Opinion Nga Arben LLALLA/
Disa ditë para se ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do vizitonte Tiranën pata shkruar se Koxhas është nazistë dhe ka lidhje të ngushta me partinë ruse Fronti Nacionalistë Bollshevik. Gjatë intervistë dhënë një tv Nikos Koxhas ofendojë rëndë shqiptarët duke i quajtur jo normal. Këtë etiketim ai e bëri për popullsinë shqiptare të përzënë me dhunë nga Çamëria. Por deklarata e Nikos Koxhas për ndarjen e shqiptarëve në normal dhe jo normal nuk janë të rastësishme, ato burojnë nga ndjenjat e tij fashiste që janë të njohura tashmë. Nikos Koxhas është mik i ngushtë me nazistin Aleksandër Duginin një racistë i dëshmuar.
Koxhas ka lidhje të ngushta me partinë Fronti Nacionalistë Bollshevik në Rusi dhe me Putinin. Gjatë pak muajve që Nikos Koxhas drejton ministrinë e jashtme të Greqisë ka bërë disa takime me vendet të cilat njihen si pro ruse dhe antiamerikane-evropiane. Failos Kranidhitotis ka thënë: “Nikos Koxhas është ende fëmi, kjo nuk është rastësi aksidentale. Ai ka në zemër dhe mendje qartë nacionalizmin“.
Në Prill të 2013, Nikos Koxhas e ftoj në Greqi për të mbajtur një ligjërat në Universitetin në Pireut, Aleksandër Dugin, ideatori i partisë Fronti Nacionalistë Bolshevike. Koxhas e shoqëroj disa ditë në Greqi Aleksandër Duginin dhe i siguroj atij një takim me drejtuesit e lartë të nazistëve të Agimit të Artë. Aleksandër Dugin është këshilltar i Putinit dhe i ka sugjeruar që Rusia sa më shpejtë të pushtoj Gjeorgjinë e Ukrainën duke i rithemeluar Perandorinë Ruse. Një tjetër këshillë ekstremiste që Dugin i tha Putinit ishte heqja e shtetësinë ruse për të gjithë liderët opozitar dhe disidentëve.
Sulmi ndaj partisë PDIU nga ana e Nikos Koxhas dhe të shqiptarëve nga Çamëria nuk është i rastësishëm, ai përgatit terrenin në Shqipëri për përçarjen e shqiptarëve. Por Nikos Koxhas bënë mirë të shikohet në pasqyrë dhe ti bëj pyetje vetes se si mbërriti Greqia në falimentim me borxhe gjigante. Koxhas duhet të kujtoj deklaratën e ministrit së Kulturës së Italisë në vitin 1998, se çfarë ka thënë për Greqinë kur Athina fitoj të drejtën për organizimin e Lojërave Olimbike. Unë po e pyes ministrin grek se Greqia se si i ndan ai grekët në hajdut, dhunues, mashtrues, vrasës, etj? Sepse në këtë tragjedi që ka arritur populli grek tregon se diçka nuk ecën mirë brenda vetë grekëve. Ministria e Jashtme e Shqipërisë bënë mirë të reagoj zyrtarisht për ndarjen e shqiptarëve në normal dhe jo normal nga ministri grek Nikos Kotzas i cili na ofendoj brenda sofrës tonë.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nuk vjen në Tiranë për të qetësuar situatën e ftohjes të marrëdhënieve midis dy vendeve, por vjen për të grabitur pasurinë e shqiptarëve me gjuhën e diplomacisë. Greqia si vend i BE asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar postin e saj në këtë organizatë për të mirën e paqes dhe fqinjësisë së mirë me fqinjët, por për të diktuar politikat e saja grabitqare në çdo aspekt. Një vend i vogël dhe i varfër siç është Greqia nuk mund të mbajë mbi supet e saja barrën e rëndë të liderit Ballkanik, ky rol i vetmarrë nga Greqia pas viteve 1990 solli shkatërrimin e saj ekonomik dhe politik. Roli i liderit në Ballkan i Greqisë tashmë është shteruar sepse me gënjeshtra dhe mashtrime nuk mund të luhet roli i madh i liderit.
KRYETARI I VATRES U URON BASHKATDHETAREVE FESTEN E BAJRAMIT
Përzemërsisht uroj Bajramin e Madh besimtarëvet myslimanë dhe të gjithë shqiptarëvet, për shumë mot gëzime e shëndet, paqë e rahati shpirtnore dhe përtrimjen e shpresës për dit ma të mira, ma të begata dhe ma të drejta për kombin dhe për të gjithë njerzit vullnetmirë. Zoti i shpërbleftë dhe i mëshiroftë të gjithë ata që jetojnë në hirin e Tij, Zoti ua ruejttë shqiptarëvet harmoninë ndërfetare që trashiguen prej të parëve!
Kryetari i Vatres
Gjon Bucaj
Ambasadorja e Shqiperise ne Washington takohet me nje perfaqesi te komunitetit
*Diaspora në SHBA së shpejti me platformë konkrete me mbështetjen e një grupi të Harvardit dhe IOM-it/
*Ne takim ishte pjesmarrese edhe Kryetarja e Deges se Vatres ne Washington D.C, perfaqesuese e Federates VATRA ne Washington, zonja Merita B McCormack./
Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Faber, priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të diasporës shqiptare që operojnë nën ombrellën e Grupit të diasporës shqiptare të Uashington DC.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë ide mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në SHBA dhe shqiptarëve që jetojnë këtu nëpërmjet ndërveprimit në fusha si arsimi, kultura, etj.
Përfaqësuesit e diasporës u shprehën besimplotë se takimet që po zhvillon në Shqipëri grupi studimor i Harvardit, i cili ka marrë përsipër hartimin e një platforme për diasporën, do të ndihmojnë në konsolidimin e punës së diasporës në SHBA, e veçanërisht në Uashington DC.
Ne takim ishte pjesmarrese edhe Kryetarja e Deges se Vatres ne Washington D.C, perfaqesuese e Federates VATRA ne Washington, zonja Merita B McCormack.
Pas hartimit të platformës me ndihmën e projektit të Harvardit dhe IOM-it përfaqësuesit e diasporës u shprehën të gatshëm të kontribuojnë me ide dhe propozime konkrete për kanalizimin e punës së diasporës dhe Ambasadës, me qëllim rritjen e pranisë së shtetit shqiptar në jetët e pjesëtarëve të komunietit shqiptar në SHBA.
Nga ana e saj, Ambasadorja Faber i siguroi përfaqësuesit e diasporës shqiptare mbi vullnetin dhe dëshirën e Ambasadës për të qenë pranë komunitetit me projekte dhe veprimtari të ndryshme ku përfaqësuesit e komunitet shqiptar marrin pjesë aktivisht.
Mlladost mund 1-0 Kukësin në “Qemal Stafa”
Nga Arbi Fortuzi/-.Kukësi është mundur me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa” ndaj Mlladost Podgorica, në ndeshjen e parë turit të dytë eliminator të Europa Ligë.
Ndeshja e luajtur në Tiranë tregoi brishtësitë e skuadrë verilindore. Tashmë Kukësi duhet të bëjë mrekullinë në Mal të zi, javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit. Loja përgjithësisht ishte e vakët. Pjesa e parë pati shumë përplasje në mesfushë, aty ku dhe skuadra kundërshtare kishte pjesën e saj më të fortë. Në pjesën e dytë, një gol i Lakiç në minutën e 51’ vendosi gjithçka.
Ndeshja nisi mjaft ngadalë, me skuadrat që studiuan njëra-tjetërën. U deshën 12-minuta lojë që të shënohej dhe rasti i parë. Ishin “miqtë” që morën guximin dhe çuan topin deri në zonën kuksiane, ku portieri vendas Stazhilla administroi mirë rrezikun. I menjëhershëm që reagimi bluve verilindor. Në minutën e 14-të disa kombinime të bukura mes Pejiç dhe Flores brenda zonës i japin brazilianit mundësi të çmarkohet nga kundërshtarët, por anësori e vlerëson pozicion jashtë loje.
Loja merr ngjyrim tjetër pas minutës së 33’, kur Pejoviç provon për malazezët, por topi përfundon jashtë. Mungesa e grintës sjell dhe zëvendësimin e parë tek kuksianët, ku në lojë futet Edon Hasani. Loja nisi të bëhej më e shpejtë. Kuksianët kërkuan më shumë portën kundërshtare. Në 39-ën Gled Mici godet nga hyrja e zonës, por mbrojtja kundërshtare largon rrezikun.
Fraksioni i dytë i lojës nisi mjaft mirë për miqtë. Skudra e Mlladost Podgoricës gjeti menjëherë rrugën e rrjetës, falë dhe një pakujdesie të mbrojtjes kuksiane. Goli u shënua në minutën e 51’ nga Lakiç me kokë. Lojtari malazezë përfitojë nga përgjumja e kuksianëve gjatë harkimit të topit nga këndorja dhe dërgoi topin në rrjetë, duke nxjerrë të tijët në avantazh. Në vijim, skuadra nënkampione e Shqipërisë e bllokuar në zonën kundërshtare, ku mbrojtjamalazeza largoi të gjitha rreziqet, duke ruajtur deri në fund fitoren.
Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin
Presidenti Bujar Nishani, në kuadër të festës së Fiter Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
“Është një kënaqësi e madhe dhe privilegj për mua, që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit t’ju uroj nga zemra: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit. Fiter Bajrami apo siç e kemi zakon ne shqiptarët ta quajmë, Bajrami i Madh, troket në dyert dhe vatrat tona familjare menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anembanë botës kanë agjëruar duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore’, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.
Sipas Nishanit, kemi detyrimin fetar dhe shpirtëror që t’u qëndrojmë pranë e të ndihim më të pafatët, më të vobektët, më të pafuqishmit e më të vetmuarit në mënyrë që të gjithë ne, duke bashkuar lutjet, besimin e palëkundur tek i Plotfuqishmi dhe tek vlerat më të mira njerëzore, të përpiqemi kush më shumë e kush më pak, për ta bërë botën në të cilën jetojmë, më të mirë e më të paqtë, më të begatë e më të bukur, edhe për fëmijët tanë si dhe brezat e ardhshëm.
“Kështu që pas muajit të agjërimit e të sakrificës suaj, të paqtimit e dashurisë pa interes për njëri- tjetrin si dhe duke pasur parasysh njërin prej virtyteve më të vyera të popullit shqiptar: bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, dëshiroj me gjithë zemër duke ju uruar edhe njëherë ju, besimtarëve myslimanë si dhe të gjithë shqiptarëve, sa më shumë urtësi, harmoni, shëndet, mbarësi dhe mirësi’, uron Kreu i Shtetit