• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

President Jahjaga held a phone conversation with the US Deputy Assistant Secretary of State, Mr. Hoyt Yee

August 4, 2015 by dgreca

*Kosova po tregon përgjegjshmëri shtetërore/
President of the Republic of Kosovo, Mrs. Atifete Jahjaga, had today a phone conversation with the US Deputy Assistant Secretary of State, Mr. Hoyt Yee, as continuation of Kosovo’s endeavours in fulfilment of its international obligations.
President Jahjaga and Mr. Yee emphasized the importance of establishment of Special Court by the Parliament of Kosovo, which will address the allegations of the Council of Europe report, and which at the same time reconfirms the dedication of the people and institutions of Kosovo for justice. Both interlocutors pointed out that with the voting in favour of establishment of the Special Court by the Parliament of Kosovo, Kosovo is demonstrating its determination to fulfilment of obligations undertaken as well as responsibility of the state.
President Jahjaga and Deputy Assistant Secretary Yee also spoke about the progress in European integration processes, especially the fulfilment of criteria towards visa liberalisation and signing of the SAA, continuation of international consolidation of the state and membership in international organisations, strengthening of the rule of law and order in Kosovo through expansion of the fight against corruption and organised crime, as well as extremism.
President Jahjaga reiterated the importance which USA has for Kosovo and for the region and stated that continuation of American support for our country will help the stability and security not only in Kosovo. Deputy Assistant Secretary of State, Mr. Yee, said that USA welcomes the decision of the Parliament of Kosovo on Special Court. He said that USA will be side by side with Kosovo during the important processes of its democratic development and will support its integrative journey. He encouraged the institutions of Kosovo to work more in the field of rule of law and order, through continuous internal reforms which help the promotion of economic development and foreign investments.
***
Kosova po tregon përgjegjshmëri shtetërore
– SHBA-ja mirëpret vendimin për Gjykatën Speciale. Presidentja Jahjaga zhvilloi bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee-

Nga Behlul Jashari/.-PRISHTINË, 4 Gusht 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee, në vazhdimësi të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare.
Jahjaga dhe Yee theksuan rëndësinë e votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, që adreson akuzat nga raporti i Këshillit të Evropës, por që njëkohësisht e thekson përkushtimin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për drejtësi. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se me miratimin Gjykatës Speciale ne Kuvend, Kosova po tregon përkushtimin e saj për përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe përgjegjshmëri shtetërore.

Presidenca kosovare në njoftimin e dërguar bën të ditur se, presidentja Jahjaga dhe zëvendësndihmës sekretari Yee biseduan edhe për përparimin në proceset e integrimeve evropiane, në veçanti përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, vazhdimin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit në Kosovë, përmes thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të ekstremizmit.

Presidentja Jahjaga ritheksoi rëndësinë që SHBA-të kanë për Kosovën dhe njëkohësisht edhe për rajonin dhe vlerësoi se vazhdimi i mbështetjes amerikane për vendin do të ndihmojë edhe stabilitetin por edhe sigurinë jo vetëm në Kosovë. Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Hoyt Yee tha se SHBA-ja mirëpret vendimin e Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale.

Ai tha se SHBA do të jetë përkrah Kosovës në proceset e rëndësishme të zhvillimit demokratik të saj si dhe do ta mbështes në rrugën e integrimeve. Ai i inkurajoi institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit, përmes vazhdimit të reformave të brendshme që ndihmojnë në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve të huaja.

Filed Under: Rajon Tagged With: conversation, Mr. Hoyt Yee, President Jahjaga, with the US Deputy Assistant Secretary of State

Lajmerim mortor-Nderroi Jete ne Nju Jork Ibrahim(Imer) Gashi

August 4, 2015 by dgreca

Familja Gashi,Lajmeron farefisin,miqet, shoket e dashamiretse me 31 Korrik 2015 ketu ne New York nderroi jete Ibrahim(Imer) Gashi,I lindun me 22, Tetor 1960 ne Kosove.
Funerali hapet me 5 Gusht prej ores 5PM-10PM ne:
Albanian American Islamic Center
7224 Myrtle Avenue
Glendale, NY 11385
Ndersa ceremonia e varrimit fillon ne ora 11:30AM me 6 Gusht
poashtu ne:
Albanian American Islamic Center
7224 Myrtle Avenue
Glendale, NY 11385
Varrimi bahet ne
Washington Memorial Park Cemetary
855 Canal Rd, Mount Sinai
NY 11766
Besnik Gashi- 917 500-3707
Ramadan Gashi- 917 208-5236

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ibrahim Gashi, Lajm Mortor, nderroi jete

Përmbytje masive në Tetovë, të paktën dy të vdekur

August 4, 2015 by dgreca

Përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shiut të hënën pasdite në Tetovë dhe fshatrat e përreth, kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Deri në këto momente zyrtarisht janë konfirmuar dy viktima nga vërshimet. Bëhet fjalë për dy të mitur, një 7-vjeçar nga Reçica dhe tjetri 14-vjeçar nga Shipkovica. Jozyrtarisht mediat raportojnë se ka shkuar në dhjetë numri i viktimave në Shipkovicë të Tetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshat. Mediat raportojnë për numër më të madh të viktimave, por gjithmonë duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna të pakonfirmuara zyrtrisht. Deri në ora 22, në Spitalin e Tetovës kanë mbërritur 5 persona të lënduar nga Shipkovica. Njëri prej tyre me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Shkupit. Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në Shipkovicë ujrat kanë marrë me vetë shtëpi, vetura, kafshë. Banorët e këtij fshati ende nuk mund ta konfirmojnë nëse ka të zhdukur. Më të goditura janë disa lagje të qytetit, fshati Reçicë si dhe rajoni i Malësisë së Tetovës. Uji ka përmbytur katet e para të shtëpive ndërsa me vete ka bartur edhe gurë, drunj dhe sende të tjera të forta që kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen.
Shumë qytetarë kërkojnë përmes mediave që institucionet kompetente të ndihmojnë në pastrimin e rrugëve dhe çlirimin e banorëve të rrethuar nga vërshimet.

Filed Under: Kronike Tagged With: dy te vdekur, Përmbytje masive në Tetovë, të paktën

Tre kompani fituese për kërkimin e naftës, nisin negociatat për marrëveshjen

August 4, 2015 by dgreca

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përzgjedhur kompanitë që fitojnë të drejtën e kërkimit për naftë në Bllokun ‘4’ dhe atë të ‘Dumresë’.

Pas shqyrtimit të ofertave zyrtare të përcjella nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për Bllokun ‘4’ fitues është aplikimi i kompanive “SHELL” dhe “Petromanas”. Ndërsa për Bllokun e kërkimit të Dumresë, kompania e përzgjedhur është izrelitja “Navitas”. 
Shumëkombëshja “SHELL” është ndër shtatë kompanitë më të mëdha në botë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit, me operacione në 90 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, ku aktualisht është në fazë kërkimi së bashku me “Petromanas” në zonën e Shpiragut. 
Ndërsa kompania “Navitas”, pjesë e “Delek Group”, e listuar në bursën e Tel Avivit ka një vlerë tregu prej më shumë se 5 miliardë dollarësh dhe aktivitet të përqëndruar në Mesdheun Lindor. 
Ministria ka autorizuar AKBN-në të fillojë negociatat me kompanitë për termat dhe kushtet kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure, bazuar në aplikimin e paraqitur nga subjektet fituese. 
Pasi të arrihet dakordësia, dokumenti nënshkruhet nga të dyja palët dhe i përcillet ministrisë për miratim, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për negocimin e “Marrëveshjes Hidrokarbure”.  Vlerësimi dhe shpallja e fituesve është bërë bazuar mbi programin e investimit të paraqitur prej aplikuesve, por edhe historikut të kompanive dhe qëllimit për diversifikimin e investitorëve. Qeveria thotë se e konsideron të suksesshëm këtë raund të parë të hedhjes së blloqeve në garë, pasi po afrohen kompani gjigande në fushën e kërkimit të naftës, pavarësisht se çmimi i arit të zi në tregun botëror ka rënë. Qeveria po ashtu synon që në muajin tetor të mbyllë raundin e dytë për tre blloqe në tokë: Bllokun ‘C’, Bllokun ‘5’ dhe Bllokun ‘Panaja’, për të cilët thotë se interesimi nga kompani të mëdha nuk ka munguar.SHK

Filed Under: Rajon Tagged With: kerkimet per nafte, Tre kompani fituese

REAGIMI I PRONARËVE TE BREGDETIT NDAJ KOMPENSIMIT TE QEVERISE

August 4, 2015 by dgreca

Nga Merko Bozhani/*
Diskutimi në takimin me Ministrin e Drejtësisë, z.Nasip Naço datë 31 Krrik 2015, nga Merko Bozhani, perfaqësuesi i Shoqatës “Krahina Jonë”
Kanë kaluar 24 vjet që qeveria e parë demokratike që mori pushtetin, miratoi ligjin 7501, një ligj, çkombëtarizues, anti njerëzor e vrastar, që mbron padrejtësinë. Kuvendi pluralist, në vënd të miratonte ligje për zbatimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut, punën e parë që bëri me këtë ligj shkeli rëndë lirinë e të drejtën e pronës. Kjo s’ka ndodhur në asnjë vënd të botës, pavarësisht nga forma e regjimit. Ju kërkojmë të amendohet ky ligj ogurzi, të vejë prona tek pronari e shpronësuar nga diktatura, ne nuk ju kërkojmë as mëshirë e as lëmoshë. Ne dëgjuam në fushatën elektorale te 2013-ës z.Edi Rama, që u bë Kryeministër, që na premtoi se do të zgjidhte problemin e pronës, por tani na paraqitet një ligj tjetër më i keq se 7501 gjoja i mbështetur nga B.Botëror dhe KE , që i thotë Gjykatës së Strasburgut që të mos marrë parasysh kërkesat dhe ankimimet tona se nga dënimet do falimentojë shteti. Përgjegjësinë e keni Ju, që mashtroni, duke na quajtur partnerë me qeverinë, kur deri më sot s’na ka pritur njeri përveç zëvëndësit të zëvëndësave dhe më tej akoma, gjoja jeni konsultuar edhe me grupet e interesit, gjë që s’është e vërtetë.
Ligji është anti-kushtetues, megjithëse qeveritarë e parlamentarë betohen për kushtetuten. Ky ligj është në kundërshtim me nenin 41, 42, dhe 181 të kushtetutes. Ky i fundit e shkruan e zezë mbi të bardhë, se ligjet dhe amendamentet për problemet ekonomike të miratuara para datës së miratimit të kushtetutës (d.m.th. viti 1998), brenda një periudhe 2-3 vjeçare të anullohen. Qeveritarë dhe parlamentarë çdo ditë përgjërohen për kushtetuten. Nga politikanët nuk ka asnjë ankesë sepse ata kan pervetesuar pronat tona . Nuk është zhvilluar asnjë seancë parlamentare për pronat apo qoftë dhe një diskutim i vetëm në media, ku përballë pronarëve të jetë përfaqësuesi i Shtetit, mbasi të gjithë këta qeveritarë dhe parlamentarë që nga fillimi e deri më sot I kanë zgjidhur problemet e tyre për pronën. Madje në media u njoftua se në Gjirin e Lalëzit ishin vjedhur vilat e Ristanit, Nokes, Kodres etj, dhe mësuam se Gjiri i Lalëzit nuk është pronë private por pronë e pashallarëve të politikës, ndërsa ne populli i thjeshtë kemi 24 vjet që pengohemi dhe nuk e gëzojmë të drejtën e pronës që trashëgojmë nga të parët tanë.
Jo, zz.pushtetarë, ju po drejtoni vendin në rrugën me të gabuar, ne nuk shkojmë në Europë me dy standarte, një për veriun që e ka marrë pronën dhe tani po i legalizoni pronën që i ka grabitur dikuj tjetër. Një ligj për veriun dhe tjetër për jugun, një për qytetin e një për fshatin. Ju spekulloni me zërat kadastralë. Në qytet të larguarit me akt normativ të qeverisë Berisha, i morën pronat dhe qytetarët i nxorrën jashtë, pavarësisht se kush ishin dhe nga vinin, ndërsa ne nuk e gëzojmë të drejtën e pronës në fshatin tonë. Dhe është interesant se ligji 7501 është zbatuar kryesisht për bregdetin e Vlorës nga Kalaja ne Ujë të Ftohtë deri në Konispol, mbasi është zona turistike e lakmuar për pushtetarët. Politikaneve ju pelqejne kullotat e Karaburunit dhe zona turistike te Vlores, por ato kane zot. Ne kërkojme të zbatoni kushtetutën dhe jo lëmoshë nga ju.
Atdheu im i parë dhe i të gjithë ne që kemi ardhur në këtë ballafaqim, me ju zoti Nasip Naço, që sot jeni Ministër i Drejtësisë është prona e prindërve të mi. Unë personalisht jam i 16-ti brez autokton, veç djalit e nipave të mi, që më kërkojnë, pronën e të parëve, unë e ndjej se nuk do të më tretë dheu, pa e marrë atë. E kërkojmë pronën me ligj, se këtu fillon demokracia. Ju na keni lënë pa asnjë cm2 tokë, duke humbur kështu identitetin tonë si Dukatas. Si mund tu them unë nipave të mi që ju jeni nga Dukati ? Pronën tonë nuk e mori as pushtuesi Osman, as Italiani, e as Gjermani, dhe diktatura nuk na hoqi te drejten e pronsise , por të posedimit dhe la statusin e kooperativës bujqësore. Në 1991 kur u prishën kooperativat statuti i kooperativave te Enverit, përcaktonte se kur kooperativa prishet, secili merr mbrapsh pronën aq sa ka futur ne kooperative kor kjo nuk u zbatua. Kush e ka këtë të drejtë kushtetuese, ligjore apo kanunore që të më grabisë pronën e babës të trashëguar në breza. Ky nuk është shteti ligjor që aspiruam në 1991, prandaj, nëse ndiheni shqiptarë, kthejani pronën e grabitur të zotit, na jepni pronën tonë.
Ata që e bënë këtë ligj, e bënë se e gjithë strategjia e tyre politike, ishte për të mbjelle konfliktualitet dhe ja arritën qëllimit. Për pronën u vranë mijëra. Z.Sali Berisha në vitin 2013 pranoi se ligji 7501 ishte një gabim. Po qe se e thotë me ndërgjegje, të pregatisë amendamentet për rregullimin e nenit 8 të tij pasi ka shkaktuar mijëra të vrarë dhehasmëri që po shtohen vazhdimisht .
Thuhet që tokat arë do kompesohet fizikisht sepse prona ime i është falur bashkëfshatarit tim. Me këto financa e borxhe që ka trashëguar qeveria e sotme dhe sa të tjera po merr, është i pa mundur kompesimi. Tokëtëlirë as ka patur e as ka. Nga Agjensia e Pronave na thuhen se janë 9000 e ca dosje pa u përpunuar. Edhe stepat e Rusisë po të kishin qënë do ishin mbaruar dokumentacionet e pronave. Lind pyetja pse do kompesohem unë, që jam pronar I ligjshëm dhe jo ai qënuk e lidh asgjë me pronën time. Pse shteti nuk zbaton nenin 41 dhe 181 te kushtetutes ne fuqi Pse doni të na shkëpusni nga fshati ku u lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe shërbyem ? Zgjidhja është fare e thjeshtë të kthehet toka tek pronari I ligjshëm dhe ato 5 miliardëqë do dalin nga buxheti I shtetit, që ju thoni për kompesim për 10 vjet, le ti jepen popullit për spitale, pensione, rrugë dhe nevoja publike .
Platforma e derisotme me pronën , në fshat ka krijuar një hendek I madh midis nesh dhe atyre që kanë marrë pronën e tjetrit. Keni prishur moralin e familjeve që me ligjet tuaja jo vetëm përvetësojnë pronë e tjetrit por bëjnë dhe karshillëk të jashtëzakonshëm. Në njëtakim Xhemilit I thane se nuk ka varr as për në këmbë, kur ai ka dhjetëra hektare tokë e kullota. Na thone se s’jemi bijtë e babës, duke treguar brrylin. Hodua e Tomorri të interrnuar nga sistemi I kohes, gjetën themelet e shtëpisë së prindërve, por ata që kishin zaptuar pronën e tyre i pritën me kallash. Fyerjet që na janë bërë nga kalemxhinjtë I kanë botuar edhe në shtyp, duke na quajtur “përçarës të fshatit”, “të depersonalizuar moralisht”, “njerëz pa nivel e pa moral”, “qajeni me ligjeligjin 7501” etj. Kjo situateë ka future përçarje në popull dhe kjo nuk zgjidhet me atë projektligj që keni hedhur në tavolinë.
Sistemi I kaluar na arsimoi, na shkolloi dhe na shpërndau nëpër Shqipëri atje ku kishte nevoje, disa prej nesh kanë punuar në qytete e në institucionet qëndrore. Ne u bëmë një elite intelektuale që I bëmë nder jo vetëm vëndit të punës por nder edhe fshatit, duke mbajtur si askush tjetër lidhje me fshatin, ndërsa tani jemi muhaxhirë, ne jemi çamët e kohës moderne. Ata i përzuri greku me zjarr e hekur, kurse ne na përzuri Saliu “demokrat” , duke na hequr me ligj të drejtën e pronësisë dhe të trashëgimisë mbi pronat e baballarëve tanë. Dhe këtë tradhëti kombëtare tani po e stampon edhe partia socialiste, madje e quani edhe reformë agrare. Jo zotërinj qeveritarë, sistemi i kaluar komunist kur bëri reformën agrare, u mori pronën kundërshtarëve politikë dhe të pasurëve, por ruajti dokumentat. Ndërsa ne nuk e gëzojmë dot të drejtën e pronës vetëm se nuk banojmë në fshat. Prandaj anullojeni këtë ligj se nuk na e mohoni dot origjinën tonë.
Janë bërë me qindra ankimime në Strazburg , pronarët i kanë fituar gjygjet dhe shteti është gjobitur. Edhe ne do të ankohemi në Strasburg, por ne kërkojmë zgjidhje nga qeveria jonë jo vetëm se kemi të drejtë por edhe e duam atë. Duke e mbyllur këtë diskutim zotërinj ne kërkojmë anullimin e këtij ligji sepse ai është tërësisht antikushtetues. Kërkojmë barazi dhe drejtësi dhe e përsëris nuk kërkojmë as mëshirë as lëmoshe por pronën e prindërve tanë. Kushtetuta është zgjidhja e thjeshtë dhe e drejtë nëse ju punoni me drershmëri dhe për Shqipërinë.
*Merko Bozhani
Pronar nga fshati Dukat –Vlorë

Filed Under: Komente Tagged With: Diskutim i pronareve, Ligji i Qeverise, Merko Bozhani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3657
  • 3658
  • 3659
  • 3660
  • 3661
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT