• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë

February 5, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja

Libra e vetme/

Libra është një forcë e re politike në Shqipëri.Nuk e di, por krahas atyre që e themeluan mund të jem edhe unë që besoj në domosdoshmërinë e prurjeve të reja programore e politike në vendin tonë.

E bën shumë vende të rajonit. Italia përshembull më 2009 me një komedian si Beppe Grillo. Me një Bloger që shpërndante në internet idealet e lëvizjes V. Një shkurtim i shprehjes (vaffanculo). Kuptimin e së cilës, shqiptarët e dinë shumë mirë. Pasi e kanë italishten, por edhe gjuhët e tjera përreth. Një sqimë natyrale prej fatit të muhaxhirit.

Në fund të fundit qe një zbrasjes shpirtërore tipike italiane karshi politikës në vendin e tyre përmes partive tradicionale.Lëvizja V deri më tani nuk e ka marr dot pushtetin. Ose idealet e reja nuk e kanë kapur mundësinë të qeverisnin. Megjithatë në zgjedhjet e fundit (2013) fituan rreth 109 deputetë. Ose 25% të parlamentit italian. Dhe u radhitën si forca e tretë në vend. Duke e shkundur seriozisht Italinë politike.

Por e bëri të mundur Greqia me Aleksi Cipras-in dhe me Syrizan e tij. Me atë që italianët e quanin si shenjti i dëshpëruarve. Që domethënë zbythi klasën tradicionale. Por me një V të madhe ama. Sot Greqia nuk ka dalë akoma nga kriza financiare. Por të paktën njerëzve iu kthye besimi. Pushuan së protestuari. Dhe morën nga brezat pasardhës, si garanci, një krenari kombëtare. Përmes faktit që një çunak, publikisht depozitoi në një kasë kursimesh monedhat e mbledhura për një vit. Si e si që qevritarët të mos shisnin copa tokash. Apo ishujsh.

E bëri edhe Amerika me manjatin e bizneseve Donald Trump duke zbythur mëndjet e mbushura të politikës. Të bindur se arti i të drejtuarit të shtetit i përkiste sojit të bushëve e klintonëve.

E thënë me pak fjalë, ndryshimin e ka të domosdoshëm edhe natyra. E jo më qënia njerëzore.

Megjithatë ndryshe nga forcat e tjera politike…

Një PD tashmë autokrate. Ku dominojnë blogët e fëmijëve miliarderë. Me betejat e shitura të hapjes së dosjeve apo luftën e fallco të antikomunizmit. Me dëmshpërblimet gjysmake. Me platformat e natyrës së reformës agrare si 7501. Me liberalizimin i informalitetit etj.

Një PS radikale në pushtet. Që vetëm lyp lëmoshë nga një diktator Turqie për synetllëqe, ndërtime xhamish, e aeroportesh. Që do të mbahet mend për shkatërrimin e Lazaratit me parrullën e baballarëve që, 1 bie por qindra e mijra ngrihen. Ndaj sot kemi një Shqipëri totalisht kanabiste.

Që do të mbahet mend për veshjen e krimit me kostum onorifik. Si qytetar të parë. Apo si ligjëvënës popullor etj.

Dhe për më keq, për justifikimin e 1 milion votave me fjalët se në Shqipëri nuk ka specialistë. Shqiptarët janë dembelë, nuk e duan të punën etj.

Një LSI oportuniste që depositon me qejf gjithë mbetjet e të dy krahëve. Parti e cila forcohet përmes përllogaritjeve të sistemeve elektorale tashmë të dështuara. Duke punuar shumë fort për sisteminin në administratë të militantëve.

Duke dëshmuar ashiqare se ne asnjëherë nuk kemi për të bërë shtet.

I ka ardhur radha Shqipërisë? Ta prishi traditën e dështuar.

Patjetër që po. Kjo është Libra. Ndofta sfida sociale.

Deri më sot, sado që janë përpjekur të hiqen bashkëkohore, partitë e traditës. Nëse mund t’i quajmë kështu tashmë.

Kanë pasur programe të ngarkuara. Jo me projekte për përmisimin e jetës. Por për luftë karshi njëri-tjetrit. Si të thuash ka dominuar më shumë ideollogjia. Akuza dhe vetëm akuza. Ndaj sot shqiptarët vazhdojnë në një betejë të pashpresë lufte fjalësh me ballista, komunista, zogistë etj.

