
Prof. Afrim Krasniqi/
\- Protestë, reagim, solidaritet me rininë. Me fjalë, me zë, pa dhunë, pa cenuar pronën private dhe as publike, por me kurajë, me vendosmëri. Katër muaj protestë – shëtitje paqësore, u injoruan, u denigruan, u fyen, u akuzuan, gabimisht u lexua si dobësi.
\- Për një politikë të pastër, për një qeverisje dhe parlament normal, pa zyrtarë të korruptuar, pa analfabetë në parlament, pa arrogancë dhe abuzues në pushtet, pa mbetje të komunizmit që marrin peng partitë politike, pa ministri arsimi që mbush oborrin e vet me forca speciale policore kundër studentëve, pa injorantë që për karrigen e vet janë të gatshëm të akuzojnë rininë e vet si anti europiane dhe antihistorike.
\- Dialog? E keni vetë zgjidhjen në dorë: Mblidhni parlamentin – mos pengoni SPAK, hetoni abuzuesit, hiqni imunitetet, kufizoni mandatet, hapni sistemin zgjedhor, pranoni rotacionin politik, respektoni votën e fshehtë, demilitarizoni partitë, depolitizoni arsimin dhe institucionet shkencore, sekuestroni pasuritë krijuara në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët e djeshëm dhe të sotëm dhe largoni nga vendimmarrje kriminelët apo të deleguarit e tyre.
\- Pa këto, pa akte konkrete ndryshimi, mund t’ia dilni të mbijetoni të sotmen, por po humbisni të ardhmen. Gjithçka tjetër është fitore si e Pirros dhe ka të njëjtën vlerë, impakt dhe fat historik si Byroja Politike dhe mitingu i përmotshëm i regjimit me 13 korrik 1990!
@followers