• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONKURSI për çmimin “Shkrimi, emisioni më i mirë për diasporën”

March 29, 2017 by dgreca

Njoftim/                                                                                  

 Ministria e Diasporës shpall konkurs për çmimin  “Shkrimi/emisioni më i mirë  për diasporën” /

Ministria e Diasporës, në bazë të planit të veprimit për vitin 2017,  do ta ndajë çmimin tashmë tradicional  për shkrimin, përkatësisht kronikën ose reportazhin  më të mirë televiziv  për diasporën. Dhënia e këtij çmimi ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.Shkrimet, përkatësisht kronikat ose emisionet televizive dhe ato në radio duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, kulturë, ekonomi apo sociale.Ministria  e Diasporës i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që të bëhen pjesë e këtij konkursi.Konkursin mund ta gjeni në vebfaqen e Ministrisë së Diasporës: http://med.rks-gov.net/

Konkursi  do të jetë i hapur deri më 30 qershor 2017.

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun

Prishtine, 29.3.2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: cmimin, emisioni më i mirë, per diasporen, shkrimi

Ambasada Amerikane, 407 mijë $ për Shkodrën

March 28, 2017 by dgreca

Ambasada e SHBA Financoi Rinovimin e Qendrës së Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shkodër/

Foto ceremonia e perurimit, Shkoder

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA të këtyre ditëve shkruhet se, Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe Nënkolonel Robert Johnston, Shef i Zyrës të Bashkëpunimit të Mbrojtjes {ODS}, iu bashkuan autoriteteve vendore të Shkodrës në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara, të rinovuar rishtazi. Rinovimi i qendrës u bë i mundur nëpërmjet fondeve të Programit për Ndihmë Humanitare të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Programi ofroi afërsisht 407 mijë $ për rinovimin e qendrës. Ky projekt përfshiu ndërtimin e një ashensori, përmirësimin e sistemit hidraulik dhe elektrik, instalimin e sitemit të ngrohjes qendrore, blerjen e makinave larëse dhe tharëse, riparimin e fasadës së ndërtesës.

Mjediset e përmirësuara dhe më të sigurta arsimore do të bëjnë të mundur që 93 personat me aftësi të kufizuara, të regjistruar pranë kësaj qendre, të kenë mundësi më të mira jetese dhe shkollimi. Ky projekt u mundësoi atyre shërbime efikase rehabilitimi për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, njëkohësisht dhe  integrimin e tyre në shoqëri.Gjatë ceremonisë Ambasadori Lu në fjalëne tij tha: “Një nga presidentët më të mëdhenj amerikanë, Franklin Roosevelt, i komandoi Forcat Amerikane në Luftën e Dytë Botërore nga karrigia me rrota. Një nga muzikantët tanë më të mëdhenj, Ray Charles, ka qenë i verbër që nga fëmijëria. Shkencëtari më i madh i të gjithë kohërave, Albert Einstein, vuante nga një aftësi e kufizuar për të mësuar. Njerëzit me aftësi të kufizuara mund të bëjnë gjithçka. Jemi krenarë që punojmë në një vend i cili u kushton shumë vëmendje të drejtave dhe mundësive për personat me aftësi të kufizuara.”

***

Theksojmë se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA, nëpërmjet Ambasadës së SHBA dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak {ODS} në Tiranë, për 26 vjet ka zbatuar programe të ndihmës  jo vetëm për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por dhe për dhjetra shkolla të cikleve të ndryshme, spitale, qëndra humanitare, qëndra të kujdesit për fëmijët me aftësi të kufizuara, qendra “Save the Children”, etj. në mjaft qytete, bashki e rajone të vendit. {Shënim i “Dielli-it”}.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 407 mijë $, Ambasada amerikane, për Shkodrën, personat me aftesi, te Kufizuara

VorioEpiriotët, helm mbi Shqipërinë!

March 28, 2017 by dgreca

Të ashtuquajturat shoqata Vorio Epiriote vazhdojnë të hedhin helm mbi Shqipërinë!1 greket ok

Nga Arben LLALLA/1 nacionalistet

Shoqatat greke në bashkëpunim me shoqatat e minoritarëve ekstremistë vazhdojnë të bëjnë aktivitete në propagandimin për aneksimin e Jugut të Shqipërisë me parrullën Autonomia e Vorio Epirit.2 greket

Më 12.03.2017, Organizatat nacionaliste “Lidhja Patriotike” dhe “Shoqata Vorioepirote “Pirros”, në praninë e rreth 100 personave, kanë organizuar, në ambientet e hotel “Imperial” në Larisa, një aktivitet përkujtimor me rastin e 103-vjetorit të “autonomisë së Vorio Epirit”.

Folës kryesorë kanë qenë elementët ekstremistë të njohur si Theodhoros Kamarinos, diplomat ish-konsulli grek në Korçë; Asterios Hamo, kryetar i “Lidhjes Patriotike”; Mondi Kolila dhe Lefter Prifti, drejtues të “Shoqatës Kombëtare Vorio Epiri 1914”, etj.

Nuk kanë munguar deklarimet e ekstremistëve, të Theodhoros Kamarinos dhe Lefter Priftit, të cilët vazhdojnë të hedhin baltë mbi Shqipërinë në emër të ëndrrës së tyre për Vorioepirin. Madje nuk ngurrojnë të kritikojnë dhe politikat e Greqisë për normalizim të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ish Konsulli grek në Korçë Theodhoros Kamarinos në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Pas Luftës së Dytë Botërore, vorioepirotët ishin vendosur në shënjestër nga Sigurimi i Shtetit dhe ishin persekutuar. Por, edhe gjatë periudhës pas rënies së komunizmit, vorioepirotët janë përndjekur dhe vazhdojnë të përndiqen nga segmente të shtetit shqiptar, veçanërisht nga shërbimet sekrete.

Gjatë këtyre viteve Greqia nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar vorioepirotët. Me politikat e saj ajo ka treguar një qëndrim antigrek, madje më antigrek se vetë Shqipëria, e cila ka ndërmarrë disa reforma për grekët.

Greqia është zyrtarisht në gjendje lufte me Shqipërinë, pasi ligji i luftës, nuk është shfuqizuar asnjëherë dhe është në fuqi akoma edhe sot. Në vitin 1985 ka një vendim të MPJ të Greqisë,për abrogimin e Ligjit të Luftës, por ky vendim prej 30 vitesh nuk është votuar asnjëherë në Parlamentin e Greqisë, pra nuk ka asnjë vlerë.

Çështja e shpalljes së luftës apo marrëveshjet e paqes parashikohen në Kushtetutën e Greqisë dhe aty shkruhet qartë se asnjë marrëveshje apo vendim nuk ka vlerë nëse nuk votohet nga Parlamenti i Greqisë.

Greqia ka vepruar në kundërshtim me interesat e saj në disa aspekte:

Ka ndihmuar financiarisht një vend armik, duke e argumentuar se ndihmat jepeshin për minoritetin grek atje.

Ka ndihmuar një shtet armik që të integrohet në organizmat ndërkombëtarë.

Ka lejuar pranimin e Shqipërisë në NATO, duke u futur në aleancë me një shtet me të cilin është në luftë. Greqia ka çështje shumë problematike me Turqinë, është aleate në NATO, por nuk ka ligj lufte me të.

Vazhdon të mbështesë politikisht një vend i cili i kundërvihet minoritetit grek dhe vetë popullit grek.

Këto problematika të rënda me Shqipërinë mund të zgjidhen vetëm nëse Greqia do të qeveriset nga qeveri patriotike.

Homogjenët grekë në Shqipëri kanë një problem të madh me vetë shtetin grek, i cili nuk i njeh në tërësinë e tyre. Këtu hyjnë grekët vllahë të Korçës, por në vend që shteti grek t’i ndihmojë me hapjen e shkollave, atje mbyllen shkolla greke dhe si rrjedhim Greqia vetë po humb një popullsi me mbi 10.000 banorë, që është me origjinë greke.

Shqipëria me programin e saj të rehabilitimit të territorit, kërkon të shkelë të drejtat  e pronës së vorioepirotëve, veçanërisht, në Himarë dhe më pas, zhdukjen tërësore të elementit grek nga Vorioepiri”.

Ndërsa Lefter Priftit i cili është me origjinë nga Korça deklarojë : “Mund të ndalohen të gjitha grabitjet e pronave dhe padrejtësitë e tjera me një veprim, bashkimin e Vorioepirit me Greqinë. Ka vorioepirotë, që janë të gatshëm të realizojnë këtë ide, ka platforma politike patriotike që na mbështesin dhe diplomatë si Theodoros Kamarinos, që janë të gatshëm të sakrifikojnë për Vorioepirin”.

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, helm mbi Shqipërinë!, VorioEpiriotët

Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur

March 28, 2017 by dgreca

1 Berhami-Veseli në Izbicë, ku forcat kriminale serbe para 18 viteve vranë dhe masakruan 147 civilë shqiptarë: Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë/2 flamuriPRISHTINË, 28 Mars 2017-B.Jashari/Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur, tha sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në shënimin e 18-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Izbicë të Skenderajt, gjatë të cilës u vranë dhe u masakruan 147 civilë shqiptarë. Kryeparlamentari kosovar bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e viktimave të kësaj masakre.Duke kujtuar dhe nderuar viktimat, kryeparlamentari Veseli tha se ky është çmimi i lirisë sonë, një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore, nga foshnjat deri te njerëzit e palëvizshëm.

Kreu i Kuvendit tha se do të punohet fuqishëm në mënyrë që t’u krijohet perspektivë qytetarëve, me jetë dinjitoze dhe krenare, e cila lidhet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, i cili do të forcohet dita-ditës.Kryetari Veseli tha se viktimat e kësaj masakre dhe të gjitha viktimat anekënd Kosovës, nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të punohet deri në fund që drejtësia të vihet në vend.“Kosova dhe populli i saj kurrë më nuk do të jenë të pambrojtur. Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë. Për këtë, garanci janë institucionet e Republikës së Kosovës, me të gjithë mekanizmat e tyre. Lavdia për të rënët është e përjetshme”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Para homazheve në Izbicë, kryetari Veseli ka zbuluar pllakën përkujtimore në fshatin Turiqevc, në vendin ku më 28 mars 1999, nga forcat serbe ishin vrarë motrat Ardita (13) dhe Edona Behrami (5).

Pas zbulimit të pllakës, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore.Pas masakrës në Izbicë, forcat serbe  në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve i kishin nxjerrë nga varret dhe i kishin dërguar e groposur nëpër varreza masive në Serbi.

Javën e kaluar, në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit u mbajt tubim përkujtimor për më shumë se 240 martirë të vrarë dhe të masakruar para 18 viteve, në 25,26 e 27 mars 1999, nga forcat serbe.

Pranvera në Kosovë është stinë e dhembjes, e nderimeve e përkujtimeve për heronjtë, dëshmorët e martirët e rënë për shumë të shtrnjtën lari e pavarësi

Është stina kur përkutohet se, në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ndër masakrat në Kosovë që do përkujtohen në këtë pranverë është edhe ajo në  fshatin Mejë të Gjakovës, e 27 prillit 1999, kur forcat serbe kanë rrembyer nga kolonat e refugjatëve dhe masakruar e zhdukur 377 shqiptarë. Asnjëri nga të ndalurit në rrethimin e hekurt nuk kishte arritur të dilte i gjallë.

Në Kosovë ndodhi edhe masakra serbe në burgun e Dubravës, e datës 22 maj 1999, ku u vranë 114 shqiptarë të burgosur. Forcat kriminale serbe bënë masakra në gjithë Kosovën, edhe në Reçak, në Likoshan dhe Çirez, Obri, Poklek,  Suharekë, Kralan, Goden,  Rogovë,  Celinë, Lubeniq, Makoc, Kotlinë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Rahovec, Studime, Kaçandoll, Bajgorë, Shipol, Çabër…

Në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan nga Kosova mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan mëse 12 mijë,  e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur, ndërsa ende nuk dihet për fatin e mëse 1600 të zhdukurve ende të pagjetur.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Yee vizitë në Kosovë

March 28, 2017 by dgreca

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee vizitë dyditore në Kosovë/0-2

-Takime me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë/0-3

PRISHTINË, 28 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, në vizitën sot dhe nesër në Kosovë zhvillon një sërë takimesh me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Yee, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë të konsoliduara në një miqësi dhe marrëdhënie specifike në shumë sfera.

Hoyt Yee e siguroi kryetarin Veseli për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shprehur mbështetjen e parezervë amerikane për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë, duke kërkuar që politikat e zhvillimit ekonomik, rritjes së transparencës, qeverisjes së mirë, si dhe luftës kundër korrupsionit, të jenë prioritete të angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim, Yee dhe kryeparlamentari Veseli, diskutuan edhe për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj, por edhe në raport me fqinjët.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme.

Veseli e njohu Yee për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Sipas axhendës së dërguar nga Ambasada e SHBA në Kosovë, Yee sot takon edhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Srpska Lista” Slavko Simic, e më pas  ministren për Dialog Edita Tahiri.Nesër, zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit Hoyt Brian Yee, takon edhe ministrin e FSK Haki Demolli dhe komandantin. gjeneralin Rrahman Rama.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, vizite ne Kosove, zv/ndihmes sekretari Yee

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2112
  • 2113
  • 2114
  • 2115
  • 2116
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT