• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INTERVISTE ME MBRETIN ZOG

July 6, 2017 by dgreca

LE MATIN (1935) : INTERVISTA E KËSHILLTARIT BASHKIAK TË PARISIT ME MBRETIN ZOG MBI ZHVILLIMIN E SHQIPËRISË/1 Roi Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2017/

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar të mërkurën e 19 qershorit 1935, në faqe të parë dhe të dytë, intervistën e këshilltarit bashkiak të Parisit, Z. Alex Biscarre, me mbretin Zog, në pallatin mbretëror me vendodhje në kryeqytetin shqiptar.

Fillimisht, Z. Biscarre ka përshkruar figurën e Ahmet Zogut, i cili sigurisht nuk e ka lënë aspak indiferent. Madje, mund të konstatojmë edhe një lloj admirimi të tij për mbretin e shqiptarëve.

Në vijim, francezi ka rrëfyer proçedurën e nevojitur për të takuar monarkun shqiptar, institucionet apo personat e nevojshëm që duheshin kontaktuar për të realizuar intervistën.

Ndërsa, në fund, gjejmë intervistën e tij të plotë me sovranin shqiptar, të sjellë asokohe për publikun francez dhe frankofon.

Çfarë përmban konkretisht kjo intervistë ? Për më shumë, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Mbreti Zog ka tipare të një vazhdimësie të rregullt, një ballë të gjerë dhe një vështrim të sinqertë e të qartë, dhe të gjithë butësinë e vendeve të Lindjes. I gjatë dhe i hollë, pa vese, disi i ftohtë, Zogu I, mbret i shqiptarëve, më priti në pallatin e tij në Tiranë, i rrethuar nga lulishte trëndafilash.

Ky djalë i vërtetë i Shqipërisë, fëmijë malësor, mbretëron, mbi të gjitha, falë punës së tij. Ai e ka bindur popullin e tij falë përkushtimit dhe sakrificës së tij.

Megjithëse, ditë e natë, zhurmat nga jashtë mbërrijnë deri në pallat, mbreti, i izoluar në një kabinet të gjerë pune, lexon, studion dhe sheh vetë të gjitha raportet (shkresat) e ministrave të tij.

Metoda e tij është heshtja. Ai nuk bën shpallje të mëdhaja, gjeste teatrale apo deklarata këmbëngulëse. Mbreti nuk ka kontakt me asnjë person dhe jeton i rrethuar vetëm me motrat dhe nipin e tij, ndërsa dy nipërit e tjerë të tij ndjekin studimet në Saint-Cyr, në Francë. Kohët e fundit, Oborri Mbretëror është në zi si arsye e vdekjes së Nënës Mbretëreshë.

Që të futesh në pallat dhe të pritesh për audiencë, është thelbësore të mbështetesh në diplomacinë e ministrit tonë në Tiranë, Z. Marcel Ray, dhe me padyshim në kortezinë e Z. Rrok Stani, shef i protokollit. Duhet githashtu të kalosh në shtëpinë (akademinë) ushtarake, nga ku mbreti më shoqëroi bashkë me një punonjës të oborrit.

Mbreti shtatlartë iu përgjigj përshëndetjeve të mia rituale. Ai më zgjati dorën e tij të gjatë dhe të hollë për të më ofruar një cigare. Fjalët e tij të para, që më tha, ishin :

– Unë jam shumë i lumtur që një gazetë e madhe franceze dëshiron të interesohet për Shqipërinë. Ju do të jeni këtu për të gjykuar përpjekjet e një vendi të ri për tu modernizuar.

Sovrani vazhdoi :

– Unë kërkoj ndihmën dashamirëse të fqinjëve të mi sepse, nga pikëpamja e jashtme, politika ime është e thjeshtë. Ajo tenton të ruajë pavarësinë e Shqipërisë – përfundimisht pjesëmarrëse e koncertit evropian – dhe të mbajë kufijtë e mi të pandryshuar.

– Naltmadhëri, kufijtë tuaj mbrojnë një vend të mrekullueshëm të cilin unë do të përpiqem ta bëj të njohur në mesin e francezëve.

– Për këtë qëllim (u përgjigj sovrani) pashë me kënaqësi krijimin e një zyre turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla për ti vënë dispozicion të vizitorëve. Sa më shumë të mësojnë për vendin tonë, aq më shumë do ta duan atë.

Dhe mbreti Zog më rrëfeu :

– Unë dua, për popullin tim, të vazhdoj të ndjek përpjekjet e mësuesve francezë të liceut të Korçës. Arsimi francez do të mundësojë të mbajë gjallë ndjenjat miqësore të shqiptarëve që kur luftuan dhe u anagazhuan për Francën.

Mbreti e ka fjalën për krijimin e lëvizjes së parë për pavarësi – e paraprirë nga rekrutime vullnetare – nga trupat e Sarrail-it në vitin 1917 në qytetin e Korçës.

Ai shton :

– Unë kam inkurajuar krijimin e linjave ajrore dhe mund, për disa orë, të shkojmë nga Tirana në Romë dhe nga Roma në Paris.

Pastaj sovrani më pyeti për qytetet që kisha vizituar dhe ishte i kënaqur për interesin që ato ngjallnin. Ai është përpjekur ti lidhë (bashkojë) të gjitha me anë të rrugëve, dhe në përfundim, më fton që të kthehem sërish, pas dy ose tre vitesh, për të parë progreset e mëtejshme. »(https://www.darsiani.com)

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bbebja, Interviste, Keshilltari bashkiak Paris, Le Matin, Mbreti Zog

LE MATIN: BISEDA ME ISMAIL QEMALIN

April 25, 2017 by dgreca

LE MATIN » / RRËFIMI I BISEDAVE TË GAZETARIT FRANCEZ ME ISMAIL QEMALIN NË HOTELIN « PERA », KONSTANDINOPOJË (1912)/

1 Le Matin

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Prill 2017/Gazeta franceze, « Le Matin », të hënën e 10 prillit 1939, ka botuar, në faqen e parë dhe të dytë të saj, shkrimin e gazetarit Stéphane Lauzanne për Shqipërinë me titullin « La lutte de l’Albanie pour la liberté – Lufta e Shqipërisë për liri ».

Shqipëria sapo kishte humbur sërish pavarësinë e saj si rrjedhojë e pushtimit nga Italia fashiste.

Gazetari francez, nëpërmjet kësaj ngjarje të dhimbshme për vendin tonë, rikujton periudhën para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të 28 nëntorit 1912, ku ka patur mundësinë të bisedojë më atdhetarin shqiptar, Ismail Qemalin, në Hotel « PERA » me vendodhje në Konstandinopojë.

Ai ka sjellur asokohe, për publikun frankofon, bisedat e tij me kreun e parë të Shtetit Shqiptar, dhe përshkruan njëkohësisht Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në vijim, shkrimi i veçantë, sjellur nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :« Në vitin 1912, gjatë luftës ballkanike, ishte, në Konstandinopojë, në Hotelin Pera, një burrë me një mjekër të bardhë, e cila i vinte në dukje dy sytë tij ngjyrë blu dhe tepër ekspresivë. Për dyzet ditë që zgjati lufta, ai nuk u largua nga holli i hotelit. E gjeja çdo mbrëmje kur kisha mbaruar së dërguari shkrimet e mia gazetës « Matin » dhe më pyeste :

– Çfarë lajmesh ?

I thashë një ditë se Serbët kishin luftuar (mundur) Turqit. U duk i kënaqur dhe thjesht më tha :

– Ah, shumë mirë !

Por, tre javë më vonë, pasi « rrota e fatit » kishte ndryshuar, i mësova se Turqit kishin mundur Bullgarët. Nuk u duk fare i emocionuar dhe prapë më tha :

– Ah shumë mirë !

– Dëgjo – i thashë – nuk është e mundur që të jetë shumë mirë që Turqit të jenë si fitues ashtu edhe humbës…

Atëherë, ai më shpjegoi mendimin e tij, i cili rridhte nga populli i tij – sepse ai ishte Shqiptar dhe quhej Ismail Qemali. – Po, ishte shumë mirë pavarësisht fituesit apo humbësit. Kishte sosur momenti që, ai kishte pritur gjatë gjithë jetës së tij, populli kishte pritur për shekuj me radhë, momentin  kur më në fund Shqipëria do të shkundte zgjedhën turke dhe do të bëhej një komb i pavarur. Ajo u bë, në fakt, disa javë më vonë, dhe Ismail Qemali do të ishte kreu i parë i qeverisë së përkohshme.

Ismail Qemali fliste me krenari për historinë e vendit të tij, i cili përgjatë Adriatikut ofron të njëjtin aspekt të çizmes ashtu si Portugalia përgjatë Gadishullit Iberik, por mes shkëmbinjëve dhe kreshtave. Sipas pemës gjenealogjike, raca tij ishte më e vjetra e Evropës, sepse ajo e kishte origjinën në fiset e para aziatike, të cilat kishin ardhur dhe ishin vendosur në agimin e botës sonë të vjetër pikërisht në Iliri. Gjithsesi, kjo racë, nuk kishte asnjë lloj lidhje me racat sllave, greke, turke, romake të Ballkanit dhe ajo kishte ruajtur pastërtinë primitive të saj.

Ajo praktikonte zakonet më kurioze të mesjetës, si për shembull i lejonte gruas të udhëtonte e vetme nga një skaj i vendit në tjetrin pa u sulmuar apo ngacmuar nga dikush. Dhe burrat, në luftë të vazhdueshme (hakmarrje), vinin mbi çdo gjë, fjalën e dhënë (besën).

Kurioz, ky vend i egër, i paarsimuar, i pamëshirshëm, ishte vendi ku ideja e kombit i kishte rrënjët më të thella sesa besimet fetare që degëzoheshin në një sasi sektesh.

E pyesja shpesh Ismail Qemalin :– Si do t’i bëni bashkë katolikët e Shqipërisë veriore, myslimanët e Shqipërisë qendrore dhe ortodoksët e Shqipërisë jugore ?

– Ata janë të bashkuar – më përgjigjej ai me padyshim – nga adhurimi i vetëm që ata bartin më vete për atdheun prej gjashtëqind vitesh.

Për këtë, Ismail Qemali nuk e ekzagjeronte.Kur, në shekullin e XV-të, turqit vërshuan nga Azia dhe thyen « digën » e Konstandinopojës, përballë tyre u gjet në gadishull raca antike shqiptare, e cila u bëri atyre një rezistencë të lartë. Legjioneve osmane iu desht pesëmbëdhjetë muaj për të pushtuar Shkodrën dhe kur jeniçerët hynë në qytet gjetën aty kufomat e grave mbi muret rrethuese. Këto gra kishin luftuar si burrat.

Pesë shekuj më vonë, në vitin 1878, Evropa, e cila e ka zakon të jetë bujare me eshtrat e popujve që nuk i njeh mirë, i bëri dhuratë Serbisë territoret e Kursumlisë dhe të Vranjës, ndërsa Malit të Zi ato të Plavës dhe Gucisë. Si arsye, një lëkundje e gjatë tronditi malet shqiptare. Serbisë iu desht të përdorë armët për të marrë këto territore, ndërsa Evropa dërgoi një flotë ndërkombëtare në Ulqin që Mali i Zi të merrte pjesën e tij… Shqipëria, e indinjuar, iu drejtua Turqisë, e cila kishte lejuar masakrën e tokës së Shqipërisë së vjetër. Një kryengritje e tmerrshme shpërtheu. Portës së Lartë iu desht një ushtri prej 30.000 vetash për të shtypur atë.Me pak fjalë, një popull që luftoi për shekuj me radhë për të mos qenë vasal dhe para njëzet e shtatë viteve besoi se do të ishte përfundimisht i pavarur.E shoh ende, atë mëngjesin e nëntorit 1912, kur Ismail Qemali, i emëruar nga Evropa kryetar i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë autonome, u largua nga Hotel Pera, me një çantë në dorë. Çanta e tij nuk ishte e rëndë, por zemra e tij ishte e mbushur plot shpresë.

– Po marr anijen – tha ai. Po nisem për Shqipëri, si vend i lirë.

– A do të jetë ajo e lumtur ? – E pyeta.

– Ajo do të jetë, meqë është e çliruar nga zgjedha turke.

Ja pra, i miri Ismail Qemali ishte ëndërrimtar, sepse mund të çlirohesh nga zgjedha turke, por pa qenë për këtë i lumtur…»https://www.darsiani.com

 

Filed Under: Histori Tagged With: biseda, gazetari francez, Ismail Qemali, Le Matin

Artikujt e fundit

  • Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration
  • PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË
  • In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson
  • Thirrje !!! Ka kohe qe makina e jetes po “jep shpirt” !
  • “Fijet”, kur shteti gjunjëzohet përballë krimit
  • Qëndrimi i Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës: Gjashtë kushte për Asociacionin…
  • Mirënjohje përjetë Senatorit Bob Dole
  • How Prosecutors Say a Top F.B.I. Agent Sold His Services Overseas
  • HISTORIA E HIDHUR E “KROIT TË LOTIT”
  • Ç’PO NDODH ME ALEATËT PERËNDIMORË – KOSOVA
  • BUKËPJEKËSI ME ZEMËR TË MADHE
  • Një shënim mbi librin “Esencat e mendimit letrar”, të Dr. Besim Muhadri
  • Shoqata Shqiptaro Amerikane e Punonjësve të Policisë për gjithë Amerikën organizoi aktivitetin e saj vjetor
  • Libër me vlera të veçanta në ndriçimin e figurës atdhetare, politike dhe shkencore të profesor Rexhep Krasniqit
  • Kalendar – Kosova drejt Pavarësisë: Para 16 viteve Propozimi i Ahtisaarit, SHBA e falënderonin 

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT