• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZDHEDHJE NE KOMUNEN E DRENASIT

December 4, 2016 by dgreca

-KOSOVË-ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË DRENAS, DERI NË ORËN 15:00  VOTUAN 27 PËR QIND

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit  deri në orën 15:00 kishin votuar 27 për qind, 14. 193 votues nga më shumë se 52.000  në listën e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përqindjen e daljes në zgjedhje e njoftoi në një konferencë të re shtypi pasdite kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sipas së cilës procesi i votimit në Drenas po vijon me rregull. Konferenca e radhës për shtyp do të mbahet në orën 19:30 dhe ka të bëjë me mbylljen e procesit të votimit dhe me daljen e votuesve në zgjedhje, ndërsa shpallja e rezultateve preliminare pritet sonte vonë./

drenas

-Për kryetar komune garojnë gjashtë kandidatë, 5 të partive politike e një i pavarur/

drenas-1

PRISHTINË, 4 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në komunën e Drenasit, në krahinën e Drenicës në Kosovë, sot po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, ku garojnë gjashtë kandidatë, 5 të partive politike e një i pavarur.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka tha se:“Në bazë të informacioneve nga qendrat e votimit procesi është duke vijuar normalisht”, tha ajo.Në orën 07:00 janë hapur 28 qendra votimi me gjithësej 72 vendvotime për më shumë se 52 mijë votues në listën e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili  ka akredituar 853 vëzhgues.

“Është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha qendrat e votimit dhe ato janë hapur me kohë”, deklaroi në mëngjes KQZ, i cili gjatë ditës do mbajë edhe disa konferenca shtypi  e në mbrëmje vonë pritet të njoftojë edhe rezultatet preliminare.“Për orën e saktë të publikimit të rezultateve preleminare do t’iu njoftojmë me kohë”, shprehen në KQZ.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi,  përcjellën nga afër procesin e votimit gjatë paraditës në Qendrën e Votimit te Skolla Fillore “Rasim Kiqina”, në qendër të qytetit të Drenasit.

“Pata kënaqësinë të dëgjoj se gjithçka është duke shkuar në rregull. Shpresoj që gjatë ditës gjithçka të shkojë mirë. Është e mundur ndonjë vonesë për shkaqe teknike, por nuk ka pengesë që e dëmton procesin apo tendencë për dëmtim të procesit”, deklaroi Daka.

Sipas Koalicionit për Integritet Zgjedhor “nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë  prej 10 deri 50 minutash. Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor”.

“Sipas të dhënave të gjertanishme nga monitoruesit e Koalicionit, deri në orën 12:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje në Komunën e Drenasit është 12%”, deklaron Koalicionit për Integritet Zgjedhor, sipas të cilit janë evidentuar disa parregullsi. Edhe Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” duke iu referuar vëzhguesve  nga terreni deklaroi se, “rreth 10% të të gjitha vendvotimeve 72 vendvotimeve janë hapur me vonesë”.

Sipas Koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, në Drenas dalja e votuesve deri në orën 12:00 është 6,956 votues (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje 13.23%, ndërsa “parregullësia më e shpeshtë që po shoqëron shumicën e vendvotimeve është votimi familjar”.Prokurori i Shteti e Kosovës deklaroi se ka angazhuar ekipin e prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe në Prishtinë, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit.Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor.Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas u shpallën pas dorëheqjes së ish-kryetarit, të cilit gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin në rastin “Drenica 2”.

Filed Under: Kronike Tagged With: KOMUNEN E DRENASIT, ZDHEDHJE NE

Amishët-Populli “i çuditshëm” i Amerikës

December 4, 2016 by dgreca

amish-family-bailey-retouchNga Albana  Lifschin/*frontcoverMë është bërë zakon që kudo ku shkoj për udhëtime turistike të blej mags’. Këta janë filxhanat e mëdhenj të kafesë që përdorin amerikanët. Shpesh ata kanë dekoracione, pamje të ndryshme që përfaqsojnë vendin apo shtetin ku blihen, një ngjarje historike, apo thjesht një simbol të tij. P.sh.filxhani nga Bostoni ka një pikturë të Masakrës së Bostonit, një mag nga “Qyteti i mëkatit” Las Vegasi, ka letra bixhozi. Nga fshati ‘Sleepy Hollow’, Nju Jork, kam një filxhan me figurën e kalorësit pa kokë, sipas legjendës për të cilën kam shkruar edhe më parë. Nga shteti i Dellëuerit kam një mag nga i cili mëson se ky shtet dha të parin regjiment për ushtrinë e Xhorxh Washingtonit. Nga Merilendi kam një… Janë bërë shumë për t’u numëruar e në çdo mag është shkruar një histori. Ky koleksion i magëve,-hob i imi, tashmë ka kaluar edhe përtej Atlantikut, por qëllimi im këtë herë është të ndalem pikërisht këtu, tek një komunitet i veçantë që ka Amerika, tek Amishët. Nga vendi ku banojnë ata(Amish county) Pensilvania, kam tre relike. Filxhani ka tabllone tipike, më tipike amishe: një karrocë e vogël e tërhequr nga një kalë, me urimin e mirseardhjes në vendin e tyre. Relikja e dytë, është një skulpturë e vogël që paraqet një grua amishe , me futë ( përparëse), me kapuç të zi në kokë, duke rrahur dybekun. E treta, është figurina e një gruaje në moshë që po qep një jorgan, mbi prehërin e saj. Gruaja me dybek, më kujton shumë gjyshet tona në kohën e tyre, kur gjalpin e djathin e zinin vetë, e gjithçka tjetër në shtëpi pothuajse ishte produkt i duarve të tyre.amishwomen_creditMirëpo, këto objekte të vogla arti, që flasin, nuk janë punuar nga ndonjë artist nostalgjik i kohës së shkuar, por janë simbole të jetës amishe të sotme, që vazhdon rrjedhën ende  në origjinalitetin e vet shekullor dhe ruhet me një fanatizëm të pashoq. Dhe kjo është ajo çka e bën këtë komunitet të jetë krejt ndryshe nga shoqëria moderne amerikane, edhe pse jeton në gjirin e këtij shteti.

***

“Welcome to Intercourse!”amish-kidsIshte një fundjave e ngrohtë, kur vendosëm të shkonim në vendin e amishëve në shtetin e Pensilvanisë. U ishim afruar disa dyqaneve të vogla buzë rrugës dhe i thashë tim shoqi të ndalonte makinën. Këto lloj dyqanesh janë në shënjestrën time sepse tek ato gjej antikitete. Zbritëm nga dhe para se të kapërxenim rrugën, mbajta këmbët para një tabele vendosur në një shtyllë të lartë:Welcome to Intercourse!

-.Mos jemi gabim këtu? i thashë tim shoqi disi e shokuar, sikur papritur u ndodha para një moteli famkeq.

-.”Intercourse” duket është emri i këtij fshati. Shikon? Nën përshëndetje thotë që është krijuar 100 vjet më parë.

-.100 vjet …dhe s’ka dalë një i mençur të sugjerojë ndërrimin e emrit të fshatit? thashë sikur po flisja me vete. Tim shoqi, Pollit, nuk iu duk se i bëri përshtypje “vërejtja” ime.

Hymë në një dyqan, tip kinkalerie ku shikoje orendi të natyrave të ndryshme, të punuara me dorë.Midis tyre, kishte edhe mags, ku shkruhej “Përshëndetje nga Intercourse, Pensilvania“. Mora njërin prej tyre në dorë. Tablloja tipike e karrocës së vogël me kalë, mbulonte faqen e filxhanit.

-.Bleje, -.më tha im shoq,duke vënë buzën në gaz,-mos bë përjashtim nga rregulli.

Shitësja ishte një vajze e re që mbante në kokë, një kapuç të vogël,të zi, karakteristik nën të cilin kish mbledhur flokët. Qe ulur në karrige, në një kthinë të dyqanit, si në kuvlinë e saj dhe dukej se qe përqëndruar në një qëndisje. Më bëri përshtypje ‘indiferenca’ e saj, kur në dyqan kishin hyrë të huaj. E tërhequr nga veshja e saj, nxora aparatin.

-.A mund t’u bëj një fotografi? e pyeta.

Ajo më refuzoi në mënyre të sjellshme, por të prerë.

“Pse vishen në mënyrë kaq të veçantë”, pyeta veten. Në kthim, duke gërmuar nëpër libra mësova se veshja e tyre e thjeshtë, pa ngjyra,(me saktë mbizotërimi i të zezës) ka të bëjë me devotshmërinë ndaj Zotit.Veshja e tyre shërben si një “flamur” etnik. Amishët vetë janë një grup etnik dhe fetar. Amishët refuzojnë stolitë, dekoracionet në veshje,varëset floriri apo perlash,madje edhe orën e dorës, pasi ato shprehin dëshirën e individit për t’u admiruar nga të tjerët. Veshja e tyre uniforme ka të bëjë me besimin që çdo kristian duhet të jetë i barabartë, dhe kjo shprehet edhe në veshjen e thjeshtë e të njejtë për të gjithë. Ata besojnë se duke larguar vëmendjen nga paraqitja,i hapet rruga ndriçimit të virtytit. Ai bie në sy. Idea e thjeshtësisë shtrihet deri tek godinat fetare. Ata e gjykojnë lluks ndërtimin e kishave e shumë prej tyre preferojnë t’i luten Zotit në shtëpitë e tyre.

Im shoq, më bëri shenjë duke më drejtuar tek një kënd i dyqanit me sergjene.

Pikërisht aty, më ranë në sy edhe ato dy skulpurat e vogla, gruaja me dybek dhe ‘nënokja’ që qepte jorganin. Sepse më kujtuan gjyshen time labe. Kam qenë fare e vogël atëherë, por kujtesën e kam më të fortë për vegjëlinë time, se sa për ç’ndodh sot. E shoh si tani me sytë e mendjes gjyshen time, ja ashtu, përkulur mbi një jorgan të ri. Martohej djali më i vogël i familjes dhe ajo qepte jorganin me dorë; qe një copë me lule shege, e kuqe flakë. Kjo, e kësaj nënokes amishe, qe si me copa të ndryshme të bëra bashkë me njera tjetrën nga gjilpëra-.një farë mozaiku i jo fort i kombinueshëm.

I mbështolla me kujdes këto relike,të cilat i ruaj ende në bufenë time,që nga ajo ditë.

Pas atij dyqani morëm rrugën për në fshat, thellë. Ecëm në këmbë deri atje ku dukej një shtëpi dy katëshe pranë një are me grurë. Në faqen ballore,(apo ashtu m’u duk mua) shtëpia kishte një banak të hapur , në të cilin dukej sikur s’të priste askush. Pritëm me durim, ndërsa kundronim gjithëçka kishte dyqani. Im shoq, tha se shpresonte që këtu të gjente edhe root beer. Mua, më zunë sytë në një qosh të banakut një libërth. Ishte në madhësinë e fletoreve 16-çe, si i quanim dikur,fletët e se cilës sikur qenë qepur me dorë. E çfletova dhe gjeta në të edhe pjesë këndimi, edhe gramatikë, edhe matematikë, edhe histori. Ishte e shkruar nga një mësues i fshatit për nxënësit e shkollës fillore. Mendova se faktet historike qe kishte libri ,të dhëna në mënyrë të thjeshtë, por interesante, hera herës si gjë e gjëza, duhet ishin të mira edhe për emigrantët fillestarë të Amerikës.

-.Po këtu nuk paska njeri, -thashë më në fund e paduruar. Si e kanë lënë dyqanin pa njeri?

-.Poshtë është dyqan, por lart është shtëpi. Duhet të kenë dëgjuar me siguri që dikush është në dyqan, -.tha Polli

-.A ka njeri këtu? lëshova zërin unë.

-.Prit,-.tha ai duke më treguar një zile si këmborë të varur mbi banak. E tërhoqi dhe këmbora u dëgjua e fortë jo vetëm në dyqan, por besoj edhe më përtej. Në dyqan hyri një grua me veshjen tipike amishe, me të cilën isha mësuar tashmë. Unë bleva libërthin enciklopedik i cili më bëri punë kur u jepja anglisht emigrantëve të rinj , dhe im shoq disa shishe nga pija e tij e preferuar .

* * *

Por cilët janë amishët dhe pse janë kaq të veçantë? Është pyetja e natyrshme që bën çdo visitor.

Popullsia amishe ka ardhur disa shekuj më parë në Amerikë. Ata përbënin një nga grupet kristiane anabaptiste me rrënjë në reformimin protestan në Evropë , në shek. e XVI. Mirëpo nuk ranë dakort as me katolikët dhe as me protestanët në disa pika, dhe dolën si lëvizje më vete që u quajt Anabaptizëm. Ata filluan të vijnë në Botën e re, pas vitit 1700.Natyrisht edhe atyre si të gjithë evropianëve të parë u është dashur të përballojnë refuzimin e sulmet e popullsisë vendase, që Kolombi i ka quajtur “indianë’. Pra shumë syresh ranë të vdekur nga shigjetat e indianëve. Në librat e historisë së amishëve janë rregjistruar incidente të paharruara,ku tregohet se sa “kokëfortë” ishin amishët në respektimin e fesë dhe edukatës së tyre paqsore.Parimi i tyre ishte”Duaj Zotin dhe fqinjin tënd”.

Në librin e autorit Stiven Nolt, tregohet episodi i familjes Hocestler që ra viktimë e një sulmi nga vendasit, për shkak të përkushtimit ndaj parimeve të tyre paqsore e mësimeve të besimit të tyre që ata respektonin me devocion. Rrëfenja e trashëguar nga gjeneratat amishe, na thotë se në një natë shtatori,një nga djemtë e familjes Hocestler hapi derën e shtëpisë për të parë se përse lehnin qentë. U godit menjëherë nga shigjetat e vëndasve që kishin rrethuar shtëpinë. ( ngjarja ka ndodhur në fillim të shekullit të XVIII) Dy vëllezërit e tjerë rrëmbyen çiftet e gjahut për t’u mbrojtur,por babai i ndaloi djemtë sepse ai ishte i lidhur nga parimi i “mosmarrjes hak”, duke respektuar mësimin e Krishtit,”të goditën në një faqe, kthe tjetrën” dhe nuk mund t’i shikonte djemtë e tij të bënin të kundërtën. E gjithë familja u fsheh në podrumin e shtëpisë dhe” indianët” i vunë zjarrin shtëpisë. Në përpjekje për të shpëtuar duke dalë nga dritarja e qilarët, familja u kap rob.”

Amishët janë një popull me zakone e tradita që e dallojnë nga e gjithë popullsia e saj. Amishët kërkojnë të jetojnë të shkëputur nga bota si një mënyrë për të ruajtur pastërtinë e besimit të tyre dhe respektuar traditën e mënyrën e jetesës së stërgjyshërve të tyre. Ju ecni në një rrugë automobilistike dhe në të dy anët e rrugës shikoni shtëpi te bukura, kryesisht dykatëshe, tipike amerikane, të gjelbëruara për rreth ,të pastra të rregullta , por nuk ka makina të parkuara para dyerve të tyre. Amishët nuk përdorin makina, elektricitet, dhe kanë parimet e traditat e tyre të cilave u qëndrojnë besnikë. Ata janë kundër luftës dhe për pasojë nuk e njohin rregjistrimin në lista rekrutimi. Martesat bëhen vetëm brenda fesë së tyre, dhe komunitetit amish dhe çdo përjashtim nga ky rregull është me pasoja të rënda për atë të ri apo të re që e thyen atë. Ai ose ajo ekskomunikohet,( çkishërohet) dhe braktiset nga familja dhe shoqëria për jetë.

Amishët, ndryshe nga shoqëria amerikane, njohin e respektojnë të tjera vlera. Ata respektojnë identitetin e grupit mbi atë të individit, bindjen mbi inisiativën individuale, modestinë e përuljen mbi krenarinë, kooperimin mbi indipendencën. Flasin tre gjuhë: një për jetën e përditshme, një për në kishë, dhe e treta për tregëtinë më botën që i rrethon. Gjuha e tyre e trashëguar është një degë e gjermanishtes që quhet ‘gjermanishtja e Pensilvanisë’. Pas ardhjes në Amerikë, ruajtja e gjuhës së tyre, u kthye në simbol të ruajtjes së mbijetesës së origjinalitet të tyre, të idenditetit të tyre, traditave , veç nga bota amerikane. Fëmijët mësojnë anglisht kur shkojnë në shkollë, por ajo kurrë nuk bëhet si gjuhë e nënës për ta. Gjuha e Zotit-është gjermanishtja e vjetër në të cilën lexojnë Biblën,thonë lutjet dhe këndojnë himnet e vjetra. Anglishtja është gjuha e bisnesit. Gjithësesi kur shumica e amishëve jetojnë e punojnë në farm dhe anglishtja është e kufizuar vetëm për aq sa u duhet, kryesisht për shitje produktesh e komunikimit me blerësit.Në shtëpira,amishët nuk përdorin telefonat, radion, televizorin e paisjet elektrike. Gratë gatuajnë ende në soba me dru. Siç përmenda më lart, nuk përdoren makinat  dhe kali mbetet simbol i jetës së tyre. Pikërisht këtë simbol mbante edhe filxhani, të cilin bleva në udhëtimin e parë në vëndin amishëve të Pensilvanisë.

*(Nga libri i ri “Perendimi mistik” me publicistike letrare i Albana  Lifschin )

Filed Under: Featured Tagged With: Albana Lifschin, Amishët

KALAJA E TEPELENËS DHE HISTORIA RRETH SAJ

December 4, 2016 by dgreca

Reportazh nga Gëzim Llojdia/
1-kalaja-tepelena
 1.E vetmja dëshmi e hershme, që rrokin sytë e njeriut. Kështjella   që sundon qytetin jugor në kodër. Edhe udha ecën rrëzë kësaj ngrehine të moçme për të marë lartësi.
Qyteti i erërave të dikurshme ,që njihet  nga kohët e Ali Pashës,ndërsa monumenti i tij është simbolizuar në udhëkryqin  e vogël në bronz. Me të gjitha takëmet, por shtrirë dhe me vështrimin nga vendlindja,hedhur në horizont,vështrimi i tij.
Kalaja e Tepelenës ,thotë studiuesi  Gj.Karaiskaj,kur flet  për kalatë shqiptare ,  është një nga ndërtimet e fundit mbrojtëse të Ali Pashës, sepse shumë shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut, kështu që shumë pjesë që u përkisnin ndërtimeve të brendshme të kalasë, mbeten të papërfunduara.
2-tepelene
 Kalaja ka dëshmuar disa nga ngjarjet më dramatike në historinë  e këtij qyteti. Shekuj më parë, qyteti kishte  ndërtuar kështjellën e tij në këtë maje të kodrës. Muret e kalasë masive dhe të rëndësishme me mbrojtje substanciale dhe aq te  rëndësishme janë ruajtur dhe mbajtur mirë nga koha,por jo nga njeriu. 
2.Tepelena është qyteti jugor, klima është e thatë, e nxehtë në verë dhe e ftohtë në dimër, me shumicën e reshjeve që ndodhin. Terreni është malor me disa lugina dhe një lumë kryesore, që  ecën nën muret e kalasë. Aktivitetet kryesore ekonomike si ne te gjithë vendin këtu diçka me tepër  dhe blegtoria. 
Tepelena, vendlindja e Ali Pashës, ishte një nga selitë më të preferuara të tij,thotë Gj.Karaiskaj, prandaj, pak kohë pasi ai e shkëputi Tepelenën nga dora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të pashallëkut të Vlorës, filloi ndërtimin e një saraji të mad,h që kishte përfunduar në vitet e para të shek. XIX, ndërsa ndërtimin e kalasë, Aliu e filloi, kur po hynte në konflikt të hapur me Portën e Lartë. Një mbishkrim në gjuhën greke, që është murosur mbi hyrjen lindore, e daton këtë ndërtim me 1819.
1-ali-pashaMuret i gjen gjithkund  ato qarkojnë kodrën  e qytetit, ku erërat jugore  kanë  shpirtin e tyre,  si simbol të fuqisë .Studiuesi Gj,Karaiskaj vijon:Muret e kalasë ndjekin formën natyrore të terrenit .Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrës ajo nuk ka ndonjë formë të rregullt gjeometrike. Përveç tri kullave poligonale, që janë vendosur në kthesat kryesore të mureve, për të kontrolluar më mirë këto të fundit, janë përdorur shpeshherë edhe dalje me kënd të drejtë të kurtinave, që shohin në drejtimet kryesore të lëvizjes së mundshme të sulmuesve,të cilat zëvendësojnë në këto raste kullat ndërmjetëse. Terreni mbi të cilin është ndërtuar kalaja, paraqet pengesa të fuqishme natyrore,nga ana lindore dhe pjesërisht nga veriu; nga perëndimi, ku ndodhet edhe një nga hyrjet e kalasë, terreni është i ulët dhe për më tepër, në këtë anë, kalaja zotërohet nga një kodër më e lartë. Kështu, për sa i përket aftësive mbrojtëse, kalaja e Tepelenës qëndron shumë më poshtë nga ajo e Gjirokastrës. Muret vijnë duke u zgjeruar në bazë, duke rënë me pjerrësi në anën e jashtme dhe kanë një trashësi që lëviz nga 2,5-5 m në pjesën e poshtme dhe 2-4 m në të sipërmen. Në brendësi, ato përforcohen me breza druri dhe deri në gjysmën e lartësisë shërbenin dhe si mure mbajtëse, për shkak të mo nivelimit të terrenit të brendshëm me atë të jashtëm. Kullat, si dhe në ndërtimet e tjera të Ali Pashës, bien me faqe shumë të pjerrëta. Ato janë veshur nga jashtë me gurë të skuadruar me kujdes dhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Në pjesën e sipërme, muret përfundojnë me shtegun e rojeve dhe një parapet ku janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri, midis të cilave ka frëngji dyshe përpushkë, ndërsa në vendet më delikate janë ndërtuar mashikula përhedhje lëngjesh të nxehta. Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin evendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilin-drike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues,Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin«Porta e Vezirit» (fig. 177). Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike,paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur është hyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat poligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasi ajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshe të murit të kalasë. Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila,duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogël drejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Porta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një bosht rrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda në-përmjet një çikriku me zinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogla dhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. Flegra e portës-urë shërbente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit të jashtëm dhe të brendshëm, mos nivelim që në gjendjen aktuale, arrin në2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur në pjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi harkun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katërkëndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. Frëngjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por,për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, ku ishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemer cilindrik. Platforma që krijohej mbi këtë qemer si dhe ajo e kthinave
fqinje qarkohej nga një parapet me frëngji pushke
 
4.
Në konceptin evropian çfarë është një kështjellë?
Një kështjellë (nga latinishtja: castellum) është një lloj i strukturës së fortifikuar të ndërtuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme gjatë Mesjetës nga fisnikëria. Studiuesit debatojnë fushëveprimin e kështjellës , por zakonisht e konsiderojnë atë të jetë qëndrimi private fortifikuar i zotit apo fisnike. Gjatë afro 900 vjet që janë ndërtuar kështjella, ata morën në një format shumë të mëdha me shumë karakteristika të ndryshme, edhe pse disa, të tilla si mure perde dhe arroëslits, ishin të zakonshme. Një risi evropiane, kështjella me origjinën në shekullin e 9 dhe 10, pas rënies së Perandorisë Karolingiane rezultuar në territorin e saj duke u ndarë midis zotërve individuale dhe princat.
Në Shqipëri:
Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë, rreth viteve 2800-2700 para lindjes së Krishtit. Në periudhën e bronxit, por sidomos në periudhën e hershme të hekurit ato patën përhapje më të gjerë. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa  në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, Amanti, Butrint, Antigonë etj. Më pas, në shek. IV-VI të erës së re u ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Edhe në mesjetë e deri në shek. XIX u ngritën dhe u rindërtuan shumë kështjella saqë ato i gjen tashmë në shumë zona të trojeve shqiptare. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.
Në Kosovë:Sipas Koha net: Duke qenë se emërtimin “Kosovë” e hasim edhe në disa vende, si në Dalmaci, Bosnjë e Maqedoni – në të vërtetë mu në pjesët ku ishte zhvilluar etnosi ilir – mendoj se ka prejardhje të njëjtë.Kështu, “Kosova Dalmatine” përmendet herët si “Campus Merularum” te kronika e Popit Duklanin e shekullit XII, pra e ka kuptimin e emrit “Fusha e Kosovës”, shkruan Enver Rexha në pjesën e katërt dhe të fundit të serisë mbi historiografinë për emrin Kosovë-Kosova të botuar në Shtojcën për Kulturë në Koha Ditore. Emri “Kosova” edhe në këtë dorëshkrim të shekullit XIII thuhet të ishte një term mbi bazën e gjuhës ilire. (“Kosova…”, M. Carabregu fq.18).60 kështjellat e shekullit VI.Autori Q. Namani na ofron të dhëna që fjala “Kas” nënkupton fjalën “Kështjellë”, me arsye se vendi kishte shumë kështjella gjatë historisë – vetëm në shekullin VI kishte 69 kështjella që i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalën “ova” që nënkupton “fushë”. Këto dy fjalë përbëjnë sot në gjuhën shqipe emrin “Fusha e Kështjellave” – “Kasova”, që me një metatezë, ndërkohë, emri do të kalonte në formën e sotme “Kosovë/a”.Para përfundimit duhet të theksojmë që kërkimet e deritanishme në fushën e toponimisë brenda kufijve të sotëm të Kosovës dhe në kontest të kufijve historikë, të cilat i janë përshkruar Dardanisë antike, dëshmojnë për një numër të madh shtresash gjuhësore të saj, studimi i të cilave krijon pasqyrën e saktë të kulturës gjuhësore, etnografike e historike të vendit. Në fondin e përgjithshëm të toponimeve të Kosovës, dhe më gjerë të Dardanisë, që e përbën fondi i vjetër iliro-shqiptar, do të ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatë mesjetës, osmane gjatë pesë shekujve, si dhe serbe në shekullin XX.
5.
Udhëtari dhe poeti Lord Bajrnoni  në vitin 1809 ishte mysafirë në kala. Në kullën jugperëndimore qysh nga koha e regjimit të shkuar u vendos një basoreliev me fjalët e poetit:O Shqipëri ku lindi Inskenderi/këngë e rinisë fanar i të urtëve. Shqipëri lejomë të kthej sytë e mi/Mbi ty o nënë e rreptë burrash…. Kulla jugperëndimore e Kalasë së Tepelenës .Aty gjendet basoreliv i Lord Bajronit i vendosur në murin e Kullës jugperëndimore të kalasë në sheshin Lord Bajron. Basorelievi është realizuar në bronz dhe vendosur gjatë periudhës së socializmit, në përkujtim të poetit dhe udhëtarit Lord Bajroni i cili e ka vizituar Tepelenën në vitin 1809. George Gordon Byron (1788 – 1824) Bajroni,ishte poet anglez. Bajroni, shkruajnë studiuesit e letrave, ishte përfaqësues i romanticizmit. Ai ka shkruar mjaft vepra letrare midis te cilave poemën Childe Harold’s Piligrimage (1812 – 1817). Kjo poeme është shkruar ne baze te përshtypjeve nga udhëtimet ne Spanje, Greqi, Shqiperi, Zvicer, Itali, etj.Për herë të parë në shqip ,poema ka ardhur nga, Skënder Luarasi.
”Shtegtimi i Çajld Haroldit” Lamtumirë, Atdheu im
O lamtumirë!
 Atdheu im Po zhduket dalëngadalë:
 Gjëmon stuhia me tërbim, Çaçri gërhet mbi valë;
 Pas diellit që po flakëron, Po nisemi të lirë; Dhe ty, si atij që perëndon,
 Atdhe, Natën e Mirë!
Kur nesër rishtaz ai diell Do lindë me shkëlqim,
Do përshëndesim det e qiell Po jo atdhenë tim,
Në vatrën time nuk ka zjarr,
 Nëpër avllit’ e forta Të kullës sime rritet bar, Imi qen po leh te porta.
“Ti pazh i vogël, pa m’u qas!
 Pse qan e po vajton? Mos të tremb deti me tallaz,
A shqota të tmerron? Pa fshiji lotët; anija jonë
 E shpejtë është dhe e fortë: Nuk ka skifter që fluturon
Më shpejt e më gazplotë”.
“Le të kanosen erë e det,
Nuk trembem nga asnjë shqotë;
 Po, zoti Çajld, mos u çudit
Që po më rrjedhin lotë; Prej babës e prej nënës ik,
 U ndava prej shtëpisë; Tani s’më mbetet asnjë mik, Veç teje e Prëndisë.
T’im at’ e pashë që duron, Kur më bekoi me mall;
Po nënën kush m’a ngushullon ,Gjer sa të kthehem gjallë!”-
 “Pusho, pusho ti djal’ i mirë! Të kanë hije lott; Po të isha vetë zemërdlirë, Nuk do t’i mbaja dot.
“M’u qas, m’u qas, ti trim besnik;
 Përse më qenke zverdhur? Mos trembesh nga një frëng armik,
 Apo nga det’ i ndezur?” – “Sër Çajld, nuk jam aq frikacak.
 As zverdhur jam prej frikë;
 Po kur kujtova gruan larg M’u zbeh faqja besnike.
Rron ime shoqe me tim bijë
Në kullë te këneta: Nd’e pyeçin ç’u bë babai,
Ç’t’u thotë nënë-shkreta?”
– “Pusho, trimi im, të mora vesh,
Ta njoha brengën tënde; Por unë zemër lehti qesh
Që shkoj nga këta vënde”.
Kush u beson psherëtimave
 Të femrës që mbush sytë? Ia than lotët qepallave
 Ndonjë dashnor i dytë.
S’qaj për gëzimet që humbas,
Rrezikun që më vjen;
 Po vetëm qaj se nuk lë pas Asnjë që lotn’ e vlen.
Në botë mbeta fill i mjerë,
Në detin pa kufi; Përse të qaj pra për të tjerë
– Për mua s’qau njeri. Do t’angullijë ndoshta sot
 Imi qen gjer sa të gjejë
Ushqim nga ndonjë tjetër zot; N’ u kthefsha do më shqejë.
Pra, mermë, o lundër, dhe vrapo
Në detin plot buçimë;
 Dhe shpjermë në çdo vend që do
, Veç jo në vendin tim! Të falem det i kaltr’ i zi!
 Dhe kur të shkel i lirë
 Në dhé, të falem, shkretëti! Atdhe, Natën e Mirë!

Filed Under: Reportazh Tagged With: Gezim Llojdia, Kalaja e Tepelenes

PO KUR TË MARROHEN BURRAT ?!

December 4, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 Ishte viti 1913, kur Mark Kakarriqi ishte ambassador në Vjenë, dhe Shkodra vazhdonte me kenë e rrethueme nga Mali i Zi… Një gazetar e pyeti Markun: “Po kur të marojnë Burrat, shka keni nder mend me ba? – “Kur të mbarojnë burrat,  luftën do ta vazhdojnë gratë”, ju pergjegj Mark Kakarriqi… E fjala e Tij besa, vazhdoi edhe në okupacionin e 1944…/

Edhe një Marije tjeter mbas Maria Shllakut rroku armët…/

70 vjetori i VRASJES…/

  • ISHTE MARIA ZOJZI (DEDA) ME BURRIN E SAJ PJETER DEDEN…, në Sheldi.

Me 5 dhjetor 1946 në Shkoder festohej Nata  e Shën’ Kollit. Një mbramje jo e zakonshme në këtë qytet të lashtë, që gjithmonë ka përcjellë brez mbas brezit doket e zakonet e të parëvet të vet. Edhe pse shumë qytetarë janë largue ndër krahina të ndryshme të vendit ose edhe jashta Atdheut, zakonet i ruejnë, ashtusi atë ditë që festohën në Shkodër.

Atë natë të duket sikur qyteti asht prush ose ma mirë me thanë, sikur toka asht ndezë flakë prej dritave që depërtojnë jashtë dritarëve e kafazlijeve karakteristike të qytetit. Rrugët janë paqtue mjaft herët mbasi sejcili e ka mendue dishka para se me ra muzgu. Një gjel asht flijue edhe ndër shtëpitë e Pazarit të vjetër ndër kodrat rreth Kalasë, sëpse festa ka kohë që ka shkapërcye muret e nalta, të veshuna me shermashek e lulevile të shtëpive katolike.

Festa e Shën Kollit kremtohet në të gjitha anët ë qytetit. Dugajtë janë mbyllë njëherësh tue urue njeni-tjetrin: “Për shumë mot festën, pritshi të mirë mot!”

Në çdo votër asht vue buzmi, sigurisht jo, ma i madhi, mbasi ai ruhet për natën e madhe të Këshnellave, por sejcili oxhak nxjerr tym simbas forcës se asaj mbramje përzie me erën e gjellëve, që amvisat përgatisin me mjeshtrinë ma të madhe të grave të njohuna në këtë natë feste. Ajo që e ban ma të veçantë këtë natë asht qiri që ndezet në çdo shtëpi. Qiri i Shën’ Kollit asht  i pikturuem me lajle e lule shumëngjyrshe që vëndoset në krye të vendit dhe ndezet nga i zoti i shtëpisë e, festa fillon!

Fëmijët janë ma të gëzuemit në sofren e vet dhe me sytë e tyne vezullues kontrollojnë çdo qoshë pa u rrëshqitë asgja. Aty kanë vargjët e fiqëve të thatë, arrat e lejthijat që aq shumë ua kande, molla e fruta të stinës, dikund shihet edhe ndonjë ftu e portogal.

Gjyshet e moshueme, prej kohësh ndër kanavetat e tyne me dryj kanë ruejt për këtë natë të mbështjellun në letra xhami, qyfterin e derdhun ndër format e bukura të peshkut.

Vena nuk i mungon as ma fukarasë. Ulen ndër sofrat e shtrueme me sofrabezat e kuq, fillon urata prej ma të moshuemve dhe mbas sajë në kupë të qiellit kanga e Shën’Kollit: “Vjen Shën’Kolli prej Misirit…” Vazhdon zani ma i bukur i shoqnuem prej korit të pjestarëve të familjes. Naltohet zani me u ndigjue edhe prej komshijve, mbasi asht kënaqësi kur të nesërmen bisedohet prej grave se kujt i asht ndigjue zani ma larg.

Prej sofrës së fëmijve vjen lajmi se kur, do të vijnë në sofrën e tyne bukfikja e pitegjarpni i bamë me arra e rrush të thatë Selaniku. Mbas sofrës, fëmijët e gzuem e të marrakotun nga gzimi vazhdonin laradashat në dhomën e fjetjes ndër dyshekët e shtruem përtokë. Gaz’ e hare në atë dhomë fëmijësh, ndërsa në dhomën tjetër nder të gjitha sofrat bisedohej: “Ku e merr me pasë mendjën e tyne!”…

Ma plaku rrëmon zjarmin e në plasat e trungut të lisit me mashë kërkon me ba xhixha e shkëndia që çohen përpjetë. Krizmat e tyne i kujtojnë fishekzjarret që zbërthenin dikur në naltësi. Mendja i fluturon tek Kisha e Madhe… Sigurisht shenjë nervoziteti… Gratë i heqin vërejtje: “Boll ma, mos e luej se bukuri tèk asht!” Lodhja e ditës e shoqnueme me atë të pijes bajnë punën e vet e, kështu, ngadalë në Shkoder fillon e bie qetësia…

***

  • NATA SHËN KOLLIT…, dukej, sikur u mbyll pa krisma armësh partizane…

Atëherë, kur  ndër sofra shkrepën gotat e vëndosuna mbi sofrabezat e bukur që sonte kanë sipër gjithë të mirat, ndër mjaft shtëpi asht i treti Shën’Kollë që gratë kanë hapë arkat e baulat e nusisë dhe kanë hjedhë mbrendë, ndoshta, përgjithmonë fustanet e bukura me lloj-lloj ngjyrash, se ato janë zëvendsue me futat e zeza dhe degërmitë e bardha ashtusi në shtëpijat e Dedejakupëve, Kazazëve e të sa e sa të tjerëve, burrat e të cilave janë pushkatue. Janë mjaft në Seksionin e mbrendshëm tue u torturue e kushedisa ndër birucat e qelitë e këtij qyteti, ku çdo ditë djelmët e sa nanave hidheshin si thasë prej dritaresh me u thye kokat dhe me u hapë rrashtat ndër kalldramët e oborreve, ku ndihej vetëm era e shfarosjes së qytetnimit shkodran e atij kombtar europian, nën parullën e njohun të komunistëve: “Borgjezëve e reaksionarëve, plumbin ballit!”

Mbas mesnatës ndigjohen vetëm gjurmët e randa të këpucëve me thumba të agjentave, patrullave, zhurmat e xhipsit të Sigurimit të Ahmet Sujit e topolinos së Dulaç Lekiqit që merreshin me arrestime. Punojnë vetëm zyrat e hetuesisë së Seksionit të Mbrendshëm, të Seksionit Katolik, ndonjë zyrë e qarkorit të Partisë, që vazhdon në ilegalitet tue shpërnda urdhnat e sajë me agjentët terroristë të natës që tashma kanë pushtue qytetin.

Këto zyra, të drejtueme nga agjentët jugosllav bashkpunojnë me oficerët tanë tradhhtarë  Qazim Kapisyzi, Arif Gjyli, Lilo Zeneli, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri, Zoji Themeli, Pjerin Kçira, Rasim Dedja, Nesti Kopali, Xheudet Miloti etj., që nuk i fikun dritat kurrë mbasi ditë e natë dritaret janë të mbylluna, për mos me u ndigjue ndër rruga virrmat e britmat e të torturuemve të shkallmuem nder kalldrame për vdekje.

Ka mjaft nana që nuk i zë gjumi tue mendue se në duert e kujt ka loçkën e zemrës.

Një prej këtyne nanave asht edhe fatzeza Pina, e shoqja e Shtjefën Zojzit, që zemra i ndien dishka… Ajo, atë natë feste rri me sy të ngulun harû ndër gaca tue vrojtue kah votra, nuk i bahet me u ulë në sofër. Ajo asht e veçantë në të gjithë Shkodrën! Ajo ka në mal vajzën me emnin Maria. Vetë emni të ban me kujtue pa e njohë fare, një grue të pastër, besnike dhe trimneshë. Asht grueja fisnike e Pjetrit të Dedëjakupëve, që për besën e dhanun një ditë në kunorën Shenjtë kur në gisht vuni rrethin e martesës, merr malët bashkë me fatin e sajë dhe del me luftue komunizmin që ka pushtue mbarë Atdheun.

Nuk ishte jo hov rinie edhe pse ishte 30 vjeçe, por në zemër kishte mullâ urrejtjen e vrasjes së kushrinit nga komunistët, ingj. Ludovik Zojzit, arkitekt i vorrëve të Rrëmajit. Vllaun e saj prof. Rrok Zojzin, e kishin torturue në Sigurim se kishte guxue me thanë se, sa ka vra Zogu për 15 vjet komunistët i kanë vra për 15 ditë. Kjo grue zgjodhi rrugën e malit mbasi nuk mund të jetonte pa Lirinë e Atdheut, një dëshirë e pathyeshme edhe e burrit të saj që nuk kishte pranue bashkpunimin me komunistët. Ata nuk dinin me nda Shqipninë nga familja ashtusi dikur,  burrat e motit bashkë me gratë burrnesha që morën malët për liri.

Edukata qytetare e atdhetare ishte brumosë edhe prej dy axhave klerikë të familjes Zojzi.

Në heshtjen e asaj natës kriminelët mendojnë vetëm për krime e vrasje. Këtë detyrë do ta kryenin ma së miri Zoji Themeli, Toger Baba, Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil  Kapisyzi e Zenel Cani me shokët e Ndjekjës. Në të dalun të dritës së datës 6 dhjetor, rreth orës 04.00 të mëngjezit, në luginën e prronit të Hijes së Madhe, në Meshkallë të Sheldisë, kur Maria e zgjueme… doli nga çadra e vendosun prej Pjetrit në atë vend, u ndigjue një za: “Dorëzou Marije, se nuk të vrasim!”…

Ajo, u përgjegj: “Për së gjalli kurrë, mor qena….!”, nxori armën nga brezi sëpse, e njihte mirë “besën” e komunistëve… Po, gjuejtjet e automatikëve të katilëve komunistë nga pozicionet e vëndosuna rreth asaj çadre gjatë natës, e rrëzuen  përdhé…

Ajo u vra me pushkë në dorë. Gjaku i pastër i Marijes u derdh në përrue dhe zbriti në Dri, për me përshëndetë ma afër Shkodrën. Ajo me ujët e Drinit pershëndeti edhe Nanën e vet për me i tregue Asaj se, “kur më linde Ti, bashkë me qumështin gjaku më mori erë baroti, ashtu si më pate mësue qyshë të re, në besë të burrit qëndrova e bashkë me Pjetrin e dashtun u vramë për liri!..” Rozafa veshtroi Vajzen e Zojzakëve e nuk ju ndigjue zani!

Maria nuk ishte as e para shkodrane e as e fundit që doli malësh me armë në dorë mbas vitit 1944 me luftue kundër komunistëve. Ishte edhe Maria Shllaku po prej Shkodret, që zani i sajë do të jehonte për 50 vjet ndër malët e Kosovës. Vajza shqiptare u tregue gjithmonë e denjë për armët që mbante në brez. Ajo nuk u përkul as para pushkatimit, as para torturës, as para yllit të kuq të “çlirimtarëve jugosllavë”, me të cilin na zhigatne Flamurin. Ajo i provoi burgjet komuniste, ajo provoi malët e Tepelenës, ajo provoi baltat e kënetave të Myzeqesë, ajo nuk iu tremb as presionit moral, shpirtnuer e fizik të hetuesisë, as interrnimeve, as punës së randë të fermave e kooperativave bujqësore por, gjithkund mbas burrave vuejtën për një kafshatë bukë, lindën dhe rritën fëmijë që njëditë… do të ishin ndera e Atdheut.

            ***

  • Vajzat e vërteta shkodrane në ballin e Rozafës vendosën dafina!

Vajzat e vërteta Shqiptare, Shkodra i ka pa edhe më 2 prill 1991!

Ishin vajzat e djelmët e shkollës “Jordan Misja” që me Flamurin e ngjymë në gjakun e djelmoçave trima shkodranë, marrshuen drejt Demokracisë! Ishin po ato vajza që më 14 janar 1990 i trandën thëmelet bustit të diktatorit të shekullit Stalin. E, prap më 2 prill, do të djegin tankun para diktatorit tjetër Enver Hoxha, që nuk i la gja mangut atit të tij, tue paralajmërue fundin e veprës së tyne: Turpit të Shekullit XX-të.

Toka Shqiptare i ruen në gjiun e sajë Herojtë, edhe pse sot na nuk dijmë ku pushojnë shumica e Tyne. Fshatarët e Meshkallës e ruejtën për 45 vjetë  Marijen në tokën e tyne, me një rrasë të vogël si shenjë nën kaçuba ferrash. Aty çobanët kishin shkrue me kujdes: “Këtu pushon Maria e Shtjefën Zojzit, besnike e burrit të saj”. Njëditë ata fshatarë bashkë me krahinat e Jubanit, të Gurit të Zi, të Sheldisë e përrreth e përcollën për në Rrëmaji, Heroinën e tyne. Aty e priti Shkodra, sigurish, Ajo nuk erdhi me petkun e bardhë të nusisë por me atë visar që asht  ma i Shenjti dhe ma i shtrenjti, Ajo erdhi e veshun me Flamurin e Shqipnisë si një zonjë e randë, me atë Flamur që Maria, me gjakun e sajë i ka shlye pergjithmonë yllin e qelbun të Titos, Stalinit, Enverit e Ramizit.

Edhe Flamuri, në shenjë nderimi për Heroinën e vet në zemrën e tij ka vu portretin e saj: SHQIPËN DYKRENARE. Ajo sot prehët me Nanën Pinë, mbasi burrin e besës komunistët e zhdukën, tue e vra për së vdekuni në Zallin e Kirit, pranë vorreve të Rrëmajit. Edhe Ai asht aty afër Marijes, aty ku janë shumica e Martirëve të Shkodrës…

  • Të gjithë bashkë pa Shenjë as Emen tek koka…
  • Marije! Më duket se, për kërkend ma shumë se për Ty….Shkruente dikur…, i madhi ynë

At Gjergj Fishta:           “… Ju besën

Ka për t’ua dhanë mbi vorr, se kurr për s’ gjalli

S’ ka me e koritun namin t’uej e nderën,

Se ka me dekë p’ r Atdhé si desin burrat

Si diqet, qé, ju për nji Shqipni t’lirueme.”

Shenim: U lexue në Radio Shkodra nga autori, me 5 Dhjetor 1992.

                Botohet në Dhjetor 2016.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Kur marrohen burrat

ENVER HOXHA SI FIGURE ARTISTIKE NE VEPRA TE REALIZMIT SOCIALIST

December 4, 2016 by dgreca

1-thanas-gjikaNga Thanas L. Gjika/
Në vitet e diktaturës, partia shtet bënte presion të vijueshëm për të popullarizuar e hymnizuar Enver Hoxhën si një burrë të shquar shteti, politikan të madh, luftëtar e strateg të pashok, etj. Këtë presion ajo e bënte përmes artikuj gazetash, këngësh, librash me kujtime veteranësh, filmash dokumentarë, pllakatash, etj. Me porosi ose jo të udhëheqjes së partisë, Enver Hoxha u kthye në figurë artistike për të trumbetuar këto ide edhe në vepra letrare, në piktura, vepra monumentale skulpturore, etj. Të gjitha këto vepra i shërbenin diktaturës për të mashtruar popullin se gjoja udhëheqësi legjendar po e drejtonte vendin dhe popullin nga fitorja në fitore, kur në të vërtetë po ecej drejt një fundi të palavdishëm e të turpshëm. Këtë e dëshmoi kapitullimi i sistemit diktatorial njëpartiak me ekonomi të përqendruar dhe zëvendësimi tij me sistemin pluralidt me ekonomi të tregut të lirë.
Të tilla vepra artistike kishin kryesisht vlera propagandistike dhe shumë pak vlera artistike. Themi se kishin pak ose shumë pak vlera artistike, sepse ato ishin vepra të hartuara sipas metodës së realizmit socialist. Si të tilla autorët e tyre për t’i realizuar ato ishin udhëhequr nga parimi i partishmërisë komuniste, parim i cili kërkonte që pa tjetër vepra t’i shërbente politikës së partisë. Dhe si të tilla ato i shërbenin propagandës politike të partisë shtet, por jo artit të vërtetë. Veshja e tyre me art i bënte ato shumë më të dëmshme se veprat thjesht propagandistike, si ishin artikujt e gazetave, fjalimet e politikanëve, pllakatat, apo filmat dokumentarë.
Veprat me vlera të vërteta edukative artistike i përkasin artit të realizmit, art i cili e pasqyron jetën jo sipas parimeve /interesave të imponuara të kësaj ose asaj parti politike, por sipas parimit të tipizimit duke e pasqyruar jetën në përputhje me të vërtetën historike.
Ta hymnizoje Enver Hoxhën si një burrë të shquar shteti në një potret, si bëri piktori Zef Shoshi më 1974, pa pasur porosi nga familja Hoxha, madje pa e parë asnjëherë nga afër dhe pa e pasur as personin si model, ishte shprehje e frikës që kishte ngjallur ky diktator dhe partia e tij në mendjen e këtij artisti të talentuar. Themi ishte shprehje, ose më mirë pjellë e frikës, sepse në atë vit Zef Shoshi dhe gjithë intelektualët kishin dëgjuar për krimet që kishte urdhëruar Enver Hoxha dhe ishin kryer gjatë viteve 1943-1960 ndaj intelektualëve shqiptarë të formuar në botën Perëndimore, kundër klerit e sidomos atij katolik në vitet 1945-1967, kundër artistëve pjesëmarrës në festivalin e këngës së vitit 1973 dhe kundër disa komunistëve disi liberalë si Fadil Paçrami e Todi Lubonja, etj. Pra portreti i Enver Hoxhës krijuar prej piktorit Shoshi në vitin 1974, ndonëse duket si portret i realizuar bukur, është një vepër me vlera artistike negative propagandistike. Ai portret është krijuar nga halli, nga frika që vlonte në ndërgjegjen e autorit të saj se mos dënohej dhe ai si shumë artistë të tjerë. Vetë Zef Shoshi ka thënë në një intervistë se “ajo vepër është pjellë e kohës…, se ai dhe gjithë vepra e tij i përket kohës kur e ka krijuar”. E pikërisht kjo thënie duhet shpënë deri në fund me sinqeritet e guxim, pra duhet pranuar se në atë kohë klima krijuese ishte një klimë nënshtrimi ndaj rregullave të realizmit socialist e partishmërisë komuniste. Se po të doje në atë kohë të hartoje një portret të Enver Hoxhës nuk mund të bëje ndryshe vetëm se ta hymnizoje atë, pra shkurt duhej të bëheshe vegël e propagandës së partisë. Dhe të pranosh se ke shërbyer si vegël e asaj partie është një akt qytetar i guximshëm, por që nuk mjafton të ndalesh deri aty, por ta shpiesh deri në fund, deri tek dënimi i vetes për dëmin që i ke shkaktuar popullit tënd. 
Sot, kur metoda e realizmit socialist nuk përbën më një metodë krijuese, dhe kur kanë dalë në shesh edhe shumë krime të tjerë të Enver Hoxhës, piktori Zef Shoshi po t’i kthehet hartimit të portretit të Enver Hoxhës nuk mund të hartojë një portret të njëjtë hymnizues për atë person historik. Ai patjetër ka për të hartuar një portret shumë të ndryshëm nga portreti i vitit 1974, sepse tani piktori do të punojë i çliruar prej frikës dhe do të përdorë një kombinim tjetër ngjyrash përmes të cilave do të shprehë jo hymnizim, por kritikë ndaj figurës së këtij diktatori të egër e gjakatar. Portreti i vitit 1974 u krijua me qëllim që të shprehte idenë e gabuar: “ Enver Hoxha është një burrë shteti largpamës, që mendohet thellë para se të marrë vendimet e tij”. Kjo ide binte dhe bie ndesh me të vërtetën historike, sepse e vërteta historike tregoi se me luftën e tejskajshme të klasave, me izolimin e tepruar të Shqipërisë, me varfërimin e jetës së popullit, Enver Hoxha nuk ishte aspak një burrë shteti largpamës, që mendonte thellë para se të merrte vendimet. Pikërisht kjo na bën që portretin e Enver Hoxhës të vitit 1974, që u vlerësua me çmime në atë kohë si portret i bukur, do të mbetet thjesht si një vepër me vlera edukative negative si vepër e propagandës komuniste. Ajo u realizuar në kohën e mungesës së lirisë krijuese, e nxitur prej frikës dhe autocensurës së autorit dhe jo prej kërkesave të brendshme të një artisti të lirë. Në atë kohë ajo u pëlqye prej ish komunistëve dhe masave të gjera të droguara nga propaganda e partisë, kurse sot ajo mund të pëlqehet vetëm prej disa ish komunistëve që nuk u ka dalë ende droga komuniste, si dhe prej atyre personave të cilët i patën lyer duart me gjak dhe nuk duan të pranojnë krimet e tyre, duke u justifikuar se ai rregjim ishte përparimtar dhe ata kryenin detyrën ndaj partisë e komandantit. Ai portret dhe simotrat e tij e kanë vendin në skutat e studiove të autorëve të tyre, ose në bodrumet e Galerisë së Arteve. Ato nuk duhet të riprodhohen dhe nuk duhet të ribotohen në organe shtypi a në media. Riprodhimi e ribotimi i tyre në ditët tona ka pa tjetër një qëllim keqdashës ndaj ecurisë së mendësisë së popullit tonë drej Europës demokratike. Kurse mosdënimi i tyre prej vetë autorëve tregon se autorët nuk janë ndërgjegjësuar për krimin që kanë kryer dhe nuk duan të kuptojnë rëndësinë e katarsës që duhet të kryejnë si artistë shërbëtorë të propagandës vrastare të diktaturës komuniste. 
Të njëjtët vlerësime mund të shprehim edhe për veprat monumentale që krijuan skulptorët Kristaq Rama, Mumtaz Dhrami, Sali Shijaku e Shaban Hadëri për figurën e Enver Hoxhës si udhëheqës i shquar i partisë, pas vdekjes së tij. Këto vepra kanë pasur kryesisht vlera propagandistike dhe pak vlera artistike të mirëfillta, sepse duke u krijuar me porosi nga lart në kushte të mungesës së lirisë, ato, ashtu si dhe potretet e diktatorit, shprehën ide të gabuara në kundërshtim me të vërtetën historike për vlerat e vërteta të Enver Hoxhës si shtetar e politikan. Po të rikrijonin po ata piktorë e skulptorë portrete e monumente të rinj për të njëjtin person historik pasi u shkërmoq diktatura, kur u njohën më mirë krimet e atij sundimtari, asnjëri prej tyre nuk do të krijonte më portrete ose monumente të ngjashëm me ato që kishin krijuar në vitet e diktaturës. Enver Hoxha do të jepej dhe me të metat e karakterit të tij si person dhe si shtetar, sepse të krijosh sot në kushte lirie një portret ose një monument hymnizues për një diktator si ai, do të thotë të jesh një artist qesharak e regresiv.
Ndryshe qëndron puna me vepra të tjera të këtyre piktorëve dhe skulptorëve, ku janë vënë në qendër njerëz të thjeshtë, malësorë, bujq të fushës, luftëtarë të së kaluarës, personalitete si Ismail Qemali, Kostandin Kristoforidhi, etj. Në këto vepra figurat njerëzore janë krijuar në përputhje me vërtetësinë historike të kohës së cilës i përkasin heronjtë që janë vënë në qendër të tyre, pra ato vepra i përkasin artit realist. Trajtimi i temës së jetës shqiptare nga e kaluara ndihmonte krijuesit për të qenë më të shpenguar ndaj kërkesave të realizmit socialist, prandaj shkrimtarë, piktorë, skulptorë, kineastë etj shpesh herë iu drejtuan të tilla temave në vitet e vështira të diktaturës.
Përsa i pëket romanit “Dimri i vetmisë së Madhe” të Ismail Kadaresë, ku është vënë në qendër figura e Enver Hoxhës si udhëheqës i PPSh-së, kemi të bëjmë me një rast më të veçantë dhe kompleks . Kjo vepër ndonëse u hartua në kohën e mungesës së lirisë krijuese, madje si kemi dëgjuar, dhe me kërkesë të Nexhmie Hoxhës, përsëri aty ka nota kritike ndaj personalitetit historik të Enver Hoxhës. Vepra ka në qendër mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë, në nëntorin e vitit 1960, ku Enver Hoxha u ngrit kundër vijës politike të Nikita Hrushovit, drejtuesit të kampit socialist. Pavarësisht se ky guxim i Hoxhës e kishte burimin tek interesi i tij për të mbrojtur karrigen e vet, përsëri ishte një guxim i pajetuar midis drejtuesve të partive komuniste. Ky akt në fakt ngjallte shpresa për ardhmërinë e Shqipërisë, për ndaljen e procesit të rusifikimit të kulturës shqiptare, pra ishte një akt që duhej vlerësuar prej shqiptarëve për guximin. Dhe këtë vlerësim autori e bën me ndërgjegje. Më tej në skalitjen e Enver Hoxhës si burrë shteti, si udhëheqës i PPSh-së autori krahas notave hymnizuese ka dhe nota kritike. Kritikat e shprehura kundër punonjësve të Sigurimit të shtetit me në krye Ministrin e Brendshëm Koçi Xoxe duhen kuptuar dhe si nota kritike ndaj vetë drejtuesit të partisë, i cili në fakt drejtonte dhe komandonte dhe Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin e shtetit. Pikërisht kritikat e ashpra ndaj Sigurimit të shtetit dhe Koçi Xoxes, tregojnë se notat hymnizuese me të cilat përshkruhet Enver Hoxha në këtë vepër mund të merren dhe si një dëshirë e autorit për të shprehur idenë sesi duhej të ishte udhëheqësi i PPSh-së pas kësaj ngjarjeje të madhe. Në mbështetje të mendimit tonë janë dhe dy thënie që hasen në roman: “Në Socializëm konkurojnë të aftët me të paaftët, ku të aftët lodhen të parët” dhe “Ashtu si borgjezia prodhon proletariatin – varrmihësin e saj – diktatura e proletariatit prodhon inteligjencën, varrmihësen e saj”. Këto shprehje pavarrësisht se në gojën e kujt janë vënë, shprehnin mendime të subkoshiencës së autorit për karakterin e socializmit dhe ardhmërinë e tij të pasigurt si sistem shoqëror, mendime që lidhen përmes nëntekstit me të vërtetën historike ndaj sistemit socialist. Jo rastësisht autori u urdhërua që ta ripunonte këtë roman. Pra kjo vepër letrare edhe pse u krijua në kohën e mungesës së lirisë dhe me porosi nga lart, për shkak të talentit të fuqishëm dhe guximit qytetar të autorit, është larg së qeni një vepër propagandistike e kohës kushtuar diktatorit Enver Hoxha. Ajo renditet midis veprave të artit realist. Aty heroi qendror është krijuar jo thjesht sipas kërkesave të realizmit socialist, jo thjesht i himnizuar, por ndërthurrur dhe me kritika ndaj sistemit shoqëror dhe vetë heroit që kishte përgjegjësi për krijimin e atij sistemi.
Deri sot shkrimtarë të talentuar nga radhët e të dënuarve të ndërgjegjes si Visar Zhiti dhe disa studiues u kanë bërë thirrje krijuesve të ndryshëm që të njohin dëmin që i kanë shkaktuar shoqërisë me veprat e tyre propagandistike artistike dhe të dalin hapur me kritika ndaj atyre veprave, por këto thirrje nuk janë marrë si akte dashamirëse dhe janë lënë pa përgjigje e kanë kaluar pa u vlerësuar. 
Tani mendojmë se është radha e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili më 1992 e hodhi i pari hapin drejt katarsës me skicën “Prometeu i pajtuar” ku pranoi me guxim qytetar se e meritonte epitetin “poet i oborrit”. Ai mund të ndihmojë e mund të dëgjohet më mirë prej kolegëve shkrimtarë e artistë për të kuptuar se është e pamjaftueshme të thuhet “vepra ime ishte pjellë e asaj kohe”, por të pranohet se veprat e tyre artistike propagandistike të realizmit socialist kryen një krim shoqëror që duhet dënuar. Duke qenë shkrimtari më i talentuar i kohës dhe me guxim qytetar më solid fjalët e tij mendojmë se do të zenë vend dhe ecuria drejt qytetërimit europian do të marrë formë të qartë. Ismail Kadareja me një vepër analitike mund të zbulojë procesin e dyzimit të krijuesve gjatë diktaturës. Ai mund të tregojë me kurajë se si frika, presioni për të jetuar e dëshira për të krijuar sajonin në ndërgjegjen e tyre një autocensurë që i pengonte të krijonin jashtë kërkesave propagandistike të partisë shtet. Një vepër e tillë analitike mbi laboratorin krijues të shkrimtarëve e artistëve të asaj kohe, do të jetë një ndihmë e pallogaritshme për të nxitur e ndihmuar krijuesit e tjerë të ecin me kurajë në rrugën e katarsës, akt që ka 25 vjet që pritet të kryhet për çlirimin e mendësisë së mjaft krijuesve nga vargojtë e ndryshkur të asaj partie mëkatare. 
Kjo vepër do t’i ndërgjegjësojë ish krijuesit e kohës së diktaturës dhe ata që kanë filluar të krijojnë mbas diktaturës sesa madhështor dhe hyjnor ka qenë akti i kundërshtimit të së keqes që kryen me pasoja flijimi poetë si Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nelaj dhe ata që pësuan burgjet si Visar Zhiti me shokë e sot lihen mënjanë, kur meritojnë të kthehen në ikona të kombit tonë, sepse ata dëshmuan ashtu si thotë Franc Kafka “NUK KA ART TE MADH PA MORALIN DHE TE VERTETEN BRENDA”… 

Filed Under: Opinion Tagged With: figura e Enver Hoxhes, si figure artistike, Thanas L Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2349
  • 2350
  • 2351
  • 2352
  • 2353
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT