
Fatmira Nikolli/
Është e vështirë t’u imponosh të rinjve t’i shohin institucionet publike si të tyret dhe pasuri e përbashkët, kur kanë vite që shohin se si politikanët i kanë trajtuar institucionet si prona private.
Të rinjtë janë produkt i sistemit arsimor që keni ndërtuar, i sistemit kulturor që keni krijuar, i sistemit përvetësues që keni implemnetuar, i sistemit të propagandës që i ka gënjyer, e reel-save me gjuhë të dhunshme, fyese e nëpërkëmbëse, i hapësirave publike që janë zaptuar, i Teatrit Kombëtar të shembur natën me njerëz brenda pa asnjë procedurë të mirëfilltë ligjore, i oborreve të shkollave të përpira për interesa privatë, i parqeve që u kthyen në troje ndërtimi, i shtëpive që shembeshin pa pyetur për pronarë e dëmshpërblime, i rrugëve të florinjta që shemben me shiun e parë, i dosjeve të SPAK që dokumentojnë miliona euro që fluturojnë, i injorancës me teserë partiake që del mbi krye, që ju detyron prindërve orientimin politik, që i kërcënon me punën, me mbijetesën. Nëse janë publike pasuritë, tregojeni të parët. Po sillen keq? Këtë shembull ju keni dhënë me vite, me dekada, me dhunë.