• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Demarkacioni ende me pikëpyetje

April 4, 2017 by dgreca

Nga Besim Bislimi/

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi ende nuk ka arritur në Kuvendin e Kosovës, konfirmojnë deputetët nga partitë në pushtet dhe opozitë. Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë theksuar e ratifikimi i kësaj marrëveshje duhet të ndodhë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, pas raportimit në Komisionin për Stabilizim Asociim, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht obligues ligjor, i cili duhet të përmbushet nga legjislativi i vendit.

“Sa më herët që mund ta ratifikojmë, është në interes të Kosovës. Përndryshe, Kosova do ta ketë temë edhe në 2017, edhe në 2018, edhe në 2019 edhe në 2020… Gabohet dikush nëse mendon se ky kusht mund të largohet”, theksoi ministri Hoxha.

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, tash e sa kohë ka nxitur kundërshtimin e partive opozitare, por edhe të disa deputetëve të partive në pushtet, duke pamundësuar arritjen e votave të nevojshme, për ta ratifikuar marrëveshjen.

Por, a kanë arritur partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që t’i bindin deputetët?

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur besimin se partitë në pushtet janë duke punuar për t’i bindur me fakte dhe argumente disa nga deputetët e partive të tyre, të cilët deri më tani kanë kundërshtuar marrëveshjen.

“Po besoj që është duke u punuar dhe nëse vjen në Kuvend, atëherë me siguri se është arritur pajtimi për t’i fituar votat e duhura. Deri më tani akoma nuk ka ardhur. Qëndrimi, tani, i prerë i bashkësisë ndërkombëtare, si dhe kthimi edhe i deputetëve, të cilët nuk kanë qenë në parlament, po besoj që do të ndikojë që të ndryshojë çështja dhe të votohet demarkacioni. Po shpresoj që pushteti ka arritur që t’i bëjë votat”, tha Haliti.

Por, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se qëndrimet e deputetëve të partive opozitare, por edhe të deputetëve të partive në pushet që kanë kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes, të kenë ndryshuar.

“Unë nuk kam ndonjë informacion se kjo çështje është proceduar apo që ka ndryshuar qëndrimi i partive politike apo individëve të caktuar për këtë temë. Me sa di unë, pozicionet janë të njëjta dhe qëndrimet politike janë të njëjta”, theksoi Gashi.

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se partitë opozitare mbesin të betonuara në qëndrimin e tyre kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë që shprehet skeptike se deputetët e partive në pushtet, që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, do të mund ta ruajnë këtë qëndrim kur kjo çështje të rikthehet në Kuvend.

“Ne, sa kemi pasur kontakte me deputetët e Kuvendit, shihet njëfarë hezitimi për të folur në lidhje me votën e tyre për këtë marrëveshje. Duke e marrë parasysh të kaluarën, ku shpeshherë, për shkak të presioneve, shantazheve dhe trysnive të ndryshme, deputetët edhe e kanë ‘shitur’ votën e tyre. Ne nuk kemi shumë besim që ata deputetë, të cilët tashmë kanë thënë se nuk do ta përkrahin ose të tjerë, të cilët kanë heshtur gjatë gjithë kohës, që këta nuk do ta përkrahin një marrëveshje të tillë”, u shpreh Haxhiu.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ende nuk kanë precizuar se kur projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi mund të procedohet në Kuvendin e Kosovës

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Bislimi, demarkacioni, kosova

Freedom House: Kosova me regjim tranzitor nga regjimi gjysmë autoritar

April 4, 2017 by dgreca

Sukseset e fundit të populistëve në zgjedhje në Perëndim, kanë rritur frikën për destabilitet në Evropën postkomuniste dhe Euroazi, ka paralajmëruar në një raport të tij, monitoruesi i demokracisë Freedom House.

Në raportin e Freedom House thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar, vota e britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, kundërshtimi i votuesve holandezë për marrëveshjen e Asociimit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës dhe zgjedhja e Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara, “kanë rritur dyshimet së fundi për rendin e brishtë të pas Luftës së Ftohtë”.

Gjetjet u bënë publike në raportin vjetor të grupit me seli në New York për Popujt në Tranzicion me nëntitullin “Premtimet e rreme të populizmit”.

“Brexit dhe administrata e re në Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar populistët anti demokratë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan” i tha Radio Evropa e Lirë, drejtori i projektit Popujt në Tranzicion të Freedom House, Nate Schenkkan.

“Tani një masë kritike e liderëve në rajon hapur po e kundërshtojnë idenë e demokracisë liberale dhe ky populizëm po kombinohet gjithnjë e më shumë me nacionalizmin e vrazhdë etnik që në një mënyrë kërcënon paqen ne Evropë”, thotë Schenkkan.

Raporti shënon se një “ripërtëritje” e populizmit në Evropë ka ndodhur që prej rikthimit në pushtet të kryeministrit hungarez Viktor Orban më 2010 duke ‘hequr’ kontrollet dhe balancët në këtë shtet të BE-së dhe ka vazhduar me sulmet mbi shoqërinë civile dhe shtypin në Ballkan.

Në raport thuhet se në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan “vitet e populizmit dhe të korrupsionit kanë gërryer institucionet premtuese demokratike”.

Raporti shënon edhe lëvizjet në vendet në tranzicion duke përmendur edhe Kosovën. Sipas Freedom House Kosova këtë vit ka lëvizur nga një regjim gjysmë autoritar i konsoliduar në një regjim tranzitor/hibrid.

“Kosova ka filluar nga pika më e ulët nga vendet e Ballkanit në anketën tonë dhe gjatë dekadës së kaluar ka bërë përparim drejt konsolidimit të shtetësisë dhe ndërtimit të institucioneve të veta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i projektit për Vendet në Tranzicion, i Freedom House, Nate Schenkkan.

“Por tash e tutje bëhet ende më vështirë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se “qeveria e vendit dhe partitë politike duhet të rrisin llogaridhënien në çështjen e korrupsionit dhe ata duhet të marrin vendime të vështira politike, në çështjet siç janë përfaqësimi i pakicave dhe integrimi evropian”.

Në studimin e Freedom House mbi demokracinë në 29 vende ish komuniste nga Evropa qendrore deri në Azinë Qendrore, thuhet se Shqipëria ka notën 4.14, njësoj sikurse edhe vitin e kaluar. Kosova ka notën 4.96, ndryshe nga 5.07 që e kishte një vit më parë.

Në raport ndërkohë, Serbia është vlerësuar se ka arritur në pikën më të ulët të demokracisë që prej vitit 2003, pavarësisht se ka bërë përparim në negociatat për pranimin në BE. (REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Fredoom House, regjimi gjysmë autoritar

Basha, Metës: Mirësevjen nëse zgjedhja është e sinqertë!

April 4, 2017 by dgreca

-Rama hap rrugë/

Opozita nuk do pranoj e nuk do kërkojë asnjë aleancë  në kurriz të zgjedhjeve të lira. Nga çadra e protestës kreu demokrat Basha iu përgjigj në këtë mënyrë kreu të kuvendit, i cili dje foli për një qeveri të besimit. Basha la  qartë të kuptohet se problemi i vetëm është kryeministri Rama. Nga çadra Basha i kujtoi Ramës se ka vetëm një rrugë të pranojë një orë e më parë qeverinë teknike.

Lulzim Basha: ” Mbrëmë një nga dy partnerët ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi nëse kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen. tek Shqipëria e para,  shqiptarët të parët.

Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike aleanca në kurriz të qytetarëve shqiptarë por është rasti t’i drejtoj një thirrje drejtëpërdrejtë njeriut që është identifikur zyrtarisht dhe logjikisht si pengesa e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme, njeriu që ka vënë dhe po vë pushtetin e tij dhe karrigen para demokracisë, e zgjedhjeve të lira e të ndershme të reflektojë dhe t’i hapë rrugë, sigurisht përmes dialogut politik një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike, e cila do të zbatojë deri  në fund ligjin për dekriminalzimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit.

Mbrëmjen e djeshme menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së LSI Ilir Meta kishte një ofertë për zgjidhjen e krizës politike duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën.

Meta propozoi atë që e quan ofertë për një qeveri të besimit të gjerë.

Në këto kushte, Meta kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të ulen në dialog urgjent dhe t’i japin fund krizës.

Duke folur për koalicionin, Meta tha se është i gatshëm për një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, por pasi ky i fundit të jepte garanci për zgjedhjet, pasi LSI nuk mund të jetë pjesë e një farse elektorale.

Filed Under: Opinion Tagged With: Basha, hap rruge, Metës: Mirësevjen, Rama

Rama i pergjigjet Metës: Zgjedhjet në 18 qershor, Qeveria vullnet i shumicës

April 4, 2017 by dgreca

-Tani është radha e Metës që të tërhiqet nga QEVERIA.

Kryeministri, Edi Rama, i është përgjigjur aleatit të tij qeverisës Ilir Meta lidhur me propozimin e fundit mbi zgjedhjet.

Në një reagim në fb, Rama thotë se vlerëson përpjekjen e Metës për të kërkuar një zgjidhje që kënaq PD.

Nëse kjo e fundit kërkon një diskutim serioz, ne jemi të gatshëm, thotë Rama.

Por Kryeministri është i qartë kur thotë se është i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

“Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës”. 

Postimi i plotë në fb

E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.
Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër.

Nese Kreu i lSI-se e ka pase seriozisht dje propozimin se ishte gati te terhiqte ministrat nga Qeveria , tani ehste koha te veproje.

Filed Under: Politike Tagged With: Qeveri e shumices, Rama i pergjigjet Metes

Bashkëpunim i SHSHA-Oda Ekonomike Izrael Amerikë

April 4, 2017 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Në ambjentët atraktive ,,Chicago Sinai Congregation,,u organizua takim pune në mes SHSHA-së -Oda Ekonomike Izrael Amerikë ku u bisedua për thellimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e investimeve ekonomike,të kulturës,të historisë,të universitetit në Shqipëri,Kosovë dhe në viset etnike shqiptare në Ballkan.
 
Daniel Shure,ambasador nderi i Shqipërisë dhe këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë me udhëheqjen e SHSHA-së në Çikago,Skënder Karaçica dhe Mahmut Skenderi,shtruan një varg çështjes me rëndësi që hidhte dritë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe kërkuan që institucionet e të dyja shteteve,Kosova dhe Shqipëria të afrohen me afër me Çikagon,përkatësisht me Lobin Hebrejë për konkretizimin e programit që doli nga Konferenca Ekonomike për Kosovën që u mbajt në vitin 2015 dhe të vizitës së suksesshme të presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani këtij institucioni të rëndësishëm të biznesit dhe të fushës së investimeve,kështu bën të ditur SHSHA në Çikago.
 
Në takimin e sotëm në Çikago,shqiptaro-hebrejtë biseduan për realizimin e programit kulturo-historik,që ka të bëjë me kohën e pranisë dhe të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë e Shqipëri,përmes filmit dokumentar,,Besa,,që do të çfaqet këto ditë në ambjentët kulturore e fetare,,Chicago Sinai Congregation,,për botën intelektuale,të informimit,të universiteve,të politikës,të biznesit të miqëve tanë hebrejë në Çikago.
 
SHSHA-ja në Çikago tashmë e ka bërë gati programin kombëtar që të ka të bëjë me vënien e Pllakës Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrejeve gjatë LDB në Muzeun Holokaust në Skokie,ku në shtator pritet të mbahet manifestim madhështor në praninë e delegacioneve shtetërore nga Kosova,Shqipëria dhe viset etnike shqiptare në atdhe,thotë për opinion SHSHA-ja.
 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Amerikane Izraelite, Dhoma Tregtare, SHSHA Cikago

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2095
  • 2096
  • 2097
  • 2098
  • 2099
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT