• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Baronesha Ashton dekorohet me Medaljen Presidenciale

January 17, 2017 by dgreca

 

Serbia-Kosovo Dialogue
– Baronesha Catherine Ashton në Kosovë: Dialogu, mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon/

-Duke çmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike, baronesha Ashton, sot në Prishtinë në takim me kryeministrin Isa Mustafa, theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut si mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë/

-Serbia ka intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në takim me ish-Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton, ku foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë, ndërsa theksoi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj/

PRISHTINË, 17 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, e cila ka ndërmjetësuar dialogun Prishtinë-Beograd në Beuksel, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Duke çmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike, baronesha Ashton, sot në Prishtinë në takim me kryeministrin Isa Mustafa, theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut si mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka shprehur mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve për kontributin që Baronesha Ashton ka dhënë për Kosovën gjatë mandatit të saj si përfaqësuese e lartë e BE-së.Duke vlerësuar përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Mustafa, e njoftoi edhe për zhvillimet e fundit në këtë proces.

“Republika e Kosovës është e vendosur për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon. Përkundër zvarritjeve dhe provokimeve të shkaktuara nga pala serbe, Kosova edhe gjatë procesit të dialogut në Bruksel, po dëshmon se është model rajonal dhe më gjerë i përkushtimit për dialog, për paqe dhe stabilitet”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për zhvillimet e fundit, duke e njoftuar për punën që po bëhet në fuqizimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje edhe për përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar besimin e plotë se Londra do të vazhdojë mbështetjen për shtetin e Kosovës, e cila tashmë është konfirmuar edhe nga Sekretari Boris Johnson.

HOXHAJ: SERBIA KA INTENSIFIKUAR PROVOKIMET DHE QASJEN AGRESIVE NDAJ KOSOVËS

Serbia ka intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në takim me ish-Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton, ku foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë, ndërsa theksoi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj.

“Serbia ka nisur gamë të gjerë dhe intensive të provokimeve dhe një politikë agresive kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për paqen në tërë rajonin. Por, pavarësisht se çfarë kërcënime do të vijnë nga Serbia, Kosova do t’u përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, deklaroi Hoxhaj. Ministri i Jashtëm kosovar e falënderoi Baroneshën Ashton për kontributin e saj për Kosovën në procesin e integrimit evropian, ndërsa konfirmoi se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor.

BARONESHA CATHERINE ASHTON DEKOROHET ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE

Ish-Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton,  sot në Prishtinë, dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim pasdite baroneshën Ashton, me ç’rast zhvillohet edhe ceremonia e dekorimit. Baronesha Catherine Ashton në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në të cilin janë zhvilluar 30 raunde kryeministrore, duke nisur nga 19 tetori 2012,  është pasuar nga  Federica Mogherini.

Në 19 prill 2013 është nënshkruar në Bruksel Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton.

Në Bruksel, 23 takimet kryeministrore Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.Para një viti, në 27 janar 2016, është zhvilluar raundi i fundit, i 30-të, i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash, të cilat kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.

Tahiri AshtonMinistrja Edita Tahiri priti Baroneshën Ashton dhe Gjeneralin Jackson/

Prishtinë, 17 janar 2017-Ministrja Edita Tahiri ka pritur sot në një takim dreke ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së Baroneshën Catherine Ashton dhe ish-Gjeneralin e parë të KFOR-it në Kosovë, Sir Mike Jackson. Ministrja Tahiri i falënderoi të dy këto personalitete për kontributin e tyre dhe të Britanisë së Madhe në të gjitha fazat e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, duke filluar me çlirimin në vitin 1999 e deri në konkretizimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.Në këtë takim u evokuan kujtime të bashkëpunimit nga koha e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe roli historik i Gjeneralit Jackson në vendosjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, si një moment shumë i rëndësishëm në largimin e përhershëm të forcave serbe nga Kosova dhe ndaljen e gjenocidit serb mbi shqiptarët.

Po ashtu u fol për rolin udhëheqës të znj. Ashton në dialogun e Brukselit për paqe, fqinjësi të mirë dhe integrime euroatlantike, proces ky që ka sjellë për herë të parë marrëveshje të nënshkruara në mes të dy shteteve dhe i cili ka mundësuar që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në duke e nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe pasuar nga avancimi i raportit integrues me NATO-n.Ministrja Tahiri me këtë rast tha se dy personalitetet kanë zënë vend të dinjitetshëm në historinë e re të Kosovës dhe kombit shqiptar.Ministrja Edita Tahiri tha se Kosova do të mbetet e përkushtuar për vizionin euroatlantik të Kosovës, dhe po punojmë fuqishëm për ndërtimin e shtetit demokratik, të integruar në BE, NATO dhe OKB. Kosova po dëshmohet si faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe qëndron fuqishëm me aleancën amerikane dhe perëndimore në të gjitha sfidat globale të sigurisë, tha ajo, duke shtuar se Kosova përherë do të jetë e vendosur në anën e drejtë duke e fuqizuar edhe më tej partneritetin strategjik me SHBA-të, Britaninë e Madhe, BE-në dhe NATO-n.

Filed Under: Featured Tagged With: baronesha Ashton, dekorata, Edita Tahiri, Gjenerali Jackson, Thaci

Akademi Përkujtimore për deputetin e vrarë

January 17, 2017 by dgreca

Akademi Përkujtimore në 15-vjetorin e vrasjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj/1 deshmori Prishtinë, 17 janar 2017-Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, njëherësh komandant i Shtabit Rajonal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rugovë.Të pranishëm në këtë Akademi ishin përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, ministra, zëvendësministra, deputetë, familjarë të deputetit Hajdaraj dhe përfaqësues të tjerë.Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, para të pranishmëve ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, foli për kontributin e Smajl Hajdarajt gjatë luftës në Kosovë, por edhe për periudhën e çlirimit, deri në momentin e vrasjes.“Me tërë elanin dhe forcën që kishte, veproi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa kursyer asgjë, deri në ditën e çlirimit të Kosovës, duke dhënë kontributin vetanak dhe duke marrë pjesë aktivisht në çlirimin përfundimtar të vendit tonë nga okupimi shekullor. Edhe pas çlirimit të vendit, Heroi i Popullit Smajl Hajdaraj, vazhdon me aktivitetin e tij politik, për të dhënë kontributin e tij në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, duke qenë pjesëmarrës aktiv në ringjalljen e jetës partiake dhe politike në vendin tonë”, tha ministri Demolli.Valdet Hysenaj, përfaqësues ushtarak i Brigadës 136 “Rugova”, tha se Smajl Hajdaraj u vra për të vetmen arsye, se ishte luftëtar i lirisë, gurthemel i shtetit të Kosovës, shtegtar drejt bregut të diellit, drejt bregut të lirisë.“Smajli është sot me ne, do të jetë prore për jetë e mot. Edhe sot në sfond kërkon unitet, përbashkësi drejt qëllimeve kombëtare, na këshillon e udhëzon. Më mburrje e krenari, të freskëta i kemi kujtimet e një ushtaraku e strategu të denjë, me afinitet motivues gjithnjë në vijën kombëtare për gjuhë, flamur, kufij, për troje etnike”, tha Hysenaj.Duke kujtuar deputetin Smajl Hajdaraj, si një inxhinier karriere, mësimdhënës, politikan elitar, deputet në vijën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, strateg e ushtarak për mbamendje, komandant lufte në shtabin rajonal të Rugovës, Hysenaj kërkoi që të ndriçohet vrasja e tij dhe e të gjithë të vrarëve politik pas lufte.Blerim Hajdaraj, djali i deputetit Hajdaraj, në emër të familjes falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje dhe për organizimin e kësaj Akademie Përkujtimore. “Meqenëse vazhdimisht qe 15 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe çdo herë janë thirrje të kota, fjala është sidomos për vrasjet politike, ato të cilat e patën fatin e njëjtë me prindin tonë. Kësaj radhe me zhgënjimin e plotë në drejtësi, nuk do të flas dhe nuk do të komentoj, por do të rri një minutë heshtje pa koment”, tha Hajdaraj.

Filed Under: Histori Tagged With: Akademi Perkujtimore, për deputetin e vrarë, Smajl Hajdaraj

FSK, e gatshme të jetë ushtri e Kosovës

January 17, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi: FSK-ja e standardeve të NATO-s, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë në tërë territorin/1 ThaciPRISHTINË, 17 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi presidentin Thaçi për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, u shpreh gjenerallejtënant Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

“FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: e gatshme, FSK, Rrahman Rama, Thaci, ushtri e Kosoves

Veseli në Vjenë:Republika e Kosovës, realitet gjeopolitik i pakthyeshëm

January 17, 2017 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit/

-Veseli në Vjenë: Brengosës fakti se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij. Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviçit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli/

Veseli në Vjenë- Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm (1)Veseli në Vjenë- Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm (2)PRISHTINË, 17 Janar 2017-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Vjenë,  e cilësoi brengosës faktin se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij. “Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviçit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli, që ne konsiderojmë se në fund të fundit do t’i bëjë dëm më së shumti vetë Serbisë dhe qytetarëve të saj”, tha kryeparlamentari kosovar.

Veseli shtoi se Republika e Kosovës përbën një realitet gjeopolitik të pakthyeshëm, ndërsa theksoi se, shumëçka mund të ndodhë në Ballkan, por në asnjë mënyrë kthimi i të së kaluarës. “Ne i kuptojmë vështirësitë e Serbisë për t’u çliruar nga trashëgimia e së kaluarës, por fqinji ynë verior duhet ta kuptojë se nuk mund të bëhet pjesë e BE-së duke penguar fqinjët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë besoj se në muajt dhe vitet në vazhdim do të ecim të gjithë së bashku në këtë drejtim, që një ditë paqja e brishtë ballkanike të fitojë epitetin e asaj që quhet paqe demokratike mes kombeve. Por, është e domosdoshme që BE-ja të qartësojë parimin e barazisë së të gjitha shteteve të rajonit në perspektivën integruese”, tha kryeparlamentari Veseli.

Duke folur për sfidat e vendeve të Ballkanit dhe nevojën e mbështetjes nga Bashkimi Evropian, Kryeparlamentari Veseli ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe dialog. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në procesin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy shteteve fillimisht të normalizohen, si hap i parë drejt procesit të njohjes reciproke si dy shtete të pavarura, që ndajnë të njëjtën aspiratë për të qenë pjesë e BE-së. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u është adresuar sot përfaqësuesve të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës e më gjerë, të mbledhur në Vjenë, në Konferencën “Com-sult”, në të cilën po diskutohet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1 Ministrja HoxhaMinistrja Hoxha në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

PRISHTINË, 17 Janar 2017/ Në konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në

2 Mins e DrejtesiVjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim-sundimin e ligjit.
“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmerinë e  bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Më tej, ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.

Ndër të tjera, ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë që ka  sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj.

Ministrja Dhurata Hoxha, ritheksoi gatishmërine e Kosovës dhe popullit të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, vlerat dhe parimet e të cilës tashmë janë pjesë e Shtetit dhe shoqërisë kosovare./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: i pakthyeshëm, realitet gjeopolitik, Republika e Kosoves, Veseli

Takimi i parë Trump-Putin në Islandë, ashtu si Regani dhe Gorbaçovi

January 17, 2017 by dgreca

1 Trump-PutinUdhëtimi i parë i Donald Trump jashtë vendit si President do të bëhet në Islandë, për të zhvilluar një samit me homologun e tij të ardhshëm rus Vladimir Putin. Kjo eshte nje lëvizje, që i bën jehonë takimit të Luftës së Ftohtë mes Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev, në Rekjavik në vitin 1986. Mediat raportojnë se ekipi i Trump i ka komunikuar zyrtarëve britanikë se, samiti do të zhvillohet pak javë pasi miliarderi Njujorkez, të bëhet president i SHBA. 
Duket se kryeqyteti Islandez konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për këtë takim, përderisa edhe 3 dekada më pare, kjo funksionoi mjaft mirë. Samiti do të jetë një përpjekje për të rivitalizuar raportet e SHBA me Kremlinin, ndaj në axhendë raportohet se përfshihet edhe një pakt për të kufizuar armët bërthamore.
Lajmi vjen, ndërsa Trump vazhdon të përballet me pretendimet se Rusia zotëron materiale komprometuese ndaj tij që mund të përdoren për shantazh. Të shtunën Trump tha se do të konsiderojë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, nëse kjo e fundit bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit. Lajmi për takimin Trump-Putin zor se, do të mirëpritet nga figurat e larta të qeverisë britanike, të cilat druhen se thellimi i raporteve SHBA-Rusi, mund të lërë jashtë Britaninë. Sipas ekspertëve, jo më kot kryeministrja Theresa May, pritet të vizitojë Trumpin në Shtëpinë e Bardhë që muajin e ardhshëm.

 

Filed Under: Politike Tagged With: në Islandë, Takimi i pare, Trump-Putin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2260
  • 2261
  • 2262
  • 2263
  • 2264
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT