
Ajet Delaj/
Shoqëria shqiptare sot është në një kapërcyell historik drejt një të ardhmeje krejt tjetër, pasojë e zgjimit dhe ndërgjegjësimit për të kuptuar se ku e kishin futur antishqiptarët për më shumë se 36 vjet.
Nuk dëshiroj të bëj historinë e krijimit të këtij rrethi vicioz antishqiptar të më shumë se 36 viteve të fundit, pasi tashmë pjesa dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar manipulimin që u kanë bërë sunduesit e rinj për interesat e tyre, në shërbim të trashëgimisë së tyre dhe të miqve të tyre internacionalistë e globalistë, në kuadër të agjendave të tyre antishqiptare tē mirēstudiura.
E thashë «më shumë se 36 vjet», pasi projekti i komunistëve për zëvendësimin e komunizmit stalinist me trashëgiminë e tyre mafioze komunisto-globaliste është iniciuar në vitin 1974, me shefin e KGB-së, Yuri Andropov, por komunistët shqiptarë e morën pas vitit 1985.
Pa hyrë në histori apo teori konspirative për këto zhvillime në Shqipëri, mjafton t’ju vë në vëmendje se ku ka qenë lidershipi i 36 viteve të fundit natën e 8 dhjetorit 1990, kur çdo tentativë e bërë nga shqiptarët për të kaluar kufirin paguhej me çmimin e jetës.
Në të njëjtën skemë bëjnë pjesë edhe hapja e ambasadave më 2 korrik 1990 dhe lëvizja e trukuar studentore që pasoi në dhjetor 1990.
Projekti kriminal i transferimit të pushtetit ekonomik te komunistët, trashëgimtarët e tyre gjenetikë e shpirtërorë dhe ata të lidhur me mijëra fije me regjimin kriminal të së shkuarës, rezultoi në një projekt antishqiptar të shpopullimit dhe shkombëtarizimit të Shqipërisë, në unison me agjendat antishqiptare lokale e globale.
Për të realizuar këtë projekt, sundimtarëve të rinj u duhej një popullatë shqiptare e reduktuar, e varfër, e dhunuar në të drejtat e saj themelore dhe e pasigurt për të nesërmen e saj dhe të fëmijëve të tyre.
Për këtë, sunduesit e rinj përdorën të gjitha format dhe metodat e grabitjes së pasurive dhe të djersës së shqiptarëve brenda dhe jashtë Atdheut, deri te pjesëmarrja në trafikun ndërkombëtar të të gjitha llojeve, për të grumbulluar pasuri të pafundme e për të blerë mbështetjen e të huajve dhe vullnetin e shqiptarëve.
Krahët politikë, të formësuar para vitit 1990 dhe të konsoliduar përgjatë 36 viteve të fundit me marrëveshje të hapura e të fshehta, arritën të ruajnë monopolin e pushtetit politik dhe ekonomik, duke dhunuar e përdhunuar shqiptarët që mbetën në Atdhe. Por as diaspora e madhe nuk mbeti e paprekur, jo vetëm për sa i përket remitancave, por edhe moskthimit dhe zaptimit të pronave të saj, duke e lënë diasporën të përjetshme për veten dhe trashëgimtarët e saj.
Mirëpo, gjithçka e ka një fund, pasi zullumi i këtyre zullumqarëve të pangopur po këputet, sepse shqiptarët panë se sundoheshin, më së vërteti, me zë e figurë nga krimi i organizuar, ku koordinatori i krimit të organizuar, Ergys Agasi, ishte kryeministri faktik i Shqipërisë natyrisht me vullnetin e atij qe shqiptaret formslisht e dinin si Kryeminister, Edi (Edvin) Rama .
Falë ndërhyrjes së miqve amerikanë, abandonimit tē hapur të lidershipit politik që ka bashkësunduar pērgjatë 36 viteve të fundit nga institucionet amerikane të të gjitha niveleve, si dhe rikonfirmimit të shpalljes non grata për Berishën dhe shpalljes faktike, përpara asaj zyrtare, non grata për Ramën nga institucionet amerikane, këto zhvillime ndikuan fuqishëm në zgjimin dhe ndërgjegjësimin e pjesës dërrmuese të shqiptarëve.
Edhe Ambasada Amerikane, gjatë eventit të organizuar me rastin e fillimit të detyrës nga Ambasadori Eric Wendt, dha një mesazh që, sipas këtij këndvështrimi, përforcoi bindjen se kjo bashkëqeverisje kriminale duhet të shembet, qoftë edhe nëpërmjet një mënyre paksa të ashpër.
Rinia universitare, si pjesa më vitale dhe elita e shoqërisë shqiptare, është ngritur fuqishëm në mbrojtje të Atdheut dhe interesit kombëtar. Pa dyshim, largimi i këtyre misionarëve antishqiptarë jo vetëm që është tashmë një kërkesë e panegociueshme e pjesës dërrmuese të shqiptarëve, por edhe hapi vendimtar që Shqipërisë t’i hapen perspektiva të reja.
Vendi më i pasur dhe më i bukur në botë për njësi sipërfaqeje jo vetëm që i ka resurset për të ndalur shpopullimin dhe, njëkohësisht, shkombëtarizimin, por, brenda një kohe fare të shkurtër, do të krijohen mundësitë që të kthehet edhe pjesa dërrmuese e diasporës.
Garanci se Shqipëria e nesërme do të jetë Atdheu i ëndërruar i shqiptarëve është zgjimi dhe ndërgjegjësimi i pjesës dërrmuese të shqiptarëve brenda dhe jashtë Atdheut, si dhe diskreditimi dhe kalbëzimi i sunduesve 36-vjeçarë, të përfshirë në afera dhe trafiqe, ballafaqimi i të cilëve me drejtësinë do të jetë i pashmangshëm.
Kjo, falë edhe ndihmës së miqve amerikanë. Mjafton t’ju vë në vëmendje se, gjatë dy javëve të para të punës së Ambasadorit Wendt, ai shkoi dy herë në SPAK.
Në mbyllje të kësaj analize të shkurtër, u bëj thirrje strukturave të sigurisë së shtetit shqiptar, aq sa ka mbetur prej tij, që të mos shndërrohen në gardianë të një lidershipi ilegjitim e kriminal, por t’i shërbejnë me korrektësi popullit, nga i cili paguhen, pasi e ardhmja do të jetë ndryshe edhe për ata dhe familjet e tyre.
Njëkohësisht, i bëj thirrje rinisë së mrekullueshme shqiptare që të izolojë dhe të ndëshkojë elementët kriminalë që kërkojnë të përfitojnë nga situata e shembjes së një pushteti misionar, duke e bërë të qartë dallimin midis kriminelëve që pushteti i ka rekrutuar në radhët e institucioneve për qëllime dhe veprime kriminale dhe policëve të thjeshtë, bij të popullit.
Çdo tentativë për t’i qëndruar me forcë popullit shqiptar në zverk jo vetëm që është një mision i pamundur, por do të përcaktojë edhe vetë fatin ne largim tē këtij lidershipi bashkësundues kriminal.