Shkurt nuk e di, a keni ndjerë ndopak pajtimin kombëtar.Kaq të domosdoshëm. A besimin dhe respektin për njëri-tjetrin.

Asesiiiiiiiiiii…..

Jetojmë në një vend ku mjerimin shoqëror është përjekur ta mundi emigrimi, jo forcat qeverisëse.

Pak gjëra janë për tu theksuar për Libran. Por thelbësore dhe të domosdoshme.

-Të vetëm në zgjedhje. Sfidues.

-Paga e detyrueshme mininale për çdo punëdhënës.

-Zgjedhje të presidentit nga populli.

-Heqja e konçesioneve në shëndetësinë tonë turpi i botës.

-Por mbi të gjitha krijimin e një Fondi Kombëtar për investime në vend. Që nëse e kuptojë drejtë… do na heqi atë lypësinë e dekadave. Qoftë për të ndërtuar edhe një kishë apo xhami….

Votoni programet që sjellin progres ekonomik. Vetëm fuqizimi ekonomik i familjes shqiptare. Rritja e mirëqënies do bëj të mundur atë që nuk e ka bërë deri më sot ideollogjia.

Ardhja në pushtet duke pështyrë njëri-tjetrin.

Votoni dhe u rrini në kokë. Nuk ua mbajtën fjalën, zbythini.

Ka plot të tjerë që mund të qeverisin. Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë. Ka plot nëna Shqipëria jonë.

Plot…

Filed Under: Opinion Tagged With: e vetme ne zgjedhje, Ilir Levonja, libra

NË NDERIM TË MUSINE KOKALARIT

February 5, 2017 by dgreca

1 Musine_Kokalari_during_the_processNga Agron Alibali/

Më kishte mbetur në mendje imazhi i saj në sallën e gjyqit – e hijshme, elegante, me flokët e gjatë gështenjë, derdhur mbi supe. E marrë në momente tragjike, fotoja rrezatonte guxim, sfidë, vendosmëri, mençuri, inteligjencë! Mbaj mend që im atë më fliste shumë për të. E kishte njohur në Tiranë, më ngjan në librarinë Lumo Skëndo, ndër qendrat intelektuale të kohës. Thuhej se ajo ishte personazhi “borgjez” i romanit “Para Agimit”. Më vonë më ra në dorë bleu simpatik “Seç më thoshte Nënua Plakë“. E përpiva dhe e rilexova disa herë, duke e përfytyruar veten në botën e çuditshme të Gjirokastrës mitike, ku Musineja të zhyste me butësi e elegancë, përmes gjuhës e stilit të saj të praruar, të njomë e të kthjellët, në botën ku Kadareja do të shpaloste më vonë kryeveprat e tij letrare.

1 Musine-Kokalari

  1. Takim në pasjetë

Dënimi i një gruaje, internimi i saj, vetmia e imponuar nga diktatura, fundi i Musine Kokalarit në Mirditë  – të gjitha këto përçonin vetëm dhimbje, bashkë me pyetjen “përse vallë”?

Ritakimi me Musinenë ndodhi krejt rastësisht, përmes një dokumenti të arkivës së Departamentit amerikan të Shtetit. Si në një film tragjik bardhezi, të ngjizur në tekst, Kokalari u rishfaq në pasjetën e saj (posterity), gjithnjë sfiduese, e hijhme, me flokët e derdhur, ngjyrë gështenjë.

Pasdreken e 27 qershorit 1946 një telegram arrin në Uashington nga Legata Amerikane në Tiranë. Autor është shefi i misionit Jacobs. Dokumenti është i shkurtër, vetëm një faqe. Subjekti është seanca gjyqësore e një dite më parë në Tiranë. Misionet amerikane dhe britanike ishin të shqetësuara për përmendjen e lidhjeve të tyre me të akuzuarit. Teksti në fund bëhet rrënqethës.    

  1. Rrethana të vështira

Bota sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte pragu i Luftës së Ftohtë. Shqipëria ndodhej në udhëkryq. Komunistët nuk kishin aspak ndërmend ta lëshonin pushtetin. Krahas orientimit drejt Jugosllavisë dhe BS-së, ata mëtonin edhe lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe Britaninë e Madhe. Ky hap do t’i rriste legjitimitetin regjimit, por ndofta ishte edhe si njëfarë qasje origjinale e “neutralitetit”, parim i qenësishëm qysh në zanafillë të shtetit shqiptar.

Misioni diplomati amerikan ishte ngarkuar të vëzhgonte zhvillimet në vend dhe të rekomandonte njohjen ose jo. Mirëpo misioni britanik në Tiranë ende nuk kishte diplomatë të mirëfilltë. Interesat e qeverisë së Madhërisë së Tij i përfaqësonte Misioni Ushtarak Britanik [BMM].

Mungesa e kredencialeve demokratike të komunistëve të Tiranës, fushata e terrorit dhe e spastrimeve, ishte shkak serioz për mosnjohjen. Mirëpo SHBA ishin më afër njohjes diplomatike, ku kusht kryesor ishte vijimësia e traktateve dypalëshe të lidhura me Mbretin Zog.

Kurse me britanikët puna ishte mjaft më e ngatërruar. Komunistët shqiptarë shihnin me dyshim të madh çdo hap që vinte nga Londra ose përfaqësuesit e saj në Tiranë. Në raportet me ta rëndonin ngarkesa politike dhe emocionale, që nuk mund të injoroheshin. Mosbesimi kishte lindur qysh gjatë viteve të Luftës në male, kur, edhe në rrafsh personal, në sjelljen e britanikëve jo rrallë vërehej njëfarë përçmimi në raport me vendasit (shih, p.sh. librin OSS në Shqipëri, të Peter Lukas).

Ndërhyrja britanike në zhvillimet në Greqi, pikërisht në përfundim të Luftës, mbështetja e tyre për mbretin Jorgo e forcat ekstreme të djathta, madje me të kaluar kolaboracioniste, shihej me shumë shqetësim nga udhëheqësit komunistë të Tiranës. Tragjedia çame, e konsumuar pikërisht dy vjet më parë, refuzimi i qeverisë greke ndaj kërkesës së UNRRA-s për kthimin në Çamëri të refugjatëve çamë të strehuar përkohësisht në Shqipëri, tensioni ushtarak në kufirin tokësor e detar, si dhe incidentet në Kanalin e Korfuzit, përbënin sfondin aspak të qetë apo paqtues të rrethanave të zhvillimit të gjykimit. Por rrethana kryesore rënduese ishte animi i Londrës në favor të Athinës lidhur me pretendimet absurde greke për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Efektet e këtyre përplasjeve gjeopolitike objektivisht nuk mund të mos ndikonin edhe brenda sallës së gjyqit. Luftëtarë të një kauze të drejtë për Shqipëri demokratike, të akuzuarit ishin bërë pa dashur viktima të lojrave e përplasjeve që, shpesh, nuk kishin lidhje me idealet e tyre të pastra demokratike.

3 Musine-kokalari-sheradin-berisha-1983

  1. Gjyqi

      Gjykimi kundër 37 të akuzuarve filloi me 18 qershor 1946. Akuza ishte komplot për përmbysjen e qeverisë, sabotazh, spiunazh. Në seancat e gjyqit doli mëse qartë se 17 persona të akuzuar, ndërgjegjshëm të angazhuar në përparimin e idealeve demokratike në një Shqipëri që pakkush mund ta parashikonte se si do të evoluonte, kishin patur kontakte të niveleve e dendurive të ndryshme me BMM-në. Emrat e përmendur ishin: Fuad Asllani, Shaban Balla, Shefqet Beja, Profi Çoka, Qenan Dibra, Koço Dilo, Ali Jonuzi, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, Jani Konomi, Professor Lozzi, Abdyl Muça, Anastas Llazar Papapostoli (Larry Post), Sami Qeribashi, Hasan Reçi, Selaudin Toto, dhe Kristo Xhunga. [Shih: Owen Pearson, Albania in the XX Century, Vëll. III, f. 42]. Vërejmë në listë juristë, diplomatë e intelektualë të shquar.

Pikërisht ato ditë, Jacobs do t’i telegrafonte nga Tirana Departamentit të Shtetit:

“Larry Post dëshmoi se kishte qenë i lidhur me opozitën qysh në maj të vitit të kaluar dhe kishte vepruar si ndërlidhës midis misioneve amerikane dhe britanike.”

Larry Post ishte emri i amerikanizuar i Llazar Papapostolit. Lindur në Ziçisht të Korçës, Papapostoli kishte mbaruar studimet në SHBA, hyri në shërbimin sekret OSS, dhe u hodh në atdhe nga fundi i luftës. Në Shqipërinë e çliruar ai punoi për ca kohë me UNRRA-n, dhe pastaj u arrestua, u dënua dhe u internua deri sa vdiq në rrethana të paqarta në fshatrat e Lushnjes.

Telegrami përmend edhe lidhjet, të deklaruara në gjyq, midis të akuzuarve dhe oficerëve britanikë, Palmer, Smith e Hodgson. Ndërhyrja e oficerëve anglezë ishte, natyrisht, shkelje e marrëveshjes së pranimit, si dhe e praktikës zakonore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Qëndrimi i Musinesë në gjyq ishte heroik. Ajo u mbrojt vetë: pa ndihmë avokatore. Teza e saj e doktoraturës në Romë kishte qenë për Naim Frashërin. “Jam dishepulle e Frashërlliut të nderuarit, dhe duke më dënuar mua, ju doni të dënoni Rilindjen”. Musineja nuk u lejua ta mbaronte fjalën e vet. Megjithatë ajo tha: “Atdheun tonë nuk e duan vetëm komunistët”. 

  1. I qetë dhe i sigurtë në Londër…

Ndërkohë që në Tiranë zhvillohej gjyqi, ish-shefi i BMM-së në Tiranë, majori Arnot, do të raportonte me 30 qershor në Londër si vijon:“Deklarimet e bëra në gjyqet në Shqipëri janë, në njëfarë sensi, të vërteta. Ato përfaqësojnë, pa asnjë dyshim, implikimet që shqiptarët e akuzuar kanë nxjerë prej komenteve të mija…Pres që të dalin në dritë edhe shumë gjëra të tjera për kontaktet e mija me të akuzuarit e tjerë – Kokoshin, Asllanin, Shaban Ballën, Musine Kokalarin, Larry Postin, dhe ndofta edhe Profesos Lozzi-n, ndër të tjera….Jam shumë i lumtur që u largova dhe nuk ndodhem më në Shqipëri…”. [po aty, f. 47.].

E pra, majori Arnot ishte i qetë dhe i sigurtë në Londër, por idealistët shqiptarë mbetën aty, në Shqipëri.  Pa dashur të nënkuptojmë ndonjë përgjegjësi të BMM-së, në këtë përvjetor të 100 të lindjes së Musine Kokalarit, intelektuales së shquar patriote gjirokastrite, mund të themi se ajo dhe të bashkëakuzuarit e tjerë provuan skajshëm në kurriz jo vetëm dhunën e diktaturës komuniste, por edhe tejkalimet, t’i quajmë të çartura apo “naive”, të oficerëve britanikë.

Dokumenti i sipërpëmendur mbyllet me përshkrimim e një akti tragjik:

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin. Kokalarit, njërës nga dy gratë e akuzuara, ia shkulën shumicën e flokëve. Rojet qëndruan indiferente e nuk ndërmorrën asnjë veprim.” …

                          Nënshkruar   JACOBS

  1. Gruaja nuk preket…

Parimi i shenjtë i paprekshmërisë së gruas qëndron në themel të së drejtës zakonore shqiptare. Imuniteti absolut i buruar prej tij shtrihet dhe mbulon madje edhe gjakësin nëse ky rrugëton në shoqërinë e një gruaje. E pra, gjithshka u shqelmua atë mëngjes qershori të vitit 1946 në Tiranë. Ishte dhunuar një grua, ishte cenuar Musine Kokalari. As hetuesia apo seanca gjyqësore nuk e kishin thyer Musinenë. Kishte mbetur mjeti i vetëm – cenimi fizik. Dhe një dorë mizore kishte guxuar të prekte edhe flokët e saj… Bota në kuptimin e saj normal ishte përmbysur. Ishte tronditur nga themelet edhe vetë kodi i lashtë zakonor shqiptar.

Mirëpo ky akt i pashembullt dhune ishte në kundërshtim të hapur edhe me të drejtën pozitive, d.m.th. me ligjet e kohês. Akti përbënte thjesht një krim, të konsumuar në mes të ditës, në të dalë të Kinema 17 Nëntorit në Tiranë.

Vërtetësia e telegramit të Jacobs-it nuk mund të vihet në dyshim. Diplomati amerikan do të raportonte në qendër vetëm diçka që ishte tërësisht e saktë dhe e vërtetë. Nga largësia mëse 70 vjeçare është e vështirë të hetohet krimi dhe të përcaktohet dhunuesi, që nuk përjashtohet të ketë qenë vetë një grua. Po ashtu, është e vështirë të konkludohet pa mëdyshje se akti ishte i paramenduar apo i porositur nga lart. Prapëseprapë është e pamundur që ai të ishte akt spontan. Imazhi i rojeve të armatosura, që qëndronin indiferente, pa reaguar, përballë atij quasi-linçimi, është thjesht i pashlyeshëm. Me mosveprimin e tyre, rojet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës, dhe jo vetëm ata, u bënë praktikisht bashkëdhunues e fajtorë në cenimin brutal, thellësisht të dënueshëm ndaj çdo gruaje, e sidomos një gruaje heroinë si Musine Kokalari.

 

Filed Under: Featured Tagged With: agron alibali, ne nderim, TË MUSINE KOKALARIT

N.J. man who disguised foreign donations to Obama campaign gets probation

February 5, 2017 by dgreca

Bergen County, New Jersey, Man Gets Probation For Helping Disguise Foreign Contributions During 2012 Presidential Election/

1 ramashehu

Posted February 2nd, 2017 by FBI/

NEWARK, N.J. – A Paramus, New Jersey, man was sentenced today to one year of probation for helping funnel $80,000 in campaign contributions from a foreign source to the joint fundraising committee of the President of the United States during the 2012 presidential election, U.S. Attorney Paul J. Fishman announced.

Bilal Shehu, 48, previously pleaded guilty before U.S. District Judge Madeline Cox Arleo to an information charging him with knowingly and willfully making foreign contributions and donations in connection with the 2012 presidential election and to a fundraising and political campaign committee of the president, aggregating $25,000 or more during a calendar year. Judge Arleo imposed the sentence today in Newark federal court.

According to documents filed in this case and statements made in court:

In September 2012, Shehu, a U.S. citizen living in New Jersey, received approximately $80,000 from a foreign source and provided it to a joint fundraising committee – including the authorized campaign committee of the president – to disguise the true origin of the money and so that a foreign national could attend a campaign event on Oct. 8, 2012, in San Francisco.

Federal law prohibits foreign nationals from making contributions to federal candidates or fundraising committees and, in order to attend the event, a foreign national needed to be accompanied by a U.S. citizen.

Shehu admitted that he received the $80,000 wire transfer into his New Jersey-based bank account from a foreign bank account in late September 2012, knowing that he was to provide it to the joint fundraising committee. In early October 2012, Shehu flew to San Francisco and attempted to gain entry into the San Francisco fundraising event with the foreign national, who was denied entry but was allowed to be photographed with the President.

No one on the joint fundraising committee has been accused of any wrongdoing and the committee has fully cooperated in the investigation leading to today’s sentencing.

William Argeros, 58, of Tampa, Florida, was also charged in this scheme and pleaded guilty on July 25, 2016. His sentencing is scheduled for Feb. 14, 2017.

U.S. Attorney Fishman credited special agents of the FBI, under the direction of Special Agent in Charge Timothy Gallagher in Newark, with the investigation leading to today’s sentencing.

The government is represented by Assistant U.S. Attorney Mark J. McCarren of the District of New Jersey’s Special Prosecutions Division and Trial Attorneys Charles Walsh and Peter Halpern of the Criminal Division’s Public Integrity Section.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bilali, Edi Rama, FBI notice

NDERROI JETE NE NJU JORK KRIST NOKAJ-SOT NGUSHELLIMET

February 5, 2017 by dgreca


1 Krist Nokaj
KRIST NOKAJ  16.4.1964 – 2.2.2017/Lajmërojmë farefis, miq, shokë, kumbarë e dashamirë dhe mbarë komunitetin shqiptar se me 2 shkurt 2017, vdiq papritmas në shpinë e vet në Yorktown, NY KRISTË NOKAJ, në moshën 52 vjeçare.

Krista len mbrapa të shoqen, Trashen me fëmijtë: Blerimi, Besniku, Barbara dhe Bernadeta.
Trupi i të ndjemit do të pushojë në FARENGA BROTHERS FUNERAL HOME, 920 Allerton Avenue, Bronx, New York 10469,
ditën e dielë, më 5 shkurt 2017, prej orës 2 deri në 9 pm.
Mesha e dritës do të çohet të hanen më 6 shkurt 2017, në orën 11 AM, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” (361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530 – Tel. 914 761-3523).
Mbas meshës, kufoma do të pëciellet në varrezat Gate of Heaven, Valhalla, New York.
Familja NOKAJ, .
“Vatra” dhe Redaksija e gazetës “Dielli” i shprehin ngushëllime të gjithë familjes këtu e në vendlindje, tue lutë Zotin me u dhanë forcë dhe me u sjellë gëzime mbas sodit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Krist Nokaj, nderroi jete, Vatra ngushellime

Kosovë-Mitrovica pa mur ndarje, rrënohet ngrehina ilegale në veri

February 5, 2017 by dgreca

-Në mesditën e 5 shkurtit 2017 nisën punët në rrënimin e murit ilegal afër urës në veri të Mitrovicës, të ngritur nga serbët lokalë/1 Muri

–Media serbe: Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri/!2 Muri

-“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, bëhej e ditur në komunikatën e përbashkët, të dërguar nga qeveria dje në orën 02:00 pas mesnate/3 shembet

-Media serbe: Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri/PRISHTINË, 5 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Mitrovicën e Veriut sot në mesditë sapo nisën punët për largimin e murit të ngritur afër urës kryesore të qytetit në dhjetorin e vitit të kaluar nga serbët lokalë, e të kundërshtuar, si ilegal dhe ndarës të qytetit, nga autoritetet e Kosovës në Prishtinë. Punimet zhvillohen nën masa të shtuara të sigurisë të Policisë së Kosovës. Veprimet e para të rrethimit të zones së punimeve për rrënimin e murit janë kryer që mbrëmë.

Ndërsa, dje është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku është prezantuar e miratuar edhe një marrëveshje lidhur me murin që ishte arritur mes Ministrisë së Ambientit e Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe autoriteteve lokale, të njoftuar dy orë pas mesnate.

Pas arritjes së marrëveshjes, presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, është shprehur se, “Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka theksuar se, “Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”.

Një deklarim i qeverisë së Kosovës pritet në një konferencë shtypi të paralajmëruar për sot pasdite.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, bëhej e ditur në komunikatën e përbashkët, të dërguar nga qeveria dje në orën 02:00 pas mesnate.

“Së bashku, ne kemi arritur një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës”, thuhej  në komunikatë.

“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën”, thekson komunikata.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme”, përfundon komunikata e përbashkët.

Në 29 dhjetor 2016 Kuvendi i Kosovës ka miratuar  një rezolutë të harmonizuar nga subjekte të maxhorancës e opozitës, ku kërkohej rrënimi brenda muajit janar të vitit 2017 i murit ilegal të ngritur në dhjetor 2016 nga serbët në veri të qytetit të Mitrovicës, afër urës mbi lumin Ibër.

 

 

MEDIA SERBE: NË VEND TË MURIT NË MITROVICË SË SHPEJTI KONSTRUKSIONI I RI

 

Në Mitrovicën Veriore ka nisur sot largimi i murit, i cili “sipas planit të rregullimit do zëvendësohet me konstuksion të ri”. Kështu raporton media serbe e Beogradit, që në minutat e para të fillimit të punimeve të rrënimit të murit ilegal me një eskavator, sot në mesditë. “Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri”, është titull i raportimit të medias serbe.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Mitrovice, muri, serbet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2215
  • 2216
  • 2217
  • 2218
  • 2219
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT