• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nerenxi, zv ambasadori grek, dosjet“prona të Himarës” dhe gara elektorale

September 21, 2017 by dgreca

*Miku i Neranxit ish-zëvendësambasadori i Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos ka qenë personi që ka përpiluar dosjet politike e të ashtëquajturave “prona të Himarës”./

Nga Arben Llalla/

Idrizi qirici

Ne Foto: Shpëtim Idrizi duke i dhënë dekoratën e mirënjohjes familjes Qirici në vitin 2015/

1 Nerenxi Prifti

Ne Foto: Nikollaq Neranxi me ish-zëvendës ambasadorin e Greqisë, Kostantinos Piperigos në një ziafet/

I gjithë aktiviteti i kohëve të fundit të Nikollaq Neranxit rreth problemit të pronave të shqiptarëve në Himarë lidhet me prapavijën politike të tij për të kandiduar për kryetar i Bashkisë së Himarës, i lidhur nga koalicioni i mundshëm PD-PBDNJ. Kuptohet që matematikat e Neranxit për të fituar nuk dalin, sepse në Himarë PDIU ka vota të konsiderueshme dhe kështu Nikollaqi ka nisur sulmin kundër bërthamës së kësaj partie.Në shkrimin e tij Neranxi botuar tek “Panorama” më 20 shtator, përpiqet që problemin e pronave dhe të prishjes së disa objekteve pa leje nga ana e qeverisë së Edi Ramës, ta zhvendosë tek problemi i Çështjes Çame, tek shqiptarët që janë me origjinë nga Çamëria.

Tek e fundit çfarë halli ka Neranxi me Çështjen Çame apo me çamët? Përse Neranxi me shkrimin e tij po nxit urrejtje të paqenë midis shqiptarëve të Himarës dhe shqiptarëve me rrënjë nga Çamëria?Në letrën dhe lapsin e tij, Nikollaq Neranxi nuk merret me problemin e pronave të himariotëve, por më shumë ai është përqendruar tek problemi që shqiptarët nga Çamëria kanë me pronat e tyre në Greqi. Ai ngatërron pronat e shqiptarëve brenda shtetit të tyre me pronat e shqiptarëve jashtë kufinjve politikë duke bërë paralele të rreme. Nëse shqiptarët kanë shtetësi greke, kjo nuk do të thotë se kanë kombësi greke. Prandaj, Athinës nuk i takon të fusë hundën në punët e brendshme të Shqipërisë rreth prishjeve të ndërtimeve pa leje, në rastin e Himarës. Atëherë ç’i hyn në punë Nikollaq Neranxit që na tregon llogje kafenesh apo shet paragjykime, të cilat gatuhen në zyrat e informacion-propagandës së Greqisë?Asnjë shqiptar nga Çamëria nuk ka shkruar qoftë edhe një shkrim kundër shqiptarëve të Himarës, madje as kundër minoritarëve të ndershëm grekë.Nikollaq Neranxi na tregon për një familje shqiptare himariote që ka rritur një shqiptar nga Çamëria dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Për këtë veprim sa njerëzor të familjes Qirici ndaj Ramadan Bubeqit të gjithë jemi krenarë dhe mirënjohës. Shqiptarët e Çamërisë i janë mirënjohës familjes Qirici. Kjo mirënjohje është e njohur botërisht. Shoqata “Çamëria” e Shqipërisë e nderoi me një dekoratë të lartë familjen Qirici, të cilën e tërhoqi Lluk Jani Qirici në qershor të vitit 2015 në Vlorë. Ishte vetë kryetari i partisë kombëtare PDIU, Shpëtim Idrizi që e dha këtë vlerësim të lartë në praninë edhe qindra shqiptarëve të Vlorës, Çamërisë, Himarës. Prandaj, Nikollaq Neranxi bën mirë që ngjarjen e familjes Qirici mos ta keqpërdori, mos ta keqinterpretojë, por ta tregojë ashtu siç është në të vërtetë.Nikollaq Neranxi këto ditë është pak i mërzitur, sepse njëri nga miqtë e tij të ngushtë që i kishte premtuar mbështetjen për kandidimin si kryetar i Himarës, u largua nga Shqipëria. Fjala është për zëvendësambasadorin e Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos. Diplomati në fjalë ka qenë personi që ka përpiluar dosjet politike e të ashtëquajturave “prona të Himarës”. Pra, çdo keqinformim për Athinën, Bashkimin Europian apo vendeve të tjera rreth prishjes së disa objekteve pa leje dhe gjendes politike në Himarë mban nënshkrimin e këtij diplomati, i cili pati miqësi të ngushtë me Neranxin.

Në përfundim të shkrimit të tij Nikolaq Neranxi jep këshillat për çamët që mos t’ju prishin shtëpitë himariotëve. Por, çështja është se asnjë shqiptar me rrënjë nga Çamëria nuk ka patur apo ka pretendime pronësore në Himarë. Ç’punë kanë çamët me pronat në Himarë, kur ata nuk kanë asgjë në dorë, as në qeveri, as në ndonjë lloj pushteti? Por, këtë Neranxi i erzave nuk e sqaron, anipse nuk kursehet në vrerin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, dosjet politike, Nikollaq Nerenxi, pronat e Himares

Ministri Gashi:Ta mbështesim Medinën në garën në Francë!

September 21, 2017 by dgreca

-Zëvendëskryeministri Gashi thirrje bashkatdhetarëve në Francë: Ta mbështesim Medinën! Aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012/

1 Median France

 PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e mbështet vogëlushen Medina Surdulli në garat evropiane të notit për fëmijët me sindromin Doën, që do të mbahen në Bobigny të Francës.Ministri Dardan Gashi i ka bërë thirrje diasporës kosovare në Francë që ta mbështetë vogëlushen Surdulli, e cila aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012.“Nga datat 28 tetor –  4 nëntor ftoj bashkatdhetarët që jetojnë në Francë ta mbështesin Medinën, e cila po e bën krenare Republikën”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.Vogëlushja Medina Surdulli në fushën e notit ishte zgjedhur Sportistja e Vitit që nga viti 2012./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: mbeshtetje Medines, Ministri Gashi, ne France

Kosova, vendim për të shtyrë votimin e kërkesës për anëtarësim në Interpol

September 21, 2017 by dgreca

PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, thekson sot në një komunikatë qeveria kosovare.

Shtohet se, Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.“Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate”, thekson komunikata e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.“I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit”, përfundon komunikata e sapodërguar. /b.j/

PACOLLI: PO E SHQYRTOJMË TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI PËR INTERPOL

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim në Interpol për shkak se është larg sigurimit të votave të mjaftueshme për anëtarësim.Sipas tij, Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës.“Anëtarësimi në Interpol ka kërkuar një punë më të madhe dhe një angazhim më të madh. Në momentin kur kam ardhur kam pa se është punuar, por jo sa duhet. Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë. Akoma s’i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi. E them me bindje se njerëzit do ta kuptojnë, por ndoshta në bashkëpunim, sidomos me SHBA-në, duhet të bëjmë tërheqje taktike dhe të bëhemi gati për samitin e ardhshëm të vitit të radhës, që do të mbahet në Abu Dhabi ku edhe të kemi votat e mjaftueshme. Të mos lejojmë të zhgënjehemi”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.Pacolli ka thënë se për pak ditë pune ka siguruar 25 nota verbale që konfirmojnë mbështetjen në samitin e radhës të Interpolit, por që është shumë larg numrit të mjaftueshëm të votave për pranim. Aty ka thënë se duhet të jenë 115 vota pro

Filed Under: Kronike Tagged With: anetaresimi ne Interpol, kosova, shtyrje kerkeses

Dështimit nuk ke çfarë t’i heqësh

September 21, 2017 by dgreca

…. Kjo është demagogji,(dhe mendoni se projektligjin e paraqet e majta!!!)  kur koha ka zhveshur herët nga dekoratat kallpe heronjtë e xhaketave të dokut të cilët here të shikojnë me lot në sy, here të flasin me inat. I ka zhveshur edhe për një fakt kokëfortë që ne nuk duam ta shohim, ata mbajnë dekoratat e shalle në qafë, jetojnë me to, por frymojnë me sytë nga fëmijët emigrantë./

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x260

Nga Ilir Levonja/

Kur bisedon me të njohurit, por edhe me gjerë, plot syresh të flasin për valixhet me dekorata të baballarëve. Me sa kuptohet regjimi i kohës i kishte me tepricë. Dhe kjo është e kuptueshme pasi mbështetej në frymën e masave. Mua më kujtohet ai imi, një të tillë e mbante sipër dollapit të rrobave. E ruante me një fanatizëm sikur të ishin aty thesaret e karaibeve nga koha e kolonizimeve. Një vandak i tërë çertifikatash jo sulmues i pare, i dytë. Sidomos gjatë planeve që do sillnin përparimin e vendit. Por edhe ca kutiza veshur me llush, brenda sëcilës rrinin ca medalione bronzi.., apo ca çertifikata luksi me kore të trashë në të kuqe të thellë që stononin me ambjentin tone prej dy divanësh shtatë mijë lekësh, një bufe, e ato bandat e mureve me pejzazhe ekzotike nga Kina e largët. Dhe poshtë tyre, një librezë kursimi me rëndësinë e valixhes së kodeve bërthamore të Vladimir Putinit a Donald Trumpit. Kursime jete me qëllimin që të mos varrosej me lekë borxh. Kur erdhi dita, çfarë ishin aty nuk mjaftonin as për qivurin, jo më të tjerat. Por ai realitet më kujtoi një bisedë me gjyshin e sime shoqe, kur më tha një radhe se ne, njerëzit e thjesht, populli këto zakonet e hyrje daljeve i bënim nga halli. Me qëllimin të ndihmonim njëri-tjetrin, sidomos në vaki. Se morti vjen i paftuar!
Mu kujtuan këto kur pashë disa veteranë në Pezë. Në ato kronika gjysmë ironike të disa televizioneve, ku me bukë me vete përkujtonin luftën, babe Myslymin etj. Nga ana tjetër si ai ironiku, si ai mendje mbushuri (veterani) mendje top, dukeshin si një botë që asnjëherë nuk kanë për të ngjitur.
Por kanë për të vazhduar në atë avazin, njëri gozhdës e tjetri patkoit. Një ironi klasike e së përditshmes tone.
Sot në Shqipëri ka një përfolje për dekoratat. Një projekt ligj që do futet së shpejti në Kuvend. Kryesisht synon që t’i hiqen titujt hero i popullit, hero i punës socialiste, hero i popujve të Jugosllavisë, hero i popujve të Bashkimit Sovjetik etj., Enver Hoxhës dhe shpurës së tij. Do jetë vetëm për këta, apo edhe për të tjerët nga pas. Nuk e di, pasi nuk e gjej gjëkundi si draft… Po nuk është çështja kjo. Çështja është tek një lloj ideollogjie me të cilën ne duam të ndërtojmë demokracinë.
Gjatë këtyre njëzetë shtatë viteve demokraci, nuk pati kurrë një inisiativë intelektuale së pari për të qëruar të kaluarën nga ato momente a njerëz që kanë dëmtuar si realitetin e luftës, por edhe janë bërë shkaktarë e pjesëmarrës në krimet e diktaturës së proletariatit. E njëjta gjë edhe me ata që pretendojnë përmes shembujve dhe kulturës së viteve dyzetë, se janë ajka e antikomunizmit me të mirat dhe të këqijat që kanë. Sot diskutohet e shkuara, përqeshet, ironizohet, me të njëjtin ton si ai viteve dyzetë. Dhe kjo është e hidhur përballë realitetit të kohës, i cili kërkon njëkohësisht, pendesën, reflektimin, uljen e nervave dhe hapjen udhë të vlerave në mënyrë të atillë që kombi të ketë heronjtë e tij. Jo heronjtë e palëve. Kjo mbajtje krahu, nga palët, është sot arsyeja pse shqiptarët si dje në diktaturën e proletariatit, edhe sot në këtë dëm demokracinë tone, kanë në shtëpitë e tyre valixhe të mbushura me dekorata. Pa asnjë vlerë morale, por edhe monetare jo, jo. Kjo është demagogji,,(dhe mendoni se projektligjin e paraqet e majta!!!) – kur koha ka zhveshur herët nga dekoratat kallpe heronjtë e xhaketave të dokut të cilët here të shikojnë me lot në sy, here të flasin me inat. I ka zhveshur edhe për një fakt kokëfortë që ne nuk duam ta shohim, ata mbajnë dekoratat e shalle në qafë, jetojnë me to, por frymojnë me sytë nga fëmijët emigrantë.
Dështimit nuk ke çfarë t’i heqësh. Me të tjera ligje bëhet bëhet ekonomia e tregut.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Mos i hiqni dekoratat

Liri e Tirani- kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, ekziston tirania

September 21, 2017 by dgreca

1 atrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/Washington/

Një brez shkon, brezi tjetër vjen. Kjo është rruga që ndiqet, dhe njerëzimi rron. Dielli ngrihet, dhe zbret poshtë, shkon në perëndim, duke  lindur njëkohesisht përtej horizontit.

Popull do të thotë komb, nyje e pazgjidhur, rreth i mbyllur, në varësi të askujt, aq më pak të shtetit krijuar brenda tij, por që shpesh duket se është Zot i tij.

Diktatori pa popull nuk ekziston dot, ai del nga populli, por jo për popullin. Kur Lenini mori pushtetin në Rusi  më 1918, ai vendosi nëpër zyrat dhe korridoret e Kremlinit shenjat “Ndalohet Duhani”, për të ruajtur shëndetin e njerezve. Të tjerë mendojnë se kjo ishte një nga idetë e tij për të “ruajtur” popullin. Tirani ka nevojë për njerëz, pavarësisht se në cfarë gjendje, mjafton të jenë gjallë, pasi vetëm kështu, duke i vrarë, rrënuar, shtypur, kontrolluar të tjerët, ai ndjehet i fuqishëm.

Dhe, mos prit drejtësi, thotë Platoni, atje ku i fuqishmi bën drejtësinë. Atje ku qeveria ka frikë nga populli, liria ekziston;  kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, ekziston tirania.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, liria, qeveria, Tirania

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1783
  • 1784
  • 1785
  • 1786
  • 1787
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT