• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA-SOT DITE ZIJE PER Bajram Rexhepi

August 21, 2017 by dgreca

Qeveria-Kosove-21gusht2017

Bajram-Rexhepi11*Ndërron jetë Bajram Rexhepi, kryeministri i pas zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë/

*TE MARTEN, KOSOVA NE DITE ZIJE/

*Misionet Diplomatike të Kosovës hapin librin e ngushëllimeve/

Bajram-Rexhepi-e-Behlul-Jashari-13shkurt2003-interviste-

PRISHTINË, 21 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ka ndërruar jetë sot në mëngjes ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në një spital në Turqi.

1 Rilindja

Bajram Rexhepi u zgjodh kryeministër në 4 mars 2002 pas zgjedhjeeve të para nacionale në Kosovën e lirë që u mbajtën në 17 nëntor 2001. “Gjithçka në Kosovë është me përparësi”, theksonte ai në deklaratën e parë si kryeministër.

“Natyrisht, nuk duhet harruar kurrë se ne duhet t’i ndërtojmë institucionet tona demokratike dhe të krijojmë kushte të domosdoshme që statusi final i Kosovës në fund të jetë aq i lartë”, theksonte kryeministri Rexhepi duke u përgjigjur në pyetjen që bëra si kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, pasi fillimisht urova për zgjedhjen, në 4 mars 2002, pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u votua.

Ndërsa, në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH në 13 shkurt 2003 kryeministri Rexhepi theksonte se Pavarësia, çështja më madhore për të ardhmën e Kosovës, kërkon “çastin më të volitshëm” dhe që subjektet kryesore politike të vendit ta vlerësojnë një gjë të tillë në mënyrë unanime, “në pajtim edhe me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe fuqitë e mëdha europiane”.

I pyetur se, “si e shihni perspektivën e serbëve dhe të komuniteteve të tjera në një Kosovë të pavarur”, ai përgjigjej: “Si perspektivën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, ku të gjithë do të jenë të lirë, të sigurtë dhe të mbrojtur nga ligji”.

E, i pyetur “në veçanti, si i vlerësoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë”, kryeministri Rexhepi përgjigjej: “Nuk ka dyshim se raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raportet më të mira se me të gjitha vendet e tjera fqinje. Ky është edhe një realitet i natyrshëm. Shqipëria e ka ndihmuar gjithmonë Kosovën, por, ka dëshmuar gjithashtu se politika e saj e Jashtme është në përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare. Lidhja e Kosovës me Shqipërinë është në interes të zhvillimit ekonomik mbi të gjitha, sepse përmes Shqipërisë ne dalim drejtpërdrejt në kufi me vendet e Bashkimit Evropian, siç është Italia dhe Greqia. Do të thoja se ky është një privilegj i natyrshëm, i cili duhet shfytëzuar në maksimum”.

Bajram Rexhepi ka  lind në Mitrovicë në 3 qershor1954. Ishte mjek-kirurg, gjatë luftës edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e në Kosovën e lirë edhe kryetar i Mitrovicës, si dhe ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës themeloi Komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi

Nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhje pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
Pas një minutë heshtje, kabineti qeveritar ka aprovuar vendimin për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ky Komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. Kryesuesi i Këshillit mund të emëroj edhe anëtarë të tjerë, nëse e konsideron të nevojshme.
Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë, pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës.
“Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese”, tha kryeministri Mustafa. 

PRESIDENTI THAÇI E KRYEMINISTRI MUSTAFA NGUSHËLLOJNË FAMILJEN REXHEPI/

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, pas vdekjes së parakohshme të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij”, thuhet në telegramin e Presidentit.

Në këtë telegram thuhet se me guximin, maturinë dhe durimin e tij, Rexhepi ishte shembull për të gjithë. Më tej thuhet se afërsia dhe respekti i Rexhepit ishin shembull për të gjithë miqtë e tij.

“Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull. Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi drejtuar familjes Rexhepi.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
 Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuar Familje Rexhepi,
Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.
Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.
Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.
Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.
E nderuar Familje Rexhepi,
Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

NGUSHËLLIMET E AMBASADORIT TË SHBA DELAWIE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie:

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite.

My sincerest condolences to the family, friends & colleagues of former PM Bajram Rexhepi, who worked on #Kosovo‘s behalf for many years.

Diten e stome, e mart 22 pusht Presidenti Thaci e ka shpalle dite Zije Kombetare.

Misionet Diplomatike të Kosovës hapin librin e ngushëllimeve

-Komunikatë për medie e MPJ: Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës do të hapin librin e ngushëllimeve për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi/

Prishtinë, 22 Gusht 2017 -Gazeta DIELLI/ Pas ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vet Misionet Diplomatike në shtet respektive.

Veç kësaj, në mbështetje të vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shpalli ditën e martë si ditë zie në Republikën e Kosovës, të gjitha Misionet Diplomatike janë udhëzuar që flamujt shtetëror të ulen në gjysmështizë në vendet ku ata shërbejnë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bajram Rexhepi, Behlul Jashari, nderroi jete

Spanjë: Numri i të vrarëve nga sulmet terroriste arriti në 15 vetë

August 21, 2017 by dgreca

2 SpanjeNe Foto: Qytetaret para një vendi përkujtues me lule dhe qirinj për nder të viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë
Numri i personave të vrarë nga sulmet terroriste të javës së kaluar në Spanjë, ka rritur në 15 vetë, kanë thënë sot autoritetet rajonale në Katalonjë.Nga ana tjetër po vzhdon kërkimi për shoferin, i cili me makinën e vet e ka goditur turmën e njerëzve, javën e kaluar në Barcelonë. Autoritetet thonë se tash po zhvillohen kërkime edhe në gjithë Evropën.Joaquim Forn, ministër i brendshëm rajonal në Katalonjë, tha sot se “çdo gjë sugjeron” se shofer i minibusit ishte Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar i lindur në Marok.

Autoritetet thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që ai e ka kaluar kufirin dhe ka arritur në Francë.Sulmi i para katër ditëve në Barcelonë ishte i ndërlidhur me një tjetër sulm disa orë më vonë në pushimoren Kambrilis, ku një femër u vra nga goditja me automobil kundër kalimtarëve të rastit, derisa sulmuesit dolën nga makina dhe filluan t’i therrin njerëzit me thika.

Policia tha dje se prej 12 anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste, vetëm një, me gjasë personi Abouyaaqpoub, mbetet në arrati.Katër prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë qëlluar për vdekje nga policia në Kambrilis.Dy të tjerë janë vrarë nga një eksplodim në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se ishin planifikuar të dy sulmet.Policia tha se afro 120 bombola të gazit ishin gjetur në një shtëpi në Alkanar.

Filed Under: Kronike Tagged With: 15 numri i vdekureve, Spanje, terrorizmi

Ilir Dosari, mjeshtër i teknikës pirografike

August 21, 2017 by dgreca

Piktori durrsak Ilir Dosari, mjeshtër i teknikës pirografike/

1 anija Vlora

Nga Shefqet Kërcelli/ Korespondent i Diellit ne Shqiperi/

1 Piktori me grupNga dita e shtunë, datë 19 gusht, në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” eshte celur ekspozita personale e piktorit durrsak, pirografia, {arti i punimit me zjarr}, e cila po tërheq mjaft vizitorë, qytetarë durrsakë, dashamirës të artit, turistë të huaj, shqiptarë nga diaspora, etj. Janë 28 piktura me përmasa e tematikë të ndryshme, që tërheqin cdo qytetar që kalon pranë kësaj ekspozite brilante. Me duart e tij të arta, Iliri na ka dhënë nëpërmjet teknikës së pirografisë portrete të arrira të fëmijëve, të rinjve, burrave e grave të gjithë moshave, të zanateve e profesioneve të ndryshme, të gërshetuara këto me pamje nga qyteti bregdetar i Durrësit. Iliri mbas përfundimit të liceut artistik ka kryer punë të ndryshme si, ndërtim, marangoz, peshkatar, kamarier,etj. pa u shkëputur nga pasioni dhe dëshira e tij e fëmijërisë, piktura, posacërisht zhanri i vecantë i saj, sic është teknika e pirografisë. 1 Piktori vajza ne sfondSi qytetar dhe artist i dashuruar me Durrësin dhe detin, Iliri sjell portrete e ngjarje nga më tipiket të këtij qyteti, ku afeksioni i qytetarëve durrsakë për detin  shoqërohet dhe me ngjarje kulmore sic është esksodi viteve 1990-91-92, nëpërmjet anijes “Vlora”, në momentit para nisjes nga porti i Durrësit. Spikasin dhjetra portrete të qytetarëve, fëmijës buzë detit, peshkatarit në momentin e hedhjes së rrjetës, kuajt në startin e vrapimit, portreti i Deas, i katundarit, etj. mjaft prej të cilëve Iliri i ka njohur gjatë jetës, ka qëndruar me ta, ose zanate që i ka ushtruar vetë si burim jetese. 1 ShefqetiNë një ekspozitë të thjeshtë, me pak ngjyra, Iliri na ka dhënë, shumë art e dashuri, kolor, plot nota gëzimi, paqe e shprese. Këtë e sheh në sytë e cdo personazhi të pikturave të tij. 1 femijaPiktori i vjetër durrsak Fatos Mati, konsulent dhe dashamirës i punimeve të Ilirit, na flet për vlerat e Ilirit si njeri e piktor. E kam ndjekur Ilirin në punën e tij që në rini, thotë mjeshtër Fatosi. Lëvrimi i teknikës së pirografisë, do pasion, durim, kujdes, imagjinatë dhe punë konkrete me drurin. Këto aftësi, rrallë i kanë piktorë në Shqipëri. Thjeshtësia dhe sinqeriteti i Ilirit shkon me nivelin dhe cilësinë e pikturave të tij, nëvizoi zoti Mati. Ndaj unë e përshëndes dhe inkurajoj punën e këti artisti që meriton vlerësim, jo vetëm nga artdashësit por dhe institucionet shtetërore. 1 vizitoreNdërsa autori i këtyre veprave na tregon me modesti se si ka aritur deri këtu. Më është dashur shumë punë e përkushtim për të kompletuar ekspozitën, por dhe meraku si do pritet nga vizitorët dhe kolegët, shprehet Iliri. Është ekzpozita e dytë që unë hap në qytetin tim, ndërkohë bashkë me një kolegun tim kemi hapur një ekspozitë në qytetin e Beratit. Pirografia është një teknikë e vështirë që do kohë, mund e djersë. Por unë po përpiqem t’ja dal, të arrij dicka në këtë fushë pak të njohur për artdashësit tanë. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë suksese të mëtejshme piktorit Ilir Dosari, për të na dhënë punime të reja në fushën e pirografisë. Kjo ekspozitë që e pasuron jetën artistike të qytetit të Durrësit në këto dite vere, do qëndrojë e hapur deri më 10 shtator 2017.

Filed Under: Featured Tagged With: i teknikës pirografike, Ilir Dosari, mjeshtër, Shefqet Kercelli

Një ditë plot mbresa me Pastorin amerikan Steve Galegor në Staten Island

August 21, 2017 by dgreca

1 ok Prifti“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…/
1 grateNga Keze Kozeta Zylo/

1 ne tavolinePastori amerikan Steve Galegor ky Bir i Perëndisë ka dekada që punon dhe ndihmon me vepra mjaft shqiptarë kudo ku jetojnë.  Fal shqipes së kulluar që e flet më mire se mjaft shqiptarë ku mjerisht shumë prej tyre nuk e flasin fare, harruar rrugëve të çakërdisura të mergimit, Steve është bërë një emër i njohur në komunitetin shqiptaro amerikan, por jo vetëm këtu, por edhe brenda trojeve shqiptare. 3 vajzat

Për pastorin Steve Galegor cilido shqiptar që e ka takuar dhe që e njeh personalisht flasin fjalë miradie, ngase ai e ka treguar atë vetëm me punë të vazhdueshme dhe kualitative.

E shtuna duhet të jetë shumë qetësuese me tha zonja Demiraj dhe kjo vazhdoi zonja Likollari kryhet më së miri kur mblidhemi së bashku si motra e vëllezër ja si dita e sotme ku protagonist kryesor është Pastori Galegor.

1 qemali perp stev

Mr. Galegor së bashku me bashkëshorten e tij një ëngjëllore Perëndie dhe djalin e dashur Calleb shtronin dhe përgatisnin tryezën plot shije e kulturë shqiptare.  Mishrat e pjekur në BBQ, byreqet e përgatitura nga amvisat shqiptare kundërrmonin dhe ngacmonin shqisat për t’u ulur pranë tryezës dhe për të biseduar dhe kuvenduar së bashku.1 steve

Në këto ushqime nuk mungonte dhe sallata jeshile me djathë kaçkavall shqiptar sjellë nga çifti Laçaj të cilët sapo ishin kthyer nga Mëmëdheu së bashku me aromën shqiptare.

Bakllavaja me petë të holla të përgatitura nga Arta dukej sikur tërhoqi më shumë për ta shijuar në një muzg perëndimi me pak fllad ishulli dhe një vallëzim të lehtë të gjetheve të pemëve të larta që me majat e tyre dukeshin sikur puthnin qiellin e kaltër.

Steve Galegor përshëndeti gjithë të pranishmit dhe iu uroi plot mirësi dhe dashuri mirëseardhjen e tyre.

Ai lexoi citime nga shkrimi i Shenjtë prej Apostullit Gjon një nga të dymbëdhjetët që zgjodhi Jezusi, i cili ndërmjet të tjerash solli dhe këtë citim për jetesën si:

“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…

Këto takime bëhen tejet te kendshme kur marrin pjesë dhe fëmijët të cilët përgatitën mjeshtërisht dhe fushën e volejbollit kur luajtën së bashku me më të rriturit.  Energjia pozitive e fëmijëve i mban dhe më të rinj prindërit dhe komunitetin ku jetojmë në se ne do të dimë t’i organizojmë dhe t’i ftojmë në të gjitha aktivitetet kulturore edukative që organizohen nga shoqata të ndryshme.

Shqiptarët në Staten Island kaluan një të shtunë të kendshme së bashku në këtë fund vere dhe që këto takime mbushen gjithmonë  me fllad dhe dashuri me aromë shqipëie organizuar nga amerikani që e ka në thelb të zemrës dashurinë e pakufishme për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Malin e Zi, Dibrën e Madhe dhe Çamërinë…

 

20 gusht, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kete Zylo, ne Staten island, Steve Galegor

Kritike – Rreth nje botimi te Kozeta Zylos

August 21, 2017 by dgreca

1 Keze

Kur lexova poezinë e Kozetës përjetova ato çaste dëshirash plotë ëndrra fshehur ku mpiksej ndenja me realitetin , natyrën/

1-Gezim-Llojdia-240x300

Nga Gezim Llojdia/

Liqeni.Liqeni është qelqor. Pasqyronin thellësinë në syprinën e ujit. Shpirti, burim i kthjellët nën dritëzën e hënës. Instrument matës i valës,që konturoi detin e pafund dhe të paanë. Dallgët e shpirtit vigane,që godisnin brigjet dëshmitare të instrumentit matës të Perëndisë. Liqeni i shpirtit është i thelluar . Liqeni është atje në perëndim. Atje ku shkojë çdo ditë në Pashaliman . Deri sa pa zënë dimri sa shkret që ngjason . Asnjë shpesë nuk duket . Gjahtarët pyesin në stacionet metrologjie për ftohjen e motit .
– Kur vijnë shpezët .Thonë .Është ende vjeshtë . Brengosjen e gjahtarëve e sheh me vështrimet e e tyre të menduara matanë qelqit të automobilave, ndanë udhës së liqenit . Një shurdhëri që vret .Liqeni nuk quhet i këtillë pa shpezët . Duhet të zërë dimër . Dimër që plaku të mos luaj nga qoshja e shtëpisë . Kur zë sterbima në xhivarin tonë , krisën qelqet, shkreptima , është një simfoni gjëmimtare “grisnin” errësirën , qentë e kopesë,tërë natën e fanitjes së madhe . Oxhakët nxinin nën rrezet e para,shkundnin ende ”leshra të hirta”, mes dy brigjeve të liqenit , shtrihej oshtima në këtë vështrim syri im rrok dimrëziun.

Poradeci.Mirëpo syri i mprehtë i Llazar Gushos është më ndryshe kur shqipton liqenin e tij , që ai dhe në të gjithë e quajmë ëmbëlsisht Poradec pa germen g te huaj . Perëndim i vagëlluar në liqen atje ky ndrit edhe zemra dhe shpirti i poetit .Unë e di se atje shndrijnë diamantet e peshqve në rrëzim të diellit . Mirëpo poeti Lasgush ka një tejqyrë të madhe , që rri tek bregu i liqerit dhe bën punën e poetit .”Observatori i tij ka regjistruar mjegullinën e hirtë , që zë cipa e natës . Poeti i thotë kësaj veshje mjegullore në gjuhën vendase shkrumb si shkrumbëzohet bardhësia e qumështit nga zjarri . Ajo nuk rrëzohet , befasisht fanitet më mirë . Bie sepse duket është e zezë pis konturohet , nga njolla e mellanit . Ardhja e saj ka një drejtim . Nga hapësira kozmike . Prandaj bënë firë . Shuhet dita .
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufi r/ Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir..
Padashur ti futem thellësisht Poradecit ne pjesë dua të shprehem atë që kanë thënë poetë dhe kritikë .Mos vdeksh kurrë o Lasgush ? Vërtetësish poezia e tij nuk ka vdekur . Nuk ka ndonjë shans për të mbetur në harrim . Sepse poezia është bijë hyjnore , plako !

Nuk e di, / Në më ke harruar liqeni i bukur i Tiranës
Bëjë një kapërcim shkallësh. Marr në duar dhe lexoj krijimtarinë poetes , Kozeta Zylo . Prej asaj krijimtarie të mbledhur si bleta në hoje poezish , shkëpus një ndër më të zgjedhurat . Për mua ka një titull befasues tërësisht poetik . ‘Priti mjellmat po të vijnë “ . Nëse ngjitemi ca vargje më sipër është liqeni dhe burimet që e furnizojnë atë ka shumë poetë që kanë pasur prurje poetike si ujërat në liqenin e shpirtit ,mirëpo i pangjashmi me asnjë Llazar Gusha e bëri liqenin të pazhbëshmën nga mëndja dhe shpirti ynë por liqenin dhe thellësinë e tij poetik e shqyrtova dhe te poezia e Kozetës .
Nuk e di, /Në më ke harruar liqeni i bukur i Tiranës,/Nuk e di/ Fëshfërimën e mëndafshit tim, ecur dikur,/Dhe fërshëllimën e te dashurit tim,/Nga kënaqësia e puthjes,/ Kur loznim kukamfshehtësi, / Dhe në gjethet e bardha,/Të lule deleve, kërkonim fatin,/Më do apo s’më do?/Nën ëmbëlsinë e cicërimës së zogjve,/Ne ecnim te dy të përqafuar,/Rreth trungut të pishave,/Aty ku lulet bënin pjalmimin./Unë nuk e kam harruar liqenin tim,/Prapë dua të vij pas kaq vitesh,/Edhe pse mund të jesh zemëruar,/Nga mosardhja ime aty,/Por druhem se mos pishat janë tharë,/Dhe liqenit po i humbet shtrati,/Oh, nuk dua ta besoj kurrë këtë marrëzi,/Pritmë liqeni i bukur, pritme si dikur…/Se mjellmat po të vijnë!
Nuk e di, Në më ke harruar liqeni i bukur i Tiranës, Nuk e di?Poetja zë varg me liqenin e Tiranës ,mirëpo dua të sjell në kujtesë liqenin e shpirtit tim . Atje në jug . Laguna që rrahin erërat . Definitivisht ishte me një vijë të holluar një fjord i tejdukshëm tregon murosjen në mjegull, zhdukej te mulliri ku lëvizte fleta e ngrënë. Diku nën “trapin e mushkave “ishte lëndina e pjalmit . Sa për idenë se brenda këtij territori duhej përfshirë “qimja e plakave”, lëndina me mjegullinë të hirtë dhe drurë lakuriq. Unë do ta përfshirja tek strukja e muzgjeve në këtë anë nga të gjitha,vetëm në një pyll harimi. Po ti ciflosje guaskat , që mbështjellin rodhanët e historikut gjeje mërmërima, që flisnin për kufij imagjinarë që fillonin nga dufi aty , këtu,pastaj bëhej zbaticë , gërvishteshin , ndërpriteshin dhe herë vazhdonin me kohë baticë.

Duke zhbiruar poezinë e Kozeta Zylo , që thotë :Nuk e di, Në më ke harruar liqeni i bukur i Tiranës, Nuk e di? Dua të them .Nëse në të vërtetë grumbullimi i ujërave në një cep të Tiranës mbart ende atë pasqyrim ujor të kthjelltë ende, unë kam vite që nga liqeni nuk kam shkuar dhe e ruaj në kujtesë siç ishte në kohën ëndërrore . I bukur atje nën fërfëllimën e pemëve . Nuk mund ta harrojmë kohën e ikur në dashuri .Nuk ka sens dhe ska se si . Kohët e njeriut ikin , ditët, muajt .Vitet mblidhen kruspull . Dhe çfarë mund të bëjë i ziu njeri . Ti pengojë .Sigurisht , që dot s’mundet ta bëjë . Atëherë kujton ditët e bukura në rini . Kohën e shpenguar . Minutë që se pret minutën dhe sekonda-sekondën . Përse poetja shprehet në më ke haruar , çdo të thotë mos vallë më ke fshirë nga kujtesa ? Pemët përreth kanë sy dhe ato regjistrojnë si”observatorët e yjeve”. Gdhendin në brendi të tyre . Shkruajnë historinë e kohës . Mirëpo ne nuk kemi pasur kohë ti lexojmë . Duke mos u futur kaq shumë në telashe kemi preferuar ti drejtohemi kujtimit ëndërror . Atje shtrihej liqeni .Dhe nëse çasti dashuror të mrekullon edhe ai mjedis përreth me ujëra të duket magjik . Sepse e dinim pas çdo perëndimi , dielli sigurisht në lindje do të agojë . Atje ndjen fërfëllimën e një fustani , që ka lënë në kohë të kohës ecur dikur . Mëndafshi . Dhe erë e ngrohtë femre . Ky është zëri i poetes që pret fërshëllimën e te dashurit ai është bashkëshorti i ardhshëm . Nuk ka dhimbje më të madhe se të kujtosh , kohët bukura të shkuara në rini . Kohët e asaj rinie mbeten ose në trotuare përpara “Dajtit” dhe vetmia nga liqeni . Një copë ujore .Turbull. Përreth në pranverë mbinin luledele . Përrajshëm presim . Shpezët e detit mbrijnë në lagunë në dimër ,vijnë nga viset ftohta . Aty shumohen . Në këtë lagunë ku kufiri puth detin çdo muzg , unë shohë pelikanë, bajza , rosa . Bajzat janë të zeza . Shpezët e ajrit qëndrojnë në tela . Cicërimat e tyre i ndjejë dhe në kohë-ikjen e tyre . Një fenomen gati i çuditshëm ka të bëjë me shtegtimin tyre e shpezëve të liqenit sidomos rosat dhe bajzat . Kur vijnë , pra kohën e ardhjes dhe kur mërgojnë ? Thonë se ka pasur gjuetarë , që kanë qëndruar në përgjim por kurrë nuk ka parë shtegtimin e shpezëve të lagunës . Natën ikin dhe vijnë në turma me rrugën drejt viseve të folesë së tyre neper det apo fluturojnë nuk e di .
Mirëpo zogjtë te liqeni ynë kanë një cicërim ndryshe . Atëherë kur studentet gjokse vajzash tunden , fërgëllojnë nën bluza shkruan një poete nga qyteti im. Ka një çast të bukur kujtimi . Përqafuar dy të dashuruar .Aty ku ka lulëri të bardha, vjollcë. Të rrëzuara në tokë. Është pema e shpirtit tonë. Ndriçim i zemrës . I dua dhe I lexoj me ëndje kujtime të këtilla studentore . I mbaj mend si tani me pardesynë e kohës . Mëngjeseve të së dielës dhe muzgjeve .Përsërisin një ritual që kishte mbetur i studentëve.
-Nga kështu udha plako ?

-Shihemi tek liqeni . Si mulliri i vjetër , me një rrotë të ngrënë, kish ngecur çuditërisht në kohë. Mote të lumtura zbritjes . Mote të hidhura ikjesh . Nëpër ëndrra rrokaniseshin . Kur lexova poezinë e Kozetës përjetova ato çaste dëshirash plotë ëndrra fshehur ku mpiksej ndenja me realitetin , natyrën . Pas kaq vitesh realiteti ka ndryshuar . Mirëpo në syrin e një krijuesi ai ka mbetur i paharrueshëm . I pazhbëshëm . Kalendari ka ndërruar kaq fletë . Jeta jonë ka pësuar ndryshim . Ëndrra kanë mbetur shkëmbinj të vdekur. Diamante fshehur. Stalagmite në hapësirë. Duke menduar shumëzimin në kohë. Me mugullim sythësh . Pikëllim muzgu me trishtim. Dua të kthehemi por pishat janë tharë kanë mbrirë qyteza atje dhe liqeni ka ndërruar shtratin .Nejse unë do të vijë shprehet e vendosur poetja . Si do të vijë ,si një mjellmë . Pritmë liqeni i bukur, pritme si dikur…/Se mjellmat po të vijnë . Unë i shoh përditë atje në lagunë , mjellmat i kam fiksuar edhe në celular . Edhe këtë dimër janë atje . I papërsëritshëm në muzg. Perëndimi i gjethurinave. Spektakli zbehet. Argjendi,bën firë. E dini se çfarë është kjo ? Formulë e heshtur lutjesh . Mirëpo duke folur për poezinë unë e gjejë atje dhe kështu plotësohet synimi ynë shpirtërisht jam atje tek liqeni ndërsa jetoj qindra në mos mijëra km distancë nga liqeni . Ajo që më merr dhe më shpie atje është poezia . Si rrugët shpirtërore . Të largëta, të thella , që të shpien gjithkund ndonëse jetojmë në distanca të largëta ,por kufijtë i shkurtojnë urat shpirtërore , ato pra prej diamanti , ato qelqoret të pazhbëshmet ura ,të gurtat ,atje ku nuk kalojnë njerëz , por mesazhe si lajme eteri janë mesazhe , që kanë ardhur që kur bëri ballë planeti ynë i paemër , që ende thirret toka ,janë mesazhe që i mbrijnë njeriut nga engjëjt nuk janë gënjeshtra por realitete jetësore , i thërrasin profetët, shenjtërorët e Zotit ,i zgjojnë nga gjumi i tundin , shkundin . Poezia është si ajri i mëngjesit , pikë vese përmbi varrin e askujt . Është diçka , që vjen nga shtresa të sipërme në gjumin tonë dremitës . Tregojnë se profeti kur flinte kishte një gërhitje të çuditshme . Ai zbërthente mesazhin . Vetëm shpirti i tij përthithte mesazhin që mbrinte nga hapësira .Ata që nuk i dinë rrugët shpirtërore i quajnë këto gjepura . Çuditërisht nuk janë gjepura , mirëpo si kudo misticizmi ka brenda edhe vetë shpjegimin e emrit,fshehësin dhe thellësinë . Duke folur për këtë gjë dua të them se tek rrugët e shpirti ku përfshihet edhe bektashizmi , shenjtorët e tij i ka shoqëruar nëpër kohëra poezia .Madje një shenjtore quhej Rabije ajo kur binte në ekstazë mistike shprehet mistiku Baba Rexhebi thurte poezi shumë të bukur për Zotin e saj . Kështu që nuk mund të ketë poezi frymëzimin hyjnore ose përndryshe ajo nuk është më poezi është vargëzim . Dhe ne do ti quajmë ata , që krijojnë me emrin më të përveshtëm poetë . Si të thuash diademë . Dhe nëse ata do të vargëzonin do tu thoshim vozëtar ose më ndryshe vargëtarë .U themi poetë ,sepse ata na zgjojnë na marrin dhe na shpiem atje ku dot nuk mund të vemi , përjetojmë çaste dhe momente ekstaze ,hidhërimi dhe kur mbyllim të fundit , fletë themi :“Mirë-ardhsh poetë !

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Gezim Llojdia, Kritike - Rreth nje botimi, te Kozeta Zylos

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1838
  • 1839
  • 1840
  • 1841
  • 1842
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT