• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJIMNAZI I SHTETIT SHKODER:“NA DËRGONI SA MË PARË 100 KONVIKTORË NGA JUGU”…!

April 1, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
■HAPNI DOSJET … /
■“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë).
Me këto fjalë i drejton kerkesen Ministrit të Mbrendshëm M. Shehut, në 1949, kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, i porsa ardhuni krimineli i njohun Hilmi Seiti.
■Nuk ishte i knaqun nga agjentët e sigurimit të Veriut…I duheshin 100 “konviktorë” nga Jugu, sigurisht djelmët e atyne agjentëve të PKSh, që i kishin vue zjarrin e mbytë në gjak Shqipninë e Jugut… I duheshin në modelin e vet edhe 100 spijunë, 100 agjentë, edhe 100 kriminelë, edhe 100 komunistë, kuadro të ardhëshme të Sigurimit! Pra, i duheshin edhe 100 katilë të tjerë, përveç, atyne qindrave që ishin në çdo skutë e kand të qytetit.
■Ishte viti 1922, kur rreshtat e djelmënisë shkodrane mbushnin klasët e Gjimnazit të Shkodrës. Pa kalue pak muej mbarë rinia shqiptare do të drejtonte sytë nga qendra e përhapjes së dritës së arësimit dhe kulturës për mbarë Shqipninë që ishte Shkodra.
■Nga nuk erdhën për me studjue në këtë qytet të lashtë që për shumë shekuj ishte selia dhe principati i të gjitha qytetëve tjera, thonte Barleci, e ashtu, Ajo do të vazhdonte me kenë deri në pushtimin komunist të vendit në vitin 1944.
■Kush nuk njihte emnat e nderuem të drejtorëve të këtij Gjimnazi, Profesorët: Luigj Shala, Xhevat Korça, Mirash Ivanaj, Anton Deda e Skënder Luarasi? Kush mund të harronte breznitë e njëmbasnjëshme të luftës për liri e përparim të Atdheut që u rritën dhe u edukuen në bankat e këtij Gjimnazi? Cili shqiptar mund të fliste për Shqipninë Etnike pa vue në Elterin e Kombit studentët e Gjimnazëve të Shkodrës?
■Kush ishte ai tradhëtarë që mund të guxonte me thanë se Liria e Atdheut mund të shkëputet nga gjaku i Dëshmorëve të Gjimnazëve të Shkodrës?
– Vetëm Enver Hoxha me klyshët e tij, ministrat e mbrendshëm Haxhi Lleshi, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj., apo me Zoi Themelët, Lilo Zenelët, Hilmi Seitët, Feqorr Shehët e Rexhep Kollët, me lakejtë Çiril Pistoli, Dhori Samsuri, Nesti Haviari, Fadil Hoxha e Skënder Villa me shokë. Këta janë “nderi” i formimit të “njeriut të rinj” të brezit komunist dhe, llomi e turpi i indeksit të Amzës së Gjimnazit të Shkodrës dhe mbarë arësimit e kulturës shqiptare, me të cilët krenohet sot “Rilindja Rama”!
■Dy vjet ndërpremje për arësye lufte…
Vjen viti 1945. Dukej se lufta mbaroi!..
■Pa fillue mirë viti më 5 mars 1945, pushkatohet oratori e publicisti Don Lazër Shantoja e fillë mbas Tij, më 25 mars, Poeti i Ambëlsisë Don Ndre Zadeja. Më 15 gusht rinia shkodrane fillon ngritjen e monumentëve të luftës kundër komunizmit me Herojtë Ndue Pali e Caf Meta…
■Pra, pa mbarue mirë Lufta e Dytë Botnore, fillon një luftë tjetër edhe ma e rrebtë e ma e përgjakëshme dhe e pafund … Lufta për pushtimin komunist të mbarë Atdheut…me vrasje për murin përballë Bashkisë së qytetit. “Çlirimtarët” Qamil Gavoçi, Rexhep Haka, Sadik Bekteshi, Zija Dibra, Beqir Gjylbegu, Çiril Pistoli, Xhemal Selimi, Dulaq Lekiçi e Asllan Lici me shokë lajnë me gjak rrugët e Shkodrës e marrin malët me zhburrnue malësorët e Alpëve deri larg në trojet kosovare, të cilët tradhëtisht e të preme në besë prej “vëllaut” i pushkatojnë e therin në bajonetë ndër brigje të Adriatikut, të Ilirisë së vjetër, aty ku malazezët e serbët tash një shekull vetëm e njomin me gjakun tonë. Këtë herë me dorën e të pabesëve komunistë anadollakë shqiptarë Ramiz Alia, Rrahman Perdhaku, Haxhi Lleshi, Sheuqet Peçi, Zija Dibra, Omer Nishani etj… Atëherë, shka do të vlojnë në damarët e gjakut të rinisë që asht ulë në bankat e Gjimnazit të Shkodrës?
■Cila propagandë veç asaj antishovinistës sllave e antikomunistës tradhëtare për të cilat kishte derdhë gjakun kjo rini, kundër okupacionëve të njëmbasnjëshme?
■Shkodra e katër gjimnazëve në 1945 për pak muej në 1946, asht Shkodra e një Gjimnazi dhe 26 burgjëve ku, burgoset, torturohet, masakrohet, vritet e kalbet rinia e sajë heroike!
Me datën 26 maji 1946 rinia shkodrane asht përballë Sigurimit të Shtetit totalitar e vrastar komunist të Enver Hoxhës, dhe do t’i tregojnë atij se nuk i trembet syni. Shumë studentë të Gjimnazit hudhen nga dritarët me marrë pjesë në funeralin e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit. Vlojnë rrugët e Shkodrës, mbushet Katedralia me qytetarët e të gjitha besimëve që kanë ardhë me i dhanë lamtumirën e fundit një antikomunisti Imzot Thaçi. Ma shumë se funeral ajo ishte protesta e parë e hapun e rinisë shkodrane kundër zgjedhës komuniste. Hakmarrja e komunistëve nuk do të vonojnë. Arrëstimet kishin fillue me kohë me intelektualët dhe me Klerin.
■Udhëzimet i sjellë nga Tirana agjenti jugosllav Marian Zhagari, që drejtohej nga këshilltarët jugosllavë të qeverisë sonë kukull. Programet shkollore përjashtojnë At Fishtën e Zadejën me shokë. Fillojnë arrëstimet e studentëve: Viktor Kujxhia, Gjon Kovaçi, Injac Serreqi dhe Çesk Hilgega. Vazhdohet me Tomë Sheldinë, Gjon Ljarën, Sulejman Qehanë, vëllaznit Xhevat e Remzi Quku, Ahmet Bushatin, Ernest Përdodën, Thabit Rusin, Matish Fishta dhe vajzat Terezina e Liza Pali, Agime Pipa, Ana Daja etj.
■Pak kohë mbas vrasjës së Ndoc Jakovës, vritet edhe Asim Rusi, edhe ky ndër male kundër komunistëve. Arrëstohen mësuesit: Lec Bruçaj, Mehmet Daiu, Viktore Kuka, Abdyl Rusi, Qemal Draçini, Ruzhdi Çoba, Pjetër P. Pali, Zef Zorba etj. Ndërsa, në burgjet e qytetëve të tjera martirizohën profesorët: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Sali Butka, Kol Prela, Simon Deda, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, etj. Ndersa, në Kosovë arrëstohen e pushkatohen në Prizren me grupin “Katoliçeskaja Banda” profesorët: Kol Margjini, Kol Parubi, Ymer Berisha e Gjergj Martini bashkë me heroinën Maria Shllaku.
■Në vitin 1946 nuk ka ma asnjë shkollë fetare në Shkodër.
Edhe Instituti i njohun femnorë “Donika Kastrioti”, bashkohet me Gjimnazin e Shtetit. Pjesa ma e madhe e studentëve të këtyne shkollave vazhdoi mësimet në Liceun e Shtetit.
Drejtorët e Gjimnazit “silleshin” nga Korça, Nesti Haviari zevendsoi Dhori Samsurin.
Bashkimi i të gjithë këtyne studentëve solli me vete atë që pritej. Të gjithë pothuej ishin te pakënaqun nga pushteti komunist. Një pjesë ishin të lidhun me ata që u pushkatuen e u arrestuen që në ditët e para. Një pjesë lidhej me të arratisun mbrendë e jashta Atdheut. Një pjesë tjetër ishte shpartallue nga reformat e tatimet që iu vihëshin tregtarëve.
Një pjesë ishin që nuk kishin simpatizue lëvizjen komuniste, e dëshronin fitorën e “Ballit Kombëtar” e “Legalitetit”. Dikush pranonte ma mirë fashizmin se komunizmin. Kishte ma shumë se të gjithë këta që shihnin me sy çdo ditë tue u pushkatue atdhetarë e klerikë, që deri dje ishin mësuesit e tyne dhe sot vriteshin si “tradhëtarë” të Atdheut.
Komunistët me Sigurimi i Shtetit kishin krijue bazat e veta që në ditët e para të hapjes së Gjimnazit. Agjentët Ferit Mandia, Vehbi Çanga, Bardhyl Dushi, Feço Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Çeliku, Iljaz Fishta, Agim Bejleri, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Sadush Kumbaro, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Adem Fishta, Qemal Jashari, Emil Mborja, Jani Çomo e deri tek Bep Jubani në vitin 1956, të gjithë ishin në shërbim të diktaturës shoviniste sllave titste-staliniste dhe enveriane, me shkatrrue Rininë Shkodrane për me përfitue një bursë jashtë shtetit dhe me kenë gjithë jetën zagarë e spijunë të Sigurimit të Shtetit komunist. Shoqnitë sportive të këtyne shkollave vazhduen me ruejtë lidhjet e tyne ndër fushat e vogla të lagjëve të qytetit si tek ajo e oborrit të Kishës së Madhe, Arës së Pashës në Ballabanë, fusha e Tigrit në Parrucë, etj., lamije që nuk mungonin ndër të gjitha anët. Ndër lagjet e vjetra të qytetit janë ndër ma të njohunat ato të Ndocajve dhe Dudasit që lidhën me Zdralej. Tue marrë për bazë shënimet e botueme të z. Xhevat Gjyrezit, i cili ishte kryetar i njenës prej këtyne shoqatave sportive, gjej vend me nxjerrë në pah cilësitë e mira dhe atdhetare të këtyne djelmëve që edhe vetësakrifikohen për një ideal të naltë, që asht lufta për Liri. Pikërisht njena prej këtyne shoqnive asht bërthama e një organizate antikomuniste e quejtun Organizata “PËRPJEKJA SHQIPTARE”.
■Kjo organizatë formohet me studentët e Gjimnazit të Shtetit nga fillimi i vitit 1947, dhe Kryetar i saj zgjidhet Bardhosh Dani. Bardhoshi vinte nga një familje e vjetër shkodrane me tradita Atdhetare dhe kulturore. Një student i shkëlqyeshëm ndër mësime, aktivitete sportive dhe shoqnore. Nderohej për qëndrimin moral e qytetar. Ishte i rij ndër të 17-tat vjetë, por i pjekun para kohe. Fjalë pak dhe i vendosun, gja që e mbulonte guximin e madh që kishte për vepra burrnore. Ai rëspektohej edhe nga armiqtë që e rrethonin dhe e survejonin e që dita ditës po shtoheshin ndër bankat e shkollës. Dy spijunë ishin të parët që filluen ndjekjen e këtij grupi, Isa Miloti dhe Faik Zeneli. Mbas tyne Sigurimi vuni një rrjetë shumë të gjanë dhe të specializuem për këtë qëllim. Edhe grupi filloi me shmangë rrezikun me grumbullime ma të rralla ndër sheshët sportive mbasi tashti veprimi i tyne antikomunist kishte marrë një rrugë ma aktive me mbledhje sekrete, trakte, parulla ndër mure dhe aktivizim të shumë studentave që u sakrifikonin për këtë organizatë padallim feje, qëllimi i së cilës shfaqej në emnin e saj: “Përpjekja Shqiptare”.
Mbrenda vitit numri i anëtarëve arrinë mbi 70 vetë. Lidhjet mes anëtarëve ishin shumë sekrete dhe korrekte, gja që e tregon jetëgjatësia e saj dhe aktiviteti kundër komunizmit.
■Në korrik të vitit 1948, gjurmimet e Sigurimit shtohen kryesisht në drejtim të Kryetarit të organizatës Bardhosh Dani. Nga gjysma e korrikut një person njofton Bardhoshin se shpejtë mund të arrëstohej, mbasi Sigurimi ka ra në dijeni për aktivitetin e tij. Ai vëndosë me u arratisë por, jo vetëm, mbasi rreziku i arrëstimit kërcnonte edhe Mark Cacajn dhe Brahim Dërgutin, të dy shokë të tij të ngushtë dhe antarë të organizatës ndër ma besnikët e trimat. Kalimin e kufinit e zgjedhin nga Ana e Malit, në një kand ku lumi Buna ban një këthesë, vend i cekët e ma i ngushti për me kalue në tokën jugosllave.
Pika ku do të kalonin asht nga fundi i fshatit Samrish dhe quhet Samrishi i Poshtëm. Buna aty asht mjaft e maskueme me shelqe të nalta dhe të rrëzueme me degët e tyne në lum. Asht një vend me të vërtetë piktoresk, por shumë i kontrolluem nga forcat e Sigurimit, që per fat të keq ishin të shumta atë kohë, mbasi pak muej ma parë ishin prishë mardhanjet shtetnore me Jugosllavinë e druzhe Titos. Atëherë jam kenë në Dajç të Bregut të Bunës, kur u bisedue se tre djelmë të rinjë prej Shkodrët i kanë vra në ujnat e bregut të Bunës, në përpjekje me u arratisë. U kanë kërkue me u dorëzue por ata nuk kanë pranue. Pak muej ma vonë, nga fundi i vitit 1948 aktiviteti i kësaj organizate do të rifillohet me disa mbledhje që bahën në shtëpi të studentave Alfons Radovani dhe Viktor Luka. Asht ajo kohë kur arratiset Lec Vasia, Fetah Myrtja, Zef Shllaku dhe Donat Rexha, të gjithë anëtarë grupi. Grupit të studentëve të arrëstuem maparë i shtohet edhe Xhevat Gjyrezi, Hilmi Hoxha dhe Mikel Muzhani, të cilët, tue mos pasë lidhje me ta dhe tue u ndodhë në kohën e “ndryshimëve” nga politika e Koçi Xoxës, përfitojnë dhe lirohën por, pa të drejtë me vazhdue shkollën. Grupi vazhdon aktivitetin e tij si dhe rritjen e numurit të anëtarëve që arrinë në 120 vetë.
■Pra, kishin mërrijtë edhe “100 spijunët nga Jugu”, të cilët, përveç librave të Historisë Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik, kishin dhe një dhomë nalt në katin e tretë të shkollës me arsenal armësh, përveç armëve përsonale që mbanin në brez për me i përdorë kundër “armiqve të popullit” 15-16 vjeçarë, që shumica ishin edhe të uritun dhe të paforcë për me përballue rrahjet, masakrat e goditjet shtazarake të atyne hamajve katilë e vagabondë nga Skrapari, Devolli e Mallakastra, që kishte sjellë Hilmi Seiti në shembelltyren e vet kriminale në Gjimnazin e Shkodrës…
■Me 10 maji 1950 arrëstohen studentët maturantë: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoji. Me 11 maji përjashtohen nga shkolla (mbas arrëstimit) në mbledhje të të gjithë studënteve në palestrën e Gjimnazit. Me 12 maji vazhdon lista e përjashtimëve me 78 studentë të tjerë të klasave të ndryshme të Gjimnazit, me motivacionin: “Nxënësi… me nr. Amëze… Është përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk pajtohet me frymën revolucionare të shkollës sonë të re…”Drejtori: (Skënder Villa) Një pusull e vogël ku shkruhej emni i A.R. nder sofratasat e ushqimeve të tij, aty nga fundi i majit në një sipërfaqe 2X1 cm. katrorë, shkruhej: “Thoni Bepit IK”, kjo, shpëton përjetësisht Bep Vilën, nga arrëstimi i sigurt. Bepi arratiset jashtë shtetit…
Grupi i studentëve fillon hetimet me datën 12 maji 1950, me kryetarin e Degës kriminelin Hilmi Seiti. Mbasi i merr në pyetje të gjithë një nga një i shpërndanë me hetuesit tjerë, Ali Xhunga, Kasëm Troshani, Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, Lilo Zeneli, etj. kasapë që rjepin lëkura studentësh për tre muej me radhë derisa, nga fillimi i shtatorit në një shtëpi në rrugën Sumej, gjyqtarët dhe prokurorët e Ministrisë së Mbrendshme, shoqnue nga një grup oficerësh “avoketën” terroristë, japin dënimet e “merituara” … tue lagë gojën me vilë rrushi të freskëta të tandës që ishte mbi hajatin e shkallave të asaj shtëpije.
Me këtë grup edhe pse ata kapen tue u arratisë, dënohen edhe studentët Ismail e Olimpi Baruti … vëlla e motër, të cilët mbajnë qëndrim burrnor. Ismaili dënohet me vdekje por i falët jeta. (Dosja 2452, Arkivi Ministrisë Mbrendshme, Tiranë. 1998)
Në bazë të hetimëve të bame me datën 12 maji me Hilmi Seitin, grupi duket i paditun, prandej, edhe hetimet janë krejt formale mbasi, me datën 7 maji janë thirrë nga Kasëm Troshani, dy anëtarët e këtij grupi Njazi Uruçi dhe Pjerin Vata, të cilët kanë denoncue gjithshka. Ata mbas 24 orësh janë lirue për me u arrëstue prap me datën 10 maji.
■Kjo ishte vetëm një lojë për të mbulue spijunët e vet, gja e cila del gjatë hetimit. Pjerini vazhdon me kenë spijun i ndytë deri në vdekje, mbasi në vitin 1968 kur shkon në Tiranë, me u ballafaque me Don Mark Hasin, kërkon nga hetuesit e Ministrisë së Mbrendshme të asaj kohë, me të cilët njihej që në vitin 1950, nga Ali Xhunga dhe Elham Xhika: “…pushkatimin e këtij kleriku reaksionar…” dhe, ata i paguejnë shpënzimet e udhëtimit 113 lekë (të vjetra), bashkë me biletat e udhtimit që ruhën sot në dosjën nr. 2291.
■Në fjalën e fundit të gjyqit të gjithë studentët kërkojnë “mëshirë”, gja që, tregon se ka luejtë dajaku, ndërsa studenti Et-hem Bakalli, thotë: “Kërkoj drejtësi komuniste dhe dashni atnore” (Dosja 2452).
●Kjo shprehje më dha me kuptue kjartë se mbas vrasjes së Heroit Bardhosh Dani, në Gjimnazin e Shkodrës, ka vdekë edhe lufta kundër komunizmit… PËRGJITHMONË…
***
■Sot a duhet me dijtë Shkodra emnat e krimet e atyne 100 katilave komunistë që kanë shkatrrue edhe jeten e trashigimtarëve të Atyne që u janë shpifë e akuzue pafaj?!
HAPJA E DOSJEVE asht domosdoshmeni…
■HAPNI DOSJET !.. E po deshët, filloni me DOSJEN time, shihni shpifsit dhe “akuzat fallco” të tyne…E keni per të pa sesa të poshter e vrasës, ishin agjentët tuej per 70 vjetë!
Melbourne, Prill 2015.
* Pjesa IX.Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Gjminazi Shkoder

Pena e studiuesve italiane rreth frymëzimi hyjnor te Rembrandit per Skenderbeun

April 1, 2015 by dgreca

Shkruan:Gëzim Llojdia/
1.Këto shënime të shkurtra të Vincenza Musardo Talò për librin: Skëderbeg një hero modern”, të autorit Gennaro Francione, editor C. D’Agostino, Roma 2003, shkruan:Në rrethin e studimeve të mia për Shqipërinë e lashtë dhe Giorgio Castriota Skenderbeu, unë gjithmonë e pëlqej zërin e atyre, që kanë qenë në gjendje të kuptojnë pamjen komplekse dhe të jashtëzakonshme të një njeriu që e ka bërë vendin dhe idealet e fesë e shpatës së tij dhe e zemrës së tij ,por unë nuk e kisha studiuar ende këtë vëllim të shquar të nënshkruar nga Gennaro Francione, “gjyqtarit-shkrimtar,” të cilit tashmë i njohur dhe sigurisht,që nuk ka nevojë për hyrje.
2.Më tej Vincenza Musardo Talò thotë:Ndërkohë, titulli i librit më duket interesante shpjegohet – me intuitë të hollë dhe të mprehtë – dy pasardhësit e drejtpërdrejtë të Castriotëve , dhe Giulio Alessandro Castriota Skenderbeu së Shqipërisë, e cila, që në hyrje të tyre, reflektojnë në “modernitetin” e tyre fisnik . Modernizmi, që është i ligjshëm për të paktën tre karakteristika thelbësore: “Vizioni i saj unifikuar i shtetit, si rezultat i kalimit para kohe të partikularizmit feudal, ekstrem dhe duke fituar luftën e tij për ruajtjen e vetëvendosjes dhe sovranitetit territorial “dhe më në fund, figura me shkëlqim të asaj teoremë të paqes vëllazërore midis popujve dhe qytetërimeve, siç është përcaktuar nga fjalët në kohen e vdekjes së kur Skenderbeu, thotë me tonin e një profeti: “Ne nuk do të arrijmë dot një paqe të drejtë ku myslimanët, të krishterët dhe pasuesit e çdo riti tjetër të heqin dorë nga përdorimi i dhunës, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në fund? “.
3.Në analizën e librit, Vincenza Musardo Talò shkruan: Për atë që ka të bëjë me sistemin strukturor të vëllimit të Gennaro Francione, kjo mbështetet në një dizajnë të ngurtë dhe të zhytur në mendime, për fat të mirë mbështetur nga doviziose dhe zbulimi i arkivave të suksesshëm . Flukset e transmetuar pothuajse si komplot të një romani, të ndarë në tre seksione:
– E para, Skenderbeu.Tregime të përmbledhura për shqiponjën, përfshijnë tetë kapituj.
– E dyta ofron një ekspozitë të suksesshëm të katër kapitujve.
– E treta, shkalla e Skënderbeut, është një dramë pëlhurë surreal e stilit urban është ndërthurje shumë e pasur e ngjarjeve dhe karaktereve.
Dhe, së pari, unë do të ndalem në pjesën e tretë të punës së Francione, ndër të tjera, vlerësuar si dramaturg, jo vetëm në tokën kombëtare.
4.Duke u bazuar në të dhënat e Ëikipedia,autori i këtij shkrimi thotë: Drama e tij, e shkalla e Scannerebecco hapet me një prolog, ku fuqia krijuese e autorit hedh lexuesin në një çështje interesante dhe emblematike e figurave vokale, që jetojnë apo kanë vdekur, të cilët lëvizin në vende shqetësuese t sikundër është një varrezë e lashtë, në kohë magjike dhe misterioze të natës, e cila zbehet në ditën e shenjtë të Candlemas. Më pas, duke e mbështetur këtë, është pamja të Skënderbeut, i cili vjen nga kohët të tjera. Heroi tregon fantazmën e zbehtë, por krenar dhe mbretëror duke, pritur-përjetim të ngjarjeve, dhe rindërton epiken legjendare të shqiptarëve, kur ai ishte ende gjallë.
5.Vincenza Musardo Talò hidhet tek analiza e librit. Ngjarjet, të gjitha me mjeshtëri dhe të rindërtuar bukur, të cilat rrotullohen duke u pasur dymbëdhjetë skena pasuese duke kulminuar në një atmosferë me ajër të rralluar të një epilogu, në gjendje për të lëvizur lexuesi mes realitetit dhe vizionit, ndërsa në shpinë të Skënderbeut në fushën e të vdekurve, heronj në parajsë.
“Mite të paraardhësve, ritualet, etnike, ingranazhet e luftës, gjaqe,dashuria, himne dhe këngë patriotike, këto janë karaktere të dramës. Kjo mund të duket e çuditshme për shumicën e njerëzve, nëse keni lexuar një libër, duke filluar me pjesën e fundit në vend të kësaj, kjo më bind mua se kjo është rruga, që qasjet më të mira dhe prezanton lexuesin me dijeninë e njeriut hero dhe të kuptuarit e figurës mitike të udhëheqësit, princit-shqiptarë. Pas kthimit, më në fund, në pjesën e parë të librit, në tetë kapituj të gjerë, me një përdorim mendjemprehtë të dokumenteve dhe citateve si dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që panë marrjen e historisë së Castriotëve , kur ai është marrë peng nga gjykata turke, ishte ende një fëmijë,duke përvijuar deri në ditën e vdekjes së tij.
Asgjë nuk është e fshehur: dashuri e sinqertë, që Sulltani tregoi për të burgosur të rinj dhe premtues, inteligjencën e tij akute dhe vlerën e kulturës së saj (George( Gjergj fliste pesë gjuhë), i cili së bashku me ekspertizën ushtarake, i dha atij emrin e Scander- bej (Prince Allesandro), me një aluzion të qartë të mbretit të lashtë maqedonas. Dhe përsëri, në rrëshqitje te fakteve në lidhje me vendimin e guximshëm për Nishin, duke e lënë komandën e ushtrisë së Gjysmëhënës për të shkuar në Krujen e tij,duke bërë lidhje diplomatike në Lezhë, Shqipëri që shpërthyen në partikularizmin feudal dhe për herë të parë janë të bashkuar, tërë princat feudal të vendit, të shqiponjave, jo se gjenerali ishte i dashuri, i heshtur për popullin e tij të përulur, një turmë prej pastorëve të vështirë, kur ai vendosi për të shtuar në përkrenare e tij, jo Stemën e prejardhjes së tij aristokratike, por paraqitjen e një dhie, si të gjithë të tjerët pashë midis kullotave të gjelbra të shkëmbinjve të pjerrtë të Matit.
6.Për shqiptarët, njihen faktet dhe luftimet që ndërmori Skenderbeu .Por faqet më të forta janë ato, që gjurmët e betejave, shumë heroike që poshtërojnë krenarinë e Muratit dhe pastaj të birit të tij Mehmed II, që është epika legjendare, e cila tani e ka stolisur personin e Skënderbeut, thotë me tutje autori i këtij shkrimi.
Dhe pastaj, përsëri, autori ndjek fatlum me një dorë të sigurt dhe të ndërlikuar rrjetin e marrëdhënieve, që Skënderbeu ishte në gjendje për të endur me mbretin e Aragonese, Alfonso V dhe djalin e tij Ferdinand, me papët e Romës, Venedikut, Milanos dhe vende të tjera të mëdha të Ballkanit. Një rrjet, që solli përfitime reciproke dhe e bëri Shqipërinë në atë kohë i vetmi shtet, i aftë për të siguruar një rezistencë graniti për turqit, të cilëve gjatë taktikave të luftës me një ushtri më të madhe se (dhe në numër të njerëzve dhe të pajisjeve të ushtrisë) kurrë nuk arriti të mposhtë shqiptarët ose për të arritur brigjet e Adriatikut, për të sulmuar Perëndimin e krishterë. Gjithashtu në këtë pjesë të parë të punës së Francione, do të doja të theksoj se lexuesi është njohur me fisnikëritë e shumë që jetonin në Shqipërinë e shekullit të pesëmbëdhjetë, apo kapedan, familjet aristokrate, shpesh në luftë me njëri-tjetrin dhe se pas bërjes së Lidhjes së Lezhës, më në fund u kthye në paqe, e aleate të Skënderbeut dhe u bashkuan së bashku me kontratat e martesës, e cila i përforcojë marrëveshjet. I njëjtë Castriotë merr për grua një bijë të pasur dhe të fuqishëm të Aranitit, Donikën e bukur, me të cilën ai kishte djalin e tij të vetëm, Gjonin.
7.Duke lexuar këtë pjesë, Shqipëria duket më afër me historinë e saj më të pasur dhe më interesante, thekson autori. Dhe kështu, në fytyrën epike,të Skënderbeut pothuajse të vetmuar, ata iu drejtohen emrave të e burrave dhe grave të tjera, që kanë ndihmuar për të promovuar historinë e lavdishme të Shqipërisë në atë kohë. Pjesa e dytë e punës, , gjejmë gjurmë fenomenin e dhimbshëm të trans, një fenomen në të cilën Arbëria e lindjes – marrëdhëniet e humbura me atdheun e shqiptarëve në mërgim,që u arratisën nga Shqipëria pas rënies së Krujës (1478). Këto faqe janë intensive, që hedhin dritë mbi origjinën dhe konsolidimin e mitit të Skënderbeut, i cili u bë një simbol me banorët e shumë shtëpive shqiptare të Mbretërisë së Napolit.
Himnet e Heroi, valle e Skënderbeut, një ritual ndjellëse i pasur etnik (të tilla si Vallje apo rituale e të vdekurve të kthyerve) dhe vetëm ndonjëherë të shihni në qendër figurën e princit shqiptar, ndërkohë riafirmojnë – në zemër të popullit të këtij kantoni të ri të Shqipërisë, në anën tjetër të Adriatikut – kujtesës këmbëngulëse dhe dashurisë për kulturën .E megjithatë, të duket pothuajse e re për ne faqet Ëest, ku Francione përshkruan Kanunin e ngurtë, kodin për të jetuar me rregullat e shenjta, në të cilat, vlerësohet mbi të gjitha: nderi, besa, fjala, ‘mikpritja dhe familja, duket të jetë me vlerë më shumë se vetë jeta.
Shkrimi, nga regjistrat e shprehjes nga më të ndryshme, ajo është gjithmonë e sheshtë dhe e qetë, ende në gjendje të ofrojnë momente të përfshirjes intime në përrallë, duke çuar lexuesit në shumë fushëbeteja, të cilat vijnë të gjalla si me magji të britmës së lirisë dhe të Skënderbeut,ku turqit janë të lëkundur në sytë e shpatës së tij të ngritur lartë. Dhe pastaj, këtu dhe atje, pikëpamjet e reja të Shqipërisë mesjetare, që vuajnë, skica të pabotuara të gjykatës të rafinuar, të sulltanëve, të Adrianopojës dhe humanistes e mbretërve të Aragonit, miqtë e Shqipërisë. Ndërkohë, në sfond të transmetimit, në një afresk të kujdesshme historik, është mishëruar shenja të një kulturë të lashtë, të cilat ne e dimë që të jetë shqiptare, bijë e qytetërimit të ndritshëm ilirë.
8.Duke e përfunduar këtë shkrim të vitit 2005, të cilën autori e ka shoqëruar me punime pikture të heroit tonë kombëtar nga Guiseppe Pichierri për botimin e këtij libri,autori thekson, ia vlen që të uroj dhe për këtë shkak autorin, për trajtimin e guximshme dhe për këtë dhuratë të çmuar të një subjekti pak të njohur për ne perëndimorët, ndërkohë, sot, me aq shumë shpresë, “Toka e Shqiponjave” troket në derën e Bashkimit Evropian. “Në analizën e fundit, nuk shkon pa u përmendur forma e bukur redaktuese të vëllimit, në të cilin është mbuluar e stolisur me një portret të rrallë dhe të vlefshme të Heroit të Shqipërisë, i atribuohet edhe për frymëzimin hyjnor të Rembrandt ,por i vjedhur pa fat në vitin 1992.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Rembradt, Skenderbeu, stiduesit italiane

Përkujtohet 104 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe 
në Në New York


April 1, 2015 by dgreca

“Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, eshte kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise e Shqiperise”/
Nga Beqir SINA, New York/
BRONX – NEW YORK : Kryengritja Malësore e vitit 1911, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, të shtunën është kremtuar me solemnitete të medha, edhe në qytetin e Bronxit – New York. Qindra bashkëatdhetar shumica e tyre malësorë nga kjo trevë, nën organizmin e Shoqatës Malësia e Madhe nga New Yorku, e cila është një subjekt i ri, si fryt i bashkimit të Shoqatës Dede Gjo Luli dhe Fondit Humanitar Malësia, kremtuan në lokalin e njohur Maestro’s në Bronx, 104 vjetorin e kësaj Kryengritje, e cila i parapriu dhe pavarësisë së shtetit shqiptare një vit më pasë, kur më 28 Nentor 1912, në Vlorë u shpallë Pavarësia e Shqipërisë.
Në mesin e pjesëmarrësve ndodheshin edhe disa personalitete e veprimtare të dalluar të komunitetit tonë, përfaqësues të klerit katolik, aktivistë, studentë, afaristë dhe biznesmen të suksesshëm, gazetarë dhe lider të komunitetit, të ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave me të cilat kanë bashkëpunim malësorët.
Jehona e kesaj ngjarje te madhe me protagonist treven simbol te shqiptareve, Malesine e Madhe, edhe pse per 50 vjet te sundimit komunist, u la ne harrese, ne njeren dhe anen tjeter te kufirit “shqiptaro -shqiptare”, jo vetem nuk eshte zbehur, por, ajo eshte kremtuar dhe tingellon sot me aktuale se kurre. Pasi tokat e Shqiperise Etnike, jane jo vetem te ndara, por mbi te gjitha shqiptaret ende nuk e kane realizuar ate endrren e tyre shekullore, per bashkimin e te gjitha trojeve.
Gjithësesi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise dhe Shqiperise, duke na e kujtuar se liria jone, ndoshta si tek asnje popull tjeter ne Bote, i ka themelet ne gjakun e te pareve tane. Pa dyshim epopeja e lufterave heroike ne Malesine e Madhe, e malesoreve me ne krye prisin legjendare Dede Gjo Luli, eshte nje thesar brilant qe rnban te gjalle kujtesen e brezave te sotem dhe atyre qe do vijne, se çmimi i mbijeteses sone ka qene teper i shtrenjte, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.
Sipas historianeve shqiptare, thuhet se :”Sidoqofte, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 eshte shpallja “de Facto” e pavaresise se krejt Shqiperise, se ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë, ishte “de Jure”, ose me saktë nënshkrimi zyrtar i pavarësisë së Shqiperisë.
Ky solemenitet u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë. Poashtu, me një minutë heshtje, janë kujtuar të gjithë ata të rënë në Kryengritjen e e vitit 1911 dhe të të gjitha luftërave tona për liri e pavarësi kombëtare.
Mbrëmjen e drejtoi njëri nga aktivistët kryesor të Shoqatës, z. Sandër Sinishtaj – duke iu kujtuar të pranishmeve se tashmë organizatori i kësaj ngjarjeje debuton me një tjetër emër dhe me një mesazh të qartë atë të unitetit për të cilin kemi shumë nevojë.
Krye -Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj darke! si dhe përshëndeti 104 – Vjetorin e Kryengritjes se Malësisë së Madhe, me një fjalim kryesisht me përmbajtje atëdhetare e kombëtare.
Folësi i mbrëmjes ishte Profesori dhe shkrimtari Fran Camaj i cili foli për kryengritjen, por edhe për figurën qëndrore të saj- Dedë Gjo Lulin, duke kujtuar edhe 100 vjetori i vrasjes së Dede Gjo Lulit, figurën e këtij prijësi, pak me gjerësisht.
Profesori, gazetari dhe shkrimtari nga Malësia, Fran Camaj, në mes të tjerash, ka thënë se Dedë Gjon Luli nuk luftonte vetëm për Hotin e Malësinë, por, për të gjithë shqiptarinë. Camaj – theksoi se “Dede Gjon Luli i dha gjithëka kishte Shqipërisë, duke ia falë atdheut të tij, të dy djemtë Gjergjin, që u vra më 20 shtatorë të vitit 1912 dhe Kolën, të cilin e helmuan në Vlorë në vitin 1918 – kur ishte duke u kthyer nga Italia ku e kishin internuar. Për atdhe u flijua edhe vetë Dede Gjon Luli, në moshën 75 vjeçare,ku e vrau dora e zgjaturë serbë në Mirditë më 24 shtatorë të vitit 1915.” sqaroi professor Camaj në fjalën e tij
Në vazhdim ka përshëndetur edhe profesori Lulash Palushaj, që jeton në Detroit.
Fjalimi i Palushajt, u ndoq me interes për thirrjen e bërë e tij, nëpërmjet këtij fjalimi për bashkim malësor e kombëtarë . Noshë Rroku Camaj në fjalën e tij, e ka vënë theksin tek mos egzistenca e Komunës në Malësi, duke pyetur ” se çfarë feste festojmë ne kur Malësin e kemi të pushtuarë?”
Ndër të tjera ka mbajtë fjalën e tij edhe kryetari i shoqatës Malësia në Nju Jork, Ejllo Berishaj:
“Në emër të shoqatës, tha kryetari i dy shoqatave të bashkuara, ju faleminderojmë për pjesëmarrjen tuaj këtu në këtë mbërmje solmne të festimit të 104 vjetorit të Kryengritjes së Malësis se Madhe me në krye legjendarin dhe heroin e popullit – Ded Gjon Lulin”.
Më pas ai duke kujtuar këtë ngjarje, tha se :”Sonte, jemi tubuar për të shënuar datën e kryengritjes së Malësisë , 6 Prillin – 104 – vjetorin e ngritjes së Flamurit tonë kombëtar në Majën e Bratilës së Deçiqit legjendar . Datë, kjo e ndritshme për kombin shqiptarë dhe krenari për Malësin e Ded Gjon Lulit, katër malet e Malësisë, që u bashkuan për të i dhën goditjen më të fort, sunduesit 500 vjeçarë, turqëve osmanlli . Lavdi u qoftë të gjithë atyre që dërdhen gjakun për lirinë e Malësisë, pavarësinë e Shqipërisë , të pavdekshëm qofshin ata që ngritën flamurin kombetar”.
E fillova, kështu këtë fjalim përshëndetës, tha kreu i shoqatës, zoti Berishaj, ngase këtë natë i ja kushtojmë kryengritjes i ja kushtojmë heroit tonë kombëtar Ded Gjon Lulit, dhe bashkëluftarve të tij .
Duke shfrytëzuar këtë festë dhe bashkimin e malësorëve kryetari i kësaj shoqate, zoti Ejllo Berishaj, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, për prezencën dhe për kontributin 20 vjeçarë, që kan bër që të dy shoqatat Fondit Humanitar Malësia dhe Ded Gjon Luli, si shoqatat më të dalluara dhe të shkëlqyera në aspektin e ndihmave të shumta për vendlindjen, i quajti ai .
“Shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, tha kreu i kësaj shoqate, vepronë tani me unifikimin e dy shoqatave, me premtimi se sa ma shume të bashkohemi me bindje, dhe akivitete e kontribute aq më shumë të bashkuar, dhe më të fort dhe më të suksesshëm do jemi ,dhe me shpres se ky unifikim i joni do nxierr gjumin edhe atyre partive politike shqiptare në Mal të Zi, që nën shembullin tonë edhe ata të unifikohen dhe të veprojnë së bashku për të mirën e shqiptarve në Mal te Zi”, u shpreh kryetari i shoqatës Malësia nga Nju Jorku.
Më pas ai kujtojë se jemi këtu së bashku, për të festuar – 104 vjetorin e Kryengritjes së Malësis së Madhe , por vazhdojë Berishaj, “jemi këtu së bashku edhe për të dhën shëmbull të tjerëve se si duhet të bashkohemi për të mirën e përbashkët . Dua, të ju them , shpjegojë ai, se shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut, do të vazhdoj të ndihmojë Malësinë tonë dhe gjitha trojet shqiptare – kudo që të jet nevoja për të ndihmuar, kudo ne do të angazhohemi për të mbrojtjur dhe garantuar lirinë, të drejtat tona dhe për rregullimin e statusit të popullit shqiptar që jetonë nën Mal të Zi”.
Brishaj, premtoj në emër të shoqatës, se do angazhohen për ngritjen e nivelit të arsimit dhe kulturës në Malësi, do kryejnë veprimtari humanitare në forma të ndryshme të asistimit për të ndihmuar popullin e Malësisë .
“Duke shtuar aktivitet e tona, këtu në diasporë, tha Berishaj, siç janë komunikimi me shoqatat e tjera, këtu dhe në vendlindje , institucionet ndërkombëtare, zyrtarë të adminisratës amerikane, senator e kongresmen , qendrat fetare dhe me shoqata të ndryshme. Dhe, duke, përkujtuar dhe shënuar data dhe përvjetore, ngjarje të ndryshme të historisë sonë kombëtare, ne do organizojmë sa her të nevoitet, në komunitet protesta dhe mitingje dhe nënshkruajmë peticione, për avancimin e të drejtave tona kombëtare , qe na mohohen nga shteti i Malit te Zi ,dhe të drejtat të shqiptarve kudo në rajon” ka nënvizuar ai .

Në këtë takim , veçanarisht, është vlerësuar pjesmarrja e lartë, shkruan shtypi shqiptarë online, duke prezantuar edhe Kryetarin e sapo zgjedhur i shoqatës Malësia në New York, intelektualin Prof. Ejllo Berishaj, i cili në fjalën e tij, pasi i ka falenderuar të gjithë ata që ia besuan këtë mision, tha se pas pak ditësh do të organizojë një tjetër takim, me theksin e veçantë tek shpallja e Malësisë Komunë.

“Mos realizimi i së cilës, është shprehur Berishaj, do na çojë deri edhe në protesta, ai ka thënë se misioni ynë është të ndihmojmë Malësin, në të gjitha drejtimet, por pa harruar edhe ruajtjen e gjuhës, të historisë si dhe vlerave tona edhe këtu në Diasporë, që të mos asimilohemi.”
Këtë solemnitet me një program me recitime dhe këngë patriotike e kan përshëndetur edhe nxënësit e Shkollës Shqipe ne Bronx. Ndërkohë, që me një recital rreth Kryengritjes së Malësisë dhe gjëndjes së shqiptarëve në Mal te Zi e ka përshëndetur rapsodi Nosh Rroku Camaj.
Një voglushe me emrin Tina Ivezaj – ka qenë e veçanta e këtij programi. Professor Gjokë Gojçaj në një postim të tij në rrjetin shoqëror facebook, thotë se :”E veçanta e këtij manifestimi, ishte artistja ma e re e komunitetit, si e ka quajtur ai – voglushen 4-vjeçare Tina Ivezaj, me këngën ” Jam malësorë, Jam shqiptarë”..
Darka solemne “Kryengritja Malesore e vitit 1911”, u shoqerua me nje program artistik te pergatitur nga pjestaret e SHKA “Bashkimi Kombetar”, dhe grupin e fëmijëve të “Shkollës Shqipe” në Bronx. Programin e bëri edhe me te pasur dhe më të disponueshëm me këngë e valle popullore nga repertoari i pasur i këngëve të saj, këngëtaria e mirënjohur nga Malësia , Lirie Dedvukaj e orkestruar nga muzikantët Liridon Ulaj dhe Kreshnik Ahmetaj./ Photo crediti Albanian Culture/

Filed Under: Komunitet Tagged With: 104 vjetori, kryengritja, Malsia e Madhe

FUSHATA E VATRES PER SHPETIMIN E SHQIPERISE

March 31, 2015 by dgreca

Ne prag te 103 vjetorit te Themelimit te Vatres,me kerkesen e lexuseve po ribotojme listen e vatraneve qe dhuruan kursimet e tyre per shpetimin e Shqiperise.Ne ata fushate, qe u organizua per te financuar shpetimin e Shqiperise ne Konferencen e Paqes, u mblodhen 150 mije dollare, e konvertuar me kursin e sotem, 2 milion e 700 mije dollare. Ne kete liste jane vetem dhuruesit e dites se pare te fushates, 3 qershor 1917. Fushates i priu poezia e Nolit: Neno, mos ki frike… se ke djemte ne Amerike…Krahas fushates, Vatra siguroi kontakte me presidentin Wilson,i cili i doli ne krah kombeve te vegjel. Noli e takoi presidentin Wilson me 4 korrik 1918. Shih foton shoqeruse.
Lista e ndihmëtarëve të Ditës Tri Qershor, 1917/
LAUSANNE, SVICRE.
Dr. Mihal Turtulli $1000
_______
MANCHESTER, N.H.
Sotir Katundi $ 20
_______
ROCKLAND, ME.
Thoma K. Ekonomi $ 15.25
_______
ASHTABULLA, OHIO.
Vasil Pepo $ 5
Dhimitri Vishnja $ 1
_______
WARREN, MASS.
Naum S. Çobo $ 10
_______
WARREN,MASS.
Thoma Kristo Lashova $ 5
_______
HATHORNE, MASS.
Llambi Many $ 15
Thoma Leka $ 15
________
MAYNARD, MASS.
Tili Kita $ 10
________
E. MILLINOCKET, ME.
Elia K. Dako $ 15
________
GARDNER, MASS.
Thoma Theodor Katundi $ 5
________
LEAVENWORTH, KANSAS
Trifonio Guidera $ 5
________
WOOSTER, OHIO.
Christo Kelly $ 10
________
AUGUSTA, ME.
Dhori Kr. Trako $ 26.67
Gashire Muhamet $ 3
Sabri S. Selenica $ 2
Muhamet M. Selenica $ 5
________
NILES, O.
Selim A. Lubonja $ 10
Hysen I. Koprencka $ 10
Bedri Q. Kozeli $ 10
Refat M. Lubonja $ 5
Qani M. Gostivishti $ 10
Sulo T. Skoroveci $ 10
Mehmed H. Gostivishti $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 65
Numëri i ndihmëtarëve 7
Ndihma midisore $ 9.28
_______
ALLSTON, MASS.
Hasbi T. Podgorani $ 10
Tefik Ramis Pavari $ 10
Sefer Ali Podgorani $ 5
Hysen Jemin Podgorani $ 5
Myrto Alush Podgorani $ 2
Hamit Airedin Potgorani $ 15
Dule Sherif Potgorani $ 15
S(h)uma e ndihmave $ 62
Numëri i ndihmëtarëve 7
Ndihma midisore $ 8.85
_______
ROCLAND, ME.
Luka Naum Stratobërdha $ 10
Mihal Kita Stratobërdha $ 15
Lazo Niço Korça $ 5
Stefan Papa Blushi $ 10
Andrea Mihal L uarasi $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 41
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 8.20

Rekordin e kollonisë e ka Z. Mihal Kita Stratobërdha me $ 15.
_______
DUNKIRK, N.Y.
Vëllazëria Hasan Vinçani $ 15
Vëllazëria Maliq Vinçani $ 15
Vëllazëria Kote Shalësi $ 5
Elmas Roshanji $ 5
S(h)uma e ndihmave $ 40
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 8
________
BANGOR, ME.
Spiro Kosta Gërmenji $ 5
K. T. Ekonomi $ 10
Thimi Kristo $ 5
Alks Vardhami $ 3
Guri Vasil $ 2
S(h)uma e ndihmave $ 25
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 5

Rekordin e ka Z. K.T. Ekonomi me $ 10.
_______
WATERVILLE, ME.
Musa Meleq Gjinokastra $ 10
Ali Zan Gjinokastra $ 10
Ferit Lani Gjinokastra $ 10
Zeir Lani Gjinokastra $ 10
Nurset Zeim Lib(o)hova $ 10
Mehmed S. Çabej Gjinokastra $ 10
Murat Feto Lib(o)hova $ 10
Çano Sinan Gjinokastra $ 10
Loto Kikino Gjinokastra $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 90
Numëri i ndihmëtarëve 9
Ndihma midisore $ 10
_______
MADISON, ILLYNOIS
Rakip Banush Kolonja $ 15
Bajram Zylfiqar $ 13
Mehmed Zenel Malëshova $ 20
Anastas Dhimitri $ 5
Sotir Lasko $ 12
S(h)uma e ndihmave $ 65
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 13

Rekordin e ka Z. Mehmed Zenel Malëshova me $ 20.
_______
MINOA, N.Y.
Pandi Sinica $ 10
Kole Kosta $ 10
_______
SYRACUSE, N.Y.
Thimi Vangjel $ 10
_______
HAVERHILL, MASS.
Spiro S. Blushi $ 10
Jani P. Duro $ 10
_______
GLENDIVE, MONTANA
Abdul Ahmet Pulaha $ 26.15
Duro Sinica $ 11.15
Alush Muharem $ 6
Zenel Nezir Pulaha $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 53.30
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 13.32

Rekordin e kollonisë e ka Z. Abdul Ahmet Pulaha me $ 26.15
_______
SANFORD – SPRINVALE, ME.
Isuf Adem $ 10
Thimi G. Luarasi $ 10
Tili Spiro $ 10
Ligor Adams $ 10
Ali Zaman $ 10
Pandi Thimi $ 10
Taip Fejzi $ 10
Koli Spiro $ 10
Demir Asim $ 10
Shaban Demir $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 91
Numëri i ndihmëtarëve 10
Ndihma midisore $ 9.10
_______
BATH, ME.
Spiro M. Naska Leusa $ 30
Rafail S. Stefanllari Lëngëza $ 30
Kristaq B. Stefanllari Lëngëza $ 15
Vëllazëria Xheli Rehova $ 25
S(h)uma $ 100
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 25
_______
MECHANICSVILLE, CONN.
Paneleon M. Postenani $ 7
Athanas Buçka Lashova $ 5
Qirjako Bojaxhi Lashova $ 2
Themistokli Duhani $ 1
Sotir Anesti Lashova $ 1
Lambi D. Çarshova $ 5
Lazar Botzi Çarshova $ 1
Vangjel Petridi Peshtani $ 1
S(h)um e ndihmave $ 23
Numëri i ndihmëtarëve 8
Ndihma midisore $ 2.87

Rekordin e kollonisë e ka Z. Paneleon M. Postenani me $ 7
_______
E përkohëshmja PËRPARIMI $ 20
Një atdhetare $ 2
Kisha Ortodhokse Shqiptare $ 200
e Shën Apostujve Pjetër
dhe Pali e Philadelphisë
_________
CONCORD, N. H.
Kostandin Dhimitri Trebicka $ 17
Adem Dane Maxhanji $ 15
Muhamet Qazim Potgorani $ 13
Maksut Ali Ribanji $ 10
Sefer Ymer Çoroguni $ 15
Vëll. Mato Trebicka $ 25
Vëll. Nikolla Trebicka $ 25
Brahim Hysen Potgorani $ 10
Lici Petro Trebicka $ 12.50
Hari Apostol Trebicka $ 10
Zonjusha Theodora L. Adams $ 6
Sulejman Hysen Xhananji $ 10
Qazim Isa Fratari $ 10
Çoban Malush Leskoveci $ 10
Hasan Hamet Tolari $ 3
Murat Isuf Tolari $ 2
Veli Shaban Ribanji $ 10
Xhafer Qazim Potgorani $ 5.25
Bakush Zenel Çoroguni $ 15
Nisi Sotir Trebicka $ 25
Koto Sotir Trebicka $ 20
Hasan Isuf Potgorani $ 10
Luka Stoj Trebicka $ 25
Nexhip A. Bënja $ 6
Muharem Hasan Maxhani $ 7
Argjir Tiko Trebicka $ 10
Haxhi Myslim K(ë)lcyra $ 10
Xhemal Adem Tolari $ 2
Alim Shem Badlonja $ 5
Husen Muharem Ribani $ 10
Agush Meçan Seniçani $ 5
Rustem Vakush Xhepova $ 5
Myslym Duli Xhepova $ 2
Kalem Adem Seniçani $ 5
Sadik Rakip Bedyqasa $ 5
Dine Kamber Çoroguni $ 5
Sherif Sejat Seniçani $ 1
Kamber Islam Seniçani $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 369.75
Numëri i ndihmëtarëve $ 39
Ndihma midisore $ 9. 48

Rekordin e ka Z. Luka Stoj Trebicka me $ 25
________
LYNN, MASS.
Mustafa Telja $ 67
Rako M. Perri $ 65.99
Sokrat S. Naum $ 61
Anastas D. Çako $ 51.09
Nevrus Karafil $ 35.30
Spiro Vangjel $ 31.83
Guri D. Opingari $ 21.50
Thimi Angel Odriçani $ 20.28
Ibrahim Nuke $ 20
Mitre M. Perri $ 20
Kristo Miska $ 14.05
Avni Meke $ 13.64
Petro Josif $ 12.35
Sotir Lika $ 11.90
Abedin Mestan $ 12
Andrea Kristo $ 5
Kosta At Kristo $ 10
Myrteza Resul $ 11.40
Raman Rushit $ 10.50
Qako Janaq $ 11
Shaban Alim $ 8
Merkush Memet $ 7.25
Memet Karafil $ 10.42
Perri V. Çako $ 5
Gore Lazar $ 10
Kamber Xhafer $ 5
Pandi S. Nikolla $ 7
Jani At Vasil $ 5
Thoma Pappalilo $ 5.15
Rexhep Adem $ 5
Mina P. Çako $ 5.25
Mina Adam $ 5
Pandi Lika $ 6.25
Estref Axhi $ 5
Adem Ramis $ 10
Simo Ligor $ 10
Ali Mustafa $ 10
Rapo Isa $ 11
Mihal Stambollxhi $ 10
Sotir Nikolla $ 15
Muharrem Mustafa $ 20
Petro Andon $ 16
Ilo Luka $ 5
Vasil Miska $ 2
Gore Josif $ 3
Kosta Tane $ 2
Mitre P. Roxhe $ 2
Stavro S. Nikolla $ 2
Luka Jano $ 2
Mantho Dhoska $ 1
Vasil Kosta $ 1
Një ndihmëtar $ 2
Një ermen $ 1
Nga anëtarët e Degës sonë në
Somersworth, N.H.
Zonja Vana K. Ogreni $ 10
Z. Kostaq M. Ogreni $ 10
Zonjusha Tefta K. Ogreni $ 5
Zonjusha Eleonora K. Ogreni $ 5
Gaqi P. Novosela $ 10
Loni S. Naum $ 10
Apostol L. Bënja $ 5
Hasan Myslim $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 785.15
Numëri i ndihmëtarëve 60
Ndihma midisore $ 13.08

Rekordin e kollonisë e ka Z. Mustafa Telja me $ 67
________
BIDDEFORD, ME.
Stathi Suli $ 25
Thanas Idrizi $ 25
Shemo Mydin Meshitska $ 25
Sokrat Shkodra $ 20
Mynyr Babani $ 20
Andon Adham $ 30
Nazif Alizoti Gjinokastra $ 20
Dr. Stathi Kondi 1unazë + $ 10
Stefan Lesho $ 15
Isuf Maman Gjinokastra $ 20
Halit Gusmari $ 10
Sali Abas Shiani $ 10
Kasem Agalli $ 10
Vebi Malile Gjinokastra $ 10
Lytfi Hassan Gjinokastra $ 15
Elmas Riza Gjinokastra $ 10
Qazim Beqir Gjinokastra $ 10
Omar Baboçi Gjinokastra $ 10
Qamil Kamber Çorroguni $ 5
Dervish Muhamet Gjinokastra $ 5
Hamit Baboçi Gjinokastra $ 10
Sami Gozhita Gjinokastra $ 7
Qenan Duro Panariti $ 10
Hasim Panariti $ 10
Ibrush Mehmet Panariti $ 5
Riza Teme Panariti $ 15
Etem Tafil Mishicka $ 10
Shahin A. Selenitsa $ 10
Riza Abas Mishitcka $ 10
Hodo Mestan Selenitsa $ 10
Themistokli Rutsi $ 10
Daman Çaush Selenitsa $ 10
Ryshit Çaush Selenitsa $ 10
Islam Hasan Gjinokastra $ 10
Nail Banush Përmeti $ 5
Vait Bakush Përmeti $ 5
Dalan Bijo Gjinokastra $ 3
Daver Bijo Gjinokastra $ 3
Ismail Mevlan Gjinokastra $ 10
Bektash Ymer Gjinokastra $ 10
Xhafer Asllan Panariti $ 5
Bajram Vait Sporea $ 12
Latif Mevlan Gjinokastra $ 10
Resmi Meni Gjinokastra $ 3
Haxhi Mani Gjinokastra $ 2
Hajdar Mevlan Gjinokastra $ 10
Daman Xhemal Përmeti $ 5
Thanas Elia $ 15
Hasan Iljas $ 5
Xhemal Hassim Gjinokastra $ 10
Çufe Baboçi Gjinokastra $ 5
Ferat Baboçi Gjinokastra $ 3
Tasim Muço Gjinokastra $ 2
Lutfi Shahin Shtylla $ 5
Nevzat Shehu Gjinokastra $ 7
Bajram Brahim Përmeti $ 5
Adem Nexhip Gjinokastra $ 5
Hamza Gani Përmeti $ 5
Isuf Asqeri Gjinokastra $ 5
Ismail H. Starovetska $ 10
Sadush Tahir Selenitsa $ 5
Bajram Hajdar Panariti $ 10
Mahmut Baboçi Gjinokastra $ 5
Idris Qerim Gjinokastra $ 10
Abas Jaup Panariti $ 5
Halit Meni Gjinokastra $ 5
Muharem Baboçi Gjinokastra $ 2
Njazi Çyçi Libohova $ 10
Metat Feim $ 5
Ahmet Shaqir Kuçi $ 10
Zenel Ali Piluri $ 10
Sefer Zylal Panariti $ 10
Xhemal Oran Panariti $ 5
Deme Muke Panariti $ 5
Xhelo Sherif Panariti $ 5
Brahim Zenel $ 4
Kaso Beqir $ 10
Muharem M. Kalivaçi $ 5
Nuredin Elmas Panariti $ 10
Kamber Rakip Panariti $ 5
Haki Shtino Gjinokastra $ 10
Sali Mulla Gjinokastra $ 5
Hajri Veli Gjinokastra $ 10
Xhelal Ajas $ 10
Qazim Hashorva Gjinokastra $ 5
Safet Xhemal Përmeti $ 1
Karafil Shaban Përmeti $ 10
Hajdar Maman Gjinokastra $ 2
Bastri Maman Gjinokastra $ 7
Emin Rushan Backa $ 10
Meleq Seit Backa $ 5
Jonus Seran Panariti $ 10
Kaçi Latif Panariti $ 10
Hassan Jaup Panatiti $ 10
Kadri Hoxha Gjinokastra $ 2
Refat Tair Panariti $ 10
Liço Rahman Panariti $ 12.50
Kosta Qirjako Mitchel 1 orë+ $ 12
Hajdar Hajrulla Leskoviqi $ 5
Hassan Seit Panariti $ 10
Sabri Frashëri $ 10
Haxhi Baboçi Gjinokastra $ 3
Lyfto Sharra Gjinokastra $ 3
Yzeir Musta Gjinokastra $ 2
Faslli Teme Panariti $ 10
Abedin Hassan $ 10
Ismail Shahin Braçani $ 5
Ismail Votsa Ginokastra $ 10
Riza Gallanxhi Gjinokastra $ 2
Banush Feta Përmeti $ 10
Dervish Gozhita Gjinokastra $ 1
Halil Hoxha Gjinokastra $ 10
Raship Hoxha Gjinokastra $ 15
Daver Hashova Gjinokastra $ 10
Rakip Idris Gjinokastra $ 5
Stathi Puleshi $ 10
Qenan Ibrahim Helmësi $ 10
Sokrat Nashi $ 10
Andon Rako $ 10
Selami Maman Gjinokastra $ 15
Abdulla Ahmet Përmeti $ 10
Rahmi Bajram Përmeti $ 5
Myrto Rushit Matohasanaj $ 5
Janaq Bulio $ 10
Bajram Seit $ 2
Shahin Çobo $ 1
Muharem Ali $ 1
Bektash Hamit $ 2
Bajazit Shahin $ 5
Kasem Tosun $ 5
Koçi Sadik $ 2
Nail Rustem $ 2
Myrteza Zenel $ 2
Shaban Tafil $ 2
Zyfer Dajlan $ 1
Abdul Alim $ 2
Refat Muke Potomi $ 5
Ramadan Xhelo Qesaraka $ 5
Ismail Daut $ 2
Sokrta Kostandin $ 2
Abdulla Maksut $ 6
Istref Beqir Eçmeniku $ 10
Zenel Hysen Piluri $ 5
Adil Shaban Piluri $ 10
Qerim Hysen Babani $ 5
Besim Ahmet $ 1
Faik Mustafa Dobrani $ 5
Asim Mustafa Dobrani $ 5
Hanedi Zeko Gjinokastra $ 4
Levzat Hoxha Gjinokastra $ 5
Emin Sali Suli $ 2
Fejzo Meçan Libohova $ 2
Alush Ismail Selenitsa $ 5
Ali Mestan $ 5
Çerçiz Osman Miçani $ 5
Foni Nikolla $ 10
George Kristo $ 5
Abdurahman Ajdin $ 5
Rakip Ali Panariti $ 5
Bajram Veliko $ 1
Tsane Laska Dhëmblani $ 3
Muhamet Nuredin Frashëri $ 5
Sheme Hamit Kaltani $ 5
Etem Banush Millasi $ 5
Vangjel Spiro $ 10
Riza Mehmet Përmeti $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 1275.50
Numëri i ndihmëtarëve 167
Ndihma midisore $ 7.06

Rekordin e kollonisë e ka Z. Andon Adham me $ 30(Vijon)

Filed Under: Vatra Tagged With: 3 qershor 1917, FUSHATA E VATRES

VATRA- Vështrim i shkurtër historik

March 31, 2015 by dgreca

Ne Prag te 103 vjetorit te themelimit te Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA 28 Prill 1912-28 Prill 2015/
Shkruan: Naum Prifti*/
Federata Panshqiptare Vatra mbushi 100 vjet këtë vit, çka na bën të ndihemi krenarë jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, por sidomos për veprimtarinë patriotike në shërbim të Atdheut, ndaj përulemi me nderim përpara atyre që e krijuan, gjithë veprimtarëve e aktivistëve dhe njëherësh u shprehim mirënjohje gjithë Vatranëve të sotëm që vazhdojnë t’ia kushtojnë energjitë e tyre kësaj embleme të çmuar të mëmëdheut tone e në mënyrë të veçantë kryetarit Dr. Gjon Buçaj.
Sot VATRA gëzon respektin dhe dashurinë e shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut dhe në mbarë botën ku ka shqiptarë, për shërbimet e mëdha që kreu ndaj kombit në çastet më kritike, ndaj lavdia e saj u rrit tok me vitet dhe s’ka të krahasuar me asnjë shoqatë tjetër. Dy ishin faktorët kryesorë për ngjizjen e saj, atdhedashuria e shqiptarëve dhe ndikimi i demokracisë Amerikane. Do paraqes shkurtimisht si u trupëzua kjo ide duke e ilustruar me kujtimet e patriotit Kristo Floqit, një nga personazhet kryesorë të themelimit të saj dhe i vetmi që ka shkruar kujtimet e tij rreth këtij evenimenti. Kujtimet e tij u botuan më 1937 në revistën LEKA me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë.
Sipas tij, shoqëria BESA-BESË e Bostonit pas mosmarrëveshjeve që pati me Faik Konicën, redaktorin e gazetës së tyre DIELLI, vendosi t’ia besonin drejtimin e saj Avokatit Kristo Floqit. Ai e nisi punën duke mbajtur një sërë takimesh me kolonitë shqiptare, ku nisi të propagandonte bashkimin e shoqërive me një program patriotik. Delegatët e shoqërive u mblodhën në Boston më 11 dhjetor 1911. Midis tyre ishte edhe Fan Noli, i cili sapo kishte ardhur, kurse Faik Konica nuk pranoi të vinte, por u mjaftua t’i dërgonte nismëtarit një letër, ku i shkruante “se nuk kishte dijeni për mbledhjen dhe asaj së djele qe i oukupuar me një punë tjetër.” Dhe letra vazhdonte: “Ato që thoni për bashkimin janë të pëlqyera dhe pa dyshim duhet të bëhet në gjetshim një formullë të drejtë që ta mbarojmë pa prishur punët që kemi trajtuar deri tani me shumë mundime. Kemi komitetin tonë këtu (Flamurin e Krujës) dhe nuk shohim ndonjë arsye që ta prishim. Është e udhës të prishen punëra pa rregull e pa program, por jo punëra të ndërtuara me kujdes. Besoj këto t’i peshoni dhe të më jepni të drejtë. Mbetem juaji me besë, Faik Komitza d.v.” Autori i kujtimeve shpreh qëndrimin e vet kritik ndaj Faik Konicës.
Sidoqoftë nga mbledhja doli propozimi të ngrihej një komision i përbërë nga Faik Konitza, Kristo Floqi, At Fan Noli dhe Paskal Aleksi. Komisioni nismëtar u dërgoi letra të gjitha shoqatave duke i pyetur si e dëshirojnë bashkimin, në formë të centralizuar apo si Federatë. Propozimi për Federatë ishte shpëtimtar mbasi shoqatat shqiptare pa përjashtim donin të ruanin pavarësinë e tyre dhe kryetarët përkatës parësinë e tyre, ndaj dhe u miratua prej të gjithëve. Në mbledhjen e radhës komisioni mori vendim të hartohej kanunorja dhe të gjendej një emër për federatën. Dikush propozoi emërtimin PLUGU, dikush KASTRIOTI, PËRLINDJA, PARMENDA, dhe së fundi Fan Noli shqiptoi VATRA, që u prit me rrudhje buzësh nga të pranishmit. Vetëm pasi Noli shpjegoi kuptimin metaforik të saj, propozimi i tij u miratua. Ishte data 28 Prill i vitit 1912, dita historike e krijimit të Vatrës. [1]
Veprimtaria e Vatrës shkëlqeu gjatë dhjetë viteve të parë të krijimit të saj. Pas dorëheqjes së detyruar të Ismail Qemalit nga posti i kryeministrit më 1913, atdheu mbeti pa qeveri. Një vit më vonë shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe vendi u pushtua nga forcat ndërluftuese. Funksionet e një qeverie shqiptare në mërgim i mori Vatra. Ajo kreu aktivitet diplomatik me përfaqësues të shteteve të Europës dhe në Amerikë, ku veçojmë takimin me Presidentin e ShBA Wilson dhe deklaratën e tij se do ta mbronte shtetin e ri shqiptar me votën e tij. Dhe e mbajti fjalën. Wilsoni e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi, ndërsa komunistët shqiptarë ia vishnin meritat Leninit, një profesori liceu që në atë kohë ishte emigrant në Zvicër të cilin nuk e njihte askush. Vatra nisi delegacione pas delegacionesh në Shqipëri, luftëtarë për çlirimin e Vlorës më 1920 dhe më pas një kontigjent mësuesish për shkollat shqipe. Mbresa të forta la banda muzikore e Vatrës, e drejtuar nga Thoma Nashi, e cila në çdo qytet që shkeli, ngjalli shpirtin e krenarisë kombëtare me marshet patriotike.
Pas kryengritjes së Qershorit 1924, kryeministër u zgjodh Fan Noli, një nga krerët e Vatrës. Në sferën diplomatike fitorja më e madhe e qeverisë së Nolit ishte hyrja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Kjo është e vetmja meritë që Fan Noli ia njeh vetes si kryeministër. Noli idealist donte një shtet demokratik sipas modelit amerikan në një vend të prapambetur gjysmëfeudal, ndaj dhe nuk pati sukses. Gjithsesi Shqipëria ishte i pari shtet që futi sistemin republikan midis monarkive të Ballkanit. Edhe pse pati jetë të shkurtër, qeveria e Nolit la gjurmë të thella në historinë shqiptare.
Fitorja e Zogut me ndihmën e bandave të huajtura nga kryeministri serb Pashiç, solli tronditje të thella te Federatën Vatra. Fan Noli dhe Faik Konica u ndanë në dy kampe kundërshtare. Dashuria për atdheun i bashkoi, politika i ndau. Fan Noli u shfronëzua nga Zogu, ndërsa Konica u emërua prej Zogut ambasador në Amerikë. Polemika midis tyre shpesh ka tone të ashpra, po ndërkohë ata vazhdonin ta ruanin respektin reciprok. Kur Noli u sëmur në mesin e viteve ’30 dhe mbeti ngushtë ekonomikisht, iu drejtua Konicës ta ndihmonte nëpërmjet qeverisë shqiptare. Zogu i dërgoi menjëherë 3000 franga ar, me të cilat ai pagoi mjekun dhe ilaçet. Pranimin e të hollave nga Zogu komunistët e cilësuan mëkat të pafalshëm, kapitullim, tradhëti, por Noli mbrohet duke pohuar me sinqeritet: “Po të kisha marrë ndihmë nga ndonjë i huaj, fjala vjen nga Petrua i Sërbisë ose Jorgua i Greqisë, kishit të drejtë të më thoshit që ’na tradhëtove’ – po unë mora ndihmë nga Zogu i Shqipërisë, ay dhe unë të dy shqiptarë, mbase sot politikisht nuk jemi të bashkuar, por të dy mendojmë dhe punojmë për Shqipërinë.” (Dielli, 28/2/1974).
Le të kujtojmë edhe testamentin e Konicës ku ai shkruan: “I nderuari zoti Noli, (po) ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më qartë në këtë dhé. Nuk do të më tretë dheu nëse ti dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë dhe harxhet e rrugës për trupin tim pa jetë dhe shumën për 2 metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuari Noli dhe të nderuar shqiptarë, do të kryeni këtë amanet.” Konica vdiq më 1942 në spitalin e Bostonit dhe trupi i tij u mbajt në morg për katër vjet. U varros më 1946, pas dy letrave që Noli i shkroi Enver Hoxhës ku e vinte në dijeni për amanetin e Faikut. Kur erdhi përgjigja nga zoti Hoxha, se në Shqipëri nuk ka as dy metra vend për Faik Konicën, Noli do të deklaronte : “ka qenë përgjigja që më ka djegur dorën tërë jetën, një përgjigje që i mbylli dyert tërë diasporës dhe na ndau nga dheu mëmë. Është përgjigja që më bëri të heq dorë nga një vendim që kisha marrë dhe për veten time, që kur të vdisja, 2 metra vend t’i kisha në Shqipëri.” Ja pse eshtrat e Nolit nuk kanë shkuar në atdhe.
Përçarja e madhe e Vatrës ndodhi në vitet 1930, ku ndikoi edhe periudha e depresionit në Amerikë. Dolën në sipërfaqe mosmarrëveshjet e vjetra. Vatra bie ngushtë nga ana financiare. “Dielli” del mesatarisht 2-3 herë në muaj. Mbyllet zyra e Vatrës, mbyllet shtypshkronja dhe konfiskohet arkivi i saj, se nuk u pagua morgiçi. Acarohen marrëdhëniet midis pronarit, konsullit shqiptar George Prifti dhe Refat Gurazezit, redaktorit të Diellit. George kërkon paratë që i ka huajtur Vatrës. Në këtë atmosferë thirret Kuvendi XXI i Vatrës. Shumica e delegatëve vijnë nga Middle West dhe kërkojnë transferimin e Vatrës në Detroit. Ata të Bostonit e kundërshtojnë me arsyetimin se atje mungojnë intelektualët. Pasi një vatran ortodoks e fyejti Gurazezin në sedrën fetare, Fazlli Panariti largohet nga Kuvendi me shumicën e delegatëve. Kuvendi u prish. Pak më vonë, më 13 tetor 1936 del numri i parë i gazetës “Dielli” në Detroit nën drejtimin e Refat Gurazezit. Tashmë ndarja u bë fakt. Dy gazeta, të dyja me emrin “Dielli”, një në Boston, një në Detroit vazhdojnë polemikat për disa vite me radhë. Tirana e shqetësuar dërgon më 1938 një delegacion për t’i pajtuar dy Vatrat, por bashkimi i dëshiruar nuk u arrit. Debatet vazhdojnë deri në prillin e vitit 1939, kur erdhi lajmi i pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Në këto rrethana, lufta brenda gjirit të Vatrës ishte e pakuptimtë prandaj delegatët e të dy palëvet u mblodhën më 8 maj 1939 në Detroit dhe hartuan deklaratën për bashkimin e tyre.
Ndërkohë vihet re ftohja midis qeverrisë së Tiranës dhe Konicës. Flitej se Zogu do ta transferonte në Londër, por kjo ide nuk i pëlqen aspak Konicës. Do të ishte gabim të mendohej se Konica ishte shërbëtor besnik i Zogut. E vërteta është se ai donte më shumë pavarësinë e mendimeve të tij sesa mbretin August. Ja disa konsiderata të shfaqura në letrën dërguar Abdurrahman Matit më 14 korrik 1938. “Mbreti ka shumë zotësira të larta, por si çdo njeri ka dhe disa mungesa. Një nga mungesat e tij është se ato që thotë sot, i harron nesër.” [2] Ja dhe pasazhi i vitit 1939, ku ai portretizon Zogun: “E përbuz mbretin për këto arsye, e kam parë qëkur ishte 18 vjeç, por që nga ajo kohë nuk e kam dëgjuar asnjëherë të thotë të vërtetën. Nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë. Nuk ka kurrfarë ndjenje përgjegjësie. Është i pangopur, egoist, zemërgur i pandershëm. Ai urren të gjithë ata që kanë diçka-qoftë kulturore, origjinë familjare, pasuri, ndonjë aftësi në çfarëdo fushe ose vetëm pse janë patriotë e të ndershëm.”[3] Vjen pyetja, po atëherë si është e mundur që Zogu e dërgoi Faik Konicën ambasador? Për të njëjtat arsye që emëroi edhe Vrionin ambasador në Francë, për t’i hequr qafe dhe për të mos i patur nëpër këmbë.
Periudhën më kritike të jetës së saj Vatra e pati menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur qeveria komuniste e ndërpreu në mënyrë kategorike emigrimin e shqiptarëve. Kësisoj osmoza jetike e diasporës shqiptare me atdheun u ndërpre. Shqiptaro-amerikanët që ktheheshin pranë familjeve të tyre në Shqipëri u konfiskohej pasaporta amerikane dhe ishin detyruar t’i ngrysnin ditët atje. Kjo ndërprerje solli dëmtime të dyanshme. Diaspora u rrëgjua, nga mungesa e gjakut të ri. Ndërkohë një faktor tjetër doli në skenë. Në Amerikë filluan të vinin shumë nga të arratisurit politikë që ndodheshin kryesisht në Itali, si dhe ata që me rrezik jete kalonin kufirin grek ose jugosllav. Këta e përtërinë mërgatën e paraluftës në Amerikë. Faktori tjetër po aq vendimtar ishte fluksi i emigrantëve nga trojet etnike: Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni. Shqiptarët ishin të detyruar t’i përvidheshin repsresionit serbo-sllav, të evitonin arrestimet, burgjet dhe internimet. Në fillim Vatra u tregua shumë e rezervuar t’i pranonte në gjirin e saj të mërguarit politikë të etiketuar “bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit”. Paradoksi ishte se shumë prej emigrantëve besonin se pengesa vinte mga Qerim Panariti, editor i Diellit, i akuzuar pa të drejtë si komunist. Kjo gjendje vazhdoi pothuaj deri në fund të viteve ’50. Së fundi Fan Noli e gjeti të arsyeshme t’i pranonte të arratisurit politikë në gjirin e Vatrës, duke pohuar se edhe ata ishin shqiptarë, ndaj nuk mund t’u mohohej kjo e drejtë. Radhët e rralluara të Vatrës u mbushën dhe ajo u forcua nga përbërja numerike dhe intelektuale. Ia vlen të shënojmë se emigrantët që vinin nga Jugosllavia nuk kishin njohuri për Vatrën dhe iu desh kohë të njiheshin me aktivitetin e saj dhe të anëtarësoheshin në të.
Në mesin e viteve ‘50 ish-mbreti Zog erdhi më Amerikë. Ai bleu një vilë madhështore në qytezën Mutton Town, në Long Island, Nju Jork. Zogu kërkoi të sillte me vete një shpurë prej 200 vetash, ndërsa qeveria amerikane i lejoi një enturazh prej 20 a 30 vetësh. Zogu kishte synimin politik të siguronte mbështetjen e qeverisë Amerikane për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri dhe mundësisht për tu kthyer sërish vetë në fron. Qëllimi tjetër ishte afrimi me diasporën shqiptare për të shtuar ithtarët dhe për të mbledhur ndihma financiare. Qeveria amerikane nuk kishte kurrfarë simpatie për nbretin dhe u tregua e ftohtë ndaj tij. Edhe diaspora i qëndroi larg. Kryetar nderi i Federatës Vatra ishte Noli dhe as ai vetë, as ndonjë nga kryesia e Vatrës nuk deshën ta takonin. Sipas rregullave të shtetit Bashkia e Nju Jorkut e tatoi me taksë të pronës në bazë të vlerës së shtëpisë. Kundërshtimi i Zogut se ai ishte mbret dhe nuk i takonte të paguante taksa, u hodh poshtë si i pabazuar. Një vit më pas taksa ishte më e rëndë dhe Zogu pasi e kuptoi se nuk kishte gjasa të siguronte përkrahje politike e ndihma materiale, mblodhi plaçkat dhe u largua sërish drejt Europës. Pasi iku familja mbretërore, naivët dhe aventurierët u sulën në pallatin e braktisur dhe nuk lanë gur e dërrasë pa lëvizur të gjenin florinjtë e fshehur nga mbreti i shqiptarëve. Kështu përfundoi aventura e Zogut në Amerikë.
Në fillim të viteve ’90 selia e Vatrës u shpërngul nga Bostoni në Nju Jork. Thashethemet se kjo u bë qëllim që t’i zihej vendi kryetarit të saj legjitim janë pavend. Praktikisht dega e Bostonit nuk funksiononte, për shkak se kryetari ishte i ngathët dhe inaktiv. Kështu ajo shteroi si një përrua kur i mehet ujët. Ndërkohë Nju Jorku ishte qyteti ku kishte më shumë shqiptarë ndaj dhe transferimi ishte me vend. Ia vlen të vërejmë se nuk pati kurrfarë reagimi nga ish kryetari i saj dhe nga vatranët e paktë të Bostonit. Në Nju Jork Vatra ishte pa shtëpi, pa zyrë, dhe në fillim e pati vështirë. Për shumë vite me radhë Vatra përdorte për adresë postare godinën e anëtarit të kryesisë së saj, Marjan Cubit, në Manhattan ku ai shërbente si superindendent. Më 1993, me përkujdesjen e Zydi Karagjozit u ble Shtëpia e Vatrës në Bronx, aty ku ndodhet sot. Më 1995 Vatra mori në dorëzim edhe arkivin që deri atë kohë ruhej në papafingon e biznesmenit të mirënjohur Anthony Athanas, të cilin e përkujtojmë me nderim të thellë për ndihmën e pakursyer që i dha Vatrës gjatë shumë e shumë viteve. Me ndihmën e tij u krijua dhe u ruajt fondi i paprekshëm prej 100.000 dollarësh për blerjen e shtëpisë së Vatrës dhe po ashtu fondi për bursat e studentëve po me këtë shumë, nga e cila mund të përdoren vetëm interesat vjetore për të ndihmuar shkollimin e 6-8 studentëve shqiptarë. Kryetari i Vatrës, zoti Agim Karagjozi iu përkushtua drejtimit të Vatrës, me punë të vyer dhe mirëdashje gjatë shumë viteve, prandaj i shfaqim mirënjohjen tonë.
Dy dhjetë vjeçarët e fundit të Vatrës njihen nga komuniteti shqiptar, prandaj nuk do të flas për to. Ndjejmë gëzim për rigjallërimin e Vatrës, me ngritjen e degëve në Washington D.C., në Detroit, në Florida dhe në upstate Nju Jork, me ndihmat materiale dërguar në Kosovë dhe në Shqipëri dhe aktivitetin patriotik e kulturor në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë. Gazeta “Dielli” me redaktor Dalip Grecën tani botohet rregullisht.

[1] Të dhënat janë vjelë nga artikulli “Kujtime Historike – Formimi i Federatës Panshqiptare “Vatra” prej Dr. Kristo Floqit. Revista LEKA, viti 1937.
[2] Janë vjelë të dhëna nga kumtesa e z. Idriz Lamaj mbajtur në Fordham Un. në 90 vjetorin e Vatrës, 12 tetor, 2002.
[3] Kristo Frashëri, -Nëntori Nr. 1, 1991.
*Shkrimtari Naum Prifti, ish sekretar i Vatres. Kumtese e mbajtur ne Detroit me rastin e 100 vjetorit te Vatres

Filed Under: Vatra Tagged With: 103 vjet, Naum Prifti, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3977
  • 3978
  • 3979
  • 3980
  • 3981
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT