• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Raporti – Freedom House: Shtypi në Shqipëri pjesërisht i lirë

April 27, 2016 by dgreca

Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë.

Në raportin e kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 49 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 106-të, me 51 pikë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero është rezultati më pozitiv, ndërsa 100, rezultati më i keq.

Shqipëria renditet pas Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.  Nga vendet e rajonit,  vetëm Maqedonia mbetet prapa Shqipërisë.

Një vit më parë Shqipëria dhe Kosova  ishin radhitur në vendin e 98-të.

Në mesin e vendeve të Evropës juglindore, Mali i Zi zë vendin e 80-të, ndërsa Serbia vendin e 87-të. Më keq janë radhitur Bosnja në vendin e 104-të dhe Maqedonia në vendin e 136-të.

Maqedonia bashkë me Turqinë, klasifikohen si vende me shtyp jo të lirë dhe renditen të fundit në Evropë.

Në raportin e organizatës Freedom House thuhet se dhuna dhe kriza e emigrantëve kanë mbizotëruar lajmet në Evropë në vitin 2015, por po ashtu kanë ndikuar edhe mbulimin e tyre. Ndonëse jo në mënyrë dramatike sikurse vrasjet në Francë, në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, sulmet kundër gazetarëve në Ballkanin Perëndimor kanë ndikuar në rënien e lirisë së shtypit.

Në Sërbi, shumë gazetarë kanë pësuar sulme fizike, gjë që ka ndikuar në shtimin e auto-censurës. Serbia ka shënuar rënie në renditje për shkak të retorikës armiqësore të qeverisë së (Aleksandër) Vuçiçit kundrejt gazetarëve hulumtues, censurës dhe zvogëlimit të mundësive për raportim kritik e të pavarur.

Në raport thuhet se sulmet dhe kërcënimet me vdekje në Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë, kanë shtuar shqetësimet bashkë me rastet e shumta të dhunës kundër gazetarëve që hetonin korrupsionin qeveritar. Organizata thekson se mbetet çështje e diskutueshme nëse qeveritë e këtyre vendeve janë të sinqerta në përkushtimin e tyre tndaj normave evropiane për median e lirë e të pavarur.

Maqedonia ka shënuar rënie edhe për shkak të zbulimit të përgjimeve të paligjshme e në shkallë të gjerë të qeverisë ndaj gazetarëve, lidhjeve korruptive ndërmjet zyrtarëve dhe pronarëve të medias dhe shtimit të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias.

Organizata vlerëson se liria botërore e medias gjatë vitit 2015 ka rënë në pikën më të ultë në 12 vitet e fundit, ndërsa forcat politike, organizatat kriminale e terroriste kërkojnë të kontrollojnë ose t’i mbyllin gojën shtypit në përpjekjet e tyre për më shumë pushtet.

Sipas Freedom House vetëm 14 për qind e njerëzve jetojnë në shoqëri me shtyp të lirë./Voa/

Filed Under: Komente Tagged With: pjesërisht i lirë, Raporti - Freedom House:, Shtypi në Shqipëri

Google nëpër Shqipëri për të fotografuar rrugët

April 27, 2016 by dgreca

Shqipëria do të jetë pjesë e hartës botërore ‘Google streets view’./

Ministrja e Integrimit Milena Harito deklaroi sot gjatë prezantimit të projektit ‘Google Street Vieë’ se për 8 javë Google do të jetë në qytetet kryesore për të fotografuar rrugët e Shqipërisë.

Harito: “Projekti zhvillon turizmin kryesisht nga jashtë. Ai sjell pamjet konkrete të Shqipërisë në kompjuter ose telefon. Projekti është konkretizim i një pune 18 mujore i cili do të ndryshojë imazhi i vendit”.

Duke folur për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit ai tha se 5 maji afati i fundit për dorëzimin e vetëdeklarimeve. Deri tani 7500 persona kanë dorëzuar vetëdeklarimet, Rreth 20 mijë persona të tjerë ende nuk kanë dorëzuar vetëdeklarimin .

 

Filed Under: Komente Tagged With: Google nëpër Shqipëri, për të fotografuar, rruget

Trump fiton 5 shtete, Hillary 4 shtete

April 27, 2016 by dgreca

Trump nuk ka te ndalur megjithe kundershtimet e  kryeministrit shqiptar Edi Rama, qe sheh fundin e botes me fitoren e manjatit republikan. Kandidati Republikan Donald Trump ka shënuar fitore në votimet paraprake të republikanëve në pesë shtete verilindore, ndërsa demokratja Hillary Clinton ka siguruar fitoren në katër shtete.

Rrjetet televizive amerikane e paten parashikuar se Trump me lehtësi fitoi në zgjedhjet paraprake në pesë shtete, gjatë votimeve të mbajtura dje në: Konetikat, Merilend, Delauer, dhe Rod Ajlënd. Trump fitoi 60 për qind të votave në dy shtete dhe mbi 50 për qind në të tjerët, sipas rezultateve zyrtare.Parashikimet, pas mbylljes së kutive të votimit, treguan se Clinton gjithashtu shënoi fitore në Merilend, Delauer, Pensilvani dhe Konetikut.

Hillary iu tha fansave te saj pas fitores: “Me ndihmën tuaj ne do të rikthehemi në Philadelphia për Konventën Kombëtare Demokrate me më shumë vota dhe më shumë delegatë”, i tha Clinton mbështetësve të saj pasi fitoi primaret e së martës në katër shtete.

“Ne do të bashkojmë partinë për të fituar këto zgjedhje dhe për të ndërtuar një Amerikë ku të gjithë mund të ngrihemi, një Amerikë ku ngremë njëri-tjetrin në vend që të shtyjmë njëri-tjetrin për posht”, vazhdoi ajo.

Hilary Clinton, në primaret që u zhvilluan të martën, humbi vetëm në shtetin e Rhode Island, ku fitimtar doli rivali i saj Bernie Sanders. Megjithatë katër fitoret e fundit i japin asaj një avantazh gati të paarrtishëm, ndonëse mbeten edhe 14 shtete për të votuar deri më 14 qershor.

Kundershtari i saj Bernie Sanders ka shënuar fitore në Rod Ajlënd.  Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

Filed Under: Komente Tagged With: Hillary 4 shtete, Trump fiton 5 shtete

Ministri & Komandanti i FSK, pritje ne Pentagon

April 27, 2016 by dgreca

Ministri dhe Komandanti i FSK-së u pritën në Pentagon nga shefi i Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Grass/

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën zyrtarisht në Pentagon nga shefi i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjenerali Frank Grass.

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës me gjeneralin Grass, e ku ishte i pranishëm edhe shefi i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timothy Orr, (Shteti i Aiovës me shtetin e Kosovës është në partneritet e gjithashtu FSK-ja me Gardën e Aiovës) u bisedua për marrëdhëniet Kosovë-ShBA në fushën e sigurisë, procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK), si dhe çështje e tema tjera me rëndësi nga siguria.

Ministri Demolli nga ana e tij e  përgëzoj  mikpritësin, gjeneralin Grass  për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dyja vendeve dhe dy institucioneve duke e falënderuar atë edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-ja ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë në veçanti.

Gjithashtu, Ministri Haki Demolli e njoftoj gjeneralin Grass mbi mbarëvajtjen e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për hapat , përgatitjet që janë bërë si dhe për planet për zhvillimin e saj.

Ministri Demolli shprehu gatishmërinë për transparencë të plotë me faktorët vendorë, strategjik dhe ndërkombëtarë sa i përket procesit të transformimit të FSK-së në FAK.

Nga ana e tij, gjenerali Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu mbështetje për procesin dhe mbështetje për përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për krijimin e infrastrukturës që garanton një ambienti të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.

Gjenerali Frank Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës për nderë të ministri Haki Demolli, gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe delegacionit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shtroi një drekë zyrtare në Pentagon, në shenjë respekti për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për planet intensive të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takimin e delegacionit nga Kosova në Pentagon, ishte i pranishëm edhe Atasheu i FSK-së, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, gjeneral brigade Xhavit Gashi, shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Ilir Qeriqi, si dhe oficer e nënoficer të tjerë të Forcës së Sigurisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Ministri & Komandanti i FSK, pritje ne Pentagon

Objekti misterioz në fund të Balltikut dhe konspiracionistët e teorive aliene

April 27, 2016 by dgreca

Kur u zbulua për herë të parë objekti misterioz në fund të Detit Balltik habiti ekspertët dhe vendosi në lëvizje konspiracionistët e teorive aliene. Por edhe sot, kur kanë kaluar pesë vite nga ky zbulim, objekti vazhdon të habisë të gjithë.  “Ocean X”, një grup suedezësh gjuetarë thesaresh nëpër dete, i udhëhequr nga Peter Lindberg dhe Dennis Asberg ranë në gjurmët e objektit në vitin 2011. Menjëherë nisën misionet e zhytjes në 100 metra thellësi, ku ekipi vuri re disa anomali në pajisjet e tyre të elektrike dhe teknologjike. “Sapo i afroheshim objektit, çdo gjë elektrike, përfshirë këtu edhe telefoni satelitor pushonte së funksionuari, madje nuk punonin as kur ishim mbi objekt. Menjëherë sapo largoheshim 200 metra prej objektit, rikthehej normaliteti. E njëjta gjë ndodh sa herë që rikthehemi atje”, thotë Stefan Hogerborn, zhytës profesionist dhe pjesë e ekipit “Ocean X”. Objekti misterioz ka një gjatësi prej 60 metrash dhe një gjerësi prej 8 metra. Ajo që e bën akoma më të komplikuar shpjegimin se çfarë është në të vërtetë është forma e tij, pasi ngjason shumë me objektet fluturuese që shumë i kanë parë vetëm tek skena të filmit “Star Wars”. Volker Bruchert, profesor i gjeologjisë ka një ide për kohën e formimit të objektit, por nuk është në gjendje të shpjegojë anomalitë e shkakuara tek aparaturat elektrike dhe kompjuterike kur i afrohesh atij. “Hipoteza ime është se ky objekt, kjo strukturë është formuar gjatë epokës së akullt, shumë, shumë vite më parë”, thotë ai. Në këtë hipotezë, Bruchert ka mbërritur pas analizimit të një pjese të marrë nga grupi i “Ocean X”. Por vetë drejtuesit e këtij ekipi gjahtarësh thesari, Lindberg dhe Asberg thonë se pjesë e dërguar për analizë nuk është marrë nga objekti, por nga mjedisi përreth tij. Ata thonë se e megjithë përpjekjet e panumërta, e kanë patur të pamundur që t’i afrohen në distancë të afërt objektit misterioz, që me gjasa do të qëndrojë i tillë edhe për shumë kohë.

Filed Under: Featured Tagged With: alienet, Balltik, Objekti msiterioz

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2867
  • 2868
  • 2869
  • 2870
  • 2871
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT