Shqipëria do të jetë pjesë e hartës botërore ‘Google streets view’./
Ministrja e Integrimit Milena Harito deklaroi sot gjatë prezantimit të projektit ‘Google Street Vieë’ se për 8 javë Google do të jetë në qytetet kryesore për të fotografuar rrugët e Shqipërisë.
Harito: “Projekti zhvillon turizmin kryesisht nga jashtë. Ai sjell pamjet konkrete të Shqipërisë në kompjuter ose telefon. Projekti është konkretizim i një pune 18 mujore i cili do të ndryshojë imazhi i vendit”.
Duke folur për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit ai tha se 5 maji afati i fundit për dorëzimin e vetëdeklarimeve. Deri tani 7500 persona kanë dorëzuar vetëdeklarimet, Rreth 20 mijë persona të tjerë ende nuk kanë dorëzuar vetëdeklarimin .