• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY PRESIDENTËT SHQIPTARË TAKOHEN NË PRISHTINË

October 11, 2017 by dgreca

-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vizitë shtetërore në Kosovë u prit nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj/

Meta

Ne Foto:Pritja nga Kryeparlamentari Kadri Veseli/

1 Meta Thaci-Deklaratë e përbashkët e dy presidentwve. Angazhime për hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO/3 Meta

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

2 Meta Thaci

PRISHTINË, 11 Tetor 2017/ Dy presidentët shqiptarë,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takuan sot në Prishtinë.Me ceremoninë e organizuar në Sheshin Ibrahim Rugova, në mesditë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij, priti në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.1 ok Meta thaci2

Më pas dy presidentët zhvilluan një takim bilateral, gjatë të cilit Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni solemne, u nderua me Dekoratën e lartë Urdhri i Pavarësisë me motivacionin për kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.Në përmbyllje të takimit, në ambientet e Presidencës së Kosovës, presidentët Thaçi e Meta  mbajtn një konferencë për shtyp, ndërkohë që mediave të akredituara, mes të cilave Gazetës DIELLI me korrespondentin në Prishtinë iu shpërnda një deklaratë e përbashkët.Presidenti shqiptar Ilir Meta sot zhvillon edhe takime të tjera me drejtues institucionalë e politikë të Kosovës, me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli e të tjerë.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E PRESIDENTËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI MARRËDHËNIET VËLLAZËRORE E TË PARTNERITETIT STRATEGJIKMeta Thaci gazetaPresidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës së Kosovës,

Të udhëhequr nga parimet dhe vlerat evropiane,

Duke i qëndruar qëllimit të përbashkët për konsolidimin e lirisë, paqes, stabilitetit dhe begatisë në të dy shtetet dhe në rajonin ku bëjnë pjesë,

Të bindur në përfaqësimin më të mirë të interesit strategjik të qytetarëve të të dy shteteve për integrim në familjet evropiane dhe euro-atlantike,

Me besimin se “politika e zgjerimit” dhe e “dyerve të hapura” për rajonin mbeten katalizatorë të sigurisë, demokracisë, dhe zhvillimit, 

Ranë dakord që të: 

Mbështesin ripërtëritjen e përpjekjeve të qeverive të të dy shteteve respektive në zhvillimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, ekonomisë së tregut dhe kohezionit shoqëror me synim të përbashkët për arritjen sa më shpejt të standardeve evropiane;

Rikonfirmojnë vullnetin e ndërsjellë për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit vëllazëror e strategjik dhe me partnerët ndërkombëtarë;

Shprehin mirënjohje për vendet mike dhe partnerët strategjikë për mbështetjen e pakursyer e të jashtëzakonshme që kanë dhënë ndër vite, përkrahje kjo e cila mbetet e domosdoshme edhe për të ardhmen;Përshëndesin riangazhimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit, misionin e të cilit e shohim në dritën e Delors për “Konkurrencën që nxit, bashkëpunimin që forcon dhe solidaritetin që bashkon”;Rikonfirmojnë vullnetin e sinqertë për bashkëpunim të hapur dhe efikas me të gjitha vendet e rajonit, në dobi të qytetarëve dhe të proceseve integruese;

Shprehim solidaritetin ndaj sfidave me të cilat përballin vendet mike dhe partnerët tanë strategjikë dhe zotohen për të dhënë kontributin e dy shteteve respektive në ballafaqimin me këto sfida;

Refuzojmë me vendosmëri çdo alternative tjetër që bie ndesh me projektet strategjike të integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe nxisin veprim të koordinuar, duke u përqendruar në:

  1. Përshpejtimin simetrik të proceseve të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit, që dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe NATO; ngaqë  integrimi në BE dhe NATO mbeten procese thellësisht politike, me ndikim të jashtëzakonshëm në përfundimin e proceseve të paqes në rajon;
  1. Hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO;
  1. Liberalizimin sa më të shpejtë të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, angazhimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim të ndërsjellë çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me fqinjin e saj, Malin e Zi;
  1. Vazhdimin e fazës përfundimtare dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, duke ftuar një angazhim të ripërtërirë të BE-së dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të ShBA-ve, me qëllim të njohjes përfundimtare të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga ana e Serbisë, si një proces që do të ketë efekte pozitive për gjithë rajonin.Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantikYAKIMI ME KRYEPARLAMENTARIN VESELIKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e presidentit shqiptar.Kryetari Veseli dhe presidenti Meta diskutuan për zhvillimet aktuale që kanë para vetes, Kosova dhe Shqipëria.Duke e falënderuar presidentin Meta për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha përgjegjësitë e tij institucionale në Shqipëri, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari Veseli theksoi gatishmërinë e tij për të intensifikuar më tej këtë bashkëpunim, në interes të përbashkët.Presidenti Meta uroi kryeparlamentarin Veseli për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar lart lidershipin e tij gjatë mandatit të kaluar.Kreu i shtetit shqiptar shfaqi besimin se bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në ritme edhe më të mëdha.Veseli dhe Meta konfirmuan përkushtimin institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të kryer reformat e nevojshme në rrugëtimin euro-atlantik, si aspiratë dhe alternativë e vetme për të dyja vendet dhe rajonin në përgjithësi.

    TAKIMI ME KRYEMINISTRIN- Shqipëria, ndihmë të pakursyer e të gjithanshme për Kosovën

    1 Haradinaj

    -Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti në takim Presidentin shqiptar Meta/

     

     

    PRISHTINË, 11 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot  pasdite në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.Kryeministri i Kosovës Haradinaj dhe Presidenti shqiptar Meta biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për rrugën e përbashkët europiane të dyja vendeve.Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë shembull në rajon dhe sidomos në fushën e zhvillimit dhe shkëmbimit ekonomik, thekson komunikata e dërguar nga takimi.

     

     

    BisedimeKryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese dhe në këtë kontekst është e pazëvendësueshme ndihma e Shqipërisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare.

    Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka hyrë në një dinamikë të re për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe në përshpejtimin e procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

    Presidenti Meta nga ana e tij u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.

    Për Presidentin Meta, gjetja e një zgjidhjeje për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi si dhe dialogu me Serbinë janë çelës i suksesit të Kosovës në rrugën e saj integruese në BE./b.j/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, dy presidentet shqiptare, ne Prishtine, Thaci & Meta

A u helmua Lumo Skëndua në Hotel Winthrop Në Nju Jork ?

October 11, 2017 by dgreca

1 mithat FrasheriNga Gëzim Llojdia/Mithat Frasheri është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim  perëndimor. Gjurma  e tij  është e rëndë dhe e thellë  në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor.Po çfare shkruan gazeta “Flamuri” e vitevev 1950 ,rreth kesaj ngjarje? Citojme:Shpirti i këtij njeriu të ndriçëm u shkëput ditën e hënë,dita  3,vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në New Jork, hoteli Winthrop.Është dëshmia e Talat Karagjozit që unë e disponoj në gazetën Flamuri që thotë:”Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë punë dhe për çudi. E gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si sishte më tha se i ishin marrë pak mëndë dhe nuk hëngri drekë,mbasi nuk ndihesh mirë.Nga ora 13 mbas dreke fillon të shqetësohet,të fërkoj gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokër me pak ujë,por pa dobi,sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në klinikë dhe në shtëpi,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mithatit që ti thërrisnin një mjek të huaj ,mirëpo frashëlliu nuk e kë miratuar këtë propozim. Dr Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar se deri më mbritjen e Dr  Laci,Mithati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçartë.Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë ,Mithati i frashëllinjëve ky burrë i shquar e kombit ka kujtuar miqtë e B.Kombëtar.
“Tani biri imë,që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë,për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë.

Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr Laci,Ilia Chapulari,Nuç Kota.I është bërë një injeksion. Dr Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz.Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte,por a ishte atak. Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z.Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë nj gjumë të qetë,por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit.Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bënë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut.Në orën 9.10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Cfarë ka përshkruar T.Karagjozi.Lajmërova doktorin  dhe nga ana tjetër afrohem në  te shtrati i flasë,e luaj por nuk përgjigjet,mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime,hap sytë ma bënë me shenjë të ulem dhe vërë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapët sai ishte mbaron menjëherë….

Është për tu admiruar se ndonëse ne mërgim i ndjekur nga regjimi,të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit dh si dhe kanë folur për veprat etij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin djalin e Abdylit të madh për në shtegikjen  e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ku u vendosur trupi i Mithatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh,Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti.Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat,25 kurorar nga organizatat,grupe personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit .Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet kanë folur:Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,Grigor Tashkovite,-ishsenator jugosllavë, në emër të Internacional Peasant Union,Dr Bistrev ish deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar,Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë,ter fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”.Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul V.Rado.Një vit me vonë në një numër shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet:”Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë ku midis të tjerave thuhet”Një vit më parë nën qiellin e muzgut të Njy Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashëllinjëve,Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare,ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni,pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, MITHAT FRASHËRI,shuhet fiket për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mithatin:”Iku e s’kthehet më/ qepallat i mbylli n vetmi/ e mbeti fytyrë  e pa zë?me buzë që s’flasin më/me duar që s’dridhen më/të ikë Sherbestar i kombit/e skthesh më…

Përkujtim i bame në Radio Londrën:”Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Midhat Frashëri,ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie.Nji mot,që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lire me i thye kokën agresionit komunist.Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit,që shkrimi energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës,për një Shqipni të lirë,të lumtur dhe të nderuar..Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame qendra e të gjithë atyre shqiptarëve,pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëni me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë për ti dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mithatit që nga 7 prilli i 1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik…

Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi..Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakef për ne,për Shqipëri.

Filed Under: Opinion Tagged With: A u helmua, Gezim Llojdia, Lumo Skendua

EVROPË, KËTO NUK JANË VLERAT E PËRBASHKËTA!

October 11, 2017 by dgreca

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lavdëroi ish-gjenralin serb Vladimir Lazareviq, një kriminel i dënuar për krime lufte në Kosovë, për rolin e tij kundër ndërhyrjes së Aleancës ushtarake perëndimore, NATO në Kosovë, duke u shprehur se Serbia nuk duhet të jetë më e turpëruar për mizoritë e kryera, për vrasjet e mijëra civilëve të pafajshëm, burra gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës.

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/Fund javën që kaloi, një numër gazetash amerikane botuan lajmin e përhapur nga agjencia amerikane e lajmeve, Asosiejted Pres, se Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lavdëroi ish-gjenralin serb Vladimir Lazareviq, një kriminel i dënuar për krime lufte në Kosovë, për rolin e tij kundër ndërhyrjes së Aleancës ushtarake perëndimore, NATO në Kosovë, duke u shprehur se Serbia nuk duhet të jetë më e turpëruar për mizoritë e kryera, për vrasjet e mijëra civilëve të pafajshëm, burra gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës.

Sikur Serbia të kishte shprehur më parë turpin e saj dhe të kishte kërkuar falje për krimet e shtetit serb në Kosovë kundër popullësisë civile gjatë luftës më 1999, por edhe më parë, gjë që nuk e ka bërë kurrrë,  Ministri serb i Mbrojtjes deklaroi se, “Ka kaluar koha e turpit dhe se tani është koha për një krenari të qetë”, duke shtuar se ish-gjenerali Lazareviq i dënuar me 14 vjet burgim nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish-Jugosllavi, si dhe ushtarakët e tjerë serb që morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të paarmatosur në Kosovë, “Duhet të dallohen si ndër më të mirët dhe më të guximshmit”, e ushtrisë serbe, për rolin e tyre në luftën kundër popullësisë civile shqiptare të paarmatosur në Kosovë.

I lexon njeriu këto rreshta dhe është e pamundur të mos kujtohen imazhet nga masakrat e civilëve shqiptarë të pafajshëm, si ajo në Reçak, por edhe të tjera mizori, anë e mbanë Kosovës që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore të Millosheviqit.   Masakra kundër një popullësie të pa-armatosur nga kriminelët, “më të mirë e më të guximshmit” e ushtrisë dhe të policisë serbe në luftën e Kosovës, me të cilët tani Serbia, sipas Ministrit serb të Mbrojtjes, jo vetëm që nuk duhet të jetë e turpëruar, por përkundrazi, duhet të krenohet.

Nuk jam në dijeni nëse Bashkimi Evropian ka reaguar ende ndaj kësaj deklarate absurde dhe të pa moralshme – e që është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane – deklaratë kjo e një zyrtari të lartë serb, e për më tepër e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë.   Deklarata e Ministrit serb u bë dy tre ditë para se të mbahej në Prishtinë një konferencë mbi perceptimet publike të Gjykatës së Posaçme për krime lufte, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.   Gjatë debatit, udhëheqsi i Kosovës shprehu dyshimet e tija nëse kjo gjykatë do të mund të venë drejtësi dhe nëse me të vërtetë do të ndihmojë pajtimin etnik në Kosovë.   Dyshimet e Z.Thaçi janë me vend.   Si mund të ketë pajtim etnik në Kosovë – me ose pa Gjykatë Speciale — kur udhëheqsit më të lartë serbë, publikisht dhe pa pikë turpi, lavdërojnë si, “më të mirët dhe më të guximshmit” e ushtrisë serbe, pikërisht ata që kryen krime lufte kundër popullësisë civile të pafajshme dhe të paarmatosur shqiptare?   Si është e mundur që, përballë deklaratave të tilla të zyrtarëve serbë – tani dhe në të kaluarën —  në kundërshtim me vlerat e sajë, Evropa i hapë rugën Serbisë për antarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Kosovës i mohohet lëvizja e lirë e pa viza në zonën Shëngen, ndërkohë që, sipas Presidentit Thaçi, ndonëse Kosovës iu premtua se do ta ketë ushtrinë e vet, as ky si një nga premtimet e bëra nga ndërkombëtarët nuk është realizuar?  Sipas tij, këto ishin premtime të dhëna pasi Prishtina zyrtare pranoi krijimin e Gjykatës Speciale, por “ndërkombtarët nuk e mbajtën fjalën”, theksoi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë sesionit të mbajtur në Prishtinë.   Për më tepër, ai e cilësoi atë si një gjykatë etnike e cila do të kundërshtohet nga 50 për qind e qytetarëve të Kosovës, pasi, sipas tij, do të merret me krimet e supozuara të shqiptarëve dhe jo me krimet serbe në Kosovë.

Për gjëndjen e krijuar me Gjykatën Speciale, një pjesë të fajit të ndërkombtarëve duhet t’a marrin përsipër edhe autoritetet e Republikës së Kosovës, sepse nuk janë kujdesur siç duhet për punët e shtëpisë së vet, përfshirë drejtësinë në vend, ose,për  vendosjen e një drejtësi të mirëfilltë”, siç u shpreh Presidenti Thaçi gjatë konferencës mbi “Perceptimin publik të Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, që u mbajtë ditët e fundit në Kosovë.   Megjitë këtë, Z. Thaçi u shpreh optimist se “Gjykata Speciale do të jetë një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”.Drejtësia, është një ndër “vlerat e përbashkëta” për të cilat supozohet se Evropa mban qëndrim të fortë, për veten e saj dhe për vendet që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Serbinë.  Në këtë këndveshtrim, nuk mund të barazohet viktima e krimit me ata që kanë kryer krimin.   Ndëshkimi i krimit është gjithashtu një vlerë e përbashkët.   Zbatimi i ligjit, bazuar në institucionet demokratike kombëtare dhe ndërkombëtare (evropiane) është, pjesë e vlerave të përbashkëta, rrënjosur në besimin se pa drejtësi nuk ka paqë, as në Evropë dhe as në Ballkanin Perëndimor.

Kosova, Serbia dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për një Evropë të forte, të drejtë dhe të vendosur, që i trajton të gjithë njësoj dhe pa dallime, por edhe për një Evropë që dallon viktimën nga ai që kryen krimin.   Vetëm në këtë mënyrë – me ndihmën e një Evrope që mbron vlerat e përbashkëta për të gjithë dhe pa dallim, përfshirë drejtësinë — do të çohet përpara siguria, liria, demokracia dhe begatia, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor.   E vetmja mënyrë kjo për tu përballur me sfidat e pasojave të luftërave, përfshirë vendosjen e drejtësisë në ish-Jugosllavi, përshirë luftën në Kosovë.   Ishin padrejtësitë shekullore në atë territor që çuan në shpërthimin e konflikteve atje dekadën e fundit të shekullit të kaluar.   Më në fund, do të jetë vendosja e drejtësisë së vërtetë dhe e mohuar për aq shumë kohë, sidomos për shqiptarët në trojet e veta, ajo që do të sjellë paqë dhe stabilitet midis popujve të atij rajoni.   Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë nuk është pjesë e vlerave të përbashkëta evropiane dhe nuk ndihmon kauzën e një Evrope të lirë, demokratike, në paqë dhe të bashkuar!

Filed Under: Politike Tagged With: E PËRBASHKËTA!, Evrope, Frank shkreli, KËTO NUK JANË, vlerat

NJOFTIM I SHOQATËS SË VETERANËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

October 11, 2017 by dgreca

Njoftim i Shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë për aktivitetin e 11 nëntorit 2017, Ditën e Veteranëve/

1 Remembrance Day

Time to share and come to the Veterans Day Ceremony Subject: Save the Date.  Saturday Nov 11-2017, Veterans Day NOON 

MIRSEARDHET –  ALL ARE WELCOME.   ALBA RESTAURANT QUINCY CENTER

INVITATION      SEE. MORE BELOW (Checks payable to ALBA Restaurant $35 )

The Albanian American War Veterans (AAWV), host their annual dinner on

Veterans Day:  SATURDAY, NOVEMBER 11, 2017 at 12 NOON

Held at ALBA’s Restaurant

1486 Hancock Street

Quincy, MA 02169.    617-376-2522 

****For reservations and details please send email to:

Ron Nasson, Commander @ aawvbos@outlook.com

Call 508-668-6506.   

Virginia Kosmo. Honorary Member Recording Secretary /Archivist 

Call 781-894-2721.

Filed Under: Komunitet Tagged With: NJOFTIM I SHOQATËS SË VETERANËVE, shqiptaro-amerikane

Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi

October 11, 2017 by dgreca

Presidenti turk Erdogan viziton Serbinë me një delegacion të madh investitorësh. Ai troket në një portë të hapur. Ankaraja do të zgjerojë influencën politike në korridorin e pasëm të BE-së, Ballkan.Vucic & ErdoganNga Nemanja Rujeviç/

Xhaketa blu të errët dhe me kuadrata, duket se kjo veshje u solli fat dy burrave të fuqishëm të shtetit në prill. Me këtë veshje Aleksandar Vuçiç mori votën në zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat në fakt ai i fitoi qysh në raundin e parë. Me të njëjtën veshje u shfaq edhe homologu i tij Taip Erdogan në qendrën e votimit, kur ia doli të aplikojë sistemin presidencial përmes referendumit. Eshtë një copë simbolike e veshjes, që i bën dy të fuqishmit të duken modernë. Komuniteti serb i Twitter-it madje ka gjetur edhe një nofkë për këtë: xhaketa e diktatorëve.Por Erdoganin dhe Vuçiçin i bashkon më shumë se sa vetëm stili. Ndonëse për shkak të madhësisë së vendeve të tyre ata luajnë në kategori të ndryshme, që të dy preferojnë pushtetin absolut si dhe nënçmimin e opozitës dhe të medieve kritike. Ata preferojnë të inskenohen si shpëtimtarë, që pa u lodhur punojnë për popullin për vende pune dhe zhvillim.

Pikërisht kjo synohet edhe të martën (10.10), kur Erdogan i shoqruar nga delegacioni i tij me investitorë i përbërë nga 150 bosë të ekonomisë viziton Beogradin. Nuk është e pazakontë për Erdoganin të udhëtojë i shoqëruar nga delegacion investitorësh. Por për qeverinë serbe ky është një event, me të cilin ajo synontë fitojë pikë në popull. Mesazhi është: paratë po vijnë me thasë.

…e të gjithë janë të kënaqur

Arsyeja ekonomike e qeverisë turke harmonizohet lehtë me atë serbe, thonë ekonomistët. Fjala magjike në Ankara është eksport. Vetëm nëse rritet edhe më tej eksporti, mund të arrihet rritja e premtuar çdo vit me 5,5 përqind. Ballkani Perëndimor ofron mjaft forca të lira pune për investitorët turq si dhe lehtësi për aksesin në tregun e BE-së. “Praktikisht tani procesi i bisedimeve të antarësimit BE-Turqi është i vdekur. Ndaj është një avantazh deçiziv, nëse ndërmarrjet turke prodhojnë në vende, që janë më pranë BE-së e madje edhe brenda unionit”, mendon ekonomisti nga Stambolli dhe analisti politik Atilla Yeşilada.

Serbien Reportage Elektronikindustrie in Nis (J. Dukic-Pejic)

Vuçiç në të kundërt i var shpresat tek paratë dhe vendet e reja të punës – ai është madje i gatshëm për këtë, që t’u paguajë investitorëve rreth 10.000 Euro subvencion për çdo vend pune. Sundimtari i vetëm serb vazhdimisht deklaron, se do të jetë numri 1 europian për zhvillimin ekonomik. Por deri tani shifrat janë asgjësuese për të. Në tre vitet e fundit me një rritje 1,6 përqind vendi ishte i fundit në rajon (Mali i Zi me 7,7%, Kosova me 9,1% dhe Maqedonia me 10,2%).  Paga mesatare me më pak se 400€ në muaj është ndër më të ulëtat në Europë.

Megjithatë paratë turke kryesisht do të derdhen në të ashtuquajturën industri me vlerë të pakët shtesë, pra atje ku ka nevojë më shumë për forca të thjeshta pune e jo për inovacion, thotë Yeşilada. Qysh tani më shumë se 1.000 punëtorë në Serbi prodhojnë pantallona Jeans të lira për firmat turke, dhe sipas qeverisë serbe kjo shifër do të rritet në 3.000. Përveç kësaj në opinionin serb përfliten edhe interesat turke ndaj industrisë së drurit dhe të qumështit. Kjo do të ishte me avantazh për të dyja palët: “Në të tilla degë në vendet e Ballkanit mund të arrihet menjëherë hopi ekonomik dhe njëkohësisht kjo shërben si bazë për ekonominë turke të eksportit”, thotë Yeşilada për DW.

Ëndrra neo-osmane

“Invazioni i biznesit: turqit sërish pushtojnë Serbinë”, kështu e titullonte gazeta bulevardeske Blic vitin e kaluar një artikull të saj duke aluduar për sundimin pesëqindvjeçar të Perandorisë Osmane në Serbi. Por kjo hiperbolë kuptohet që aktualisht kishte konotacion pozitiv. Biljana Stepanoviç do të preferonte të ishte më realiste, sepse deri tani investimet turke në rajon kanë qenë të moderuara, thotë kryeredaktorja e revistës ekonomike të Beogradit “Nova ekonomija”.

Eksporti drejt gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ndodhen në sallonin e pritjes të BE-së për anëtarësim (Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) me gjithsej 20 milionë banorë, ka një volum vjetor nën dy miliardë Dollarë amerikanë. Më shumë produkte prodhuesit turq i shesin në Azerbajxhan apo Izrael, të dy vende këto me më pak se 10 milionë banorë. Ndaj thekson Stepanoviç, duhet pritur një herë, të shihet, se sa seriozisht e kanë turqit.

Shumë vëzhgues megjithatë hamendësojnë, se Turqia nuk synon vetëm ekonominë në Ballkan. Qysh tani, kryesisht në vendet me shumicë myslimane si në Bosnje-Hercegovinë apo Shqipëri financohen xhami, shkolla e organizata humanitare. “Ne kemi të bëjme edhe me neo-osmanizmin. Turqit jetojnë me iluzionin, se ish-kolonitë po i presin ata me krahë hapur”, thotë Atilla Yeşilada. Në fakt, nuk është kështu, megjithatë turqit kanë arsye të forta që të jenë të interesuar edhe politikisht për këtë rajon. Nga njëra anë duhet stabilitet në këtë pjesë të fqinjësisë, nga ana tjetër edhe pse “qeveria e AKP-së beson – gjë që për mua është gabim – se për një periudhë afatmesme BE-ja do të jetë më shumë rivale se sa partnere”, thotë Atilla Yeşilada.(DW)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e Erdoganit në Serbi, Ofensiva ekonomike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1745
  • 1746
  • 1747
  • 1748
  • 1749
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT