• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ese për mendimet e mia

June 1, 2016 by dgreca

Nga Reshat Kripa/

Para syve më dalin vargjet e një poezie të një poeti anonim, më falni nëse e kam përdorur edhe herë të tjera, të një poeti që më janë fiksuar në mendjen time. Këto vargje më dalin parasysh tani:

                                      Strukur thellë në qoshen time,

                                      Zog i mbyllur në kafaz,

                                      Para syve shumë kujtime,

                                      Zemra gati nuk më plas.

Para syve më del vetja ime e viteve të kaluara dhe e këtyre të sotme. Më dalin mendmet e mia dhe pyes veten:

  • A i kam qëndruar besnik këtyre mendimeve?

Nuk e di. Në këtë kaos ku është zhytur ky vend edhe unë nuk e di se ku

jam dhe ku duhet të jem.  Nuk e di se ku jam, pasi duke dëgjuar këta zëra korbash që këlthasin në politikën shqiptare, më duket sikur nuk kam asnjë mendim. Nuk kam pasi klithmat e korbave të zinj nuk më lejonte te shpreh mendimet e mia, pavaresisht nese do të dëgjohen ato apo jo. Është pikërisht kjo që zemrën time e bënë të plasë. Megjithatë unë dua të flas dhe, e them me zë të lartë, do të flas. Do të flas për atë që më kanë mësuar ata burra që kurrë nuk do t’i vijnë më Shqipërisë. Edhe këtë e kam thënë edhe herë të tjera por do ta përsëris sa të jetë e nevojshme deri sa daullet e kësaj thirrje të dëgjohen nga shqiptarët.

Mësuesit e mi më kanë mësuar se duhet të luftojë për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Por a është e tillë Shqipëria e jonë? Për fat të keq jo. Shqipëria që unë kam ëndërruar dhe kam luftuar nuk është kjo e sotmja. Nuk është Shqipëria ku forcat politike e shohin njera-tjetrën si armik dhe jo si kundërshtar politik, njësoj si në periudhen e përmbysur kur vendi ishte ndarë në dy kampe, në mbështetës të sistemit komunist dhe kundërshtarë të tij dhe kur këta të fundit ishin te detyruar të ropateshin burgjeve dhe kampeve të internimit. Nuk është Shqipëria që drejtohet nga njerëz me të kaluar kriminale. Nuk është Shqipëria ku ish përgjegjësit kryesorë të diktaturës komuniste sot janë në krye të pushtetit qëndror dhe atij lokal. Nuk është Shqipëria ku sundon hipokrizia dhe servilizmi ndaj udhëheqjes shtetërore. Nuk është Shqipëria ku mungon ndjenja e personalitetit të njeriut dhe ku njerëzit janë kthyer në manekinë që veprojnë sipas shkopit të dirigjentit.

Dua që të çirrem, dua të thërras deri në kupë të qiellit. Dua të shpreh mendimet e mia. Por nuk gjej terren. Nuk gjej terren pasi në Shqipëri, megjithëse ka një numër të madh organesh të shtypit të shkruar dhe atij viziv, që e quajnë veten të pavarur, rrallë ndonjeri pranon që t’i botojë mendimet e mia. Këtë e kam provuar me shumicën e organeve të shtypit të shkruar në Shqipëri por nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre. Mendoj se një përgjigje, dhe kjo është edhe në etikën e një organi shtypi serioz, duhej të ma kishin kthyer. Por kjo mungoi. Atëherë çfarë duhet të bëjë unë? Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’i drejtohem të vetmit shtyp të shkruar në Shqipëri që më ka botuar dhe organeve të shtypit elektronik të cilët, për të thënë të vërtetën, gjithashtu më kanë botuar gjithçka iu kam dërguar.

Më lejoni t’iu jap një shmebull. Para disa kohe shkrova një monodramë subjekti i së cilës ishte infiltrimi i ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit në organet e drejtësisë shqiptare të sotme. Ua shpërndava disa specialistëve të njohur të teatrit shqiptar por, me përjashtim të vetëm njerit prej tyre, nuk u denjua të më kthehej një përgjigje. Ua dhashë dhe ua dërgova edhe disa teatrove dhe regjizorëve në Kosovë por përgjigje nuk mora. Përse? Nuk vlente monodrama? Mua nuk do të më vinte keq nëse do të më shprehnin një mendim të tillë, por ky nuk erdhi. Nuk mund ta vinin në skenë për shkak të frikës së kundërshtimit të atyre që sot drejtojnë vendin? Nëse edhe kjo do të ishte e vërtetë unë do ta prisja me kënaqësi një përgjigje të tillë. Por edhe kjo, përsëri nuk erdhi. Atëherë përse? përgjigjen jepeni ju të nderuar lexues.

Kjo është gjendja e Shqipërisë së sotme. Duke perifrazuar me librin e Lewis Caroll do ta quaja “Shqipëria në botën e çudirave”. Këto janë mendimet e mia që rrijnë të ndrydhura në memorien time. Nuk e di nëse ndokush do të më tregojë rrugën që duhet të ndjek për të shprehur këto mendime. Në pastë ndonjë do ta prisja me kënaqësi.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ese për mendimet e mia, reshat kripa

23 të përzgjedhurit e Gianni De Biasit për në Kampionat Europian

May 31, 2016 by dgreca

Nuk ka më enigma: De Biasi vendosi më në fund se kush do të jenë 23 të përzgjedhurit e tij në Kampionat Europian.
Tekniku italian Gianni De Biasi ka bërë publike mbrëmjen e së martës listën me 23 emrat që do të marrin pjesë në Euro 2016, duke lënë jashtë Rrahmanin, Gjimshitin, Shalën dhe Rashicën.

Tekniku italian do të japë një konferencë për shtyp mesditën e së mërkurës kur pritet edhe të shpjegojë zgjedhjet e bëra nga ana e tij.

Ja të përzgjedhurit:
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.

Mbrojtës: Arlind Ajeti, Nasër Aliji, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Frederik Veseli

Mesfushorë: Ansi Agolli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani,  Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi.

Filed Under: Sport Tagged With: De Biasi dhe 23, te perzgjedhurit e Europianit

MOTORÇIKLISTËT SHQIPTAR NË CHICAGO, UDHËTIM 6 ORËSH

May 31, 2016 by dgreca

*Gjatë këtij udhëtimi, motorçiklistët me krenari mbanin të veshur Shqiponjën dy krenarshe në bluzat kuq e zi./

MOTORÇIKLISTËT SHQIPTAR NË CHICAGO të udhëhequr nga artisti Bujar Bobani (Buki) morrën një rrugë bukur të gjatë prej përafersisht 6 orësh vajtje-ardhje nga Chicago, IL deri në Madison, Wisconsing. Piknisja ishte nga restaurant i mirnjohu shqiptar North Star me pronar Bashkim Kabashin ku të pranishëm me motorçikleta ishin: Kryetari i grupit z. Bujar Bobani (Buki),  Afrim Sejdiu, Afrim Imeri, Enes Hoti, Ledio Bregu, Senti Sentiliano, Lulzim Paloja, dhe Agim Baftiri.

Gjatë këtij udhëtimi, motorçiklistët me krenari mbanin të veshur Shqiponjën dy krenarshe në bluzat kuq e zi. Kjo bukuri  e rrallë në rrugët e SHBA-ve la mbresa të mira tek të gjith kalimtarët e rastit që i shikonin nga makinat e tyre. Motorçilistët e lartpërmendur u përcollën edhe me disa makina gjatë tërë Kohës.

Pas disa pushimeve të rregullta, ata u ndaluan në Madison, Wisconsin në Restaurantin Legends Spots Bar me pronar Dulin nga Kërçova. Nga kjo pike pushimi grupit iu bashkangjitën edhe dy motorçiklistë shqiptar z. Fadil Muçolli dhe z. Ardian Gashi ku pastaj u nisën për në Sauk City tek destinacioni final në Restauantin Black Hawk me pronar z. Gani Ahmetaj. Z. Gani Ahmetaj si përherë me mikpritjen e tij bujare Shqiptare, shtroi një drakë për musafirët ku edhe i përshëndeti dhe i përuroj për këtë nismë. Në këtë pikë ndalimi, grupit iu bashkangjiten edhe tre motorçiklistë tjerë shqiptar: z. Elton Ademi, Besnik Ibraimi, dhe Shkelqim Ibraimi.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe krytari i Komunitetit Shqiptar në Madison z. Ahmet Gashi si dhe aktivist të tjerë. Z. Ahmet Gashi dhe kryetari i Komunitetit Shqiparo-Amerikan në Illinois z. Bujar Breznica biseduan për mënyra të mundshme bashkëpunimi në mes dy organizatave për të ardhmën.  U shkëmbyen ide të ndryshme për rritjen e aktiviteteve me karakter kombëtar dhe educative për gjeneratat e reja.

Kryetari i grupit të motorçiklistëve tha se do të organizojnë edhe aktivitete tjera gjatë vitit ku edhe shpreson të ketë edhe më shumë pjesëmarrje. Ky grup promovon gjyrat kombëtare shqiptare si dhe zgjon ndjenja të veçanta tek komuniteti jonë sepse vet motorçikletat simbolizojnë ndjenjën LIRI (FREEDOM).

Filed Under: Komunitet Tagged With: MOTORÇIKLISTËT SHQIPTAR, NË CHICAGO, Udhetim 6 oresh

BE-Kosovë, korniza e dialogut reformohet

May 31, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Prishtina, maj 2016/

Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës, takimi i fundit i DPSA. Diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe reformat strukturore/

-Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të BE-së dhe Kosovës, korniza e dialogut do të reformohet – diskutimet do të zhvillohen në kuadër të kornizës së Komiteteve për MSA/

 PRISHTINË, 31 Maj 2016-B.Jashari/ Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës mbajtën sot takimin e tyre të fundit në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA), ku diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe reformat strukturore.  Njoftimi i dërguar thekson se, ky takim u përqendrua në çështjet ekonomike dhe financiare, statistika dhe kontroll financiar. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të BE-së dhe Kosovës, korniza e dialogut do të reformohet – diskutimet do të zhvillohen në kuadër të kornizës së Komiteteve për MSA.

Përfaqësuesit e Komisionit dhe të qeverisë së Kosovës kanë diskutuar një numër fushash të politikave, përfshirë këtu zhvillimet makroekonomike të Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, reformat strukturore dhe zhvillimin e sektorit privat, sistemin statistikor dhe kontrollin financiar.

Fillimisht, Komisioni ka theksuar rëndësinë e zbatimit të Konkluzioneve të Përbashkëta për Programet e Reformës Ekonomike 2016-2018, të aprovuar javën e kaluar.

Në fushën e politikave ekonomike dhe fiskale, u diskutuan treguesit ekonomikë kryesorë, përfshirë rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Derisa rritja ekonomike e Kosovës është rritur në vitin 2015, kjo ka qenë kryesisht si pasojë e efektit të rritjes së pagave publike dhe pensioneve të vitit të plotë si dhe remitencave më të larta, derisa prodhimi bazë mbetet i dobët. Kosova do të duhet të fuqizojë prodhimin e saj bazë, në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga hyrja në fuqi e MSA-së.

Qeveria prezantoi ndryshimet në politikat fiskale, në veçanti në reformat tatimore dhe ndryshimet në rregullin fiskal që do të mundësojë më shumë projekte kapitale të drejtuara kah zhvillimi dhe rregullin e pagave për të lidhur ndryshimet  në pagat publike tek rritja formale.

U diskutuan po ashtu projektet e mëdha infrastrukturore, të përfshira në listën e Tubacionit për Projektin e Vetëm. Komisioni ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Rezervë të dakorduar me FMN.

Një shqetësim i veçantë u shpreh lidhur me rritjen e skemës së përfitimeve të ndërlidhura me luftën, e cila mund të rezultojë në një tejkalim të konsiderueshëm të shpenzimeve të buxhetit të aprovuar. Në këtë kontekst, Komisioni inkurajoi Kosovën për të gjetur masa kompensuese të nevojshme për të siguruar që buxheti mbetet në kuadër të rregullit fiskal dhe për të ruajtur një model shpenzimesh drejt rritjes.

Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturore kryesore në sektorët si shëndetësia, arsimi, administrata publike dhe privatizimi.

Komisioni uroi qeverinë për prioritetizimin e projektit më përkatës në kuadër të Tubacionit të Projektit të Vetëm. Prioritetizimi i tillë duhet të vazhdojë dhe është një parakusht absolut për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve në mesin e nevojave të mëdha dhe urgjente. Komisioni nënvizoi progresin e shënuar dhe theksoi nevojën për adresimin e çështjeve urgjente, si përmirësimi i qasjes në financa, mungesa e sundimit të ligjit, përhapja e  ekonomisë joformale, arsimi profesional jo i duhur dhe implementimi i e-prokurimit.

Në fushën e statistikave, Komisioni theksoi nevojën për të miratuar ndryshimet në Ligjin për Statistika dhe miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë në katër komunat e Kosovës Veriore.

Situata e burimeve për prodhimin e Statistikave Zyrtare në Kosovë u diskutua po ashtu në drejtim të kërkesave për të dhëna dhe afatin e tyre.

Diskutimi është fokusuar po ashtu në kërkesën për të fuqizuar llogaritë kombëtare dhe për këtë qëllim edhe statistikat për biznese.

Komisioni po ashtu ka inkurajuar Kosovën që të ftojë Monitorim Ndërkombëtar për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e Kosovës Veriore. Mbledhja dhe publikimi efikas i statistikave është një prioritet për politikën e bazuar në dëshmi.

Në fushën e Kontrollit Financiar, u diskutuan zhvillimet e fundit në kontrollin financiar të brendshëm publik. U theksua se duhet t’i kushtohet vëmendje sigurimit të reformave të kontrollit të brendshëm të financave publike dhe menaxhimit të financave publike dhe reformës së administratës publike. Komisioni po ashtu ka mirëpritur emërimet e fundit të Auditorit të ri të Përgjithshëm dhe miratimit të Ligjit për zyrën e auditivit kombëtar.

Ky takim u bashkë-kryesua nga Ministria kosovare e Integrimeve Evropiane dhe Drejtorati i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Ekonomi dhe Çështje Financiare dhe Zgjerim, si dhe Drejtorati për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim.

Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Bashkimi Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me axhendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell rezultatet e Kosovës në reforma, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: BE-Kosovë, e dialogut reformohet, korniza

Komunitet- Takim me Titullaren e Lartë të Bashkisë, Bronx Aurelia Greene

May 31, 2016 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/Organizata e gruas në Bronx (The Women’s Organization “Hope & Peace”) zhvilloi një takim pune me Deputy Borough Aurelia Greene – Titullare e lartë pranë Bashkisë në Bronx dhe Drejtoreshën e Shërbimeve për Komunitetet në Bashkinë Bronx Tracy McDermott. Edhe pse ka kaluar kohë, ato si fillim uruan Presidentin e Bashkisë Bronx -Borough President Ruben Dias. Jr, për rizgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm dhe treguan se e kanë mbështetur në fushatat e tij elektorale. Në bisedat që u shtruan aty u fol për punën e kryer deri më tani nga kjo organizatë, dhe përfitimet që kanë patur komunitetet e ndryshme në Bronx, për gruan dhe fëmijët, si dhe u kërkua mbështetje e mëtejshme për rastet specifike që kanë disa anëtare të kësaj organizate në familjet e tyre.

Gjithashtu ato ngritën si shqetësim rolin efikas që duhet të luajnë forcat e rendit, pasi sipas tyre uniformat blu të policisë duhet të jenë më të përkushtuara e më të ndërgjegjshme në detyrë e në gatishmëri të plotë për parandalimin e krimit. Këtë aspekt ato e argumentuan me fakte konkrete të një apo dy rasteve të neglizhencës së forcave të rendit, duke treguar në detaje raste kur policia kishte shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes.

Mimoza Dajçi foli për ndryshimet në dukje të infrastrukturës në Bronx, ku shikon tha ajo shumë godina të reja banimi, ndërtuar kohëve të fundit në të cilat përfitojnë edhe familjet me të ardhura të pakta, gjë që tregon punën e mirë e të suksesshme të Presidentit të Bashkisë Bronx Ruben Dias. Jr dhe stafit të tij të palodhur. Ajo u ndal gjithashtu tek situata e gruas shqiptare në Kosovë, ku u fol për 20.000 viktimat e luftës nga makineria serbe gjatë periudhës 1998-1999 si dhe nevojat imediate që ato kanë akoma.

Znj. Aurelia Greene duke mirëpritur takimin udhëzoi organizatën tonë se ku duhet të drejtohet për ndihmat direkte që kërkojmë duke dhënë kontaktet e duhura si dhe mbështetjen që ky institucion ofron si kopetencë. Edhe znj. Tracy mMcDermott sygjeroi dhe orientoi anëtaret tona në rrugën që duhet të ndjekin për zgjidhjen e probleme duke vënë në dispozicion lidhjet e Bashkisë Bronx me Institucionet e tjera përkatëse.

Anëtaret e oganizatës së gruas shqiptare – amerikane “Hope & Peace” Lisa Puna, Anisa Gjelaj dhe Iris Dulo që morën fjalën gjithashtu në këtë takim falenderuan Deputy Borough Aurelia Greene dhe Drejtoreshën e Shërbimeve të Komuniteit Tracy McDermott për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që u rezervuan.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bronx Aurelia Greene, Mimoza Dajci, Takim me Titullaren e Lartë të Bashkisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2762
  • 2763
  • 2764
  • 2765
  • 2766
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT