• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË KANDIDATURË NË PRITJE

November 3, 2020 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA-

Krijimi i një Komisioni për të shoshitur e përzgjedhur kandidaturat  për t’u paraqitur në zgjedhjet e ardhëshme kuvendore, i shpallur para pak muajsh nga kryetari i PD, z. Lulzim Basha, u quajt si një risi e dobishme në jetën politike shqiptare të dhjetë viteve të fundit. Si e tillë, si një dukuri jashtë skemave populiste, krijimi i atij komisioni, i paraqitur si një ndihmesë në dobi të meritokracisë në përcaktimin e përfaqësuesve t’ardhshëm të partisë demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, të partisë së parë mbas komuniste në kalesën shqiptare, pati anët e saj pozitive, por edhe ndonjë mangësi.

Duhet pranuar se vëllimi i punës që ka përballuar ai komision ka qënë tepër i madh e pesha e vendimeve  në kohë tepër të shtrënguara, mjaft e rëndë. Si përfundim ka patur mjaft vendime që kanë zgjuar dyshime, qejfprishje e mos miratime, gjëra që janë edhe të zakonshme në raste të tilla vlerësimesh, ku kufiri ndërmjet objektivitetit “shkencor” dhe parapëlqimeve ideore a pragmatiste është një zonë e hirtë në të cilën pështjellimi i tyre nuk është i pamundur. Përbërja e atij komisioni pesë vetësh, ku tre prej tyre janë veprimtarë të hershëm të partisë, me funksione shumë të rëndësishme shtetërore në të shkuarën jo të largët të Vendit e dy të tjerë të marrë nga bota akademike e me një personalitet të përvijuar pozitivisht, mendoj se flet qartë për qëllimet e synimet e punës së tyre. Dy profesorët universitarë, Enriketa Pandelejmoni e Mark Marku, janë risia e dukurisë e janë një hap i mirë përpara në synimin e përzgjedhjes së kuadrove të një partie të madhe, por shërbejnë edhe si një mburojë që përligj “kthesën”në strategjinë e saj ku, në gjithë historinë e kalesës PD, ashtu si dhe partitë e tjera, kanë parapëlqyer në thelb trashëgiminë komuniste të drejtimit majësor edhe në përcaktimin e përzgjedhjeve cilësore e të përgjegjësimit të kuadrove. Por nuk është e vështirë të tejshihet në veprimtarinë e komisionit se përzgjedhja është kryer me logjikën e vjetër të partisë, mbasi raporti ndërmjet patriarkëve të vjetër e intelektualëve të rinj (jo aq në moshë sa në veprimtari politike) është tre me dy, në dobi të të parëve.

Pa hyrë në hollësi të vendimeve të komisionit, i cili ka dhënë ndihmesën e tij, por që nuk mbetet i plotfuqishëm, mbasi partia cakton një numur kandidatësh që nuk kalojnë në sitën e tij, por mbeten në fuqi për garën zgjedhore, po ndalem në një vendim të tij: Lorenc Luka caktohet në listë pritjeje. Konkretisht përjashtohet nga pjesëmarrja në garë, duke pritur një “mrekulli” të ditëve të fundit, që nuk kuptohet se nga mund të vijë. Un nuk e di se cilët kanë qënë kriteret që kanë mbizotëruar në atë vendim e po ashtu nuk di nëse vendimi ka qënë i njëzëshëm apo përfundim i një rrahje mendimesh në gjirin e komisionit. Në rastin e parë do t’a quaja shqetësues atë, sepse është marrë pa u thelluar aspak në historinë vetiake e familjare të kandidatit e në rastin e dytë do t’a quaja si një shfaqje të prirjes për të larguar emra të vjetër e për t’i zëvendësuar me prurje të reja të “revolucionit” të vitit 20019.

Lorenc Luka është bir i një familjeje të ndershme qytetare të shekullit të shkuar. Gjyshi i tij, të cilit Lorenci i trashëgoi emrin, ka qnë një tregëtar atdhetar, i njohur në qytetin e tij e më përtej për ndershmërinë e tij karakteristike. I papërzierë politikisht gjatë luftës së Dytë botërore, mbas mbarimit të saj pësoi marrjen me dhunë të gjithë pasurisë së tij, si qindra e mijra tregëtarë të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Si pasojë e këtij akti grabitqar të fituesve të “revolucionit bolshevik shqiptar”, djali i madh, Zefi, kërkoi rrugën e jetës së tij jashtë Shqipërisë, duke u kthyer në një veprimtar kundërkomunist në rradhët e mërgimit të gjatë të mbas luftës. Babai i Lorencit, Karleti, me nënën e tij, Gjuzepinën, një grua ëngjëllore, u degdisën në kampin e çfarosjes së Tepelenës. Karleti njëzetvjeçar braktisi veglat e gjimnastikës në të cilën premtonte shumë e i u nënështrua ngarkesave të druve mbi shpinë në ferrin e Tepelenës. Vëllai tjetër, Viktori, u arrestua e kaloi vite të tëra të rinisë së tij në burgun famëzi të Burrelit.

Ky është kuadri familjar në të cilin lindi Lorenci. Mbas prishjes së kampit të Tepelenës, familja e Karletit u shpërngul, së bashku me shumë shokë e shoqe të fatkeqësive, në sektorin e Savrës së NB “29 nëntori” të Lushnjës. Atje ai u njoh e u dashurua me Margaritën, një bashkëqytetare të tij. Nga ajo dashuri, ndër të parat mbas vitesh të gjata internimi që përfundoi në martesë, lindi Lorenci. Ishte ai një ndër të parët fëmijë të lindur në kampin e Savrës. Për të gjithë banorët e kampit ai u bë simbol i shpresës, i jetës që rilindëte, i një t’ardhmeje më të mirë që zinte fill në arsyet e mpakura nga terrorizmi i viteve të Tepelenës.

Më pas familja e liruar nga internimi u kthye  në vendin e saj, në Shkodrën e traditave kulturore mijëvjeçare. Lorenci u rrit në mjedisin katolik e atdhetar t’atij qyteti që, edhe në gjysmë shekullin e zi të diktaturës komuniste, ruajti dinjitetin njerëzor duke mos pranuar skajshmërinë e diktaturës, duke ruajtur pjesërisht vlerat morale të trashëguara. Viti 1990 e gjeti Lorencin djalë të formuar tridhjetetre vjeçar, në sintoni me pjesën më të mirë të bashkëqytetarëve të tij, në përpjekje për të rrëzuar simbolet e komunizmit e për të kërkuar demokracinë. N’atë kohë Lorenci nuk mendoi, si shumica e bashkëmoshatarëve të tij të kohës, për t’u larguar nga Vendi i tij, edhe se n’Amerikë kishte xhaxhain e tij, të vendosur atje prej shumë vitesh. Ai vendosi të qëndrojë në qytetin e tij. I u vu studimit dhe u diplomua në drejtësi e hyri në partinë demokratike. Në sajë të ndershmërisë familiare e vetiake, të vullnetit krijues në punën e tij në vite ai fitoi respektin e besimin e bashkëqytetarëve e të partisë demokratike, të cilët e ngjitën dy herë në detyrën e kryetarit të bashkisë së qytetit e n’atë të kryetarit të qarkut Shkodër. Gjatë qëndrimit n’ato detyra të rëndësishme ai dha ndihmesën e tij për të ngritur Muzeun e Kujtesës në godinën e ish Degës së punëve të nbrendëshme të Shodrës, për të pasqyruar aty të gjitha shfaqjet mizore të luftës së klasave e të diktaturës gjakatare komuniste në qarkun e Shkodrës. Në legjislaturën ekzistuese Lorenci u zgjodh deputet, duke alternuar misionin e administratorit me atë të ligjvënësit, gjë që është mënyra më e mirë për formimin e plotë të një politikani.

    Sot Komisioni vlerësues i kandidatëve për deputetë e ka lënë në pritshmëri Lorenc Lukën. Më duket e drejtë që një njeri i lindur në një kamp internimi të regjimit komunist, fakt ky i përveçëm në gjithë aradhën e politikanëve të sotëm shqiptarë, të ketë mundësinë për të kërkuar edhe njëherë tjetër votbesimin e qytetarëve të tij. Nëse këtë votbesim ata , për arsye të ndryshme, nuk do t’i a japin më, ai besoj se do t’a pranojë me qetësi atë vendim, duke përsiatur në vetvehte gjithshka që e shkuara si administrator e si politikan do t’i sjellin para ndërgjegjes së tij, për të ballafaquar atë që ka bërë me atë që nuk ka mundur të bëjë, atë që ka dëshiruar të sjellë në jetën e qytetit të tij me atë që realisht ka sendërtuar në dobi të bashkëqytetarëve e të gjithë shqiptarëve, duke bërë kështu bilancin e gjithë jetës së tij politike.

Jeta është një provim i vazhdueshëm e prania vepruese në politikë ballafaqon këdo me përfundimet e punës së tij. Por në demokraci duhet të jetë gjithmonë masa e votuesve ajo që duhet të përcaktojë në të vërtetë suksesin apo dështimin e një politikani, vazhdimin ose jo t’asaj jete. Ky rregull themeltar i demokracisë që nga koha e Perikliut e deri në ditët tona, fatkeqësisht në çerek shekullin e fundit, në sajë të marrëveshjeve të ndryshme mes partive e mekanizmave zgjedhore të bashkërenduara po prej tyre në Shqipërinë tonë, të shoqëruara këto me tjetërsimin e votës, pothuajse është fshirë nga praktika e votimeve me listat e mbyllura të hartuara nga kryetarët e forcave politike. Shpresojmë që listat e hapura në zgjedhjet e ardhëshme të jenë fillimi i rivendosjes së këtij kriteri bazë të bashkëjetesës demokratike.

Lorenc Luka, ashtu si ndonjë tjetër, përfaqësojnë në politikën e sotme”të fundmit e Mohikanëve” t’asaj pjese të shoqërisë shqiptare që provoi në kurrizin e saj barrën më të rëndë të diktaturës, që u aktivizuan me partinë demokratike në gjithë këta vite të kalesës. Ata i besuan asaj partie, si një force politike që do të ndryshonte Shqipërinë, do të sillte për të një demokraci të vërtetë, do të ndreqte gjithë padrejtësitë e shekullit komunist. Si të tillë besoj se meritojnë të venë kandidaturat në një parti së cilës vazhdojnë ende t’i besojnë. Një komision në të cilin vendos ish presidenti Bujar Nishani që, ndërmjet të tjerave, ka mbetur proverbial për mos dekretimin e Ardian Ndrecës e Visar Zhitit, dy prej intelektualëve më të spikatur të jetës kulturore shqiptare si ambasadorë në Vatikan, me të gjitha pasojat negative t’atij veprimi, nuk besoj të ketë tagrin e duhur për t’i përjashtuar.

Një vendim i tillë do t’i jepte grushtin e nokautit shpresave të gjithë atyre shqiptarëve që ushqejnë iluzionin se partia demokratike vazhdon të përfaqësojë interesat e ish të përndjekurve politikë në Shqipëri.

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, NË PRITJE, NJË KANDIDATURË

“Mbetëm pa një emër të shquar të kulturës kombëtare”…

November 3, 2020 by dgreca

SPECIALE – Para 25 viteve u shua Anton Çetta, Ditë Zie e shpallur nga Presidenti Rugova/

-Në Kosovë Nëntori 2020 Muaji i Anton Çettës, Qeveria e Program aktivitetetesh, disa mbahen edhe në Shqipëri/

-Anton Çetta i lindur në 3 Janar 1920 në Gjakovë, i shkolluar edhe në Tiranë dhe Korçë, profesor letërsie, shkrimtar e mbledhës i shquar i folklorit, u shua në 3 Nëntor 1995 në Prishtinë, kur në nderimet e gjithë kombit u shpall Ditë  zie në Kosovë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili e ka derkoruar me “Medaljen e artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” në 10 Qershor 2003, në 125 vjetorin e ngjarjes historike/

-Nga raportimet e gazetës së rezistencës Bujku para 25 viteve – Presidenti Rugova: Profesor Anton Çetta do të mbetet njëri prej burrave më të mëdhenj të botës shqiptare…Ishte institucion i urtisë shqiptare…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 3  Nëntor 2020/ Në Kosovë ky Nëntor 2020 është Muaji i Anton Çettës, i shpallur nga Qeveria në 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e shuarjes, që është sot, si dhe në 30 vjetorin e nisjes së aksionit të pajtimit mes shqiptarëve – pajtimit të gjaqeve, të cilit i printe.

Anton Çetta i lindur në 3 Janar 1920 në Gjakovë, i shkolluar edhe në Tiranë dhe Korçë, profesor letërsie, shkrimtar e mbledhës i shquar i folklorit, u shua në 3 Nëntor 1995 në Prishtinë, kur në nderimet e gjithë kombit u shpall Ditë  zie në Kosovë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili e ka derkoruar me “Medaljen e artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” në 10 Qershor 2003, në 125 vjetorin e ngjarjes historike. “Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Çetta” është një nga dekoratat që ndante Presidenti Rugova që nga 24 Dhjetori 2003, kur nënshkroi Rregulloren për dekoratat që i jep institucioni i Presidentit të Kosovës.

Anton Çetta është dekoruar edhe nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu  me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova” , në  30 Prill 2010 – 20 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit të Verrat e Llukës. Para  30 viteve, në 1 Maj 1990,  te Verrat e Llukës në rrethinën e Deçanit gjysëm milioni  shqiptarë u tubuan në Kuvendin e Besëlidhjes shqiptare dhe të nisjes së aksionit të pajtimit të gjaqeve, i cili në rrethanat më të vështira të okupimit i ka bashkuar drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Profesor Anton Cetta do të mbetet njëri prej burrave më të mëdhenj të botës shqiptare. Vepra e tij e madhe ishte udhëheqja e aksionit të madh kombëtar e njërëzor – pajtimi i gjaqeve në fillim të viteve ’90-të…Profesori Anton  kontribuoi në forcimin e rrugës për liri e pavarësi duke u zgjedhur deputet i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para të lira. Kisha nderin të jem student i tij dhe ta kam mik”, shprehej Presidenti Rugova para 25 viteve në mbledhje komemorative.

Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë ruhet një fotografi krejt e veçantë, e Anton Çettës me Presidentin historik Ibrahim Rugova, e cila e vetme i ka shpëtuar djegies nga zjarri i vënë në atë shtëpi nga forcat serbe para 21 viteve – në pranverën 1999.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Programin e aktiviteteve gjatë nëntorit në përkujtim dhe nderim të jetës dhe veprës së Anton Çettës, disa prej të cilave do mbahen edhe në Shqipëri:

Përurimi i veprave të Anton Çettës;   Përurimi i Kullës se Fazli Buqollit në Raushiq, investim i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit;  Këndi i Anton Çettës – ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës;  Emisione Televizive- RTK, shfaqja e emisioneve dhe dokumentareve te vjetra dhe punimi i një dokumentari të ri;  Simpozium shkencor në Prishtinë dhe Tiranë; Ekspozitë e fotografive ne Prishtinë dhe Tiranë – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Historik në Tiranë;  Themelimi i Çmimit “Anton Çetta”.

Në 4 Maj 2017 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Pejës për përfshirjen e hapësirës Verrat e Llukës, në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje.

Me atë rast u theksua se, me këtë akt institucionet e Kosovës shtet nga 17 Shkurti historik 2008 i shpalljes së Pavarësisë, tregojnë e vijojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën e marrin në mbrojtje, e promovojnë dhe ua përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës. 

Gazeta Bujku, e përditëshme e rezistencës, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës, me orientim e përcaktim të fuqishëm propërëndimor euroatlantik që nisi të dalë  nga 18 Janari 1991, kryeredaktori i parë-themelusi i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga regjimi okupator serb të gazetës Rilindja – të vetmes të përditshme shqipe në Kosovë, në numrin e  6 Nëntorit 2005 – ditë e hënë, në ballinë e në dy faqe tjera të brendshme shkruante gjerësisht, duke nisur me mbititullin “Të premtën kah mesnata vdiq Profesor Anton Çetta” dhe me kryetitullin “Mbetëm pa një emër të shquar të kulturës shqiptare”.

“Kumti i rëndë dhe i dhembshëm se të premtën në mbrëmje, në Prishtinë, në moshën 75 vjeçare, vdiq intelektuali ynë i shquar Anton Çetta, jehoi pikëllueshëm ndër të gjitha mjediset shqiptare”, shkruante gazeta Bujku, e cila lart në ballinë kishte kryelajmin.

ME RASTIN E VDEKJES SË ANTON ÇETTËS

Sot ditë zie në Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e vdekjes së deputetit më të vjetër – Anton Çetta, të zgjedhur në zgjedhjet shumëpartiake dhe të lira për Parlamentin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 24 maj 1992, shpalli ditë zie 6 nëntorin e vitit 1995.

Në ballinë Gazeta Bujku shkruante edhe për ngushëllimet nga Shqipëria me titullin “Presidenti Berisha ngushëlloi Rugovën dhe Familjen Çetta”, ndërsa duke raportuar nga mbledhja komemorative në Prishtinë të plotë e të veçantë botonte:

FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Anton Çetta ishte institucion i urtisë shqiptare

Familje e Nderuar, Zonja dhe Zotërinj, përfaqësues të institucioneve shtetërore e kulturore të Kosovës, Miq të Anton Çettës, në emër të Republikës së Kosovës, dhe timin, më lejoni t’i them disa fjalë me rastin e vdekjes së Profesor Anton Çettës.

Profesor Anton Çetta, siç e quan populli i Kosovës, arriti për të gjallë të bëhet Institucion i urtisë shqiptare, duke zbuluar thesarin dhe shpirtin e tij dhe duke punuar për të.

Profesor Çetta është shembulli më i mirë se si pasuria intelektuale lidhet mirë me aksionin praktik në momente të vështira e të rënda për një popull. Gjatë 50 vjetëve veprimtarie, ai nuk u ndal kurrë dhe nuk u dorëzua kurrë.

Profesor Anton Çetta do të mbetet njëri prej burrave më të mëdhenj të botës shqiptare.

Sot Profesori s’ndërroi jetë, sepse Institucioni i personalitetit të tij i mendjes dhe aksionit, formulë e urtisë shqiptare, do të jetojë në brezat që vijnë dhe do të hyjë në analet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Vepra e tij e madhe ishte udhëheqja e aksionit të madh kombëtar e njërëzor – pajtimi i gjaqeve në fillim të viteve ’90-të.  Vetëm njeriu që e njeh mirë  shpirtin e popullit dhe të këtyre trojeve, siç ishte Çetta, kishte mundësi të shëronte shoqërinë shqiptare, të paqetonte njerëzit, edhe në këto vite okupimi.

Profesori Anton  kontribuoi në forcimin e rrugës për liri e pavarësi duke u zgjedhur deputet i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para të lira.

Kisha nderin të jem student i tij dhe ta kam mik.

I falem kujtimit të tij.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vite, Anton Cetta, Behlul Jashari, u shua

DITA NDËRKOMBËTARE PËR T’I DHENË FUND PANDËSHKUESHMËRISË SË KRIMEVE KUNDËR GAZETARËVE

November 3, 2020 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/ Dita Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve (2 Nentori, 2020) është një ditë që shënohet çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB-së), nga qeveritë anëtare të OKB-së dhe nga organizata mbrojtëse të lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve.  Është një ditë që bota i kushton vëmendje krimeve të dhunëshme kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, në përgjithësi.  Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), me qëndër të Vjenë, tha me ketë rast se mosndëshkimi me të cilin kryhen krimet kundër gazetarëve, anë e mbanë botës, vazhdoi të rritet edhe këtë vit pasi qeveritë e ndryshme kanë dështuar të hetojnë krimet që bëhen e janë bërë kundër gazetarve.

Sipas burimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe enteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së fjalës, gjatë 14-viteve të fundit, janë vrarë rreth 1500 gazetarë, vetëm e vetëm, se kanë kryer detyrën e tyre, duke raportuar lajmet dhe duke informuar publikun.  Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Kina, Turqia, Saudi Arabia, Egjipti dhe Rusia burgosin më së shumti gazetarët për punën që bëjnë, në krahasim me vendet e tjera. 

Në këtë ditë, kujtohen gazetarët të cilët janë sulmuar, janë abuzuar, frikësuar dhe kërcënuan nga qeveri të ndryshme dhe grupe kriminale të lidhura me qeveritë due prëfaqsues të tyre.  Shumë prej tyre humbën jetën në mbrojtje të së vërtetës. Ja dhe disa shifra trishtuese, sipas UNESCO-s 2020, në lidhje me krimet kundër gazetarëve në botë: Në dekadën e kaluar, një gazetar është vrarë diku në botë, mesatarisht, çdo katër ditë.  Viti 2019 tregon numrin më të ulët të vdekjeve të regjistruara nga UNESCO në dekadën e fundit (vetëm) 57 vdekje. Në vitin 2019, numri më i lartë i sulmeve fatale ndodhi në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve, ndërkohë që ky rajon përfaqëson 40% të vrasjeve totale të gazetarëve, të regjistruara në  mbarë botën, pasuar nga Azia dhe rajoni i Paqësorit, me 26% të vrasjeve.  Shumica e gazetarëve u vranë në vendet pa konflikt të armatosur, sipas UNESCO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, mbrojtëse të drejtave dhe lirive të gazetarëve, anë e mbanë botës.

Këto ente ndërkombëtare të gazetarëve thekësojnë se, “në nentë nga dhjetë raste” të këtyre krimeve, vrasësit e gazetarëve — anë e mbanë botës — nuk ndëshkohen për krimet e tyre.  E mosndëshkimi i këtyre krimeve ndaj gazetarëve, nënvijojnë këto organizata, inkurajon vet autorët e krimit për të ndërmarrë vrasje të tjera dhe njëkohësisht krime të tilla kanë një efekt tronditës edhe në shoqërinë ku ndodhë krimi, por edhe në radhët e vet gazetarëve që dekurajohen që të kryejnë detyreën siç ua kërkon etika gazetareske, duke raportuar të vërtetën.  Mosndëshkimi krijon dhe inkurajon mosndëshkimin dhe shpeshëherë ka si pasojë edhe përkeqësimin e gjëndjes në vend, përfshirë prishjen e rendit dhe të qetësisë, si dhe shkeljet e rënda ligjore dhe turbullirat politike.

Ekspertët dhe entet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve thonë se sado të tmershme që janë këto shifra për krimet kundër gazetarëve, ato nuk përfshijnë një numër shumë më të madh gazetarësh — anë e mbanë botës — të cilët çdo ditë pësojnë sulme fizike, shpesh fatale, përfshirë tortura, ndalime arbitrare, frikësime dhe kërcënime të llojllojshme nga policia dhe ndër autoritetet më të larta qeveritare.  Ata thekësojnë, gjithashtu, se gratë dhe femërat gazetare përballen edhe me më shumë rreziqe, në kryerjen e profesionit të gazetarisë, përfshirë edhe dhunën seksuale ndaj tyre.  

Është e turrpëshme për cilëndo shoqëri që sulmet ndaj gazetarëve të kalojnë të pandëshkuara.  Mosndëshkimi i sulmeve dhe i krimeve kundër gazetarëve dhe përfaqsuesve të medias, i dërgon mesazhin edhe shoqërise, në përgjithësi, që të mos ketë besim në gjyqësorin dhe as në mbrojtjen e ligjit dhe të respektimit due zbatuimit të drejtave universale të njeriut, në përgjithësi. Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve, por jo vetëm ndaj gazetarëve, inkurajon krime edhe kundër grupeve të tjera të interesit, duke vendosur në këtë mënyrë një kulturë mosndëshkimi dhe mos tolerance, në cilëndo shoqëri qoftë. Prandaj, qoftë Amerika, qoftë, Shqipëria, Kosova, Franca apo Gjermania, Rusia ose Kina, ose cilido vend qoftë, pa liri të vërtetë të shtypit nuk ka as liri të tjera dhe as demokraci të vërtetë.  Dhe pa ndëshkim të krimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve – vetëm e vetëm se kryejnë detyrën e vet për të informuar publikun me fakte dhe objektivisht — nuk ka as liri të vërtetë të shtypit dhe as zbatim të drejtave të tjera bazë të njeriut — pa marrë parasyshë se për cilin vend flitet.

“Kur gazetarët janë në shënjestër për t’u sulmuar për punën që kryejnë, shoqëritë në tërësi paguajnë një çmim të rendë. Nëse nuk i mbrojmë gazetarët, mundësia jonë për të qenë të informuar dhe për të marrë vendime të bazuara në prova dhe fakte, pengohet rëndë. Kur gazetarët nuk mund të bëjnë punën e tyre në siguri, ne humbasim një mbrojtje të rëndësishme kundër pandemisë së keqinformimit dhe dezinformimit, që është përhapur në internet” vitet e fundit, u shpreh Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve. 

Udhëheqsi botëror shtoi se përhapja e lajmeve dhe analizave të bazuara në fakte, varen nga mbrojtja dhe siguria e gazetarëve që kryejnë raportime të tilla të pavarura, të rrënjosura në parimin themelor: “gazetaria pa frikë dhe pa favore”. Antonio Guterres përfundoi mesazhin e tij duke bërë thirrje për një “shtyp të lirë që mund të luaj rolin e vet thelbësor, në paqe, drejtësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe në mbrojtje të drejtave universale të njeriut”. Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo në mesazhin e tij me këtë rast tha se, “Gazetarët kanë një rol kritik në shoqëri, por shumë shpesh kërcënohen, sulmohen apo vriten – krime që shpesh nuk ndëshkohen. Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ne u bëjmë thirrje qeverive të hetojnë dhe të dëmshpërblejnë këto krime”, ashtuqë t’u jepet zgjidhje krimeve dhe abuzimeve kundër gazetarëve, shkruan kryediplomati amerikan, Mike Pompeo me këtë rast.  Në deklaratën të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se, në Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, “Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të ndërmarrin hetime të pavarura dhe transparente ndaj kërcënimeve, sulmeve dhe vrasjeve kur ato ndodhin; të ndërmarrim reforma reforma të praktikave policore që mundësojnë keqtrajtim të gazetarëve; dhe që qeveritë të shfuqizojnë ligjet dhe praktikat që kufizojnë lirinë e tyre të shprehjes.

Duke lexuar mesazhe dhe raporte të tilla dekurajuese për krimet ndaj gazetarëve dhe gazetarisë së lirë në përgjithësi — nga viti në vit — duket se bota është duke kaluar nepër një periudhë të historisë, ndoshta si rrallë herë më parë, kur po sulmohet liria e gazetarit, fjala e lirë dhe të drejtat e njeriut nga përfaqsues të qeverive dhe enteve që, pikërisht, kanë për detyrë mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe lirive bazë të njeriut për qytetarët e vet.  Kjo situatë e krijuar duhet të na bind se sot bota, më shumë se kurdoherë tjetër më parë, ka nevojë për gazetarë dhe përfaqësues të tjerë të medias, të cilët – përballë gjithë këytre sfidave dhe kërcënimeve — të premtojnë se, nga dita në ditë, do të ushtrojnë profesionin e tyre me etikë të lartë gazetareske — gjithmonë larg interesave të posaçme dhe sidomos larg influencave dhe propagandës politike të qeverive dhe shoqërive në të cilat jetojnë e veprojnë.

Frank Shkreli 

See the source image

Filed Under: Analiza Tagged With: Dita nderkombetare, Frank shkreli, Kriemt kudner Gazetareve

Veprimi Kombëtar i Shqiptarëve të Rumanisë…

November 3, 2020 by dgreca

-Me Kyeqëndër Kolloninë e Bukureshtit-

Prej Lasgush Poradecit- Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kollonisë-

Shqiptarët duhet të këthehen me mirënjohje kundrejt popullit rumun dhe qeverisë rumune, për ndihmën e gjithënjëshme që kanë patur në lëvizjet e tyre kombëtare. Pa këtë ndihmë, e cila ka qënë njëkohësisht morale dhe lëndore, çështja shqiptare në Rumani dhe Shqipëri nuk do kish marë atë sulm të fortë, themeltar, aq të nevojitur asisoj për kohët e robërisë. Nuk do kish qënë e mundur pa mbështetjen fisnike të Shtetit rumun ngritja e Shoqërive zë-mëdhaja të Bukureshtit – Drita, Diturija, Shpresa, Bashkimi – dhe të qyteteve të tjera të Rumanisë, të mirëmerituara plotërisht me veprat e tyre ndaj Atdheut. Kësaj mbështetjeje i ka hije mirënjohja më e fellë e gjithë Shqiptarëve. Sepsë një përkrahje e këtillë nuk i-u dha atyre as në Greqi, as në Turqi, as në Serbi dhe as në Bullgari. Këtu, në Bullgari përpjekja e Shqiptarëve u lejua vetëm më von në kohën e Kristo Luarasit. Kur Shqipatrët patnë të drejtë të shtypin paqeta dhe libra për mësimin e gjuhës shqip. E vërteta istorike është, se Shqiptarët e Sofjes u organizuan shoqërisht që më 1893, më një të Kollozhegut (Janarit), dyke themeluar shoqërinë e tyre të parë Dëshira. Po ky lejim nuk mund të krahësohet aspak me përkujdesjet vëllazërore të gjithë Qeverrive të Rumanisë ndaj Shqiptarëve. Qeverrija bullgare e asikohëshme pranoj, më në fund, t’i lerë të lirë Shqiptarët, si një kundërpeshim të përkrahjes rumune, si një rast dhe një mjet përfitimi që të shpëtojë po të ish e mundur Bullgarët e Maqedhonisë. E kundërta ngjet me Shtetin rumun; këtu, me gjithë kundërshtimin e shpallur të kryetarit të famshëm të Shoqërisë Drita Nikoll Naço-Korça ndaj Apostol Margarit-in, inspektor-dhe diktator i përgjithshëm i shkollave dhe i çështjes rumune në Maqedhoni, lëvizja kombëtare shqiptare mbahet dhe përmbahet zyratrisht e padobësuar në asnjë mënyrë kurrë; Naçua boton me nënshkrimin e drejt-për-drejtshëm të vet broshura të trasha parimërisht të drejtuara kundër Rumunëve të Ballkanit- po burrat shtetorë më të mëdhenj të Rumanisë, mi kryen e tyre mbreti Carol, janë kurdoherë për mendimet e Naços, për sgjidhjen e çështjes së pamohuarshme shqiptare. Që më 1880, dhe më  përpara, Rumanija ishte ajo që lejonte të shkruhet shqip, të shtypen gazeta dhe libra, të hapen shkolla- siç ishte ajo e famëshmja e Naços – të shentërohet Kisha e meshimit kombëtar shqip në qëndër të Bukureshtit. Vërtet se për Kishën shqipe s’duhet harruar asnjë ças therrorija dhe përpjekjet e veteranëve Nikoll Naço, Vasil Zografi, Marko Qiriazi, Jani Danga, po si do kish mbetur kjo çështje dhe këto çështje sikur të mungonte simpathija spontane e Udhëheqësve të popullit rumun kundrejt gjithë ndërmarjeve kombëtare shqiptare? Kundrejt gjithë veprave të Kollonisë të kryera në Bukuresht si në një kryeqytet shqiptar të dytë, dhe të cilat nër shtetet e tjera ballkanike jo vetëm që ishin të palejuara, po dhe të ndjekura me rreptësi? 

ISMAIL QEMALI NË BUKURESHT

Në Bukuresht u bë dhe Mbledhja për evenimentin më të shkëlqyer shqiptar pas pesëqind vjet robërije, Kuvëndi i nëntorit më 1912 në hotelin Continental, kur ardhi Ismail Qemali dhe u vendos të vejë të ngrerë Flamurin  në Vlorë dyke proklamuar vetë qeverimin e Shqipërisë Komisioni i posaçmë i Kollonisë i përbërë prej Dhimitër Zografit (i vëllaj i Vasil Zografit), Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Spiridon Ilos, Dhimitër Emanolit, Pandeli Emanolit, Dhimitër Berattit. Pse s’u muar në Stamboll ay vendim, pse s’u muar në Sofje, në Kajro, në Athinë ose kudo gjetkë?-Kurorëzim përfundimtar i lumtur i të cilave përkrahje dhe mundime të Kryeveteranëve të Bukureshtit ka qënë Njëzetepesëvjetori i Vetëqeverimit, që u kremtua më 28 Nëntor 1937 në Shqipërinë e lirë. Aq e përzemërt, e pakufizuar ka qënë përkrahja e popullit rumun ndaj Shqipëtarëve, sa që Kollonija e Bukureshtit kishte – me vendim qeveritar – prerogativa shteti në kohën e luftës së përbotëshme. Ishte si shtet më vete në shtet të huaj. Dhe më 1916, pas ardhjes së Gjermanëve në Kryeqytet, shteti rumun dhe me këtë shteti gjerman i njojti Kollonisë Shqiptare të Bukureshtit të drejtën e të dhënit pashaporta, e ratifikuan si të theshim de fakto atë mëvetësi shtetërore. Ergo: nga prestigji i Kollonisë, Shqiptarët nuk vinin ushtarë as për Rumaninë as për Gjermaninë. Po  ata vajtnë ushtarë për Shqipërinë, më 1914, në kohën e mbretit Ëied, kur ra dëshmor prej rebelëve dhe kushëriu i parë i të nënëshkruarit, Stavre Gusho, i ardhur vetëdashës midis vetëdashësve të tjerë të Kollonisë në mes me vjershëtorin Asdren.

Me këto fjalë hyrjeje, që fryjnë siç duket frymën e ngrohët të vëllazërisë rumuno-shqiptare, kemi dashur t’a paraqitim tregimin t’onë mirënjohës mi Kolloninë e Bukureshtit kryesisht, qëndër e parë e lëvizjeve të Rilindjes në Rumani.

ZËRI I GJAKUT: JAM SHQIPTAR 

Sikur të deshim të përshkruajmë ndodhjen e Shqiptarëve, ose fillimin e Shqiptarëve në dherin mik të Rumanisë, do t’a ngjitnim mburimën që në kohësinë e bashkëjetesës së të dy popujve, ose që në çasin e çfaqjes së gjakut shqiptar të përvetshëm në istorinë e shtetit rumun dhe të letrave rumune. Sepse kështu, për të vërtetësuar këtë vëllazërim atavik, do të kuptonim dhe spjegonim më mirë bashkësinë e tyre thrako-ilire dhe do të ndjenim edhe më mirë qëndrimin frymor të pendëtarëve të gjuhës rumune me gjak shqiptari nër rremba dhe me tipare shqiptari në fizionomi. Kështu do të dilnim më faqeza, edhe për kombin tonë, raportet gjuhësore dhe racore midis Shqiptarësh dhe Rumunësh, si dhe shprehjet e nënëvetëdijshme të njerësve të shkrimit rumun -në krye me poetin e math Mihail Eminescu- brënda simpathisë dhe dashurisë shqiptare. Ky Eminescu, vigani i artit dhe i shpirtit rumun, mi Shqipëtarësinë e të cilit është shënuar dhe shkruar me rast dhe duhet vëzhguar themeltarisht, nër çaset e këthjellta të errësimit të tij mendor çfaqte haptas – si për të simbolizuar njëjtësinë shpirtërore të të dy popujve – atë që i diktonte në fshehtësi zëri i fëllë i vetëdijes, dhe që quhet zëri i gjakut: Jam Shqiptar!.

Për të parashtruar gjindjen dhe çfaqjen e Shqiptarëve në tokë të popullit mik, lënda e bibliotekave të akademive rumune dhe të instituteve ngjajtëse jep gjithë mjetet diturore sa-për-kaq rreth çështjes. Në shkrimet e vjetra, në kronikat e pasura të vëndit, është e pamundur të mos gjesh dëndur dhe përzjerjen e Shqiptarëve gjatë çvështjelljes politike ose kulturore të Rumanisë.

Vëzhgimi këtu i fenomenit Shqiptar, është lehtësuar jashtëzakonërisht nga karakteri i hapur, i pa mistifikuar, i ndershmërisë së kronikarit rumun. Objektiviteti i këtyre tregimtarëve të kohës, del me këtë shkak vërtet për t’u admiruar. Sepse ata, kurdoherë, vepëronjësin ose sundimtarin shqiptar kanë patur kujdes t’a përgjyrësojnë brenda cilësimit të emrit të tij ethnik. Kanë bashkëndihmuar kësisoj mjaftërisht nga ana e tyre në kryerjen e detyrës aq të bukur të studijonjësit në qoftë se ky do të jetë një vëzhgimtar shqiptar, për të nxjerë në dritë veprat e Kombit t’onë të shpërndara në të katër skajet e botës.

Këto vepra të shënuara me kujdes prej Shqiptarëve të Italisë – Arbëreshëve – për sa i përket çfaqjes në jetën politike dhe kulturore të popullit italjan, kanë qënë lënë qëllimërisht thuajse krejt në hije nga të tjerët.

Në perandorinë otomane krijonjësit e këtyre veprave janë identifikuar nga shkrimtarët me racën vëndase, dyke u fundosur dhe çdukur në istorinë e saj shpesh herë vetëm si Turq.

Gjithashtu ata të Greqisë, që janë dëftyer si Grekër të thjeshtë prej istorishkronjësve të saj, shtrembëronjës të fakteve shqiptare dhe të shkaktonjësve dhe mbajtësve shqiptarë të tyre.

Në këtë gjëndje errësire hyn Egjipti, përkrah me Vënde të tjera që i përgjajnë.

Jo kështu dhe populli fisnik rumun; ay qëndroj i ndershën në sjelljen e tij istorike kundrejt burrave shqiptarë që u përzjenë me fatet ku u përshkua, dyke i ritur dhe vlerësuar zotësisht ato fate. Shkrimtarët e Rumanisë as i-a-u kanë mohuar dhe as i-a-u kanë fshehur kurrë racën dhe kombësinë protagonistëve shqiptarë në istori të vëndit të tyre. Shqiptari, për kronikëshkronjësin ose istorikun rumun, është dhe quhet gjithnjë haptas Shqiptar. Vasile Lupu (Vasil Ujku), Zoti i Moldovës në shekulllin e XVII, shtëpija Gjika, zotëronjëse dhe princëronjëse në Rumani si dhe Duka dhe shumë personalitete shqiptare me famë, për shkencëtarin rumun janë gjithnjë Shqiptarë dhe lëvdohen dhe lartësohen për veprat e mbëdha që i falnë popullit aq nga pikpamja politike sa dhe kulturore, dyke u kujtuar dhe sot e kësaj dite me mirënjohje. Një vragë të shënuar në rrjedhën e istorisë rumune kanë lënë pas shoqëronjësit e sundimtarëve të dërguar nër krahinat e Rumanisë prej Stambollit, Ata, me ikjen e kryezotërve, mbeteshin të shumtët në Vënd dyke nxjerë me kohë prej fisit të tyre njerës të aftë dhe të shquar për çdo lloj administrimi, në punët qeveritare të Rumanisë.

Prej këtij elementi shqiptar të vërshuar me kohë në Rumani u brumos, aty si para nj’a tri qindvjetorësh, dhe stërgjyshërija e poetit Eminescu, brezlindjen e të cilit do t’a marrin nënë kqyrje më von veçanërisht. Dhe kur ky eksponent i shpirtit rumun e rrethoj me aq simpathi kujdesonjëse emrin shqiptar, si të mos kishin bërë kështu pasonjësit e tij, vazhdonjësit e frymës udhëheqëse të tij.

Mërgimtarët e Kollonisë Shqiptare të Rumanisë me kryeqëndër në Bukuresht kishin, kësisoj, gjithë paravëniet e trashëgimit anasjelltas të të dy popujve, dhe prandaj ata muntnë t’i përvishen asaj Lëvizjeje së Propogandës së Madhe Kombëtare prej më shumë se gjashtëdhjet vjetësh e këtej, përfundimet e së cilës kanë vëndin e tyre nga më të parat në ndërtimin e Shqipërisë së lirë.

Me një program sa të thjeshtë, aq të gjërë dhe këmbëngulur e filluan anëtarët e Kollonisë Përpjekjen për Kombësi dhe Shqipëri: me shvillimin e ndjenjës shqiptare, të vetëdijes kombëtare, të cilën e pasonte dyke e shoqëruar mësimi i gjuhës shqip, hapja e shkollave shqipe, krijimi i shoqërive dhe klubeve nacionaliste, organizimi i çetave kryengritëse të Lirisë për të fituar autonominë dhe administrimin krejt shqiptar të Vëndit; ëndra e fundit, e shikuar larg nga shkaku i fuqisë édhe së pashkatëruar të perandorisë otomane, ish Vetëqeverimi i Shtetit Shqiptar të pavarrur dhe suveran-qëllimi fundor i gjithë organizatave.

THEMELIMI I SHOQËRIVE SHQIPTARE NË RUMANI 

Themelimi i shoqërive shqiptare në Rumani është i dokumentuar nëpër arkivat përkatëse, mburim i pashterrur atdhedashurije, të plotësuara në hollësirat e tyre nga kujtimet dhe shkrimet rastore të veteranëve.

Nga këto arkiva dhe kujtime dhe shkrime, burimi kryesor i të cilave për të nënëshkruarin është këtu ajo biblioteke e gjallë e Kollonisë që quhet Asdren po ngjizet dhe rrëfimi pasonjës:

 E para Shoqëri që u fillua në Bukuresht ka qënë themeluar zyrtarisht më 30 të Vjeshtës së parë 1879, sikundër shënon dhe e përkohëshmja Diturija e Bukureshtit, botuar më 1916.

Pak kohë passi kish filluar punën e saj Shoqërija e Stambollit, vjen një letërkëmbim nërmjet udhëheqësve të kësaj dhe shqiptarëve më me rëndësi të Bukureshtit, të mbledhur rreth shoqërisë së tyre me vendim po pa bujë. Letërkëmbimi, i nënëshkruar nga Stambolli prej Sami Frashërit, Jan Vretos dhe Naim Frashërit është një dokument mallëngjenjës për çdo shqiptar të kohës s’onë. Dituraku i math Sami Frashëri, kryeatdhetari i Shoqërisë së Stambollit bashkë me shokët e tij flet me aq thjeshtësi dhe bindje në këto letra, me aq shentëri për vëllazërimin e përgjithshëm shqiptar, për Idealin e Shqipërisë së arthme, sa, dyke lexuar dhe sot fjalët dhe këshillat e tija të mburuara prej të vetmit parim të vërtetë kombëtar që është parimi i Vëllazërimi, nuk habitemi se si Kollonija e Bukureshtit, edhe pas tretjes së shpejtë së Shoqërisë në Stamboll, e vazhdoj gjer në fund përpjekjen e madhe drejt Qëllimit Kombëtar, të fuqizuar dhe të ndritur në atë parim nga qëndra e Stambollit.

Pa mbaruar viti 1880 ardhi në Bukuresht kryeveterani i palodhur Jan Vreto Posténani, përfaqësonjës i Shqiptarëve të Stambollit, me mision organizimi shoqërirash kombëtare jashtë Atdheut. Shoqërija e Kollonisë Shqiptare të Bukureshtit, që kishte për kryetar Vangjel Geçon nga Korça me arkëtar Llazar Andonin nga Kolonja, s’kish filluar édhe jetën e saj të lëvizur, në fushën e gjërë të vepërimeve të mëpastajme. Po që tashi qëndronte me vullnet gati për punë. dyke patur në krye një burrë që u shqua kurdoherë në jetën sa vinte më të gjallë të shoqërisë.

Ky veteran i radhës themeltare të Lëvizjes, Vangjel Geçua, është dhe ay në shtëpi të të cilit u bë – siç del nga dokumenti përkatës – e para mbledhje për një Degë Shoqërije, më 18 të muajit Korrik 1881.

Jan Vretua shvillonte një vepërim të palodhur, të pathyer, dyke përmbushur detyrën kombëtare të tij si nisjator dhe organizonjës i çështjeve. Ay punonte me atë durim dhe me atë ëmbëlsi të karakterit të tij, që e kish për vetije. Kësaj i detyrohet dhe fakti se i-a hariu kurdoherë qëllimit dyke përhapur idenë e madhe të Rilindjes, dhe dyke i dhënë asaj veglat e nevojshme, konkrete, për një zbatim dhe sendësim të dobishmë; këto vegla ishin shoqëritë e vëna në udhë organizimi prej tij, dhe të cilat u patnë rrëfyer të plotvlerëshme nër veprat e kryera më pas pavarrursisht. Nuk rinte Vretua kurrë në vënd, gjithnjë ish në vepërim, gjithnjë i paqetë. Qetësohej, përkohësisht, vetëm passi e mbaronte punën e tij, passi  e vinte në udhë të mirë për t’u ndjekur dhe për t’u ritur ajo punë pastaj prej vetiy. Kështu bëri dhe për Shqiptarët e Rumanisë në Bukuresht, ku organizoj aty Shoqërinë më të parë të Mërgimtarëve, të mbushur me lavdi ndaj Atdheut për veprat lartësisht të merituara. Ay mbeti vetëm pak kohë në kryeqytetin Rumun pas themelimit të Shoqërisë, dyke u kënaqur me vajtjen e regullshme, shpresëdhënëse, të përpjekjeve të Komitetit të saj. Sepse pa durim, nga fillimi i vitit 1882, u hoth shpejt-e-shpejt në Egjipt, për të bërë propagandë kombëtare nër Shqiptarët e atjeshmë.

Vajtja e Jan Vretos prej Bukureshti në Egjipt me mision kombëtar dhe propagandistik, nuk ish e mundur të mos japë ato pemë, që sicilido e priste pa as më të voglin dyshim prej fuqisë bindëse të zemrës së tij të bardhë. Sepse Vretua kishte jo vetëm durimin dhe ëmbëlsinë e karakterit, po ish dhë mëndje-urtë dhe elektrizonte bashkëfolësit dal-nga-dal si me një magji të pakuptuar. Magjija e tij, ishte besimi i tij në ato që fliste. Aq kulluar dhe aq bukur e parashtronte ay idealin kombëtar të Shqipërisë, sa dëgjonjësit i-a rrëmbenin si të thuash fjalën nga goja, dhe fjalën dhe qëllimin e tij e bënin fjalën dhe qëllimin e tyre. Kështu udhëtimi që bëri Jan Vretua në Egjipt – në Egjiptin e Eftim Mitkos, të Spiro Dines, dhe të Çajupit- lëshoj farën e dëshëruar dhë të pritur të fillimit dhe atje të një Shoqërije Kombëtare, për të cilën u nënëshkruan menjëherë sumëra të mjaftuarshme nga Shqiptarët e mërguar. Midis nënshkrimeve dalin në pah, për sumën e derdhur dhe veprën e mirënjohur, emëra veteranësh që kanë vënë sicili gurin e vet në ndërtesën e Kombit: Eftim Mitko-Korça, Jovan Mitko-Korça, Spiro Dine-Korça, Mandi Peci-Korça, Kristo Dako-Korça, Thanas Dako-Korça, dhe – gjë e vetëkuptuar – në krye të gjithë këtyre me sumën më të madhe prej dhjetë napolonash flori Nikoll Naço Korça, kryetari i famshëm i Shoqërisë Drita (1884) të Bukureshtit, i cili asikohe gjëndej edhe për pak në vëndin e tij të parë të Mërgimit në Egjipt.

Këta Dërgimtarë të Idesë shqiptare të Egjiptit, të cilët, me t’i-u përveshur detyrës derthnë një-herë përmbajtjen e pasur ose të vobektë të kuletës së tyre, kapnin numurin e habitshëm prej nëntëdhjetenëntë vetash, dhe ky numër kapi sumën e katërmijë-e-nëntëqind frangave, të holla e të dhuruara që me rastin e mbledhjes më së parë.

Përpjekja nacionalistike në Egjipt nuk e ka mburimin aspak nga Shoqërija e Stambollit, njëjt dhe me përpjekjen e Shqiptarëve të Italisë, atyre të Rumanisë dhe të Greqisë. Ajo daton istorikërisht, me këto të tjerat, që përpara vepërimit të Stambollit. Sikundër Jeronim De Rada kish filluar mbledhjen e Rapsodive shqiptare të tija nër Arbëreshë më 1833, sikundër Naum Veqilharxhi botoj abetaren shqipe të tija më 1844 dhe shkruante për propagandë kombëtare në Bukuresht më 1846, sikundër P.D.Kupitori kishte shkruar në Athinë më 1868 mi abecenë shqipe, ashtu dhe Eftim Mitkua kish botuar Bletën Shqiptare në Aleksandri të Egjiptit që më 1878.

VLERA E JAN VRETOS, ËSHTË AJO E MISIONARIT TË SHQIPES

Vlera e Jan Vretos, është ajo e Misionarit të shqipes: ajo qëndron në frymën shtytëse dhe organizonjëse të tija, një frymë fisnike me parime krejt të njerëzishme, siç u shfaq paras në Bukuresht dhe tashi dhe këtu nër të mërguarit e Egjiptit.

I kënaqur me zemër nga puna aq e mirë e përfunduar në Egjipt, Jan Vretua niset e këthehet edhe njëherë në Bukuresht për hollësira që vështronin degën e atjeshme dhe ri vetëm gjashte javë dyke ikur pastaj për në qëndër në Stamboll.

Duhet të shënojmë, me qënë që flasim mi Kolloninë e Shqiptarëve të Rumanisë dhe për veprat e therroritë e tyre, se shpenzimet e vajtjes së Vretos për në Egjipt nuk u bënë as prej Qëndrës së Stambollit as prej Shqiptarëve të Egjiptit, po vetëm prej Shoqërisë idealiste të Bukureshtit e cila, përpara se t’a nisë për në Egjipt, Vretos i dorëzoj për nevojat lëndore të Misionit të tij katër-qind franga ar të dhëna vetëdashërisht nga disa anëtarë të saj më të zellshëm.

Në Stamboll Shoqërija zhvillonte me punë dhe pa bujë vepërimin e saj, e lejuar siç ishte nga qeverija otomane që e kish ngritur vetë dyke u shtrënguar në mes të rethanave politike të kohës. Qeverija i-u kish dhën Shqiptarëve dhe një ndihmë për qëllimet e Shoqërisë – tre-qind napolona – dhe ata dijtnë t’i përdorin me vënd, si çdo send e gjë tjetër që vështronte Shoqërinë.Vepërimin e tyre ata e kishin përfunduar tashi-për-tashi dyke shtypur një Abetare, dhe dyke e shpërndarë dhe përhapur në Rumani, Shqipëri dhe kudo gjetiu ku mundnin. Bëhej dërgimi më shumë vetërisht, kjo ish mënyra më e përshtatur dhe më e sigurtë e kohës, po dhe posta e Konsullatave të huaja përdorej dëndur nga shkaku i mënjanimit të çdo kontrolli të padëshëruar qeveritar. Dyke marë para sysh se Abetarja u botua në dhjetë-mijë copë, kuptohet vetiu përhapja fillimërisht e mjaftuarshme e saj. Sepse në këtë kohë ishin të pakët lexonjësit – lexonjësit me dashuri të vërtetë për shqipen dhe për këtë libër shqip, e cila qe shtypur me shkronjat e Jan Vretos të qojtura përgjithërisht si abeceja e Stambollit. Këto shkronja që kanë për themel shkrimin latin, mëmëdhetarëve të parë të shqipes i-u sillnin pak vështirësi me shenjat slavishte dhe gërqishte të futura aty-këtu midis tyre, dhe ishin një shenjë përbuzëse të idesë shqiptare nga ana e kundërshtarëve. Të metën e tyre të dyfishme – praktike dhe politike – e hoqi Nikoll Naçua. Ky, nër aqe çështje të zjarrshme të hapura dhe të përfunduara prej tij më qëllim më të pastër kombëtar, shkakëtoj në Bukuresht, që me rastin e parë, dhe bisedën e përdorimit ose jo të shkronjave të Vretos; kjo dokumentohet nga letra e rëndësishme e Kostandin Kristoforidhit që i dërgoj Naços në Bukuresht prej Elbasani më 15 Janar 1888, ku preket ajo bisedë. Si njeri me personalitet të fortë dhe me vendim që ishte Naçua, jo vetëm që ay u shpall për-një-herësh kundër abecesë së përzjerë të Jan Vretos dhe për një shkrim krejt latinisht të shqipes, po e vuri në zbatim këtë bindje të tij dhe dyke botuar gazetën Shqiptari në Bukuresht, më 1884. Koha e rrëfeu, se gjykimi i Naços rreth abecesë shqipe kish qënë një gjykim dhe një larkshëkim themeltar.

Gjith dyke zhvilluar vepërimin kulturor e përhapjen e gjuhës shqip të shkruar, udhëheqësit e Shoqërisë në Stamboll nuk linin prej dore letërkëmbimin me burrat e Bukureshtit, dhe i-u shkruanin përhera rreth vajtjes së punëve të Degës dhe mi nevojat e Qëndrës. Aq me dashuri ishin këto letra për atdhetarët e Bukureshtit, të cilëve i-u drejtoheshin, dhe për çështjen e ndritjes së Kombit, që kishin për të vetëm ideal, sa vraga që ato linin në shpirt ishte shumë e fellë dhe nga ky shkak dhe shtoheshin anëtarët e rinj të kollonisë dita me ditën.

Kryetarët e Stambollit, kishin gjetur barin shëronjës të plagës së kombit shqiptar: bashkimin e shenjtë. Dhe për t’a ungjillizuar këtë bashkim, me tërë shënjtërinë që kërkonte, ata kishin dhe tërë virtutat.

Prandaj dhe sot si ahere dhe si përhera, ata që me afsh e duan Vëndin, siç e kanë dashur dhe siç do t’a duan, mbajnë për zemre gjithnjë Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë e bashkimit vëllazëror të të gjithë Shqiptarëve, që është Shqipërija e Naim Halit Frashërit, e Jan Vreto Postenanit, dhe e Pashko Vasë Pashë Shkodranit. 

Përkrah me kujdesimin e pafjetur të kryetarëve të Stambollit , ritej në Bukuresht, më shumë nga gjallërija vetijake e Shqiptarëve të këtushmë sesa prej shpirtëzimit tërthoras së andejmi, dhe nevoja e Kollonisë për  të pasur Shoqërinë-domethënë nisjativën dhe vepërimin krejt të pavarur të vetin. Anëtarët e Kollonisë deshin t’i përvishen punës një-her-e-mirë nga vetëvetja e tyre dhe jo ashtu dyke u hequr zvarë mengadal, ose dyke pritur udhëzime nga Qëndra. Pret i mefshti jo njeriu i pajosur me temperament. Kjo gjindje e solli çështjen ashtu që tashi të gjithë në Bukuresht kërkonin të organizoheshin në liri, të punojnë të lirë, sepse ndjenin kësisoj me lirinë e vepërimit vajtja e përpjekjeve të tyre për Atdhe do dilte më e dobishme.

Lëvizja e çlirimit kishte harirë në kulm, dhe pregatitjet për një Mbledhje të madhe qenë mbaruar. Po qarkullonte parola e përgjithëshme se shoqërija e Bukureshtit do bëhet autoqefale.

E vërteta istorike është, siç pamë në radhët më lart, se autoqefalija e Shoqërisë Shqiptare të Kollonisë në Bukuresht ishte fakt i mbaruar që përpara përzjerjes së Stambollit me anën e Jan Vretos. Shënuam aty paras një ngjarje të Bukureshtit, me plot kuptim për mëndësinë dhe gatishmërinë patriotike të shqiptarëve të atjeshmë: Shoqërija Kombëtare e Kollonisë qe themeluar zyrtarisht në Bukuresht që më 30 të Vjeshtëssë Parë 1879, siç thamë me kryetar Vangjel Geço-Korçën dhe arkëtar Llazar Andon-Kolonjën; domethënë përafërsisht dy vjet më parë se të vijë në Bukuresht nga Shoqërija e Stambollit me mision Jan Vreto Postenani, aty si nga fundi i vitit 1880, dhe se sa të bëhet, siç është dokumentuar, e para mbledhje për një Degë Shoqërije në Bukureshtmë 1881, 18 korrik – edhe kjo në shtëpinë e kryetarit të Shoqërisë së parë Vangjel Geços.

Mbledhja e madhe e paralajmëruar u bë me të vërtetë pa as më të voglin vonim më 27 Dhjetor 1884, dhe u themelua zyrtarisht Shoqërija e pavarur-autoqefale-e Kollonisë Shqiptare të Bukureshtit me kryetar plakun milionar Anastas Avramidhi Lakçe-Korçën; ky, i pari mi të gjithë, fali një sumë prej dy-qind napolonash që në krijim të Shoqërisë, kur u mblothnë më tepër se pesë-mbëdhjetë-mijë franga ar. Si pas Kanunores origjinale, Komiteti nënë kryesinë e Lakçes ka qënë i përbërë prej veteranëve të poshtëshënuar:

Nënëkryetar: Kostandin Eftimiu-Drenova; shkronjës: Vasil Kanash-Frashëri dhe Gjergj Vangjel Geço-Korça; pleq: Vasil Abdulla-Dibra, Gjergj Doko-Korça, Spiro Eftimiu-Drenova, Abdrea Mborja dhe Irakli Duro-Drenova; kqyrtarë të punës: Kostandin Naumesku-Drenova, Llazar Duro-Drenova dhe Vangjel Geço-Korça.

Emëri i Shoqërisë i pranuar midis enthuziazmës me zëra të përbashkëta u vendos të jetë Drita, simbol i ndritjes që sot e tutje të popullit shqiptar nga errësira shekullore.

Përveç kryetar Lakçes dhanë njëkohësisht sumëra të mira të hollash dyzet-e-nëntë anëtarë nga më të flaktit, midis tyre vëllazërija Hr.Tërpo tre-qind franga, Vangjel Geçua-kryetari i shoqërisë më së parë së Bukureshtit më 1879-dyqind, Sotir Manua dy-qind, Anastas Raci një-qind-e-pesëdhjetë, vëllazërija Vasil Marko një-qind, Vasil Hr. Kosma Bermashi një-qind, Themistokli Geçua një-qind, Gavril Pema një-qind, si dhe dy atdhedashës të fisit Vreto- Gjergj Vreto dhe Kostandin Vreto-me kamje lëndore të vogël po me shpirt shqiptari të math, nga një dhuratë sicili.

Një gëzim dhe një fryme e re gjallëronjëse i-u hyri tashi për zemre gjithë atyre që ishin prganizuar në këtë shoqëri më-vete, mbledhjet ndiqnin njëra tjetrën, dhe dëshira më e parë e tyre ishte: të shtypen libra shqip, të shtypin libra shqip, të ndërtojnë  një shtypëshkronjë për të shtypur sa më parë libra shqip.  

(PJESA E PARË)

Filed Under: Featured Tagged With: i Shqiptarëve të Rumanisë, Lasgush Poradeci, Veprimi Kombëtar

Presidenti Trump-treguesit fantastikë

November 2, 2020 by dgreca

Presidenti Trump – treguesit fantastikë të rimkëmbjes ekonomike dhe sukseset e politikës së Jashtme-

Nga Klajd Kapinova-

Papunësia më e ulët tek amerikanët hispanikë-

Nën udhëheqjen e bisnesmenit dhe burrshtetit të suksesshëm Presidentit Donald J. Trump, komuniteti hispanik amerikan ka pësuar rritje në punësim dhe element të tjerë, brenda ekonomisë amerikane. Ata për një kohë të shkurtër, përjetuan një papunësi rekord të ulët në të gjithë historinë e SHBA-së e krahasuar për disa dekada.

Kështu në muajin gusht 2020, shkalla e papunësisë hispanike ra në shifren record 2.4%. Edhe më parë shkalla e papunësisë hispanike amerikane arriti disa nivele rekord në 2019, përfshirë rënien nën 4% për herë të parë në histori.

Nëse shikojmë grafikun e historisë së vitëve të mëparshme nën administratën Trump, del se të ardhurat mesatare në komunitetin e madh hispaniko amerikanë u rritën me 1,786 dollarë, gjatë vitit të parë në detyrë të Presidentit Trump.

Tre vjet më parë dhe më saktë në muajt e pare të vitit 2017, të ardhurat mesatare hispanike amerikane arritën shifrat më të lartat të regjistruara ndonjëherë në nivelin rekord 50,486 dollarë.

Që nga marrja e detyrës së kryetarit të shtetit bisnesmenit republikan Trump, pronësia e shtëpisë hispanike amerikane u rrit me më shumë se një përqind (46.3% në 47.4%).

Kur Trump merrej me perandorinë e bisnesit të tij dhe nuk ishte i përfshirë në politikë, gjithnjë në media kishte kritikuar marrëveshjen e mëparshme skandaloze tregtare, midis SHBA-Kanadasë dhe Meksikës (NAFTA).

Fati i mirë i popullit amerikan dhe Presidentit Trump e solli, që ai të marrë detyrën e kryetarit të shtetit amerikan, në kohën dhe momentin e duhur, për të bërë realitet idetë dhe shqetësimet e tij me synimin final, për të rritur krenarinë, prestigjin dhe vlerat e SHBA.

Kështu pa humbur kohë, Presidenti Trump rinegocioi marrëveshje më të lira dhe të drejta tregtare siç është USMCA (SHBA-Meksikë-Kanada).

Presidenti republikan i ka kritikuar vazhdimisht sistemin e socializmit dhe komunizmit, në disa shtete të Amerikës Latine, si: Venezuelë, Kubë dhe Nikaragua, shtete të cilat shtypin liritë dhe të drejta e njeriut, si armiqët krysorë të lirisë së popujve të tyre ispanjikë.

Falë presionit nga Presidenti Trump, mbi 50 vende të botës ndoqën udhëheqjen e Presidentit Trump, në njohjen e Juan Guaidó si udhëheqësi legjitim i Venezuelës, pas zgjedhjeve të zhvilluara atje, të cilat qeveria komuniste i manipuloi, duke marrë në tavolinë fitoren e pa votuar nga populli venezuelas.

Administrata Trump, ka rikthyer mbrapsht politikën skandaloze, globaliste, socialiste katastrofike të ish Presidentit B. Hysen Obamës, për afrimin me diktaturën komuniste të Kubës, e cila vazhdon të shtyp dhe burgos fjalën dhe dëshirat për lri dhe prosperitet të popullit kubanez prej 60 vitesh.

Obama, i cili vjen nga një familje me origjinë dhe histori të pastër komuniste dhe globaliste, për sa kohë ishte president i SHBA-së, zbuti politikën ndaj diktatorit Raul Kastro, i cili, sikurse vëllai i tij i madh Fidel Kastro, kanë burgosur me qindar dhe mijëra kubanez, kanë ushtruar sistematikisht gjenocid dhe bërë krime macabre kolektive dhe individuale prej shumë dekash ndaj popullit të varfër dhe të pafajshëm kubanez.

Djali i Hysenit, asnjëherë nuk i bëri presion politik dhe nuk i vuri asnjë kusht qeverisë mizore komuniste kubaneze, por përkundrazi si liberal dhe socialist bëri një vizitë në Kubëe u takua përzemërsisht me presidentin kriminel kubanez Raul Kastro, i cili, vijon të mbaj të shtypur popullin e tij, që kërkon liri dhe demokraci të vërtetë. 

Komuniteti më i madh kubanez është i vendosur në shtetin e Floridës dhe ata gjithnjë mbështesin kandidatët republikanë në zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2016, Presidenti Trump fitoi zgjedhjet në shtetin portokalli.

Me udhëzimin e Presidentit Trump, Departamenti i Thesarit menjëherë ka vendosur sanksionet kundër zyrtarëve të lartë në regjimin e Nikaragua, për rolin e tyre në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe minimin e demokracisë atje.

Presidenti e ka bërë të qartë se interesat amerikanë nuk përputhen me politikat socialkomuniste të dështuara kudo në botë.

Amerikanë aziatikët të Oqeanit Paqësor

Papunësia, nën drejtimin e administratës së Presidentit Trump për komunitetin aziatiko amerikanë ka arritur nivele të ulëta rekord.

Shkalla më e ulët e papunësisë rekord për aziatiko amerikanët ra në 2.1% në qershor të vitit 2019. I njëjti fenomen pozitv ndodhi edhe gjatë muajit gusht 2019, ku niveli aziatiko amerikanë i papunësisë ra në nivelin 1.3%.

E rëndsishme është të thuhet se amerikanët aziatik të Oqeanit Paqësor, janë përfituesit më të mëdhenj të ligjit historik të shkurtimeve të taksave dhe rritjes së vendeve të reja të punësimit, duke marrë një ulje mesatare taksash prej 2,560 dollarësh.

Presidenti Trump, ka punuar me nismën e Shtëpisë së Bardhë mbi aziatiko amerikanët dhe banorët e ishujve të Oqeanit Paqësor dhe Departamentin e Drejtësisë të SHBA, për të luftuar krimet e urrejtjes ndaj aziatiko amerikanëve, gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Po ashtu Trump, ka treguar gjithnjë një tolerancë zero, për diskriminimin dhe mbrojtjen e komunitetit aziatiko amerikanë, duke e kthyer atë në një përparësi kryesore.

Ai nënshkroi Ligjin për Nxitjen e Talentit Universitar, duke zhbllokuar burimet për arsimin bashkëkohorë në ligj, dhe ka riautorizuar në mënyrë të përhershme më shumë se 250 milion dollarë, në financime vjetore për institucionet, që shërbejnë pakica siç është programi AANAPISI (Instituti Shërbyes i Ishujve të Paqësorit), që regjistron gati gjysmën e të gjithë studentëve universitarë të APA-së në të gjithë vendin, veçanërisht duke u shërbyer atyre, që kanë të ardhura më të ulëta financiare.

Trump, nënshkroi Aktin e Njohjes së Shërbimit të Veteranëve Hmong, duke autorizuar varrimin në çdo varrezë të hapur kombëtare të veteranëve të Hmong, që luftuan për interesat kombëtare të SHBA-së, gjatë Luftës së Vietnamit, e cila zgjati për një kohë të gjatë.

Presidenti Trump nënshkroi Ligjin për Kongresin e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore Kineze Amerikane (S1050; HR 2358) në ligj në vitin 2018. Ky ishtë një legjislacion dypartiak, i cili, është i përkushtuar për të njohur sakrificat dhe shërbimet e anëtarëve të shërbimit kinez amerikanë, për vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Trump miratoi ligje për kujdesin e fëmijëe amerikanë

Reformat historike të taksave të Presidentit dyfishuan kredinë e taksës së fëmijëve, duke përfituar gati 40 milion familje amerikane, me një mesatare prej mbi 2,200 dollarë në vitin 2019.

Miliona punëtorë morën shpërblime nga rritja e pagave dhe rritje të përfitimeve të beneficeve të punës, falë legjislacionit historik.

Në vitin tatimor 2019, gati 40 milion familje përfituan nga kredia e taksës së fëmijëve (CTC), duke marrë një përfitim mesatar prej 2,200 dollarë gjithsej kreditë prej 88 miliardë dollarësh.

Në vitin tatimor 2019, gati 6 milion familje përfituan nga kredia e taksave për fëmijën dhe kujdesin e varur (CDCTC), duke marrë një përfitim mesatar prej $551 kreditë totale prej $3 miliardë.

Presidenti, gjithashtu miratoi programin më të madh të pushimeve me pagesë për prindërit, duke u garantuar 12 javë leje, për të gjithë punonjësit federalë.

Ai ka nënshkruar në ligj zgjerimin më të madh ndonjëherë të Granteve të Bllokut të Kujdesit dhe Zhvillimit të Fëmijëve (CCDBG) për shtetet nga 3.9 dollarë në 5.8 miliardë dollarë.

Ky financim ndihmon familjet me të ardhura të ulëta dhe nga ana e tjetër listat e pritjes së kujdesit për fëmijë janë ulur shumë dhe janë eleminuar në shumë shtete.

Në të gjithë historine e presidentëve të SHBA Presidenti Trump bëhet Presidenti i parë, që përfshiu pushimet familjare me pagesë në buxhetin e tij.Ekonomia në rritje në periudhën Trump, ka çuar në më shumë mundësi dhe pagesa më të mëdha.

Për t’i ardhur në ndihmë amerikanëve që ai përfaqëson, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të siguruar përmirësime kritike dhe ndihmuar në mbrojtjen e mirëqenies dhe rezultateve, për fëmijët në kujdesin familjar.

Trump është i vetmi president republikan që mbron të drejtat e LGBTQ

Qysh kur ishte kandidat Donald J. Trump ishte i nominuari i parë republikan, që përmendi të drejtat e LGBTQ në fjalën e tij të pranimit në Konventën Kombëtare Republikane 2016. Gjatë fjalës, Trump u zotua të mbrojë qytetarët LGBTQ.Administrata e tij e mbajti fjalë vazhdimisht, ku po mbron dhe respekton të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Ai u zotua të zbatojë urdhrin ekzekutiv 2014, që mbron të drejtat e komunitetit LGBTQ në vendin e punës.Ai nisi një fushatë globale për mbrojtjen e homoseksualitetit. Përpjekja u drejtua nga ish ambasadori amerikan në Gjermani dhe ndërmejetësi aktiv diplomati Ric Grenell antar i LGBTQ, i cili, luajti rol të madh, për normalizmin e marrëdhenieve tregtare midis Kosovës me popullsi 97% muslimane dhe Serbisë me popullsi ortodokse.

Ndërsa u zotua në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Trump dhe administrata e tij qëndrojnë në solidaritet me njerëzit LGBTQ, që jetojnë në vendet që dënojnë, burgosin ose ekzekutojnë individë, bazuar në orientimin e tyre seksual.

Vërejtjet e Presidentit në shtator të vitit 2019 para OKB-së, ishin hera e parë që një president i ShBA i shpreh hapur, duke venë theksin në dekriminalizimin, që u bëhet homoseksualitetit.

Gjithashtu ai ka marrë drejtimin për kujdesin në rritjen e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga HIV brenda dhe jashtë vendit.

Në buxhetin e tij për VF 2020, Trump mori një qëndrim të guximshëm, për të ulur në mënyrë agresive HIV/AIDS në Amerikë, duke siguruar 291 milion dollarë për Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Buxheti i Presidentit gjithashtu siguron 3.4 miliardë dollarë, për Planin e Emergjencës së Presidentit për Ndihmën e AIDS-it.

Administrata e republikanit populist Trump, nisi një program për të siguruar falas ilaçin parandalues të HIV për pacientët e pasiguruar.

Presidenti,emëroi Richard Grenell si Drejtorin e Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare. Duhet thënë, se në fillim Grenell ishte Sekretar i Kabinetit edhe pse ishte me prirje të hapura homoseksuale.

Sikurse dihet Grenell, më parë kishte shërbeu si Ambasador i SHBA-së në Berlin të Gjermanisë, i cili, kishte deklaruar hapur se ishte homoseksual dhe pa paragjykime u emërua si diplomat nga Presidenti i 45-të amerikan Donald J. Trump.

Presidenti Trump emëroi të nominuarin gjyqësor LGBTQ Patrick Bumatay në Gjykatën e Rrethit të 9-të të Apelit dhe Mary Roëland në Gjykatën e Qarkut të Illinois Verior. Të dy gjyqtarët u konfirmuan. Presidenti është Pro Jetës dhe po i palëkundur në vlerat humane për shenjtërinë e jetës, kundër abordit, që ka në programin e saj partia “demokratike” ultra e majtë amerikane e Obamës dhe Bidenit, Pelosit dhe Shumerit etj.

Në vitin 2020, Trump u bë presidenti i parë në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA-së, që mori pjesë në Marshin e Madh Pro Jetën në Washington D.C.

Qysh kur mori detyrën, Presidenti dhe administrata e tij, kanë punuar për të ndaluar sulmin ndaj politikave pro-Jetës dhe kanë punuar për të promovuar shenjtërinë e jetës si një vlerë amerikane.

Ai ka ndërmarrë hapa të gjerë për të çmontuar Titullin X të Aktit të Shëndetit Publik dhe Shërbimit Njerëzor, i cili, do të parandalonte financimin e mëtejshëm të të gjitha programeve, ku aborti është një metodë antihumane e planifikimit familjar.

Administrata, rivendosi dhe zgjeroi politikën e qytetit të Meksikës, e cila mbron miliarda ndihma të huaja nga financimi i industrisë globale të abortit dhe avokatëve të saj.

Shkurt dhe saktë

Presidenti Trump fatmirësisht ndërpreu fondet për Fondin e Popullsisë së OKB-së.

Ai nënshkroi H.J Res. 43 në ligj, duke përmbysur rregulloren e epokës së Obamës, që ndalonte shtetet të zhvlerësojnë disa nga objektet e abortit, duke bashkuar Kongresin rreth ruajtjes së jetës.

Në vitin 2017, Administrata e republikanit Trump nisi strategjinë, për Përshpejtimi i Kontrollit Epidemik të HIV/AIDS (2017-2019), i cili, do të mbështesë përpjekjet në më shumë se 50 vende “për të siguruar qasjen në shërbimet e shpëtimit të jetës“.

Po në vitin 2017, Trump tha fonde të qëndrueshme për HIV/AIDS, kuprogramet e hartuara me kujdes janë ndër “përparësitë më të larta” në buxhet.

Kryetari i shtetit amerikan, mbështet Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve të Palindur, të Mundshëm për Dhimbje, i cili, do të parandalonte abortet afatgjata pas 20 javësh.

Ai gjithashtu lëshoi udhëzime, për të zbatuar kërkesën që dollarët e taksapaguesve të mos mbështesin mbulimin e abortit, në planin e shkëmbimit të Obamacare.

Komiteti Kombëtar Republikan dhe partitë zyrtare të shtetit Republikan në Arizona, Colorado, Florida, Georgia, Iowa, Illinois, Kentucky, Louisiana, Maine, Michigan, Minnesota, Montana, Nevada, Nebraska, Neë Hampshire, New Mexico, New York, North Carolina, Ohio, Pennsylvania, Virginia, and Wisconsin.

Sukseset e vitit 2018

Më shumë se 160,000.000 amerikanë sot janë të punësuar një shifër rekord  në historinë e SHBA-së.Presidenti Trump, ka krijuar më shumë se 7,5 milion vende pune prodhuese që nga zgjedhja e tij, dhe qysh nga marsi 2020 dhe deri në tetor 2020, janë hapur mbi 11,400.000 vende të reja pune dhe GDP (sipas burimeve zyrtare të pavarura)është rritur 33.1% më e larta në histornë e SHBA qysh nga viti 1952.

Rritja ekonomike gjatë vitit 2019 arriti në 4.2 përqind dhe shifrat e papunësisë kohët deri në shkurt të vitit 2020 arriti shifrën më të ulët prej 49 vitesh.

Të ardhurat mesatare të familjes, kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas komunitetëve,papunësia afrikano amerikane deri para ardhjes së sëmundjes pandemike të Covid 19, ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Papunësia hispaniko amerikane dhe aziatiko amerikane është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, kurse papunësia e grave kohët e fundit arriti nivelin më të ulët në 65 vjet.

Në grupin e moshave, papunësia e të rinjve kohët e fundit ka arritur nivelin më të ulët në gati gjysmë shekulli.

Me këtë ritëm ka shkuar edhe shkalla më e ulët e papunësisë e regjistruar ndonjëherë për amerikanët pa diplomë të shkollës së mesme.

Nën Administratën Trump, papunësia e veteranëve kohët e fundit arriti nivelin më të ulët në gati 20 vjet.

Element tjetër i përmirësimit të jetës amerikane është edhe fakti se pothuajse 3.9 milion amerikanë janë hequr nga pullat ushqimore që nga zgjedhjet.

Premtimi për punëtorët e Amerikës, ka rezultuar në punëdhënës, që angazhohen për të trajnuar më shumë se 4 milion amerikanë.

Presidenti Trump nënshkroi paketën më të madhe të uljes së taksave dhe reformave në histori. Pas shkurtimeve të taksave, mbi 300 miliardë dollarë u shpenzuan përsëri në SHBA vetëm në tremujorin e parë.

Si rezultat i faturës të taksave, bizneset e vogla pësuarn nivelin më të ulët të taksës margjinale në më shumë se 80 vjet.

Presidenti Trump ndihmoi të fitonte ofertën e SHBA për Lojërat Olimpike Verore 2028 në Los Anxhelos, si dhe ndihmoi të fitonte ofertën e bashkuar të tre shtetëve SHBA-Meksikë-Kanada për Kupën e Botës në vitin 2026.

Njeriu më famshëm i botës Presidenti Trump, ka aprovuar tubacionet Keystone XL dhe Dakota Access, duke eliminuar burokracinë, materialet e të cilave sigurohen ne vend. Ai krijoi mundësinë e lehtësimit të rregullave, për bankat e komunitetit dhe unionet e kreditit.

Administrata e tij siguroi mundësinë më të përballueshme të kujdesit shëndetësor, për amerikanët, përmes planeve shëndetësore të shoqatave dhe planeve afatshkurtra.

FDA miratoi barna gjenerike më të përballueshme se kurrë më parë në histori, dhe falë përpjekjeve të Presidentit, shumë kompani të barnave po ngrinë ose po përmbysin rritjen e planifikuar të çmimeve.

Administrata e stafit Trump, reformuam programin Medicare, për të ndaluar që spitalet të mbingarkonin të moshuarit me të ardhura të ulëta në ilaçet e tyre, duke kursyer të moshuarit qindra miliona dollarë vetëm këtë vit.

Presidenti, falë punës së palodhur siguroi 6 miliardë dollarë në fonde të reja, për të luftuar epideminë e opioidit.

Administrata e tij ka ulur recetat e dozave të larta të opioideve me 16 përqind, gjatë vitit të tij të parë në detyrë, ku nënshkroi Aktin e Zgjedhjeve të VA-së dhe Aktin e Përgjegjshmërisë së VA-së, shërbimet e telehealthit të zgjeruara të VA-së, klinikat shëtitëse dhe kujdesin urgjent parësor dhe të shëndetit mendor në të njëjtën ditë.

Rritja e eksportëve amerikane

Rritja e eksporteve amerikane të qymyrit me 60 përqind, ku, prodhimi i naftës në SHBA kohët e fundit arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke e radhitur SHBA-në në shtetin #1 në botë për prodhimin e energjisë.

Shtetet e Bashkuara sot janë një eksportues neto i gazit natyror, për herë të parë që nga viti 1957.

Suksesi më i madh i Presidentit Trump, është tërhiqja e menjëhershme e SHBA nga Marrëveshja Klimatike e Parisit, për vrasjen e vendeve të punës dhe kursyer biliona dollarë thesarit të shtetit.

Administrata anuloi planin e paligjshëm, anti-qymyr, i ashtuquajturi Plani i Energjisë së Pastër.

Modernizmi i ushtrisë dhe armatimeve amerikane

Kandidati dhe më pas Presidenti Trump bëri realitet premtimin e madh për modernizmin dhe rritjen e fuqisë ushtarake të SHBA-së sot në botë. Ai siguroi një shifër rekord 700 miliardë dollarë, për financimin ushtarak gjatë vitit të parë më 2018 dhe 716 miliardë dollarë të tjera në vitin 2019.

Falë këmnguljes së madhe të Presidentit Trump, aleatët ushtarakë të NATO-s po shpenzojnë 69 miliardë dollarë më shumë në mbrojtje që nga viti 2016.

Trump, premtoi dhe e bëri realitet procesi e filluar për ta bërë Forcën Hapësinore Amerikane si Degën e 6-të të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Politka e jashtme amerikane

SHBA u tërhoqën nga marrëveshja e tmerrshme dhe e njëanshme e Iranit e realizuar nga adminstrata globaliste anti amerikane Obama- Biden.

Një ndër sukseset më të mëdha është zhvendosja e Ambasadën e SHBA në kryeqytetin e lashtë të shtetit ebrej në Jeruzalem.

Mbrojtja e amerikanëve nga terroristët me Ndalimin e Udhëtimit, të gjashtë shteteve të mbështetura për fat të mirë nga Gjykata e Lartë.

Aadministrata Trump lëshoi Udhëzim Ekzekutiv, për të mbajtur të hapur Gjirin Guantanamo.

Presidenti amerikan arriti një marrëveshje përparimi me Bashkimin Europian, për të rritur eksportet e SHBA-së, si në tarifat të vendosura mbi çelikun dhe aluminin e huaj për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare.

Administrata Trump, fatmirësisht është në përfundim të Murit të Madh në kufi me Meksikën. Kështu republikanët amerikanë duan kufij të fortë dhe pa krime, kurse “demokratët” duan kufij të hapur, që është e barabartë me importimin e krimit masiv.

Filed Under: Featured Tagged With: Klajd Kapinova, te Presidentit trump, Treguesit fantasti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 322
  • 323
  • 324
  • 325
  • 326
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT