• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova 2017 zgjedhje lokale. Edhe parlamentare?

April 25, 2017 by dgreca

-Sipas afatit kushtetues, zjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë do duhej të mbaheshin në verën e vitit 2018/1 Koha-Sondazhe dhe reagime. Kosova këtë vit edhe zgjedhje parlamentare? Shtypi i Prishtinës: Përgatitje intensive për zgjedhje të parakohshme/1 shtatorja Rugova

 PRISHTINË, 25 Prill 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Zjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, sipas afatit kushtetues, do duhej të mbaheshin në verën e vitit 2018,  katër vite pas atyre të parakohëshme të 8 qershorit 2014, e që ishin të pestat në liri nga qershori 1999 dhe të  dytat nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.
E nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas disa paralajmërimeve, do jenë poashtu të parakohëshme, e do mbaheshin në 2017-ën, nëse shpallen së shpejti do mbaheshin në verë, por ka mundësi të mbahen edhe në vjeshtë, në të njejtën ditë me lokalet, që mos të ketë dy organizime zgjedhjesh brenda një viti e edhe të kursehet buxheti nga shpenzimet e dyfishta.
Tashmë në Kosovë, në deklarimet e aktivitetet e partive e lidërëve të tyre, vie “erë” fushatash elektorale e zgjedhjesh, ndërsa përmenden edhe emra kandidatësh të mundshëm për kryetarë komunash. Madje, ka sondazhe se çfarë do jetë renditja e partive në zgjedhjet parlamentare, kush fitues e kush humbës, si dhe reagime lidhur me këto sondazhe.
Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare dhe lokale përnjëherë kanë ndodhur edhe më parë, në 17 nëntor 2007, dhe ato sollën legjislaturën e tretë, e cila ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë. Në Kosovën e lirë  të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.
 
Kosova ka pasur zgjedhjet e saj të pavarura edhe para se të bëhet e lirë dhe e pavarur, të parat ishin parlamentare e presidenciale në 24 maj 1992, që u mbajtën në rrethana të rënda okupimi nga regjimi i dhunës serbe e ishin pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci.
Sipas shtypit të sotëm në Kosovë, institucionet u kanë dhënë intensitet veprimeve e konsultave në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Madje, janë bërë edhe plane operative, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar të hënën në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga e cila ka kërkuar që një vendim i mundshëm për shpërndarjen e Kuvendit të mos e gjejë në befasi institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.
Ftesa i ka mbërritur Dakës javën e shkuar, kohë kjo kur KQZ-ja ka ndërmarrë disa veprime, përfundon citimi i gazetës.

Filed Under: Politike Tagged With: Bell Jashari, Kosove, Parlamentare, zgjedhje lokale

Fondacioni i Odës Amerikane mbështet edukimin në Kosovë

April 25, 2017 by dgreca

PRISHTINË, 25 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Oda Amerikane ka ndarë nga Fondacioni i saj, 3000 euro për të mbështetur një Projekt të përbashkët të Bursave të Klubit Rotary International Prishtina dhe Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”. Fondi i bursave ka për synim përkrahjen e vajzave nga familjet e varfra që të ndjekin shkollën. Oda Amerikane, tashmë kas mbështetur këtë fondacion edhe në vitin 2013.

1 OdaPërkrahja financiare vjen pas përkrahjes financiare në vlerë prej 11,400 eurosh për organizatën “ATOMI” në vitin 2016, organizatë kjo e cila përkrahë fëmijët me nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës.Fondacioni i Odës Amerikane mbështet vazhdimisht aktivitete në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative, duke përfshirë projektin e ndërtimit të shtëpive pëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, mbështetjen e organizatës “Down Syndrome Kosova” etj. Në kuadër të fondacionit funksionon edhe shkolla e shahut për fëmijë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: edukimi ne Kosove, Oda americane

Kosova kryeson plenumin e Parlamentit të Komunitetit të Energjisë në Bruksel

April 25, 2017 by dgreca

-Ky forum përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, si dhe 16 përfaqësuesve të Parlamentit Evropian/

1 Bruksel energji

 BRUKSEL, 25 Prill 2017-Gazeta DIELLI/Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri tw Kuvendit tw Kosovws, Muhamet Mustafa, do të kryesojë sonte Sesionin e Parlamentit të Komunitetit të Energjisë, që mbahet në Bruksel dhe do t’i adresohet këtij forumi në emër të Kosovës.
 Ky forum përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, si dhe 16 përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, i formuar për të mbështetur politikat për realizimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të aprovuar më 2003. 
 Forumi përqendrohet në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji, me çmime të pranueshme, energji brenda kritereve ekologjike nëpërmjet përafrimit të kornizës ligjore për këtë sektor, projekteve të përbashkëta për rrjetin e infrastrukturës energjetike dhe krijimin e tregut të përbashkët të energjisë.
 Deputetët Muhamet Mustafa dhe Besim Beqaj përfaqësojnë Kosovën në këtë forum të rëndësishëm./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosova, Plenumi i parlamentiert te energjise

MONDI RAKAJ NE CADREN E LIRISE

April 25, 2017 by dgreca

1 MondiKryetari i deges se Vatres ne Michigan, Mondi Rakaj, ne cadren e protestes/2 MondiI ndodhur ne Shqiperi me pushime, kryetari i deges se Vatres te Michiganit, Mondi Rakaj, vizitoi ne fundjave, cadren e protestes se opozites. Ai u prit me thirrje entuziaste dhe duartrokitje te zgjatura per perkrahjen qe i dha ne emer te vatraneve te Michiganit si dhe te kryetarit Gjon Bucaj, zv.kryetarit Agim Rexhaj, ish kryetarit te deges Michigan Alfons Grishaj.

3 Kreshnik

Pershendetja e plote e kryetarit te Michiganit, Mondi Rakaj, eshte kjo:Ngujimi  i juaj  ketu tregon per vlerat e larta te pergjegjesise kombetare dhe të lirisë.

Ketu , ju nuk jeni ngujuar për vete, por për Shqiperinë, për vlerat demokratike.

Një qeveri që mendon veç si të pasurohet për vete dhe si të  stimulojë kanabisin dhe krimin , duhet larguar me vote, ose në në një formë jo të dëshirueshme , e cila prodhon dhimbje.

Vatra është me Ju! Unë ju përgëzoj në emrin tim personal , si Kryetar i  Degës së Vatres Michigan, vend, që më parë e kish  miku im Alfons Grishaj. Duke ju  sjellur dhe  përshëndetjet e tija të përzemërta , si një  nga themeluesit e PD Shkoder dhe “Pishtar Demokracisë” , ai më porositi që t’ju them ,  nëse është nevoja,  na bëni me dije dhe ne  do të jemi këtu si në vitin 1990……Ne jemi në kundërshtim të hapur më pushtetarët , të cilët  prodhojnë regres.

Gjithashtu , ju përshendet dhe Zv/Kryetar i Vatres , Agim Rexha! Një Përshëndetje të veçantë keni nga Kryetari i Vatres , Dr. Gjon Buçaj .

Shpresojmë në fitore!

Në fitoren tuaj dhe të popullit shqipëtar!

Zoti ju bekoftë !

Zoti i bekoftë shqipëtarët kudo që janë!

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mondi Rakaj, ne cadere e Lirise, visite

LE MATIN: BISEDA ME ISMAIL QEMALIN

April 25, 2017 by dgreca

LE MATIN » / RRËFIMI I BISEDAVE TË GAZETARIT FRANCEZ ME ISMAIL QEMALIN NË HOTELIN « PERA », KONSTANDINOPOJË (1912)/

1 Le Matin

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Prill 2017/Gazeta franceze, « Le Matin », të hënën e 10 prillit 1939, ka botuar, në faqen e parë dhe të dytë të saj, shkrimin e gazetarit Stéphane Lauzanne për Shqipërinë me titullin « La lutte de l’Albanie pour la liberté – Lufta e Shqipërisë për liri ».

Shqipëria sapo kishte humbur sërish pavarësinë e saj si rrjedhojë e pushtimit nga Italia fashiste.

Gazetari francez, nëpërmjet kësaj ngjarje të dhimbshme për vendin tonë, rikujton periudhën para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të 28 nëntorit 1912, ku ka patur mundësinë të bisedojë më atdhetarin shqiptar, Ismail Qemalin, në Hotel « PERA » me vendodhje në Konstandinopojë.

Ai ka sjellur asokohe, për publikun frankofon, bisedat e tij me kreun e parë të Shtetit Shqiptar, dhe përshkruan njëkohësisht Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në vijim, shkrimi i veçantë, sjellur nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :« Në vitin 1912, gjatë luftës ballkanike, ishte, në Konstandinopojë, në Hotelin Pera, një burrë me një mjekër të bardhë, e cila i vinte në dukje dy sytë tij ngjyrë blu dhe tepër ekspresivë. Për dyzet ditë që zgjati lufta, ai nuk u largua nga holli i hotelit. E gjeja çdo mbrëmje kur kisha mbaruar së dërguari shkrimet e mia gazetës « Matin » dhe më pyeste :

– Çfarë lajmesh ?

I thashë një ditë se Serbët kishin luftuar (mundur) Turqit. U duk i kënaqur dhe thjesht më tha :

– Ah, shumë mirë !

Por, tre javë më vonë, pasi « rrota e fatit » kishte ndryshuar, i mësova se Turqit kishin mundur Bullgarët. Nuk u duk fare i emocionuar dhe prapë më tha :

– Ah shumë mirë !

– Dëgjo – i thashë – nuk është e mundur që të jetë shumë mirë që Turqit të jenë si fitues ashtu edhe humbës…

Atëherë, ai më shpjegoi mendimin e tij, i cili rridhte nga populli i tij – sepse ai ishte Shqiptar dhe quhej Ismail Qemali. – Po, ishte shumë mirë pavarësisht fituesit apo humbësit. Kishte sosur momenti që, ai kishte pritur gjatë gjithë jetës së tij, populli kishte pritur për shekuj me radhë, momentin  kur më në fund Shqipëria do të shkundte zgjedhën turke dhe do të bëhej një komb i pavarur. Ajo u bë, në fakt, disa javë më vonë, dhe Ismail Qemali do të ishte kreu i parë i qeverisë së përkohshme.

Ismail Qemali fliste me krenari për historinë e vendit të tij, i cili përgjatë Adriatikut ofron të njëjtin aspekt të çizmes ashtu si Portugalia përgjatë Gadishullit Iberik, por mes shkëmbinjëve dhe kreshtave. Sipas pemës gjenealogjike, raca tij ishte më e vjetra e Evropës, sepse ajo e kishte origjinën në fiset e para aziatike, të cilat kishin ardhur dhe ishin vendosur në agimin e botës sonë të vjetër pikërisht në Iliri. Gjithsesi, kjo racë, nuk kishte asnjë lloj lidhje me racat sllave, greke, turke, romake të Ballkanit dhe ajo kishte ruajtur pastërtinë primitive të saj.

Ajo praktikonte zakonet më kurioze të mesjetës, si për shembull i lejonte gruas të udhëtonte e vetme nga një skaj i vendit në tjetrin pa u sulmuar apo ngacmuar nga dikush. Dhe burrat, në luftë të vazhdueshme (hakmarrje), vinin mbi çdo gjë, fjalën e dhënë (besën).

Kurioz, ky vend i egër, i paarsimuar, i pamëshirshëm, ishte vendi ku ideja e kombit i kishte rrënjët më të thella sesa besimet fetare që degëzoheshin në një sasi sektesh.

E pyesja shpesh Ismail Qemalin :– Si do t’i bëni bashkë katolikët e Shqipërisë veriore, myslimanët e Shqipërisë qendrore dhe ortodoksët e Shqipërisë jugore ?

– Ata janë të bashkuar – më përgjigjej ai me padyshim – nga adhurimi i vetëm që ata bartin më vete për atdheun prej gjashtëqind vitesh.

Për këtë, Ismail Qemali nuk e ekzagjeronte.Kur, në shekullin e XV-të, turqit vërshuan nga Azia dhe thyen « digën » e Konstandinopojës, përballë tyre u gjet në gadishull raca antike shqiptare, e cila u bëri atyre një rezistencë të lartë. Legjioneve osmane iu desht pesëmbëdhjetë muaj për të pushtuar Shkodrën dhe kur jeniçerët hynë në qytet gjetën aty kufomat e grave mbi muret rrethuese. Këto gra kishin luftuar si burrat.

Pesë shekuj më vonë, në vitin 1878, Evropa, e cila e ka zakon të jetë bujare me eshtrat e popujve që nuk i njeh mirë, i bëri dhuratë Serbisë territoret e Kursumlisë dhe të Vranjës, ndërsa Malit të Zi ato të Plavës dhe Gucisë. Si arsye, një lëkundje e gjatë tronditi malet shqiptare. Serbisë iu desht të përdorë armët për të marrë këto territore, ndërsa Evropa dërgoi një flotë ndërkombëtare në Ulqin që Mali i Zi të merrte pjesën e tij… Shqipëria, e indinjuar, iu drejtua Turqisë, e cila kishte lejuar masakrën e tokës së Shqipërisë së vjetër. Një kryengritje e tmerrshme shpërtheu. Portës së Lartë iu desht një ushtri prej 30.000 vetash për të shtypur atë.Me pak fjalë, një popull që luftoi për shekuj me radhë për të mos qenë vasal dhe para njëzet e shtatë viteve besoi se do të ishte përfundimisht i pavarur.E shoh ende, atë mëngjesin e nëntorit 1912, kur Ismail Qemali, i emëruar nga Evropa kryetar i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë autonome, u largua nga Hotel Pera, me një çantë në dorë. Çanta e tij nuk ishte e rëndë, por zemra e tij ishte e mbushur plot shpresë.

– Po marr anijen – tha ai. Po nisem për Shqipëri, si vend i lirë.

– A do të jetë ajo e lumtur ? – E pyeta.

– Ajo do të jetë, meqë është e çliruar nga zgjedha turke.

Ja pra, i miri Ismail Qemali ishte ëndërrimtar, sepse mund të çlirohesh nga zgjedha turke, por pa qenë për këtë i lumtur…»https://www.darsiani.com

 

Filed Under: Histori Tagged With: biseda, gazetari francez, Ismail Qemali, Le Matin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2051
  • 2052
  • 2053
  • 2054
  • 2055
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT