• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KLUBI POETIK “TIRANA” TAKIME E DHURIM LIBRASH NË SHKOLLËN “BETIM MUÇO”

November 5, 2017 by dgreca

1 Shkolla Betim Muço

Në kuadër të muajit të letërsisë, Klubi  Poetik “Tirana” organizoi një takim e bisedë me nxënësit dhe personelin e shkollës se re të Kombinatit, Tiranë, që mban emrin e shkrimtarit dhe fizikanit Betim Muço. Grupin e shoqëroi drejtori i shkollës Sazan Halilaj. Shkolla krejt e re dhe e bukur falë punës së përkushtuar të Bashkisë së Tiranës. Në sallën e bibliotekës ishin mbledhur shumë nxënës dhe mësues. Takimin e hapi mësuesja Irena Biba që uroi mirëseardhjen dhe e njohu grupin e krijuesve me programet mësimore dhe kushtet shumë të mira të krijuar për nxënësit. Poetja Iliriana Sulkuqi foli mbi mbresat e saj për personalitetin e shkrimtarit Betim Muço dhe krijimtarinë e tij të shumanshme si krijues, poet prozator dhe përkthyes por edhe si shkencëtar. Ajo solli përshëndetje nga shoqata “Bijtë e Shqipes” e cila ha hapur klasa për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Filadelfia dhe e cila ka organizuar veprimtari në kujtim të poetit Betim Muço.

Të pranishmeve u foli dhe poetja Lida Lazaj e cila shprehu kënaqësinë që ndodhej në mes të nxënësve të kësaj shkolle që mbante emrin e një shkrimtari të njohur. E morën fjalën gjithashtu Oralda Lahe, Mjeshtri i madh Ilia Terpini dhe artistja e njohur Vitore Sallaku.

Drejtori i shkollës Sazan Halilaj falënderoi krijuesit për takimin dhe premtoi se kjo shkollë do të ketë përparim të lartë dhe do ta nderojë emrin e shkrimtarit. Pastaj ai ftoi fëmijët të recitojnë poezitë që kishin përgatitur nga krijimtaria e Betim Muços. Recituan vajza dhe djem, individualisht por edhe në grup. Ata ishin pasionantë të poezisë e ndoshta prej tyre do të kemi pse jo dhe shkrimtarë të ardhshëm.

Një prej nxënësve të talentuar Aleksandro Hamza, kish përgatitur një vizatim me fytyrën e shkrimtarit Betim Muço, te cilin ja dhuroi poetes Iliriana Sulkuqi.

Iliriana Sulkuqi, Kolec Traboini, Lida Lazaj, Oralda Lahe dhe Vitore Rasha-Sallaku, dhuruan për bibliotekën e shkollës shumë libra me krijimtarinë e tyre, këto dhurime janë në vazhdën e dhurimeve të mëparshme si tek Shtëpia e Fëmijës Tiranë, fshati i fëmijëve SOS, Instituti i të Miturve Kavajë, dhurime librash për shqiptarët e Malit të Zi e tjerë. U dorëzuan dhe mbi 20 tituj librash në emër të shtëpisë botuese B&M të Miranda Golecit.

Pasi vizituan mjediset e shkollës, grupi i krijuesve u ndalua në lulishten në oborrin e pasëm të shkollës ku ishin mbjellë disa pemë, në mes tyre binte nën sy një fidan ulliri të cilin krijuesit bashkë me nxënësit e emërtuan “Ulliri i poetit”.

Ishte një takim i bukur e mbreslënës, krijuesit ju premtuan nxënësve se do të sillnin për bibliotekën e shkollës “Betim Muço” në vazhdimesi librat që ata do të botonin në të ardhmen.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhurim Librash, Klubi poetik, tirana

Paradiese papers dhe furtuna e pritshme ballkanike

November 5, 2017 by dgreca

2 enver-Bytyci-1

Shkruan: Prof. As. Dr. Enver Bytyçi/

Vetëm një administrator i një forme ofshore të Paradiese Papers realizon një xhiro vjetore prej 100 milionë dollarë amerikanë dhe ka të punësuar 470 punëtorë. Si kjo janë me qindra kompani ofshore, të cilat operojnë në bankat panameze e deri libaneze, malteze, të Singaporit, Qipros e më gjerë si kontraktorë të paravë të pista që vijnë nga droga, korrupsioni, abuzimi me fondet publike, shpërblimet për shërbime spiunazhi e të tjera shpërblime jo ligjore.  Dy janë kategoritë e atyre që kanë dërguar paratë e tyre në parajsën fiskale, kategoria e kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve me krimin e organizuar dhe kategoria e atyre që i fshihen taksave në vendet e tyre. Janë jo pak, por 13.4 milion dokumente, të cilat tashmë gjenden në duart e mediave. Në këto dokumente dëshmohet se dhjetra e qindra politikanë, sipërmarrës, yje të Hollivudit, personalitete të mëdhenj janë përfshirë në skandalin e fshehjes së parave në kompanitë e parajsës fiskale.

Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” përmend gjithashtu emrin e ish-kancelarit Gerhard Schroeder, si një nga politikanët kryesorë të këtij vendi të përfshirë në skandalin e Paradiese Papers. Bie në sy fakti se shumë prej politikanëve të implikuar kanë lidhje me politikën dhe oligarkët rusë. Njëri prej tyre është Schroeder. Ish-Kancelari gjerman është i vetmi në historinë e këtij vendi që krijoi një lidhje shumë të ngushtë me Kremlinin e personalisht me presidentin rus, Vladimir Putin. Duket se ai ka vënë para të paligjshme dhe për këtë shkak ka përdorur kompanitë ofshore për pastrimin e këtyre parave të pista.

Por Schroeder ishte para dy vitesh edhe në Shqipëri për të takuar kryeministrin tonë, zotin Rama. Më pas ai i bëri një shërbim të radhës zotit Rama, duke dërguar në Tiranë ushtarin e tij të bindur, Gabriel Sigmar, me qëllim që ta ndihëmonte politikisht Edi Ramën në fushatën elektorale të 25 qershorit 2017. Kjo lidhje e dyshimtë midis Schroeder, kryeministtrit Rama dhe përmes tij edhe Vladimir Putin, nuk është thjesht një lidhje politike dhe aleamcë e fshehtë për interesa okulte, por edhe një pjesmarrje në veprimtarinë e paligjshme tek Paradise Papers.

Para disa javësh analistë me emër në botën e politikës perendimore kanë paralajmëruar se nëpërmjet zbulimit të skandaleve në Paradiese Papers, qytetarët e vendeve ballkanike do të duhet të përballen me oligarkinë e këtyre vendeve në pushtet e për pasojë duket se nuk do të kemi për disa muaj ditë të qeta. Një tronditje sociale në Shqipëri e vendet rreth nesh do të ndodhë. Protestat për rrëzimin e qeverive të inkriminuara janë të pashmangshme.

Kutia e pandorës u hap. Sot mediat europiane dhe amerikane filluan botimin e informacioneve nga Paradiese Papers dhe derisa të zbulohen këto miliona dokumente ne do të mësojmë shumë emra si dhe shifra të paimagjinueshme të parave që janë depozituar në bankat e parajsës fiskale. Më së shumti emrat në Shqipëri e në Ballkan i përkasin elitës politike të korruptuar e të inkriminuar, ndërsa shumat marramendëse që do të dalin në dritë, do të jenë paratë e korrupsionit, shpërdorimit të fondeve publike, të trafikut të lëndëve narkotike e të qenieneve njerëzore, ku janë implikuar politikianët ballkanas e shqiptarë. Ato 863 mijë eurot e Sajmir Tahirit do të duken si gjethe dushku përpara miliona, dhjteramilionave e qindramilionave që do të dalin në emër të politikanëve tanë ose familjarëve të tyre.

Furtuna ballkanike dhe ajo shqiptare duket se nuk do të vonojë. Faktet që u zbuluan këto javë në adresë të Habilajve dhe ish-ministrit Sajmir Tahiri, janë thjesht pjata e servirur për apetit. Antipasta do të serviret nga Paradiese Papers-i. Vërtet nuk paskemi parë gjë akoma. Llogaritet që në oazin fiskal të kenë përfunduar 7.9 bilionë dollarë amerikanë. Se cila do të jetë pjesa e VIP-ave të Ballkanit e të Shqipërisë do ta mësojmë në ditët e javët e ardhshme. E sigurt është se këto para janë djersa, mundi dhe gjaku i qytetarëve të thjeshtë, të cilët përfundojnë në qelitë e burgut për mospagesën e energjisë elektrike, ndërkohë që dhunuesit e tyre në pushtet do të dalin me emër e mbiemër të implikuar në krimin e pastrimit të parave të drogës e të krimit.

Dokumentet qëndrojnë në duart e 380 gazetarëve dhe po publikohen së paku nga 96 medie në 67 vende të botës. Mesazhi i këtyre publikimeve është një: – Asnjë politikan, asnjë koncern, asnjë shkelës i sanksioneve ndërkombëtare, asnjë fshehës i taksave në vendin e tij, asnjë veprimtari kriminale e fshehtë nuk do të mundet më të bëjë tregëti me para të pista e të fshehura, sepse edhe në qoshet më të errëta të botës financiare në çdo kohë do të ndizet dritë. Ky është një shans i madh që të ketë dritë edhe për Shqipërinë e shqiptarët, me qëllim që të marrë fund babëzia e politikanëve kriminelë, të cilët thithin gjakun tonë për t’u pasuruar e në momentin kur zbulohen nisin e qajnë me “aman se kam fëmijë”!

Tiranë, 05.11.2017

 

A mudet ceshtja e damarkacionit ta rrezoje qeverine haradinaj duke pas parasyh qendrimet kundethenese te partenreve te koalicionit, pse Haradinaj nuk eshte deklaruar ende per deklaraten e zevendesit te tij pacolli se demarkacioni nuk mund te rinegociohet

 

Qeveria e zotit Haradinaj kërcënohet nga disa rreziqe. Rreziku më I madh asaj I vjen nga ndërtimi I koalicionit dhe qëndrimi armiqësor I Beogradit si dhe fraksionit serb në parlamentin e Kosovës. Më pas ky rrezik vjen prej partive aleate në koalicion, të cilat një ditë nuk do ta durojnë faktin që qeverinë ta drejtojë një politikan partia e të cilit ëshë në vendin e katërt në rendin e shumës së votave që ka marrë.

Ndërsa demarkacioni është sigurisht arësyeja kryesore pse qeveria Haradinaj ka shumë mundësi të shtyhet në dorëheqje. Presidenti I Kosovës I kë kërkuar zotit Haradinaj ta përmbyllë shpejt këtë process. Ky është dhe një paralajmërim për kryeministrin. Porn ë rast se marrëveshja për demarkacionin nuk do të kalojë deri nga shkurt-marsi I vitit ardhshëm në parlament,, duket se nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç rrëzimit të qeverisë dhe shkuarjes përsëri në zgjedhje të reja.

Marrëveshja e demarkacionit, thotë zoti Pacolli nuk mund të negociohet. Unë nuk e shoh me vend një deklaratë të tillë të zotit Pacolli, sepse ai është ministër nën drejtimin e kryeministrit. Ministri I Jashtëm e as zv. kryeministri nuk mund t’I bëjnë karshillëk kryeministrit, sa kohë që vazhdon të kryejë detyrën në atë qeveri. Vetëm nëse jep dorëheqjen, mund të shpallë në public qëndrimet e tij personale. Deklarata e zotit Pacolli është sjellje jo etike. Ai I ka të gjitha mundësitë të bisedojë direkt me shefin e tij për këtë çeshtje dhe jot ë bëjë presion publik ndaj tij. Dhe zoti Haradinaj nuk ka detyrë që t’I përgjigjet zotit Pacolli publikisht, kur mund ta thërrasë atë në zyrë e t’ia thotë ato që mendon.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe furtuna, e pritshme ballkanike, Paradiese papers, Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Histori brezash shqiptarie….

November 5, 2017 by dgreca

…..në simbolikën kuq e zi në Albanian Culture TV/

1 ballinaShkruan: Flora Nikolla/Disa mijëra kilometra larg vendit tim, në një natë me shi Nju Jorku, isha ulur në një sallë prestigjioze në Manhattan.  Quhet Symphony Space. Në fakt e kisha njohur një vit më parë . Si në këtë natë shiu, kishte qënë  e mbushur plot me shqiptarë, me zonja që kishin arritur sukses në Nju Jork dhe që Albanian Excellence i kish mbledhur në një libër.1 Familja Belliu

Atëherë kishim thënë që kjo sallë , nuk kishte patur asnjëherë më parë më shumë shqiptarë. Sot dukej një simbolikë nomale, në këtë natë feste  e ceremonie kur  kremtohej  20 vjetori i një Televizioni  shqiptar në qëndër të botës, një televizioni  që me përkushtim dhe dashuri, me vullnet, ishte iniciuar 20 vite më pare, nga Adem Belliu dhe familja e tij, duke krijuar tashmë një histori suksesi në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork .3 raifi

Dritat e skenës, kuq e zi ngjallnin emocion!!! Pianoja me ceremoninë  qw mbart, më sillte pranë tingujt e vendit tim.  Nga nga ky vend gjigand, Shqipëria më dukej  e strukur dhe e vogël  mes maleve të larta,  atje ku dielli shkëlqen shumë.

1 valltaret

Ishte një përkundje e imja e lumtur mes Kuq e Zi-së e cila më kundronte krenare nga skena përballë.

1 Riku11 Vajza kendIshte emocion kundrimi i këtij simboli  të madh brenda konceptimit të saj, sepse në fakt ishte ky simbol  qe kishte mbledhur në këtë sallë  disa qindra shqiptarë.

Në një skenë kuq e zi, realizuar nga artisti Andis Gjoni, njëherazi  regjisor i saj, prezantohej  jeta 20 vjecare e Albanian Culture TV , prezantohej komuniteti shqiptaro-amerikan dhe  brezat e tij .

Simbolika e jetës së një televizioni shkrihej më jetën e mijëra njerëzish në këtë natë të madhe cmimesh kuq e zi. Ja pse brenda vetes ndieja emocione drithëruese, sepse kjo kuq e zi, jetësisht i jepte një dimension të gjërë në kohë dhe në hapësirë jo vetëm Albanian Culture TV, por njehërazi  i jepte kuptimin  e vertetë këtij komuniteti larg vendit  të tij.

Bota duket sikur i ka fshirë  tashmë kufinjtë e saj.

Dhe ja ku ndodheshim në Nju Jork në një skenë me ngjyrat e flamurit tone kombëtar, si për ta bekuar e për ta pagëzuar televizionin  Albanian Culture TV, edhe si  nje televizion mbarëkombëtar, pa kufinj hapësinor, ide një artisti si Andis Gjoni,  i cili në karrierën e tij atistike, duket se di t’i paraprijë me qytetarinë, fisnikërinë, me emancipimin e tij artistik, pritjeve që duhet të ketë koha që jetojmë.

Vera Belliu, Gertold Balliu, Meril Hila, Fiorela Miria, Riad Ymeri, Erijona Balaj Vasilio Mosko, Klaudio Roko, motrat Enesa dhe Jona Dedinsa, Valentina Veizaj një brez  të rinjsh që hypën me  dinjitet në këtë. Janë brezi që po rriten në shtetin e demokracisë botërorë, që kanë dimension tjetër në jetën e tyre, por që pavarësisht në këtë natë të madhe të ditëlindjes së Albanian Culture TV, ishin së bashku në nder të shqiptarisë së madhe.

Ja pra ,  pse vijoja të kisha emocion në këtë natë të gjatë, sepse ishte një prezantim brezash , të ndryshëm sipas përkatësisë së tyre individuale,  vetiake sipas historisë së moshës së tyre…!!!

Ja kjo e bënte të kuptimtë  këtë natë  me emocionet  e saj në ajër.

Grupi realizues,  Vera dhe Mimoza Belliu, bashkëthemeluese të Albanian Culture TV, producenti  dhe themeluesi i tij , Adem Belliu, regjisori dhe skenografi  Andis Gjoni,  së bashku  kishin ditur të gërshetonin e zgjidhnin më të mirën vlerë e më të bukurin emocion brezash .

Artisti ynë madh Fredeik Ndoci, interpretoi “Balada e gurit”, duke e lënë pezull sallën me këngën që interpretoi në Festivalin e Europian të Këngës. Por pezull ishte salla dhe plot duatrokitje në këtë natë  cmimesh dhe për artistin e madh të skenës, Mirush Kabashi , në një interpretim brilant me vargjet , Ti Shqipëri më ep nder , më ep emrin Shqipëtar.

Preludi i cmimeve të Albanian Cultue TV , ishte  “Federata Panshqiptare Vatra”, shoqata  e idealeve shqiptare në 105 vite shtet , për të vijuar me nderimin për, Motrat Qiriazi, Albanian Amerkcan Civic League me president ish-kongresmenin Jo Dio Guardi, me nderimin për ish gazetarin e  Zëri i Amerikës, Gjekë Gjonlekaj, me nderimin për Shoqata Atlantiku,  nderimin për Editorin e palodhur të gazetës Dielli, për gazetarin Beqir Sina, për moderatoren, Marjana Bulku, nderimi për Pranvera Cobo.

Koncert Maestër, dekania e artisteve shqiptare me banim në Nju Jok, Hermira Gjoni, pianistja e njohur  Ida Tili Trebicka,  artistet , Gilberta Lucaj, Anat Almani, sopranot e njohura , Dëshira Ahmeti Kërliu  dhe Lindita Mezini Lole, Mialtin Zhezha, Bilbili i kënges shqiptare Merita Halili  dhe Maestro Raif Hyseni, Leart Ajeti, Elona Muca, Lorivert Cobo,  të gjithë a nuk janë një  brez i nderuar artistësh  shqiptarë me sukses dinjitoz e të padiskutuar në Nju Jork dhe jo vetëm ?

Por edhe Richard Lukaj (Nderi i kombit), Isidois Beti Tsamblakos, Kozeta Zylo, Vera Belliu,  Mimoza Belliu,  Bora Balaj,  të cilët dorëzuan nderimet respektive në këtë natë të madhe cmimesh , a nuk jane personaliete në fushat e tyre, të krijuara e fizionomuar në këtë vënd të madh të lirisë???

Por edhe asambleisti i shtetit të Nju Jorkut , z. Mark Gjonaj me fjalimin që mbajti në nder të Albanian Culture TV, a nuk është edhe ai një krenari legjitime, për të gjithë shqiptarët në përfaqësimin e vlerave të shqiptarëve ?

A nuk mund të ishte natë emocionesh kjo, kur në Symphoni Space,  dukej sikur ndodhej një  Shqipëri  e vogël , në Nju Jokun e madh, qëndra e një bote të madhe???

Në gjithë këtë odise, si të mos kesh emocion,  kur sheh njerëzit e tu që me dinjitet e fisnikwrisht ditën të nisin një jetë nga e para dhe po me aq dinjitet profesional dhe njerëzor të ndërtojnë një jetë suksesi në kontinentin amerikan ?

Plot emocion drithërues ndoqa këtë natë të madhe cmimesh në një natë shiu vjeshte në Nju Jork !!!

Njoha histori të mëdha, vetmohim , dashuri, përkushtim, punë , miqësi të reja dhe të vjetra, mëri të harrruara , ide projektesh të reja, të gjitha nën kuq e zinë e tonë të bukur konceptuar goditëse në skenën  e Andis Gjoni në natën e madhe të Albanian Culture TV !!!

Dhe në fund të këtyre ndiesive të një natë të madhe të Albanian Culture TV, dua t’i them komunitetit shqiptaro-amerikan : Faleminderit për dinjitetin tuaj ! Keni udhë të gjatë e plot sukses për të bërë !!!

Filed Under: Featured Tagged With: Histori brezash shqiptarie në simbolikën kuq e zi në Albanian Culture TV

Ju gjetën mbi 800 mijë euro në makinë, arrest për biznesmenin Sota

November 4, 2017 by dgreca

a rrestimiNë Shqipëri Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në arrest me burg biznesmenin Orest Sota, i cili dy ditë më parë u prangos nga policia pasi nuk ndaloi në një postobllok kontrolli të ngritur prej saj. Sota u kap më pas, dhe rezultoi të ishte pa leje drejtimi të mjetit, brenda së cilit ju gjetën mbi 840 mijë euro. Por çfarë i dha ngjarjes përmasa më të mëdha ishte fakti se në automjet u gjetën dhe dy patenta lundrimi të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe patenta e drejtimit të mjetit të bashkëshortes së tij.

Rasti u bë fillimisht publik dje nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sipas të cilit ngjarja ishte mbajtur e fshehtë nga policia. Por kjo e fundit reagoi duke e hedhur poshtë si të pavërtetë një pretendim të tillë duke shpjeguar se njoftimi ishte publikura në faqen online të policisë dhe se ajo vetë kishte ndjekur të gjitha procedurat e rregullta ligjore duke ja përcjellë çështjen prokurorisë.

Biznesmeni akuzhet për drejtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave. Sota mësohet të ketë thënë se sasia e madhe e parave do të përdorej për të paguar furnizimin me një sasi hekuri, për llogari të kompanisë të të atit të tij. Por në çdo rast transaksione të tilla duhet të kryhen sipas ligjit, vetëm përmes bankave. Me urdhër të Prokurorisë është vendosur sekuestro e shumës prej mbi 800 mijë eurosh, pasi biznesmeni nuk justifikon burimin e të ardhurave dhe destinacionin e tyre. Lidhur me praninë në mjetin e tij të patentave të ish ministrit Tahiri ai mësohet të ketë deklaruar se ato ishin harruar në makinë nga shoferi i zotit Tahiri të cilin ai ka thënë se e ka mik dhe se e kishte takuar disa ditë më parë.

Zoti Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e cila dyshon se ai ka lidhje me grupin e Habilajve, vëllezërve me të cilët ai ka lidhje farefisnore e që akuzohen nga Drejtësia italiane se janë pjesë e një organizate italo-shqiptare që merrej me trafikun e marijuanës. Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për gjetjen e patentave të tij në automjetin e biznesmenit. Opozita e ka akuzuar atë se ka lidhje me Sotën, një kompani e të cilit rezulton të ketë kryer dhe rikonstruksionin e një komisariati policie në Tiranë, të inauguruar prej tij kur ishte ministër. Kryetari demokrat Basha tha sot se “Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë”. Sipas zotit Basha edhe shuma prej mbi 800 mijë eurosh i përket pikërisht zotit Tahiri.

Filed Under: Kronike Tagged With: 800 mijë euro, Arrestohet Sota, në makinë

Rusia sfidon orientimin pro-perëndimor të Kosovës

November 4, 2017 by dgreca

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin gjithëpërfshirës që flet në lidhje me “Ndërhyrjen e Rusisë në Kosovë”, duke shtruar edhe pyetjet “si dhe pse”. Autori, Pëllumb Kallaba, sipas një hyrjeje përmbledhëse të publikuar për media nga QKSS, ka shpjeguar se raporti është hartuar me qëllim të ofrimit të një analize të thukët për një çështje të rëndësisë së veçantë për Kosovën, siç është prania ruse dhe ndikimi i saj për zhvillimet ndërkombëtare të vendit.

Hulumtimi konstaton se Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse kundër modelit të shtet-ndërtimit perëndimor dhe vlerave të tij demokratike, veçanërisht që nga viti 2008.

Shumë instrumente subversive dhe jo-ushtarake do të vazhdojnë të përdoren kundër karakterit multietnik të Kosovës, me qëllim që të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit serb në komunat veriore. Raporti synon të de-konstruktojë sjelljen e politikës së jashtme ruse në mënyrë kronologjike, sidomos që nga vizita e parë e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin në Kosovë më 17 Qershor 2001 bërë kontingjentit ushtarak rus.

Po ashtu, hapësirë të theksuar i është kushtuar vendimit për sanksione të Qeverisë të Kosovës ndaj Rusisë më 2014, vendim ky i pa-azhurnuar tutje në raport me harmonizimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së. Rrjedhimisht, sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë rezultuar të jenë efektive pasi që subjektet ekonomike ruse të sanksionuara, por prezentë në Serbi dhe rajon, kryesisht duke përfshirë produktet e naftës, vazhdojnë të funksionojnë ende në tregun e Kosovës. QKSS konstaton se Bashkimi Evropian nuk e ka trajtuar Kosovën në mënyrë të barabartë si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj subjekteve ekonomike dhe autoriteteve politike të Federatës Ruse.

Po ashtu, gjatë periudhës janar-korrik 2017, niveli i mallrave ruse të importuara në Kosovë tejkalon shumën prej 10 milionë euro, ndërsa shifrat e eksportit të Kosovës drejt Rusisë mbeten zero. Kjo asimetri negative dëshmohet edhe në aspektin e hyrje/daljeve të qytetarëve rusë. Sipas hulumtimit, më shumë se 1000 qytetarë rusë vizitojnë Kosovën çdo vit, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Raporti ka nënvizuar paradoksin që regjimi i vizave të Kosovës i privilegjon mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit rus nën kategorinë e veçantë të përjashtuar nga kërkesat për viza. Bartësve përkatës u lejohet të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë deri në 15 ditë në territorin e Kosovës. QKSS thekson se ky “lehtësim” përbën shqetësim të sigurisë nacionale për Kosovën prandaj një amendamentim i regjimit të vizave është i domosdoshëm.

Ndërsa, numri i qytetarëve rusë që vizitojnë Kosovën rritet, roli aktual i Rusisë në Kosovë, përveç bllokadave në nivel ndërkombëtar, është treguar më së miri në kontekstin e komunave veriore: lidhjet midis partive politike nga komuniteti serb dhe partia politike Rusia e Bashkuar e presidentit Putin janë vazhdimisht në zhvillim, ndërsa krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të paraqesë terren të ri për një angazhim më të fortë rus për të nxitur separatizmin lokal serb në Kosovë. Raporti ka theksuar se faktori fetar paraqet një element të rëndësishëm për ndikimin rus përmes Kishës Ortodokse Serbe. Me mbështetjen politike dhënë institucioneve fetare, Rusia kërkon të ruajë dhe të rrisë një prani të fortë emocionale në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Një mural në Mitrovicën e Veriut

Një mural në Mitrovicën e Veriut

Mungesa e kontrollit të duhur financiar në raport me buxhetin e Kishës Ortodokse Serbe krijon mundësi për një agjendë përçarëse dhe një keqpërdorim potencial të këtij hendeku institucional, në interes të angazhimit të Rusisë dhe forcimit të ndikimit të tyre të mundshëm në Kosovë.

Fabrikimi i lajmeve të pa-vërteta (fake news) përmes përfaqësive mediale ruse në Serbi dhe rajon në raport me Kosovën paraqet një sfidë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Raporti konstaton se një prani mediale pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës midis serbëve të Kosovës, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today.

Në anën tjetër, pozicioni i ashtuquajtur neutral i Serbisë ndaj anëtarësimit në NATO, së bashku me perceptimin negativ të publikut në Serbi për aleancën ushtarake perëndimore, mbetet një shqetësim serioz për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Operimi enigmatik i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe me qendër në Nish nga viti 2011, krahas stërvitjeve ushtarake në rritje dhe investimeve midis dy vendeve, duhet të konsiderohet si një kërcënim afatgjatë i sigurisë jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet fqinje.

Për fund, raporti konstaton se institucionet qendrore të Kosovës nuk janë të pajisura siç duhet për të parandaluar penetrimin hibrid rus nëpërmjet instrumenteve ekonomike dhe politike që synojnë të ndikojnë në politikat e saj në Kosovë, dhe për më tepër nuk ka vetëdije institucionale të mjaftueshme për të ndjekur dhe kuptuar interesat ruse në rajon. Kosova nuk ka strategji të qëndrueshme sesi të adresojë sfidat në raport me marrëdhëniet diplomatike bilaterale dhe multilaterale me Rusinë. Vlen të theksohet se raporti i QKSS ka adresuar një sërë rekomandimesh të përgjithshme të cilat duhet të trajtohen nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian, shoqëria civile, media dhe komuniteti i biznesit.(Kortezi Zijadin Gashi RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, PERËNDIMIN, Rusia sfidon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1698
  • 1699
  • 1700
  • 1701
  • 1702
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT