• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MICHAEL POMPEO THEKSON RËNDËSINË E LIDHJEVE TRANSATLANTIKE

September 26, 2018 by dgreca

2-Frank-shkreli-2-300x183-1-1

Nga Frank Shkreli/

Në kuadër të mbledhjes së 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që po mbahet në Nju Jork, Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo shtroi Darkën tradicionale të Transatlantikut në Hotelin Palace në qytetin e Nju Jorkut.

Është ky një takim i rastit për kolegë dhe miqë, përfaqsues të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare të NATO-s, për të bashkbiseduar, pa praninë e përfaqsuesve të medies, mbi çështje me rëndësi të interesit të përbashkët, por edhe për çështje që mund të shqetësojnë vendet individuale, e që njëkohsisht janë të rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian dhe për Aleancën e Atlantikut, NATO.

Sipas një deklarate që lëshoi mbrëmë për mediet zëdhënsja e Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) Heather Nauert, Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo  më 25 shtator shtroi darkën e 18-të tradicionale të radhës për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Përfaqsuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe për Politikën e Sigurisë dhe Zëvëndës-Presidente e komisionit Evropian, Federica Mogherinin dhe për 40-ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Evropa dhe Kanadaja. Në këtë darkë mori pjesë gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Sipas zëdhënses së DASH, Sekretari Pompeo në darkën e shtruar për nder të miqëve të ngushtë dhe përfqsuesve të vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta transatlantike midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, që sipas tij janë marrëdhënie të pa zëvendsueshme për sigurinë dhe begatinë tonë të përbashkët, të më shumë se një miliardë njerëzve në dy kontinentet tona.

Në deklaratën e zëdhënses së Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se, Kryediplomati amerikan nënvijoi rëndësinë e marrëdhënieve tregëtare të barabarta, reciproke dhe të lira duke theksuar gjithashtu edhe sigurinë energjetike në Evropë.   Ai foli gjithashtu, sipas zëdhënses edhe për vazhdimin e punës me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, me qëllim të fuqizimit të aftësive mbrojtëse të Evropës dhe të shtimit të investimeve evropiane në fushën e mbrojtjes.

Mbi të gjitha Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo – në fjalën e tij para diplomatëve të vendeve aleate të Amerikës, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kanadaja të vazhdojnë të punojnë së bashku kundër agresionit të Rusisë në të gjitha format e tija, të veprojnë së bashku për të mundur ISIS-in dhe për të siguruar paqën në Irak dhe në Siri.  Kryediplomati amerikan u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’u bashkohen përpjekjeve amerikane për të ndaluar veprimtaritë e vazhdueshme shkatërruese të regjimit iranian, anë e mbanë botës dhe për të siguruar çnuklearizimin e plotë dhe përfundimtar të Koresë së Veriut.

Përveç këtyre çështjeve me rëndësi për marrëdhëniet transatlantike që shpalosi Z. Pompeo para përfaqsuesve të vendeve aleate të Amerikës gjatë darkës së 18-të tradicionale transatlantike të marten mbrëma në Nju Jork, agjenda e Shteteve të Bashkuara për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përfshinë edhe çështje të tjera të interesit për Shtetet e Bashkuara.  Këto, sipas Kevin E. Miller, Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit në Byronë e Punëve të Organizatave Ndërkombëtare, përfshijnë pesë prioritete të politikës së jashtme amerikane: mos-përhapja e armëve bërthamore, ndihmat humanitare dhe siguria e furnizimit të ushqimeve në botë, paqa dhe sigurimi, masat kundër terrorizmit dhe reforma e vet Organizatës së Kombeve të Bashkuara.   Ai është shprehur se rreziqet në rritje e sipër ndaj vlerave më themelore të Amerikës dhe ndaj parimeve bazë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përfshijnë terrorizmin, shkeljet flagrante të drejtave të njeriut, fatkeqësitë natyrore dhe regjimet despotike që kërcënojnë demokracitë e mirëfillta dhe sovranitetin kombëtar të shteteve.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Byronë e Punëve të Organizatave Ndërkombëtare theksoi se një ndër prioritetet e politikës amerikane në sesionin e 73-të të Asamablesë së Përgjithshme të OKB-së, është reforma domethënse dhe e përhershme e kësaj organizate, ndërkohë që citoi ambasadoren amerikane pranë OKB-së, Nikki Haley se, “Bota ka nevojë për një OKB të disiplinuar, efikase, llogaridhënse dhe e përqendruar në rezultate.”

Sesioni vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ashtu si çdo vjet edhe sivjet, duhet t’u kujtojë të gjitha vendeve anëtare objektivat origjinale të OKB-ës, ashtu siç janë shkruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, por njëkohsisht edhe sukseset dhe dështimet e organizatës botërore, ka shkruar Kevin E. Miller, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Byronë e Punëve të Organizatave Ndërkombëtare, në artikullin e tij mbi prioritetet e politikës amerikane gjatë sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, Lidhjet Translatlantike, Michael Pompeo, Sekretari i shtetit

THACI- MITCHELL: SHBA MBESHTET KOSOVEN

September 26, 2018 by dgreca

-Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Wess Mitchell: Kosova do ta ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe më tutje/

1 delg Mitchell

-Presidenti Thaçi: SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku/

 -Kryeministri Haradinaj: ShBA-të kanë rol të pazëvendësueshëm në rrugën euro-atlantike të vendit/

 NEW YORK-WASHINGTON, 26 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe më tutje, në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, në arsim dhe në rrugën e saj euroatlantike. Njoftimi i plote:

Presidenti Thaçi takoi ndihmës-sekretarin Mitchell, merr mbështetjen e SHBA-së

 New York – Presidenti i Republikës së Kosovës, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluan një takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

 Në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Presidenti Thaçi ka falënderuar ndihmës-sekretarin Mitchell për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së që ka dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, nga liria, te shtetndërtimi dhe tani forcimi i perspektivës euroatlantike.

 “SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja amerikane në këtë proces është jetik, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Nga ana tjetër, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka siguruar presidentin e Kosovës se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.

Filed Under: Politike Tagged With: Presidenti Thaçi, takon ndihmes sek Mitchell

RUGOVA: POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE

September 26, 2018 by dgreca

PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS RUGOVA, INTERVISTË PARA 24 VITEVE: POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE/

 1 Ibrahimi me duar1 Bujku interv1 Bujku1 Rugova Behel

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 26 Shtator 2018/ “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, ishte titulli i intervistës ekskluzive që kam zhvilluar para 24 viteve me presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në trevjetorin e Referendumit për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur me votim pro 99,87%/, të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991.

Referendumin që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990,  Presidenti  Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo ishte intervista e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – ATSH, për të cilën raportoja si korrespondent në Kosovë nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale.

Intervista e Presidentit të parë të Kosovës marrë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në atë kohë u botua nga shumë media kombëtare e ndërkombëtare. Ashtu si u botua pikërisht para 24 viteve, të hënen e 26 Shtatorit 1994,  në gazetën e përditshme të rezistencës në Kosovë “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale kosovare Rilindja, intervista me Rugovën e plotë është kjo:

 ***

 Intervistë e Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare

POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE

– Bëjmë një rezistencë mjaft të organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. – Në planin ndërkombëtar, ideja për mbrojtje ndërkombëtare të Kosovës shqyrtohet. – Shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptojnë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. – Dialogu me serbët gjithsesi në prani të faktorit ndërkombëtar. – Ideja për lidhje konfederale të Kosovës me Shqipërinë u prit mirë në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. – Me hapjen e problemeve me Shqipërinë, Greqia dëshiron ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. – Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale është një akt që e afirmoi tutje çështjen dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës. – Shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion. – Zgjedhjet në LDK ishin shumë të suksesshme në planin e vazhdimësisë, unitetit e konsolidimit—

Prishtinë, 25 shtator (ATSH)

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë që i dha Agjencisë Telegrafike Shqiptare, flet për shkallëzimin e represionit e të terrorit në Kosovë, për shmangien e konfliktit e mbrojtjen ndërkombëtare për Kosovën, tendencat greke për destabilizim të Ballkanit e në raport me Shqipërinë e shqiptarët, politikën globale shqiptare e për bashkëpunimin me Shqipërinë, idenë e lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, për zgjedhjet në LDK – partinë më të madhe shqiptare në Kosovë, dhe për çështje të tjera aktuale. Intervistoi: Behlul JASHARI. (Kjo është intervista e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në) 

PËRDITSHMËRI REPRESIVE QË NGRITË TENSIONET NË KOSOVË E NË RAJON

Zoti President, institucione e asociacione ndërkombëtare (si Amnesty International në raportin e fundit etj.) kanë shprehur brengosje e shqetësim për shkallëzim të përshpejtuar të represionit e të terrorit në Kosovë. Çfarë është situate shikuar nga afër, si përditshmëri e popullit të Kosovës?

-Në Kosovë qe sa vite e kemi një përditshmëri represive, represion sistematik, që shkallëzon apo përshpejtohet edhe me ngjarje të ndryshme, siç i kishim vrasjet edhe këta dy muajt e fundit dhe momente të tjera të rënda. Është një represion masiv në Kosovë, dhe, natyrish, i ngritë tensionet politike këtu dhe në rajon. Represioni veçmas është shprehur pas largimit të misionit të KSBE-së nga Kosova. Prandaj, kërkojmë praninë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu kushtëzimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi edhe me Kosovën.

Institucione e asociacione ndërkombëtare e kanë të njohur çështjen e Kosovës, sidomos Amnesty International, e cila ndjek situatën, më duket, prej 81-shës, e këtej, sidomos këto vitet e fundit. Situata ndiqet po ashtu edhe nga Federata e Helsinkit nga Vjena, pasaj nga Helsinki Uaç i SHBA-ve dhe nga mjaft institucione të tjera ndërkombëtare. Ne përshëndesim çdo interesim dhe angazhim ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

 REZISTENCË E ORGANIZUAR PËR TË MBIJETUAR

Ka kohë që Kosova jeton midis një gjendje lufte të pashpallur dhe të një paqeje të paqenë. Në këtë front dhune, siç e quani ju, si u arrit, që, megjithatë, Kosova dhe shqiptarët t’i shmangen konfliktit të hapur dhe të jenë faktorë të krijimit të stabilitetit në rajon?

-Flitet se në Kosovë është një paqe e këtij apo atij lloji. Do të kisha thënë se, megjithatë, është më mirë që ekziston një gjendje e tillë sesa të ndodhte ajo më e keqja. Mundësinë e një konflikti kemi arritur ta evitojmë në saje të politikës që kemi ndjekur deri tash, rezistencës paqësore dhe të një rezistence politike, njëhohësisht në saje të popullit të Kosovës, i cili nuk i ka pranuar provokimet. Populli ka dhënë mjaft sakrifica deri tash, qoftë me maltretimin, me situatën represive, pastaj me vrasje të ndryshme. Mund të them se nuk është një rezistencë pasive, siç komentohet shpesh. Pra, është një rezistencë mjaft e organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes.

Po ashtu, situatën në Kosovë duhet ta shikojmë në bazë të situatës në të gjitha rajohet e ish-Jugosllavisë, sepse është një rajon i mbërthyer në luftë, me fronte të hapura në Bosnjë, në Kroaci, pastaj në Kosovë me një front të dhunës dhe të represionit. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka kontribuar që të ruhet një lloj stabiliteti dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë.

GREQIA NUK KA TË DREJTË

Tendenca të reja të destabilizimit të rajonit u shfaqën kohëve të fundit edhe nga ana e Greqisë. Si i vlerësoni këto tendenca në raport me Shqipërinë, po edhe me Kosovën e shqiptarët, përgjithësisht?

-Për fat të keq, Greqia qe një kohë paraqitet si faktor destabilizues në Ballkan, mund të themi mbas Serbisë. Prandaj, ne kemi kërkuar disa herë nga Greqia edhe si anëtare e Bashkësisë Evropiane të kontribuojë për marrëdhënie më të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar në përgjithësi. Nëse këtë mund ta interpretojmë si një lidhje me Serbinë, qoftë direkte apo indirekte, mund të them se kjo bëhet me qëllim që të minimizohet çështja e Kosovës në planin ndërkombëtar. Sot çështja e Kosovës po depërton në këtë plan si çështje që don zgjidhje në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. Ndërsa, me hapjen e problemeve me Shqipërinë gjithsesi Greqia dëshiron, dhe një herë e them, ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe, mund të themi, t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. Mirëpo, Greqia nuk ka të drejtë. Kemi të bëjmë me një minoritet të vogël grek në Shqipëri, i cili, edhe më parë ka gëzuar një vistër të drejtash ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa sot, pas ndryshimeve demokratike, gjithsesi janë më të avancuara ato të drejta dhe do të avancohen vazhdimisht siç e ka realizuar dhe e premton qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha. Prandaj, i bëj edhe një apel Greqisë që më tutje të ndikojë në qetësimin e situatës në Ballkan.

PROTEKTORATI QË E KËRKOJMË NUK ËSHTË QËLLIM FINAL

Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë dhe rreziqeve të përhapjes së konfliktit edhe në Jug, Ju keni kërkuar shumë herë mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën. Në ç’formë do të ishte e mundshme ajo mbrotje dhe çfarë është qëndrimi ndërkombëtar lidhur me këtë kërkesë?

-Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptonë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese.

Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim. Po shtoj edhe me këtë rast se ka disa keqkuptime në opinionin kosovar. E, duhet ditur se protektorati apo administrata civile nuk është qëllim final, por është vetëm një mjet legal i së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të qetësuar një rajon apo një territor, siç është Kosova, që të gjendet një zgjidhje pa luftë dhe pa konflike. Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës.

BISEDIMET SHQIPTARO-SERBE GJITHËSESI NË PRANI TË PALËS SË TRETË

Krahas gatishmërisë së kahershme shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar edhe insistimet ndërkombëtare për dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çfarë janë mundësitë dhe gjasat e fillimit të këtij dialogu?

-Ne, qe sa kohë, jemi përcaktuar për bisedime, për dialog, për marrëveshje me Serbinë. Po, Serbia nuk ka treguar interesim. Ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë edhe institucionet ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç ishte Konferenca e Londrës, e Gjenevës, ku ekziston Grupi i veçantë punues për Kosovën. Biseduam për disa probleme konkrete, para dy vjetëve, siç janë arsimi, masmedia, shëndetësia, por nuk arritëm kurrëfarë rezultatesh.

Tash për tash flitet për mundësitë e një dialogu dhe për këtë falënderoi bashkësinë ndërkombëtare, vendet e Bashkësisë Evropiane dhe vendet e treta, si ato skandinave, Austrinë, etj. Pastaj, SHBA-të janë të interesuara që të fillojë ndonjë bisedim, ndonjë dialog. Deri tash zyrtarisht nuk kemi pasur indikacione nga pala serbe, por shpresoj se edhe ajo do të bindet një ditë dhe do të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje, qoftë në kuadër të institucionit ndërkombëtar, siç është Konferenca e Gjenevës, apo ndonjë tjetër. Por, ne gjithësesi kërkojmë një palë të tretë të autorizuar për dialog. Kur them të autorizuar mendoj që ky grup apo bosht shtetesh që është aktualisht në Grupin Kontaktues për ish-Jugosllavinë, që është tash për tash i koncentrar në Bosnjë, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, pra nga ky grup të gjendet një palë e autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do të udhëheqte dialogun. Dhe, ky nuk është ndonjë kusht nga pala shqiptare, siç e paraqet Serbia duke dashur ta eliminojë palën e tretë, por, kjo është më shumë teknikë e dialogut, e bisedimeve, dhe kurrgjë më shumë. Dhe, në këtë drejtim ne insistojmë.

PROJEKTI I LIDHJEVE KONFEDERALE TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË LEHTËSON ZGJIDHJEN

Në kuadër të propozimeve e modaliteteve për zgjidhjet e mundshme për Bosnjën e ish-Jugosllavinë, ideja Juaj për mundësinë e lidhjes konfederale të Kosovës me Shqipërinë pati mjaft jehonë. A mund të lidhet kjo ide edhe me integrimet e dëshiruara kombëtare dhe me rikomponimet e paralajmëruara në Ballkan?

-Mua më vjen mirë që kjo ide pati jehonë dhe u prit mirë kështu në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. Një ide e tillë do të lehtësonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç kam thënë, nëse legalizohen lidhjet konfederale tash aktualisht mes serbëve të Bosnjës e Serbisë,  atëherë patjetër duhet të legalizohen edhe për shqiptarët.

Siç dihet, në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë. Por, tri opcionet e atij dokumenti varen nga ndryshimet e kufijve të brendshëm dhe kufijve të jashtëm të ish-Jugosllavisë. Prandaj, një projekt i tillë i lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë është më afër mendësh dhe mund të realizohet. Natyrisht, kjo do të lehtësonte shumë gjëra në integrimet shqiptare, në integrimet ballkanike e në integrimet evropiane, që janë një proces dhe duhet t’i shikojmë si një proces.

Dokumenti që e përmenda më parë, është një dokument vërtetë me një vizion që na ka drejtuar deri tash në punën tonë të përgjithshme, të partive politike, edhe në krijimin dhe punën e institucioneve të Kosovës.

POLITIKA GLOBALE SHQIPTARE PO REALIZOHET

Shpesh theksoni politikën globale shqiptare, çfarë është kjo politikë e realizuar në praktikë dhe në këto kushte të ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij?

 -Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që i ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët, nuk po shkoj më tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas ’45-tës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se një politikë globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me politikë globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë.

Po ashtu politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në planin ndërkombëtar. Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët. Kjo gjithësesi është një bazë, një element që premton realizimin e aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare edhe më e madhe, edhe më e frytshme.

DOKUMENT I UNITETIT E INTEGRIMIT SHQIPTAR

Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?

-Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi.

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar.

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë.

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken.

NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE DUHET TA FUSIM KOMPROMISIN

Si kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, çfarë qëndrimi mbani lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në Maqedoni?

-Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare aprovon dokumentet kryesore dhe një strategji globale. Si kryetar i këtij Këshilli, që kam një përgjegjësi edhe si president i Kosovës, mendoj se shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion, përkundër atyre grindjeve të vogla që kanë ndodhur, që janë pak a shumë normale në proceset e zhvillimeve politike të një partie. Prandaj, gjithsesi duhet të zënë më shumë vende në Parlament, e pastaj le të përcaktohen ato mes partive apo grupeve të ndryshme politike. Ne duhet të fusim në jetën politike shqiptare kompromisin, ju lutem, jo vetëm marrëveshjen, jo vetëm marrëveshje të ngurta, fikse, insistime fikse. Patjetër duhet ta fusim kompromisin, sepse kompromisi është një prej elementëve të demokracisë.  Dhe, të lirohemi prej asaj që e kemi jetuar në një sistem, ku kompromisi është kualifikuar negativisht. Prandaj, sot na duhen kompromisi, marrëveshja, falja e gabimeve, etj. Të gjithë flasin, dhe shumë mirë që flasin, për një ide, për çështjen kombëtare, por çështja kombëtare është shumë praktike. Prandaj në situatat e pluralizmit, në situatat e marrëveshjeve, insistoj në një kompromis dhe shpresoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse ka pak kohë, do të gjejnë forcë dhe mundësi që të dalin së bashku si një bllok në zgjedhjet në Maqedoni. Është me rëndësi në këtë moment të zënë sa më shumë vende në Parlamentin e Maqedonisë. Masa shqiptare atje ekzison dhe nuk bën t’a humbim përfaqësimin, të drejtën e përfaqësimit në Parlamentin e Maqedonisë.

Të mos harrojmë se pa marrë parasysh vështirësitë që i pati, Grupi parlamentar shqiptar gjatë kësaj periudhe katërvjeçare në Maqedoni ka arritur mjaft, e ka afirmuar çështjen, edhe në institucione ndërkombëtare, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi, edhe në jetën politike shqiptare.

LDK-ja TREGOI UNITETIN QË I DUHET PATJETËR KOSOVËS NË KËTË SITUATË

Me zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesisë së LDK-së, kësaj jave, praktikisht përfunduan zgjedhjet në partinë më të madhe dhe më me ndikim të shqiptarëve në Kosovë. Si i vlerësoni ato, si dhe tendencat për diskreditim të LDK-së e të partive të tjera shqiptare?

 

-Këto zgjedhje, edhe para një viti në planin lokal – nëpër degë e nëndegë të LDK-së, ishin mjaft pozitive. Pastaj patëm një vonesë për shkak të rrethanave në të cilat veprojmë, sepse nuk është lehtë sot që të mbash një tubim të madh siç ishte Kuvendi i LDK-së në këtë situatë kur është i ndaluar çdo tubim publik për shqiptarët. U mbajt Kuvendi dhe ai tregoi një unitet, një konsolidim.  Pastaj këto ditë edhe Kryesia e LDK-së u zgjodh. Këtë e shoh si një sukses të madh të zhvillimit të kësaj partie, e cila e ka edhe barrën e një pushteti në Kosovë. Pra, është një kryesi e vazhdimësisë, kryesi e konsolidimit, siç ndodh në çdo parti, dhe, edhe një herë tregoi se LDK-ja është një forcë dhe një fuqi e madhe, e organizuar dhe relevante në Kosovë dhe në botën shqiptare.  Nuk është më partia në fillimet e saj, tash vërehet një lloj profilizimi i kësaj partie, dhe këtë duhet ta shikojmë si një proces normal. Është vështirë të flasim sot për profilizim partiak në Kosovë, sepse në këto kushte të okupimit është shumë vështirë, edhe çdo parti, ndoshta edhe më e vogla, e ndien barrën e interesave kombëtare, të interesave shqiptare në përgjithësi. Por, si një organizim i madh LDK-ja, megjithatë, tregoi se është një parti e fortë, di çka don, forcohet nga brenda, është parti që afron njerëzit e vullnetit të mirë për të bërë diçka. Dhe, kjo përgënjeshtroi edhe mjaft spekulime të ndryshme që mundohen sot t’i mëvishen lëvizjes shqiptare në Kosovë, në radhë të parë LDK-së, pastaj partive të tjera politike, me diskualifikime se nuk janë demokratike, jo e majtë, jo e djathtë etj. Siç dihet, me të majtën rreth Kosovës është manipuluar shumë, me mijëra njerëz kanë pësuar për këtë. Të gjitha këto bëhen me qëllim. Për shembull, janë munduar ta shpallin LDK-në edhe si parti terroriste, e çka jo tjetër.

Përkundër të gjithave, edhe kësaj radhe u tregua një unitet, një koncenzus, një bashkim partiak, një unitet që i duhet patjetër Kosovës në këtë situatë. Dhe, besoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën politike shqiptare në Kosovë dhe në jetën politike shqiptare në përgjithësi.

VIZIONI I ARDHMËRISË SË SHTETIT TË KOSOVËS

Ju lutem për një koment për Deklaratën Politike që e miratoi Kuvendi i Dytë i LDK-së, veçmas për vizionin për të ardhmen e Kosovës?

-Deklarata Politike e Kuvendit të Dytë të LDK-së është një dokument në vazhdën e dokumenteve të tjera, që i kemi pasur, që nga Programi i LDK-së, pastaj Deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare. Në këtë Kuvend dhe në deklaratën që e aprovoi u theksua më shumë organizimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, që e kemi edhe në Kushtetutën tonë – një shtet i popujve të barabartë, i qytetarëve, me një ekonomi të lirë të tregut, i hapur ndaj botës. Një shtet, ku nuk do të lejohet, pas kësaj situate që e kemi, revanshizmi ndaj të tjerëve. Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet. Është kjo një ide, një projekt, që vërtetë hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje. Sepse, në këtë situatë në Ballkan të flasë njeriu për një perspektivë kombëtare qytetare është shumë vështirë, kur, për fat të keq, qarkullon ajo fantazma e çmendive të ndryshme, të konfrontimeve në këtë kohë. Ky ishte edhe një rezultat i Kuvendit të Dytë të LDK-së, dhe, natyrisht, punojmë në këtë plan.

REFERENDUMET SHQIPTARE U RESPEKTUAN NË LONDËR

Populli i Kosovës u deklarua për një shtet të tillë edhe me Referendumin për pavarësi, pikërisht në shtatorin e para tre vjetëve. Ju lutemi edhe për një koment në përvjetorin e kësaj ngjarje madhore.

-Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.

INTEGRIMET SHQIPTARE EDHE NË INFORMIM

Zoti President, Ju falënderojmë për këtë intervistë.

-Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri.

***

SHËNIM I SOTËM, 26 SHTATOR 2018: Shtëpia e shkrimtarëve, që ishte shndërruar edhe në seli Presidence e institucionesh tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të okupuar e të panjohur ndërkombëtarisht, mund të vëzhgohej edhe nga dritaret e ndërtesës kryesore të Policisë në Prishtinë, që atëherë ishte serbe pas suprimimit antikushtetues e të përgjakshëm me kushtetutën e tankeve të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje. Në zyrën e Presidentit Rugova, në atë shtëpi, intervistën e incizova me dy kasetofona, jo vetëm për siguri teknike, por edhe për siguri të tjera. Njërin nga incizimet ia lash këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, për çdo rast, meqë ishte droja se kur të dilja nga ajo shtëpi, që mund të ishte edhe e përgjuar,  rrugës do më ndalonte policia serbe dhe do konfiskonte kasetofonët me intervistën.

Ishte kohë e ndalesave dhe e okupimit të egër dhe vështirë ishte të ruhen e shpëtohen gjërat me vlerë për shqiptarët e Kosovën.

Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me ATSH-në, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë.

Intervista me Rugovën, e realizuar në 22 shtator, e botuar në gazetën “Bujku” të Prishtinës në 26 shtator 1994, edhe në ATSH u dërgua me ndonjë ditë vonesë, me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë.

Raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i  Republikës, shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të ATSH-së në Kosovë, eedhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 24 vite me pare, Behlul Jashari, Interviste me president Rugoven

URDHËRI”HEROI I KOSOVËS” PËR VËLLEZËRIT BYTYÇI

September 26, 2018 by dgreca

Presidenti Thaçi dekoroi vëllezërit Bytyçi me urdhrin “Heroi i Kosovës”/

1 Bytyci_1agimi1 Hashimi Harad Bytyc.JPG1 varret

New York – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një ceremoni në Konsullatën e Kosovës në New York, ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçin, të vrarë nga forcat serbe si dhe batalionin “Atlantiku” me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka theksuar se shqiptarët në Amerikë kanë ndarë kafshatën e bukës për të mbështetur luftën në Kosovë.

“Ju asgjë nuk keni kursyer për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në mesin e njerëzve atdhetar që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime, në fronte të luftës, ishin edhe vëllezërit Bytyçi të edukuar në një familje atdhetare”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Ndërkaq, babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyçi ka thënë se një mirënjohje të tillë gjithmonë e ka pritur, duke shtuar se ajo nuk është vetëm për fëmijët e tij, por për të gjithë të rënët për liri.

“Këtë gjë e kam prit, e kam pas ëndërr. Edhe ende më duket që jam në ëndërr. Çdo njeri nga ju qofshi me nderë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi, në të njëjtën ceremoni, me medaljen jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar të gjithë ushtarët e batalionit “Atalantiku”.

Presidenti ka thënë se lufta e tyre solli lirinë dhe pavarësinë, derisa sot janë ura lidhëse e marrëdhënieve të përjetshme me SHBA-të.

Në emër të ushtarëve, dekoratën e pranoi ish komandanti i UÇK-së dhe kryetari i shoqatës “Atlantiku”, Gani Shehu, i cili theksoi se shqiptarët në Amerikë dhanë gjithçka për Kosovën.

“Kanë dhënë shumë për lirinë, dhanë mundin, dhanë edhe djemtë, që iu bashkuan UÇK-së”, ka shtuar ai.

Në këtë ceremoni, përveç shumë ushtarëve të këtij batalioni, familjes Bytytci, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, Teuta Sahatqija konsulle ne New York, veprimtari Hary Bajraktari, zv/Kryetari i Vatres Agim Rexhaj  dhe shumë të tjerë.(Informoi per Diellin- Zyra e Presidentit Thaci)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dekorohen nga Thaci, vellezerit Bytyci

NGA DEMONSTRATAT E 1968 E DERI TE UÇK-JA

September 26, 2018 by dgreca

27_11_2016_7390456_68demonstrata-780x439Demonstratat-e-vitit-1981_ne-Prishtine-1

Në 50-vjetorin e Demonstratave të 1968/

hqdefaultuck3fkla-650x358-640x352-780x439Zbarkimi-i-batalionit-Atlantiku-Durrësauto_uck1507574907

Me 27 Nëntor 1968, studentët shqiptar në Prishtinë, Ferizaj e Gjilan, thyen tabunë e të demonstruarit në shtetin Komunist Jugosllav. Më 11 Mars 1981 në Prishtinë  simobilisht u “përmbysen pjatat”, dhe njëkohësiht filloi përmbysja e sistemit komunist nè ish-Jugosllavi. Ndërsa, studentët shqiptar më 1 Tetor 1997 protestuan paqësisht në Prishtinë kundër dhunës sërbe, dhe thyen rehatinë e “politikës paqësor”. Më 28 Nëntor 1997, paraqitja dhe Veprimi ushtarak i UÇK-së, prishi shëmtinë e përçarjes dhe qetësinë e nënshtrimit  të heshtur, e cila shkonte kah nënshtrimi dhe pajtueshmeria me robërinë e dhunës okupuese sërbe.

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/*

Ngjarjet e 1968, ishin shpërthim i parë i demonstrimit të hapur për kërkesat tona të natyrshme politike e kombëtare. Praktikishat, këto ishin demonstratat e para në shtetet e lindjes me sistem komunist. Në Nëntorin e madh, u dëshmua se; Te shqiptarët në Kosovë dhe treva të tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk është fshirë e as plotësur aspirate e ndjenjës kombëtare për lirie e pavarësi. Aspiratë, kujtesë pozitive historike e përcaktuar, që nga Lidhja Shqiptare të Prizrenit (1878), dhe e përseritur në Mbledhjen e Bujanit, ditën e fundit të 1943 dhe dy ditët e para të 1944, e thënë me këmbëngulësi e trimëri, nga komunistët shqiptarë, ku ishin prezent edhe përfaqësues sërbë, por edhe të huaj, e ripërsertur edhe me gykën e puahkës e trimëri kundështuese politike e kombëtare nga Shaban Polluzha. Pas luftës e shprehur edhe poltikishte e kombëtarisht në “Procesin e Prizrenit”, e shtypur nga komunistët slave me kodet komuniste, me denime drakonike deri në pushkatime, me qëllim që, t’ju tregohet trishtueshëm shqiptarëve se kanë trokitur në dyer të “gabuara”, ndëshkimet komuniste sllave do t’ju fusin frikë e tmerr. Të njohura e të përjetuara ishin grupe të shumta veprimtarësh të çështjes kombëtare dhe individ shqiptar, që përjetonin tmerre në trajtimet policore serbe dhe denimet të rënda burgu për “veprimtari armiqësore” të individëve e grupeve të shumëta shqiptare. Dimërin 1955/56 UDB-ja sërbe organizoi  “Aksionin e Armëve”  për rrahjen, frigësimin e ndjekjen masive të shqiptarëve, kur gjëja, në kërkim të armëve, trajtoi, rrahu, gjymëtoi me qindra e mija shqiptarë dhe vrau tre nga ata. Shqërngulja e disa qindra mija shqiptarëve në Turqi, dëmtoi më shumë se kurrë më parë substancën kombëtare shqiptare. Pastaj, në vazhdimësi UDB-ja u bë hije përcjellëse e ndjekjes së shqiptarëve, duke I arrestuar e trajtuar me dhunë fizike e psikike, duke i kërcnuar, për punën, bisedat, shpeshherë edhe të zgjeruara, deri në shpifje e sajime për mendimin përcaktues kombëtar, Janë të njohura burgosjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Kadri Halimi, Metush Krasniqi, Ali Aliu dhe strallit të madh që do shëndrrohet në simbol të rrezistencës kombëtare Bacë Adem Demaçi 1958 dhe përseri me goditje edhe më të rëndë e me masa edhe më të ashpëra ndëshkuese më 1964, edhe me më shumë bashkëvepriumtarë 1975. Gjithënjë në ndjekje të shqiptarëve nga sistemi komunist titist, ndër ta edhe të disa shqiptarëve, të cilët me verbëri shërbëtori ishin në shërbim të okupuesit.

Gjithë sistemi komunist Jugosllav, ishte në vetëbindje për stabilitet politik, sepse, sipas tyre, Titoja kishte krijuar një opinion përsonal, por edhe për shtetin Jugosllav dhe politikën ndërkombëtare, se sistemi komunist vetëqeverisës, ka një rend komunist të veçantë liberal me të drejta të barabarta për gjitha nacionalitetet të shumta që jetojnë në këtë shtet të përbashkët. Këtë sistem komunistët sllav, praktikish e kishin improvizuar të tillë, por, nga mbënda e mbanin nën kërcnim të ligjit e aplikimit të diktatit e dhunës. Këte dhunë të                 ngritut në nivel shtetëror, do ta “demkos” e do t’ja prish namin ndërkombëtar e përmbenda reahtine, rinia e posatfilluar intelektuale patriotike, studentore  shqiptare, e mbështetur  dhe e përkrahur nga masat shqiptare, me Grupin e studentëve të 6 tetor 1968 në Prizren, e sinkronizuar vazhdoi, më 8 tetor në Suharekë-Therandë, 19 tetor në Pejë, e më 27 Nëntor 1968  në skenën e madhe në Prishtinë, Ferizaj e Gjilan. Demontratat e studentëve kosovarë u shtrijne edhe në hapësira shqiptare jashtë Kosovës, demonstrata me kërkesa kombëtare kishte edhe në Tetove më 22 e 23  dhjetor 1968 dhe në ULqin me 11 Qershor 1969 Me demonstrim të hapur, e kërkesa të arsyehsme kombëtare, e vendosshmëri të guximshme kundër sistemit antishqiptar komunist Jugosllav. U demonstrua kundër padrejtësisë  e shkeljet që ai sistem bënte ndaj shqiptarëve, padrejtësishtë të ndarë nga tërësia shtetëror etnike kombëtare, e të ndaluar prej atdheut, historisë, gjuhës dhe simboleve kombëtare, popullit e shtetit të tyre Shqipërisë. Këto vëlime shpërthyese, si vullkani, dolën  pa pritur e pa parashikuar nga asnjë nivel e mjedis politikë sistemit vendore  komunist sllav. Këto demonstrata, pavarësishtë dhunës e represionit që kishte aplikuar okupuesit komunist ndaj shqiptarëve, demonstratat ishin befasuese e shqetësuese, për politikën dhe shtetin Jugosllav, Demonstratat ishin dëm e dëshprim për sistemin politik komunist, aq sa ishin kurajuese e dëshmi e zgjimit kombëtar për shqiptarët. Pasi, pushtetarët Jugosllav, kishin mendje të mbushur se, shqiptarët i kanë shtypur deri në atë nivel, sa ju kanë topitur mendjen për ringritje në kuptimin kombëtare. Opinion politik kishte bindje se rehatia material që, as ajo nuk ishte në nivelin e viseve e popujve të tjerë, do t’i mbajë kështu të qet, pa ndonjë arsye të ndonjë ringjalljeje të ndjenjës kombëtare a fetare, edhe për shumë kohë të ardhme. Poashtu, këto demonstrata ishin dëshprim për sistemin dhe “famën” që kishte Jugosllavia, personalisht Tito në politikën ndërkombëtare, jo vetëm në bllokun e tretë të të Painkuadruarëve,  për të cilin Tito e Jugosllavia bashkë me Nehrun e Indisë e Naserin e Egjiptit, praktikisht ishin personalitete më popullore në politikën ndërkombëtare,(Konferenca e Parë Themeluese u mbajt me, 1961 në Beograd), që mendohej të qëndronte dhe të ju kundërvihej dy blloqeve ideologjike të forcave të fuqishme ushtarake, blokut kapitalist NATO,  dhe Paktit ushtarak komunist të Varshavës.

Në demonstrate Nëntorit 1968, u bënë këto kërkesa: Që Kosova të këtë Kushtetutë, e jo statut, siç e kishte deri atëherë. Të ketë Univesitet në vete, jo në kuadër të Beogradit. Që shqiptarët të kenë të drejtën e papengueshme në përdorimin e simboleve kombëtare, flamurit kombëtar shqiptar, për çka deri atëherë, ishin ndjekur e burgosur shume atëdhetar,si Bacë Adem Demaçi, e shumë veprimntarë të çështjes kombëtare shqiptare. Ndërsa, kërkesë kryesore-bosht, ishte Kosova Republikë, e cila shqetësoi shumë themelet e sistemit dhe strukturat politike, antishqiptarit tito dhe atyre që ishin rreth tijmadsje shqetësim shprehen e dhe kuandot komuniste shqiptare, të cilat ishin në shërbim komunist slave. Ky termet shkundulloi rehatine e emprovizuar të sistemit komunist jugosllav.me këto kërkesa dhe të tjerat, që kërkonin korigjime në sistemin ekonomik, jehuan thellë në opinionin e mbendshem dhe ate Botëror. Demonstratate 27 Nëntorit 1968 ishin ngjarjet e para  qe ia prishën “namin” e imigjit politik e shtetëror propogadës sllave të Jugosllavisë Vetëqeverisëse të “Vëllazërim-Bashkimit” të kombeve dhe kombësive në Jugosllavi. Këto ngjarje nuk shpëtuan pa u ndëshkuar nga “buzagazi”me mizdrak pas shpine tito, duke I denuar organizatorët dhe pjesëmarrësit me vite burg të rëndë, denime e ndjekje të shqiptarëve të cilat, sikur ju duken të mangëta, do t’i plotësojë edhe më 1972, në emër të “Letrës së Titos”, kur u ndëshkuna me largim nga puna e forma të tjera ndjekjeje e ndëshkimi qindar atdhetarë shqiptarë, të cilët ju kishin “shpëtur” Komiteteve e niveleve partiake të 1968. Ndëshkimet nuk thyen, as nuk zbehen ashpërsine e vendosshmërisë këmbëngulëse për kërkesat e parashtruar në demonstrata. “Zhdërvjelltësia” e politikës komuniste sllave u tregua hulumtuese në prekjen emocionale të shqiptarëve, për fillim provoi me lejimin e flamurit kombëtar në përdorim zyrtar, më 1969, Më 1970, u detyrua të lejon hapjën e Universitetit, Në vazhdim  1971 leshoi në diskutim publik Amandmanet e Punëtorëve që, u finalizuan me Kushtetutën e Kosovës më 1974. Me përmbushjen e kërkesave të studentëve , kuadrot komuniste shqiptare, të cilat për 20 vjet, nga 1948-1968, nuk kishin hap asnjëherë gojen në asnje nivel apo mjedis, as për dhunën shtetërore denimin e burgosjet e shumta, ndjekejn dhe rrahjen ndaj shqiptarëve, as për dëbimin e tyre në Turqi. Tash filluan të rrahin gjoks e të krrokasnin prapa shpine të padronëve të cilëve verbërishtë  ju shërbenin se, këto ishin merita dhe këta meritorët që nxorren këto të drejta për popullin e tyre shqiptar. Madje, disa nga ata, që janë të gjallë ende sot në Kosovën e pasluftës, po krokasin për këto plotësime të kërkesave të arsyeshme dhe të drejta kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, të drejta që rinia studentore atdhetare shqiptare i nxorrën me sakrificë e vuajtje, me mund, vuajtje e gjak, madje edhe duke shtruar jetën e tyre drejtë fitorës. Demonstratat e Nëntorit 1968, ishin nisma, ishin stralli që nuk ndali rrugëtimin atdhetar të vazhdimësisë drejt realizimit dhe aspiratës qëndrore, ndarjes së Kosovës nga Sërbia dhe mëvehtësimit të sajë shtet I pavarur e neutral. Gjitha përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë kalonin përmes sakrificës e rrezikimit nga sistemi administrative komunist dhe sigurimi i shtetit UDB-ja. Administrata shtetërore ashpërsonte dhunën dhe ndjekjet, kudo që veneronte apo hetonte, përmes langojve të saja, për qitje kokë, apo zë në drejtim të çështjes shqiptare. Kështu, u ndjeken dhe u  denuan ashpër nga 15 deri në 4 vjet burg të rëndë, Grupi  i Kamenicës  1975,  prej 35 intelektualëve e veprimtarëve të spikatur të ciltët kërkuan prishjen e shenjët të bashkëjetesës. Po kështu, më 1979, pas vizitës së fundit të titos në Kosovës , armikut më tinzar të  shqiptarëve,  në fillim të vjeshtës 1979, vizitë të cilën rinia dhe intelektualët shqiptar, e pritën me parulla e shkrim të ndryshme se, nuk je I dëshirura per hapësirat shqiptare, për çka tito urdhëroi politikën dhe sigurimin administrative-UDB-n e shtetit që, të arrestohen ata që hudhën parulla dhe shprehen pakënaqësi për këtë vizitë të tija. Menjëherë, sigurimi filloi arrestin dhe për pak ditë arrestoi e burgosi mbi 400 të rinj e të reja nxënës, student, mësimdhënës e intelektual të niveleve e mjediseve te ndryshme të Kosovës. Pas trajtimeve policore e torturave fizike e shpirtërore, para “ligjit” dolën dhe u denuan nga 8 deri në 4 vjet 8 veprimtarë të çështjes kombëtare.

Në vazhdimësi u përgatiten ngjarjet e madha të”Pranverës së madhe të Kosovës”, që filluan me një simbolik domethanëse, me “përmbysje të pijatës”, në Menzën e studentëve në Prishtinë në darkën e mbëmjes së studentëve më, 11 Mars 1981. Dhe nga ajo fillesë “sociale”,  u shtri deri në masovitet të gjitha moshave, niveleve e mejdiset shqiptare. Paraprakisht, ishin pjekur gjitha parakushtet për aktualizimit hapur të kërkesave kombëtare e politike shqiptare. Kjo lavë vullkani e flakë që nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u ngrit në nivel kombëtar gjithëpopullor dhe u shtri në gjithë Kosovën. Këtu, u përfshinë gjitha nivelet e grupmoshat.  Këto Demonstrata vazhduan në pas, më 26 Mars 1981, kur ishte edhe stafeta e titos. Asaj dite udhëheqësit komunist ishin të shqetësur, rrinin të shtanguar në tribunat festive, përkundër forcave të mëdha ushtarake e policore nga gjithë ish-jugosllavia, qeveritarët Kosovar dhe ata nga Beogradi, ishin të shqetësuar e fikgësuar mos t’ju ndodh e keqja në këte Ditë të veçantë festive. Vazhdimësia e demonstrimit shqiptar mori shtrirje gjithpërfshirëse më 1, 2, e 3 Prill 1981, kishte tensione në gjitha qendrat e Kosovës, demonatratat u shtrijnë në gjitha trojet e mjediset shqiptare në Kosovë dhe kishin përmbajtje domethanëse të gjërë kombëtare, ato,  shprehnin formën dhe përmbajtjen e synimit të aspiratës nga lashtësia e e lavdisë historike deri në përmbarim. Këto demonstrate bashkë me “Solidarnostin” polak në Gdanjski, lëkundën ndërgjegjen e Evropës dhe opinionit botëror. Ishin “termet” për sistemet komuniste lindore dhe ju tërhoqën vemendjen opinibonit demokratik të analizojnë çështjen e përshtypjesë pozitive ndaj Jugosllavisë vetëqeverisëse e politikës së saj lideriste e  të painkuadruarëve. Pranvera e Madhe 1981, konfirmoi urrejtjen hakmarrse sërbe ndaj shqiptarëve,duke rrënuar gjithçka nga vlera shpirtërore e material shqiptare. Por, shqiptarët me rezikime e skrafica I shtyjnë proceset e çlirimit  kombëtar, më 1989-90, organizuan subjekte partiake, LDK më 23 Dhjetor 1989, e humanitare, KMDLNJ më 14 ՚nëntor 1989 dhe, formësuan hapur kërkesat  kombëtare, krijuan një unifikim politik shqiptarë në Kosovë, njëherit ndërkombëtarizuan çëshjten shqiptare në Kosovë e rreth Kosovës. Kur, as këto veprime demokratike nuk hasën në tajtim normal politik, demokratik e njerëzor. Shqiptarët  me UÇK  28 Nëntor 1997 detyrueshëm, filluan me veprime ushtarake dhe zgjeruan e thelluan ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptar në Kosovë dhe detyruan faktorin ndërkombëtar të organizojë Mbledhjen Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje e Paris në fillim viti të 1999. UÇK-ja me faktorin ndërkombëtar NATO, më 10 Qershor 1999, fituan çlrimin e vendit  mbi forcat sërbe të okupimit, më 17 Shukrt 2008, shpallën pavarësinë e shtetit demokratike të Republikës së Kosoves, të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht. Të kundërten, me verpime ndryshe, do ngelnim, siç ngeli Vojvodina, ndoshta edhe më keq, Kjo është meritë e studentëve atdhetarë, rinisë patriotike dhe popullit liridashës të 1968,1981,1989,1999 e deri sot.

Parakusht i parë dhe pjekje e rrethanave kombëtare politike që krijuan kushte për ecje drejt çlirimit të vendit dhe lirisë së popullit shqiptar ishin se, duhej të ndodhnin këto Levizje  evulutive kombëtare deri te shtetformimi, ishte se; studentët e 1968-së tash kishin në duar sistemin shoqëror, entet dhe institucionet shoqërore, shkencore e shkollore, përveç sistemit administrative e politik, ku shteti dhe partia komuniste kryente seleksionim të veçantë për pranim. Kuadrot, ish-studentët e 1968, tash ishin kuadro që kishin në dorë gjitha nivelet  e mjediset e sistemit të arsimit shqip. Ata që, më 1968 kërkuan Universitet, tash ata vet punonin e udhëheqnin Universitetin e Kosovës. Ata tash kishin zgjeruar, rritur e shtrirë rrjetin shkollor fillor e të mesëm dhe edukonin brezet e reja,  krijonin kuadro me orientime të drejta në nivel kombëtar, jo vetëm në hapësirën shqiptare të Kosovës, por edhe atyre nga trevat shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi e Kosovës Lindore. Me këto veprime ishin krijuar rrethana më të volitshme për veprime në drejtim të materalizimit kombëtar që për një kohë ishte i ngulfatur. Tjetërsimin e gjendja, daljen nga robëria sllave, shqiptarët e shihnin, me shkëputjen e bashkëjetesës nga sërbët. Kjo edhe kishte mbetur kërkesa e pa përmbaruar nga Demonstratat dhe zëri i arsyes së rinisë atdhetare shqiptare. Tash kishte edhe një mundësi depërtimi, kur titoja ishte matufosur, propogandohej politikë paqësore e painkuadrimit. Veçmas ishin theksuar veprimet antishtetërore  të kroatëve më 1971 e Liberalëve sërbë, e shumë veprime antishtetërore të popujve josllav, kudo në Jugosllavi, që kishin fillur të lëviznin, por ata nuk ndiqeshin si ndiqeshim ne shqiptarët. Sërbët, kroatët e sllovenët, përgatiteshin për periodën e pastitos. Ata për këtë përgatitnin projekte e elaborate të reja dhe I përpunonin gjitha verzionet alternative edhe nga projektet e vjetëra. Thjeshtë, çdo popull e mejdise, mendonte dhe punonte për ndarjen e bashjetesës dhe prishjen e sajesës së”Vëllazërim-Bashkimit”. Ndërsa për trazirat e mundshme në Kosovë, sërbët gjithnjë llogaritnin dhe kishin projete të rezervuara, për përdorimin e dhunës e represionit policor e ushtarak. Kështu, gjithnjë  fajsonin shqiptarët me ndihmën e vetëfajsimit, që e gjenin përmes besnikrisë të verbësisë sherbyese të kuadrove ekzekutive komuniste shqiptare, që I kishin në sherbim, kështu vepronin gjithmonë.kështu vepruan edhe më 1981.

Synimi ynë kombëtar ishte për pavarësi, ky synim ishte aspiratë historike e vazhdimësisë që kishte fillet që nga Lidhja SHqiptare e Prizrenit dhe fillimshekulli 20-t, Po këtë synim për çlirim  dhe liri kombëtare kërkojmë ta permbushim në fund të shekullit. Andaj,  edhe pas disa vjetësh politik paqësore pacifiste, e cila  ndërkombëtarizoi çëshhtjen shqiptare, okupimit e dhunes sërbe ndaj shqiptarve në Kosovë, por nga ashpërsia ortodokse sllave dhe urrejtja e saj ndaj çdo vlere kombëtare shqiptare, beri qe okupuesi barbar serbe mos të lejon ndonje lëkundje pozitive në favor kombëtar të shqiptarëve,  Robëruesi, dhunën e ngriti në sistem shtetëror dhe përkundë”dëgjueshmërisë” se popullit shqiptar ndaj pushteti okupes sërb, ai e beri zyrtare ushtrimin e dhunes ndaj popuillit shqiptar. Lindi UÇK-ja, si reaksion I durimit të dhunës,  skajshmërive, shpeshherë jo në konfrontim të ashpër. UÇK-ja doli si  nga legjenda, ishte domosdo e shpëtimit të kësaj hapësire shqiptare nga fanitja për të luftuar për pavarësi të Kosovës, pasi faktori mbrendashqiptar dhe ai ndërkombëtar, thuaja  se pushoi, jo vetëm së vepruari, por edhe së foluri për dhe rreth Kosovës. UÇK-ja ishte skaji I mundësisë së durimit ndaj dhunës dhe pacifizmit politik, është imponim për veprimet e veta ushtarake, ka qitur në rend të ditës dhe ka thelluar aktualizimin e çeshtjën shqiptare në agjendën ndërkombëtare. Kjo, UÇK Levizja e studentve, 1 Tetor 1997, e protestat masive të popullit shqiptar në Kosovë 1998-99, përkundër ngulfatjës që u tentua tu bëhet, ndërskamcat e lakadredhat të improvizuara që i kundërvuan të tjerët, Kjo Lëvizje studentore e më vonë UÇK-ja, hapën binarë të rinjë e me arshyeshmmëri të natyrshme, orientuan ndriqimin e rrugës kah mund të shkohet në Pavarësi të Kosovës.

Vargoni I ngjarjeve, që nga 1968 e deri te 1 tetori 1997, me studentët dhe UÇK-në, Nuk është kohë shumë e gjatë, por veprimet janë të fuqishme e vazhdimësi e zgjerimit të masave dhe ngritje e vetëdijes kombëtare. Këto levizje, zgjuan interesimin e përkrahjes, jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare.Me këto subjekte Kosova doli nga harresa, apo fjalët, tash shihej e dëgjohej në sipërfaqe të opinionit politik ndërkombëtar dhe mori përkrahjen politike e ushtarake ndërkombëtare. Me këta UÇK-ja me 23 Mars 1999, solli aleatën e forcave ndërkombëtare të NATO-s dhe me këtë aleancë Kosova, pas 78 ditësh bombardimesh e luftimesh, më 10 Qershor 1999, pas 87 vjetësh robërie, detyroi farcat okupuese të dhunës barbare sërbe, që deri më 20 Qershor 1999, të lëshojne Kosovën, dhe kështu kjo hapësirë shqiptare dhe shqiptarët e Kosovë të përjetojne lirinë e pritur me shekuj.

  • E falenderojme autorin qe e ndau me lexuesit e Dielli-t kete shkrim analitik per 50 vjet histori te Kosoves.

Filed Under: Featured Tagged With: E DERI TE UÇK-JA, Ismail Gashi-Sllovia, NGA DEMONSTRATAT E 1968

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1257
  • 1258
  • 1259
  • 1260
  • 1261
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT