• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA WILL MISS HER ROSE

October 1, 2018 by dgreca

VATRA WILL MISS HER ROSE/1 ok Roze 1

By  Rafaela Prifti/

On the last Thursday in September, Rose Karagjozi was laid to rest at the Pine Lawn Cemetery, next to her husband, the late chairman of Varta, Agim Karagjozi. She combined the best values of the Albanian traditions and the fine qualities of the American feminism while always adhering to her own convictions. At an early age, she and her family joined a number of anti-communist dissidents who fled Albania at the end of World War II. They were all forced to live temporarily in refugee camps in Europe. During this impressionable period in Rose’s young life, her parents and family members were close to prominent figures such as Mithat Frasheri and others who campaigned for the national Albanian movement.

In 1949, Rose and the Peshkopia family had crossed the Atlantic Ocean to live permanently as free citizens in the United States. Her earlier experiences of fleeing the tight grip of communism, and then gaining awareness of the national ideals had already shaped her political outlook. The introduction to American culture must have provided the opportune conditions for her to become the woman she was meant to be. In her public schooling as well as the community life, she embraced the qualities that best describe an era that brought the fight for human rights and civil liberties on the forefront of US political and cultural life. Although still a young adult at the time of her union with Agim Karagjozi, she was a determined and out-spoken woman.

Soon after the marriage, the young couple joined the ranks of Vatra as an unaffiliated and apolitical organization founded on the ideals of the Albanian patriotic spirit. Their partnership with Vatra was a lifetime commitment. When Agim Karagjozi began the duties of the Chairman, it was Rose who took on the responsibilities of a growing family and hosted the meetings of Vatra at their house in Floral Park. The Pan-Albanian Federation had moved from Boston to New York where there was no office space available for a number of years. During that time, my father Naum Prifti, who was Vatra’s Secretary for over a decade, recalls that Rose graciously welcomed the members of Vatra and fellow countrymen who visited with the Karagjozis and spoke passionately about her roots and childhood years in Gjirokaster. In his notes, he writes, “It was remarkable to see her extend the same hospitality to her husband’s partners and Vatra’s colleagues, as she did to the friends of their children and even grandchildren.”

Rose Karagjozi was more than a supportive wife, and a reliable partner of Vatra’s Chairman for close to two decades. She was a valuable contributing member of the Pan-Albanian Federation with which she had aligned her personal mission of ending the reign of communism, and with which she shared her husband, her family and her life.

Vatra was Rose’s second family and Vatra will forever miss her ROSE!

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Rafaela Prifti, Vatra, WILL MISS HER ROSE

Dështoi Referendumi, por JO edhe konflikti i simuluar greko-maqedon (1991-2018)

October 1, 2018 by dgreca

*Nuk ka konflikt “greko-maqedon” në Ballkan, por shqiptaro-greko-sllavomaqedon. Ky është konflikti potencial i pazgjidhur (1878-2018), që mund ta ndezë flakë Ballkanin, JO konflikti i improvizuar “greko-maqedon”, që ka për qëllim mashtrimin e politikës shqiptare, evropiane dhe  ndërkombëtare për t’i “disiplinuar” dhe mbajtur si skllavë shqiptarët nën zgjedhen koloniale shekullore sllavo-biznatine në Ballkan. Kjo është prapavija politike, diplomatike dhe propagandistike e konfliktit inekzistnet të inskenuar  greko-maqedon (1991-2018)…/

1 Mehdi_Hyseni

 Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI/ 

Kështu që, shqiptarët as në Mqedoni, as në Ballkan e as në diasporë nuk kanë asnjë arsye të “vajtojnë”  dhe  të zihen mes veti për shkak të bankrotit të Refrendumit (30 shtator 2018, sepse Referendumi nuk është organizuar për interesin e as për të mirën kombëtare, shtetërore dhe të prosperitetit ekonomik,  zhvillimor dhe të mirëqenies së shqiptarëve, por, për  zgjidhjen e “hesapeve”  gjeopolitike të greko-maqedonëve në kurrizin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre indigjene shekulore ) për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedoninë veriore” më së shumëti ka goditur disa pushtetarë të Shqipërisë ( presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin  Edi Rama) si dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi , të cilët apeluan shqiptarët në Maqedoni, të dilinin në Referendum dhe të votonin masvokisht për “Severna Makedonija” !

Mirëpo, vota PRO e shqiptarëve të dalë në referendumin për “Maqedoninë Veriore”, bërë më 30 shtator 2018,  nuk ia arriti ta VULOSËTE  Marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për të ndryshuar emrin e saj në “Maqedoni Veriore”, të nënshkruar në Prespë (17 qershor 2018) nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë (Nikola Dimitrov) dhe ministri Jashtëm e Greqisë, Nikos Kotzias. Mirëpo, fatbardhësisht pas numërimit të votave, rezultati përfundimtar tregoi se këto nuk qenë të mjaftueshme për ta kaluar pragun 50% të pjesëmarrjes së votuesve. Ndaj, edhe pse shqiptarët në qendrat e votimit hedhën votën e tyre mbi 90%  keq dështoi Referendumi i kryeministrit  të qeverisë maqedone Zoran Zaev, sepse nuk e votoi shumica e elektoratit sllavomaqedon.

Me gjithë dështimin e këtij referendumi, ky ishte një sukses i madh triumfues  propagandistik, politik dhe diplomatik, sepse shqiptarët edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, edhe në diasporënuk qenë në gjendje për ta kuptuar drejt  ESENCËN E KONFLIKTIT TË SIMULUAR DHE TË IMPROVIZUAR  greko-maqedon(1991-2018), ashtu si nuk qenë në gjednje për ta kuptuar  Planin 6-Pikësh të Serbisë së ish-presidentit Boris Tadiq dhe  ish-ministrit të tij të Jashtëm Vuk Jeremiq me të cilin i  mashtruan BE-në, OKB-në dhe Amerikën, si dhe drejtuesit apolitikë shtetërorë të Kosovës, se gjoja Veriu i Kosovës ishte shndërruar në një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, ipso facto ky ishte një konflikt i simuluar nga ana e Beogradit dhe e aletëve të tij ndërkombëtarë kinse për zgjidhjen e problemit të minoritarëve serbë në Mitrovicën e Veriut, i cili as de fakto  e as de jure nuk ekzistonte si i tillë, por qëllimi i fundit të tij ishte  internacionalizimi i Kosovës Veriore-SHKËPUTJA NGA TËRËSIA INTEGRUESE TERRITORIALE E REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS. Dhe, për fat të keq, për shkak të politikës drejtuese marionete të Kosovës, kjo strategji politiko-diplomatike e Beogradit  pati sukses, që ta përfitonte mbështetjen e qeverisë dhe të parlamentit të instrumentalizuar të ish-kryeministrit Hashim Thaçi ( tani president i Kosovës), të BE-së, të OKB-së, të SHBA-së, që ky Plan 6-Pikësh, të gjeneronte Dialogun e Brukselit (2010-2018), i cili ka për qëllim për ta “vulosur”  copëtimin e territorit verior të Kosovës. Këtë, e ilustron edhe kjo deklaratë e presidentit actual të Serbisë,Aleksandar Vuçiq, të dhënë për opinion e gjerë të Serbisë, duke nënvizuar se “Albanci nemaju šta da traže na severu Kosova. Pogazili su tačku 9. Prvog briselskog sporazuma,..”(Shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në Veriun e Kosovës, sepse kanë shkelur Pikën 9 të Marrëveshjes së Brukselit). (https://informer.rs/vesti/politika/402155/vucic-nikome-necemo-dozvoliti-provodi-nasilje-nad-nasim-narodom-novih-oluja-bljesaka-dok-sam-predsednik-nece-biti).

Sipas kësaj deklarate të presidentit Vuçiq del e qartë se Veriu i Kosovës sipas  Marrëveshjes së theksuar të Brukselit, të nënshkruar nga pala negociouse e Prishtinës dhe e Beogradit, tanimë qenka “akaparuar” si pjesë territoriale e Serbisë. Ndryshe, Vuçiqi nuk do të kishte guxuar të shprehej se “Shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në Veriun e Kosovës…”, sepse do të qortohej dhe sanksionohej nga BE-ja dhe nga Amerika.

-PO në këtë “stil” improvizues dhe simulues të politikës dhe diplomacisë neokolonialiste serbomadhe antishqiptare të Beogradit, i cili, pikësëpari gjeti mbështetjen e liderëve shtetërorë të Kosovës, si dhe të atyre të BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe  Shkupi dhe Athina  shpikën konfliktin e simuluar dhe të rremë mes tyre se gjoja  sllavomaqedonët kanë vjedhur trashigiminë historike të Maqedonisë Antike të  Aleksandrit të Madh, duke qenë se sipas politikës, të diplomacisë dhe të kuazishkencës greke, ajo “ ishte pronë” e grekëve dhe jo e maqedonëve. Mirëpo, polemikat dhe zënkat e tyre të kamufluara dhe perfide në këtë “temë” kinse për t’ia “lëçitur” Evropës dhe botës, se gjoja duhej ta detyrinin Shkupin, që të gjente gjuhë të përashkët  dhe kompromis me Athinën për zgjidhjen e emrit të shtetit maqedon,  ishin vetëm një bllof dhe një lojë e përbashkët politike, propagandistike dhe diplomatike për t’i mashtruar liderët e gjorë politikë shqiptarë  në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë, me qëllim të mohimit të së drejtës historike të shqiptarëve mbi territoret autoktone të Shqipërisë etnike, edhe pse e  vërteta historike flet krejtësisht ndryshe se MAQEDONIA ANTIKE PELLAZGO-ILIRE nuk  është pronë    e as trashigimi historike, as legale e as legjitime e grekëve e as e sllavomaqedonëve, por vetëm e SHQIPTARËVE me prejardhje PELLAZGO-ILIRE.

 Republika e Iliridës është shpëtimi i shqiptarëve

-JO, “SEVERNA MAKEDONIJA” e as “Titova Makedonija”. Këto janë mgrehina artificiale  nacionale dhe shtetërore sllavomaqedone, JO kursesi shqiptare.

Prandaj, ka ardhur koha, që shqiptarët ta vënë gishtin në kokë, të mos luftojnë dhe të mos votojnë për  republikat jugosllave sllavomaqedone për ta vulosur robërinë dhe skllavërinë koloniale nën sundimin e egër sllavomaqedon, por të vetëdijësohen  kombëtarisht, politikisht dhe diplomatikisht të punojnë dhe të veprojnë për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, duke e mbrojtur dhe, duke i dalë Zot truallit të vet autokton-Shqipërisë etnike, duke kërkuar dhe organizuar  REFERENDUMIN SHQIPTAR, që të dalin të  votojnë për shtetin e vet-Republikën e Iliridës, JO për “Severna, Juzhna, Zapadna i Istocna Makedonija”  si qytetarë të rendit të dytë-minoritarë vasalë dhe hyzmeqarë  të sllavomaqedonëve, ashtu si në Jugosllavinë e Titos (1945-1991).

Ndaj, si liderët politikë, ashtu edhe populli shqiptar në Maqedoni nuk duhet të vetëmashtrohen, të grinden, të përplasen, të përçahen, të rrahën, të plagosën, të burgosën ose të vriten dhe të shterohen, duke votuar  nëpër referendume, që organizojnë sllavomaqedonët për “Sevrena Makedonija”, sepse ato janë të barasvlershme me “Titova Makedonija-Jugosllavija”, që shqiptarëve në Maqedoni t’ua mohojnë të drejtën  historike, kombëtare dhe të vetëvendosjes për të mos krijuar shtetin e vet legal dhe legjitim etnik. Ky është objektivi i konfliktit të shpikur greko-maqedon (1991-2018), që shqiptarët të spastrohen nga trojet e tyre pellazgo-ilire-shqiptare.

“Makedonija” apo “Severna Makedonija” janë antitetezë mohuese dhe shpërfytyruese të historisë së lashtë mijëravjeçare pellazgo-ilire-shqiptare. Ndaj, nuk duhet të vetëmashtrohemi nga askush me premtime të kota dhe me gënjeshtra politiko-propagandistike, duke na detyruar me çdo kusht që t’i mbështesim ineteresat sallovo-maqedone, greke, bullgare dhe ruse, por duhet ta mbrojmë interesin të përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe territorial, sepse ne jemi në truallin tonë, JO të sllavomaqedonëve e as të grekëve. Ndaj, duhet t’i thërrasim arsyes, që të mos mashtrohemi, të mos frikësohemi dhe, të mos kapitullojmë përpara kolonialistëve dhe militaristëve sllavomaqedonë dhe grekë, që po luftojnë t’i mbajnë përjetësisht tokat dhe shtëpitë tona, me qëllim që të na fshijnë nga Harta gjeopolitike e  Shqipërisë Etnike.

-Vetëm tradhtarët, të shiturit, mercenarët, mafiozët dhe matrapazët  politikë shqipfolës, që me mallverzime dhe me mashtrime të ndryshme kanë marrë “timonin drejtues” të shqiptarëve në Ballkan, nuk janë gjendje për ta kuptuar dhe deshifruar  lojën e rrezikshme  të propagandës, të politikës dhe diplomacisë së aliazhuar greko-maqedone të  shpikjes së “konfliktit greko-maqedon” se gjoja Greqia dhe Maqedonia, qe 27 vjet (1991-2018) “janë me një këmbë në luftë” gjoja për shkak të mosmarrëveshjes së përvetësimit të trashigimisë historike të grekëve dhe të Greqisë si pasardhës të Maqedonisë Antike dhe të Aleksandrit të Madh, të cilit  qeveria sllavomaqedone e Shkupit ia ka ndërtuar një shtatore disametërshe në qendër të këtij kryeqyteti, si dhe ka përvetësuar simbolet e tjera, siç është flamuri me të cilin identifikohet nacionaliteti dhe shteti sllavomaqedon  si trashëgimtarë të  Filipit II dhe birit të tij, Aleksandri i Madh.

Mirëpo, e gjithë kjo “zavërzllamë” kinse në emër të tjetërsimit të gjenealogjisë së Maqedonisë Antike, është bërë dhe po bëhet, që  Greqia dhe Maqedonia ta “fshijnë”  identitetin e kombit shqiptar nga territoret e tyre pellazgo-ilire-shqiptare në Ballkan.

Këtë politikë, këtë diplomaci dhe këtë propagandë perfide ( në emër të një konfliti të improvizuar në mënyrën më të rafinuar, i cili, në essence është fiktiv dhe inekzistent) Athina zyrtare është duke e zhvilluar me qëllim që, ta shpërqëndrojë vëmendjen e BE-së, të OKB-së dhe të Amerikës në  të ashtuquajturin “konflikt greko-maqedon” vetëm për vetëm, që t’i shpëtojë verdiktit  të drejtësisë nga BE-ja, nga OKB-ja dhe nga Amerika, duke e fshehur problemin e saj “përvëlues” të ÇAMËRISË  SË EPIRIT-ILLYRIKUMIT SHQIPTAR, të cilin e ka pushtuar dhe ankesuar me forcë dhe me gjenocid, duke  i spastruar etnikisht shqiptarët nga trojet dhe nga shtëpitë e tyre (1878-2018).

Kjo strategji fshihet dhe në përmbajtjen e  konfliktit inekzistent greko-maqedon, që mbi 1 milion shqiptarë t’i spastrojnë gradualisht nga  territoret e tyre etnike nën Maqedoni, ashtu siç ndodhi 140 vjet më parë, kur Greqia, Serbia dhe Mali i Zi me ndihmën e Fuqive të Mëdha të Evropës copëtuan, aneksuan dhe kolonizuan  shqiptarët  dhe SHQIPËRINË E TYRE ETNIKE  me forcë, me agresion, me dëbime masovike dhe me gjenocid.  Të njëjtën gjë  e kërkojnë edhe sot, duke mos pranuar, që t’i lirojnë territoret e copëtuara dhe të koloizuara të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE mbi 50%.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dështoi Referendumi, Prof. Dr. Mehdi Hyseni

U NDA NGA JETA VATRANI MUSTAFË ELEZI

October 1, 2018 by dgreca

SHERBIMET FUNERALE-E MARTE 2 TETOR 2018, Ora 2.00 PM-9.00 PM/-F. Ruggerio & Sons/
732 Yonkers Ave/
Yonkers NY 10704/

1 mustafe elezi 100 vjet vatres30 (3)

Familja Elezit njoftoi sot, e Hënë 1 tetor 2018, se u nda nga jeta në moshën 92 vjecare Mustafë  Elezi. Mustafa u lind më 26 shkurt 1926 në Valbonë të Tropojës…Ishte luftëtar i lirisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1944-’45); ishte i persekutuar politik i regjimit komunist (1944-1990); ishte një vatran-emblemë, qysh prej vitit 1968,- deri në momentet e fundit kontribuoi për Vatrën,duke qenë një donator bujar dhe i përhershëm, ishte dhe njeri i penës: shkroi poezi e shkrime publicistike,që i botoi tek “Dielli”, “Përpjekja Jonë”, “Illyria” etj. La si trashëgimi krijuse librin  librin triptik “Nuk e harrova Malësinë e Gjakovës” (466 faqe: me shënime, kujtime, krijime);ishte dhe një qendrestar stoik antidiktaturë, punoi si i dënuar në kampet e punës së detyruar (1952-‘56) si në: Aeroportin Civil të Rinasit, aerodromin ushtarak të Kuçovës, hapjen e kanaleve ujitëse në fushën e Maliqit, Peqin-Kavajë, Levan-Fier etj.; provoi dhe qelitë e burgjeve dhe punën skllavëruse (25 korrik 1949-11 janar 1956) në Tiranë, Durrës, Maliq, Rrogozhinë, Shtyllas, Rinas;ishte dhe një besimtar i devotshëm, punoi vullnetarisht më shumë se një dekadë si veprimtar fetar i Qendrës Islame në Brooklin Nju Jork; ishte dhe një familjar i rrallë e prind i i kujdesshëm.

Mustafa u arrestuar pa kryer asnjë krim. U dënua dhe vuajti pa qenë fajtor.Arrinë që të shpëtojë nga ferri i diktaturës më 19 shkurt 1957, kur ishte 31 vjec, arratiset nga Qafa e Morinës.

Pas arratisjes ne Kosove,  u martua më 1962 me Mehanen, vajzën e atdhetarit fisnik Ukë Qerim Neza (Shipshan) e tre fëmijët e parë i pagëzuan me emra simbolik: Mërgim, Bashkim, Shpresë.

Mustafa qëndroi tranzit në Itali për të udhëtuar drejt Amerikës me 24 shkurt 1968. U vendos në Nju Jork.

Mustafa u anëtarësua që në fillim në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra.Ishte qershor 1968. Prej asaj kohe nuk u nda nga Vatra duke qenë pjesmarrës i rregullt në veprimtaritë që organizonte federata. Ka qenë edhe aktivist i Xhamisë. Ishte ndër mbështetësit e ndërtimit të Xhamisë në Brooklyn-it.Për tetë vjet ka qenë nënkryetar i Këshillit të xhamisë. Ka qenë dhe sekretar i xhamisë. Përpara se të ndërtohej xhamija, Mustafë Elezi ishte pjesë e komisionit ndërfetar të shqiptarëve, në kohën kur Imam Isa Hoxha bashkëpunonte ngushtësisht me Monsinjor  Zef Oroshin dhe Kishën Orthodokse të Bostonit.

Me ikjen e Mustafë Elezi Vatra humbi një vatran të devotshëm dhe cështja kombëtar luftëarin e saj të paepur.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe  Gazeta e saj DIELLI i shprehin ngushëllimet më të thella zonjës Mehane, djemëve Mërgim e Bashkim, vajzës Shpresë dhe gjithë miqëve dhe Familjes Elezi! Pushoftë në Paqë Mustafa!

SHERBIMET FUNERALE-E MARTE 2 TETOR 2018, Ora 2.00 PM-9.00 PM

ADRESA:
F. Ruggerio & Sons
732 Yonkers Ave
Yonkers NY 10704
914.375.1400

 

Filed Under: Opinion Tagged With: 1 Tetor 2018, Mustafe Elezi, nderroi jete

Mustafë Elezi, nga Dragobia në ShBA, një jetë mes dy botëve

October 1, 2018 by dgreca

1-ok-Mustafa-2-250x217mustafe2.IMG_-215x3001 Mustafe Elezi

Nga Dalip Greca/

Mustafë Elezi është një ndër shqiptarët që erdhi në SHBA në fundvitet ’60 të shekullit të shkuar. Ai jeton në shtëpinë e tij dy katëshe në Yonkers, NY. Ftesa qe i bera për një intervistë për sfidat dhe sukseset e jetës së tij, e gëzoi pa masë. Na priti në krye të shkallëve të shtëpisë dykatëshe. Atë ditë kishte mysafirë nga Shqipëria, të nipin me të shoqen, që të dy juristë. Mustafa ka siguruar një mirëqenie të kënaqshme falë punës  dhe përkushtimit të vetë atij dhe të fëmijëve, që i ka të mbarë e të suksesshëm. Suksesin e  tij e pasqyron dhe shtepia private ku jeton, komode dhe tradicionale ne mobilim.Ndjehet i gëzuar nga mirënjohja dhe përkujdesja që tregojnë fëmijët për të, për të cilët ai thotë se janë krenaria dhe gëzimi i jetës së tij. Ka investuar por dhe ata ia kanë shpërblyer. I ka shkolluar të gjithë dhe mundimi nuk i ka shkuar kot. Edhe pse vitet ia kanë shtuar pleqërinë, Mustafë Elezi nuk ndahet nga veprimtaritë  e komunitetit. As nga Shqipëria që e do aq shumë, paçka se ia patën mohuar. Udheton shpesh drejt Shqiperise. Kur shkova për ta intervistuar ishte në prag të një udhëtimi drejt vendlindjes. Vizitat në vendlindje, ia mbajnë shpirtin ngrohtë, siç shprehet vetë ai. Mustafa e ka mbajtë shpirtin gjallë edhe me poezitë e bukura që ka shkruar për lirinë, Flamurin kuq e zi, gjuhën shqipe, Atdheun dhe kombin tonë ilir.Në prag të 28 Nëntorit 2010 ai botoi librin e tij të dytë me titull”Nuk e harrova Malësinë e  Gjakovës”, një libwr që i kalon kufijtë e një autobiografie. Në 465 faqet e librit ai përcjell shpirtin mëmëdhetar. Mustafë Elezi është bujar, gjithë jetën ka dhuruar për cështjen Kombëtare. Në mbyllje të vitit ai dhuroi njëmijë dollarë për gazetën më të vjetër të Shqiptarëve, gazetën Dielli, zërin e Federatës Panshqiptare”Vatra”.

***

Mustafë Elezi ndjehet vatran në shpirt dhe që prej vitit 1968, ku është bërë pjesë e saj, nuk mund t’i largohet.Ishte edhe në veprimtarinë e fundprillit te vitit 2009 organizuar nga Vatra në promovimin e librit “Zonja e zezë, Nexhmije Hoxha”, të Fahri Balliut, ndërsa në festimin e 98 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk mundi të vinte, por dërgoi mesazhin e tij, një poezi të bukur për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar dhe kontributin e tij financiar. Është antikomunist me shpirt nga që komunizmi ia pat nxirë jetën, jo vetëm atij, por të gjithë fisit. Lufta më absurd e komunizmit shqiptar është ajo kundër familjeve nacionaliste. Familja e Jah Elezit të Dragobisë, pjesë e së cilës është Mustafa, në shekullin e shkuar ishte me emër në të gjithë Malësinë e Gjakovës e më tej. Ajo përmendej për tradita e trimëri në Kosovë , Plavë-Guci e Shqipëri. Para Luftës së Dytë Botërore, kjo familje e madhe prej më shumë se 50 anëtarësh i nënshtrohej rregullave të traditës patriarkale, ku punët përballeshin bashkë e miku pritej me bujari e besë. Familja e Jah Elezit ka jetuar në Dragobi dhe Çerem. Sa herë mësynin sllavët nga Gryka e Dragobisë, Eleztë ishin në ballin e luftës. Komunizmi këtë familje të madhe nacionaliste, e shpalli armike të popullit! Për pesëdhjetë vjet kalvari që përshkoi  familja e Jah Elezit, qe i përgjakur; me të pushkatuar, të burgosur e të internuar deri në vitin 1990.

Luftëtarët e lirisë shpallen armiq

Lufta e Dytë Botërore i gjeti Eleztë në ballin e Luftës për liri. Tre djemtë e Sali Jah Metalisë; Jah Sali Metalia, Abaz Sali Metalia dhe Mustafë Sali Metalia   ishin rreshtuar në radhët e luftëtarëve të lirisë kundër pushtuesve. Njëri vëlla, Jah Sali Metalia i ishte përgjigjur menjëherë kushtrimit për të shkuar në Kosovë. Ai kishte përfunduar gjimnazin e Shkodrës dhe ishte ndër ata djem që me thirrjen e parë të Mit’hat Frashërit shkoi në Kosovë. Gjatë kohës së pushtimit ai ishte kryetar i komunës së Junikut. Ishte koha kur një pjesë e inetelektualëve të Shqipërisë dhe të Kosovës menduan se ishte realizuar bashkimi kombëtar dhe rrezikuan veten për të shërbyer sipas aftësive intelektuale, kudo ku kishte nevojë Kosova. Ishte koha kur Ago Agaj, Kudret Kokoshi, e intelektualë të tjerë të Shqipërisë i shkonin në ndihmë Kosovës. Jah Metalia mbeti ushtar dhe idhtar i Mit’hat Frashërit dhe iu përgjigj thirrjes së tij. Në betejën e Junikut Jah Sali Elezi ishte në ballë të luftës. Tri ditë zgjati beteja, por heronjët u ndëshkuan duke u shpallë armiq të popullit. Komunistët shqiptar dhe ata jugosllavë  e akuzuan Jahon për bashkëpunim me pushtuesin, ndërkohë që Juniku i tij dhe e tërë Kosova ranë sërish në pushtimin sllav. Ai u masakrua së bashku me 100 kosovarë. U pushkatuan pa gjyq ata që deshën të mbronin Junikun dhe Kosovën.Familja Elezi trashëgonte patriotizmin e Jah Elezit, që kishte prirë në betejën e Valbonës. Ai kishte marrë pjesë së bashku me Bajram Currin në mbrojtje të Prizrenit, pat luftuar për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe kudo ku kriste pushka e shqiptarit për liri.

Ish partizani shpallet armik i popullit!

Mustafë Elezi ishte vetëm 17 vjeç kur iu përgjigj thirrjes së Atdhut për të luftuar për liri. Ishte një ndër partizanët e vegjël në moshë të Brigadës 25  partizane. Kur partizanët çliruan Tropojën, i kërkuan atit të tij që të niste me ta djalin. Ishte djalë i ri plot ideale dhe mendonte se populli shqiptar pas lufte do të vendoste pushtet demokratik dhe do të gëzonte një jetë më të mirë.Sakrifikoi rininë e vet nëpër male në të ftohtë e shpesh i pangrënë. Luftoi që nga Tropoja në Gjakovë, Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë etj. Por u zhgënjye shpejt; në vend të demokracisë komunistët vendosën diktaturën më të egër në të gjitha vendet ish komuniste.Jo vetëm kaq, por komunistët shqiptarë  bënë pakt vëllazërimi dhe u bashkuan me Titon duke zhgënjyer vëllezërit kosovarë. Ata dorëzuan Kosovën dhe shumë nga djemtë shqiptarë që kishin ushqyer iluzionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ose kishin luftuar me parullën “Kosova është Shqipëri” , u ndëshkuan. Tronditjen më të madhe Mustafë Elezi e pësoi kur u kthye nga lufta, shtëpia e tij në Dragobi ishte djegë nga bashkëluftëtarët e tij partizanë. Ishte një zhgënjim tronditës. Familja e madhe qëndronte në qiell të hapur, pa patur një strehë ku të fusnin kokat. Shpërblim i bukur për kontributin e dhënë në luftë!-psherëtinë gjatë rrëfimit Mustafë Elezi.Ai i kishte kërkuar pushtusit nëpër male, por ata paskishin qenë aq pranë!

Era e së keqes po frynte me tersëllimë edhe në grykën e Dragobisë. Tani sllavët nuk vinin më me taborre sulmi përmes luginës së Valbonës për ta ndalë turin tek shpella e Bajram Begut! Ata ishin ulur këmbëkryq në Tiranë dhe u dorëzonin komunistëve shqiptarë listat e atyre që kishin luftuar për një Kosovë bashkë me Shqipërinë, pra ishin kundër vëllazërimit me serbët. Pas djegies së shtëpisë erdhën të tjera fatkeqësi për familjen Elezi; në vitin 1945 komunistët kishin pushkatuar pa gjyq xhaxhanë e Mustafës; Asim Jah Elezin, duke lënë në katër rrugë të shoqen dhe tre fëmijët e tij.Mustafës ende nuk i kishte ardhë radha. Ai kishte ende meritat e luftës. Po sa do ta mbronin ato? Vazhdonte të shërbente si nënoficer në ushtri duke qenë shef i prapavijës në batalionin e  artilerisë bregdetare. Dukej se ishte larg rrëbeshit që po i rrëzonte një nga një burrat e familjes Elezi, por ky ishte vetëm iluzion i përkohshëm.Tragjedia vazhdon të godasë familjen e madhe të Elezëve me një fuqi goditëse si një tërmet nëntë ballësh; në vitin 1946 arrestohet tek po kryente shërbimin ushtarak në brigadat shqiptare në Maqedoni, vëllai tjetër i Mustafës. Tragjedia në familjen e Jah Elezit nuk ka të ndalur. Rrethi po i afrohej edhe vetë Mustafës. Arrestohet dhe vëllai tjetër i tij, Adem Sali Elezi, ish myfti në Kukës, vetëm pse predikonte Kosova dhe Shqipëria janë një. Pas pak kohësh në pranga përfundon edhe xhaxhai Azem Jahja, ish imam në Tropojë.Të dy ata u përballën përmes një kalvari të tmerrshëm nëpër burgjet e diktaturës komuniste. I vetmi “faj” i tyre ishte nacionalizmi, patriotizmi ndaj Kosovës, e cila i ishte dorëzuar Jugosllavisë.

Arrestimi i Mustafë  Elezit

Mustafa po e parandjente se po i afrohej arrestimi edhe pse tregohej i kujdesshëm, që të mos i shpëtonte asnjë fjalë e pamatur apo ndonjë gabim teknik në detyrën që kryente, ai nuk mundi ta shmangte të keqen. Hafijet kishin filluar t’ia përgjonin hijen. Iu vunë prangat në vitin 1949.Ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Shëngjin të Lezhës në artileri bregdetare, kur dëgjoi akuzën e tmerrshëm: “Në emër të popullit je i arrestuar!”. Filluan edhe për atë vuajtejt dhe torturat e tmerrshme. Hetuesia vazhdoi për më shumë se dy muaj. Një hetuesi e ashpër me tortura spartane të huazuara nga rusët ra mbi të. Pas hetimit, ku ai nuk pranoi asgjë, erdhi gjyqi ushtarak.U gjykua për faje që nuk i kishte kryer. Cilësohej armik ai që kishte luftuar për liri. Nuk kishte as avokat që të mbrohej; prokuror, gjykatës, avokat ishte Partia Komuniste. Prokurori kërkoi dhjetë vjet burg, ndërsa trupi gjykus e la me tetë vjet. Nga burgu i Tiranës e çuan në Korçë. Atje u përball me vdekjen. Këneta e vdekjes mori shumë trupa të sfilitur të burgosurëve politikë. Mustafa thotë se ishte me fat që i shpëtojë vdekjes. Në kujtesë ka ende ënjtjen e trupit nga sëmundja e skorbutit, që ra mes të burgosurve dhe mori shumë jetë. Edhe Mustafa s’mund të bënte përjashtim. Dr. Isuf Hysenbegasi, që ishte i burgosur, arriti t’i shpëtojë duke kërkuar me këmbëngulje domate në mungesë të vitaminave për të burgosurit. Nuk i harrohet as Ram Halili, një i burgosur , që e ka lënë policët tërë ditën në diell e tërë natën jashtë, të lidhur këmbë e duar dhe më pas çonin tek ai të gjithë të vargun e të burgosurve, që ta pështynin. I shkreti, mezi e përballoi Maliqin, por nuk përballoi Peqinin. Vendosi që të ikte nga skëterra, por e tradhëtoi shoku me të cilin pat vendosë të arrastisej. Ai ishte spiun dhe në momentin e arratisjes e kapën dhe e vranë Ramën. Nga viti 1949 deri në vitin 1957 jeta  e Mustafës kaloi sprovat e qëndresës në burg dhe kampet e internimit. Ka punuar edhe në kanalin Peqin-Kavajë. Aty ka gjetë vëllanë e vet Ademin. Vuajtjet nuk kishin të mbaruar. Më pas e kanë çuar në ndërtimin e fushës së aviacionit në Kuçovë. Nuk mbaruan me kaq vujatjet. Pasi të burgosurit përfunduan ndërtimin e  fushës së aviacionit i dërguan në ndërtimin e kanalit Vjosë-Levan-Fier.Vuajtën shumë në Shtyllas.Një vit e gjysëm ka qëndruar në ndërtimin e kanalit.Më pas i kanë çuar për ndërtimin e fushës së aviacionit në Tiranë.Edhe pse kampi ruhej në mënyrë të rreptë, pesë nga të burgosurit hartojnë një plan arratsije. Të prirur nga Abaz Korçari ata hapën një kanal të nëndheshëm në fshehtësi dhe hartuan planin e arratisjes. Pasi kanë bërë gati kanalin, kanë dalë, por në dalje e sipër i ka dikutuar roja dhe ka qëlluar me breshëri automatiku. Njëri prej të arratisurëvë është vra. Pas kësaj ngjarjeje në kamp ka shkuar vetë Mehmet Sheu dhe u ka mbajtë një fjalim të ashpër, duke i cilësuar armiq, të poshtër e fundrina të shoqërisë. Pas kësaj ngjarjeje kanë shtuar masat e sigurisë.Vuajtjet ishin të pafundme.Kur është liruar nga burgu, Mustafa e ndjeu veten të shkatërruar e tepër të lodhur.

Mbushet kupa e vuajtjeve, vendosë të arratiset

Në vitin 1957 kishin filluar sërish dënimet dhe internimet masive. Familja Elezi kishte ndërtuar një shtëpi të re me 12 dhoma pas asaj që ia dogjën gjatë luftës. Edhe këtë shtëpi ia kishin marrë komunistët dhe po përgatitej internimi masiv pasi ishin shpallë kulakë, duke u hequr edhe kartat e Frontit.I erdhi në mbrëmje një mik nga Kolgecaj. Mustafa kish qenë në luftë me mikun e tij. Ai e lajmëron se kishin sjellë nga lartë listat e internimeve të reja. Në këto lista ishin të parët emrat e atyre që ishin liruar nga burgjet, ku ishte dhe emri i Mustafës. Falenderoi mikun dhe vendosi që të arratisej. S’kishte rrugë tjetër, ndryshej do t’i duhej të mbyllej në kampin e internimit, ku dera e burgut mbetej përherë e hapur. Ka qenë një ditë e ftohtë dimri. Binte dëborë.Kaloi mesnatë në Morinë, ku u strehua në një familje myftinjësh, që aty në postë të policisë. Të nesërmen e dërguan në Junik, ku dha intervistën. I dhanë strehim politik dhe e transferuan në Prishtinë, ku gjeti shumë nga anët e veta.Më pas e vendosën në Ferizaj. Një jetë e re nisi në Ferizaj. Për dhjetë vjet jetoi mes shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë pjesa e familjes së mbetur në Shqipëri vazhdoi të përballej me dhunën komuniste. Pas ikjes së tij u arrestua vëllai, Jakup Elezi, që ishte në moshën 60 vjeçare.Arrestimi i vëllait erdhi në vitin 1957. Një vit më pas u arrestua Abazi, i cili në moshën e  arrestimit nuk ishte më shumë se 30 vjeç. Gati të gjithë meshkujt e familjes së madhe Elezi provuan ferrin e burgjeve komuniste. Arsyeja ishte se diktatura kishte vendosur që t’ia ulte kryet nacionalizmit shqiptar. Në vitin 1960 dy vëllezërit e Mustafës, Jakupi, që kishte dalë nga burgu, së bashku  me bashkëshorten, Zizën e djalin si dhe Xhemajli me djalin, arratisen duke dalë në Gusi. Ata dolën pas një beteje të ashpër me forcat e kufirit. Kjo ikje në grup e me luftë ishte si reagim dëshprues ndaj burgosjeve dhe internimeve masive të fisit Elezi. Përveç burgosjeve qeveria komuniste mbajti në internim 85 pjestarë të familjes Elezi derisa u shemb sistemi dhe erdhi demokracia. Ndërsa nipi i Mustafës, Riza, u vra dhe mbeti pa varr.

Kur e pyes  Mustafën, pse komunizmi e kishte stërmunduar aq shumë familjen  Jah Elezi, ai përgjigjet me një rrëfimin e një ngjarjeje, që ka ndodhë në Dragobi në vitet e luftës: Ka shkuar atje Fadil Hoxha i shoqëruar me disa serbë dhe ka mbledh popullin dhe u ka folë për vëllazërimin dhe miqësinë pas lufte.Është ngritë i ati Mustafës, Sali Jah Elezi dhe i ka thënë:Fadil Hoxha: Ti je shqiptar dhe je i mirëpritur mes shqiptarësh, por jo me ata që ke me vete. A mund ta harrojmë ne përgjakjen me sllavët në Plave e Guci, në Prizren, Dragobi etj? Mos na i fut sllavët në shtëpi se nuk kanë besë. Ndoshta që atëherë familja e Jah Elezit u fut në rreth të kuq.

Rrugëtimi drejt lirisë

Në Ferizaj Mustafa e rregulloi në një farë mënyre jetën e tij. Aty u martua me një vajzë nga dera e Nezajve nga Malësia e Gjakovës. I lindën tre fëmijë atje, dy djem dhe një vajzë. Mërgimi, Bashkimi dhe Shpresa. Ata ia mbushën jetëm me gëzim, por dhe ia rritën detyrimin për të gjetur një shteg drejt perëndimit. Kjo ishte ëndërra e Mustafës. Jeta në Ferizaj po bëhej përherë e më e vështirë. Shërbimi i fshehtë Jugosllav po shtonte provokimet dhe presionin mbi nacionalistët. Disa nga shqiptarët kishin pranuar që të bëheshin bashkëpunëtorë të UDB, një pjesë rezistonin derisa të gjenin një shteg për të dalë në Evropë.Mustafa thotë se u qëndroi larg ofertave për bashkëpunim. Të bëhej spiun i Beogradit do të ishte një tradhëti për idealet e njerëzve të tij të përgjakur me serbët. Kështu që ai u përpoq që të gjente një mënyrë shpëtimi për t’iu larguar së keqes.

Qëllimi i Mustafë Elezit ishte emigrimi në SHBA. Mes shqiptarësh kishte filluar qarkullimi i pasaportave, me të cilat mund të kaloje deri në Trieste e më pas nuk hynin në punë. I  siguruan pasaportat me anë të Nderim Kupit dhe Abedin Mulosmanit. U larguan nga ish Jugosllavia në gusht të vitit 1967. Kaluan nga Ferizaj në Beograd, që andej në Triestë. Familja përbëhej prej pesë vetëve; Mustafa me bashkëshorten dhe tre fëmijët si dhe familja e Muharrem Elezit prej tre vetash. Askënd nuk njihnin në Beograd. Dikush u kishte rekomanduar Dom Preng Ndërvashaj.Telefonin e tij ua kishte dhënë  Abedin Mulosmanaj.I telefonoi Preng Ndervashës dhe i kërkoi ndihmë. I tha se ishin tetë vetë në Beograd dhe donin të kalonin në Itali, por nuk dinin se si dhe ku të shkonin.Askush nuk i priste.

Ai udhëzon që sapo të arrinin në Trieste t’i hidhnin pasaportat dhe të merrnin taksi e të paraqiteshin në kampin e emigrantëve në Trieste. Atje, u kishte thënë dom Ndërvasahj, do t’i priste nipi i tij. Ashtu vepruan. Morën trenin dhe u nisën. Sapo kanë mbërritur në Triestë kanë marrë taksinë dhe janë paraqitur në kampin e emigrantëve. I priti i nipi i Preng Ndërvashës. Interpoli i mori në intervistë. Që aty i dërguan në Latina, ku qëndruan gjashtë muaj. Më pas i mori ambasada amerikane dhe i intervistoi. Edhe sot në kujtesën e Mustafë Elezit ka mbetur sjellja shumë e ngrohtë e personelit amerikan.Mirëpo dikush e bllokoi familjen Elezi në çastet e fundit. Ishte një urdhër i Ministrisë së Brendshme që s’dihet se në ç’rrethana u gatua. Më pas i vendosën në San Piage. Atje jeta ishte e vështirë. Mustafa së bashku me Hasan Isufin dhe Halil Hamzën, shkuan në Vatikan për të kërkuar ndihmë. Atje takuan Preng Ndërvashaj.Shkon dhe Gjon Markaj dhe pasi bisedon me ta bën një raport për në Ministrinë e Brendshme Italiane.Pas gjashtë muajësh Italia ua hapi dritën jeshile drejt Amerikës. Nuk e harron atë ditë Mustafë Elezi. Ka qenë 24 shkurt 1968. Edhe pse qe ditë e ftohtë dimri, Mustafa thotë se ai dhe e gjithë familja, fëmijët më shumë, ndjenin ngazëllimin e një pranvere në shpirt.

Fillimi i vështirë në SHBA

Me ndihmën e mikut Uk Qerimi,  u vendos në Bronx të Nju Jork-ut, në një apartament, që u kish zënë ai me rentë. Ëndërra për të ardhë në Amerikë e kishte munduar tërë jetën Mustafë Elezin, por kur u vendos aty e pa se në jetë nuk ishte si ëndërr. Mosditja e gjuhës angleze i shumëfishonte vështirësitë. Italishtja dhe ajo pak frëngjishte që dinte nuk i hynin në punë. E kujton fillimin e vështirë, ku në një bllok të vogël shënonte emrat e rrugëve që të mos humbte dhe kërkimet e pasuksesshme për të gjetur një punë për të mbajtë familjen e për të paguar rentën. Kaluan shtatë muaj pa punë dhe vetja po i  rëndohej çdo ditë e më tepër. Në ndihmë i ka ardhë miqësia dhe shoqëria, që i kanë dhuruar ndihma për  të jetuar e për të paguar rentën.Pas shtatë muajësh ka qenë Imam Isa Hoxha, që Mustafën dhe shumë të tjerë nga Malësia e Gjakovës i ka  sistemuar në pastrime në Manhattan në 14 rrugë, në avenunë e parë. Mustafa u ndje mirë aty nga që i hyri në punë italishtja. Pronari ishte Italian dhe kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin.Ai kujton se ndihmoi edhe shqiptarë të tjerë si Xhaferr Elezin, Sali Nezën e shumë të sapoardhur, që më vonë krijuan bizneset e tyre e u bënë me emër në Amerikë. Më pas, Mustafa, nisi një punë tjetër, duke larë dritaret. Iu desh kohë derisa të stabilizohej si portier  në Muzeun Metropolitan në Avenunë e Pestë në Manhatan. Aty punoi derisa doli në pension.

Nga çështja kombëtare s’hoqi dorë. Mustafa u anëtarësua që në fillim në Federatën Panshqiptare Vatra. Ia kishte dëgjuar emrin e madh Vatrës dhe mori një grup shokësh dhe trokiti në derën e saj në qershor 1968.Që atëherë nuk u nda nga Vatra duke qenë pjesmarrës i rregullt në veprimtaritë që organizonte federata. Ka qenë edhe aktivist i Xhamisë. Ishte ndër mbështetësit e ndërtimit të Xhamisë në Brooklyn. Ashtu siç çdo popull këtu në Amerikë ka faltoret e veta edhe muslimanët shqiptarë duhej të kishin faltoret e  tyre, thotë ai.

Për tetë vjet ka qenë nënkryetar i Këshillit të xhamisë, në kohën kur kryetar ishte Rexhep Kumbarçe, apo më vonë me Abdulla Kaloshin. Në kujtesë ka shumë aksione për mbledhjen e të hollave në ndihmë të xhamisë. Kështu në kohën e Rexhep Kumbarçes ai udhëhoqi një aksion të sukseshëm, ku u mblodhën rreth 90 mijë dollarë, një shumë e madhe për atë kohë. Ka qenë dhe sekretar i xhamisë. Përpara se të ndërtohej xhamija, Mustafë Elezi ishte pjesë e komisionit ndërfetar të shqiptarëve, në kohën kur Imam Isa Hoxha bashkëpunonte ngushtësisht me Monsinjor  Zef Oroshin dhe Kishën Orthodokse të Bostonit.

Në kujtesë ka ditën e  inaugurimit të Qendërs Islame Shqiptare në Bruklin, kur kishin ardhë për t’u gëzuar me ta shumë shqiptarë nga shtetet e Amerikës, madje edhe nga Kanadaja. Në gëzimin e tyre ishte bërë pjesë edhe “Zëri i Amerikës”. Mustafa ka mbajtë fjalimin atë ditë dhe është duartrokitë e përgëzur për fjalët atdhetare, që tha aty.

Së bashku me Abdulla Kaloshin ai ishte përkrahës dhe pjesmarrës në të gjitha demonstratat e komunitetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe atyre kundër komunizmit në Shqipëri. Në demonstrata, kujton ai, nuk mungonte asnjëherë  Imam Isa Hoxha.Ai kujton se 3 mijë shqiptarë kanë demonstruar në Washington.Mustafa ka qenë përherë i dashuruar pas fjalës shqipes. Ai ka shkruar në vazhdimësi poezi për ngjarje historike dhe ato ngjarje që ka përjetuar vetë dhe që i kanë lënë gjurmë në shpirt. Për shumë kohë ka qenë dhe një nga drejtuesit e revistës ”Pëprjekja jonë”, duke qenë nënkryetar i Këshillit Botues. Ishte jo vetëm fetare revista, por edhe letrare. Mustafë Elezi, nuk është  kursyer për çështjen kombëtare.Ka kontribuar qoftë për Vatrën, qoftë për xhaminë dhe në të gjitha veprimtaritë, ku ka marrë pjesë. Mustafa së bashku me Ahmet Rexhepin dhe Hasan Gashin ka hapur shkollën shqipe, të cilën e mbajtën për dy vjet në Nju Jork. Ka qenë edhe anëtar i këshillit të Vatrës deri në vitin 2002.

Krenaria për sukseset e  fëmijëve

Familja Elezi, siç respektonte kodin tradicional të besës e të traditës, po ashtu shkollonte gjeneratën e  re. Vetë Mustafa kishte marrë arsim të rregullt të kohës, kishte studiuar për finance në Ferizaj. Vëllai, Jaho, që u pushkatua në Pejë, ka pasë mbaruar gjimnazin në Shkodër, një vëlla tjetër ka pasë studiuar në Medrese në Tiranë; edhe një kushëri i tij, Hysni Hoxha ka qenë një ndër nxënësit e shkëlqyer të Medreses në Tiranë dhe është përzgjedhur si ndër më të mirë për të vazhduar studimet e larta të Kajro. U diplomua shkëlqyshëm për Teologji dhe filozofi. U bë një ndër profesorët e Universitetit qendror të Arabisë Saudite, ku dha mësim deri në vitin 1972. Kur erdhi në SHBA dhe u bë pjesë e demonstratave dhe u thoshte shqiptarëve; në vend të përshëndetjes ”tungajtjeta”, përshëndetuni me njëri-tjetrin me fjalën ”Kosova”. Mustafë Elezi ndjehet i gëzuar sepse investimi më i madh i tij ka qenë në shkollimin fëmijëve. Të tre fëmijët e lindur në Ferizaj dhe dy të lindur në SHBA; Sanija dhe Nderimi, i janë përkushtuar  arsimimit të plotë dhe kanë arritur suksese në jetë. Mërgimi, djali i madh, pasi përfundoi shkëlqyshëm shkollën e mesme, studio në Peas University, Bashkimi i ka kryer studimet universitare në Iona College në New Roshell.Të dy djemtë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në studimet universitare. Mërgimi punoi shumë kohë si anlalist në Golden Sections, tani është Chif  Ekzecutiv for Information në City Group. Ndërsa Bashkimi ka punuar menaxher në një kompani ndërtesash në Manhattan, ndërsa tani vazhdon që të merret me Realy State.Ai ka kompaninë e vet. Vajza e madhe, Shpresa, e lindur në Ferizaj, edhe pse kishte përfunduar shkollën e mesme shkëlqyshëm, sipas traditës u martua për t’iu përkushtuar familjes, por nuk iu nda shkollës së lartë derisa përfundoi studimet në Adelphi University.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dalip greca, Mustafe Elezi, nga Dragobia ne ShBA, një jetë mes dy botëve

Dokumenti sekret i hartuar nga SHBA-ja dhe BE-ja?

October 1, 2018 by dgreca

Shkruan Shtypi I Kosovës/

Dokumenti sekret i hartuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, pa Gjermaninë, mbështet shkëmbimin territorial Kosovë-Serbi/

1 Mitrovice

SHBA-ja dhe liderët e Bashkimit Evropian po bashkërendohen drejt mbështetjes së një plani në bazë të të cilit dy vendet e Ballkanit do të rishkruajnë kufijtë e tyre të përbashkët të tensionuar në baza etnike, duke përjashtuar Gjermaninë, fuqinë më me ndikim të kontinentit të vjetër, e cila refuzon këtë qasje, thuhet në një dokument konfidencial.

Një memorandum i fundit i hartuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së që ka të bëjë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vjetër mes Kosovës e Serbisë, e të cilin e ka parë “The Wall Street Journal”, tregon se organi ekzekutiv i BE-së në esencë ka miratuar argumentin e Washingtonit dhe ka refuzuar atë të Gjermanisë.

Ndërsa marrëveshja thotë se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të punojnë bashkë për së afërmi në iniciativat e politikës së jashtme që prekin rajonin, çarja me Gjermaninë tregon po ashtu gatishmërinë e Washingtonit për të injoruar kundërshtimet e fuqisë kryesore të kontinentit, transmeton Koha.net.

Në dokument, BE-ja shfaq mbështetjen për një plan të përbashkët Kosovë-Serbi, i mbështetur nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, për t’i rishkruar kufijtë në Evropën juglindore si mënyrë për të siguruar shtetësi të plotë për vendin e vogël e të bllokuar, Kosovën. Nëse kjo dështon, thotë memorandumi, vendi me 2 milionë banorë mund të hyjë në kriminalitet, konflikt e në ekstremizëm islamik.

Javëve të fundit, dy vendet kanë diskutuar një plan për të shkëmbyer territor përgjatë kufirit të tyre të përbashkët për të pasqyruar më mirë modelet e zgjidhjes së serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ndërsa presidentit Thaçi e Vuçiq janë në favor të shkëmbimit të territorit, përmes njerëzve të afërt me bisedimet thonë se ata nuk pajtohen në disa fusha, siç është qyteti i ndarë i Mitrovicës. Vuçiqi po ashtu përballet me kundërshti brenda Serbisë. “Serbët vetëm duan të humbin gjithçka”, tha Vuçiqi gjatë kësaj jave. “Ata dëshirojnë të qajnë për diçka që ka mbetur prapa sesa të mbajnë diçka në duart e tyre”.

Nga ana e tyre, liderët gjermanë kundërshtojnë shkëmbimin territorial nga frika se mund të nxisin separatizëm në baza etnike në Bosnje e Maqedoni dhe ta kthejnë rajonin prapa në konflikt.

Kufijtë e rajonit janë “të pandryshueshëm”, tha muajin e kaluar kancelarja gjermane, Merkel, qëndrim ky i fuqizuar nga zëdhënësi i saj të mërkurën që lamë pas.

“Qëndrimi ynë ka qenë konsistent dhe në pajtim me brengat e liderëve të të gjitha vendeve fqinje, që kanë shfaqur brengë se rishkrimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës në një rajon ende të paqëndrueshëm”, ka thënë ai. Luksemburgu dhe Britania po ashtu kanë shfaqur rezerva ndaj këtij plani, transmeton Koha.net.

SHBA-ja ka injoruar kundërshtimet e Gjermanisë, siç kanë bërë edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së për marrëdhënie me jashtë, me një memorandum që thotë se rishkrimi i kufijve do të ndihmonte më shumë në shuarjen sesa në ndezjen e paqëndrueshmërisë rajonale.

“Për herë të parë në historinë e tyre, Serbia dhe Kosova lirshëm do të pajtohen/zgjidhin dallimet e tyre përmes dialogut”, thotë dokumenti. Nëse këto bisedime dështojnë, shton ai, Kosova “do të bëhet një konflikt i ngrirë dhe kjo do të thoshte se në fund të fundit pashmangshëm do të shpërthente”.

Vendi me shumicë myslimane mund të bëhet “toka më pjellore për kriminalitet dhe radikalizëm”, thotë memoja, e cila është draftuar javën e kaluar për t’iu adresuar një kërkese nga Wess Mitchell, zëvendëssekretari amerikan i shtetit përgjegjës për çështjet evropiane, për të krahasuar qëndrimet e SHBA-së dhe të BE-së për këtë çështje.

Departamenti Amerikan dhe Ambasada Amerikane në Beograd nuk kanë pranuar të komentojnë për këtë memo. Muajin e kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare të Trumpit, John Bolton, tha se nuk asnjë shqetësim për shkëmbim territorial, transmeton Koha.net.

Kundërshtimi publik i Merkelit për rishkrimin e kufijve ka shkaktuar frustrim në Bruksel.

“Kush mendon qeveria gjermane se është, që kundërshton menjëherë negociatat mes dy vendeve sovrane?”, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së i afërt me diskutimet. “Kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nga Kosova dhe Serbia, e jo nga përfshirja nga jashtë”.

Ndërsa Berlini tani insiston se kufijtë evropianë janë të shenjtë, Gjermania ka luajtur rol kyç në përshpejtimin e shpërbërjes së Jugosllavisë kur njohu pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë më 1991, para shumicës së fuqive tjera botërore.

Ndonëse, siç shkruan WSJ, përqendrimi amerikan ishte zhvendosur nga rajoni kohëve të fundit, tani SHBA-ja po rikthehet në rajon, sipas analistëve dhe zyrtarëve. Vitin e kaluar e futi Malin e Zi në NATO dhe po insiston fuqishëm që edhe shteti tjetër fqinj, Maqedonia, t’i bashkohet aleancës ushtarake.

Mbështetja aktive e Washingtonit për shkëmbim territorial Serbi-Kosovë “është thjeshtë edhe një dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për të stabilizuar rajonin”, ka thënë Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi. “Jam i sigurt se në fund do të jetë e mundshme të triumfohet” ndaj ngurrimit gjerman.(koha.net)

Filed Under: Politike Tagged With: Dokumenti sekret i hartuar, nga SHBA-ja dhe BE-ja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1250
  • 1251
  • 1252
  • 1253
  • 1254
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT