Këto janë fotografi të nxjerra nga dorëshkrimi i famshëm i Kieutit (Chieuti), shkruar në gjuhën arbëreshe nga një prift rreth 300 vjet më parë. Ai përmban tekste fetare, poezi laike dhe këngë popullore në gjuhën, që pak a shumë duhet të jetë shqipja siç flitej në kohën e Skënderbeut.
Shihni fjalët shqipe të përdorura në atë kohë, që kanë ardhur brez pas brezi deri tek ne. Të ngjallin një dëshirë të madhe për ta ruajtur gjuhën tonë të pastër, me fjalët e saj të lashta dhe për të mos e përzier e bastarduar për t’u dukur interesantë.
Dorëshkrimi u zbulua 100 e ca vjet më parë nga prof. Michele Marchiano dhe u botua prej tij më 1908, në Foggia të Italisë. Deri kohët e fundit ai ruhej në Itali si pjesë e koleksionit të prof. Namik Resulit dhe për të kujdesej e bija e tij, Senije.
Me ndërhyrjen e arkivistit Bejtullah Destani në Romë, kodiku iu dhurua të mërkurën Bibliotekës së Vatikanit. Destani më tha se në këtë bibliotekë ruhen disa nga dorëshkrimet më të vjetra shqiptare dhe se ky është vendi më i sigurt për të depozituar shkrime kaq të rralla të shqipes. Scripta manent.(Ilir Ikonomi fb)
SHOQATA E STUDENTEVE ” SHOKE KLASE PERGJITHMONE” NISI BASHKEPUNIMIN ME VATREN
Një përfaqësi e shoqatës u prit nga kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, të Mërkurën më 15 korrik 2015 /
Të Mërkurrën me 15 korrik në zyrat e Vatrës, kryetari dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga zv/kryetari Asllan Bushati dhe Editori i Diellit, Dalip Greca, pritën një përfaqësi të shoqatës studentore”Shokë Klase Përgjithmonë”,-” Clasmates Forever Inc.”, e cila vepron në New York.
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” u uroi mirëseardhjen përfaqësuesëve të shoqatës dhe u përcolli atyre përgëzimet e tij dhe të vatranëve për organizatën e tyre që synon të ndihmojë shkollat në vendlindje dhe t’u përcjellë shpresë atje ku kushtet janë të vështira dhe kanë nevojë për ndihmë.
Kryetari Bucaj përshkoi shkurtazi rrugën historike të Vatrës nw 103 vitet e mbijetesës së saj. Ka qenë idealizmi ai që e ka mbajtë gjallë Vatrën, dhe më vjen mirë që edhe ju jeni nisë nga idealizmi për të për të dhënë kontributin tuaj në vendlindje. Vatra ndjehet mirë nga kjo vizitë e juaja dhe e presim me kënaqësi bashkëpunimin që ju po kërkoni. me Vatrën. Nuk do t’ju mungojë ndihma dhe bashkëpunimi ynë. Dr. Bucaj foli edhe për fondin e Studentëve pranë Vatrës, që në këtë kohë udhëhiqet nga profesori Mithat Gashi. Në një lidhje telefonike gjatë takimit profesor Gashi ofroi kontributin e tij për të bashkëpunuar. Madje u tregua i gatshëm edhe për të ndërmjetësuar duke e lidhur shoqatën me një tjetër shoqatë të studentëve shqiptarë në Chikago, e cila ka mbledhë kontribute për Fondin e Studentëve të Vatrës.
Zv/Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati shprehu kënaqësinë për vizitën dhe tregoi gatishmërinë e vatranëve për të bashkëpunuar me shoqatën e studentëve.
Editori i Diellit i ftoi studentët që të bashkëpunojnë me Gazetën Dielli dhe ta përdorin atë për promovimin e ideve, projekteve të shoqatës dhe për të përcjellë shqetësimet që kanë. Ai tregoi përvojën e Vatrës në misionin e saj për të ndihmuar vendlindjen. Shpesh, vecanërisht në 40 vitet e para të jetës së saj Vatra ka dhënë kontribut financiar në ndihmë të shkollave shqipe në vendlindje, ndërkohë që ka dërguar më shumë se 120 mijë libra. Kjo përvojë ju mund t’ju orientojë në misionin tuaj.
Lendita Hoxha në emër të Shoqatës” Clasmates Forever Inc.” së bashku me Zamane Bodini, Luftar Rama dhe Vera Belliu, shprehën kënaqësinë për këtë vizitë dhe mbresat e tyre i pwecollwn nw Librin e mbresave tw vizitorwve.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe gazetari i “Bota Sot” Beqir Sina.
Njoftim i Këndit Amerikan në Tiranë-Kërkohen vullnetarë
Këndi Amerikan në Tiranë kërkon të rinj vullnetarë për të ndihmuar me programet tona të përditshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të marrë eksperiencë dhe referenca të vlefshme, ndërsa punoni me fëmijë, studentë dhe grupe të ndryshëm. Vullnetarët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi dhe organizuese, njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze, si edhe një qëndrim pozitiv dhe shpirt skuadre. Nëse mendoni se i keni këto aftësi, dërgoni një letër aplikimi me kualifikimet tuaja, si edhe një paragraf të shkurtër se përse do të donit të punoni tek Këndi Amerikan në Tiranë si vullnetar/e. Dërgoni aplikimin tuaj në adresën actirana@gmail.com
Afati për pranimin e aplikimeve është 19 korrik, 2015.
American Corner Tirana is seeking young volunteers to assist with our daily programs. This is a great opportunity to gain valuable field experience and references, while working with children, students, and various audiences. Volunteers need to have excellent communication and organizational skills, a very good knowledge of the English language, as well as devoted team spirit and a positive attitude.
If you believe that you have the skills, send an application letter with your qualifications, as well as a short paragraph on why you would want to work at the American Corner Tirana as a volunteer. Send your application to actirana@gmail.com The deadline for receiving applications is July 19th 2015.
Ambasadori gjerman Ischinger vlerëson progresin e Kosovës
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 15 Korrik 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot pasdite në takim ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger.
Gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë, për progresin që po arrihet në shumë fusha si dhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.
Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.
Kryeministri Mustafa po ashtu e falënderoi ambasadorin Ischinger për përkrahjen e tij personale për Kosovën në proceset shtetformuese dhe për mbështetjen që po vazhdon ta jap në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut për Siguri.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa vlerësoi lart konferencën e Munihut për Siguri, si një prej ngjarjeve vjetore më të rëndësishme globale që synon promovimin e zgjidhjes paqësore të konflikteve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të dialogut në trajtimin e sfidave të sigurisë, ku marrin pjesë liderë të shteteve anekënd botës.
Kryeministri Mustafa e informoi edhe për progresin që po arrihet në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të punës, forcimi i shtetit ligjor dhe sigurisë dhe proceset integruese evropiane.
Ambasadori Wolfgang Ischinger vlerësoi lartë progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahje të mëtejshme për proceset në Kosovë.
Ambasadori Ischinger u interesua edhe për zhvillimet tjera në Kosovë dhe e ftoi kryeministrin Mustafa që të marr pjesë sërish në konferencën e radhës të Munihut për Siguri, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe në rajon.
Krijohet Arkivi qendror i regjistrimeve dixhitale të gjithë seancave gjyqësore
Sot, 15 Korrik 2015- USAID/Albania, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë inauguruan Arkivin Qendror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të të gjitha seancave gjyqësore të zhvilluara në sallat e gjyqeve të Shqipërisë. Arkivi Qendror ofron nivele të larta sigurie për të dhënat, si dhe mundësinë që përdoruesit e autorizuar, siç janë inspektorët gjyqësorë, të aksesojnë në distancë regjistrimet audio. Ambasadori i SH.B.A-së, Donald Lu, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori mbajtën fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni.
Inspektorët gjyqësorë do ta përdorin arkivin qendror për të hetuar ankesat kundër gjyqtarëve, si dhe për të mbështetur me të dhëna vlerësimin e gjyqtarëve për promovim apo marrje masash disiplinore. USAID-i ka mbështetur procesin e instalimit të teknologjisë së Regjistrimit Dixhital Audio (RDA) në të gjitha gjykatat shqiptare. Tanimë, mbi 80 përqind e të gjitha seancave gjyqësore regjistrohen me anë të sistemit RDA. Ky sistem garanton një procesverbal të saktë (fjalë për fjalë) të seancave gjyqësore, e rrjedhimisht edhe një sistem gjyqësor më të efektshëm e të përgjegjshëm, që i ofron palëve më shumë transparencë e paanshmëri. Sistemi RDA është shtrirë në të gjitha sallat e gjyqit, gjithsej 140, të 36 gjykatave shqiptare, ku përfshihen ato në rajonet e apelit të Korçës, Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës e Shkodrës, gjykatat e shkallës së parë dhe apelit për krime të rënda, gjykatat administrative të shkallës së parë të Tiranës, Korçës, Vlorës dhe Shkodrës, Gjykata e Apelit Administrativ, si dhe Gjykata e Lartë. USAID-i ka realizuar trajnimin lidhur me përdorimin e sistemit RDA për 740 punonjës të gjykatave, ku përfshihen gjyqtarët dhe stafi administrativ i tyre.
Projekti JuST i USAID-it do të vijojë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë derisa të gjitha sallat e gjyqeve në Shqipëri të pajisen tërësisht me teknologjinë RDA dhe të lidhen me Arkivin Qendror. Programi pesëvjeçar i USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST), i filluar në tetor 2010, synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimin e rolit mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatisë në Shqipëri.
Today, USAID, the Ministry of Justice, and the High Council of Justice inaugurated the Central Archive, to store digital audio recordings of court sessions held in every courtroom in Albania. The Central Archive offers high levels of data security and the ability to access audio recordings remotely by authorized uses, such as judicial inspectors. U.S. Ambassador Donald Lu, Minister of Justice, Nasip Naço, and Chief Justice of the Supreme Court, Xhezair Zaganjori, delivered remarks at the ceremony.
It is expected that judicial inspectors will access the database to investigate complaints against judges and provide data to support the evaluation of judges for promotion or disciplinary measures.
USAID has supported the installation of Digital Audio Recording (DAR) technology in all Albanian courts. Today, more than 80 percent of all court hearings are recorded through DAR. The DAR system guarantees verbatim records of the court hearings and as a consequence a more efficient and accountable judiciary with more transparency and fairness for the parties. DAR is available in all the 140 courtrooms of 36 courts in the country, which include all those in the appellate districts of Korça, Durrësi, Tirana, Vlora, Gjirokastra and Shkodra, the Serious Crimes First Instance and Appellate courts, the first instance administrative courts of Tirana, Korça, Vlora and Shkodra, the Administrative Appellate Court, and the High Court. USAID has trained 740 court personnel, including judges and administrative court staff on DAR system usage.
USAID’s JuST will continue working with the Ministry of Justice and the High Council of Justice until all courtrooms in Albania are fully equipped with DAR technology, and all are connected with the Central Archive.
The five-year USAID Albanian Justice Sector Strengthening Project (JuST), begun in October 2010, aims at increasing court transparency, fairness and efficiency; bolstering watchdog and anticorruption roles of civil society organizations and media; and strengthening the legal profession and legal education in Albania