• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për interesat tona kombëtare

March 17, 2015 by dgreca

Intervistë e posaçme me Kryetarin e Partisë së Legalitetit të Shqipërisë, Sulejman Gjana dhene gazetarit Beqir SINA – New York/
Gjana: “Kam pëlqyer gjithmonë fjalën e urtë popullore “Bashkimi bën fuqinë” dhe besoj se shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar kur vjen fjala për interesat tona kombëtare”
NEW YORK : Kryetari i Partisë së Legalitetit të Shqipërisë, Sulejman Gjana, zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara ku ai pati një serë takimesh të ndryshëme mjaft të rëndësishme. Kreu i legalistëve, në një intervistë me gazetarin tonë, në SHBA, Beqir Sina, foli për qëllimin e vizitës së tij, të cilën ai e karakterizojë si shumë të ngjeshur me takime të rëndësishme.
Ai zhvilloi një intervistë e posaçme për gazetën Bota Sot ku fletë edhe për situatën në të cilën gjenden sot partitë tradicionale, rishkruajen e historisë, së Shqipërisë, për hapjen e dosjeve , si e shikon PLL fenomenin ISIS në mesin shqiptar, ku disa elemente kanë depërtuar duke shkuar e janë duke luftuar atje, dhe në fund zoti Gjana jep edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët e Amerikës.
Ku ai mbasi uronë që çdo shqiptar që jeton në Amerikë, apo kudo tjetër në botë, si një ambasador i popullit të vet, bën me dije se çdo njeri prej tyre duhet të veprojë gjithmonë dhe gjithkund si i tillë. “Kështu, përtej faktit që do të jetë një qytetar i denjë i vendit ku jeton, thotë në fund të kësaj interviste kreu i legalistëve Gjana, do të ketë dhënë edhe një kontribut për vendin e tij. Andaj shton ai, kam pëlqyer gjithmonë fjalën e urtë popullore “Bashkimi bën fuqinë” dhe besoj se shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar kur vjen fjala për interesat tona kombëtare”.
– Cili është qëllimi i vizitë suaj në SHBA?
Vizita që kreva në SHBA kishte disa qëllimi. Qëllimi i parë ishte për të takuar anëtarët dhe simpatizantët e Legalitetit që nuk janë të pakët në SHBA. Dega e PLL në SHBA që aktualisht drejtohet nga z. Hakik Mena është një ndër degët tona më të spikatura, qoftë për nga cilësia e përbërjes së kryesisë dhe anëtarësisë aktuale, qoftë për nga aktivitetet e kësaj dege në komunitetin shqiptar në SHBA dhe kontaktet që mban me partnerët tanë amerikanë si dhe mbështetja e saj për partinë në Shqipëri. Për më tej, vizita ime kishte një axhendë të ngjeshur takimesh me zyrtarë amerikanë dhe miq të Shqipërisë. Po ashtu, kisha një ftesë për të qenë në panelin e konferencës mbi dialogun ndërfetar që u mbajt në Muzeun e Tolerancës në New York. Unë, gjithashtu isha i ftuar në disa aktivitete që komuniteti shqiptar në New York dhe Connecticut organizoi me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë të Kosovës. Kisha po ashtu disa takime me përfaqësues të lartë të disa komuniteteve fetare në SHBA. Pjesë e rëndësishme ishte edhe dëshira për të takuar personalitetet dhe shoqatat shqiptare në SHBA me të cilat PLL dhe legalistët kanë një histori të gjatë bashkëpunimi siç është Federata Pan-shqiptare Vatra.
– Për 50 vjet regjimi komunist jo vetëm që ju anatemoi, por hodhi shumë baltë, ndaj partive tradicionale shqiptare, përfshirë partinë tuaj PLL që ju e drejtoni prej më shumë se një vit. Në këtë periudhë 25 vjeçare paskomuniste, sa arritët ta gjeni elektoratin tuaj tradicional dhe njeriun që ishte me të vërtetë i dhënë dhe që kishte mbetur aty tek partia juaj?
Nuk ka qenë dhe nuk është një gjë e lehtë, dhe kjo për disa arsye. Së pari, sepse edhe pas ndryshimeve politike të fillim-viteve ’90 Legaliteti dhe legalistët vazhduan të vuajnë persekutimin komunist dhe neo-komunist. Mjafton të kujtojmë faktin se PLL u pranua zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë vetëm më 22 Shkurt 1992, pra 30 ditë para zgjedhjeve të 22 marsit 1992, ndonëse ne e kishim paraqitur kërkesën për regjistrim disa muaj më parë. Kuptohet se qëllimi ishte që të mos lejohet regjistrimi dhe pjesëmarrja e PLL në zgjedhjet e para pluraliste të 22 Marsit 1992 dhe të garantohej kështu fitorja e partive të tjera që ishin krijuar brenda natës dhe me pëlqimin e PPSH, komunistëve dhe vet Ramiz Alisë. Së dyti, në vitet në vazhdim, PLL nuk ka qenë pjesë e pushtetit dhe sigurisht kjo shkakton vështirësi në ruajtjen e elektoratit tradicional pasi gjatë 25 viteve të fundit partitë në pushtet kanë përdorur shpesh herë metoda dhe mekanizma të ndryshme për të intimiduar ose manipuluar votuesit. Nga ana tjetër, PLL është penguar vazhdimisht në përpjekjet e veta politike. Le të kujtojmë këtu faktin që nuk u lejuam të regjistrohemi në zgjedhjet e vitit 1996 si koalicion nën siglën “E Djathta e Bashkuar”. Pastaj ndryshimet e sistemit dhe të kodit elektoral pengojnë PLL dhe diskriminojnë qindra mijë zgjedhës shqiptarë që nuk përfaqësohen sot në Parlament për shkak të sistemit që kanë sajuar PD dhe PS. Megjithatë, kur na është dhënë mundësia dhe pavarësisht vështirësive ligjore, manipulimeve dhe presioneve, PLL ka arritur të jetë në parlament në vitin 1997 dhe në legjislaturën 2001-2005 kur ishin partia e tretë politike në Shqipëri. Pra kjo është një dëshmi se elektorati ynë tradicional i ka mbijetuar komunizmit dhe i ka trashëguar bindjet e veta tek brezi i ri.

– Mirëpo, Si e shpjegoni ju faktin që, partitë tradicionale, si ju nuk arrini dot të nxirrni dot qoftë edhe një deputet në një kohë që ju keni mbështetjen e një elektorati më të madh se sa nevojitet për të nxjerr qoftë edhe një deputet që ju cakton kodi zgjedhor.

Sistemi proporcional rajonal dhe kodi zgjedhor është konceptuar për të mënjanuar disa parti. Të kujtojmë se këtë sistem dhe kod e kanë miratuar bashkërisht PD dhe PS. Nëse kësaj i shtojmë faktin që në çdo zgjedhje vërejmë vjedhjen e votave tona (siç ishte rasti në zgjedhjet e fundit ku në qarkun e Lezhës u konstatua vjedhja gjatë rinumërimit të votave) ndërkohë që nuk kemi komisioner, kuptohet se për PLL bëhet më e vështirë me nxjerr deputetë sesa për PD, PS ose LSI.

– Kur mendoni se do të bëheni parti parlamentare, të jeni në parlament ose do të bëni një grup parlamentar?

Me ju thënë të drejtën, unë jam i lumtur që PLL nuk është pjesë e këtij parlamenti që turpëron vendin dhe popullin tonë. Kam bindjen se nëse respektohen rregullat e lojës demokratike nga partitë që quhen më të mëdha (dhe quhen kështu edhe për shkak se vjedhin ose manipulojnë votat) dhe respektohet vullneti i zgjedhësve, PLL do të jetë në Parlament pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke kaluar çdo parashikim votash.

– Sipas mendimit tuaj, a duhet shkruar ose rishkruar historia e Shqipërisë dhe në ç’pikëpamje ?

Patjetër! Historia e Shqipërisë duhet të rishkruhet! Historia “zyrtare” është shkruar dhe po rishkruhet nga ata që i kanë shërbyer diktaturës ose me frymën e tyre. Edhe pse opinioni i gjerë, për arsyet që dihen, akoma nuk është i informuar plotësisht, studiuesit serioz kanë kuptuar se gjatë diktaturës komuniste çdo fakt historik është manipuluar me qëllim për të legjitimuar pushtetin diktatorial. Kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë dhe duhet që çdo nismë të synojë vetëm zbardhjen e të vërtetës duke analizuar faktet historike dhe aktorët e tyre në kontekstin historik dhe nga pikëpamja e veprimeve të tyre në dobi apo në dëm të interesave të shtetit, popullit dhe kombit. Sigurisht që kjo do të jetë e hidhur për komunistët dhe trashëgimtarët e tyre. Prandaj kam ftuar dhe ftoj komisionin ad-hoc që punën e vet ta bëjë me ndërgjegje ose të tërhiqet.

– A i besoni ju dhe partitë me themel nacionalist dhe që jeni goditur për 50 vjet këtij komisioni që është caktuar nga kjo qeveri për rishkrimin e historisë ?

Aspak! Paçka se në këtë komision bën pjesë studiuesi dhe njohësi i mirë i historisë së vendit tonë, Bernd Fisher, Duke u nisur nga vet pohimi i këtij të fundit në një intervistë para fundit të vitit kaluar, ai ka një hapësirë maksimale prej 18 faqesh për të trajtuar periudhën e LDB. Prandaj, dyshoj se do të përdoren shkurtime, kufizime dhe karikatura që do të cenojnë objektivitetin dhe neutralitetin. Madje, mos të harrojmë se ky komision është ngarkuar për rishikimin e teksteve shkollore, çka lë të kuptohet se gjithçka do të jetë sipërfaqësore.
Nga ana tjetër është një dinakëri e paturpshme e qeverisë kur Fisherin e kanë rrethuar dhe udhëhequr në atë komision nga ata që kanë deformuar dhe manipuluar historinë e vendit tonë në shërbim të ideologjisë dhe diktaturës. Unë nuk besoj se Fisheri do të ketë forcën për t’i bindur ata në pasqyrimin e të vërtetës pasi ata kanë dhënë provën gjatë 25 viteve të fundit se janë të pandreqshëm. Dhe rreziku është që një studiues si Fisheri të manipulohet nga orientimi i tyre dhe i mandatorëve të tyre të cilët do të përdorin pastaj kartëvizitën e Fisherit për të legjitimuar gjithçka që do të shkruhet në këtë rishkrim të historisë. Në fakt, po bëjnë një histori të re të Shqipërisë por me ingredientë dhe kuzhinierë të njëjtë. Në këto kushte nuk mund të pritet të dale diçka tjetër dhe e ndryshme nga gënjeshtrat e djeshme.

– Sipas jush cila është e ardhmja e idealit monarkik të Shqipërisë? A ka ndërmend Oborri dhe PLL të ritentojë të “dërgojë” edhe një her politikën shqiptare, drejt një referendumi tjetër për zgjedhjen e formës së regjimit në Shqipëri, apo jeni të kënaqur me republikën parlamentare dhe ndonjë një post honorifik për Princin Leka? që i ishte dhënë deri dje

Mendimi im është se sistemi aktual në Shqipëri paraqet shume defekte. Ne e kemi trashëguar këtë sistem prej diktaturës komuniste dhe sot ka ardhur koha që kjo status quo të ndryshohet Lidhur me formën e regjimit, besoj se do të vijë koha kur populli do të kërkojë një referendum të ri. Të paktën ne jemi të angazhuar në këtë drejtim.

– Zoti Gjana: Herë me “ulje dhe herë me ngritje, simbas situatave”, në Shqipëri, ka një rishfaqje të simboleve dhe reminishencave të kaluara komuniste. Hapen dhe mbyllen polemika të përvitshme, në datat përkujtimore për Enver Hoxhën dhe regjimin komunist në Shqipëri. A mendoni se kemi të bëjmë me një ndarje reale, nga e kaluara apo me taktika politike? Sidomos, tani që në pushtet janë socialistët, pra e majta shqiptare.

Tashmë është e padiskutueshme se Enver Hoxha konsiderohet brenda dhe jashtë vendit si një diktator i pashembullt. Por, figura e tij akoma nuk është ndarë shpirtërisht nga jeta politike dhe sociale e shqiptarëve. Kjo për arsye se nuk janë marrë asnjëherë nismat ligjore për dekomunistizmin e vendit siç e bënë të gjitha vendet e ish-Europës lindore që në fund të viteve 80 dhe në vazhdim. Prandaj, nuk besoj se polemikat për figurën e Enver Hoxhës shënojnë një ndarje pasi, po të kishte qenë ky qëllimi, do të ishte arritur gjatë çerek shekullit të fundit. Përkundrazi, figura e Enver Hoxhës është mbajtur gjallë dhe është përdorur nga politika për interesa të ndryshme dhe mendoj se kjo nuk është e ndershme, sidomos kur bëhet fjalë për një kriminel lufte dhe një diktator si Enver Hoxha.

– Z. Gjana, cili është qëndrimi i Partisë Lëvizja e Legalitetit, për çështjen e hapjes së dosjeve?

Për PLL, çështja e hapjes së dosjeve ka qenë, është dhe mbetet përparësi, si pjesë përbërëse e procesit të dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Kuvendi i Shqipërisë të hartojë një paketë të plotë ligjore që këtë çështje do ta shteronte në mënyrë përfundimtare dhe ku hapja e dosjeve do të ishte vetëm hapi i parë në përmbushjen e një drejtësie për ata mijëra qytetarë që vuajtën nga masakrat, krimet, burgimet, internimet, ekzili, etj. gjatë gjithë periudhës së diktaturës komuniste por edhe gjatë LDB. Por kjo ka qenë dhe është e pamundur kur marrim në analizë konstruktin personal, intelektual, politik dhe ideologjik të shumicës së parlamentarëve të pas 90-ës.
Ne konsiderojmë se faqja e errët e diktaturës komuniste duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë dhe me drejtësi, për viktimat dhe kriminelët dhe se, përderisa nuk kemi bërë Nurenbergun tonë, duhet që krimet e komunizmit të dënohen në bllok apo në mënyrë individuale, kjo ngelet për tu debatuar. Por, sido që të jetë, për ata të cilët do të rezultojnë të implikuar në shërbim të pushtetit kriminal, duhet që të merren masa restriktive sidomos për ti kufizuar që të shtrijnë ndikim në sferën politike dhe publike. Pra lustracioni është edhe i domosdoshëm për të mundësuar zhvillimin e vendit tonë.
Po ashtu, ne mendojmë se ky proces është vonuar mjaft dhe se shtresat që kanë vuajtur më së shumti gjatë diktaturës komuniste janë po ata që janë mashtruar më së shumti gjatë gjithë periudhës post-komuniste. Për fat të keq, shoqëria civile nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj pushteteve post-diktatoriale në mënyrë që ti detyronin ata që të ndërmerrnin nisma ligjore serioze dhe shteruese.
Ne besojmë se hapja e dosjeve dhe dekomunistizimi nuk duhet të jenë një ekskluzivitet i asnjë force politike, por një detyrim për mbarë shoqërinë shqiptare. Ndërkohë që partitë politike duhet të kenë vullnetin politik për të realizuar një gjë të tillë. Por, nuk duhet që ky proces të jetë i njëanshëm ose të përdorët politikisht për të bërë presion ndaj dikujt ose tërhequr vëmendjet nga problemet e tjera të shoqërisë.

– Prej se kur jeni ne krye të PLL, sa keni arritur ju ta shfrytëzoni ndjenjën nacionaliste jashtë trojeve për të bashkuar dhe për tu lidhur me forcat progresive, që janë pro Shqipërisë etnike. Sa keni arritur ju t’i gjeni këto forca dhe t’i afroni afër vetes?

Më lejoni të bëj një sqarim të vogël lidhur me terminologjinë e përdorur pasi në fjalorin politik, forcat progresive konsiderohen ato të majta dhe nisur nga eksperienca e këtyre forcave gjatë diktaturës komuniste dhe të atyre që trashëgoi Partia e Punës, nuk ka forcë të tillë pro Shqipërisë etnike.
Për sa u përket të tjerëve, PLL ka bashkëpunuar gjithnjë dhe është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike shqiptare që kanë një platformë kombëtariste. Ne këtë platformë e kemi të qartë dhe angazhimin tonë e kemi të shkruar edhe në programin tonë. Nuk e kemi përdorur kurrnjëherë çështjen kombëtare për interesa politike dhe nuk pranojmë demagogjinë që përdorin disa parti apo individë në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Por ekzistojnë hapësira për një bashkërendim të përpjekjeve tona dhe jemi duke punuar në këtë drejtim me disa intelektualë dhe subjekte aktiv në trojet shqiptare.

– Të kthehemi edhe tek një fenomen shumë negativë – të kohëve të fundit me atë të terrorizimit ISIS – si e shikon partia juaj këtë fenomen në mesin shqiptar, ku disa elemente kanë depërtuar duke shkuar e janë duke luftuar atje ?

Ne e konsiderojmë këtë fenomen shumë të rrezikshëm jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët por edhe për paqen globale. Përtej deklaratave boshe, qeveria duhet të marrë masa urgjentisht që të stopojë këtë dukuri. Dhe duhet filluar që me programe edukimi në shkolla dhe në televizorin shtetëror për vlerën e bashkëjetesës fetare të popullit shqiptar, të respektit e tolerancës. Duhet që të krijohet lënda e mësim-besimit në shkollat publike ku secili do të mund të zgjedh mësimin e fesë së vet por edhe ku do të njihet me fetë e tjera monoteiste.

– Z. Gjana, në qershor kemi zgjedhjet vendore – PLL është aleate tradicionale e PD -së sidomos e liderit historik të saj Dr Berishës. A do ta vijoni këtë bashkëpunim edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale edhe me këtë lider?

Unë besoj se komplementariteti dhe diversiteti sjellin më shumë sukses. PLL ka ideologjinë e vet, një program të ndryshëm nga subjektet e tjera por edhe një eksperiencë dhe kontribut për shtetin dhe kombin që nuk e kanë të tjerët. Veprimtaria jonë para, gjatë dhe pas diktaturës ka qenë e qartë dhe pa ekuivokë në raport me komunizmin, pushtuesit e huaj, krimin, korrupsionin, kontrabandën dhe gjithë ato fenomene negative që e kanë paralizuar zhvillimin e vendit sidomos kohët e fundit. Ne besojmë se identiteti ynë duhet konsideruar si një vlerë e shtuar nga partnerët tanë të sotshëm dhe të ardhshëm. Përveç kësaj, qëndrimi i PLL në zgjedhjet e ardhshme do të varet sigurisht nga kodi dhe ndarja e re territoriale por edhe nga vendimi që do të marrin strukturat e partisë, vullnetin e të cilave do ta respektoj pa kompromis.

– Thuhet se PLL, me ardhjen tuaj në krye ka hyrë në një proces riorganizimi. Cilat janë objektivat kryesore? Dhe ku e shihni Partinë Lëvizja e Legalitetit në të ardhmen e saj?
Ne synojmë që të ngremë struktura efiçiente në të gjithë vendin dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme elektorale. Kemi zhvilluar konferenca zgjedhore të suksesshme në shumë degë dhe ky proces është në vazhdim. Besojmë se projekti ynë ofron një mundësi për qytetarët që janë zhgënjyer gjatë viteve të fundit, që janë ndier të përfaqësuar politikisht dhe që kanë aspirata të parealizuara nga partitë e tjera. Ndaj ne u ofrojmë hapësirë veprimi sidomos intelektualëve me kapacitete dhe përvojë që dinë ta përcjellin thjesht dhe qartë alternativen tonë tek elektorati.
– Çfarë mesazhi do të kishit dhënë nëpërmjet gazetës tonë për bashkatdhetarët tanë në ShBA dhe në diasporë?
Urojmë që çdo shqiptar që jeton në Amerikë apo kudo tjetër në botë, ta dijë se është një ambasador i popullit të vet dhe të veprojë gjithmonë dhe gjithkund si i tillë. Kështu që përtej faktit që do të jetë një qytetar i denjë i vendit ku jeton, do të ketë dhënë edhe një kontribut për vendin e tij. Kam pëlqyer gjithmonë fjalën e urtë popullore “Bashkimi bën fuqinë” dhe besoj se shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar kur vjen fjala për interesat tona kombëtare.

Intervistoje Beqir SINA – New York, Mars 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: Bashkimi ben fuqine, Beqir Sina, Sulejman Gjana

NËPËR TEORITË SERBE TË KRIMIT

March 17, 2015 by dgreca

NGA AGIM SHEHU*/
Beogradi në vitet ’90 hapi njera pas tjetrës 4 luftra Ballkanike që nga shtrirja dhe dëndësia e krimit kishin përmasat në nisje të një Lufte Botërore. Nuk u kthye e tillë ngaqë forcat e arësyeshme të botës qenë më të shumta se ato me etje lufte.
Edhe përballë kësaj kasapane kaq të përgjakshme Beogradi nuk ka kërkuar ende asnje falje, në të kundërt e barazon veten me viktimat. Kjo do të thotë se Serbia shtetërore jo vetëm nuk është çliruar nga psikologjia e krimit të së kaluarës, por atë psikologji e ruan ende për të ardhmen, që të goditë me të gjitha mënyrat Kosovën e Pavarur. Shenjat nuk mungojnë edhe pse kemi dëshirë që të pushojnë, tanimë si gjë e kotë për të keqen e tyre. Në pritje për të ndërprerë shpifjet e teorizimet luftënxitëse, detyrohemi si shqiptarë që përballë zhurmës së tyre të themi sadopak gjykimin tonë.
Krimet sllave mbi shqiptarët qenë aq të egra e të pandërprera me shekuj ngaqë u mbështetën prej një prapavije zhurmëmadhe teorike, ashtu si predhat fuqinë e marrin nga baroti shtytës brënda tyre. Laboratorë përpunimi të saj janë si qelitë e manastireve dhe zyrat e akademive. Sllavëve në trojet shqiptare u mungojnë rrënjët e lashtësisë. Në dorë si dëshmi kanë vetëm degë të vona historie dhe këto degë, kur vihen t’i tundin u pikojnë gjak shqiptarësh. Për më tepër, Mid’hat Frashëri u thotë se «historia nuk fillon nga mesi por nga rrënjët». Ahere detyrohen që këtë boshësi historie ta mbushin me teori histerie. Megjithatë kjo s’i shqetëson pasi e kanë të tyre filozofinë e Hitlerit: «Kombet bien më lehtë viktimë nga një mashtrim i madh se nga një mashtrim i vogël».
Ky mashtrim ka rrënjë të thella në historinë e tyre. Nga psikologji shpirti u është kthyer në filozofi shoveni aq sa gënjeshtrën e besojnë edhe vetë si të qe e vërtetë. «Koha ‘sllave’ është vetëm një ndodhi në historinë e Shqipërisë» shkruan dijetari i madh Hahn. Meqë kjo ‘rastësi’, të paktën te njerëzit në tokë nuk besohet gjerësisht, ahere thërresin në ndihmën Qiellin: «Dëgjoni ju të Tokës e binduni, Serbia është e bekuar nga Perëndia!..Kosova është Jerusalemi i Serbisë…Kishat sllave në Kosovë e dëshmojnë këtë»…Më tej, teoria e tyre kalon në praktikë. Kosova fitoi Pavarësinë kurse ata krijuan bandat «Garda e Shën Llazarit» etj. për të rifituar Kosovën. Shën Llazari me kryq në dorë udhëheq bandat me thikë në duar. Mbi shënjestrat e pushkëve vënë ikonat. Mirëpo a janë vërtet, me rrënjë e themel sllave kishat në Kosovë? Lëmë të flasin vetë dijetarët serbë me dinjitet shkence e humanizëm fqinji. Më 1885 konsulli serb në Kosovë Simonoviç njoftonte Beogradin: «Manastiret serbe në Kosovë nga Graçanica te ai i Deçanit në Pejë kanë shpëtuar falë kapedanëve shqiptarë që i kanë ruajtur me përkushtim të madh gjatë qindra vjetëve». Studjuesi sllav Petkoviç shton: «Manastiri i Deçanit është ndërtuar së pari nga frati katolik Vita prej Kotorit ilirik mes viteve 1327-‘35» Pra, të paktën themelet janë shqiptaro-ilire. Logjikshëm, për kishat e manastiret në Kosovë duhet të kujdesen dy palët : njëri, shqiptari t’u ruajë themelet kurse tjetri, sllavi – t’u ruaj tjegullat e çatisë. Dante te ‘Komedia Hyjnore’ njoftonte me kohë (thua posaçërisht për sllavët sot): «Krishti s’u tha besnikëve të parë – ‘shkoni e prrallni ëndëra në diell’/ por dha mësim të drejtë e themeltar…» Në këtë përballje të mashtrimit me të vërtetën a duhen dëgjuar dijetarët seriozë apo priftërinjtë sklerozë?! Mirëpo Beogradi ecën në psikologjinë e murgjëve të tij që ende bien erë myk e blozë mesjete. Le të rikujtojmë :
Vepra «Kurora e Maleve» e sllavit Njegoshi frymëzohet nga një masakër mbi myslimanët të cilën populli e njeh si «vigjilja e Krishtlindjeve» ose «çdukja e turqve». Studjuesi Zhak le Goff te vepra «Qytetërimi i Perëndimit» tregon porosinë që nëna sllave i thotë të birit: «Nëse dëshiron të arrish një fitore shkatërro gjithëçka kanë ndërtuar të tjerët dhe tërë popullit që ke mundur merria shpirtin»! Këndej ardhka thënia-proverb e tyre: «shqiptari është i mirë kur është i vdekur».
Me një grykësi të tillë njerëzimi ka të bëjë me ujqër në pamje njeriu, aq më tepër kur dhe bandat i emërtojnë «ujqër»…Nuk është e rastit, pra që ujkun e kanë simbol të herët, ku dhe mitologjinë e kthejnë në teori krimi. Filozofi Reinard Lauer në studimin «Krijesat mitologjike dhe zjarrvënësit» shkruan mes të tjerash: «Sidomos te serbët edhe më parë janë vërejtur prirje që traditat e vjetra mitologjike të ringjallen. Tanimë ata kanë zëvendësuar nderin dhe tërë virtytet e tjera që këndon poezia me spjegim të ri të kushteve të reja». E më poshtë: «Te serbët miti i urryer i ujkut i ka të thella rrënjët. Gjatë krishterimit ai u shkri me kultin e Shën Savës, bir i Stefan Njemajës, peshkop i parë serb dhe themelues i kishës kombëtare serbe. Te sllavët shfaqet dëshira për t’u kthyer në ujk e kjo ka rrënjë të thella. Gjatë kristianizmit kjo etje u shkri me kultin për Shën Savën, e kjo çoi në shkrirjen e bishës me shënjtorin në një gjë të vetme».
Fryma e miteve-ujqër ka frymëzuar një tregim përmbledhur nga Stanisllav Krstiç (1984), siç spjegon R. Lauer: një hajduk «takon në bjeshkë një çift të sapomartuar; i lidh për drunj ku i lë sa të vdesin. Po ashtu u grabit prindërve fëminë dhe e detyron babain ta pjekë në zjarr, ndërkohë motra duhet të këndojë kurse nëna duhet ta hajë fëmijën e vet»! (Përmëndim për kureshtje bindëse publicistin austro-izraelit Leo Frojndrih. Në veprën «Libri i Akuzave» jep dëshmitë rënqethëse të para me sy më 1913 ku barbarizmi mbi shqiptarët është aq i ngjashëm me legjendën e tyre. Citojmë sadopak dëshminë treguar autorit prej banditëve sllavë si mburrje: «…Për fëmijët përdornim bajonetat që të kursenim plumbat. Katër burra i futëm gjallë në gropë e i pushkatuam nga lart…Kur nëna aty pa të birin që nuk lëvizte më, i ra në këmbë ushtarit serb me lutje që ta vriste dhe atë. Ai e lidhi në një pemë sa u tret ; pastaj u ul e ballë të vdekurës hante bukën që i kish rrëmbyer…» Shkrimtari Gjojko Gjogo në një tregim rënqethës për ujkun thotë të pabesueshmen: «Ulërima e ujqërve të malit do jetë gjuha e përbashkët e botës». Shpirtëzimi i ujkut me sllavin lexohet dhe te autorja franceze Ana Yelen kur përshkruan (si në hartime nxënësish filestarë) serbët në Betejën e Kosovës: «…hipur mbi kuaj drite të luftës…pastaj i zuri gjumi në gjakun e tyre pasi luftuan si ujqër » (amatorja «Yeleni» mund të lexohet dhe «Legeni»).
(Na del përpara Ulqini ynë mijravjeçar, i spjeguar së shumti me fjalën «Ujk». Spjegimi i saktë është në të drejtën e historianëve linguistë. Ujkun shqiptarët e kanë vetëm ligësi e mallkim. «Ujkuuu!»…(të hëngërt) i thuhet njeriut të keq; apo «ik, mor hej-ujku» (ngrënie ujku)! Duhen përmëndur dhe dëshmi të tjera që Ulqinin shqiptar e largojnë nga ujku sllav. Studjuesi anglez Hobhauz te Kujtimet (14) shkruan për Ulqinin: «Qenë 6000 trima deti që trashëgojnë zakonin e ilirëve të lashtë, po nga ai liman që në lashtësi thirrej Oleinium…Janë thjeshtë shqiptarë, me aftësi të drejtojnë anije e t’u bien deteve anembanë pa pyetur asgjë përpara». Dr. Sabine Fabijanec shton: «Giovani B. Giustiniano më 1553 spjegon se emri latin i Ulqinit ishte Olchynum», por kjo është temë tjetër).
Në psikologjinë sllavo-greke ujqërit zënë njerëzit. Te shqiptarët njerëzit zënë ujqërit. Do ketë një histori më vete që sunduesi i Gjinokastrës i sh. 14, Zënëbisha ka një mbiemër të tillë, – Zënës bishash (grekët e shqiptojnë «Zene-vizas»)! Qe koha kur mbyllej sundimi i Stefan Dushanit në Shqipëri. Sunduesi i Artës, Gjin Bua Shpata mbante emërtimin e «Buallit» pranë Shpatës. Kaonia (Labëria e sotme) emërtohej me emrin e kaut si shenjtor. Plutarku tregon se para betejës së fundit falltori i tha Pirros së Epirit se ai do vdiste po të shihej në fall që ujku lufton me buallin (kaun). U therën si flijim qetë, e kokat e prera të qeve nxirrnin gjuhën e lëpinin gjakun e tyre. Në luftë Pirrua u vra. Malsorët tanë përshëndetin: «A je burrë!» (Pirro), dhe jo «a je Ujk») !
Kjo botë e ndritur shqiptarësh ka pasur pranë kaq gjatë përrallat e murgjëve sllavo-grekë të bashkuara me fantazitë e shkrimtarëve dhe manifestet e akademikëve të fantaksur. Të tria bashkë kalojnë në teoritë e shtetit. Pas dokumentesh të tilla që janë shpallur botërisht krimi sllav jo vetëm nuk fshihet dot, por citimet dëshmojnë se krimi i tyre nuk është rastësi. Platforma e krimit u zyrtarizua si teori shteti që më 1844 me „Naçertanien“ (Projekti) e Garashaninit, në bashkësi me Megaliidhenë (Ideja e Madhe) greke të Jani Koletit. Serbia e Madhe dhe Greqia e Madhe puqeshin në Shkumbin. Më 1877 në fushatën e hapur kundër trojeve shqiptare princi Milan dha udhëzimin: „Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni me forcë aq më të mëdha janë meritat tuaja para atdheut“. Princi serb Mihajllo Obrenoviç më 2 mars 1878 firmosi „Ligjin mbi kolonizimin e të huajve“. Më 3 janar 1880 nën drejtimin e princit Milan Obrenoviç shtohej ligji „Për kolonizimin e viseve të reja“. Më 20 shkurt 1914 Pjetri I Karagjergjoviç nxjerr Urdhëresën e re „Për kolonizimin e viseve të bashkuara Serbisë“. Serbi Jovan Vasiljeviç në „Albanska Liga“ më 1909 teorizon shpërnguljen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit: „Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit tërë trojet e shqiptarëve t’i kthehen Serbisë e lufta e saj në të ardhmen të kthehet nga Kosova…atje të shtrohet paqja dhe autoriteti serb…Shpërngulja t’u bëhet me forcat ushtarake“. Pas kësaj teorije kthyer në grabitje fqinji serbët marshonin të dehur me thikë në gojë duke kënduar me histeri këngën: „Përpara, përpara, më pret Prizreni/; është imi, te vatra ime do vemi“!
Më 1937 te programi i tij „Shpërngulja e Shqiptarëve” emërziu Çubriloviq shpall: „Që nga 1918 ka qënë detyrë e shtetit tonë ta fshijë Trekëndëshin shqiptar. Shteti ynë s’e ka arritur këtë. E vetmja rrugë dhe i vetmi mjet për ta kryer ka qënë dhe mbetet forca e dhunëshme e shtetit të organizuar“ (autori akademik vazhdoi si ministër i plotfuqishëm në qeverinë e Titos). Që më shtator 1944 (duke pasur dhe brigadat partizane shqiptare në krah) ai përforcoi „Zgjidhjen e çështjes së minoriteteve në Jugosllavi“ e dha profecinë e vet zyrtare: „Jugosllavia mund të arrijë paqe e të sigurojë zhvillim nëse bëhet etnikisht e pastër. Ushtria duhet të spastrojë me rrënjë e pa mëshirë minoritetet në zonat që duam të kolonizojmë me racën tonë kombëtare“ (Komisari i Divizionit III partizan nga Shqipëria, Ramiz Alia e kreu mirë detyrën që i dha Beogradi, veçanërisht me 8 mijë djemtë kosovarë vrarë pabesisht në Masakrën e Tivarit).
Çubriloviq shton në pikën 4: „Kjo punë do kryer shpejt që Europa të vihet para faktit të kryer“ (këtë bëri Milosheviç). Pika 7: „Shqiptarët e krahinave kompakte buzë kufirit me Shqipërinë paraqesin rrezik të veçantë.“. 8: „Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë qendra strategjike të Ballkanit ndaj shqiptarët duhen dëbuar pa mëshirë nga ato troje si dhe nga Pollogu, në mënyrë që Serbia e Vjetër dhe Maqedonia të pastrohen nga shqiptarët duke e ndryshuar etnikisht me rrënjë këtë hapsirë“ e më tej udhëzon: „Por është e pamundur që shqiptarët të zmbrapsen vetëm me anë të kolonizimit shkallë-shkallë…Luftërat janë çasti më i përshtatshëm për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve. Ajo që në kohë paqeje kërkon dhjetëvjeçarë a shekuj, me luftë kryhet brënda muajsh a vitesh…Këtë duhet ta zgjidhim tani që është lufta! Ndryshe mund të mos na krijohet më një rast i tillë“ (nëntor 1944). Në zinxhirin kishë-shkencë-shtet u duhej hapur udha dhe banditëve „ujqër“. Më 21 nëntor 1944 Kryesia e AVNOJ-it fali gjithë çetnikët me të cilët pajtoheshin në çdukjen e shqiptarëve, e ata vunë yllin e kuq mbi shenjën e mbretit!
Në janar 1945 Akademiku-ministër shpall teorinë më tej „çdukja e shqiptarëve, gjermanëve e hungarezëve“ ku theksonte: „Dëbimi i shqiptarëve duhet bërë me taktikën e mënçurinë më të madhe sesa dëbimi i gjermanëve e hungarezëve“! Në këto qëllime murgjit kishin manastiret; shkrimtarët – sallonet; akademikët – klubet. I tillë qe klubi serb i Kulturës në Beograd, 1937-39. Aty shkëmbeheshin teoritë si të çdukeshin më shpejt e më rrënjësisht shqiptarët. Citojmë diçka nga diskutimet e tyre thënë botërisht. Dr. B. Panjevac, sekretar i Përgjithshëm i Statistikës Shtetërore, mes të tjerash tha: „Rreziku më i madh yni është një hapsirë (shqiptare) në Kosovë… Kjo pakicë gjuhësore mund të bëhet shumë vepruese, e rrezikëshme nëse nuk marrim me kohë aksion largpamës“. Gjenerali Çemerikiq: „Shpërngulja dhe kolonizimi mund dhe duhen zbatuar vetëm me forcën ushtarake“, plotësim i mendimit të një gjenerali europian përserb, Herri (apo Horri!): – „Ka vetëm një zgjidhje të problemit shqiptar – Shqipëri pa shqiptarë!“.
Orestie Krstiq: „Mjedisi njëngjyrësh shqiptar mund të thyhet me trysni ekonomike kolonizimi, dhe e përkrah mendimin për shpërnguljen e tyre në vise të tjera të vëndit e në botën e jashtme duke ua marrë tokat me dhunë. Të çelet Instituti për shpërbërjen e mjediseve të ngjeshura shqiptare dhe krijimi i fondeve agrare për t’u blerë tokat të cilat, nga ngushtimi ekonomik do detyrohen t’i shesin…Ai që do zgjidhte me sukses këtë çështje do bënte veprën e pavdekëshme për popullin tonë sllav“. Studjuesi tjetër i tyre, Gjeorge Krstiç: „Reforma agrare e kolonizimi kanë ndihur mjaft që të ndërrohet struktura e popullsisë në humbje të shqiptarëve“. Më tej një Gjoka Perina: „Ky kolonizim mund të arrihet vetëm me 470 mijë kolonë serbë duke dëbuar 300 mijë shqiptarë. Si gjë e huaj për ne, këta paraqesin sot rrezik nacional e politik; janë shumë në numur, të fortë e të ngjeshur…Kjo popullsi mbështetet në Shqipërinë (e mbretit Zog) e cila ka ndikim politik dhe zgjon dëshirat tek ata“.
Pashiç luftonte t’i mbushte mëndjen botës, e në gazetën franceze „Le Temps“ shkruante: „Shqiptarët nuk kanë as letërsi e as Abece për gjuhën e vet, pra nuk mund të formojnë një mbretëri njerëzore. Për këtë, Shqipëria të ndahet mes Greqisë e Serbisë“! Studjuesi Protiçiç plotëson: „Ata kurrë nuk janë ngritur gjer në shkallën e një tërësie kombëtare…Në Shqipëri nuk ka asnjë lloj gjurme qytetërimi kombëtar“ (sot Nikoliç i përforcon: „shqiptarët duan shekuj që të mund të bëjnë shtet…“). Përsëritje e teorive më herët të tyre. Vl. Gjeorgjeviç thoshte: „Shqiptarët nuk shfaqin asnjë aftësi për t’u bërë një njësi e përbashkët shteti“. Për kundërvënie bindëse citojmë vetëm dijetarin e njohur austriak Karl Treimer: „Të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qënë bartësit e një Shteti të madh të fuqishëm dhe krijuesit e kulturës europiane të Epokës së Hekurit, pra të një kulture me cilësi të lartë“. Dijetari human kroat Milan Shuflaj pohonte: „Shqipëria ish që herët, në qytete e fusha, një shtet e një vënd me të vërtetë i qytetëruar“ (edhe për këtë, serbët shovenë e vranë pas krahësh). Edvin Zhak, historian amerikan shton: „Ky popull i lashtë pelazg shënon një datë më të herët se zhvillimi i qytetërimeve të Greqisë e Romës“ (për sllavët në Ballkan asqë bëhet fjalë, pasi ata gjuanin me kallamë ngjala në moçalet e Uralit“).
Teoricienët sllavo-grekë synonin që shqiptarëve t’u thaheshin degët e vitalitetit gjenetik e historik duke u prerë rrënjët e lashtësisë e duke i poshtëruar si jonjerëz, të huaj për Europën. Për këtë thonin se ‚shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi…‘!! „Një popull ardhur nga Azia në sh. 7-8 pas Kr.“ thoshte që më 1855 Neokli i Athinës. Vladan Gjeorgjeviç plotsoi: „Shqiptarët janë njerëz primitivë që flinin mbi pemë duke u mbajtur me anë të bishtit…“ Mid’hat Frashëri ia ktheu me ironi therëse: „Ndoshta plaku i nderuar, duke shkruar pasazhin e cituar ka patur një reminishencë të origjinës së vet prej majmuni a prej ndonjë lemurjeni që rronte në pyje“. Fishta iu përgjigj: „Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë“. De Rada gjykonte: „Rrënjët e kombit shqiptar janë të lashta, që nga Aleksandri i Madh e Pirrua i Epirit“. Konica më tej: „Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julien, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetërim të tij kur gjysh-stërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella“.
Nëse këto merren si vetëmburrje shqiptarësh, citojmë më tej të huaj. Dijetari gjerman Stefen Schvarc shkruan duke prerë ushqimin e krimit me teori kriminelësh: „Nuk do lejohet që shqiptarët të mbeten nën Serbi! Ata e kanë paguar me gjak lirinë që kërkojnë..Tre mijë vjet më parë kur ne vareshim nëpër pemë, të parët e tyre, ilirët kishin kulturën e vet“. Shtojmë më tej. Kryepeshkopi Gulielm Adam më 1332 njoftonte Vatikanin ato që pa me sy: „Mbretëria e Rashës (Serbia) e tëra është me shtëpi fshati e kasolle, pa kanale mbrojtëse e pa mure të brendëshme. Ndërtesat e godinat, si të Mbretit dhe të fisnikëve, janë prej kashte e dërrasave. Nuk sheh gjëkund pallate e shtëpi guri…Këto i sheh vetëm në qytetet bregdetare latine (ilire)“. Nga inati moçalor për mungesa të tilla, sllavëve argatë u dhimbnin sytë kur shihnin vepra arti e që nuk rrinin dot brënda bukurive fisnike të tyre. Për këtë, diplomati anglez V. Temperli te „Historia e Serbisë“ shënon: „Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak, krijesa gjenie të Perandorëve të mëdhenj ilirë, Diokleciani e Justiniani“. Në të kundërt, për racën shqiptare Hahn thotë: „Në sjelljen dhe të menduarit e shqiptarëve spikat një tipar aristokratik“. Studjuesi James Baker, më 1877 te „Turqia në Europë“: „Një racë e shkëlqyer njeriu nga ana fizike, shqiptari mund të quhet një nga racat më të pastra e më të lashta në Europë“. Tepër e bukur, siç e citon dhe Konica, përshkrimi që gazetari anglez i bënte shkencëtarit gjerman Virhov tek studjonte skeletet e shqiptarëve më 1877. Ai i shihte me gëzim fëmie prej adhurimit e thoshte: „Vështrojini, a nuk janë të bukura, a nuk janë të madhërishme?!..Kjo është raca sipërore, e madje shumë më sipërore se gjithë racat e tjera…“ Gazetari shton: Sa herë fliste për racën shqiptare shprehej me gëzim të tejzakontë duke i prekur përsëri ëmbël e me dashuri kafkat e shqiptarëve, me gishtat e tij prej filozofi e fisniku“.
Teoritë sllave të krimit vazhdojnë në udhën tërë gjak të të parëve. V. Gjeorgjeviç te „Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha“ (publikuar jo rastësisht para Konferencës së Londrës) shpalli: „Shqiptarët nuk janë një komb por një përzierje fisesh pa gen të përbashkët, pa gjuhë të njësuar, pa histori, pa atdhe. Ata s’mund të quhen komb se kombi është një rjedhim politik ndërsa shqiptarët janë ende në një shkallë kulture parahistorike, që nuk kanë as në karakter as në cilësitë e tyre aftësi për t’u ngritur në element përbërës shteti…Për këtë, pavarësia e Shqipërisë apo formimi i një shteti shqiptar më vete është jo vetëm i pamundur por dhe i rrezikshëm për Ballkanin e për Europën“ (Fletorja e Lidhjes së Kombeve botuar në Gjenevë më 1922 vlerësoi të kundërtën për Shqipërinë kur atë po e njihte Konferenca e Paqes: „Jo vetëm që kombi shqiptar ekziston, por qënia e tij është e nevojëshme nga pikëpamja ndërkombëtare“).
Nuk është e rastit që tezave sllave në Veri u përgjigjeshin, si dy pika të ngjashme helmi të njejtat teza greke në Jug. Në prag të Kongresit të Berlinit më 1878 (siç e boton Jani Vreto në „Apologjinë për Abdyl Frashërin“), gazeta greke Neologos në Stamboll botonte me firmë anonim – Një Epirotas: „Çdo popull, që t’i merren parasysh kërkesat duhet të ketë një të kaluar e të japë dëshmi, të paktën për të ardhmen! Por të tillë janë ata popuj që kanë një histori, qënësi politike, letërsi dhe gjithë ato që rjedhin prej këtyre, të cilat i mungojnë popullit shqiptar ardhur nga Kaukazi“. Vazhdon e njëjta frymë greke me gazetën „Estia“ më 8 Nëntor 1934: „…një shtet që u krijua vetëm për arësye diplomatike e që gjer sot nuk ka mundur as moralisht të përligjë qënien e tij“. Mirëpo dhe brënda Greqisë zyrtare, mike besnike e Serbisë, shpifjen e kundërshton shkenca dinjitoze e humane. Enciklopedia e Madhe Greke, vëll. 19, fq. 873 shkruan: „Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pelazgët, në periudhat parahistorike kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej ahere, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë“. Tit Livi romak te vepra „A burbe Condita“ dëshmon se etruskët pelazgo-ilirë „…ende dhe nga fundi i sh. 4 para Kr. edukonin rininë romake në shkollat e tyre“. Plotëson studjuesi italian A. Baldaci te vepra „Albania..“: „Vlerësimin e pakundërshtueshëm të Shqipërisë si komb më vete mund ta mohojnë vetëm ata që kanë interesa për copëtimin e saj“. E më tej dijetari francez Ropbert D’Anzheli te „Enigma e Zgjidhur“: „Përvoja e tashme e shtetit shqiptar (të Mbretit Zog) përgënjeshtron plotësisht teoritë serbe të cilat u mohojnë shqiptarëve ndjenjat atdhetare dhe krejt unitetin kombëtar“.
Gjeorgjeviçi teorisë së tij raciste i jepte dhe dinamikë vrasëse: „Sa më e përgjithëshme të jetë përplasja mes krerëve të tyre (shqiptarë) aq më afër i jemi arritjes së qëllimit tonë“. E vazhdon Ivo Andriçi shkrimtar, i cili citon dhe teorinë e Pashiçit shtetëror: „Ne e duam një Shqipëri të pavarur, por një Shqipëri të dobët e të paformuar. Veç koha ka treguar se kjo nuk mund të bëhet. Shqipëria e dobët dhe e paqëndrueshme ka qënë e detyruar të kërkojë ndihma dhe mbrojtje kudo që mund të gjente…Me marrjen e Shqipërisë do çdukej qendra nxitëse për pakicën shqiptare në Kosovë e cila në të ardhmen do tretej lehtë…Pavarësia e një vëndi ndaj vëndeve të tjera ka gjithënjë një kuptim relativ. Vetiu qënia e një shteti shqiptar të pavarur është e pranueshme për ne, por ky shtet duhet të mbetet gjithmonë i dobët e në shpërbërje“. (këtij shkrimtari racist e shoven çmimi Nobel iu dha dashje pa dashje edhe për këto teori të tij vrasëse mbi fqinjin paqësor). Që më 1937 Çubriloviq i zgjaste më praktikisht metastazat e teorisë: „Kjo punë në Tiranë do ecë me vështirësi se këtu do pengojë Italia, por të hollat bëjnë shumë punë! Me anë të fijeve të fshehta mund të vihen në lëvizje njerëzit tanë kyç në Tiranë, që të mos e kundërshtojnë këtë punë“ (ato ‚fije‘ agjentësh janë ende në qeveritë e Tiranës, si pasqyrë e gjëndjes së Shqipërisë sot). Socialisti i dikurshëm serb, Dimitri Tucoviq te vepra „Serbia e shqiptarët“ thotë se s’do ketë vënd si Shqipëria ku të lëvrijnë kaq agjentë të huaj!
Një Klub serb i vitit 1937 shpalli një konkurs të çuditshëm për dëbimin e shqiptarëve: „Ai që do zgjidhë me sukses këtë shqetësim do bënte veprën më të pavdekëshme për popullin tonë“. Fituesi ndër më të çmuarit mori shpërblimin: Dr. Milan Obradoviq, bir koloni serb në Kosovë, merr dekoratë të veçantë për reformat agrare mes dy luftërave Botërore; për shpërnguljen e 255.878 shqiptarëve të Kosovës. Në zyrat serbe po përgatiten dekorata të reja, për fat të keq dhe për shqiptarë’“!
Me teori të tilla Serbia ngushtoi shqiptarët dhe zgjeroi veten. Studjuesi sllav Joavan Haxhivasillaq e pohonte hapur më 1909 për dëbimin e shqiptarëve nga Nishi, Prekuplja, Kurshumlia, Leskovci, Vranja, Toplica, se kjo u bë „që të krijohej nga Serbia një shtet kombëtar i kulluar serb, që të pastrohet vëndi nga ata të cilët nuk janë të krishterë, që aksioni i Serbisë të kthehej pastaj në drejtim të Kosovës e që me rrugë të përdhunët të çdukej popullsia shqiptare“. Në zbatim të këtyre teorive, Serbia me ligjin e 2 marsit 1878 „Për kolonizimin e të huajve“ në tri ditë pushtoi 648 vëndbanime shqiptarësh në Sanxhakun e Nishit, dhe siç e pohon M. Dj. Miliçeviq, „Serbia fitoi 10.972 km. katrorë“.
Në vitin 1939 statistika zyrtare serbe dha 900 mijë shqiptarë në Kosovë. Më 1948 dha 498 mijë. Ku humbën mbi 400 mijë njerëz në 9 vjet kur popullsia e Kosovës ka lindjen më të madhe në Europë e kur vetë serbët qahen se po na mund gruaja kosovare duke na „gjuajtur“ me lindjet e saj prej legjende!? Pa u ngopur me këto, prerja u zgjat më në Jug drejt Kosovës, duke e detyruar Shqipërinë londineze të marrë frymë mundimshëm me një mushkëri. Vrasësit zyrtarë të Fuqive të Mëdha qenë të vetëdijshëm për krimin ndaj një kombi që qe flijuar për Europën, e sidomos për fqinjët mosmirënjohës. Dijetari francez Citrien Robert më 1852 shkruante për shqiptarët: „Kjo racë ka qënë e paracaktuar të çelë bulevardet e lirive greko-sllave“. Mirëpo diplomatët e politikave vrasëse nuk e dëgjuan këtë. Ata vunë në jetë teoritë shovene të Beogradit e Athinës. E. Grej pasi udhëhoqi coptimin e Shqipërisë, në „Kujtimet“ më 1927 pohon me pendim të vonuar e cinik: „Jam i bindur se kur do mësohet çdo gjë, ky vendim do kritikohet e me të drejtë, nga çdo anë…Po për kufijt e Shqipërisë duhet patur parasysh se arsyeja kryesore si u ndanë qe ndalimi i përplasjeve mes Fuqive të Mëdha“. Këtij krimi tej përmasave të besueshme i përgjigjet me tepër dinjitet e zemërim burrështeti dhe senatori francez Justin Gottard më 1921: „Po t’i vëzhgosh lodrat e traktateve të fshehta, është për t’u habitur se si guxojnë i marrin të tillët në duar fatet e popujve, pa gjykim arsyeje e pa pikë vetëndërgjegjeje…“ I ndërgjegjshëm se frymëmarja përmes plagëve është frymëmarja e vërtetë e popujve të coptuar, Gottard shton me zë human Prometheu: „Në të vërtetë është Shqipëria ajo që duhet të padisë e t’u thotë kombeve të mëdhenj – ‚më keni shtypur, më keni shkatërruar, më keni coptuar, jeni ngrënë me njëri tjetrin me copat e trojeve të mia e tani jeni ju ata që po guxoni edhe të më qortoni‘! Kundrejt Shqipërisë kombet e mëdhenj e kanë për detyrë të kryejnë një vepër të drejtë e të ndershme, për të ndrequr dhe të këqiat e bëra mbi ta. Sot ata i detyrohen moralisht Shqipërisë”. Duke dënuar intrigat e vrasjet e duke shkelur teoritë e shpifura shovene mbi shqiptarët, Diplomati, Senatori e Nobelisti francez D’Estorunelles De Costant gjykon më tej: „E kemi lënë Shqipërinë të zhytet përherë e më thellë në pështjellime e anarki…Shqipëria ka të drejtë të jetojë. Populli i saj është europian“.
*Marre nga Libri I Shkrimtarit Agim Shehu, i sapo botuar” «KOSOVA – MADHËSHTIA E NJË MBILEGJENDE» (botues – Z. Naim Kelmendi).

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: agim shehu, NËPËR TEORITË SERBE, TË KRIMIT

PËRSE I MBANI LARG GAZETARËT, ZOTI ILIR GJONI, AMBASADOR I RSH NË ZVICËR

March 16, 2015 by dgreca

NGA ELIDA BUÇPAPAJ/
Diaspora në Zvicër vazhdon të jetë në mëshirën e politikës që bëhet në vendet nga vijnë shqiptarët. Ai kaos dhe rumpallë atje reflektohet edhe këtu në Zvicër përmes ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve. Pra, sado komike të duket, në fakt është shumë dramatik realiteti se në diasporën shqiptare vijon historia e trajtimit të saj si Mërgatë Qyqesh.
Natyrisht, kjo është absurde dhe e papranueshme.
Tema që kam hapur nuk ezaurohet me këtë shkrim, ky veç është prologu, ngritja e një sipari.
Së pari, dua të them, se shqiptarët që jetojnë në Zvicër janë të integruar në Konfederatën Helvetike, pra janë qytetarë të Perëndimit. Ata nuk kanë ndjenja armiqësore ndaj vendeve nga vijnë, përkundrazi, ata i mbajnë sytë nga Atdheu, qoftë Shqipëria Londineze, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës etj. Pastaj ata janë kontributorë permanenetë, si me anë të remitancave ashtu edhe investimeve, dhe janë më të interesuarit që në vendet e tyre të mbretërojë shteti i së drejtës si këtu në Zvicër. Ata po ashtu tregojnë respekt të posaçëm ndaj përfaqësive diplomatike të vendeve nga e kanë prejardhjen, pasi ato i barazojnë me Atdheun e munguar.
Natyrisht, do të duhej që kjo bujari, konstruktivitet dhe pozitivitet të shpërblehej në mënyrë të barabartë. Edhe për një arsye tjetër, sepse komuniteti i shqiptarëve që jeton në Zvicër, ashtu si kudo në Perëndim, gjithçka e ka arritur me punën dhe shpatullat e veta, me meritokraci dhe jo si pjesë e klaneve apo emërimeve politike pasojë e të cilave janë edhe emërimet në diplomacinë shqiptare.
Do të hyj shpejt në temë.
Në dhjetor të vitit 2013 unë i drejtova një Letër të Hapur Presidentit të Republikës të Shqipërisë ku i kërkoja të mos e emëronte zotin Ilir Gjoni si Ambasador në Zvicër. Nuk kisha asgjë me Ilir Gjonin, por meqë i jati dhe daja i tij kanë qenë pjesë e nomenklaturës më të lartë të shtetit komunist. Letra ime u shoqërua me firma të mbledhura nga shqiptarë, një pjesë e madhe e tyre, emra shumë të nderuar. Por Presidenti Bujar Nishani e firmosi emërimin menjëherë dhe Ilir Gjoni sot është Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës të Shqipërisë në Bernë.
Me zotin Ilir Gjoni jemi takuar tre herë.
Së pari, në një koncert të organizuar nga artistët shqiptarë në Bernë. Ishte një takim korrekt dhe civil.
Së dyti, me rastin e përkujtimit të Vaçe Zelës, në 40 ditorin e ikjes në Amshim të Artistes të Madhe, në Basel. Këtu zoti Gjoni mori fjalën dhe bëri thirrje për unitetit. Na u duk mesazh i bukur. E morëm si shenjë pozitive.
Duke përfituar nga ky deklarim, me rastin e promovimit të librit tim me publicistikë Traumat e Diktaturës në Zürich pritëm që të ishte i pranishëm një diplomat nga Ambasada e Shqipërisë.
Kur mora në telefon të mësoja se përse munguan, diplomati i kësaj Ambasade, të cilit tashmë ka kohë që i ka mbaruar mandati, më tha se nuk kishin marrë ftesë dhe se do të kishin ardhur me kënaqësi. Unë ftesën e kisha botuar, e kisha vendosur edhe në Facebook, ndërsa, nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së krijuesve shqiptarë në Zvicër më dërgoi me e-mail ftesën që u kishte drejtuar Ambasadave shqiptare në Bernë. Se kush gënjente le ta zgjidhin ata midis tyre.
Megjithatë, ne morën pjesë në kremtimet e 28 nëntorit që organizoi Ambasada e Shqipërisë. Në mesin e gjithë të ftuarve. Dhe kaq.
Ndërkohë kemi pritur që Ambasadori i Republikës së Shqipërisë të mbajë premtimin për unitet.
Por nga veprimet shohim se ai premtim ishte vetëm demagogji.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë vijon të mbajë qëndrim politik ndaj shqiptarëve. Po e them në mënyrë shumë diplomatike këtë deduksion. Sepse, nëse do ta thosha shqip, do të ishte se ky institucion mban qëndrime të padenja ndaj personaliteteve që nuk i ka me sy të mirë politika.
Po cila politikë?
Politika që po i mban shqiptarët jashtë dyerve të Europës.
Sigurisht që sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe është banale të mendohet që Ambasadat e Shqipërisë në Europë t’i luftojnë shqiptarët me mjetet që i luftonte diktatura. Por qëllimi ka mbetur i njëjtë, ndërsa metodat janë të tjera, duke i përjashtuar nga konteksti i komunitetit, duke i zëvendësuar me një kontigjent të llojit klientelist, por që s’ka asnjë ndikim as tek komuniteti si jehonë e anonimatit.
Nuk dua të them se zoti Ilir Gjoni po hakmerret ndaj Letrës së Hapur. Por po e them se po vijon një kurs të gabuar dhe të shtrembër.
Po e ilustroj me një rast konkret.
Skënder Buçpapaj dhe unë jemi pjesë aktive e elites shqiptare në Zvicër. Si krijues dhe gazetarë.
Pas 1997-ës humbëm statusin e diplomatit dhe e filluam gjithçka nga zero. Sot jemi krenarë për arritjet tona. Jemi gazetarë profesionistë të integruar në shumë organizma zvicerane. Kemi akreditim pranë Departamentit të Punëve të Jashtme, pranë OKB-së, jemi pjesë e asosacioneve më me reputacion të gazetarëve zviceranë dhe të huaj në Konfederatën Helvetike. Kemi një opus në publicistikë të krijuar këtu, çka pak gazetarë e kanë, aq më pak gazetarë shqiptarë këtu në Zvicër. Me meritokraci, larg konformizmit, duke mbrojtur interesat shqiptare në konfiguracionin Ballkanik, për faktorizimin e shqiptarëve dhe integrimeve shqiptare, duke i hapur telashe vetes, por duke menduar të mirën e përbashkët europiane të shqiptarëve.
Ne jemi në kontakt permanent me institucionet e Zvicrës. Natyrisht jo si persona privatë, por si profesionistë. Marrim pjesë dhe jemi të ftuar në shumë aktivitete që zhvillojnë këto institucione, si njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm, me kompetenca, aftësi dhe integritet.
Njëri prej tyre këtyre institucioneve është edhe Switzerland Tourism. Përmes asosacionit ku bëjmë pjesë, ne marrim ftesa dhe zhvillojmë shumë aktivitete nën patronazhin e këtij institucioni që ka synim turizmin por edhe imazhin e Zvicrës. Ne kemi botuar reportazhe të mrekullueshme në shtypin shqiptar, produkt i këtyre mundësive që na ka krijuar ky institucion për të krijuar njohje sa më të thellë e të plotë të jo vetëm bukurive natyrore, por edhe kulturës pluraliste zvicerane.
Asnjë prej këtyre reportazheve nuk e paska lexuar Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë? Nëse jo, nuk e ka bërë detyrën. Nëse po, aq më keq që ka bërë sikur nuk i ka lexuar. Ne kemi një libër tash që ia kushtojmë Zvicrës si rezultat i komunikimit me institucionet e Zvicrës, të parë edhe në planin paralel, të një demokracie që funksionon si ora Omega dhe të demokracive fragile që krahasohen me sisteme mafioze siç është Shqipëria dhe Kosova.
Ne po ashtu kemi njohje edhe me Mister Tourismus zotin Federico Sommaruga, i cili në emër të të Switzerland Turism nga data 24-27 shkurt 2015 kishte ftuar në Zvicër një delegacion Ministrisë së Turizmit nga Republika e Shqipërisë, kryesuar nga znj.Brunilda Paskali, Ministre e Turizmit, një zhvillim shumë i mirë për Shqipërinë, sepse nga Zvicra shqiptarët mund të fitojnë e marrin eksperienca të pafundme.
Ne si gazetarë e mësuam këtë vizitë vetëm përmes publikimit të aktivitetit në Facebook, kur kishte përfunduar. Një informacion i thatë, vetëm disa rreshta i përgatitur nga njerëz të paaftë, që nuk kanë asnjë lidhje me publikimet dhe diplomacinë, kur në Zvicër ka gazetarë shqiptarë që mund t’iu bëjnë një mbulim shembullor aktiviteteve Zvicerano-Shqiptare, që janë në të mirë të rritjes së bashkëpunimit dypalësh. Po përse i përjashton Ambasada e Republikës së Shqipërisë? Përse vazhdoni t’i përjashtoni gazetarët zoti Ilir Gjoni? Ky kurs i vjetër që u rikthye prej 1997 nuk po merr kurrë fund.
Të dy me Skënderin kemi biseduar me zotin Sommaruga për turizmin shqiptar dhe për mundësitë e shkëmbimeve dypalëshe që në tetorin e vitit 2013, gjatë një darke miqësore në Winterthur, ku Switzerland Tourism kishte ftuar organizatën tonë të gazetarëve që të njihej me kulturën e këtij qyteti të bukur. Biseda jonë ishte informale, por ne i folëm gjithë frymëzim për mundësitë që ka Shqipëria e Kosova, por edhe për praninë e turistëve shqiptarë në Zvicër. I folëm si mund t’i flasë njeriu njeriut për vendin e tij, shto këtu edhe vokacionin dhe profesionin tonë. Ishte një bisedë e lirë, jo zyrtare, por nga gazetarë, të cilët janë përgjegjës për ato që thonë e shkruajnë.
Nuk them dot se ishte biseda jonë që i ngjalli interes zotit Sommaruga, por kur e takuam në një rast të ri, na tha se kishte patur një takim me të ngarkuarin me punë ad interim pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe midis të tjerave i kishte folur edhe për ne. Pastaj zoti Sommaruga na pyeti. Ju njeh ju ai?
Unë nuk e di se çfarë ka thënë diplomati në fjalë, ai le të na e thotë, por iu përgjigjëm që natyrisht që na njeh, na njeh shumë mirë bile.
Por që bën sikur s’na njeh. Këtë nuk ia thamë. Por e themi tani. Na bën sikur s’na njeh as ai dhe as tani Ilir Gjoni.
Sepse, zoti Ilir Gjoni, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë do të duhej të na ftonte të mbulonim takimin. Kjo nuk do t’ju prishte imazhin e shtetit tuaj, përkundrazi. Dhe nuk do të kushtonte as financiarisht. Shqipëria është në krizë ekonomike. Shqipëria tani i ka gazetarët me rrënjë shqiptare në Europë, ju përse i përjashtoni ? Kjo nuk është diplomaci, zoti Ilir Gjoni. Kjo është antidiplomaci. Dhe nuk mund të vazhdojmë kështu edhe më! Ju çfarë mendimi keni?

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Ilir Xhelil Gjoni

LETERKEMBIMI I NOLIT ME MOTREN SULLTANA

March 16, 2015 by dgreca

*Fan Noli është artist dhe dijetar, burre i shquar dhe perfaqesues i letërsisë shqiptare te pas Rilindjes/
*Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare./
Letrat e Fan Nolit dërguar së motrës Sulltanës gjatë viteve 1923-1960./
Ndihma financiare e vazhdueshme që ai dërgonte nga larg për familjen e saj, e cila kishte probleme ekonomike/
Histori/
Sulltana, motra e vogël me të cilën ndau fëmijërinë e tij në Ibrik Tepe (fshatin e lindjes), do të mbetej gjithë jetën pika e dobët e Fan Nolit. Vajza e cila shfaqet në një foto të vitit 1911 në Sofje, përkrah të vëllait Theofan dhe së ëmës Maria, e veshur me një fustan të zi të gjatë, me flokët e mbledhura pas kokës, qe gjatë gjithë jetës përkrahësja më e madhe e dëshirave të tij, dëgjuesja e heshtur e shqetësimeve dhe e aktivitetit të tij politik e fetar. Kjo foto duke parë shtypin e kohës, shohim që është bërë gjatë kohës që Noli ka qenë në Sofje i ftuar për të meshuar një herë në gjuhën shqipe. Ishte koha kur Noli kishte shkuar në shumë koloni shqiptare ku kish meshuar shqip dhe me këtë mënyrë kisha ortodokse ish futur në rrugën e një kishe autoqefale e po bëhej kisha kombëtare e shqiptarëve. Ndoshta motrat dhe nëna e tij Maria kanë qenë të pranishme në meshën që u mbajt në gjuhën shqipe. Në një shkrim të Polikseni Luarasit, e pranishme në këtë meshë, thuhet: “Si shoqet e mia ashtu dhe unë, duke dëgjuar Fan Nolin të fliste aq bukur, lëshuam lotë mallëngjimi dhe kërkuan të gjitha të mblidheshim rreth kishës kombëtare, të kishim një fe të përbashkët-shqiptarizmin. Fan Noli me të motrën më bënë një vizitë në shtëpinë time, ku u mblodhën dhe shumë shqiptarë të tjerë për t’i uruar…”. Pra Sulltana ka qenë e pranishme në aktivitetin e rëndësishëm të vëllait për çështjen shqiptare në Sofje… Por njohja me Athanasin, martesa, rritja e fëmijëve, luftërat ballkanike, do t’i bënin gjithnjë e më të rralla takimet e saj me të vëllain, derisa për vite të tëra nuk do të shiheshin më. Takimet e tyre do të ishin vetëm përmes letrave… Sulltana ndante çdo gjë që ndodhte me jetën e saj me të vëllain. Mbrëmjeve, pasi kishte vendosur fëmijët në gjumë, ajo ulej e shkruante në tryezën e thjeshtë atë çfarë kishte ndodhur, për ta nisur në adresë të vëllait. Nëse letrat e saj niseshin nga një shtëpi e thjeshtë, ku ajo ndante jetën me të shoqin, përgjatë viteve që ato u shkruan, destinacionet e mbërritjes ishin të ndryshme. Durrës, Tiranë, selia e Kryeministrisë, Berlin, Romë, SHBA… Në të gjitha shtetet ku ndalonte, Fan Noli nuk harronte të lajmëronte të motrën. Ajo duhet ta dinte gjithnjë adresën e tij të saktë…. Në ditët e mbërritjes së tij në Durrës dhe qëndrimit në qytetin bregdetar, Noli e nënshkruan letrën në fund me humor “durrësaku”. Letrat e tij janë të shkurtra, më shumë telegrafike, po përmes tyre mund të shohësh përkushtimin e tij për të ndihmuar të motrën, e cila sipas përgjigjeve të shkruara prej Nolit, duket se po kalon kohë jo të mira financiare. Në çdo letër të dërguar ai e lajmëron për shumën e parave që i ka dërguar…Noli nuk reshti asnjëherë së ndihmuari të motrën edhe atëherë kur drejtonte qeverinë, apo dhe atëherë kur vetë nuk ishte mirë ekonomikisht dhe endej rrugëve të Europës… Letrat e Sulltanës nuk janë të ruajtura, por shkrimi duket se ka qenë një pasion i hershëm i vajzës që do ta linte atë për t’iu përkushtuar rritjes së fëmijëve. Duke lexuar këto letra shohim se ajo është martuar me Athanasin, dhe sipas informacioneve në shtypin e kohës, ajo ka jetuar në Greqi, në qytezën e Feres afër kufirit greko-turk. Në qershor të vitit 1924, Sulltana humb bijën e saj, Marinën. Kjo është një periudhë e trishtë në jetën e saj, të cilën nuk mund të rrijë pa e ndarë me të vëllanë. Ajo i shkruan atij pafundësisht për dhimbjen që ndjen dhe ai nga larg i jep kurajë për ta përballuar këtë dhimbje. Noli është i pranishëm në çdo ngjarje të familjes së Sulltanës. Ai përpiqet ta ndihmojë nga larg, por dhe t’i “japë durim” kur gjendja vjen e përkeqësohet. Në kohën kur dhe vetë Noli nuk është mirë nga financat, ai i shkruan “Tani për tani nuk kam, porse me rastin e parë kur të kem më tepër të holla, do t’ju përkujtoj përsëri patjetër. Sa i përket ndërtimit të shtëpisë suaj, unë e dëshiroj me gjithë zemër, por është e pamundur t’ju ndihmoj, sepse siç e dini nuk jam as i pasur dhe as që kam shpresë se do të pasurohem në vitet e moshuara. Me fat, Viti i Madh dhe përqafime për të gjithë”. Në këto letra shohim dhe shqetësimin e Nolit, për të shkolluar nipërit e tij. Ai është i bindur t’i ndihmojë ata për t’u shkolluar. Letrat e Nolit drejtuar së motrës shtrihen në harkun kohor 1926-1960, pesë vjet para se të largohej nga jeta. Pavarësisht angazhimeve të tij, Noli nuk reshti asnjëherë së shkruari së motrës dhe së kujdesuri për të. Nga llojet e parave që ai shkruan në letër se po i dërgon, mësojmë dhe vendet ku Noli ndodhet në periudha të ndryshme ku janë shkruar këto letra. Më 24 tetor 1924, Noli ka qenë në Amerikë, pasi shkruan në letër “do të dërgoj 20 dollarë për fëmijët e tu”. Më 11 nëntor 1929 ai ndodhet në Gjermani, pasi në letër shkruan “të dërgoj përmes postës 1.000 drahma”. Më 15 mars 1926, ai ndodhet në Itali pasi shkruan “po të dërgoj 15 franga italiane”… Sulltana ka jetuar deri pas moshës 80 vjeçe, në qytezën e Ferës, Greqi. Të afërmit e Nolit, motrat, nipërit, dhe mbesat kanë jetuar dhe jetojnë në Selanik, në Kavallë e qytete të tjera të Greqisë veriore. Al.Ba
Box
letrat
Në Romë, 10 (XI) 1923
E dashura, motër,
Këtu brenda të dërgoj një çek, prej 1.000 frangash italiane për të cilën mendoj se nuk do të kesh vështirësi ta ndërrosh përmes ndonjë personi të njohur. Nesër nisem për në Vlorë dhe Korçë ku do të qëndroj deri në fund të dhjetorit. Përqafime për bashkëshortin tënd dhe fëmijët e tu.
Vëllai yt
Theofanis
Post scriptum. Një çek tjetër prej 1.000 frangash italiane që ua dërgova në korrik a e keni marrë apo jo.
Theofanis
Adresa ime: Monsignor F.S Noli
Presse Legarione Albanese
92. Casso Italia
Roma, Italia.
Vlorë, 12 qershor 1924
E dashura, motër
E mora letrën tënde dhe u trondita shumë për vdekjen e Marinës së vogël, (vajzës së Sulltanës) dhe për sëmundjen që e keni vuajtur. Të shkuara. Këtu brenda të dërgoj një çek me 1.500 franga italiane me qëllim që të mos vuani. Sonte kthehem në Durrës. Shumë përqafime.
Vëllai yt
Theofan Durrësaku
Tiranë, 5/XII 1924
Zyra e kryeministrit
E dashura, motër,
Në zarfë të dërgoj valutën në shumë prej 1.000 frangash italiane për Kërshëndellat dhe për Vitin e Ri. Sot i dërgova nipit tim në Kavallë shpenzimet për udhëtim, për të ardhur këtu së bashku me motrën. Të lutem shumë t’iu krijoni lehtësime për udhëtimin e tyre. Dëshiroj t’i dërgoj që të dy në shkollë.
Përshëndetje Athanasit dhe fëmijëve. Urime për Këshëndella dhe Vitin e Ri.
Vëllai yt
Theofan Durrësaku.
15.3.1926
E dashura motër,
E mora letrën tënde dhe shumë u bezëdisa se vështirë po kaloni dhe se shumë po vuani. Durim. Këtu brenda t’i dërgoj 15 franga italiane. Tani për tani nuk kam, porse me rastin e parë kur të kem më tepër të holla do t’ju përkujtoj përsëri patjetër. Sa i përket ndërtimit të shtëpisë suaj, unë e dëshiroj me gjithë zemër, por është e pamundur t’ju ndihmoj, sepse siç e dini nuk jam as i pasur, dhe as që kam shpresë se do të pasurohem në vitet e moshuara. Me fat Viti i Madh dhe përqafime për të gjithë.
Në shërbim të Zotit
Theofanis.
24.10.1927
E dashura motër
Këtu brenda të dërgoj 20 dollarë për fëmijët e tu. Përqafime prej meje dhe urimet më të mira e të zotit për të gjithë.
Në shërbim të Zotit
Theofanis.
22.6.1929
E dashura ime motër,
Adresa ime pas një jave do të jetë si më poshtë. Përshëndetje për tërë familjen.

Vëllai yt
Theofanis

Adresa: Mgr. F.S Noli
Bei Borshi, Schliessfach 4, Berlin M.9 (Allemagne).
11. XI. 1929
E dashura ime motër
Të dërgoj përmes postës 1.000 drahma. Më vjen keq që nuk mund t’ju ndihmoj rregullisht, meqë edhe unë vetë vuaj nga varfëria. Mirëpo, duhet të jesh e sigurt se nuk do të harroj aq lehtë. Përshëndetje bashkëshortit tënd dhe fëmijëve. Urime për Kërshëndella.

Theofanis
Adresa: Mgr, Fan S. Noli
Poste restante
Hamburg–Allemagne,

22.IV.1930
E dashura motër,
Këtë javë shkoj për në Amerikë ku do të qëndroj 5-6 muaj. Adresa ime do të jetë si më poshtë: Përqafime
Vëllai yt
Theofanis
Adresa: Mgr. Fan S. Noli
Mr. K. Kirka
469 Columbus Avenue
Boston Mss
U.S America
Kryekisha e Shqiptarëvet “Shën Gjergji”. 20 Emerald Street
Boston, Mbas 18 korrik 1930
E dashura motër,
Sot të kam dërguar një letër me vlerë 20 dollarësh Fan Noli është artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë , te e Kolonjës.
fan
Noli eshte Kryeministri i pare i ndritur Shqipetar
Fan Noli tha një ditë: “Ky vend i çuditshëm nuk ka shok në botë. Këtu shpesh bej mund të jetë një fshatar, fshatari një patric; të gjithëve, nën ato gunat e lypësit iu duket vetja kalorës I barabartë dhe madhështor sa edhe tjetri. Këtu ndryshimi midis të pasurit dhe të varfrit, midis të madhit dhe të voglit, midis të fortit dhe të dobëtit, fshihet nga ndjesia e dinjitetit të barabartë, apo edhe e përshtatjes. Këtu është sinori midis mënyrës evropiane dhe asaj aziatike të jetesës, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikës së krishterë dhe asaj myslimane, këtu është paleta ku ngërthehen të gjitha ngjyrat dhe dritëhijet, të gjitha reflekset e së kaluarës dhe e së tashmes”. Ky burrë i mençur u bë shtytësi dhe simboli i këtij revolucioni, gjoja shoqëror dhe ekonomik. Fitorja e tij e solli atë në karrigen e kryeministrit (16 qershor 1924). Zgjedhja u bë me short, si në lojërat e fatit. Mëtues për këtë post ishin Sulejman bej Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli, secili kishte miqtë dhe kundërshtarët e vet. Një votim I rregullt parlamentar nuk mund të bëhej, sepse, e para, nuk kishte fare parlament, e dyta, edhe sikur të kishte, deputetët demokratë nuk përbënin shumicën. Atëherë u përdor një sistem special. U hodhën në një shportë tri pusulla me emrat e të tre kandidatëve dhe pastaj u mor një “fëmijë i popullit” (mbase ndonjë arixhofkë e vogël) të nxirrte njërën nga këto pusulla. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u bë kryeministër.|
***
Pergatiti: Liliana Pere

Filed Under: ESSE

LUIGJI MARIA UGOLINI, BUTRINTI DHE PARATOKA E TIJ

March 16, 2015 by dgreca

NGA KOZMA TAHO/ Florida/
Për punën e Ekspeditës Arkeologjike dhe drejtusit të saj Prof. L.M.Ugolini është folur e shkruar shumë, në ato mote e deri në ditët e sotme. Ato u vlerësuan edhe nga qeveria Shqiptare , madje më tepër nga ç’duhej. Shumë të pakët janë ata që e kan parë me dyshim punën e kësaj ekspedite dhe konkluzionet përfundimtare të cilat gjithsesi u gatuan në laboratoret dhe zyrat e Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste dhe u botuan në emrin e Ugolinit pas vdekjes së tij. Shvendosja e Ekspeditës prej qytetit të lashtë të Foenikës në Butrint ishte më tepër një tërheqje veshi për të mos shkuar me zbulime më tej se orientimet e kërkesat e Romës. Për ti rrealizuar me qetësi dhe mbi “baza shkencore” synimet e tyre , Akademia e Romës do të siguronte së pari një mos mbykqyrje të punimeve nga shteti Shqiptar. Kështu Ekspedita dhe Prof. Ugolini vepruan qetësisht , gërmuan , kërkuan , zbuluan, aty ku dallohej një bashkëqyteterim helen e romak dhe anashkaluam , mbuluan e shkatrruan shtresëzime që mund të tregonin qytetërimet tej helene. Ata anashkaluan plotësisht punimet në dy rrethimet e lashta të qytetit. Me qëllim që ta benin fakt se Butrintin e kishin themeluar kolonet greko –helen të Korinthit e Korkyrës; ata e përfshin Butrintin edhe në axhenten turistike të Korkyrës gjithsesi duke e prezantuar sin një qytet grek. Dhe kjo ndodhte në një kohë kur ende nuk ishin zbuluar mire shumica e objekteve. I vetmi person që inspektoj kërkim zbulimet e Ekspeditës arkeologjike të Butrintit ishte Drejtori i Muzeut dhe Bibliotekës Kombtare Sotir Kolea . Ndër të tjera ai do të shkruaj :–
“……..Sipas fjalës së z. Ugolini, simjet nuk u çelën shumë varre
të hershëm përveç atyre që u ndodhen gjat rrugës. Ndër këto
varre janë gjetur poçerina dhe vogëlsira të tjera për të cilat z.Ugolini
thotë se nuk kanë vlej të shënuar, ndaj nuk ka vënë dorë ndë varre
të tjerë që kanë mbetur pa u çelur, z. Ugolini i ka mbledhur ndë arka
me kashtë dhe i ka mbyllur e vulosur…..”
Së pari , hapja e varreve bëhet nga një grup specialistësh ku dekumentohen me përgjegjësi , mënyra e varrimit, pozicioni i kufomës si dhe gjith përmbajtja e tij me vogëlsira , enë , armë etj. Nga studimi i tyre përcaktohet pastaj koha e varrimit , përkatësia etnike, lloji e forma e vogëlsirave dhe armëve , vënd prodhimet e tyre , të cilat bëjn të mundur të dallohen edhe mardhëniet me popujt fqinj e më largë etj. Por përse Ugolini i hapi të gjitha varret e lashtë të Butrintit kudo që kërkoj dhe i gjeti ? Përse këto vogëlsira të paketuara nuk përfunduan në muzeun e Tiranës apo edhe në atë të Butrintit ? Përgjigjen për këtë na e jep Mitologjia që gjithsesi është pranuar për greko helene. Në variantet e shumta të saj ajo pranon se në Butrint duhet të jenë varret e tri nga herojve të saj mitiko legjendar . KADMIT – Mbreti mitikolegjendar , themelues i Beotise (Apo Kadmenes). Burimet mitike thonë se ai do tju mesonte Pellazgeve Jonian përpunimin e metalit dhe alfabetin Fenikas apo Foenikas i cili nga Diodori e Plini eshte quajtur Pellazgë. Kronikat e Apolodorit e percjellin për te Enkelejt në pleqerin e tij. Butrinti dhe paratoka e tij janë shumë të lidhura me këtë hero mitkolegjendar. Lumi i Pavllos para se të quhej prej Homerit Selloj, tregojn zbulimet e sotme, është quajtur LUMI I KADMIT. Dy parcela në mesin e fushes së Mursise mbajne edhe sot emrat KANDALE E BUNDO ; ç’ ka mund te lidhen me buall dhe ka me të cilet ai beri rrugën për në Butrint. Një kodër e stërzgjatur midis Butrintit e Xarrës mban emrin BULAR , Shume pran emrit Bullar me të cilin popullsit vëndëse, emërtojnë një gjarpër trup madh ; që konsiderohet i shënjtë e nuk duhet vrarë. Mitologjia thotë se Kadmi e Harmonia u shndruan në gjarpërinj Bolla e u dërguan në fushat Eliziane. MEDEAS – -Bija e mbretit mitik të Kolkidës ETIT (atit), zotruesi i Bashkës së Artë . Ajo sipas mitologjisë ra në dashuri me Jasonin . Ndihmoj në rrembimin e Bashkës së Artë dhe ndoqi ekspeditën deri në ishullin e Feakasve (Korfuzi i sotëm) Me ndërhyrjen e Mbretit Mitiko legjendar të Feakasve ALKINOU, do të martohet këtu me Jasonin.Pas veprave makabre ajo do të vdes këtu e do varroset në Butrint. PIRRO NEOPTOLEMI –I biri i Akilit Legjendar ; një ndër Mbrertërit më të shkëlqyer të Epirit i cili bashkoj trojet e tij prej Fthias e deri tutje Shkumbinit e spas disa burimeve edhe tej Shkodres në Ulqin Tivar e Kotor . Sipas Homerit ,Pionier i Luftës Trojane , parathën se pa pjesmarrjen e tij Troja nuk mund të pushtohej . Kronikat legjendat , gojëdhënat përcjellin shumë qytete ndërtuar prej tij . Sipas Aristotelit gjedhët e dhëntë e Epirit aq të dëgjuara në lashtësi janë merit e tij dhe mbajnë emrin e tij . Kronikat e përcjellin edhe Butrintin një ndër qytetet e ndërtuar prej tij .Ato thonë se është vrarë në tempullin e Delfit. Në ato mote ky tempull nuk ekzistonte. Studiuesit thon se në rrethinat e Delvinës ka qënë një tempull i Delfit (diellit) Në qoftëse nuk gjëndet aty pari , mundësia me e madhe është të jet në Diapor . Ky emër përmban rrenjen Di—Dia __Diau = Diell . Dhe nuk eshte aspak çudi që varri i Neoptolemit të jet në Butrint . Zbulimi i qoftë edhe njërit prej tyre mund të ishte sesacional por i vlefshëm për të permbysur tërë parahistorin e Europës. Pra përfundimisht mendoj se prrishja e boshatisja e varreve nuk ishte e pa qëllimëshme . Por le ti referohemi edhe me tej Z. Sotir Kolea ;—-
“…..I bëmë fjalë për rrashta (eshtra ) krerësh që ngjan me doemos
të ketë gjetur ndë këto varre. Mbi këtë pike mësuam prej tij se gjeti
disa rrashta me nga një vath të rremt, ose verig rrami (hekuri), të
vëna nga ana e mëngjër(prerë se ishin varre me meshkuj) Nder ta gjeti
një rrashtë me ovullën(monedhën ) për lundërtarin e kurundit të ngulur
ndë dhëmb, gjë që fort rrall është gjetur deri më sot. Mbi këtë treguam
gëzim dhe shpresë se Muzeja jonë ka për të patur kështu një lëndë të afert
për shqyrtime kranioskopike dhe mësuam prej tij se mu për këtë qëllim i
ka dërguar ndë Romë . “
Shume qart e mjaft domethënëse . Në Butrint duhej asgjësuar ç’far do gjëje që mund të çonte në tejlashtësinë helenike dhe të përbyste Historirat proto e parahistorirat që fabrikoheshin . Antropologët që kanë studjuar popujt e Epirit janë plotësisht në një mëndje : se këta popuj i përkasin trungut Ilir të Ballkanit perëndimor , pra janë Brakicefal madje hiper brakicefal . Matjet kranioskopike do ta vërtetonin këtë .Prandaj edhe duheshin azgjësuar.
Sotir Kolea iku nga Butrinti dhe do ti dërgoj atë raport të gjatë Ministrit të Arsimit ku edhe do ti rekomandoj :–
“….. Punimet që ben z.Ugolini duhen vëzhguar nga afër. Një i
derguar i ministries duhet ndë vend që ditën e të nisurit të
punimeve, e gjer ne të mbyllur të çdo viti. Ç’ do vogëlsirë që
mund të zhduket leht, duhet të merret shënim me të dalur në
dritë nga toka dhe duhet vënë në ruajtje të një poste te ushtrisë
që ka discipline vetëm urdhrin, ç’do mënyrë tjetër të vepruari
nuk ka për ta mbushur të plotë qëllimin e sigurimit të sendeve
të zbuluara …”
Me qënse jemi këtu ; para pak kohesh nje miku im po me thoshte se kishte par në një nga muzeumet e Londrës një unaz në gurin e së cilës ishte e gdhendur koka e Deas ( Princesha e Butrintit ) Mbaj mënd se para vitit Nëndëdhjet një Fushë Mursiot dorëzoj një unaze për të cilën dhe u shpërblie. Nuk më ka rënë rasti ta takoj për të mësuar hollësira . Por e di fare mirë qe babai i tij pati punuar ne ekspeditën e Butrintit . Ata thonë se edhe ata kanë mundur të fshihnin vogelsira , madje shtojn se në shume raste i hidhnin në karroca opo vagona e ndodhte që nuk i rigjenin përsëri .
Autori i librit “Shqiptaret “ Edwin Jascques i cili i pat ndjekur me interes punimet e kesaj Ekspedite shkruan : —
“…..Edhe pse tradita e lashtë ua njeh Trojaneve të mundur
themelimin e Butrintit aty rreth vitit 1000 p.e.s., arkeologët
nuk janë ne nje mendje me këtë Misioni Italian që punoj aty
prej vitit1928 deri në Luftën e Dytë Botërore, zbuloj gjurmë
njeriu që i perkasin viteve 5000 p.e.s. Ugolini mblodhi materiale
prehistorike të tilla si SOPATA E DISA KAMA PREJ KOCKE TË
LËMUAR , SENDE TË EPOKËS SË GURIT, SI DHE NJË LARMI TOKËZASH
TË EPOKËS SË BRONZIT…..” ( Shqiptaret fq 5)
Kështu pra edhe në Butrint Ugolini gjeti e publikoj vegla të Epokes se Gurit. Unë nuk e di se ku i gjeti ai këto vegla . Llogjika të çon se ato mund të jenë gjetur në gërmimet për rindërtimin e Kështjellës Veneciane dhe muzeut që zën një sipërfaqe të konsiderushme te Akropolit të Lashtë . Por pse i publikoj Ugolini këto gjetje të cilat gjithsesi rrëzonin tezën e themelimit greko helen të Butrintit?Përgjigjen për këtë e marrim nga datimi i tyre. Këto vegla që në mënyrë të pa diskutushme i përkasin Epokës së Gurit u datuan si prodhime të Epokes se Bronzit , madje te Bronzit të Vonë , për të mos thënë të prag fillimit të Epokes se Hekurit rreth shek XIIp.e.s. , kohë që përkonte me të supozuarën Luftë Trojane. Nëpërmjet këtyre datimeve Ugolini do te krijonte hapsirën për të pranuar një kalim të trojanëve në Butrint si dhe pranimin si real histori te “Eneidës “ se Virgjilit , aq të pëlqyer prej Perandorëve Romak, në paraqitjen e tyre me prejardhje hyjnore. Dhe çfar bëri “ arkeologu i madh e i shquar deri ne prof Arkeologjie Ugolin “? E varrosi tërë këtë pjesë të Akropolit të lashtë nën themelet e Kështjellës Veneciane dhe Muzeut. Në veprimtarin kërkuse arkeologjike ky veprim përbën një krim arkeologjik dhe është i dënushëm. Por fati e deshte që barbarët e rinj romak me tituj tashmë shkencor ,dhe në emër të shkencës së arkeologjisë , të mos e shkatrronin Akropolin e Butrintit, për tja lënë nxjerrjen në dritë të tij stërnipërve të atyre që hapën themelet e tij .
Para toka e Butrintit Përshkohet nga lumi i Pavllos rrjedha e të cilit sipas burimeve historiko- mitologjike ishte njëherësh edhe vija kufitare midis grup popujve më të shquar të Epirit , Kaonëve, Thesprotëve dhe Mollosëve. Ugolini vizitoj edhe Kalivuan, po ashtu dhe qytetin e Çukës se Ajtoit të cilin e parapëlqeu ta quante Pergamin e Prasaibëve . Sigurisht , ose u gabua ose e bëri në mënyrë të qëllimshëm këtë emërtim . Çuka e Ajtoit nuk bën pjesë në trojet e Prasaibëve Kaon por në trojet e Kestrinëve Thesprot dhe ashtu siç tregojnë edhe muret e tij ishte i baraz lashte dhe më i madh se Butrinti sikurse edhe vëndbanimi i Kalivoit për të cilin na thone se ka qënë një stan i Buthrotasve .Thua të mos dinte gjë Akademia e Romës dhe Profesori isaj i arkeologjisë Luigji Maria Ugolini ? Të mos e kenë lexuar ata Stefan Bizantinin ? Ugolini e pa madje edhe e gërvishi këtë qytet të stërlashtë të Kestrinëve Thesprot, por ai nuk gjeti asnjë gjurmë romake në trojet e tij . Dhe s’kishte se si të gjënte . Çuka e Ajtoit ishte një qendër e banuar me një akropol të paktën gjashtë herë më të madh se sa ai i Butrintit; por që i takonte Kestrinëve Thesprot qytetet e të cilëve barbaria romake e Pol Emilit i dogji e i rafshoj me tokën , ndërsa popullsit i skllaveroj e i çoj në Romë.Kestrinët ishin po aq të qytetëruar e kulturuar sa edhe Buthrotasit dhe jam i sigurt se edhe këtu do të gjëndet nje qender kulturore sikurse edhe ajo e Butrintit . Akademisë së Romës dhe Ugolinit nuk i interesonte kjo, ndaj i qëndroj large. Interesant është edhe fakti që popullsia rrënjëse e Fushë Mursisë nuk na e ka përcjell emrin e tij. Me gjithë këtë ajo na ka percjell emrin e burimeve të ujit pran tij, të cilët edhe sot quhen BURIMET E KAMARES rrjedhur nga KAMMANIA E KAMMANOJVE sikurse na e saktëson Stefan Bizantini në shënimet e tij. Në këto qendra të banuara janë gjetur materiale arkeologjike të periudhes se neolitit e deri të paleolitit të mesëm sikurse ato të Kodër -Kroit të Xarrës , për të cilën arkeologët thonë se është banuar nga njeriu qysh njëqindëmijë vjet më parë. Për qeramikat e Butrintit do tja lë fjalen Prof. M. Korkutit i cili punoj para pak vitesh në Shpellën e Konispolit , e të njëjtës trevë . Ai thotë se qeramikat e këtushme ishin të njëjta me ato të Cakranit të Fierit, Dunavecit e Maliqit të Korçes , dhe Kloshit të Kukësit . Ugolini zbuloj gjithashtu në Butrint nje korpus të tërë mbishkrimesh në alfabetin grek , të cilat i shfrytëzoj në mbështetje të tezës së themelimit greko helen të Butrintit , pamvarsisht se ato i përkisnin një periudhe 300 –400 vjeçare më të vonëshme . Në një shkrim tjetër do të shikojme se këto mbishkrime hedhin poshtë tezën e themelimit greko helen të Butrintit edhe pse janë në alfabrtin grek. Këto janë përgjithësisht ato që askush nuk na i ka thënë për punën e Ekspeditës Italiane dhe Prof .Ugolinit në Butrint.
Kozma Taho
Clearwater , Florida Mars 2015

Filed Under: Histori Tagged With: Butrinti, DHE PARATOKA E TIJ, Kozma Taho, LUIGJI MARIA UGOLINI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4017
  • 4018
  • 4019
  • 4020
  • 4021
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT