
Në toponimastikën shqiptare gjen shpesh emra vendesh që mbajnë emra drurësh të llojeve të ndryshme që lidhen me përsona që i kanë mbjellë ose i kanë patur në pronësi apo që lidhen me një individ të caktuar në rrethana të ndryshme sikundër mund të përmendim Rrapin e Leskovikut apo të Libohovës, Kaçkën e Llukanit në Frashër të Dangëllisë, Ullinjtë e Zisos në periferi të Përmetit etj .Dhe këtyre emrave disi unikalë u është shtuar në rrethana te vecanta edhe Ulliri i Kadaresë. Ai nuk ndodhet ne kodrat e Tiranës ku është vendosur edhe busti i poetit, por larg, shumë më larg në kodrën e Vezirëve në fshatin e Roshnikut në Berat,në rrëzë të malit të Tomorit, nga duket mirë e bukur ai vend i shënjtë ku rinë Perënditë dhe ku Baba Aliu edhe sot i bekon ata njerëz në ato vende të dëgjojnë Baba Tomorë, që aq bukur u ka kënduar sa Naimi po aq edhe Cajupi e dhjetra të tjerë .
Nje ditë marsi të vitit 2008, Kadareja u ndodh jo rastësisht në ato kodra në periferi të Beratit, po shkoi për të parë e prekur më nga afër rrënjët e Qyprillinjve , të cilët i kishte personazhe te veprave të tij e në veçanti të romanit “ Nëpunësi i Pallatit të ëndërrave” ku personazhi kryesor i romanit Ebu Qerimi ( Mark Alemi ) ishte djalë i familjes së Qyprillinjve, një familje të pushtetshme dhe të pasur që kishin qënë funksionarë kryesore te Perandorisë Osmane në shekullin e XVII-XVIII, por që në ato momente nuk po kalonin një fazë të mirë.
Në vjeshtën e vitit të kaluar në një nga ditët e festivalit ballkanik të klarinetës L Bariu, m’u dha rasti që bashkë me mikun tim nga Brukseli Nicolla Ëieèrs që edhe ai organizon festivalin Ballkan Trafik u ngjita në ato kodra ku na priste me shumë dcëshirë mikun ynë Fitim Mimanin, që kryeson një shoqatë kulturore me emrin e Qyprillinjve të Roshnikut. Pasi ndaluam për një kafe tek lokali i tij në rrëzë të kodrës, na ftoi të ngjiteshim në majë të saj të soditnim nga ajo majë “çiflikun” e tij dhe krejt pamjen fantastike që ofrohej nga ajo majë e Kodrës së Vezirëve. Ai Fitimi pretendon dhe e ka bindje , se ato kodra kanë qënë pjesë e çifliqeve të Qyprillinjve pasi edhe ashtu njihen edhe në banoret e kësaj treve dhe në Berat. Ishte një malore që shkëputej nga rruga kryesore e cila shkonte në thellësi të fshatrave që shtriheshin rrëzë kodrave dhe ku Fitimi kishte hedhur themelet e një kalaje në miniaturë , ku djemtë e tij të kthyer nga kurbeti , mendojnë të ndërtojnë një hotel e aksesorë të tjerë ku të presin e përcjellë truristë.
- Këtu do të vendosim një teleferik që të marrë turistët e t’i coj të zbresin tek ai liqeni atje poshtë e që andej të shëtitin fshatrat e tjerë të zonës ku organizohen panaire e festa të ndryshme e ka plot prodhime vendase- më thoshte djali i Fitimit që ka një biznes me tre hotele-shtëpi brenda në Berat dhe është shumë i kënaqur me punën që bën .
Në atë copë malore që po ngjitnim nuk mund të mos ndaloja e të interesoheshe për atë që po shikoja . Rruga nga të dy anët ishte me taraca ku vigjilonin si ushtarë ullinj dhe jo vetëm ullinj, por fiq nga ata fiqtë me emër të Roshnikut, thanë, vadhëza, bajame , qershi, kumbulla etj, tamam si kopshtet e Miçurinit . Në rrëzë të një ulliri sikundër e shikoni edhe në fotot që i bashkangjiten këtij shkrimi, shoh një pllakë mermeri ku ishte shkruar emri Kadare.
- Po kjo pllakë këtu me këtë emër të Kadaresë , ç’është, mo Fitim, ka ndonjë histori ?
Ai më ftoi të ngjitemi pak më lart tek qilari i tij që ndodhej në bodrumet e kalasë, u ulëm në sheshin e saj në disa tavolina hekuri dhe pamja që na shfaqej ishte befasuese, gjithë ajo hapësirë në rrëzë të malit të Tomorit e gjer tutje në afërsi të Myzeqesë ku ndodheshin fshatrat Roshniku i madh, Roshniku i vogël,Cokollarët,Bogdani 1 dhe Bogdani 2, Vojniku Miçolli,Qereshniku,Duhanasi, Kostreni etj ishte parceluar bukur me blloqe ullinjsh, me rrugë ndërmjet tyre, me liqene apo rezervuara të mbushur me ujë që zbriste nga ato male dhe ku mijëra njerëz të urtë e punëtorë mblidhnin prodhimin e vitit të ullinjve , të cilët do shkonin nëpër fabrikat e zonës e do mbushnin bidona e bidona pafund me atë lëngun e artë që të zbukuron jetën, vajin e ullirit . Gjithë atij pejsazhi unikal që rritej e zbukurohej çdo ditë të vitit duket e besohet se e ka bekuar Perëndia , magjia e atij mali fantastik që shikon e bekon çdo ditë shqipëtarët kur shkojnë në punët e tyre . Qilari i kalasë së Fitimit e mbushi tavolinën plot ,me pak rraki rrushi e thane e shumë fiq e rrush e ara , e vadhëza sa e befasoi edhe mikun e ri të ardhur nga larg. Pasi shkëmbyem e bekuam malin e lartë ku kishte ende pllanga bore , Fitimi nis e më tregon historinë e ullirit të Kadaresë, nga i cili e hidhnim shikimin shumë herë .
…Ka qënë data 8 mars e vitit 2008, një ditë e bukur ku natyra sa kish filluar të vishte ngjyrat e pranverës. Një ditë më parë Televizioni shqiptar kish trasmentuar dokumentarin televiziv “ Shkëlqimi dhe harrimi i Qyprillinjve “ me regji të kineastit Ibrahim Muça,e me skenar të B Lapi dhe kameraman A Gura. Të dhënat dokumentare të atij filmi ishin marrë nga arkivat e Stambollit, Muzeu i Qyprillinjve dhe Biblioteka e Qyprillinjve e cila sipas dokumentave të shkruara i fundit i kësaj familje Fuat Qyprilliu ia ka falur shtetit turk. Dokumentari kishte edhe intervista të marra nga figura të njohura të shtetit turk ,pinjollë të së cilës kishin arritur ta mbanin këtë emër e traditë gjer në ardhjen e Ata Turkut në fillimet e shekullit të XX. Sigurisht ky dokumentar u realizua me insistimin e kontributin tim financiar pasi edhe unë jam dhe më njohin si një ndër pinjollët e kësaj dinastije këtu në Roshnik të Beratit, dhe ky vend ku jemi e po rimë e po bisedojmë ka emrin kodra e vezirëve, ka qënë pjesë e çiflikut të tyre sipas gojëdhënave. Unë me ndryshimin e sistemit, me reformat që u bënë gjeta dokumentat e duhura dhe i kam bërë pronën time të rregjistruar edhe në kadastër Berat. Goditi që Kadareja e pa këtë film dokumentar në shtëpinë e tij në Tiranë dhe ato që pa e dëgjoi i ringjallën kujtime te shkrimit të veprave të tij jo vetëm “Pallati i ëndrrave” por edhe “Qorfermani”, historitë e problemet që i kanë dalë pasi ato dolën nga botimi dhe kishte thënë : Tani më duket se i gjeta vërtet rrënjët e këtij fisi të njohur të Perandorisë dhe dua të vete t’i shikonj e prek nga afër. Të nesërmen mori Zonjën e Tij , Helenën dhe regjisorin e ishj- Kinostudios Todi Bozo dhe afër drekës u ndodhën në Berat dhe u nisën për në Roshnik. Unë u ndodha aty, i prita, i sajdisa në atë lokalin tim atje majë kodrës dhe po bisedonim për këtë fis të largët, drekuam dhe u befasua nga kjo pamje që po shikonte. I tregova ato histori që thuheshin e qarkullonin për këtë fis, kujtimet që ruhen brez pas brezi e tregohen , por edhe pretendimet e mija për këta emra që kanë bërë ferk si sundimtarë të Perandorisë në shekullin e XVIII, XII e mëq vonë ..
Ndërkohë banorët e këtyre fshatrave ishin në punët e tyre , krasitnin, prashitnin, punonin tokën, mbillnin ullinj e pemë të tjera . Nga vendi ku rinim dukej mirë kodra e taracuar ku mes ullinjve kishte edhe pemë të tjera . Pastaj më pyeti se çfar ke mbjellë në ato brazre : I them se kam mbjellë mbi 300 rrenjë ullinj, 200 thanë,100 qershi, 50-60 kumblla, 40 vadhëza etj dhe qilarin e kam me fasule, patate, raki rushi e thane, vaj ulliri, ullinj të kripur të llojeve të ndryshme, verë etj .I kam për vete por edhe për miq e shokë, sepse me miq e mysafirë malli nuk bën kurrë fir ! Vura re një farë ekzaltimi në fytyrën e tij dhe po prisja se c’do më thoshte, dhe pasi e pa edhe njëhërë mirë gjithë atë panoramë plot me kuadrate me ullinj më thotë : Mos kujto se do fitosh ndonjë gjë të madhe nga këto pemët, por me bukurinë që u ke dhënë këtyre kodrave shton jetën tënde.. u bdfasua kur i tregova se ullinjtë e këtij fshati, më ka rënbë rasti kiur kam shkuar me asamblin folklorik të shoqates që kryeosoj i kam cuar gjer ne Angli dhe i kam befasuar ata njerëz me tëq cilët kemi lidhur edhe miqësi e dëgjohemi shpesh . Ndërkohë i them në se keni dëshirë që të lini emrin Tuaj në këtë pejsazh kaq të bukur e të mbjellësh një ulli ,do na bëje nder . U tregua tepër i gatshëm. E kam merak vetë më tha, këtë gjë po mendoja dhe hajde ta bëjmë këtë punë Gjetëm një fidan te ri për mbjellje, hapëm gropën dhe ulliri u mboll . U mboll me daten 8 mars 2008 dhe po hedh rrënjë e nga viti në vit po rritet ,sikundër e shikon ka hedhur shtat , kokrat i ka shumë të mira dhe çdo vjeshtë pret të Zotin të vijë ta vjelë. E pashë se u ndje shumë mirë , mbolli një simbol në këto kodra të personazheve të veprave të Tij, dhe sa herë e shikoj unë apo shokë e miq që vijnë këtu tek ky qilari im, befasohen, lumturohen dhe duan të bëjnë edhe foto sikundër edhe juve dy Nikot, një nga Brukseli e një nga Tirana. Në ditët që pasuan edhe unë tregoja pak kujdes më shumë, veçan në stinën e verës dhe e ujitja që ai të bleronte e lulëzonte dhe të mbushej plot . Pastaj mora një pllakë mermeri, shkrova emrin e tij KADARE dhe e vendosa tek trungu i tij dhe që këtej ai duket sikur e shikon gjithë këtë hapësirë ku mund të jenë mbi 1 milion rrenjë ullinj dhe përcjell që andej mesazhin e paqes që simbolizon ulliri . Nicolasi, miku nga Brukseli, pasi u end për pak minuta nëpër fiqtë vjeshtake që ishin shumë të vecante, dëgjoi edhe këtë narativë të Fitimit e falenderon atë si për pritjen e këtë pejsazh kaq të bukur vijoi :
- U mbusha me plot impresione nga kjo pllakë meërmeri me emrin e Kadaresë dhe më vjen po aq mirë që njoha edhe një dimesion tjetër të këtij shkrimtari, vepra e të cilit qarkullon me dinjitet në shumë vende të botës
Tek largoheshim nga ky mjedis sikur më erdhi në mend një poezi e herëshme me titull “ Ullinjtë shqiptarë në Vietnam “ që më duket se ka për autor po Kadarenë mos gaboj, pastaj ai lokali “ Juvenilia” në kodrat e Tiranës ku portreti i Tij derdhur në bronx prehet i qetë nën një ulli dhe e kujtojnë shokët e miqtë që takoheshin, rufisnin kafen e mëngjesit e bisedonin me Atë, ndërsa në këto kodra gati 120 km larg Tiranës, tani ky vend e ka emrin :Tek ulliri i Kadaresë . Nuk dua të mburem aspak- vion Fitimi- por në këtë vend që përkon me pronat e Qyprillinjve , vijnë shumë njerës, shumë turistë, po vijnë e kanë ardhur dhe delegacione nga qeveria turke, zyrtarë të ambasadës së Turqisë në Tiranë, unë jam ftuar disa herë në Stamboll e kam vizituar muzeumin dhe Biblioteken e tyre, kam parë sarajet e tyre të brezave të fundit ,në brigjet e Bosforit, kam shoqëruar e përcjellë shumë mysafirë e turistë e grupe kulturore sa nga Shqipëria por edhe nga Franca, nga Anglia, nga Ambasadorët e paqes etj dhe ky vend dhe ky emër i impresionon.
-Tani – thotë Fitimi- Ai, një nga njerëzit e mëdhenj të këtij kombi, ka pak kohë që ka vdekur.Sa ishte gjallë nuk mundi ta shikonte edhe njëherë atë fidan të vogël që në këto 26 vjet po bëhet sa një lis , por ky është ulliri i Tij real, jo metaforik,ndaj unë e ftoj Familjen e tij ,vajzat ,nipër apo mbesa që ta vizitojnë këtë vend e të mbledhin prodhimin e tij çdo tetor. Unë i pres !
Niko MIHALI
Torino, me 20 maj 2026