• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRSE HESHT KOMUNITETI SHQIPTAR NË SHBA?

July 11, 2018 by dgreca

APATIA DHE HESHTJA E SHOQATAVE NË SHBA KARSHI PROVOKIMEVE TË FUNDIT NË SHAS !/

1 Perleshje-ne-shas1 kisha-shen-merise-shas

 Nga Esad GJONBALAJ/

Ka kohë që shoqatat shqiptaro-amerikane me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal te Zi dhe me veprimtari në SHBA i ka zënë një gjumë i thellë letargjik  dhe i ka rrok apatia në aspektin e veprimtarisë për çështjen kombëtare. Shumëkush mund të pyet dhe habitet : pse valle heshtin dhe nga çka ose nga kush frikësohen apo a e din misionin e tyre shoqatat tona:Vite më herët shoqatat tona përmes Këshillit Koordinues të Shoqatave  bashkërëndonin dhe bashkëvepronin aktivitetet kombëtare dhe ishin shembull i rrallë i një përafrimi të pa parë deri atëherë në aspektin kombëtar.  Ishte kohë kur për çdo cenim të te drejtave  të shqiptarëve nën Mal te Zi reagohej dhe veprohej menjëherë . Reagohej ashpër me denoncime publike, por shtrohej edhe ndikim në shtetet tona si në Shqipëri dhe në Kosovë, që të ndërhyjnë me ndikimin e tyre për cenimin e të drejtave te vëllezërve tanë nga autoritet malaziase, qoftë ne nivel të pushtetit lokal dhe apo të atij qëndror.

 Ditëve të fundit ishim dëshmitar të provokimeve të klerit ultranacionalist  të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ndaj shqiptarëve autokton në lokalitetin  Shas afër Ulqinit, me pretekst të kinse mbajtjes së një liturgjie fetare. Për të penguar këtë veprimtari ilegale në themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas kishin dal disa dhjetra shqiptarë (katolikë e myslimanë) me vetëorganizim dhe kanë merituar  çdo lavdatë për veprimet e tyre atdhetare aq më tepër kur dihet se klerikët qëllimkëqinj kishin ardhur me mbrojtje policore.

 Mosreagimi dhe heshtja e diasporës lidhur me këtë provokim është e pajustifikueshme sepse diaspora e në veçanti shoqatat mision kryesor të tyre kanë dhe duhet ta kenë atdhetarinë.Ne anën tjetër të medaljës, për herë te parë Këshilli Nacional  i Shqiptarëve në Mal të Zi ishte në krye të detyrës duke reaguar lidhur me rastin konkret dhe duke qenë në krye të  misionit të cilin e ka obligim  dhe duhet ta ketë.

  Edhe pjesa dërmuese të partive tona politike  ishin të vonuara dhe të mangëta në reagimet e tyre.

 Shoqatat, gjegjësisht kryesitë e tyre duhet të zgjohen nga gjumi dimëror dhe mos të gjejnë vetëkënaqësinë e tyre vetëm në projekte të natyrës financiare por të veprojnë me mentalitet pragmatik dhe vizionar në aspektin kombëtar, respektivisht të mbrojtjes së kombit dhe të trashëgimisë tonë kulturore.

 Mosreagimi i shoqatave nuk është në interesin e komunitetit sepse dihet se historikisht shoqatat dhe organizatat e tjera  shqiptare ne mërgim gjithnjë preambulë të aktiviteteve të tyre e kanë pasur  dhe duhet  kanë realizimin e qëllimeve  për kauzën  kombëtare.

 Fotot përshkrimi:  1. themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas

  1. Pamje gjate ballafaqimeve te shqiptarëve me klerikët serb ne Shas dhe policia malaziase

Filed Under: Emigracion Tagged With: Esad Gjonbalaj, komuniteti shqiptar, serbet, Shasi

FATI TRAGIK I FEMRAVE SHQIPTARE

April 18, 2018 by dgreca

FEMRAT SHQIPTARE TË DHUNËS SEKSUALE NGA FORCAT SERBE, NUK BËN TË MBESIN NË FATIN TRAGJIK TË TYRE/

1 treshe1 salle1 salle em Harry71 harry1 ok Harry

Nga Harry Bajraktari/

Në organizim të sociologes dhe gazetares Anna Di Lellio, e në bashkëpunim me profesorin e njohur Michael Williams, këto ditë në një sallë të  “New York University”, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për ty”, i cili u kushtohet grave viktima të dhunës seksuale nga paramilitarët, ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998-1999. Ky dokumentar, para se të vinte në New York, u shfaq në Prishtinë, Tiranë, Washington D.C, dhe në disa qendra të tjera të rëndësishme jashtë Kosovës për të treguar egërsinë se çka ndodhi me dhunën seksuale, të femrave shqiptare në Kosovë, nga forcat serbe.

Skenat që i pashë në këtë film dokumentar janë shqetësuese, se si ka përfunduar fati tragjik i mijëra e mijëra grave e vajzave shqiptare në duart e dhunës seksuale të kriminelëve serbë gjatë luftës dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Numri i grave të dhunuara kap shifrën mbi 20.000 por fatkeqësisht  edhe pas 19 vjetësh të përfundimit të saj, ende nuk kemi një identifikim të saktë të kësaj dhune seksuale që u ushtrua ndaj grave e vajzave të pafajshme. Kjo dhunë seksuale, antinjerëzore, antihumane është bërë në mënyrat më barbare, duke i dhunuar ato para fëmijëve në shtëpitë e tyre, në rrugë gjatë dëbimit dhe në bodrumet e errta të shtëpive të braktisura.

Të mbijetuarat e dhunës seksuale, edhe pas 19 vjetësh, kanë mbetur në heshtje, të patrajtuara dhe të paintegruara në shoqëri, së pari nga administrata e Kombeve të Bashkuara që në Kosovë veproi e para pas lufte, me emrin UNMIK, pastaj nga qeveritë tona dhe organizatat përkatëse që do të duhej të merreshin me këtë problematikë kaq të rëndë.Këto vajza e gra të dhunuara, për shkak të ndjeshmërisë së madhe, kanë heshtur nga turpi, nga traumat dhe nga thyerja e thellë shpirtërore që u ka ndodhur. Kanë mbetur pa zë për ta ruajtur integritetin dhe qetësinë familjare. Një numër ka pësuar edhe nga bashkëshortët e tyre, duke i larguar ato nga shtëpia për shkak të tragjedisë që, pa fajin e tyre, u ka ndodhur dhuna seksuale serbe. Ndaj grave dhe vajzave të dhunuara nuk ka ndodhur vetëm një e keqe fatale, dhunim seksual, por këto janë përballë edhe më probleme tjera të rënda në familje dhe në mesin ku ato jetojnë.

Keto gra dhe vajza jane te mbijetuarat e përdhunimeve të kohës se luftës barbare, qe u ushtrua nga forcat serbe. Keto gra dhe vajza kane mbajtur nje peshe te rende mbi supet e tyre gjate gjithe ketyre 19 viteve, jo vetem nga mospersekutimi i mostrave qe ushtruan kete dhune ndaj tyre por edhe nga vuajtja ne heshtje. Nga heshtja dhe vuajta shpirterore dhe nga sakrificat e tyre qe vazhduan te bejne edhe pas luftes, si veteflijim ndaj dashurise qe kane drejt familjes, qe eshte nje nga vlerat me te medha te grave e vajzave shqiptare. Jane keto gra dhe vajza qe me ne fund meritojn ti degjohet zeri, te ndihmohen, te perkrahen dhe te integrohen ne shoqeri sic e permbenda dhe me siper.  Rastes e dhunes seksuale ndaj luftes nga forcat serbe nuk janë vetëm të nën-raportuar, por edhe të nenpenalizuar nga drejtesia.

“Shumica e përdhunuesve të luftës ende janë të lirë, mijëra viktima jetojnë në izolim – të burgosur nga turpi, diskriminimi dhe frika. Viktimat e përdhunimit të luftës në Kosovë, nuk duhej të jetonin në kushte të tilla për shumë vite pas luftës”, theksoi Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës, ku u paraqit ky dokumentar në New York.

Institucionet e Kosovës, dhunën dhe abuzimin seksuale të grave dhe vajzave, pothuajse e kanë lënë në mëshirën e vetë fatit tragjik të tyre. Kjo është për keqardhje. Shteti ynë e ka për detyrë të merret intensivisht me këtë çështje të rëndë dhe, gratë e vajzat e mbijetuara nga dhuna seksuale serbe, të trajtohen, të ndihmohen dhe t’u bëhet i mundshëm integrimi në shoqëri. Duhet të trokitet në gjitha dyert që kjo mizori e dhunës seksuale serbe të bëhet e njohur në gjithë botën. Dhunuesit dhe abuzuesit seksualë sot lëvizin lirshëm dhe për ta s’ ka ndodhur asnjë dënim dhe asnjë proces gjyqësor.

Është e turpshme që, për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB, kjo organizatë botërore të mos e thotë asnjë fjalë për dhunimet masive që janë bërë ndaj vajzave dhe grave shqiptare në Kosovë nga forcat serbe. Pra, edhe pas 19 vjetësh kemi një heshtje totale të kësaj organizate. Shumë dokumenta për dhunën seksuale ndaj vajzave dhe grave shqiptare i janë dorëzuar UNMIK-ut që vepronte në Kosovë, por, për çudi deri sot ato kanë mbetur të ngujuara nëpër zyret e OKB-së.

Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës, është duke bërë përpjekje që kësaj problematike t’ i shkohet më tej dhe të gjenden aktorët e dhunës seksuale serbe ndaj vajzave dhe nënave shqiptare.

Në këtë kontekst duhet parë dhe qeverine Haradinaj, e cila është e përkushtuar në këtë drejtim.

Prokurori i shtetit të Kosovës duhet të jetë maksimalisht i angazhur që të përgatis fletë arrestimet për dhunuesit, dhe kur Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ata të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë për veprat e turpshme të kryera. Kriminelët e këtyre krimeve duhet të gjykohen në Kosovë, e jo jashtë saj.

Të mbijetuarat e dhunës duan drejtësi dhe drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt për to!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dhuna seksuale, FATI TRAGIK, harry bajraktari, I FEMRAVE SHQIPTARE, serbet

Kosovë-Mitrovica pa mur ndarje, rrënohet ngrehina ilegale në veri

February 5, 2017 by dgreca

-Në mesditën e 5 shkurtit 2017 nisën punët në rrënimin e murit ilegal afër urës në veri të Mitrovicës, të ngritur nga serbët lokalë/1 Muri

–Media serbe: Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri/!2 Muri

-“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, bëhej e ditur në komunikatën e përbashkët, të dërguar nga qeveria dje në orën 02:00 pas mesnate/3 shembet

-Media serbe: Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri/PRISHTINË, 5 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Mitrovicën e Veriut sot në mesditë sapo nisën punët për largimin e murit të ngritur afër urës kryesore të qytetit në dhjetorin e vitit të kaluar nga serbët lokalë, e të kundërshtuar, si ilegal dhe ndarës të qytetit, nga autoritetet e Kosovës në Prishtinë. Punimet zhvillohen nën masa të shtuara të sigurisë të Policisë së Kosovës. Veprimet e para të rrethimit të zones së punimeve për rrënimin e murit janë kryer që mbrëmë.

Ndërsa, dje është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku është prezantuar e miratuar edhe një marrëveshje lidhur me murin që ishte arritur mes Ministrisë së Ambientit e Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe autoriteteve lokale, të njoftuar dy orë pas mesnate.

Pas arritjes së marrëveshjes, presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, është shprehur se, “Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka theksuar se, “Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”.

Një deklarim i qeverisë së Kosovës pritet në një konferencë shtypi të paralajmëruar për sot pasdite.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, bëhej e ditur në komunikatën e përbashkët, të dërguar nga qeveria dje në orën 02:00 pas mesnate.

“Së bashku, ne kemi arritur një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës”, thuhej  në komunikatë.

“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën”, thekson komunikata.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme”, përfundon komunikata e përbashkët.

Në 29 dhjetor 2016 Kuvendi i Kosovës ka miratuar  një rezolutë të harmonizuar nga subjekte të maxhorancës e opozitës, ku kërkohej rrënimi brenda muajit janar të vitit 2017 i murit ilegal të ngritur në dhjetor 2016 nga serbët në veri të qytetit të Mitrovicës, afër urës mbi lumin Ibër.

 

 

MEDIA SERBE: NË VEND TË MURIT NË MITROVICË SË SHPEJTI KONSTRUKSIONI I RI

 

Në Mitrovicën Veriore ka nisur sot largimi i murit, i cili “sipas planit të rregullimit do zëvendësohet me konstuksion të ri”. Kështu raporton media serbe e Beogradit, që në minutat e para të fillimit të punimeve të rrënimit të murit ilegal me një eskavator, sot në mesditë. “Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri”, është titull i raportimit të medias serbe.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Mitrovice, muri, serbet

Kosova jo në UNESCO thonë serbët , sepse ….

October 30, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
……..Zbulohet që : “Dua të ndaj me ju një foto nga dita e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë, të një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ”Meshari i Buzukut”, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë. (http://ina-online.net/behgjet-pacolli-zbulon-tempullin-e-rralle-shqiptar-ne-dubrovnik/ )
Zbulohet që : “ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërritën n jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të Normanëve , Bizantinasve dhe Arabëve. Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Një pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërritën në tokat ( serbe fxh) tona në brigjet e Adriatikut ; dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male kurse serbët në rrafshira si bujq të mirë që ishin. … Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë” . ( Albanci lazni iliri -SANU- Beograd)
“Zbulohët” që: “ Shkodra- Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi , ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës,sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antik Sllav. “
Zbulohet që : Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “
Shkruhet se u zbulua sllavizmi – serbizmi në të kaluarën historike në këto toka në këto tri libra : “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.
Libri i fundit Vesna Peshiqit mbi etruskët ku flasin etruskologët Немировски, Пешић, Палотино, Билбија, Гавела, Орешкин. 
 Dhe ajo shkruan “ Isha dje në Romë , e vizitova Muzeun Etrusk. Dhe ja kë këtu jam para sarkogagut më të bukur ici e bën të pavdek shëm dashurinë
e truskut ( kushëririt të lashtë serb) dhe Rasianit ( serbit )( RIM, PREKJUCE, ETRURSKI MUZEJ. PRED NAJLEPSIM SARKOFAGOM IKADA KOJI OVEKOVECUJE BESMRTNU LJUBAV BRACNOG PARA ETRURACA/RASENA (NASIH ANTICKIH RODJAKA). PODSECAM DA SU VINCANSKO I ETRURSKO PISMO GOTOVO IDENTICNI! — atMuseo Nazionale Etrusco Di Villa Giulia. )
Cilët janë trashëgimtarët e vërtetë të etruskëve, shqiptarët apo serbët ?
Vazhdojmë me zbulimet serbe : ““Sikur serbët ashtu edhe Keltët i jepnin primatin mbretërisë qiellore; ajo çka neve na paraqet Kosova, për keltët ishte Katreti. Nga kjo ishte edhe titulli i librit të saj; e kuqja simbolizon gjakun e heronjve të Katretit dhe të Kosovës ,e bardha mbretërinë qiellore” ( prof.dr. Ranka Kuiq “Pod belim nebom crven zmaj” (2002).” “Nën qiellin e bardhë drangoi i kuq”)
Serbët janë edhe Welsi : Kur isha studente në Wels ,studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikëpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vellezër nga gjaku!Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time. Në Kladovë ( Serbia verilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik – zoti i bakrit, Gjevgjelia – zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve. Risan – keshtjella në detë, Paraqin-kulla e qendrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar , me vlerë,Tutin – i pastër. Te gjitha qytetet ,lumenjt ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njef mirë gjegrafinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” – e përfundon e profesoresha e historisë Z. Kuiq.
Edhe kjo që është shumë interesante : Në takimin e Akademisë serbe ,në Valevë aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike “ serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq ,thoshte se sa i përket Etruskëve ,e ëma e Napoleonit kur u zua pas një kryengritjete Korse kundër Francës,paska pas thënë :”Ne nuk jemi Italian edhepse kemi ardhur nga Italia ,ne nuk jemi francez por jemi Etruskë.”Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se Etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoleoni ishte serb”. Sipas serbëve Napoleon Bonaparta ishte pra me origjinë etruske. Kur dr, Jarqçeviqi , akademik, në kohën e tij paska pas dale me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë : Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është “serb ,dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit paskan qenë etruske.!!!
Bukur ,hë! serbët në këto anë që 25 shekuj? E ne çka kërkojmë në këto anë ?
Po ne shqiptarët nuk e dimë që : “Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq).
Si përfundim :E dini pse, serbët mund të shkruajnë se çfarë duan ?: “Populli ka dashur demokraci, por kurrë nuk e kishte shijuar, dhe e kuptoi si anarki. Fajin e kanë intelektualët që shumë pak i kemi, ndërsa kemi shumë pseudointelektualë që janë bërë pseudopolitikanë. Kombin e kemi të mrekullueshëm, vetëm për faktin që nuk është shuar, por me gjithë okupimet mijëravjeçare ka mbijetuar! Kemi mjaft edhe shqipfolës i kemi edhe vjedullat e kombit që me erën e tyre të keqe i lënë gjurmët në vetëdijesimin e gabuar të brezave të rinj.

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, kosova, serbet, UNESKO

Mos harroni, është në pyetje geni “trashëgimtari “ që luan me ne

September 18, 2015 by dgreca

… “Në Galerinë e Arteve në Tiranë u hap  më 17 shtator ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si “Tërheqja e madhe”.”/!!!

Nga Fahri Xharra/
Ne Foto:Jemi me ty Mbreti i çfarosjes shqiptare ! : Mbreti jugosllav duke ikur neper Shqipëri /
“Se të gjatë e kemi jetën e kemi të shkruar në ballë por fatbardhësisht që nuk dimë të lexojmë” – na thoshin dikur . Kishin të drejtë ! , kjo në një farë  mënyrë ishte shpjegimi i trashëgimisë gjenetik e që bartët  nga brezi në brez. Dhe sikur t`analizojmë rrënjën familjare nga disa breza përpara nesh , përafërsisht do ta dinin se nga cila sëmundje do të vuajmë dhe po ashtu do te dalin edhe  gjëra te tjera të trashëgimisë.
Ne shqiptarët e kemi të shkruar në ballë se me ç`farë ardhmërie do të ballafaqohemi si komb. Mos harroni, është në pyetje gjeni  “trashëgimtari “ që luan me ne .
“E gjithë familja mbretërore serbe, e hipur në qerre dhe e tërhequr nga buaj të paushqyer prej një jave, mbërriti në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit, ku pasi morën veten, me anijet franceze, arritën të largoheshin nga Shqipëria. Kjo tërheqje tragjike dhe humbjet e mëdha të serbëve hynë në histori si “Tërheqja e Madhe”, një histori krejt e panjohur për historinë tonë. (Shkruan  shtypi  i Shqipërisë këto ditë ). Ç`farë dhembshurie e Esad  Pashë Toptanit për Mbretin e sh Jugosllavisë ?
Me të vërtetë “humanizëm” i paparë ; me të vërtetë tradhti e parë kombëtare e Esadit tonë, turpit kombëtar të varrosur në Paris.Lexoni këtë servilizëm gjenetik të shtypit  shqiptar: “100 vjet më parë, në fillim të Luftës I Botërore, Mbretëria Serbe u gjet përballë një sulmi frontal të ushtrive gjermano-austro-bullgare. Duke mbetur pa rrugëdalje, armatat serbe, të demoralizuara dhe pa shpresë, u detyruan të tërhiqen nëpërmjet maleve të Shqipërisë, shkruan Syri.net. Shtigjet plot borë dhe malet e ashpra, mungesa e ushqimeve dhe tifoja e morrave bëri që kur trupat serbe të dilnin në bregdetin shqiptar, të kishin lënë pas një varg të gjatë me kufoma.” Gjeneratat e reja , do të qajnë dhe vajtojnë për atë se çka iu paska pasë ndodhur fqinjëve tanë “të mjerë “ (Historia serbe flet për humbjen e 150 – 200 mijë ushtarëve dhe civilëve serbë. ) .  Mrekulli e genit trashëgimtarit, i cili as sesi të ndahet  nga ne … geni është gen , ai vetëm trashëgohet .
E toptanët e rinj :  “Në Galerinë e Arteve në Tiranë hapet më 17 shtator, ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si “Tërheqja e madhe”.”
A duhet të harrojmë me urdhër apo ?” Më 1913 , u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich , ishte gati apo më shumë  dhe shumë më shumë se një shqiptar.”
Sa për rikujtim brezave të rinj të toptanëve: Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë..”Edhe mua për këtë shkrim do t`më akuzojnë : Ja se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun , mikun e shqiptarëve Leo Freundlich”:- “Freundlifhu dhe rrënjët e progandës anit serbe “( Leo Freundlich and The Roots of Anti-Serbian Propaganda):  “ Leo Freundlich ishte racist dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë  para  LPB(WWI) ( Luftës së parë botërore) . Ishte Austro-Hungaria ajo që e propagoi gjëja se “Serbinë e Madhe” po përpiqet për “çfarosjen “ apo gjenocidin ndaj shqiptarëve..” .” Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të prapambeturisë në  të cilën ishin edhe para një mijë vjet “(Sveta Protiq) ….E na sot e hapim ekspozitën madhështore “Tërheqja e madhe”, e cila sa do ku do do të rris “ urrejtjen “ ndaj vetvetes , se si nuk paskemi qenë “human “ në atë kohë me vrasësit tonë .
Me të vërtetë serbët janë pa presedan , ja se si mundohen në çdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar “ Propaganda raciste e Leo Freundlichut quhej “Albania’s Golgotha” ( Golgotha Shqiptare) , dhe që  është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike dhe fetare.
Leo Freundlich -u racist ?  Pas Ekspozitës , a thua edhe ne do ta quajmë Leon “ racist “. e Esadin “vizionar në marrëdhënjet emiar me fqinjët “
Eh  geni, trashëgmtari !

Fahri Xharra,
Shtator 2015, Gjakovë,




Po iu barti ne origjinal tekstin e këtyre ditëve të shtypit serb, Nese jo , përdorni përkthyesit elektronik,

“Tokom okupacije Albanije u balkanskim ratovima, Esad Paša je sarađivao sa srpskom i crnogorskom vladom protiv privremene albanske vlade Ismaila Kemalija. U previranjima nakon proglašenja nezavisnosti Albanije, krajem 1913, uz pomoć Srbije preuzeo je vlast u centralnoj Albaniji, uspostavivši neku vrstu marionetske države.

 

kipediaOvaj hrabri Albanac bio je tokom Prvog svetskog rata na strani Srbije, pa je tako srpskoj vojsci i njenom kralju omogućio povlačenje preko Albanije, štiteći je od napada ekstremista.

Esad Paša je sarađivao sa Srbijom, pristajući na izmenu priznatih granica Kneževine Albanije u korist Srbije, Crne Gore i Grčke, a u srpskoj vladi našao je podršku za svoju ambiciju da postane albanski vladar.

On uz pomoć Srbije preuzima vlast u središnjoj Albaniji 16. oktobra 1913. proglasivši rivalsku Republiku Centralnu Albaniju sa sedištem u Draču. Njegova “država” je uglavnom obuhvatala muslimansko stanovništvo središnje Albanije, bez katoličkih plemena severa i pravoslavnih s juga. Zvanična Srbija je pomogala i druge lokalne poglavare koji su pružali otpor Kemalovoj vladi, upućujući ih na saradnju sa Esad Pašom.

 

Po izbijanju Prvog svetskog rata, Esad Paša dolazi u Niš, gde potpisuje tajni ugovor o savezu sa srpskim premijerom Nikolom Pašićem 17. septembra 1914. Ugovorom je predviđeno osnivanje zajedničkih političkih i vojnih institucija, vojni savez i izgradnja Jadranske pruge od Srbije do Drača. Sporazum je ostavljao mogućnost da Srbija, na poziv Esad Paše, vojno interveniše radi zaštite njegovog režima. Razgraničenje između dve zemlje je trebalo da utvrdi posebna srpsko-albanska komisija. Srbija se obavezala da finansira Pašinu žandarmeriju i snabdevanje vojnom opremom, plaćajući po 50.000 dinara mesečno.

Srpski ministar unutrašnjih poslova Ljubomir Jovanović doputovao u Tiranu i 28. juna 1915. (na Vidovdan) potpisao tajni ugovor sa Esad Pašom o stvaranju realne unije između Srbije i Albanije. Srbija je sporazumom dobijala sledeća naselja: Podgradec, Golo Brdo, Debarska Malissia, Ljuma i Has.

Zajedničke institucije su podrazumevale vojsku, carinu, narodnu banku i diplomatiju. Uz pomoć Srbije, Esad Paša je trebalo da postane knez Albanije. Predviđa se da srpska vojska ostane u nekim albanskim gradovima da progoni i uništava zajedničke neprijatelje, dok finalne odredbe ugovora ne stupe na snagu.

Pašićeva vlada je smatrala Tiranski sporazum (en. Tirana Treaty) najboljim političkim rešenjem albanskog pitanja. Očekivalo se da će sudbina Albanija ponovo biti razmatran na mirovnoj konferenciji posle rata, pa je Vlada Srbije želela da osigura teritorije.

 

Austro-Ugarsko-Nemačka ofanziva na Srbiju – s čestim vestima o porazima i povlačenju srpskih trupa – ponovo je ojačala Esad Pašine protivnike u severnoj Albaniji. Krajem 1915. desetkovana srpska vojska je započela povlačenje preko Albanije, koje je ostalo upamćeno kao Albanska golgota.

Žandarmerija Esad Paše je pomagla srpskoj vojsci, obezbeđujući sigurne prolaze, smeštaj i hranu, i učestvujući u sukobima sa albanskim odredima koji su napadali srpske jedinice i izbeglice. Kroz oblasti gde Esad Pašina vlast nije dopirala, srpske trupe su se morale oružjem probijati do Jadranskih luka, gde su ih saveznički brodovi čekali.

Paša je objavio poseban proglas kojim poziva Albance da pomognu srpskoj vojsci. On je izdao naredbu da se na teritoriji Albanije obavezno mora primati srpski dinar kao sredstvo plaćanja da bi omogućio srpskim vojnicima koji su se povlačili preko Albanije da kupe namirnice za svoje potrebe. Takođe je objavio da srpsku vojsku niko ne sme napasti, a da će onaj ko je napadne veliki greh učiniti. (

http://www.telegraf.rs/vesti/politika/

Filed Under: Histori Tagged With: ekspozita ne Tirane, esad Toptanet e rinj, Fahri Xharra, serbet, shqiptaret

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT