• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork – Statujën e Lirisë

November 29, 2015 by dgreca

Më shumë se 1000 mijë vetë, kongresmen, senator, diplomatët,  lider të komunitetit, artistë të medhenjë, veprimtar  të njohur, avokat, afaristë e biznesmen, studentë, gazetar, këngëtar, dhe muzikant, shkrimtar, duke kremtuar së bashku 28 Nëntorin në limanin e qytetit të Nju Jorkut, ”Pier 81”- me tragetin “ “Duchess World Yacht” morën pjesë në një ngjarje më të madhe të shqiptarëve në këtë festë/
Nga  Beqir SINA/
 NEW YORK CITY : Festimet më të mëdha të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit kuq e zi, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, si për çdo vjet mbahen nga shqiptarët e Amerikës. Mënyrat, që zgjedhin shqiptarët e Amerikë, jo vetëm që janë mbresalënëse, kudo, por ato të bëjnë të ndjehemi edhe më krenar se jemi shqiptarë, duke festuar së bashku dhe sa më mirë, edhe jashtë atdheut e trojeve tona etinike.
Gjatë këtij shekulli pavarësi një mënyrë e zgjedhur për të kremtuar 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ,nga Asambleisti i parë në historin e emigracionit shqiptar, zoti Mark Gjonaj, ka qenë nga më të veçantat në historinë e 28 Nëntorit.
Nata e mbrëmshme e 28 Nëntorit 2015, do të hyjë edhe në historinë e kësaj feste të madhe, për atë se si e kremtuan atë Shqiptarët e Amerikës.
Më shumë se 1000 mijë vetë, kongresmen, senator, diplomatët,  lider të komunitetit, artistë të medhenjë, veprimtar  të njohur, avokat, afaristë e biznesmen, studentë, gazetar, këngëtar, dhe muzikant, shkrimtar, duke kremtuar së bashku 28 Nëntorin në limanin e qytetit të Nju Jorkut, ”Pier 81”- me tragetin “ “Duchess World Yacht”, e bënë kremtimin një ngjarje më të madhe të shqiptarëve te Amerikes.
Festa e shqiptarëve, kesa rradhe ishte një udhëtim turistik – me anije përqark qytetit të New Yorkut, vendin ku shkelën për herë të parë emigrantët nga e gjithë bota, Statujën e Lirisë, dhe Elis Island, duke e bërë edhe më të bukur dhe më të gëzueshme  festën e shqiptarëve të Amerikës.
Atmosfera festive u  ndie fuqishëm dhe oshtiu për më shumë se 5 orë, duke e shoqëruat atë me fjalimet, muzikë , këngët e vallet plot hare, dhe dorzimi i chekut 2 milion dollar, për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare, në Nju Jork, të  cilat e shtuan gëzimin e festës së 28 Nëntorit dhe i ngallëzuan të gjithë pjesëmarrësit.
Festën e drejtuan Kozeta Turishta dhe Etrita Ibroci.
Etrita Ibroci mbajti dhe fjalën e rastit për nder të 28 Nëntorit…
O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
(Marrë nga Naim Frasheri, “Bageti e Bujqesi”)
 Me keto vargje te mrekullueshme te Poetit Madheshtor Naim Frasheri, mblidhemi per te festuar Diten e Flamurit – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
 Kjo mbrëmje mund të jetë sukses vetëm me ndihmën e madhe të komunitetit tonë. Eshtë mbështetja juaj dhe puna e organizatorëve që së bashku sollën vlerat e traditave dhe të kulturës sonë kombëtare sonte.
Te githe ju ketu te pranishem jeni me fat dhe keni patur fat dy her. Se pari qe jeni Shqiptar dhe se dyti qe keni siguruar biletat me kerkuara ne qytet. Biletat per ket eveniment te mahnitshem. Ky tubim sonte Eshte ndodhi historike ku per te paren her te gjithe organizatat me te cmuara shqiptare u bashkuan  per te festuar se bashku. Falenderime te vecanta i drejtohen organizuesit tone Mark Gjonaj.
Gezimi i festes se flamurit eshte nje gezim fuqimplote dhe i shenjte kombetar ku sebashku angazhohemi ne forcimin e ardhmerise sone si nje komb mbare-shqipetare nen valvitjen a flamurit tone kombetar. Ne kete feste ne jemi mirënjohës për trashëgiminë, gjuhën, kulturën dhe për atëdheun.
 Me shumë kënaqësi dhe mburrje mund te them se jemi deshmitarë dhe nismetarë të një rilindje shqiptare! Dhe kjo ua mundeson shqiptarëve në mbarë botën të jenë nxitës dhe zhvillues të perspektivave më të mira përmes edukimit, fuqisë së mendimit dhe iniciativave pozitive.
Gjithashtu eshte kenaqësi të shoh kaq të rinjtë sonte qe e festojnë dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar me aftesite a tyre intelektuale, profesionale dhe sipermarrese. Rinia jone eshte ardhmerija dhe shtylla qe mbeshteten te githe motivet e zhvillimit mbare shoqeror dhe sidomos atij kombetar.
 Ne perfundinm – ne emer to gjithe organizatave shqipetare ju ftojm te gjitheve qe se bashku te rrisim angazhimet tona, te shkembejme njohurit dhe pervojat dhe te nderojme komunitetin shqipetare me ane te arritjeve, dhe te jemi ambasadore te shqipetareve – kudo qe punojme dhe jetojme. Dhe cdohere te jeme te unjisuar – Ashtu sic na mesoj Skenderbeu: Bashkimi Bene  fuqine!
 Faleminderit dhe urime festen e flamurit!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: - Statujën e Lirisë, festimi, i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE NE NEW YORK FESTUAN ME MADHESHTI FESTEN E FLAMURIT

November 29, 2015 by dgreca

Te Premten me 27 Nentor 2015 ne mjediset e restorantit MAESTRO’S Federata Panshqiptare e Amerikes, ne vijim te tradites se saj 103 vjecare, se bashku me organizatat shqiptare dhe disa nga deget e saj si ajo e Queensit organizoi nje festim madheshtor te Dites Kombetare te Pavaresise. Kane qene me shume se 400 pjesmarres, si dhe te tri bashkesite fetare ne Nju Jork, te perfaqesuar nga Imami Edin Gjoni i Qendres Islame ne Queens, dom Pjeter Popaj famullitar I kishes Katolike shqiptare “Zoja e shkoderes” ne Nju Jork si dhe  pastor Nathan Preston nga Kisha Ortodokse Shqiptare Shën Nikolas.Kryetari i Komisionit te Festes dr. Skender Murtezani u ka uruar mireseardhjen te ftuareve dhe ka ka uruar Festen e Flamurit me nje fjalim te shkurter.Nder te tjera, dr. Murtezani, duke folur per Diten e Flamurit tha:

Pjesmarja juaj ne kete darke solemne eshte nderimi me i madh qe ju i beni festes se Flamurit dites me te rendesishem per Shqipetaret kudo qe jane. Prezenca juaj sonte eshte shprehja e nderimit te gjithe patrioteve te kombit qe punuan per pavarsimin e Shqiperise. Kjo rruge e gjate me plot sacrifica u kurorezua me 28 Nentor 1912  me ngritjen e Flamurit Kuq e Zi ne Vlore,  nga ana e themeluesve te Shtetit Shqipetar ne krye me  Ismail Qemal Vloren.Kjo mbremje eshte nje rast I mire qe te falemnderojme  popullin  Amerikan dhe udheheqesit e saj te shkelqyeshem, ne mbeshtetjen pa reserve jo vetem te  republikes se Shqiperise po tani  edhe te Republikes se Kosoves.Prezenca juaj sonte respecton ata qe ne keto 103 vite me vepren e tyre e rradhiten kombin tone ne familjen e kombeve te emancipuara.Respect ne vecanti per te gjitha brezat e vatraneve te cilet me mesimet e Nolit, Konices dhe shum patrioteve rikanalizun veprimtarine patriotike te filluar qindra vite me pare ne nje nivel me te larte, me te suksesshem.Respekt te  gjith mergates shqipetare ne Amerike qe e mbajtejn dhe vazhdojne te mbajne te gjalle jo vetem gjuhen e lashte dhe te embel shqipe po dhe atdhedashurine.GEZUAR FESTEN E PAVARESISE!Dr. Murtezani ka prezantuar moderatoren e darkes, gazetaren Kozeta Turishta, qe ka drejtuar me profesionalizem darken.Hymnet Kombetare jane interpretuar nga kengetarja e re Dea Elezaj. Ne emer te tri besimeve fetare Imam Edin Gjonaj ka percjelle mesazhin fetar. Ai ka fole per harmonine nderfetare karakteristike shqiptare dhe ka falenderuar Zotin, qe e ka amrer ne mbrojtje Kombin shqiptar.Konsullja e Shqiperise ne Nju Jork, zonja Irena Dai, ka pershendetur ne emer et Shtetit shqiptar. nder te tjera Ajo tha: Eshte nje privilegj dhe kenaqesi qe sot te ndaj me Ju emocionin e festimit te Dites Historike te Kombit Shqiptar, Shpalljen e Pavaresise Kombetare. Ky moment madheshtor i Historise sone, pesha dhe rendesia e te cilit nuk do te zbehet kurre, na jep nder e krenari duke na treguar qendresen e nje Kombi dhe mbijetesen e Tij. Jam e lumtur , tha Konsullja e Republikes se Shqiperise, zonja Dai, qe sot, mes Vatres se Nolit dhe Konices, kam nderin qe te perkujtojme dhe pershendesim perpjekjen e jashtzakonshme per Liri e Pavaresi, te Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasan Prishtines, Luigj Gurakuqit dhe shume te tjere te cilet me vendosmerine e tyre, hodhen themelet e shtetformimit.Keta shqiptare kaq te vendosur dhe te dedikuar per Kombin, jane nje frymezim absolut per te gjithe brezat, nje inkurajim per te punuar me te gjitha forcat ne rrugen e progresit dhe te mireqenies se Kombit Shqiptar.Edhe sot, pas 103 vjetesh, ku historia e shtetit shqiptar, ka patur nje rrugetim te veshtire, ka perjetuar ndryshime te thella, ajo cfare ka qendruar e pandryshueshme, eshte dashuria per Shqiptarizmin. Ate e gjen ane e kand Globit, kudo ku jane shqiptaret, me deshiren e madhe per te respektuar e nderuar kete Dite te Lavdishme per Kombin, -keshtu sic jeni mbledhur ju sot.Mesazhin e saj Konsullja e Shqiperise, Zonaj Irena Dai e ka mbyllur: Deshiroj qe t’ju drejtoj urimet me perzemerta Juve dhe gjithe shqiptareve nga do qe ndodhen per 103 vjetorin e Pavaresise!Gezuar Diten e Pavaresise. Te gjithe se bashku le te ndjekim rrugen e kontributit, perkushtimit dhe dashurise per Shqiperine, duke i dhene asaj sukses dhe begati.Edhe Konsulli i Republikes se Kosoves, z. Kryeziu, ka sjelle pershendetjet e Qeverise se Kosoves dhe ka uruar Diten Kombetare et Pavaresise se Shqiperise.Ansambleisti I Shtetit te Nju Jorkut z. Mark Gjonaj ka pershendetur ne gjuhen shqipe dhe ka uruar festen kombetare.Veprimtari Harry Bajraktari ka evokuar trimerine e dy heronjeve luftetare te pragpavaresise. Ne fillim te fjales se tij, z. Bajraktari tha: Sot, pikërisht, para 105 vjetësh, më 27 Nëntor 1910, dy vjet para  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me urdhërin e Durgut Pashës, xhonturqit e   pabesë në sheshin e pazarit në Gjakovë, varën publikisht Shaban Binakun e  Avdullah Hoxhën, në të njëtën ditë, në të njëjtin vend. Varjen e këtyre dy dëshmorëve të kombit, Qeveria e Xhonturqve e bëri publikisht me qëllim që ta  frikësonte masën popullore shqiptare që ishte ngritur kundër këtij pushtuesi për të fituar lirinë dhe pavarësinë…..Me pas e ka marre fjlaen foleso I nderit i mbremjes, historinai Uran Butka, te cilin e  ka paraqite dr. Gjon Bucaj. Gjate prezantimit dr. Bucaj percolli nje mesazh te shkurter.

Ne fillim te fjales se tij, shkrimtari Butka tha: Jam i nderuar që jam i ftuari i “Vatrës” në këtë përvjetor të Ditës së Pavarësisë Kombëtare  dhe që sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Shqipëria: Gëzuar  28 Nëntori- dita e shenjtë e Flamurit!

Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali erdhi si rezultat i lëvizjeve të mëdha kulturore , politike dhe luftarake shqiptare, më së afërti qysh nga Komiteti i fshehtë i Manastirit 1905 dhe krijimi i çetave të para të lirisë, 1905, Kongresi i Alfabetit në Manastir 1908, Kongresi arsimor i Elbasanit 1909, kryengitjet e fuqishme antiosmane dhe çlirimtare në vitet  1910-1912 në Kosovë, Malësinë e Madhe dhe gjithë hapësirën shqiptare, paralelisht e pazgjidhmërisht edhe  me lëvizjet atdhetare në Amerikë, që kulmuan me shoqatën Besë-Besën 1907, themelimin e Kishës shqiptare në Boston 1908, daljen e  gazetes “Dielli” 1909 dhe themelimin e Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, 1912.

E them qysh në krye se këtë herë nuk vij si politikan,  por si një pjesëz e kulturës kombëtare, që është shënja  e kushti  i parë e identitetit dhe mbijetesës sonë kombëtare….

Ansambl I valleve “Rozafat” I Qendres Kulturore “Nena Tereze prane Kishes Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres nen drejtimin e koreografes Angjelina Nika dhe Ansambi”Kenga dhe Vallja Shqiptare” nen drejtimin e Pranvera Coba, kane dhene program artistik dhe jane duartrokitur nxehtesisht.

Pjesmarresit jane argetuar nga Bujar dhe Anila UKa, Trio Oda dhe Kleopatra Dokle. Vallet shqiptare kane vazhduar deri ne mesnate.

Ne darken festive ka marre pjese edhe nje perfaqesi e deges se Vatres me kryetarin Alfons Grishaj, zv/kryetarin Mondi Rakaj, anetarin e Keshillit te Vatres Kujtim Qafa me familjet e tyre si dhe Kryetari i deges se Vatres ne South Florida, Kolec Ndoja. Ne emer te degeve me nje fjale te shkurter ka pershendetur kryetari i deges se Vatres ne Michigan, Alfons Grishaj. Ne mesazhin e tij, z. Grishaj, percolli falenderoi vatren per kete organizim te shkelqyer, falenderoi mysafirin e ardhur nga Tirana z. Uran Butka, qe po u jep leksion historianeve per rishkrimin dhe korrigjimin e Historise kombetare.(Nje kronike me te zgjeruar mund ta lexoni ne Diellin e printuar.)

Filed Under: Vatra Tagged With: feste madheshtore, per 103 vjetorin, Vatra

VATRA E TË GJITHË SHQIPTARËVE

November 28, 2015 by dgreca

NGA URAN BUTKA*/

Jam i nderuar që jam i ftuari i “Vatrës” në këtë përvjetor të Ditës së Pavarësisë Kombëtare  dhe që sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Shqipëria: Gëzuar  28 Nëntori- dita e shenjtë e Flamurit!

Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali erdhi si rezultat i lëvizjeve të mëdha kulturore , politike dhe luftarake shqiptare, më së afërti qysh nga Komiteti i fshehtë i Manastirit 1905 dhe krijimi i çetave të para të lirisë, 1905, Kongresi i Alfabetit në Manastir 1908, Kongresi arsimor i Elbasanit 1909, kryengitjet e fuqishme antiosmane dhe çlirimtare në vitet  1910-1912 në Kosovë, Malësinë e Madhe dhe gjithë hapësirën shqiptare, paralelisht e pazgjidhmërisht edhe  me lëvizjet atdhetare në Amerikë, që kulmuan me shoqatën Besë-Besën 1907, themelimin e Kishës shqiptare në Boston 1908, daljen e  gazetes “Dielli” 1909 dhe themelimin e Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, 1912.

E them qysh në krye se këtë herë nuk vij si politikan,  por si një pjesëz e kulturës kombëtare, që është shënja  e kushti  i parë e identitetit dhe mbijetesës sonë kombëtare.

Si shkrimtar, unë e ndiej dhe e çmoj lidhjen e gravitetin shpirtëror e mendor, flakën e pashuar të zjarrit të shqiptarizmit dhe sakrificën e jashtëzakonshme të shqiptarëve të Amerikës për atdheun dhe kombin.

Si historian, e vlerësoj kontributin  tuaj  në luftën  për liri, pavarësi e demokraci, që kulmon me shpalljen e Pavarësisë, formimin e konsolidimin e shtetit shqiptar,  mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe  integritetit teritorial  nga coptimi i huaj, që kulmon me Konferencën e Paqes në Paris, ku i kishte dërguar delegatët e saj “Vatra”. Po ashtu, në luftën kundër komunizmit dhe diktaturës çnjerëzore  gjysëmshekullore staliniste dhe rrëzimin e saj, si edhe në mbështetje të proceseve demokratike, që kulmuan në vetet ’90 dhe në vazhdim.

Aspekti tjetër i rëndësishëm i kontributit historik të shqiptarëve të Amerikës, është ushqimi dhe ndikimi  i lobit shqiptar të Amerikës tek  politika amerikane në favor të çështjes shqiptare.  Theksoj se lidhja dhe bashkëpunimi  i pashkëputur  me SHBA,  mikun dhe aleatin tonë të madh, është  siguruar , jo aq nga shqiptarët në Shqipëri, sesa nga  shqiptarët e Amerikës, veçanërisht të “Vatrës”, në një përpjekje titanike nëpër  shekuj. Mjafton të përmendim personalitetet e shquara: Nolin, Konicën, Kirkën, Frashërin, Pecin, Tromarën, Omarin, Çekrezin, Panaritin, Dakon, Floqin, Qiriaqët, Përmetin, Kallajxhiun, Pipën  e të tjerë, deri tek zotërinjtë e nderuar Agim Karagjozi, Gjon Buçaj, Nikolla Pano , Sami Repishti,Elez Biberaj, Harri Bajraktari,Rrustem Gecaj,  Frans Grishaj e të tjerë.

Presidenti Uilson i informuar historikisht prej Nolit, Midat Frashërit e të tjerë  u bë mbrojtës madh i kombit tonë. Natyrisht  edhe nga Shqipëria janë bërë përpjekje,  fjala vjen,, im gjysh,Sali Butka në vitin 1920 botonte  në librin “Ndjenja për Atdhenë” edhe,   poezinë ”Rroftë Amerika” :

Rroftë, rroftë Amerika

Presidenti i saj Uilsoni

Me 14 pika,

I tha botës: qëndroni!

Madje kjo u kthye edhe në këngë dhe u përhap kudo .

Ne duhet t’i jemi mirënjohës për jetë SHBA, presidentit Klinton dhe NATO-s, që kryesuan luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga kolonizatorët serbë, të cilët kryen masakra dhe shpërngulje biblike ndaj shqiptarëve  të Kosovës, të njëjta si ato të terroristëve të sotëm të Isisit.

Theksoj se shqiptarët e Amerikës, vecanërisht ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Shqiptaro-amerikane z.Jozef Diguardi, kontributi i të cilit ende nuk është vlerësuar sa duhet,  ishin të parët që ndihmësuan  në luftën për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, që është fitorja më e madhe e  kombit tonë, pas  pavarësisë së Shqipërisë të virtit 1912.

Si publicist, çmoj, së pari “Zërin e Amerikës” një zë i fuqishëm,që vinte  e vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe ngjallte e ngjall mbështetje, shpresë e veprim drejt përparimit në kohët më të veshtira të  historisë sonë dramatike, me këtë rast uroj analistin dhe studiuesin Ilir Konomi. Vlerësoj lartesisht gazetën “Dielli”,  që ka ndriçuar si një diell kombin në kohët më të errëta të tij. Me këtë rast përshëndes z.Dalip Greca, editorin e sotëm të “Diellit”, në vazhdën e “Diellit” të dikurshëm që s’do të perëndojë kurrë. Po ashtu edhe gazetën Ilyria dhe botuesin  Vehbi Bajrami, si edhe gjithë mediat shqiptare, që emetojnë në territorin e ShBA .

Mund të them pa e tepruar, se ekzistenca dhe përparimi i Shqipërisë  dhe i kombit nuk do të ishin siguruar pa përpjekjen e Vatrës, vatranëve, shoqatave të tjera shqiptaro-amerikane dhe  gjithë shqiptarëve   të Amerikës ,

Por unë mendoj se ato janë të lidhura pazgjidhmërisht edhe me ju të sotmit , intelektualë të njohur , bisnesmenë, studentë, punonjës të thjeshtë, por me shpirt shqiptari. Sot Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Çamëri kanë nevojë për fjalën dhe ndihmën  tuaj. Jetojmë në një kohë të vështirë, të krizave të brendshme morale, ekonomike e politike, por edhe të rreziqeve të mëdha, që vijnë nga konfliktet rajonale e botërore, veçanërisht nga terrorizmi.

Shqipëria e Kosova, si dy shtete shqiptare, krahas arritjeve  si vende të lira  e demokratike, dëshmojnë njëherësh edhe  probleme të mëdha , që kërkojnë zgjidhje. Ato luftojnë me vetveten për të mposhtur të keqen e trashëguar nga e shkuara, jo vetëm komuniste, por edhe  e tranzicionit të zgjatur e të dhimbshëm, për shkak të mendësive e politikave konfliktuale, korrupsionit të lartë, mungesës së një shteti ligjor, por edhe të një qytetarie dhe tradite demokratike të munguar. Përpjekja për t’u integruar në bashkimin Europoian, pavarësisht nga pengimet dhe mangësitë, si dhe orientimi euro-atlantik, ku busull ka qenë dhe mbetet SHBA, është drejtimi i duhur, ashtu si edhe lufta kundër terrorizmit, që kërcënon jetën dhe paqen e njerëzimit. Por në politikat e sotme duhet  forcuar fryma  kombëtare e demoktatike, si edhe  reformat e thella në të gjitha fushat, sidomos ato ekonomike dhe të sundimit të ligjit. Kjo kërkon një klasë politike  të re, jo si ajo me mendësi komuniste, apo e inkriminuar, që dominon në Shqipëri e Kosovë,  kërkon  një gjeneratë intelektuale kombëtare dhe profesioniste, si ajo që shkollohet në ShBA dhe vendet perëndimore , kërkon një reagim aktiv qytetar,  dhe institucional ndaj politikave të mbrapshta, të brendshme e të jashtme, sidomos ndaj atyre antishqiptare serbe dhe greke.

Mendoj gjithashtu, se ruajtja e harmonisë fetare, një aset i cmuar dhe model për të gjithë botën e qytetëruar, është një imperativ dhe shëmbëlltyrë, sidomos në këto kohë të trazuara.

Së fundi, mendoj se Vatra juaj, vatra e gjithë shqiptarëve, duhet të ngrihet në një nivel tjetër, që t’i përgjigjet zhvillimeve kombëtare, ashtu si në kohën  Nolit, Konicës e Kirkës, për të përballuar sfidat e kohës së sotme dhe të së ardhmes shqiptare.

Unë kam besim  tek e ardhmja e shqiptarëve, tek inteligjencia, karakteri, përkatësia europiane  dhe sidomos fryma kombëtare, që do t’i bashkojë edhe më shumë shqiptarët shpirtërisht mes vedi, por edhe në një shtet të vetëm kombëtar.

Zoti ju bekoftë dhe mbrothësoftë, juve dhe gjithë shqiptart kudo janë!  Zoti i bekoftë Shtetet e Bashuara të Amerikës!

Nga mot gëzuar Ditën e Flamurit!

* Fjala pershendetse mbajtur ne darken solemne te Vatres me rastin e 103 vjetorit te Pavaresise, me 27 nentor, ne restorant MAESTRO’S

Filed Under: Vatra Tagged With: Uran Butka, VATR A TË GJITHË SHQIPTARËVE

Flamuri Kuq e Zi u ngrit edhe ne Australi

November 28, 2015 by dgreca

Edhe ne Australi u ngit flamuri Kuq e Zi. Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka treguar se bashkë me shqiptarët që jetojnë në Melbourn kanë ngritur flamurin Kuq e Zi ne kryeqytetin australian.Me këtë rast, ai ka thënë se miqësia me popullin e Australisë ka rrënjët ne vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë dy popujt.

“Në mëngjes të ditës së sotme, 28. Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit – Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, ka shkruar ai.

Filed Under: Rajon Tagged With: FLAMURI KUQ E ZI, u ngrit dh ne Australi

Bostoni pagëzoi vitin 2015 si Vitin Nolian

November 28, 2015 by dgreca

Nga dr. Yllka FILIPI/

Ditën e diel më 22 Nëntor 2015 në Katedralen e Shën Gjergjit apo e njohur ndryshe si Kisha e Fan Nolit në Boston, SH.B.A u mbajt Meshë përkujtimore dhe Simpozium Shkencor me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit lidhur me veprën dhe figurën e tij poliedrike. Në këtë aktivitet madhështor mori pjesë edhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në emër të së cilës referuan zonja Raimonda Moisiu dhe Dr. Yllka Filipi, Kryetari i Vatrës Shqiptare z. Gjon Bucaj, Drejtoresha e Bibliotekës Fannoliane zonja Neka Doko, profesorë, pedagogë, dashamirës të artit dhe letërsisë si edhe adhurues të figurës së Fan Nolit dhe veprës që na ka lënë  trashëgimi. Takimi u hap nga At Arthur Liolini i cili mbajti meshën e shenjtë të përnderimit të jetës dhe arritjeve të kryepeshkop Fan S. Nolit. Më pas vijoi intermexo muzikore me Lidiana Morcka, në Piano Sonata “Drita e hënës” nga Beethoven, Valentin Veizi, Kompozime dhe shoqërim në piano si edhe Bashkim Pacuku, Aria e Vertere nga opera “Werther” e Jules Massenet. “Run o Solder a Marathon”, Saint George Sunday School students, interpretuan mjeshtërisht poemën e Nolit “Rend or Maratonomak”. Përshëndeti të pranishmit dhe përkujtoi punën  e palodhur të Fan Nolit, Konsulli i nderit të Shqipërisë në Masacusets, z.Van Christo. U referuan në vijim kumtesat shkencore lidhur me trashëgiminë dhe vlerat e veprimtarisë noliane. Dr. Gjon Bucaj, President i Vatrës u prezantua me kumtesën me titull: “Duke e dashur si gjënë më të shtrenjtë pasurinë noliane” Megjithatë Noli, përveç veprave origjinale në letërsi, – shpreh Bucaj, – histori e muzikë, ka lanë edhe disa nga kryeveprat botnore të përkthyeme në një shqipe që lexohet me andje si t’ishin origjinale e që, ndonjë herë, tingllojnë edhe ma mirë, si në rastin e refrenit “Kurrë më” te “Korbi”.(…) Nolit i dedikohet pranimi i Shqipnisë në “Lidhjen e Kombevet” në dhetor të vitit 1920. Përmbajta e fjalimit, gjuha e përsosun anglishte e Harvard-it, si dhe kryqi i Peshkopit mbi gjoks, ishin dishmi bindëse për delegatët e shteteve të mëdha se kombi i përfaqsuem nga folësi impresionues, nuk mund të ishte i përbamë prej fisesh primitive që nuk mund të formojshin shtet dhe se Shqipnia nuk ishte një “Turqi e vogël” në Ballkan, si propagandojshin delegatët e anmiqvet tanë.(…)Prandej jemi mirënjohës e të lumtun këtu sot dhe krenohemi me Bibliotekën Fan Noli dhe me Kishën e krijuar prej tij. Agron Alibali me punimin me titull: “Fan S Noli, lider i Qeverisë shqiptare të ligjshme në mërgim në 1918” solli disa hipoteza dhe fakte shokuese për publikun:  Zyra eVatrë-s dhe apartamenti i Nolit në atë kohë ishin të vendosur në skajin jugor dhe Back Bay, dhe të dy këto vende u bënë objekt i një mbikqyrje shumë intensive . Diktofonët, apo pajisjet më të avancuara përgjuese të kohës, u vendosën në zyrat eVatrë-s dhe në dyqanin e  frutave të  Chris Kirkës, një nga udhëheqësit e Vatrë-s dhe bashkëpunëtori dhe miku  më i mirë i Nolit. Noli dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin në shenjestër nga agjentët [ F ] BI-së. Apartamenti i Nolit në 53 Clarendon Street dhe zyra e tij  kontrolloheshin në mungesë të tij dhe pa urdhër. Por në krye të hetimeve u has   në një problem të vështirë : përkthimin e produktit të mbikqyrjes nga shqipja në anglisht. Prandaj, autoritetet amerikane përdoret tri burime :  aktivistin greko- shqiptar, Liolion , botues i një gazete greko- amerikane në Worcester ; Giorgio La Piana , një shqiptaro- italian ose arbëresh, i cili më vonë u bë profesor në Harvard Divinity School , dhe motrat Qiriazi . Këta persona ndihmuan [ F ] BI në orë të panumërta dëgjimi dhe mbikëqyrjeje të  VATRë-s, liderit të saj Fan S. Noli dhe bashkëpunëtorëve të  tij më të ngushtë shqiptaro- amerikanë. Produkti i këtij materiali të pasur arkivor është jashtëzakonisht i vlefshëm për të na ndihmuar sot gati pothuajse një shekull më vonë, të rishqyrtojnë dhe  të hedhim dritë mbi historikun, punën e shquar të VATRë-s si qeveria de facto e Shqipërisë në mërgim në vitin 1918. Burimet arkivore tregojnë se VATRA në të vërtetë mori elementet themelore dhe funksionet bazë, dhe në shumë aspekte, ka vepruar, si qeveri shqiptare në mërgim në atë kohë. Mal Berisha  prezantoi kumtesën me titull “Busti I Fan Nolit ne Ibrik Tepe” ku ndë të tjera u shpreh: (…) Kur unë deklarova se jam shqiptar, udhërrëfyesi ngadalë ktheu kokën drejt meje dhe tha: (…) E di që shqipja është një gjuhë e pasur dhe se përkthyesi i famshëm me emrin Fan Noli ka sjellë Shekspirin për lexuesin shqiptar dhe e ka bërë në një mënyrë të mrekullueshme.(…) Fan Noli është një hero për ne të gjithë dhe frymëzim për brezat e rinj shqiptarë që guxojnë ëndrrën e madhe sikur Ai. Franklin Zdruli/St. Mary’s Curch, Worcester/*Nga Kisha e Shën Marisë në Uster theksoi: Sot të vlerësojmë dhe përkujtojmë  Fan Nolin dhe dedikimin e tij është një detyrë morale në radhë të parë për të gjithë Shqiptarët, pasi vepra e jetës së tij është  shkëndija dhe zjarri që vloi zemrën e Shqiptarëve në rilindjen e identitetit të tyre kombëtar. Shpirti Shqiptar nje forcë të tillë nuk e kishte provuar që në kohën e Gjergj Kastriotit. Të dy këta udhëheqës janë nga të vetmit në historinë e kombit shqiptar që përmbajnë në vetvete të njëjtin karakter, vlerësim dhe përkushtim ndonëse kanë qenë të ndarë prej një periudhe kohore afër pesë shekullore. Nga i pari trashëguam komunitetin e parë më jetegjatë shqiptar, pa ndërprerjen e besimit në komunitetin arbëresh, kurse nga Fan Noli trashëguam ndër te tjera, institucionin e parë shqiptar, Kishën Orthodokse Shqiptare, mbi të cilën u ndërtua identiteti shqiptar.  Raimonda Moisiu me punimin e saj “Fan Noli ndërmjet botës hyjnore dhe njerëzore”ndër të tjera theksoi se Noli i madh ka qenë “hebre” i fjalës së përkorë. (…) si një punonjës i arit apo i zembrekëve të orës… Aq poezi sa na ka lënë, janë që të gjitha, të derdhura në flori, ku nuk ke kurajon të heqësh a të redaktosh, qoftë edhe një rrokje. Pra, duhet të përkulemi me nderim përditë te “profesor” Noli për përzgjedhjen dhe koncizitetin e fjalëve. Falë kishës së themeluar prej tij, shqiptarët e Amerikës ishin dhe janë të bashkuar më shumë se në asnjë vend tjetër të botës.  “Ditët e fundit” – ishte kjo një Letër nga Prof. Nasho Jorgaqi, Unë jam hiri, atje ku ishte zjarri. (George G. Byron) Fillimi i marsit e rëndoi akoma më shumë gjendjen e të sëmurit. Dhembjet iu bënë të padurueshme…(…) Në mes dorëshkrimeve të këtyre ditëve, do të gjendej në komodinën e tij dhe teksti i një lutjeje, shkruar me dorën e vetë. “Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, thuhej aty, do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëherë do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm!”Ç’ishte kjo lutje e Nolit në ditët e fundit të jetës? Dita e 13 marsit gdhiu …Katër qirinj të mëdhenj, të vendosur në formë kryqi, lëshoni dritë mbi të. Ai dukej sikur flinte, në gjumin e tij të përjetshëm. “Fytyra si në bronz, shkruante reporteri i “Diellit”, e zbehtë, pa shumë rrudha. Një jetë e tërë, një jetë e lashtë, ishte njeriu nga më njerëzorët e shqiptarëve të Amerikës, gjeniu dhe njeriu i thjeshtë”. Përqark kishte një det me lule, aq shumë sa që trupi i tij dukej sikur voziste nëpër to. Ndërsa ditën rridhte lumi i njerëzve, natën, sipas zakonit shqiptar, do ta ruanin gratë. Dëshira e Nolit kish qenë të varrosej thjesht, pa madhështi, me sa më pak shpenzime, ashtu siç e kish jetuar jetën. Po sipas amanetit të tij, pas varrimit u shtrua në mjediset e Katedrales së Shën Gjergjit një drekë modeste, vetëm me bukë, djathë dhe ullinj. Për ditë me radhë do të mbërrinin në adresë të Kishës, të Vatrës e të “Diellit” me qindra telegrame e letra ngushëllimi. Shprehej dhembje, po një dhembje krenare, dhembja e gjithë kombit shqiptar për këtë humbje të pazëvendësueshme. Cilësohej “humbje e thellë”, “pikëllim për të cilin fjalët s’mjaftojnë”, “hidhërim i patreguar”, kurse për atë vetë, “burrë i madh dhe prijës i madh”, “themelues i shkëlqyer i Kishës Ortodokse Shqiptare”, “shkëmb i binomit atdhe dhe fe”, “thesar diturie”, “fetar i devotshëm”, “shkrimtar i jashtëzakonshëm”. (…) I gjejmë ato te “Dielli” dhe “Liria”, në gazetat e diasporës e akoma më shumë në shtypin e Tiranës. Vdekja e tij tërhoqi dhe vëmendjen e shtypit vendës. Gazeta qendrore “The New York Times”, do të botonte ato ditë artikullin “Bishop Fan S. Noli once led Albania” (“Peshkop Fan Noli dikur ka drejtuar Shqipërinë”), ku bashkë me biografinë e tij politike dhe shoqërore, vihej në dukje emri i nderuar prej studiuesi dhe udhëheqësi fetar. Në mënyrë të veçantë do t’i bënte jehonë ngjarjes së hidhur të bashkësisë shqiptaro-amerikane, shtypi i Bostonit, me një pjesë të të cilit Noli kish bashkëpunuar, si“Boston Herald”, “Boston Globe”, “The Boston Sunday Globe”, po dhe të qyteteve të tjerë, si “Worcester Daily Telegraph”, “The Evening Gazette”, “Post Journ,” etj. Ai u takonte atyre njerëzve, vlerat e të cilëve përmblidhen aq bukur në fjalët e Plinit të ri, që do të përmendeshin me këtë rast: “Më duket se vdekja është gjithmonë e parakohshme dhe e pakohë, kur u vjen njerëzve që janë të angazhuar në punë të pavdekshme.(…) ata që mendojnë për pasardhësit dhe përpiqen të fitojnë famë të pavdekshme me punë të mira, për ta vdekja është e parakohshme”. Dr. Yllka FILIPI u prezantua me kumtesën “Fan Noli, simbol i vetëflijimit për hir të interesave kombëtare”, ku midis të tjerash tha: Është fjala për një luftëtar të përgjakur të cilin e thërret nëpër mjegull, Liria.  Identifikimi i Figurës së Nolit shkrihet në një me atë të  personazhit që krijon në vetvete, duke simbolizuar gjithë sakrificën e figurës së tij në vite: Ty të thërrasin e ty të presin o luftëtar!  Ky lejtmotiv dhe kjo thirrje e kanë ndjekur pas gjithë jetën Nolin, duke i hapur shtigjet drejt zgjidhjes së fateve të mëmëdheut. Atij fati që përsëritet çdo mot, që e ndërron lëkurën si gjarpër, i bardhë a i zi, sidoqoftë:  Autori shpreson shumë tek shqiptarët : Mjaltin e zemrës suaj o vëllezër, mbajeni për veten tuaj, mos ua hidhni armiqve!Ja si klith Rilindasi i fundit në lutjen dëshpëruese  drejtuar Perëndisë: “O Zoti madh, i drejtë dhe i dhembshur, shpëtoje popullin dhe vendin tonë të mjerë dhe nderoje përsëri me liri nën flamurin tonë, flamurin e Skënderbeut, flamurin e kuq me shkabën e zezë me dy krerë!”   Luftëtari i brengosur për fatet e kombit-mallit të tij të vazhdueshëm, brenda kumteve, shenjave gjuhësore, u bë kështu symbol i një epoke, arsye, intuitë, dëshmi, kuptim, esencë për të ngritur ura në sheshimin e mosmarrëveshjeve universale të veprimtarisë së tij poliedrike. Gulçimi i frymëmarrjes së maratonës noliane ndërkontinentale do të ndjehet në ankthin e lexuesve të shumë brezave që do të vijnë, por me një ndryshim: Vrapi i tij do të rendë nëpër kohëra, si maratonë e përjetësisë ku strehohet liria globale. Dhe do të arrijë shpejtësinë e dritës: Rron, or rron, nuk vdes shqiptari!-përfundoi autorja. Prof. Sami Repishti nën titullin “Kryepeshkop Fan Noli, mendje e ndritur që na mungon sot”… më 1962, e dëgjova të fliste. Ishte kontakti im i parë me dikë të cilin e kisha idealizuar si një nga figurat më të shquara politiko-kulturore të Rilindjes shqiptare. Zëri i tij ishte i fuqishëm, shkathtësia e mendjes e pakrahasueshme, gjuha shumë e pasur, substanca e ligjëratës dritë për mendimin. Në heshtje të thellë salla shikonte folësin, mijëra sy të ngulitur drejt tij si drejt shenjtit dhe një respekt i thellë të cilin që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ishte një atmosferë elektrizuese. (…) Mbeta pa fjalë! Në atë trup të brishtë një mendje aq brilante… më bënte mua të ndjehesha krenar për gjuhën e nënës.(…) Ai i përkiste  shpirtit më sublim elitar dhe jo përkohësisë së dekoratave qeveritare me ngjyra të ndezura e shkëlqim verbues ari. Sot, siç kam bërë pesëdhjetë vjet më parë, unë nuk mund të pushoj së menduari çfarë arritje e jashtëzakonshme do të jetë për ne shqiptarët të krijojmë një Katedër studimi të letrave shqipe të quajtur ” Fan S.Noli”, në një universitet amerikan, mundësisht në Boston…Dhe kjo ishte një nga ëndrrat më të mëdha të Nolit. Neka Doko, Drejtoresha e Bibliotes Fan NOLI, paraqiti punime dixhitale nga arkiva noliane,arkiva kombëtare e Shteteve te Bashkuara te Amerikës. Biblioteka “Fan Noli”, – u shpreh ajo,- si një mikrocelulë shqiptaro-amerikane në  bërthamë, lindi nga trashëgimia noliane në  zemrën e komunitetit më  të  vjetër shqiptar të  Amerikës. E njohur si qendër memoriale me arkivë  të  pasur ndërshqiptare, është  një  institucion ndërgjuhësor, ndërkulturor i pandërprerë  që  nga krijimet e saj nga Kancelari i katedrales së  Shën Gjergjit, i përndershmi At Arthur Liolin në fund të  viteve 60-të  e deri më  sot. E përfshirë  në  këtë  sistem, biblioteka “Fan Noli” projektoi sistemin e saj të  parë  informativ në  vitin 2005. Menjëherë  pas katalogimit gradual të  gjithë  arsenalit të  saj verbal, ndihmoi dhe investoi në  formë  individuale  pë r realizime numerike të  disa projekteve të  përvjetorëve të  plotë  a te ngjarjeve në  komunitetin shqiptaro-amerikan të  katedrales së  Shën Gjergjit dhe më gjerë  në  shtetin e Masacusets. Projekti i dytë  numerik do të  lindte në  pranverë  të  vitit 2012 kur kërkoja në  emër të  bibliotekës Fan Noli, për të  plotësuar dosjen numerike të  Fan Nolit nga studimet universitare në  Harvard. Punova rreth dy muaj në  arkivat e universitetit të  Harvard-it. U largova me fotokopjet e të  gjitha dokumentave origjinale te tij. Gjatë  verës 2012, krijuam dokumentarin integral të  Fan Nolit në  Universitetin e Harvard-iti cili u hodh në  CD para kremtimit të  100-vjetorit të  diplomimit të  Nolit nga Universiteti I Harvard-it. Ekspozita numerike arkivore e hapur në  sallën e baptizimeve të  Katedrales së  Shën Gjergjit në  5 prill 2015 pas liturgjisë  përkujtimore të  50 vjetorit të  vdekjes së  Fan Nolit përbën hapin e parë  të  komunikimit ndërkulturor të  komunitetit shqiptaro- amerikan të Boston-it me trashëgimine noliane. Ky simpozium është  pjesë  integruese e projekteve numerike të  përkujtimit dhe kremtimit të  ngjarjeve të  50 vjetorit të  prehjes së  Fan Nolit. Duke e mbyllur këtë  vit nolian me një simpozium domethënës që  lakoi të  gjitha dimensionet e personalitetit dhe arritjeve të  Fan S. Nolit që  nga ardhja në  Amerikë  e deri në  jetëndrimin e tij, biblioteka dhe arkiva e tij tanimë  u pasuruan me një  material numerik interesant e variativ për të  realizuar në  vazhdim një  punim numerik të  plotë  të  vitit 2015, i quajtur Viti Nolian. Së  fundi një  projekt dy vjeçar për të  përfshirë  të  gjitha rekordet akademike të  Fan Nolit në  Universitetin e Boston-it. Prof. Thanas Gjika evidentoi se mendimet e Imzot Nolit janë për shqiptarët aktuale dhe orientuese edhe sot. Ndricim Bejko Skulptor, paraqiti portretin e Nolit “Relievi i Fan Nolit me vizion të kthjellët”. Profesor i Merituar, Nikolla Pano serviri “Trashëgimia dhe amaneti i Fan Nolit” (lexon Stephanie Callahan) J.Nenshati, E. Joseph e tre nxënës nga Shkolla Shqipe interpretuan poezi e përkthime nga Fan Noli. A. Jasperse përshëndeti në emër të shoqatës Maas Besa. Një falenderim special nga të pranishmit shkoi për zonjen e nderuar Neka Doko, për mbështetjen e fuqishme profesionale, historike e kombëtare që i jep At Arthur Liolinit dhe Bibliotekës fannoliane. Nën shembullin e Nolit të madh, sa e sa klerikë të nderuar, si At Arthur Liolini, i mbajnë të bashkuar shqiptarët! Në fund u shtrua një darkë solemne për të pranishmit.

Pëgatiti:

Dr. Yllka FILIPI

N.J, U.S.A

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Bostoni pagëzoi vitin 2015, dr, si Vitin Nolian, Yllka Filipi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3318
  • 3319
  • 3320
  • 3321
  • 3322
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT