet nga mazhoranca në pushtet, dhe nga kryeministri aktual i vendit. Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij maksimal për zhvillimin sa më korrekt të procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, duke theksuar se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë. Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu drejtësinë, që të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore çdo shkaktar të prishjes se procesit zgjedhor, në veçanti të vjedhjes, blerjes dhe manipulimit të votave.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Pritja e Vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 106
  • 107
  • 108
  • 109
  • 110
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT