

Ferzileta Gjika/
Thirrje nga Evropa: Shqipëria duhet të ndalë projektin e Skavicës.
Dibra është një nga rajonet më të pasura për sa i përket trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Lumi Drini i Zi, i cili ka rrjedhur lirshëm për shekuj me radhë, nuk është thjesht një burim uji – është një burim jete, identiteti, kujtese kolektive. Çdo kthesë e atij lumi mbart histori; shtrirje të tëra fushash, kodrash dhe malesh mbajnë pëshpëritjet dhe hapat e brezave që kanë jetuar me Lumin Drin në një bashkim dinjiteti dhe pune.
Ndërtimi i HEC-it të Skavicës do të thotë përmbytja e fshatrave të tëra, komuniteteve të vogla të shpërndara, që për një kohë të gjatë janë bashkuar me natyrën përreth dhe habitatet e çmuara. Do të thotë dëbimi i njerëzve që nuk duan të largohen dhe në fund të fundit shkatërrimi i një mënyre jetese që është e pazëvendësueshme. Në vend që të investojmë në zhvillim të qëndrueshëm – si bujqësia organike, turizmi, zhvillimi i infrastrukturës dhe ruajtja e trashëgimisë dhe pasurive të natyrës – duke ndërtuar HEC-in e Skavicës, ne po zgjedhim një rrugë të gabuar dhe të shkurtër: derdhjen e betonit mbi natyrën.
Ky projekt nuk mund të justifikohet me arsye zhvillimi. Nevojat e energjisë së Shqipërisë tashmë plotësohen përmes projekteve ekzistuese dhe të planifikuara, dhe ekzistojnë alternativa të qëndrueshme që do të shmangnin dëmet e rënda mjedisore dhe sociale. HEC-i i Skavicës ka përparuar pa debat të vërtetë publik ose konsultim kuptimplotë, duke u mbështetur në vend të kësaj në vendimmarrje të njëanshme dhe të imponuar. Nëse ndiqet, projekti do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme peizazhin e Drinit të Zi – ekosistemet, trashëgiminë kulturore dhe mënyrën e jetesës së komuniteteve lokale – në mënyra që nuk mund të zhbëhen kurrë, duke e vrarë plotesisht këtë sistem të gjallë. Për këto arsye, projekti duhet të braktiset përpara se dëme të tilla të jenë të pashmangshme.
Nuk jemi vetem ne, komuniteti qe e kerkojme anullimin. Se fundmi, Byroja e Konventes se Bernes, ka leshuar nje vendim, ne te cilin, kerkon efektivisht braktisjen e projektit. Per here te pare, kjo Byro, ne mbledhjen e saj te Pranveres, i vuri ne dukje qeverise shqiptare, mungesen e trajtimit te shqetesimeve te ngritura ne kete konvente dhe injorimin e ndikimeve ne habitate kritike, dhe i kërkoi specifikisht:
U kërkoi autoriteteve të informojnë për çdo alternativë të zbatueshme ndaj ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin dhe i nxiti ata të shqyrtojnë seriozisht opsione të tjera duke pasur parasysh vlerën e jashtëzakonshme të vendit.
Kesisoj, qeveria shqiptare duhet te shikoje alternative tjeter. Kjo nese do te zgjedhe te veproje ne perputhje me detyrimet e saj ligjore te aderimit ne kete konvente.
Më 9 korrik 2025, Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash raportin e progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2023/2024. Në pikën 58 të rezolutës, ajo thotë:
U bën thirrje autoriteteve shqiptare që të përcaktojnë dhe menaxhojnë në mënyrë efektive zonat kryesore të mbrojtura për mbijetesën e specieve kritikisht të rrezikuara, në veçanti rrëqebullit të Ballkanit, duke përfshirë programe gjithëpërfshirëse të monitorimit të biodiversitetit, dhe të zbatojnë në mënyrë strikte legjislacionin kundër gjuetisë së paligjshme; i kërkon Shqipërisë të braktisë planet për hidrocentralin e Skavicës në lumin Drin i Zi, duke pasur parasysh ndikimet e tij të rënda ekologjike, sociale dhe kulturore, duke përfshirë zhvendosjen e komuniteteve lokale.
Ky projekt u përfshi gjithashtu në raportin e fundit të progresit të KE-së për Shqipërinë, ku thuhet:
Rreziqet mjedisore të projektit të hidrocentralit të Skavicës për ekosistemet dhe komunitetet lokale vazhdojnë. Shqipëria duhet të përparojë në identifikimin, përcaktimin paraprak dhe mbrojtjen e vendeve që do të mbulohen nga rrjeti Natura 2000.
HEC Skavica, eshte bere nje projekt jo vetem i demshem dhe shkaterrues per biodiversitetin dhe komunitetet, por edhe nje projekt me kosto deri ne dyfish me te larta se ato te raportuara ne fillim te projektit, dhe me ndikim negative ne gjithe popullsine, Per te financuar borxhin per tu marre per ndertimin e HEC Skavices, do te duhej rritja e cmimit te elektricitetit per gjithe konsumatoret, kudo qe ato jane. Kjo nuk eshte vetem nje shaka e hidhur per xhepat e shqiptareve te varfer, te cilet ndoshta vetem emrin ia kane degjuar Skavices. Ky eshte nje nder opsionet e propozuara nga konsulenti financiar, te cilin KESH po a paguan per te gjetur menyrat e financimit te projektit.
Tashme, jo vetem ne në Dibër, po e shikojmë me syte tane çfarë ndodh me lojen e dyfishte te pushtetit me tokat tona, duke iu dhene oligarkeve, nepermjet metodave mafioze, duke genjyer qytetaret dhe mashtruar ato, ose duke i marre me force.
Edhe Byroja e Konventes së Bernes, edhe Komisioni Europian, edhe Parlamenti Europian, janë ndërgjegjësuar qe nuk ka alternative përveç anullimit dhe braktisjes perfundimtare te ketij projekti. E njejta gje mund te thuhet per fallcitetin e konsultimeve te ashtuquajtur publike, te cilat jane procese formale te manipuluara, per te cuar ne rezultatin qe do pala e zhvilluesit, ne kete rast KESH. Le te bejme sikur harrojme degjesat publike te ndermarra nga KM Edi Rama, ne te cilat ai performon si nje prestigjator, dhe ne fund, thote per shembull, se populli shqiptar “mbeshtet” mbylljen e Tik Tok apo dergimi i pyetsoreve, rezultatet e te cilave, na habisin, si per shembull, mbeshtetja masive per “Ballkanin e Hapur”.
Nuk mund te mos bjere ne sy dhe te ngreje pikepyetje fakti qe ne raportin e vitit 2016, KESH pranon se:
Alternativa e shfrytëzimit me 1 Digë (Skavica 441) rezulton joefektive për shkak të ndikimit të lartë mjedisor dhe social, si dhe kostove të mëdha për zhvendosjen e popullsisë.
Atëherë, pas anullimit të projektit të mëparshëm të Skavicës, si me siper, pse ndermerret nje tjeter identik nga e para, por tashme nga nje ministre e re (Znj. Belinda Balluku)? Aq me teper se ishin shpenzuar “disa” para per studimin apo studimet perkatese qe arriten ne kete perfundim. Kesaj radhe, si me “profesioniste” ne punembarim, kalohet ne parlament nje ligj i vecante, qe kerkon qe parlamenti te autorizoje qeverine shqiptare te negocioje direkt me nje kompani private, nje projekt te ngjashem HEC ne Skavice. Sigurisht, nje ligj ku ne titull ka nje emer kompanie te vecante, mban pak ere, por deri tani, SPAK ka refuzuar ti kushtoje vemendje, pavaresisht se ka patur kerkese per hetim si dhe nje vendim te Gjykates Kushtetuese, e cila e gjeti kete ligj ne shkelje te nenit 56 te kushtetutes, për konsultimin publik.
Eshte si ai ujku, qe nuk sheh gjekundi ndonje qen apo bari, hidhet neper dele, duke bere sa me shume dem, me teper dem sesa mund te konsumoje nje ujk, vetem per faktin se ujku mbetet ujk, dhe nuk di te sillet me arsyetim dhe te sprapset pak nga demet qe shkakton.
Tashme, nuk eshte vetem hiperbolë, por praktikisht, Dibra po lufton jo me nje apo disa ujqer, por me nje ose disa lubi, te afte te gelltisin pa paralajmerim, nje rajon te tere, vendlindjen e Skenderbeut, vendin historik, djep te shqiptarizmes, duke sakatuar bashkine Diber, ku nga 15 njesi administrative, 9 prej tyre permbyten ne permasa te ndryshme. Kjo pa patur nje arsye te qenesishme, ne kushtet ku ekzistojne shume alternativa me pak te deshme te perftimit te energjise, sigurisht, nese veprohet sipas ligjit dhe gjithmone me dakordesine e specialisteve dhe te banoreve, qofte qe banojne ne vend apo qe jane larguar, por nuk e kane braktisur vendlindjen.
Pas copëtimit të krahinës së Dibrës, në Dibër të madhe ne Maqedonine e Veriut dhe Dibër të vogël në republiken e Shqipërisë, tashme, po tentohet zhberja totale e kesaj Dibre tashme te vogel qe na lane, duke qene se nese zbatohet ky projekt, ngel vetem nje rrip toke perreth qytetit dhe nje mase e madhe uji, qe per ato që i janë vene pas, është nje miniere afatgjate ari.
Eshte lajm i mire qe vet keshilli bashkiak i Dibres, me vote te shumices se anetareve e denuan kete projekt, dhe ato kerkuan anullimin perfundimtar te tij.
Gjithashtu, përveç komunitetit dibran që ka qendruar per dekada, nje faktor i fuqishëm inkurajues janë banorët e larguar , te cilet jane perkushtuar kunder ketij projekti, duke e treguar ne mbeshtetje masive gjatë ketyre viteteve.
Kemi ende shpresë se nuk do ta humbasim këtë shans të fundit për t’i thënë jo vdekjes së Dibrës, jo varrosjes së historisë legjendare të Skënderbeut në moçalet e Skavicës dhe jo harrimit të një vendi që ka qenë djep i historisë dhe identitetit shqiptar.