Ditë historike të Kulturës Shqiptare në Ontario
Nga Marjana BULKU/
Është një ditë e zakonshme pune në selinë e legjislativit kanadez, por për shqiptarët, jo vetëm të Kanadasë besoj se një ditë si kjo do të lerë gjurmë historike. Jo pse është veshur me ngjyra kuq e zi, as pse kostumet tona kombëtare perfomojnë mes tingujsh apo edhe heshtur, jo vetëm pse dhjetra shqiptarë janë ulur në mes të tempullit ku demokracitë rriten maturisht,,,por sepse sot flet SHQIP tradita përmes ligjit që e mbron, kohës që nuk e zvetënon dhe rrënjëve të hershme që e risollën të gjallë, të larmishme trashëgimninë tonë kulturore, vlerën që jeton më gjatë se ne m’u në zemër të qytetërimit perëndimor: Kanada.
Shkëlqimi i kësaj dite i ka rrënjët tek ato dhjetra e dhjetra përpjekje që Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze ka ndërmarë që prej tre vitesh duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetin shqiptar që jeton në Kanada, i vjetër dhe i ri, me institucionet shtetërore që kanë mundësi ti mbështesin këto lloj pasurish kulturore me ligj, për ti njohur, mbrojtur dhe trashëguar. Janë përpjekjet e Zonjës Ruki Kondaj, Presidente nderi e Bashkësisë shqiptaro-kanadeze, bashkëpunëtorëve te saj të palodhur, si dhe vullnetit dhe gadishmërisë së Znj. Laura Albanese, propozuese e ligjit që e shpalli muajin nëntor, muaj të trashëgimnisë sonë kulturore në Kanada. Ajo bëri një prezantim të historisë shqiptare, valëve të emigracionit ku me tone prekëse theksoi dy protagonistët e krenarisë dhe historisë shqiptare; Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Fjala e saj pushtoi sallën, ku nuk munguan duartrokitjet e përfaqsuesve parlamentarë, madje po aq historike do të mbeten edhe fjalët e hirësisë së tij, zotit Brad Duguid i cili përsëriti në ”You adopted me” pasi ndjehej i mrekulluar nga historia e vyrtytëshme dhe festat e shqiptarëve të Kanadasë aq sa dëshirën të festojë me ta nuk e fsheh aspak.
Është ngjarja që ndoshta na bën të mendojme thellësisht se sa i vlefshëm është identifikimi i komuniteteve etnike përmes kulturës,,,është vlera që na bashkon, është dëshmia që na qartëson origjinën kur fëmijët tanë në emigracion mund të harrojnë edhe shqipen si gjuhë…është e shkuara jonë që rron në të ardhmen që po jeton jasht Shqipërisë kaq e sigurt…është kujdesi që përkëdhel këto pasuri shekullore që janë rrënjët tona, është pasuria jonë që pasuron edhe komunitete kaq të zhvilluara që nuk reshtin së falenderuari për kërë bashkëjetesë.
Ky akt përligj natyrshëm buzëqeshjen krenare të Ruki Kondajt, shqiptarizmën që nuk shuhet të Laura Albanese, gjallërinë e mjeshtrit Ramazan Këllezi që energjitë artistike duket se ia ka përtërirë akoma më shumë Kanadaja e largët, fjalën e matur dhe të mencur të Profesorit Kristian Bukuroshi i cili ka mposhtur moshën dhe i ndjek me vlerësime maksimale ditët e ngjarjeve të tilla që bëjnë histori, lotët e Ilir Lenës që edhe pse pronar i ekranit, emocionet nuk i shmang dot teksa flet për këtë ditë që Kanadaja ua dhuron këtyre shqiptarëve të mirë, e ku natyrisht konkluzionet e mencura te zotit Iliaz Loku te ndihmojne ne ndertimin e opinioneve objektive rreth kesaj shqerie tashme 25 vjecare. Unë pata rastin që të flas me disa prej tyre, ish kryetarë, anëtarë të këshillit të nderit të Bashkësisë shqiptaro-kanadeze ku nuk mungonte as kryetari që e ka drejtuar i pari këtë bashkësi, zoti Murat Hashani.
Këtu sot, me të drejtë gjithkush ndjehet pjesëtar i kësaj Bashkësie, madje edhe unë,,,teksa shoh familjet e hershme që emigruan në Kanada,intelektualët që emigruan më vonë dhe këtu arritën të bëjnë sukses, Lili Cingun që mjellmezon duke vallëzuar duke sfiduar edhe vitet,,, thellësisht i jam mirënjohëse në heshtje strateges Kondaj dhe të gjithë atyre që pranojnë modestisht se falë saj gjërat ndodhin. Këtu gjithcka është pasuri kombëtare, Tringa Rexhepi që këndon, Ana Gorja që ka mberritur Hollivudin dhe është aq modestisht e bukur, torta muzeale ku mjeshtërisht janë mbivendosur aq bukur pasuritë tona aq sa të vjen keq ta presësh, artistët që interpretojnë,,,thënë thjesht është një mjedis klasik, patriotik dhe modern ku anglishtja dhe shqipja vallëzojnë bukur.
Është si një familje e madhe e bukur, është një copë Shqipërie vitale që jeton në Kanadanë e largët, është një ditë që rishkruan historinë tonë nga fjala brilante dhe sigurisht historike e katër parlamentarëve që herë pas here përsërisin shqip “jam krenar që jam shqiptar” kaq shumë është rrënjosur Shqipëria që ju rrëfeu për besën, nanë Terezën, Skënderbeun nëpërmjet Bashkësisë shqiptaro-kanadeze dhe televizionit Pasqyra Shqiptare. Është historia jonë që na bashkon përmes të vërtetave të bukura, përmes trashëgimnisë, asaj vlere që na bashkon dhe na përjetëson ndër shekuj.
Ja përse Lulzim Basha e censuroi intervistën që dha tek Zëri i Amerikës !
Opinion nga Elida Buçpapaj/
Të gjitha aktivitetet Lulzim Basha i ka pasqyruar në faqen e tij zyrtare në Facebook përveç intervistës tek Zëri i Amerikës, e cila u botua e plotë me video dhe e zbardhur, pra me tekst. Troç, e ka censuruar këtë intervistë, ashtu si censurojnë vetëm diktatorët dhe diktaturat.
Duke iu hedhur një sy deklaratave fishekzjarre që ka lëshuar për gazetarët sapo ka mbërritur në Shqipëri, se paska marrë “mbështetjen e SHBA për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, kjo më bën të rikthehem tek intervista e sipërpërmendur për të parë më mirë se çfarë mesazhi mori ai nga institucionet Amerikane, intervistë që ai ia fshehu elektoratit dhe publikut, diçka e papranueshme për një lider të formatit Perëndimor, i cili kur arrin dhe censuron Radion që e mbështet Departamenti Amerikan i Shtetit, merreni me mend se çfarë bën me gazetarët që duan ta fitojnë bukën e gojës me punën e tyre të ndershme.
Që në fillim të intervistës tek Zëri i Amerikës, Lulzim Basha bëri zhurmuesin dhe i iku pyetjes të gazetares. I iku jo se nuk e kuptoi pyetjen, por qëllimshëm, për të thënë atë që deshte dhe jo atë që i kërkohej të përgjigjej. Një formë spekulimi.
Kur gazetarja Ardita Dunellari e pyeti: “Lidhur me rolin e opozitës në Shqipëri, çfarë mesazhi përcillni nga zyrtarët amerikanë”, Lulzim Basha doli jashtë temës dhe filloi të flasë për 25 vjetorin e rivendosjeve të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, dhe kur gazetarja ndërhyri, Lulzim Basha vazhdoi të japë leksione demokracie, sikur korrupsioni të kishte lindur prej 23 qershorit 2013 e këndej, ditën kur PD humbi zgjedhjet, sepse elektorati demokrat i Shqipërisë e kishte braktisur këtë forcë politike që kishte hequr dorë nga premtimet dhe standartet demokratike, për të cilat “u shiste mend” amerikanëve Lulzim Basha tek Zëri i Amerikës.
Nuk ishte aspak korrekt fakti se ai i ikte me koshiencë dhe në mënyrë të pacipë përgjigjes, por kur ai e devijoi pyetjen, gazetarja ia bëri edhe më eksplicite dhe i tha se “Radio Zëri i Amerikës kishte kontaktuar me Departamentin e Shtetit lidhur me takimin që kishte patur ai dhe zyra e zonjës Nuland në komentin e saj ka theksuar edhe nevojën që opozita të jetë e gatshëm dhe e hapur për kompromis dhe për të bashkëpunuar me qeverinë për të gjetur zgjidhje për problemet më kryesore të vendit si dekriminalizimi, reforma në drejtësi.”
Në vend që zbardhja nga ana e gazetares e asaj që kërkonte DASH, diçka që ai e fshehu, ta vinte në pozitë të vështirë Lulzimim Bashën, përkundrazi ai vazhdoi pa iu skuqur faqja të jepte receta moralizuese, duke harruar se nëse drejtësia dhe politika është e inkriminuar, kjo për fajin e lidershipit dhe qeverisjeve që kanë drejtuar Shqipërinë këta 25 vjet.
Kur gazetarja e pyeti se si mund ta mbrojë PD reformën gjyqsore nga presioni politik, kur PD vetë po futet në dialog me interesa të caktuara, Lulzim Basha vazhdoi të bënte demagogji sikur PD qenka faktor konsensusi dhe problemi i ngecjes dhe ngërçit është pala tjetër, kur në fakt reforma në drejtësi ka ngecur sepse të gjitha palët nuk duan të kryhet pasi i frikësohen drejtësisë.
Edhe sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimeve, njëri nga pretendimet e PD që ngritja e këtij institucioni të bëhet pas ndryshimeve kushtetuese, është vetëm një mënyrë që ky institucion të mos ngrihet ose të vonohet sa më shumë të jetë e mundur ngritja e tij, sepse ndryshimet kushtetuese kërkojnë kohë, ndërsa faktori ndërkombëtar kërkon që BKH dhe reforma në drejtësi të kryehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lulzim Basha bëri një ndërhyrje tjetër patetike dhe arriti kulmin e demagogjisë kur i tha gazetares të Zëri të Amerikës se “Shqipëria nuk është Republika Prokuroriale e Shqipërisë, dhe as Republika Gjyqësore e Shqipërisë; është Republika e Shqipërisë – një demokraci parlamentare”, kur e vërteta është se Shqipëria është kthyer në Republikën e Kapur nga liderët e tre partive kryesore, të cilët në mënyrë antidemokratike kanë vendosur se cilët do të jenë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, se cili do të jetë Kryeprokurori i Shqipërisë, se cilët do të jenë kryegjyqtarët, gjyqtarët, presidenti, kryetari i shërbimit sekret i Shqipërisë, deri se cilët do të jenë opinionistët dhe gazetarët e Shqipërisë duke e degraduar dramatikisht sistemin.
Prandaj reforma në drejtësi për dekriminalizimin e politikës dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve është SOS-i i fundit për të shpëtuar shtetin.
Kur gazetarja i tha Lulzim Bashës se PD “mban përgjegjësi për faktin, që korrupsioni arriti një nivel të atillë deri sa ka një angazhim të tillë të elementit ndërkombëtar për ta shkulur këtë problem, duke qenë se PD ka pasur pushtetin deri para tre vjetësh”, lideri i opozitës në vend që të mbante përgjegjësi, filloi të mbrohej duke sulmuar palën tjetër, ku sipas tij në kohën kur qeveriste PD ka pasur korrupsion, por tani që po qeveris PS korrupsioni është rritur edhe më.
Një përgjigje pa përgjigje dha Lulzim Basha edhe sa i përket Firmës Podesta, e cila ka lobuar për vizitën e kryetarit të opozitës në Washington D.C. Pyetjes të gazetares se përse ka lobuar kjo firmë, kur Departamenti i Shtetit e ka mirëpritur Lulzim Bashën, ky reagoi pa asnjë lloj modestie, por kur gazetarja e pyeti se sa e kishte paguar PD këtë firmë, Lulzim Basha reagoi me kakofoni se Podesta ka lobuar gratis për ta, çka tingëllon absurde sepse asnjë firmë, aq më tepër në SHBA, aq më tepër me emër si Podesta, nuk punon gratis as për Lulzim Bashën dhe as për Sali Berishën.
Në këtë intervistë, Lulzim Basha nga pozita aspak dinjtoze mbajti një qendrim ex chathedra, dha leksione demokracie, kur duhej të mbante kokën ulur, për faktin e thjeshtë se nëse Shqipëria ndodhet me këto rekorde korrupsioni dhe inkriminimi, faj për këtë janë dy forcat kryesore politike, që tashmë janë bërë anët e të njëjtës medalje këtë çerek shekulli tranzicion.
Ndërsa pretendimet e alternativës të Lulzim Bashës për zgjedhje të reja nga Washintgon D.C. janë në rezonancë të plotë me ato të Sali Berishës, që përkuan edhe me një ribllokim të reformës zgjedhore posa Lulzim Basha i vuri këmbët në Tiranë, duke harruar premtimet që dha në Washington D.C..
Mendon Lulzim Basha se Podesta është më e fortë se DASH, dhe me një të rënë të lapsit, kryetari zyrtar i PD, do të arrijë çdo lloj fantazije për të ricikluar pushtetin e të bëhet shefi i qeverisë së re të Shqipërisë, kështu kope e inkriminuar si janë tani ?
Që nga 23 qershori 2013, Lulzim Basha nuk ka ndërmarrë asnjë hap reflektues pas humbjes drastike të PD-së, ndërsa në intervistën tek Zëri i Amerikës, qëndrimi i tij herë duke i devijuar pyetjeve të gazetares, herë duke bërë zhurmuesin, herë duke u bërë demokratin, e herë konsensualin, me një eufori dhe mendjemadhësi deri në arrogancë të pajustifikuar, tregon se PD po vijon kursin e saj të shtrembër, të imponuar nga kupola dhe garda e vjetër që synon të qëndrojë në pushtet me një riciklim të ri. Prej kur kanë humbur zgjedhjet, nuk ka asnjë tregues për katharsis të PD. PD drejtohet me grusht të hekurt nga kupola oligarkike e zgjedhur nga Njëshi, që i ka patur gjithmonë frenat e shtetit kur është bërë ciklimi i pushteteve. Këta njerëz nuk do të fitonin asnjë votë nëse Shqipëria do të ketë një sistem zgjedhor proporcional dhe lista të hapura.
Kjo e bën urgjente reformën në drejtësi, për dekriminalizmin, funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve si dhe domosdoshmërinë e reformimit të sistemit zgjedhor që zgjedhjet e reja të mos i gjejnë shqiptarët përpara listët ku njëshi i partisë katapulton ata që nuk e meritojnë të përfaqësojnë popullin, por meritojnë të dalin përpara drejtësisë.
KRISHTI U NGJALL !
Nga Fritz RADOVANI/
MARTIRËT E KISHËS KATOLIKE NË SHQIPNI THIRRËN:“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme.
Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!/
U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”/
- Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik në Trojet Shqiptare:/
- TË PUSHKATUEM:
(Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)
- Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948) Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. 1945.
- Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948) Ipeshkëv i Sapës.
- Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4 Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
- At MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948) Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
- At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948) Guardian i Françeskanve të Shkodres.
- At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
- At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
- Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
- Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
- Don MARK GJANI (1909 – 1945)
- At PAPA PANDI (1909 – 1945)
- At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
- At GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
- At DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
- At GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
- Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
- Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
- Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
- Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
- At BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
- Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
- Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
- Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
- Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
- Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
- Don ZEF BICI (1919 – 1968)
- Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
- Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
- Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
- Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
- Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)
- TË VDEKUN NË TORTURA:
- At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
- At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
- At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
- Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
- Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
- Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
- Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
- Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
- Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
- Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)
- TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:
- Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
- Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
- Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
- Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
- TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:
- Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
- Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
- Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
- Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
- Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
- Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
- At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
- At PAL DODAJ OFM. (1880 – 1951)
- At KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
- At KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
- At RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
- Don RROK FRISKU (1892 – 1956)
- Don PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
- Don ANTON DOÇI (1920 – 1973)
- Don MARK HASI (1920 – 1981)
- Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
- Don NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
- Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)
VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:
Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
- Don ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
- Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
- Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
- Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
- At BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
- At PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
- At PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
- Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
- Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
- Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
- At MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
- Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
- At LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
- Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
- At ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
- Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
- Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
- Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
- Don NDRE LUFI (1878 – 1969)
- At FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
- At MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
- At MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
- At GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
- Don PAL GJINI (1905 – 1975)
- At ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
- Don NDUE SOKU (1922 – 1976)
- Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
- At MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
- Don INJAC GJOKA (1916 – 1979)
- At GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
- At DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
- At MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
- At SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
- At FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
- At FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
- At FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
- Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
- At AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
- At PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
- Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
- Don NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
- At PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
- Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992)
- Fra Ndue VILA (1879 – 1956)
- KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:
- Don MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
- Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
- Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)
- VUEJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:
- 25 Prill 1993 PAPA GJON PALI II – në SHQIPNI.
“….Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…
Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit…”
Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.
- 113. Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
- Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
- Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
- Imzot MIKEL KOLIQI ●KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
- At ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
- At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
- At JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
- Don ZEF GILA (1916 – 2000)
- At KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
- Don SIMON JUBANI (1928 – 2011)
- At LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
- Don LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
- Don NDRE KRROQI (1922 – 1996)
- At ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
- At DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
- Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
- Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
- Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
- Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
- Don NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
- Don GJERGJ SIMONI (1935 –
- Don ERRNEST TROSHANI (1928 –
- Don MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
- At GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
- At VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
- Don JAK ZEKAJ (1906 – 1995)
- MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:
- Moter GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
- Moter LILJANA RADOVANI (1925 – ?
■EDHE HARRESA ASHT VRASJE…E SHPESH, MA E RANDË SE PREJ PLUMBIT!
PO, MOS HARRONI… TË GJITHË PARA SE TË PUSHKATOHEN KANË THIRRË:
“RRNOFTË SHQIPNIA!”…
Melbourne, 26 Mars 2016.
Shenim: Nga libri “KKSH perballë Gjenocidit komunist 1944 – 1991” Autor FR. 2013.
Inva Mula- Promovimi i Shqipërisë në New York

Ngjarja më e suksesshme e muzikës klasike, një ngjarje historike e muzikës shqiptare në Nju Jork, me Divën e muzikës klasike Shqiptare, Sopranon Inva Mula dhe artistët e tjerë shqiptarë
NEW YORK CITY: Mbrëm në një prej sallave më të famshme të koncerteve në qytetin e New Yorkut, në Town Hall, u dha një koncert me muzik klasike shqiptare me pjesëmarrjen e një sërë muzikantësh shqiptarë, ku mori pjesë edhe sopranoja e njohur Inva Mula.
Më shumë se 1000 artëdashës , shqiptarë dhe amerikanë, ndoqën për afro 3 orë një koncert historik, në Town Hall, e cila është një sallë e veçantë koncertesh në Nju Jork, me një histori 100 vjeçare, e kthyer vitet e fundit në objekt historik, që shpesh quhet “udhëkryq kulturor” ku takohen kultura të ndryshme.
Këtë natë magjike me muzik klaske shqiptare, në metropolin e botës, kush do t’a bënte këtë më mirë se askush, tjetër, se sa e bënë mbrëmë në qytetin e New Yorkut, në Town Hall, artistët tanë të mëdhenj që interpretojnë kudo edhe nëpër skenat botërore.
Diva e muzikës klasike shqiptare, soprano me famë botërore, Inva Mula performojë mbrëmë në Town Hall NYC, në këtë koncert, i cili do të mbetet gjatë në mendjen e komunitetit shqiptarë e shoqëruar nga Orkestrën Simfonike të New York-ut me pianistin virtuoz Genc Tukiçi dhe dirigjenti Bujar Lapaj.
26 marsi i këtij viti shënojë edhe një kulminacion tjetër në koncertet e mëdha në qytetin e New Yorkut, në Town Hall, kur u bashkuan në të njëjtën skenë orkestrimet e pianistit virtuoz Genc Tukiçi dhe zëri i të famshmes Inva Mula, mbi krijimet më të bukura patriotike shqiptare.
Në New York Metro Town Hall i cili është një vend historik dhe i bukur, koncerti u drejtua nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me Orkestrën Simfonike të New York-ut .
Koncerti ishte i ndërtuar mbi krijimet e albumit të sopranos Inva Mula, me titull “Për ty Atdhe”, ku u përmblidhen disa nga perlat e muzikës shqiptare dhe jaret shkodrane.
Interpretimi i sopranos tonë të mrekullueshme Inva Mula e shoqëruar në piano nga virtuozi tashmë Genc Tukiçi në një program ku spikatën edhe interpretimet e plot klas të sopranos Dëshira Ameti Krliu, baritonit Kreshnik Zhabjaku, dhe tenorit Riad R. Ymeri,dhe violinistes virtuoze Lule Bllata, dhe mjeshtrit të klarinetës Igli Tungu, e mbajtën audiencën thuajse pa frymë për mëse dy orë e gjysëm.
Tenori virtuoz nga Kosova këtu në SHBA, Riad Ymeri, tha eskluzivisht për gazetën tonë pas shfaqjes tha se :”Ishte kenaqesi te deshmoja nje ngjarje artistike dinjitoze sic i ka hije muzikes se begate shqiptare. Per mu ishte shume kenaqesi qe te jeme pjese e ketij koncerti gjigant.”
Ndërsa shtoi ai se ështe kenaqesi te punosh me Inven, nje kaliber te cilin cdo artist e enderron.
“Une jam ndjere shume i emocionuar gjate interpretimit te romances ‘Fjalet e qiririt’ me poezi te Naim Frasherit, ku data dje me ngjallte perkujtime te bombardimeve te Nato’s ne Kosove 17 vite me pare, prandaj ja dedikova SHBA-ve, Nato’s dhe gjithe deshmoreve te kombit. Eshte gjithemone mahnitese reagimi i publikut shqiptare, me entuziazmin qe te jepe shume vullnet dhe motivim per t’bere gjera te tilla ne nje te ardhme te afert” tha ai.
Falenderoj te gjithe artistet, organizatoret, thotë tenori Riad Ymeri, mbeshtetesit e ketij eventi madheshtor ne NYC, nje ngjarje kjo qe e meriton komuniteti shqiptar i ketij qyteti.
Si fund dua te shtoj qe arma me e forte e shqiptareve/shiptarizmit per mendimin tim eshte: Arti, kultura dhe tradita jone e pasur, tha tenori shqiptar Riad Ymeri.
Në këtë ngjarje të rëndësishëme muzikore të shqiptarëve në New York, ishin të pranishëm edhe diplomatët shqiptarë, Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Fioreta Luli – Fabri , diplomati nga Konsullata e Kosovës, z. Yleber Kryeziu, ish ambasdori i Shqipërisë, në Londër, Mal Berisha, asambleisti shqiptarë Mark Gjonaj, biznesmeni i sukssshëm Sal Rusi, lider të komunitetit, verpimtarë, artistë dhe muzikan të njohur shqiptarë, studnentë, muzikantë amerkanë dhe të huaj, publik i thjeshtë si dhe shqiptarë me banim në zonën e Tri-Shteshit.
Televizionet shqiptare, në Amerikë, TV Pasqyra Shqiptare, nga Toronto, TV Cultura Shqiptare, nga New Yorku, TV 21 nga Kosova, gazeta Illiria, Bota sot, dhe Dielli, drejtpërsëdrejti, e mbuluan këtë event kaq të bukur kulutrorë në mes të Nju Jorkut.
Në këtë koncert spikati vëçanërisht Himni “Lamtumirë” sipas poezisë të Nënë Terezes, interpretuar nga Sopranoja me famë botërore Inva Mula, në katedarlen e Prishtinës me 5 Shtator 2015 me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së nobelistes Nënë Tereza.
Bora Balaj në këtë mbrëmje të mrekullueshme, në Nju Jork, e cila i ka prezantuar veshjet folklorike shqiptare herë me fotografi, dhe shpesh me veshjet origjinale në të gjitha trojet shqiptare, në Prishtinë, në Gjakovë, në Ulqin, Tiranë, Strugë, Pogradec, Fier, Korçë, Durrës, Tropojë, Nikaj Merturë, në Vjenë, Berlin, Delemond (Zvicër), Arau, Zurich, Izmir (Turqi), Boras (Suedi), ne Michigen (USA) ka bërë ne kete koncert edhe ate te veshjeve popullore shqiptare nga Kosova, Korces. Veshje tropoje. Veshje Zymjane , veshje Strugane , veshje Dibres veshje Dugagjini , veshje Drenices. Veshje Malesore.veshje Shkodrane. Veshje Mirdite etj.
“Po ketu, tha Balaj, pas koncertiti, kemi prezentu veshjet e trojeve shqiptare , veshje keto origjinale.Sepse ishte nje mbremje e veqant Koncerti i Inves dhe kenget e saj kan qen motivim per ne” tha ajo, duke shtuar se “sidomos kenga per Nenen Terezes”.
Andaj edhe ne deshem qe ti japim nje pamje edhe me madheshtore mbremjes
Ku te gjithe mysafiret u kenaqen ne hyrje duke shikuar veshjet duke bere foto
cilat ishin me konkretisht keto veshje ciles treve i perkasin ato, tha Etnografia e poetja Bora Balaj.
Mbas këtij koncerti të mrekullueshem në lokalin Empire Steak House u mbajt një koktejl me muzikë të zgjedhur popullore, ku këndoi edhe këngëtari i njohur ulqinak në Nju Ju Jork, zaim Pelinku.
Dëshira Ahmeti Krliu, me bashkëshortin e saj edhe ky artistë Arian Kerliu janë edhe kompania ArtisticPromotions, Inc, e cila manxhuan këtë koncert historik në Nju Jork, ka deklaruar për gazetën tonë se : “Ky është një nga momentet kyce do ta quaja që duhet folur me shumë kënaqësi dhe respekt për përkrahësit të këtij koncerti madhështor.
Ne nuk hasëm në asnji pengese në asnji moment nga sponsoruesit tanë dhe këta janë dibranët tonë të cilët e çmojnë dhe e duan artin,këngën e bukur shqipe. I çmojnë vlerat dhe mundin e artistëve,pra do përmend me shumë respekt dhe faleminderim z.Selim Rusi i cili është njeri me shumë merita në jetën e tij,i sukseshem në bizneset e tij dhe njeri qe ka ndihmuar jashtmase komunitetin shqiptar duke i punësuar ata duke i përkrahur ne arritjet e bizneseve të tyre të ndryshme.
Pra, z.Sall Rusi është sponsori gjeneral i këtij koncerti madhështor,bashkë me vëllaun e tij Ilir Rusi, i cili e ka përkrahur koncertin që në fillim dhe ka ndihmuar jashtmase për ne si organizator. Pastaj një kontribut të vecantë ka dhënë z.Dashi Miftari, i cili udhëheq një numër të madh të picerive në Staten Island dhe ka një sukses të madh i cili tani dhe është emeruar Kryetar i Shoqatës të dibranëve në New York bashkë me dibranë të tjerë biznesmen e kanë përkrahur shuë koncertin.
Faleminderim të vecantë i bëjmë z.Fadil Berisha i cili është si Ambasador për të gjithë artistët dhe talentët shqiptar qe jetojnë në ShBA por dhe ngado që ata vijnë dhe i drejtohen ,znj.Shpresa Xhakli një grua me shumë merita në fondacionin e saj për të ndihmuar fëmijët me autizëm,znj,Ana Marku një grua që ka ndihmuar me artizanatin e saj NiNa Nona shumë familje me nevoja financiare,Zoti Mark Gjonaj asambleisti i njohur shiptar në Bronxs i cili ka dhënë një ndihmë në menyrë të vecantë dhe e ka përkrkrahur shumë këtë koncert dhe ne jem shumë faleminderues per të gjitha këto,dhe shumë afaristë të tjerë të cilët do të behen të ditur në banerin e përgatitur për ti njoftuar publikun me bizneset e tyre.
Pra ne nuk hasëm ne probleme të cilat nuk do na jepnin shtyrjen për më tej të organizimit tonë.Me një fjalë përkrahja e sponsorve është kryesorja pa të cilën ne nuk do mund të arrinim deri këtu, për ta bërë këtë një ngjarje historike e muzikës shqiptare në New York, thotë Dëshira Ahmeti Krliu.





